Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Si lindën grupet kriminale shqiptare dhe format e para të trafikut.

    Droga e parë u soll nga OJF islamike. Mbështetja e grupeve perëndimore forcoi shqiptarët.


    Krimi i organizuar dhe e ashtuquajtura “mafia” shqiptare është ngritur mbi lidhjet e gjakut dhe ato miqësore. “Filizat” e para të këtij krimi datojnë në vitet 1992, fill pas hyrjes së shoqatave të huaja dhe OJQ-ve islamike me intensitet në vendin tonë. Ky është studimi më i fundit i bërë nga një grup specialistësh kundër krimit të organizuar, të mbledhur nga disa institucione ligjzbatuese në vend.
    Këta specialistë kanë kaluar në “skaner” jetën e krimit në Shqipëri, kryesisht organizimin e grupeve kriminale. Ky studim, i mbështetur në të dhëna konkrete të regjistruara në arkivat e disa ministrive, tashmë ka kaluar edhe në duart e krerëve të vendit. Ajo që bie në sy në këtë studim është dhe mbështetja e sindikatave shqiptare të drogës nga segmente të shoqërisë “VIP” dhe të disa elitarëve të politikës, gjë që vështirëson goditjen e këtij krimi të organizuar, për të cilin pak ditë më parë në Bruksel u kërkua nga Shqipëria një angazhim më i madh.
    Si lindi “mafia” shqiptare
    “Gjithçka ka nisur në vitin 1992, kur ka qënë dhe viti i vendosjes së shoqatave të huaja dhe OJQ-ve nga vendet orientale e islamike në Shqipëri”. Kështu thuhet në studim, për fillesat e themelimit të grupeve kriminale aspak me përvojë, në vendin tonë. Grupi i specialistëve që njohin mirë fushën e trafiqeve të paligjshme, e kryesisht atë të drogës, vë në dukje se gjatë viteve 1994-1995, në vendin tonë nuk ka patur grupe të instaluara e të mirëfillta për trafikun e lëndëve narkotike. “Transporti dhe shpërndarja e drogave nëpërmjet vendit tonë, ka qënë eskluzivitet i kriminelëve ordinerë”,-thuhet në studim. Teknikat kanë qënë të vjedhura nga vendet e tjera të rajonit. Droga vinte e paketuar në 2-4 kilogramë dhe me cilësi jo të mirë, nga vendet orientale dhe nga Turqia. Asokohe, grupet kriminale shqiptare nuk ishin të pasura dhe në këmbim u premtonin grupeve të huaja trafikimin pa pagesë të klandestinëve, kryesisht kurdëve. “Malli” nuk merrej me para të thata në dorë, por në këmbim të trafikimit me mjete lundruese të emigrantëve të Lindjes drejt Perëndimit. Por kjo tregti primitive do të zgjaste vetëm dy vjet. Rreth vitit 1996, kur rritet dhe ekonomia vendase, sipas specialistëve të Rendit që kanë bërë studimin, grupet shqiptare fillojnë të blejnë drogën me para në dorë. Arsyeja ishte fare e thjeshtë. Ishin gjetur mjetet dhe teknikat e transportimit të drogës drejt Perëndimit nga grupet kriminale shqiptare, të cilët kishin gjetur mbështetjen e homologëve të tyre perëndimorë. Bliheshin mjetet motorike që shërbenin për transport klandestinësh dhe lëndësh narkotike, kryesisht heroinës dhe marihuanës që vinte nga Lindja e Largët. Ndërsa trafiku i kokainës , sipas specialistëve të antidrogës, mbetet ekskluzivitet i kolumbianëve dhe në Shqipëri, fundi i këtij trafiku shënohet me goditjen e grupit “Kokaina”.
    Si u forcua mafia shqiptare
    Vitet 1996-1997 konsiderohen si periudha e lulëzimit të grupeve të krimit të organizuar me “trung” shqiptar. “Pozita e vendit tonë dhe kushtet social-politike ishin shkaqet kryesore të këtij përparimi të grupeve kriminale shqiptare”,- thuhet në këtë studim të specialistëve të policisë. Mosfunksionimi i strukturave përkatëse të policisë dhe shtetit krijonin hapësira për veprim të grupeve kriminale. Por dhe rritja e suportit nga grupet perëndimore dhe ato të rajonit, që kishin interes në trafikun e narkotikëve dhe të njerëzve, cilësohet si shkak për forcimin e grupeve shqiptare. Grupet e huaja kishin nevojën e homologëve shqiptarë, për shkak se vendi ynë ishte një “portë parajse” për ta, në kushtet e mungesës totale të forcës së shtetit. Pavarësia e grupeve shqiptare ka ardhur si pasojë e fuqizimit ekonomik të tyre dhe krijimi i mundësive për ta menaxhuar vetë trafikun, pa qënë nevoja e ndërhyrjeve. Në këtë mënyrë grupet e huaja janë detyruar të bëjnë aleanca me shqiptarët, që nisën të kontrollojnë dhe territoret e vendeve fqinje.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Korrupsioni në administratë.

    Që në gjenezën e tyre, grupet kriminale shfrytëzuan korrupsionin në qarqet e larta të administratës shtetërore shqiptare. Sipas studimit për trafikun e drogës, grupet e organizuara kriminale kanë synuar të siguronin mbështjetjen e personave me pushtet, për të kryer aktivitetin e tyre. Ky fenomen nuk është tipik shqiptar. Sipas raportit të mësipërm, edhe grupet kriminale greke, turke apo kolumbiane kanë vepruar në të njëjtën mënyrë: kanë shfrytëzuar korrupsionin në administratën shtetërore. Sipas grupit të specialistëve që kanë bërë studimin, korrupsioni në administratë ishte një shkak që lufta ndaj krimit të organizuar ka qënë tepër e dobët. Përmasat galopante të këtij krimi sunduan për vite me radhë, deri në vitet e fundit, kohë në të cilën po bëhen përpjekje për të luftuar krimin e organizuar.



    Gjashtë veçoritë e “mafias” shqiptare.

    Çfarë e dallon mafian shqiptare nga ato të vendeve të tjera më të zhvilluara? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur specialistët që punojnë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, në studimin e tyre më të fundit. Janë gjashtë veçori kryesore, që dallojnë sindikatat shqiptare të krimit nga ato të vendeve të tjera. E para është struktura hierarkike e organizimit të grupit, e ndërtuar mbi bazat e njohjeve miqësore dhe lidhjeve të gjakut, pak a shumë si mafia italiane, por që ka gërshetime. Mosha e re e kontigjentit kriminal që militon në këto sindikata, është një tjetër veçori i grupeve kriminale shqiptare. Në studim thuhet se shqiptarët kanë status të veçantë për ushtrimin e dhunës, agresivitet me nivelin ekonomik dhe lëvizshmëri në terren, veçori këto që janë bërë problem për autoritetet policore në vendet perëndimore. Një tjetër veçori e përmendur në raport është e aftësia e grupeve shqiptare për të krijuar hapësira të reja për trafikimin e lëndëve narkotike. Por një nga tiparet e veçanta të mafias shqiptare brenda dhe jashtë vendit tonë, është cilësuar dendësimi i shpejtë i strukturës së krimit, duke iu përshtatur vendeve, pavarësisht nga goditja e policive dhe përpjekiet e vendeve për të vepruar.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    30 linjat e trafikut të heroinës.

    Droga vjen nga Turqia dhe shpërndahet drejt Italisë, Greqisë dhe vendeve të Europës Juglindore. Epiqendrat e trafikantëve janë Tirana, Durrësi e Fieri.


    Në Shqipëri funksionojnë 30 linja të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas studimit të bërë nga specialistët e antikrimit të organizuar në disa dikastere, janë 22 linja të trafikut të heroinës nga Afganistani e Turqia drejt Perëndimit, që shfrytëzojnë si vend tranzit, territorin shqiptar. Ndërsa rrugët e trafikut të kanabisit janë vetëm 8. Grupet shqiptare me trafikun që kryejnë, sipas studimit, sigurojnë e qarkullojnë dhjetëra milionë dollarë fitime, që i riciklojnë në biznese të fuqishme, kryesisht në fushën e ndërtimit. Për këtë vit, gjatë konferencës për luftën kundër drogës të mbajtur në Tiranë, u tha se ishin kapur nga policia shqiptare rreth 200 kg heroinë dhe një sasi në disa tonë për marihuanën dhe canabisin, përfshi asgjësimin e bimëve të mbjella brenda vendit. Por sipas specialistëve, minusi më i madh për policinë shqiptare mbetet mungesa e mjeteve bashkëkohore për të kontrolluar trafiqet e drogës. Konkretisht nevojiten skanera që kushtojnë, për të zbuluar se çfarë mbartin automjetet që kalojnë në pikat kufitare.
    Epiqendrat e trafikantëve
    Epiqendrat e trafikut të drogës në vend janë Tirana, Durrësi dhe Fieri, ndërsa ka tendenca të theksuara në vijën bregdetare veriore të vendit, kryesisht porti i Shëngjinit. “Duke parë gamën e veprimit të grupeve të organizuara shqiptare, është e nevojshme dhe e domosdoshme që të ketë bashkëpunim ndërshtetëror për të goditur krimin e organizuar”,- sugjeron grupi i specialistëve në analizën që ka kryer dhe kërkuar pas disa muajve punë intensive. Drejtuesit shqiptarë të “sindikatave” të drogës janë të lidhur ngushtë me mafian turke, nga vjen “malli” dhe mafian italiane, ku përcillet. Specialistët e luftës kundër drogës shpjegojnë se Tirana është kryeqyteti dhe metropoli i vendit, ku janë instaluar dhe kanë bazën grupet më të mëdha të trafikut të drogës. Po kështu, në kryeqytet gërshetohen të gjitha rrugëkalimet dhe veprimtaritë e rëndësishme, ndërkohë që ka shumë mundësi për riciklimin e parave të pista. Durrësi është një port i madh dhe pikë kyçe për ekonominë e “brishtë” të vendit tonë. Aty ka shumëllojshmëri transportesh, mjetesh lundruese, nga të cilat përfitojnë trafikantët, por dhe vendosje të biznesmenëve të huaj, që kanë krijuar miqësi me vendasit. Ndërsa në Fier, ekonomia e dobët ka nxitur aktivizimin e njerëzve në trafikun e narkotikëve dhe marrjen përsipër të rrugëve të vështira, për të trafikuar drogën, kryesisht heroinë.
    Linjat
    Një fakt i rëndësishëm që përmendet në studim është se 57 për qind e të kapurve për drogë në Zvicër janë kosovarë dhe shqiptarë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë nga Fieri dhe Berati.
    Një vend të rëndësishëm në studimin e bërë nga specialistët e institucioneve ligjzbatuese janë linjat e trafikut të drogës, që shfrytëzojnë si vend tranzit Shqipërinë. Sipas specialistëve, Turqia është furnizuesja direkte e trafikantëve shqiptarë, që ndihmojnë për ta kaluar drogën përtej Adriatikut. Linjat më të njohura janë ato Turqi-Shqipëri-Greqi, Turqi-Shqipëri-Itali, Turqi-Shqipëri-Mal i Zi, Turqi-Shqipëri-Kosovë, ndërkohë që dyshohet edhe transportimi me linjë ajrore, me destinacion përfundimtar Francën. Ndërsa marihuana dhe kanabisi njeh si linja ato të kalimit nga vendi në drejtim të Greqisë, Malit të Zi dhe pak drejt Italisë.



    1. Linjat e heroinës

    Turqi - Shqipëri – Greqi
    Qafë Thanë - Elbasan - Tiranë - Fier - Vlorë – Sarandë-Qafë – Bot
    Hani i Hotit – Shkodër – Tiranë - Fier – Sarandë- Qafë Bot
    Maqedoni - Shqipëri – Greqi- Qafë Thanë- Kapshticë - Selanik
    Tiranë- Korçë – Kapshticë- Selanik

    Turqi - Shqipëri - Itali
    Qafë Thanë – Elbasan - Tiranë - Fier – Vlorë- Itali
    Qafë Thanë - Elbasan - Tiranë - Durrës – Itali.
    Turqi – Bullgari – Maqedoni – Shqipëri- Dibër- Tiranë – Vlorë – Itali
    Turqi - Shqipëri- Durrës – Itali- Francë
    Turqi – Maqedoni – Shqipëri– Itali
    Turqi – Greqi – Shqipëri-Itali
    Maqedoni – Dibër-Tiranë – Durrës – Itali
    Mali i Zi – Hani i Hotit - Shkodër – Lezhë – Itali
    Lezhë-Durrës-Itali

    Turqi-Shqipëri-Ballkan
    Fier-Tiranë-Bajram Curri– Kosovë
    Fier-Tiranë-Bajram Curri (Qaf Morini) –Kosovë
    Tiranë – Lezhë (në rrugë detare) – Mali i Zi
    Tiranë – Lezhë - Shkodër–Itali
    Tiranë – Dibër– Maqedoni
    Shkodër – Kukës – Kosovë
    Shijak – Shkodër – Mal i Zi
    Tiranë - Lezhë - Mali i Zi
    Tiranë - Shkodër- Velipojë - Mali i Zi
    Lezhë – Durrës – Itali


    2. Linjat e trafikut të canabis sativa nga territori shqiptar jashtë tij

    Gjirokastër - Lazarat – Greqi
    Borsh - Sarandë – Greqi
    Skrapar - Ballsh – Gjirokastër – Greqi
    Sarandë - Kakavijë, Greqi
    Bilisht - Vërnik – Greqi
    Elbasan – Korçë - Greqi
    Shkodër – Shllak - Mal i Zi
    Fier –Lezhë - Shkodër – Mali i Zi
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Shume te drejta ato qe thua skuthi i vogel te cilave su heq asnje presje.
    Shume materiale ka edhe revista gjeo-politike Limes e botume ne Itali sidomos numri i janarit 1998 i cili i eshte dediku kesaj teme.


    Desha te shtoj dicka.Me sa di une krimi nderkombetar shqiptar me gjithe format e tia ka fillu shume me heret....mund te them qe ne vitet 1985 pak a shume.....
    Nga Sigurimi i shtetit me motorskafe behej konratbanda e cigareve nga portet e Shengjinit Durresit e vlores per ne drejtim te Italise..Shume shpesh ne keto vite ka pase konflikte ne det te hapur mes kontrabandistave Shqiptare dhe atyre Malazeze per shkak te interesave te medha.
    Askush nuk me pengon te dyshoj qe perveq kontabandes se cigareve qe behej ne drite te diellit te mos behej edhe ndonje gje tjeter droge armesh etj etj.
    Plus qe jane ish sigurimsat ata qe kishin bazat brenda dhe jashte vendi,lidhjet,kontaktet,eksperincen, paret (dollaret ) neper duar e sasira te medha e qe filluan te paret ''MAFIEN'' ne stil te madh ne vitet 90'
    Per mua ''mafia'' jone i ka rrenjet ne ish sigurimsat shume me para se 1992.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shirokas : 06-12-2004 më 15:20

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar 85-se mor Cin Lin Kin i shirokes..

    A e ke degju .. tre shirokas nji Kinez...?

    Barsalet Shkodrane e dale besoj ne koh te miqsise Kine Shqiperi..

    shirokasit i kan emrat zakonisht.. Lin Min cin Kin etj.. Pra tre shirokas nji Kinez than shkodranet...lol..

    Ne kujtimet e Petrit Veles mes tjerash lexon...

    ishte viti 1945.. ne birucat e polici-sigurimit te Vlores thot ai..mes tjereve ishte dhe fermeri italian i Llakatundit..
    po me mua ckan thosh i ngrati.. i kam dhene hysni kapos gjat luftes mijra e mijra monedha floriri qe na i ka kerkuar per luften..


    ...


    Por cili partizan bleu kepuc a golf leshi a buk me flori?

    ata te ngratet buk that hengren me ci dha populli.. Pra florinjte vanë ne xhepa te Birose.. pra te shefit te hysniut..Ver Dulles..
    Po floriri i Rubikut.. po florijte qe ju moren "burgjezevë"..ku vane?

    Nejse..

    Qe ne koh te Ver Dull Met she Kadri Hysni Ramizit.. pra qe nga vitet 70 -te.. ku Porti Durresit qe ishte zon e ndaluar per popullin.. e dinin njerzit nga telefoni pesh pesh goj me goj e vesh me vesh.. nga mileti me partishmeri hammallo dokero-terbaciot -jevgjito katundaro-qelbanik .. qe punonte ne Portin e Durresit e dinin se.. ne nje zon te caktuar te Portit nuk mund te shkohej as nga vet puntoret e Portit.. por vec nga nje Elite.. dokero-proletare sigurimse..qe benin ngarkim shkarkim te mallrave sekrete nga anije misterioze..

    Signor Antonio.. permendej ne zyrat e Portit e ushtri policise qe ruante det-ajrin e Durresit..

    Alooo sho komisar..nje anije duket ne kuadratin x y .. a ta raportoj lart?
    e mo ti.. mo na caj b.ithen se eshte sinjor antonua.. i thosh shefi ushtar katunarit.. vrojtues a kufitar a marinaro bregdetar..

    qazim Myftiu .. nje oficer sigurimi i caktuar nga Kadri Dullat ishte Sinjor Antonio.. i cili kinse nje sipermarres privat jepte merrte me kamorra Mafien e Italise.. dhe anijet e Mafies hynin dilnin naten ne Portin Revolucionaro enverist marksist te Durresit e shkarkonin mall mafioz e merrnin mall mafioz..

    Me von flitej se sinjor antonio mori si ndihmes dhe nje far lorenci.. spiun bi r kopil ku.rve diku me origjin Lezho zadrimore..e kush dreqin e di..sakte.. e ka vazhdu kjo kontrabanda per 7 pal qejfe me urdher te Dull Mafiozit..qefliut te Kostumeve te shtrenjta me ngjyra europiane aspak sipas modeleve bolsheviko Kineze..por si te nje aristokrati franko amerikan.. dhe kjo kontrabande ka qene patjeter e njohur dhe e miratuar nga Andreotet e Kraksat e italise Mafioze..



    Sot thuhet se kontrabanden e drejton direkt toska i Nanos.. pra ate te madhen.. kurse bizhdilat e fierit e Beratit i vene qe te kapen neper kakavija me kakardhija.. qe ti thuhet Brukselit .. ja po luftojme mafine..

    Ja e pate si filloj pro Nanos te beje fushate dhe qeveria italiane..kto dite..

    Do ju punesojme ..do ju ndihmojme etjetj. .. thane Januc kodoshi me te tjere..



    keshtu thone mileti e keto kam degjuar une nga mileti..kush di me shume le te flase..

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Ket Qazim Myftiun e kam degjuar dhe une nga plaku. Nipin e Qazimit e ka pas shok te ngushte plaku. Ky Qazimi nuk ka pas femije dhe kete Lorencin qe thu ti Braro do e kete pas ndonje kusheri a farefis, pasi ne fillim ai donte te merrte per ndihmes nipin e vet, po ky ishte tip fryksi e dhjaksi dhe nuk ja mbante me u heq si "bixinesmen". Menyra figurative e percjelljes se ngjarjeve nga Brari eshte shume reale. Ne nje bisede qe kam pas me nje napolitan edhe ai te njejtat gjera thoshte per "Bixinesin e Shqiptareve" dhe ishte i sigurte per kete pasi i jati i tij kishte qene nje kontrabandist cigaresh dhe me ate pune kishte mbajt familjen ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ... Të duash TIRONEN është kënaqësi. Të urresh Partizonin është detyrë ...

    thue ti skuthi i vogel..

    mirpo nuk eshte qashtu or nipce..

    Partizani sportdashesve nuk u kujton Dullen por Loro Boricin , Panajotin, sabah Bizin e deri ke kto kaqolat e rinj te kohes se futbollit me Para..
    prandaj mos e co arsyetimin tend ne kto qafa pa llogjik..ose qorr sokake..
    Edhe Dinamo pamvaresisht se ishte ekip i Ministrise se brendeshme nuk na kujton Spacin e Bulqizen por kreshnik tartarin Asllan Rusin.. Shyq Ballgjinin Silva turdiun e ela Tasen e Skender Jarecin.. Pra njerez qe as e mbollen e as e volen Regjimin..
    Luajten Sport me pasion pa i bere keq askujt..

    hiqe at parull se i vret syte njerzve te pjekur e dukesh si cun pazari qe shet fara lule dilli te dera shkolles..

    ti je goxha cun..
    Mos nigjo berberat e lagjes .. se nuk i dihet se cilet kan qene fuksat..
    A berberat a oficerat..e Sportistet leri te qete..


    qashtu..

  8. #8
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga Brari
    hiqe at parull se i vret syte njerzve te pjekur e dukesh si cun pazari qe shet fara lule dilli te dera shkolles..

    Mos nigjo berberat e lagjes .. se nuk i dihet se cilet kan qene fuksat..
    A berberat a oficerat
    ..e Sportistet leri te qete..

    Je i modh Braro.

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ... Të duash TIRONEN është kënaqësi. Të urresh Partizonin është detyrë ...

    thue ti skuthi i vogel..

    mirpo nuk eshte qashtu or nipce..

    Partizani sportdashesve nuk u kujton Dullen por Loro Boricin , Panajotin, sabah Bizin e deri ke kto kaqolat e rinj te kohes se futbollit me Para..
    prandaj mos e co arsyetimin tend ne kto qafa pa llogjik..ose qorr sokake..
    Edhe Dinamo pamvaresisht se ishte ekip i Ministrise se brendeshme nuk na kujton Spacin e Bulqizen por kreshnik tartarin Asllan Rusin.. Shyq Ballgjinin Silva turdiun e ela Tasen e Skender Jarecin.. Pra njerez qe as e mbollen e as e volen Regjimin..
    Luajten Sport me pasion pa i bere keq askujt..

    hiqe at parull se i vret syte njerzve te pjekur e dukesh si cun pazari qe shet fara lule dilli te dera shkolles..

    ti je goxha cun..
    Mos nigjo berberat e lagjes .. se nuk i dihet se cilet kan qene fuksat..
    A berberat a oficerat..e Sportistet leri te qete..


    qashtu..

    ... hahahahahahahahahahaha Braro, kom qesh me shpirt. Ajo shprehje Braro, eshte shprehje e paster tifozash. Skuadra mbetet, lojtaret shkojn e vijn i dashur Brar. Tifozi i paster asnjehere nuk urren lojtarin, ate ai mund te mos e pelqeje per momentin apo kohen. Partizani dhe Dinamo, jane krijim i diktatures. Ato u krijuan mbi kurrizin e skuadrave te qyteteve qe kane nje histori shume me te larget se keto dy mostra. Fitoret e tyre ishin fitore te rregjimit. E di ti Brar, si i hoqen SK Tiranes (atekohe 17 Nentori) titullin e trete rrjesht vetem e vetem mos ta fitonte Tirana, dhe ja dhane askujt tjeter veç Dinamos qe sot e kesaj dite UEFA nuk e njeh, pasi Partizani ishte larg kreut. E pra Brar, Tirana gjithmone eshte sulmuar nga diktatura. Sa here kishte ndeshje derbi Tirana - Dinamo, Tirana - Partizani lojtaret me te mire te Tiranes do te therriteshin ne zbore, si e si vetem te mos luanin kunder Dinamos e Partizanit. Emrat e medhenj te gjithe i respektojne, e jo vetem emrat e medhenj, por te gjithe ata sportiste qe kane ngritur peshe zemrat e tifozeve. Do te duhej nje teme e veçante te te shpjegoja ndryshimin mes Tiranes dhe Partizanit + Dinamos ...
    ... po postoj ne kete shkrim dhe nje ndodhi te treguar nga Skender Sallaku ...

    Unë, Hysen Hakani dhe oficeri tifoz i Partizanit

    Nga Skënder SALLAKU

    Pershendetje te gjithe dashamiresve te SK Tiranes, njekohesisht pergezime atyre qe krijuan kete website. Por natyrisht qe pershendetja te me zere vend do t'ju tregoj nje ndodhi gazmore qe lidhet me nje ndeshje futbolli.
    Luante Tirana me Partizanin. Kishte gati 10 vjet qe nga skuadra e Partizanit ishte larguar i madhi Loro Borici. Ne ndeshje une kisha shkuar me Hysen Hakanin, i cili e kishte per zakon te tallej dhe te ngacmonte te tjeret, aq me teper tifozat e Partizanit. Kishim bileta ne tribune. Here pas here Hyseni therriste: "Jepi Loro! Forca Loro!".
    Njerezit perreth filluan ta shikojne si te habitur. Aq i perseritur qe ky veprim, sa qe nje oficer qe ndodhej aty prane (sigurisht tifoz i Partizanit), u kthye i nxehur nga Hyseni dhe i tha:
    - Ore ku e shikon Loron ti?
    - Ja mo - i pergjigjet Hyseni,- nuk e shikon ate te gjatin? Jepi Loro! Forca Loro!
    Oficeri u nxeh edhe me shume pasi vemendja e spektatoreve ishte shkeputur tashme nga ndeshja, ata po ndiqnin me kuriozitet dialogun. Ai shume serioz ngre zerin edhe me shume edhe i thote:
    - E shikon kete ketu ti - duke treguar me dore nga shoku i tij ne krah, nje zeshkan trupmadh, pak i frikshem ne pamje, - ky ketu te mer gjak ne vetull!!!!
    - UUUUUU - u degjua zeri i spektatoreve.
    Ja kthen Hyseni:
    - Po kete ketu e shikon ti - duke bere me dore nga une,- ky ketu te heq lesh ne sqetull.
    Ne tribune u degjuan duartrokitje dhe te qeshura qe rralle here ishin degjuar ...


    P.S. te keshilloj te shkosh te vizitosh temat tek Sporti Shqiptar ketu ne forum ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    Me gjej nje humor qe ka bere skender sallaku ne pallat sportit ne lidhje me pensionet dhe biografite.. se ish anku Vitorja pse ai e mori para saj pensionin a dicka e tille dhe ai tha dicka te bukur..

    Boku..lol.

    jan te lezetshem tifozat..

    si su bona kurr tifoz une..
    Vetem me maradonen u bera ca vjet.. pastaj nuk cava kryt ma per tifozlliqe..

    Skutho po vet a lu futboll ti?
    kur te vi ne Tiron po te boj i zo e vi dhe un me lujt se po me han kembet.. plasa..

    Ne teme tash...

    E permendem at Qazimin por te mos e ngatrrojme se.. ai vertet kish pune me mafioze por.. ai bente nje detyre te caktuar nga Shteti.. dhe se ai vete nuk ishte nje Mafioz..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-02-2005 më 19:50

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •