Dilema per Himaren! Mbeshtetur nga Studimet Greke, vjen ...Prof. Frasheri
E Premte, 03 Dhjetor 2004
Ka pritur natyrshem qe te kthjellohen ujrat zakonisht te ndotura te dy vendeve Shqiperi-Greqi, dhe pastaj per t'u shprehur per Himaren, nje teme aq te prekshme ne mes te dy vendeve. Ne fund, duke punuar pa rreshtur, Prof. Frasheri ka pergatitur studimin e tij te fundit "HIMARA DHE PERKATESIA ETNIKE E HIMARIOTEVE (Bisede me historianet greke). Kjo eshte nje monografi, qe do te jete shume shpejt per shtyp, ndersa po botohen pjese te saj, fale kortezise se Profesorit te nderuar. Nje liber i munguar, ku per here te pare, duke kufizuar njeanshmerite do te hidhet drite per ato qe ngerthejne te dy palet-greke dhe shqiptare ne frontet e studimeve te tyre respektive. "Me eshte dashur, qe t'i kthehem disa here studimit,-ka thene dje per "Korrierin", Prof. Frasheri-ne menyre, qe njerezit te kishin ne dore nje studim sa me serioz". Kjo eshte nje nga arsyet, qe edhe lista e referencave eshte e gjate dhe shume elitare nga autori. Problemi kyc ne krijimin e tij, duke iu referuar titullit te studimit, eshte i njejte me te, ndersa autori mundohet qe te na fuse ne nje qerthull te tere studimesh te autoreve greke, per pretendimet e tyre. Si rrallehere jepen pretendimet e tyre te verteta, per te na treguar se ku shkon argumenti i tyre, ne favor te tezes se perkatesise greke te himarioteve. Kjo, duhet te renditet nder meritat e tij, qe ashtu si thote vete, eshte munduar qe te qendroje ne mes te pretendimeve te dy paleve. Nje ide interesante, qe shtjellohet, eshte argumenti klasik i V. D. Zoto-Molosoit per prejardhjen e himarioteve nga krahina e Manit ne Peloponez. Ne kete vazhde, Prof. Frasheri i referohet shume autoreve dhe mundohet qe te ndricoje sa me mire perpjekjet e medha te studiuesve greke per te ndricuar perkatesine greke te banoreve te tre fshatrave "greqishtfolese" te Himares (Himare, Dhermi, Palase). Ai veren ne nje vend se" vetem me pikat e takimeve dialektore me nje nga te folmet e greqishtes ne hapesiren e Hellades, nuk kane dhene rezultate bindese". Nuk eshte e veshtire, qe manteli shqiptar i autorit, te dergon ne mbeshtetje te idese se shqiptareve dhe nje nga argumentat pro-shqiptarizmit te tij mbetet edhe Marin Barleti "i cili e ka zakon te cilesoje kombesine e figurave historike vetem kur ata nuk jane shqiptare, kur vjen fjala per pjesemarrjen e himarioteve ne Kuvendin e Lezhes ai shkruan se: 'Ne kete mbledhje historike ata u perfaqesuan nga Andrea Topia, nje bujar shqiptar i kulluar'", citon humanistin e shquar autori. Gjithsesi, duke e lene shijen e leximit te vepres te Prof. Kristo Frasheri, kuptohet lehte, qe profesori luan ne anen shqiptare dhe thelbi i punimit te tij, eshte nga kjo lende, qe "banoret e Himares i perkasin pa shume medyshje kombesise shqiptare". Ben Andoni
Himara dhe perkatesia etnike e Himarioteve
E Premte, 03 Dhjetor 2004
(Bisede me historianet greke)
Nga Prof.Kristo Frasheri
Ka mjaft kohe qe ne Greqi e Shqiperi, ne faqet e shtypit te perditshem ose te trajtesave te vecanta rrihet ceshtja e Himares, me sakte e perkatesise etnike te banoreve te saj. Sipas autoreve helene keta banore i takojne kombesise greke, kurse sipas pales tjeter i takojne kombesise shqiptare. Te dy palet sjellin argumente ne dobi te pikepamjeve te tyre, por nuk shoshitin argumentet e pales tjeter. Kjo nuk eshte pa dobi, por eshte rruge e lehte per secilen pikepamje. Te sjellesh argumente ne dobi te tezes tende duke injoruar ato te pales kundershtare nuk eshte debat shkencor. Me kete metode problemi mbetet i pazgjidhur dhe te dy palet qendrojne te gozhduara pas pikepamjeve te tyre. Pikerisht per kete arsye, per te dhene sadopak nje kontribut ne zgjidhjen e ketij problemi qe ngacmon marredheniet midis dy popujve fqinje, autori i ketij punimi ka pergatitur nje monografi me titull "Himara ne burimet dokumentare historike" ku behet nje orvatje per te ballafaquar argumentet e te dy paleve. Ketu po botojme nje permledhje te ceshtjeve kryesore te trajtuara ne kete monografi, e cila do te botohet se shpejti. Sikurse do te shihet, me kete ballafaqim ai arrin ne perfundimin se banoret e Himares i perkasin pa medyshje kombesise shqiptare. Megjithate nese ka arritur ta sqaroje perfundimisht problemin, do ta thone lexuesit.
***
Nga pikepamja e gjeografise historike Himara ka nje veshtrim te trefishte: eshte emer i nje qendre te banuar (Qyteza e Himares), emer i nje bashkesie krahinore (Krahina e Himares) dhe emer i nje dioqeze kishtare (Peshkopata e Himares). Nuk ka dyshim se burimin fillestar te ketij emertimi te trefishte e ka emri Himare i vendbanimit (sot qyteze, dikur fshat) qe ndodhet ne bregdet, ne pjesen veriore te detit Jon. Per hir te pozites se saj gjeografike, Himara, si qender e banuar, me vone i dha emrin bashkesise krahinore bregdetare, e cila sot perfshin shtate fshatra (Himare, Palase, Dhermi, Vuno, Kudhes, Pilur, Qeparo), kurse dikur ne periudha te ndryshme, sikurse do te shihet, perfshinte me dhjetra fshatra, here dhjete e ca, here njezet ose tridhjete e ca, here dyzet, madje dhe pesedhjete e ca fshatra. Me tej emrin e mori dioqeza kishtare e ritit lindor, peshkopata e Himares e varur nga patriarkati i Kostandinopojes, kurse ne kohen kur u krijua dioqeza nen vartesine e Papatit te Romes, u quajt Kisha e Akrokerauneve (Ecclesia Acroceraunia), nen sufraganine e Kryepeshkopates Katolike te Durresit.1
Krahina e sotme e Himares apo sic e quajne shqiptaret Bregu i Detit, ose thjesht Bregu - edhe historiani grek V. D. Zoto Molossoi e quante me 1878 ?????????????bregudeti2 - shtrihet ne shpatin perendimor te maleve te Himares, te cilat ne burimet antike greke quheshin malet Keraune (Akrokeraune, Malet e Vetetimes)3, kurse F.C.H.L. Pouqueville ne fillim te shekullit te XIX i quan Malet e Laberise (Iapygie ou Iapourie)4. Shpati ku jane renditur fshatrat zbret me nje pjerresi te theksuar deri ne buze te detit Jon. Malet e Himares (Akrokeraune) me majat e tyre me te larta: mali i Cikes (2045 m), maja e Lapjetes (1198 m), maja e Lugjes (1046 m) e ndajne krahinen e Himares nga ajo e Kurveleshit. Ne veri Himaren e ndan nga krahina e Vlores, vargu i Karaburunit, me shtegun kryesor, Qafen e Llogarase (1027 m). Ne jug krahina e Himares, pasi perfshinte edhe kepin e Porto Panormos kufizohej me Borshin, i cili ne Mesjete ishte kryeqender e nje bashkesie krahinore me vete - krahina e Sopotit.
Ne mbare krahinen e Himares mbisundon klima mesdhetare. Nga verilindja vargu i Karaburunit dhe i Cikes (malet Keraune) e mbrojne ate nga murlani dimeror. Me kete pozicion klimaterik krahina e Himares, ne teresi me toka te pakta bujqesore, ka kultivuar kurdohere, pervec blegtorise, dy kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet, pa perjashtuar vreshtat. Pozicioni gjeografik i ka detyruar banoret e krahines te lidhen nga pikepamja ekonomike jo vetem me token, por edhe me detin - me detin jo aq me peshkimin sesa me lundrimin.
Nje ndikim te vecante ne krahinen e Himares kane ushtruar marredheniet me krahinen fqinje malore te Kurveleshit. Si pasoje e ketyre marredhenieve shekullore banoret e te dy ketyre krahinave shqiptare fqinje - Himares dhe Kurveleshit - ne shumicen e rasteve kane qene farefis midis tyre. Kjo lidhje e ngushte farefisnore ka ndikuar edhe ne gjeografine politiko-administrative te kesaj treve. Per zyrtaret bizantine dhe osmane, te cilet e kundronin treven nga Lindja, Himara si krahine ishte ne prapashpine te treves se Gjirokastres (Kurveleshit) ose te Delvines. Per kete arsye administrata osmane fshatrat e saj i perfshinte ne njesine administrative te Kurveleshit ose te Delvines. Perkundrazi per zyrtaret dhe eruditet perendimore, sidomos italike, te cilet e kundronin treven nga perendimi, ne balle ishte krahina e Himares, kurse Kurveleshi dhe Delvina qendronin ne prapashpine te saj. Si rrjedhim mjaft vendbanime te Kurveleshit dhe te Delvines jane perfshire prej tyre ne listen e fshatrave te krahines se Himares. Me keto dy kendveshtrime te kunderta shpjegohet arsyeja perse ne burime bizantine dhe osmane emri i Himares si bashkesi krahinore zakonisht zhduket dhe perse te burime perendimore krahina e Himares, sikurse u tha, shfaqet si njesi gjeografike here me pak e here me dhjetra fshatra.
Pavaresisht nga keto luhatje, Himara si krahine ka qene dhe vazhdon te jete nje bashkesi etnografike me vete. Si e tille ajo ka perfshire, sic perfshin edhe sot, shtate fshatrat e permendura. Banoret e saj, duke perfshire dhe ata qe njohin greqishten kane midis tyre nje kulture popullore kane midis tyre nje kulture popullore te njejte ne te gjitha drejtimet - ne doket, zakonet, kenget, vallet, veshjet, legjendat dhe mentalitetet.
Madje himariotet kane nje kulture popullore gati te perafert, me ate te banoreve fqinje te Laberise. Sikurse do te shihet ne vendin e duhur, banoret e saj kane patur gjithashtu nje te drejte zakonore te perbashket te shprehur ne gjuhen shqipe (venomet). Edhe normat kanunore te banoreve te Himares kane aferi me ato te Laberise, sado qe sot ato u perkasin besimeve fetare te ndryshme, te paret te krishtere, te dytet myslimane. Kete e deshmojne materialet e regjistruara gjate ekspeditave etnografike qe jane ndermarre gjate dhjetevjecareve te kaluar ne keto krahina. 5
Megjithate ne gjirin e fshatrave te saj ka nje dallim ne nje pike te rendesishme. Tre nga vendbanimet e krahines - Palasa, Himara dhe Dhermiu - flasin brenda dhe jashte shtepise shqip dhe greqisht. Kater fshatrat e tjere brenda dhe jashte shtepise flasin vetem shqip. Duhet patur parasysh se tre fshatrat e permendura i kane banesat e tyre afer detit. Per kete arsye ato merreshin kryesisht me lundrim, kurse kopshtarine dhe blegtorine e kishin si ekonomi ndihmese. Pothuajse cdo familje kishte mjetin e saj te lundrimit, dikush anije, dikush varke, sipas fuqise ekonomike. Banoret e kater fshatrave te tjere (Vuno, Qeparo, Kudhes dhe Pilur) me banesat e tyre ne kodrina, larg buzes se detit, nuk merreshin, me ndonje perjashtim, me detari, pra nuk kishin mjete lundrimi. Ata merreshin me kopshtari, blegtori dhe me emigracion. Si rrjedhim, sa here qe krahina e Himares behej pre e fushatave ushtarake osmane, familjet e fshatrave kodrinore ngarkonin mbi kuaj teshat e shtepise dhe sebashku me familjet dhe bagetite e tyre strehoheshin perkohesisht ne krahinen e Kurveleshit. Perkundrazi, banoret e tre fshatrave te buzedetit, meqenese nuk i merrnin dot anijet ne krah, pasi ngarkonin mbi to familjet dhe orendite e domosdoshme, lundronin ne viset qe nuk ndodheshin nen sundimin turk - ne ishujt greke Joniane (Korfuz) ose ne brigjet italiane te Puljes dhe riatdhesoheshin, nganjehere edhe pas disa vitesh, kur largohej rreziku turk. Deshmine me te hershme per largimin e perkohshem ne rast rreziku te banoreve te Himares, pjeserisht neper toke dhe pjeserisht neper det, e kemi nga kronisti venedikas i fundit te shek. XV Stefano Magno. Duke pershkruar fushaten qe ndermori sulltan Bajaziti II ne vitin 1486 kunder Himares kryengritese, ai shkruan se kunder saj u nisen dy sanxhakbejlere turq per te ndjekur banoret qe u larguan nga toka (nenkuptohet drejt maleve te Laberise). Ne te njejten kohe, me porosi te sulltanit "dolen nga Vlora gjashte fuste (anije - K.F.) dhe erdhen te ai bregdet per te penguar qe ata popuj te mos iknin me barke nder ishuj (per divedar che quelli populi con barche non fusizeno alle isole)".6
Keto largime te perkoheshme do te na shpjegojne depertimin e greqishtes (dikur, sikurse e pohojne vete kreret himariote ne nje leter te tyren te vitit 1759, edhe te italishtes)7 tek banoret e tyre.
Njoftimin me te hershem se banoret e Himares, Dhermiut dhe Palases flisnin greqisht e kemi nga kronisti grek i Janines Panajot Aravantinoi ne vepren e tij Kronografia e Epirit,8 botuar ne 1856. Themi me te hershem mbasi para Aravantinoit, me perjashtim te nje pohimi te diskutueshem qe ndeshet ne vitin 1729 (i cili do te trajtohet me tej), banoret e treves himariote, perfshire edhe ato te tre fshatrave "greqishtfolese", permenden jo si greke, por si shqiptare te krishtere. Kronisti grek P. Aravantinoi ne lidhje me Himaren, njofton se gjuha qe flitej ne Himare (me 180 shtepi), ne Dhermi (me 200 shtepi) dhe Palase (me 80 shtepi), ishte greqishtja, kurse ne Vuno (me 180 shtepi), Pilur (me 30 shtepi), Qeparo (me 200 shtepi) dhe Kudhes (me 30 shtepi) flitej, sipas tij, greqisht dhe shqip.
Asnje prej ketyre njoftimeve nuk eshte i sakte. Sikurse do te shihet, ne tre fshatrat e para flitej edhe greqisht edhe shqip, kurse ne kater fshatrat e tjera sipas deshmise se udhetarit anglez, Ed. Lear, i cili e vizitoi krahinen e Himares ne ato vite (1848), pra ne kohen e P. Aravantinoit, flitej vetem shqip.9 Megjithate, vete Aravantinoi ne pjesen enciklopedike te vepres se tij, te zeri Himare (????????? thote se vetem tre fshatrat greqishtfolese i perkisnin, pa dhene asnje deshmi historike, kombesise (filise) greke, kurse kater fshatrat e tjere banoheshin, shkruan ai, nga shqiptare. Me vone me thellimin e vazhdueshem te nacionalizmit helenik filloi te zinte nje vend te rendesishem ne publicistiken dhe historiografine greke teza se gjithe shqiptaret ortodokse nuk ishin gje tjeter vecse helene, te cilet gjuhen e tyre amtare, greqishten, e kishin zevendesuar me shqipen. Megjithate jo te gjithe e perqafuan kete teze. Keshtu p. sh. Kristo Suli, ne zerin Himare te shkruajtur prej tij ne Enciklopedine e Madhe Greke (Enciklopedia Pyrsos) perserit tezen e Aravantinoit, ndonese as ky nuk citon ndonje burim dokumentar qe te vertetoje perkatesine etnike greke te tre fshatrave te Himares10. Perkundrazi, Al. Mamopullos, nje grekoman ekstremist i dhjetevjecareve te kaluar, shkon me tej. Pasi njofton se krahina e Himares perfshinte 13 fshatra, shkruan se tete prej tyre qene fshatra greke (????????: Himara, Coraj, Qeparo, Kudhesi, Piluri, Vuno, Dhermiu, Palasa, kurse pese fshatrat e tjere (me banore myslimane - K.F.) qene shqiptare (??????????Kuci, Bolena, Borshi, Ftera, Kallarati11. Nje pikepamje disi te perafert ka shfaqur edhe linguisti grek. Ev. Ath. Boga bashkekohes i Aleksander Mamopullit. Ne trajtesen e tij te botuar ne vitin 1966 kushtuar te folmeve te greqishtes veriore (te Epirit) ne te cilin i kushton nje kapitull te vecante Himares, ai shkruan, gjithnje pa sjelle asnje burim dokumentar historik: "Himara si krahine autonome permblidhte nente fshatra nga te cilat tre (Himara, Palasa, Dhermiu) ishin greqishtfoles (?????????????kurse gjashte te tjerat kane harruar gjuhen greke dhe tani jane shqipfolese (albanofone)12".
Sot ne pergjithesi edhe historiografia shqiptare pranon se banoret e ketyre tre fshatrave, ndonese jo te gjithe, e njohin greqishten. Por origjinen e saj historianet shqiptare e shpjegojne me ndikimin qe ka ushtruar kisha greko-fanariote ne Shqiperi dhe pjeserisht me kontaktet tregtare qe keto fshatra kane patur me qendra tregtare te aferta greke, kryesisht me Korfuzin dhe me ishujt e tjere joniane. Por, nese eshte e vertete se greqishtja perdorej ne familje edhe nga grate, keta dy faktore nuk jane bindes. E para se kisha fanariote dhe shkolla greke kane vepruar jo vetem ne keta tre fshatra greqishtfoles te Himares, por edhe ne fshatrat e tjere me banore ortodokse te Shqiperise Jugore, kurse popullsia mbeti vetem shqipfolese. E dyta, se kontaktet tregtare te himarioteve me greket, mund te shpjegojne depertimin e greqishtes tek burrat, por jo tek grate. Por keto shpjegime jane te pamjaftueshme.
Sikurse shihet midis historianeve shqiptare dhe atyre greke ka pikepamje te kunderta ne tre drejtime. Sipas te pareve, banoret e ketyre tre fshatrave i perkasin kombesise shqiptare dhe e kane greqishten si gjuhe te dyte, sipas shkrimtareve helene ata i perkasin kombesise greke dhe e kane shqipen si gjuhe te dyte. E dyta, sipas te pareve idioma greqishte e ketyre tre fshatrave ka depertuar nga jashte ne kohet e vona, sipas te dyteve ajo eshte me origjine mesjetare, madje antike. E treta, te paret e besojne konstatimin e vezhguesit te mprehte anglez E. M. Leake, i cili pasi vizitoi Himaren me 1804 thote: "Pothuajse te gjithe burrat dine greqisht dhe ata qe kane qene ne kurbet flasin edhe italisht; por grate pergjithesisht s'dine asnje gjuhe tjeter vecse shqipes"13, kurse te dytet nuk e kane kundershtuar me argumenta pohimin e M. Leake, i cili e thote shkoqur se greqishtja ne kohen e tij nuk ishte gjuhe familjare.
Historianet helene e shohin origjinen "greke" te himarioteve te emigrimi i tyre nga trojet e Greqise ne bregun e Himares. Perderisa banoret antike te kesaj treve kane qene kaonet, te cilet i perkisnin etnikonit ilir, rruga qe atyre u mbetej ishte hulumtimi ne fushen e dokumentacionit mesjetar me shprese se mund te gjenin ndonje shenje shtegtimi popullsish helene nga treva e Ellades ne brigjet e Himares. Meqenese historianet medjeviste greke nuk gjeten, as ne periudhen mesjetare gjurme shtegtimesh nga ndonje kend i Greqise drejt brigjeve te Jonit, ceshtjen e moren ne dore linguistet helene. Sipas metodologjise se tyre kur ne fushen e studimeve historike mungojne burime dokumentare te mirefillta, ne vend te tyre, rendesi te dores se pare marrin studimet linguistike, me sakte krahasimet dialektologjike, brenda se njejtes gjuhe.
Sinjalin e pare ne kete drejtim e dha A. Petridhi ne fund te cerekut te trete te shek. XIX. Duke u mbeshtetur ne disa pika takimi midis greqishtes se Himares dhe dialektit dorik, ai nxori perfundimin se himariotet ishin kolone greke te ardhur nga Peloponezi. Tekstualisht ai thote: "Himariotet flasin shqip dhe greqisht ndermjet fshatrave, shqip me shqipfolesit dhe greqisht me greqishtfolesit, por ne greqishten e tyre ka elemente (fonetik dhe leksik) qe tregojne per ndikim te dialektit dorik".14 Shtate vjet me vone V. D. Zotos-Molosoi thote se: "Greket e bregdetit te Himares (??????????????????????????????????????mbahen si kolone te manioteve sepse ngjasojne ne moral, karakter dhe ne shqiptimin e gjuhes".15 Nje cerek shekulli me vone N. Mustakidhi mendoi se e sqaroi perfundimisht prejardhjen e himarioteve kur shkrojti se disa himariote i kishin thene atij se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga krahina e Manit te Peloponezit16. Mustakidhi nuk ishte nje historian, por nje dhaskal fshati, i cili u jepte rendesi te tepruar tregimeve te pleqve, aq me teper qe ne kete rast, ata ndoshta ishin ndikuar nga punimi i V. D. Zotos-Molosoit. Si rrjedhim, njoftimi i tij nuk kishte vleren e nje burimi historik, por vetem nje nxitje per te bere kerkime dhe per ta vertetuar ose rrezuar me burime dokumentare tregimin e pleqve. Por, meqenese "zbulimi" i Mustakidhit i kenaqte prirjet nacionaliste helenike, historianet e mevonshem greke, te cilet zakonisht ne te tilla raste referojne njeri-tjetrin, e pranuan njoftimin e tij, jo si sugjerim por si fakt historik.
Por ka edhe autore helene qe sjellin si deshmi te origjines greke te himarioteve nga Mani ngjashmerine qe kane disa norma te rendesishme te se drejtes zakonore te dikurshme te banoreve te ketyre dy krahinave. Ata sjellin si shembull, normen e se drejtes zakonore qe ka lidhje me pozicionin e dikurshem juridik te gruas, e cila si ne Himare ashtu dhe ne Mani, edhe pas marteses, edhe pasi lindte femije, vazhdonte t'i takonte fisit te prinderve te saj. Ata sjellin gjithashtu si shembull, normen tjeter, se ne te drejten zakonore te te dy vendeve martesa konsiderohej e konsumuar (realizuar) jo me kurorezim, por me lindjen e femijes se pare dhe se kur gruaja nuk lindte femije, burri kishte te drejte te merrte nje grua te dyte, pa e debuar gruan e pare. Por keto pika takimi midis tyre rrjedhin jo ngase himariotet qene greke te ardhur nga Mani, por ngase banoret e Manit, sikurse do te shihet me tej, qene shqiptare (arvanite) te vendosur gjate shtegtimeve qe mbushen Peloponezin ne shek. XIV. Deshmi eshte fakti se keto norma te Manit nuk jane te ngjashme vetem me normat e lashta te Himares, por me ato te dikurshme te mbare shqiptareve te Shqiperise. Kurse nga ana tjeter keto norma zakonore te manioteve nuk kishin ngjashmeri me ato te fqinjeve te tyre greke.
Nje shpjegim per t'u patur parasysh per historine e greqishtes se Himares eshte ai qe dha gjuhetari danez Hoeg me 1925. Duke studiuar gjuhen e himarioteve te pashkolluar, te vendosur ne Korfuz, ai e pranoi aferine e te folmes se himarioteve me greqishten jugore te Manit, por nuk e sheh prejardhjen e saj nga Mani. Sipas tij e folmja greqishte e Himares ka aferi me te folmen e koloneve maniote te shperngulur nga Mani dhe te vendosur ne Pulje (Itali Jugore) ne shek. XV17. Gjithnje sipas tij, qe ketej keta kolone "maniote" pas katastrofes qe pesuan turqit ne Otranto ne vitin 1480, u shperngulen nga Pulja dhe u vendosen ne Himare. Keto mergime dhe rimergime (te manioteve nga Mani ose nga Pulja ne Himare), e veshtiresuan me teper problemin mbasi, si njera ose tjetra shperngulje nuk deshmoheshin nga burime dokumentare. Ne te vertete ka ndodhur e kunderta nga ajo qe thote Hoeg. Sikurse do te shihet jane himariotet ata qe emigruan perkohesisht ne periudha te ndryshme ne Pulje gjate ekspeditave turke. Ka pra mundesi qe takimet gjuhesore te himarioteve me te folmen maniote te shpjegohen me kontaktet e vazhdueshme te himarioteve qe kane vizituar gjate shekujve Puljen, ku kishte kolone maniote. Gjithsesi per Hoeg-un ka rendesi fakti se ne te folmen greqishte te Himares ka ndikime jo vetem nga dialektet greke jugore te Peloponezit, por edhe nga dialektet greke veriore te fqinjeve te saj. Por edhe keto takime gjuhesore mund te shpjegohen me qendrimet e shpeshta te himarioteve sebashku me familjet e tyre ne ishujt greke te Jonit, gjate ekspeditave turke kunder Himares.
Me ne fund, vlen te permendet ketu edhe pikepamja e shfaqur nga M. Dhendhiani me 1926, i cili nuk e pranon vendosjen e manioteve ne Himare. Duke polemizuar me linguistin danez Hoeg, ai anon me teper nga teza se himariotet nuk jane kolone greke te ardhur as nga Mani, as nga Pulja. M. Dhendhiani thote se: "Eshte me e besueshme te pranojme se himariotet jane pasardhes te banoreve te vjeter te periudhes mesjetare bizantine, kurse tradita qe flet per prejardhjen e tyre nga Mani ka rrjedhur nga ngjashmeria qe keto dy krahina kane patur ne fushen e te drejtes zakonore dhe nga rezistenca e tyre e perbashket perballe invazionit turk".18
M. Dhendhiani nuk na sjell deshmi historike qe te provojne pranine gjate mesjetes paraturke te banoreve greke ne Himare. Perkundrazi, burimet historike mesjetare para dhe pas vitit 1481 i emertojne banoret e Himares ose "shqiptare" ose thjesht "himariote", por asnjehere "greke". Mjafton te permendim kronistin bizantin te shek. XV Laonik Kalkokondili, i cili duke folur per jehonen qe pati fushata e Janosh Huniadit ne Shqiperi kunder ushtrive osmane ne nentorin e vitit 1443 (pra gati kater dekada para vitit 1481) treven e Himares e perfshin ne emertimin "Bregdeti i Maqedonise prane Jonit" dhe le te kuptohet se banoret e saj qene "shqiptare", te cilet u bashkuan me Depe Zenevisin dhe marshuan per te cliruar Argjiropolihnin (Gjirokastren). Megjithate tezen e M. Dhendhianit e mbeshteti historiani gjerman G. Stadtmüller, i cili ka shkruar me 1934 se: "Ishulli gjuhesor (????????????????i Himares nuk eshte koloni, nje ngulim i helenizmit Puljan i themeluar nga fundi i shek. XV, por me i vjeter. Ishulli,- vazhdon historiani gjerman, - eshte me teper i rrethuar, i bllokuar nga nenshtresa bizantine dhe eshte ruajtur qe nga epoka kur grupi i dialekteve greko-veri-perendimore dhe jugo-greke e mbizoteruan krahinen vazhdimisht. Ajo krahine u copetua nga agresioni sllav dhe pjesa e bregdetit te Epirit mbeti ne duart e bizantineve".19 Por edhe ky eshte nje supozim, mbasi Stadtmüller-i tezen e tij nuk e ndricoi me burime dokumentare.
Deri ne mes te shek. XX gjuhetaret greke e trajtuan greqishten e folur ne tri fshatrat e Himares si pjese e nje idiome te vetme pa lidhje as me greqishtjen e Dropullit, as me ate te Vurgut, as me ate te krahinave te tjera te Epirit. Sic u tha, ata e pane lidhjen e saj vetem me dialektin e greqishtes jugore te Manit (Peloponez). Por, gjuhetari grek Ath. Boga nxorri me 1966 nje perfundim interesant. Sipas tij te folmet greqishte se tri fshatrave te Himares, nuk i takojne te njejtes idiome, por te pakten dy idiomave te ndryshme, njera nga te cilat flitej ne Himare, tjetra ne Dhermi dhe Palase. Si rrjedhim, banoret e tre fshatrave, ndonese fqinje teper te afert midis tyre, kane ardhur, sipas tij, te pakten nga dy vise te ndryshme20. Ne kete menyre per studiuesit greke fronti i studimeve gjuhesore u zgjerua, mbasi per te hulumtuar prejardhjen e banoreve "greqishtfoles" te ketyre fshatrave duheshin bere kerkime krahasuese te vecanta. Vete Ev. Ath. Boga beri perpjekje per te zbuluar atdheun e hershem te ketyre banoreve. Me kete rast ai citon profesorin e mjeksise legale Aleks Pali (me origjine nga Dhermiu), i cili ne mes te shek. XIX ka pohuar se greqishtja e folur ne Dhermi kishte aferi me te folmen greqishte te Sinopit, Kerasuntes dhe Trapezuntes qe ndodhen ne Azine e Vogel ne brigjet e Detit te Zi21. Teza iu duk atij pak e besueshme prandaj hoqi dore prej saj. Madje, ai parashtroi tezen se te dy te folmet greqishte te Himares i perkasin greqishtes jugore dhe "me karakteristika te veta origjinale te te folmeve te tjera te Epirit te Veriut". Por edhe kete teze, e cila mund ta conte ne dialektet e greqishtes veriore te ishujve te Jonit, ai nuk e shkoqiti me tej. Ai u kthye ne pikepamjen tradicionale te V. D. Zoto-Molosoit, sipas te cilit prejardhjen e tyre himariotet e kane nga krahina e Manit ne Peloponez.
Sic shihet, perpjekjet e studimtareve helene per te ndricuar perkatesine greke te banoreve te tre fshatrave "greqishtfolese" te Himares pa burime dokumentare historike, por vetem me pikat e takimeve dialektore me nje nga te folmet e greqishtes ne hapesiren e Hellades, nuk kane dhene rezultate bindese. Kjo eshte e kuptueshme po te kemi parasysh se gjuhesia eshte per historine nje disipline ndihmese. Si rrjedhim, rezultatet e saj behen deri diku te pranueshme (te pakten per periudhat mesjetare e ketej), nese ato gjejne mbeshtetje, sadopak, me burime dokumentare historike dhe ca me teper nese ato pajtohen me logjiken historike dhe nuk bien ne kundershtim me te dhenat qe na japin rezultatet e disiplinave te tjera ndihmese te historise, sic jane studimet e zakoneve, dokeve, kengeve, valleve, veshjeve, emrave te njerezve (onomastika), organizimeve shoqerore dhe e drejta zakonore. Nga kjo pikepamje duhet thene paraprakisht se materiali etnografik i tre fshatrave "greqishtfolese" tregon aferi me teper me ate te treves se Laberise Shqiptare sesa me ate te Manit. Madje edhe pikat e takimit me normat zakonore te Himares me ato te Manit na cojne, sikurse u tha, ne origjinen shqiptare te atyre normave. Studimtari grek. D. Vajakakos, nje gjuhetar, duket se e kuptoi dobesine e metodologjise qe kane ndjekur koleget e tij per te zbardhur origjinen greke te himarioteve vetem me hulumtimet gjuhesore. Kete dobesi e pohon kur thote se studimet linguistike mbi te folmen e Himares kane dhene deri sot vetem shenja dhe jo fakte. Per kete arsye, ai iu pervesh hulumtimit te burimeve dokumentare per te deshmuar me anen e tyre prejardhjen greke te himarioteve. Kesaj ceshtjeje, ai i kushtoi dy punime studimore: njeri "Himara e Epirit te Veriut dhe Manit nga pikepamja gjuhesore dhe folklorike", tjetri "Kontribut ne studimin mbi karakteristikat idiomatike gjuhesore te Himares".22 Ne ketu do t'u referohemi dy punimeve te D. Vajakakosit, mbasi ne to jane permbledhur te gjitha argumentat historike qe studimtaret greke kane mundur te rreshtojne per te vertetuar prejardhjen greke te banoreve te tre fshatrave te Himares. Pra ketu do te perqendrohemi vetem ne shoshitjen e burimeve dokumentare historike, te cilat per fat te mire nuk mungojne, madje jane relativisht te pasura, aq me teper qe rezultatet e studimeve dialektologjike te paraqitura nga studiuesit greke jane, sipas pohimit te tyre, ende te diskutueshme.
Mjafton te permendim gjuhetarin e njohur grek G. Anagnostopulli, i cili ndersa nga njera ane pranon se greqishtja e Himares ka aferi me idiomen greqishte te Manit, nga ana tjeter shfaq rezerva, mbasi sic thote ai "nuk kemi ndonje studim gjuhesor dhe nje fjalor te plote dhe te sakte te gjuhes qe flitet ne Himare per ta krahasuar ate me te folmen e Manit, per te cilen gjithashtu nuk kemi dijeni te plote dhe te sakte"23. Pra kemi te bejme me krahasime mes dy te panjohurave. Por, D. Vajakakos megjithese deklaron se: "Eshte e veshtire te vendosesh me bindje te plote ne lidhje me prejardhjen e himarioteve, qofte per njeren, qofte per tjetren teze, mbasi kemi te bejme me shenja dhe jo me prova, pra jo me fakte historike te shkruara qe te deshmojne vendosjen e manioteve ne Himare", ai e pranon si te mireqene prejardhjen e himarioteve nga Mani.
Pjesa me qendrore e punimit te D. Vajakakos, fillon pikerisht kur ai rreshton burimet dokumentare ne favor te prejardhjes greke te himarioteve nga Mani. Sipas tij, pikenisja e shtegtimit te manioteve drejt Himares fillon me Traktatin e Paqes turko-venedikase te perfunduar me 25 janar 1479. Ne baze te ketij traktati Republika e Shen Markut ia dorezonte Turqise krahinen e Manit, ne cepin jug-perendimor te Peloponezit. Por banoret e Manit e kundershtuan dorezimin e tyre tek turqit dhe vendosen te rezistonin me arme. Midis vullnetareve qe i shkuan Manit per ndihme ishte edhe kapedani Korkondil Klada nga qyteti fqinj i Korones bashke me luftetaret e tij, te cilet sherbenin si stratiote nen urdherat e Venedikut. Nje vit me vone, ne janar 1480 pas protestave te sulltanit, republika e denoi me ashpersi vazhdimin e rezistences nga K. Klada. Pas denimit nga Venediku K. Klada me 50 luftetaret e tij, ne pamundesi per t'u kthyer ne vendlindjen e tij, ne Korone, e cila ndodhej ende nen zoterimin e Republikes se Shen Markut, u larguan ne prill 1480 nga Moreja dhe u vendosen si refugjate ne Pulje, ne Mbreterine e Napolit. D. Vajakakos vazhdon te tregoje se nje vit e gjysem me vone, ne gusht 1481, K. Klada me luftetaret e vet mori pjese ne ekspediten qe Gjon Kastrioti ndermori nga Pulja ne Himare dhe se pas ekspedites nuk u kthye me ne Itali. Pra sipas tij eshte pikerisht me kete ekspedite te vitit 1481 qe u krye kolonizimi i Himares nga maniotet "greke". Pastaj shton se keta maniote duhet te kene gjetur ne Himare nje popullsi te vjeter greke. Sikurse shihet pranine e nje popullsie me te hershme greke ne Himare (teze e permendur me pare nga M. Dhendhiani), edhe D. Vajakakosi e ka me hamendje.
Tregimi i D. Vajakakosit ka nje varg dobesish dhe pasaktesish, tre prej te cilave, me kryesoret, do t'i shoshitim me ane te dokumentacionit historik bashkekohor: nese Korkondil Klada ishte grek apo shqiptar; nese kishte ose jo ne Himare banore greke para ekspedites se Gjon Kastriotit ne vitin 1481 dhe e treta, nese qendroi ose jo ai me shoket e tij ne Himare pas perfundimit te ekspedites se Gjon Kastriotit.
***
Gadishulli i Manit ndodhet ne provincen e Lakonise, e cila shtrihet ne kepin jugperendimor te Morese. Perballe gadishullit jane dy qytete kryesore bregdetare te Lakonise, Korona dhe Modona (Mothona). Shqiptaret te shperngulur nga viset jugore te Shqiperise se sotme jane vendosur ne Lakoni qe ne shek. XIV kur ajo ndodhej nen sundimin e despotatit bizantin te Mistres. Prania e tyre ne Mani, sidomos ne Korone dhe Modone vertetohet nga aktet kancelareske dhe kronikale venedikase, te zbuluara dhe te botuara ne origjinal nga historiani i njohur grek i shek. XIX K. Sathas24. Ato flasin gjithashtu per rolin teper aktiv qe arvanitet e Lakonise luajten ne luften kunder invazoreve osmane. Madje, sikurse deshmon historiani i njohur gjerman J. Hammer, kur ne mes te shek. XV dy despotet bizantine te Peloponezit, vellezerit Dhimiter Paleologu dhe Thoma Paleologu ishin ne konflikt me njeri-tjetrin dhe secili prej tyre perpiqej te siguronte perkrahjen e sulltanit, kunder vellait te vet, vetem shqiptaret qene ata qe luftuan kunder turqve dhe kunder grekeve qe ndihmonin turqit. Pesha e shqiptareve si force politike dhe ushtarake ishte aq e rendesishme, sa qeveritari bizantin i krahut te Manit, Manuel Kantakuzeni, me qellim qe te terhiqte simpatine e tyre, thote Gjon Muzaka ne "memoriet e tij" te shkruara me 1510, nderroi emrin e tij grek Manuel dhe te gruas se tij Maria, duke marre emrin shqiptar Gjin, kurse gruaja e tij Kuqe. (Emanuel Catacusino il quale signoreggiava il Braccio de Mainna...e mutarli il nome e chiamorno Ginno, e la moglie ch'avea nome Maria, la chiamorno Cucchia, e sono nomi Albanesi).25 Pranine e shqiptareve ne Lakoni dhe mbiemrin e dyfishte - njerin grek (Kantakuzinos), tjetrin shqiptar (Gjin) - te qeveritarit te Manit (??????????????????????????????????e pohon edhe G. D. Kapsalis, autori i zerit "Mani" te Enciklopedia e madhe greke26.
Do te shkonte gjate te permendnim ketu aktet venedikase te botuara nga Sathas, te cilat deshmojne per rolin qe luajten shqiptaret e Lakonise dhe te provincave te tjera fqinje, te Morese (Elide, Argolide etj.) gjate viteve '50, '60, '70 te shek. XV te frymezuar nga rezistenca e Skenderbeut ne Shqiperi, kunder invazoreve osmane. Duhet thene gjithashtu se qendrimi i lekundshem qe mbajten arkondet greke te Morese ndaj invazoreve osmane, i detyroi kreret shqiptare te kesaj treve, ne menyre te vecante ata te Lakonise, qe te kerkonin mbeshtetje te Republika e Venedikut dhe t'i sherbenin asaj si stratiote, per disa dhjetera vite me rradhe, per mbrojtjen nga pushtimi turk te viseve te tyre bregdetare qe ndodheshin nen zoterimin e saj.
Korkondil Klada, i cili sipas historianeve helene kryesoi kolonine "greke" te vendosur me hamendje ne Himare nuk ishte grek por shqiptar (arvanit). Ai ishte nje stratiot jo nga Mani, por nga Korona. Ai ishte pinjoll i Kladeve ose i Kladajve, nje bashkesi arvanite e Korones. Per perkatesine shqiptare te bashkesise se Kladajve po sjellim ketu nje deshmi dokumentare. Ajo vjen nga nje leter e nje funksionari venedikas qe banonte ne treven e Korones, drejtuar me 15 shkurt 1482 dogjit te Venedikut. Sipas tij, vojvoda i sanxhakbeut turk te kesaj treve ishte me kombesi shqiptare (che he de natione albanese) dhe farefis i Buzikejve te ketushem, pjesetare te bashkesise (setta) se Kladajve, pra kuptohet se edhe Kladet i perkisnin kombesise shqiptare. Pastaj shton se ky vojvode sebashku me nje funksionar tjeter te ketij sanxhaku - nje subash, gjithashtu me kombesi shqiptare (etiam de natione albanese), qene ngarkuar prej sanxhakbeut qe te ndermjetesonin per t'i pajtuar me te dhe te sillnin nen bindjen e tij kryengritesit Meksi Buziki (Mexa Busichi) kryetar i bashkesise se Kladajve (capo de la setta de i Cladioti), vellezerit e tij Pjeter Buziki, Duma Buziki si dhe Zagan Karatollen me Marin Klimentin, gjithashtu nga bashkesia e Kladajve. Kuptohet me ne fund se kjo treve kishte plot banore arvanite perderisa sanxhakbeu turk qeveriste ketu me vojvode dhe subashe arvanite, madje edhe kundershtaret e tij, bashkesia e Kladajve, ishin arvanite. Me nje fjale pjesetaret e repartit te kryesuar nga Korkondil Klada qe moren pjese ne ekspediten e Gjon Kastriotit, nuk qene greke, por shqiptare (arvanite). Madje shqiptaresia e K. Klades dhe e luftetareve te tij duhet te shpjegoje edhe pjesemarrjen e tyre ne ekspediten e udhehequr nga biri i Skenderbeut.
Ne lidhje me pretendimin e dyte - se ne Himare kishte banore te vjeter para "ardhjes" se K. Klades (1481) - kemi te bejme me nje teze qe mbetet thjesht nje hamendje. Mjafton te thuhet se ne asnje nga burimet dokumentare ose tregimtare, qofte antike, qofte mesjetare, nuk behet asnje fjale, qofte edhe terthorazi per pranine e ndonje popullsie greke ne Himare. Vec kesaj, nese himariotet do t'i perkisnin etnikonit helen do te ishte e veshtire per ta qe te aderonin ne nje kuvend kombetar shqiptar, sic ishte Kuvendi i Lezhes i mbledhur me 2 mars 1444. Marin Barleti, i cili e ka zakon te cilesoje kombesine e figurave historike vetem kur ata nuk jane shqiptare, kur vjen fjala per pjesemarrjen e himarioteve ne Kuvendin e Lezhes ai shkruan se: "Ne kete mbledhje historike ata u perfaqesuan nga Andrea Topia, nje bujar shqiptar i kulluar". Pastaj shton: "Topiajt ishin njohur edhe si princer edhe per sundimin e Himares se Uliksit. Himara eshte nje vend malor kundrejt Korkyres (Korfuzit - K.F.), ku banon nje popull i pamposhtur dhe trim qe te mos them luftarak, te cilet ne i quajme zakonisht Himariote".27 Ne lidhje me ceshtjen e trete - nese K. Klada me luftetaret e tij qendruan ose jo ne Himare - le te leme te flasin burimet dokumentare te kohes se ekspedites se Gjon Kastriotit. Paraprakisht duhet te themi se ato nuk permbajne asnje shenim qe t'i cilesoje luftetaret e K. Klades si greke.
Vijon
Referencat per shkrimin
1 D. Farlati. Illyricum sacrum. Vol. VII, Venetiis 1817, ff. 434-436.
2 V.D.Zotos-Molosos. Hpeiretikai meletai. Vell. 4, Athine 1878, f. 77.
3 Scylax, Periplus 26,27. Scymnus. Orbis description 364. Apollodorus. Bibliotheca. I, 137. J. Ceasar. Bellum Civile III, 6, 3. Straboni. Geofraphica I. 21; IV, 316, 317, 318, 324, 326. Lucanus. Pharsalia II 45; V, 93. Pomponius Mela. De geographia II, 3, 54. Plinius (Maior). Naturalis historia III, 23; 26, IV. Suetonius. De vita Ceasarum Aug. 17 Arrianus. Historia successorum Alexandri A 1, 9 A 7. Pausanias. Descriptio Graeciae I, 13, 1; V 22,4. Appianus. Bella civilia II, 54. Rovenatis Anonymus. Cosmographia V, 13.
4 Voyage de la Grece (2-eme edition). Paris 1826, f. 307.
5 I. Elezi. Edrejta zakonore e Laberise. Tirane 2002. Shih vecanerisht ff. 22-26, 101-110.
6 C. N. Sathas. Documents relativ a l'histoire de la Grece o au Moyen-Age. Vol. VI. Paris 1886, f. 236. I. Zamputi. Dokumenta te shek. XV per historine e Shqiperise. Vell. IV (1479-1506). Pjesa I (1479-1499). Tirane 1967, ff. 100-101.
7 Letra ne origjinalin italisht ruhet ne Arkivin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Rusise. Moske. Fondi: "Marredheniet e rusise me Malin e Zi", 1755, dok. nr. 35, f. 159. Letra ne perkthimin shqip eshte botuar ne: Dokumente te pabotuara mbi marredheniet e popullit shqiptar me Rusine ne shek. XVIII. Ne: "Buletin per shkencat shoqerore", 2 (1955), ff 156-162.
8 P. Aravantinos. Crenograqia ths Hpeirou. Vell. II. Athinai 1856.
9 Eduard Lear. Journals of a Landscape painter in Albania. London 1852.
10 Megali Ellinike. Enciklopedia. Vell. 24, Athinai 1934, f. 543
11 Al. Momopoulos. Hpeiroz. Vell. I, Athinai 1961, f. 199.
12 Ev. Ath. Boga. (Mpogka). Ta glessika idiemata tez epeirgn. Vell. II. (Ker B'). Janine 1996 (Tgessrin Cimarraz Drnmadn Paliasaz), f. 77
13 William Martin Leake. Travels in Northen Grece. Vell. I. London, 1835, ff. 112-114.
14A.Petridi.Cronikon Druopidoz, Neoellhnika Analekta, t. A, mer. B, en Aqhnaiz. 1871, f. 37.
15 V.D.Zotos-Molossos. Hpeiretikai meletai. Vell. 4, Athine 1878, f. 77.
16 N. Mustakidi. I. Heimarra len imorologio "Iperitikos astir". Athinai 1904, f. 273.
17Hoeg.Aqhna, 36 (1925), f.291(SipasD.V.Vaiakakos).Ilessika kai laograqika Cimapas B. Hepeiroz kai Maniz. Thessaloniki 1983, ff. 13-14.
18M.Dhendhiani.Apoulia kai Cimara, Ilessikai kai istorikai sceseis ten Ellhniken auten plhqusmen, Autoqi 38 (1926), 76 (Sipas D. V. Vaiakakos. Po aty, f. 13)
19G.Stadtmüller.Ta problhmata ths istorikhs diereunhsees ths Hpeirou. Hpeiretika Cronika 9 (1934), 155 (Sipas D. V. Vaiakakos. Po aty, f. 14)
20 Ev. Ath. Boga. Po aty, ff. 77-97.
21A.Pali.Cerograqia kai Istoria Hpeirou. Pandora 1859 s. 153-163 kai 177-178. (Sipas Ev. Ath. Boga. Po aty, f. 77).
22D.Vauacacos.Ilessika kai laografika Cimaras B. Hepeirou kai Manis. Ne:B Sumposio Ilesslologias tou Boreioelladikou Cerou, 13-15. Apriliou 1979. Thessaloniki1983.Poai.Sumbolh eis thn meletin tou glessikon idiematos ths Cimaras Boreion Hpeirou. Ne:Praktika A Panellhou Epietimonikou Sunedriou. Konitsa 22-24 Augoustou 1987. Athinais 1988.
23Ilessika analekta. Braceia episkophsis ten hpeiretiken idiematen, Aqhna 36 (1925), ff. 62-63 (Sipas D. V. Vayacacos, Po aty, f. 11)
24 C. N. Sathas. Documents relatifs e l'histoiri de la Grece ou Moyen Age, tome I-IX, Paris 1880-1890.
25 G. Musachio. Historia e genealogia della casa Musachia (1510). Ne: C. Hopf. Chroniques Greco-Romanes, inedites ou peu connues. Berlin 1873, f. 331.
26 G. D. Kapsalis. Manh. In: Meg. Ell. Enk. Vol. XVIII. Athine 1931. f. 307.
27 M. Barleti. Historia e Skenderbeut. (Perkthyer nga St. Prifti). Tirane 1964, f. 93
Krijoni Kontakt