Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 61
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136

    shoqes time!

    ti rri e heshtur ne cep te krevatit dhe ke zene fytyren me duar.ka nje ore qe vetem ndijhe ngasherimet e tua.ti mundohesh te mos qash me ze sepse mendon se kam hyre ne boten e endrrave.asnjehre skam dashur qe ti te vuash.e dija se jeta na rezervon shume surpriza te pakendshme po smendoja se personi qe do ti falje zemren per here te pare do te dinte te tradhetonte aq pabesisht ate qe ndieje ti.se di ps epo ne keto caste mallkoj veten tim e qe te lashe te bije ne gracken e tij.me qindra here i kam p0erseritur vetes s esihte faji im.ai dinte ta luante kaq bukur pjesen sa kishte momente qe dhe une kisha zili lidhjen tuaj.por isha dhe e qete kur te shikoja aq te qesdhur.se di ende ps eu soll si merimang ezeze dhe te pushtoi shpirtin.ndoshta dhe ai vete s edi pse te fali vetem erresiren.se di.sdua ta shfajesoj as ate po sdua te qash me.te lutem beje e[pr hirin tim.
    mengjesi do te gdhij serisht !

  2. #32
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anėtarėsuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168

    Ditari i nje Studenteje Shqipetare...Rikthim pas....

    ...Hey miket e mia te humbura ne pluhurin e qumesht te kohes,-ku jeni valle?!Mos me thoni qe s`e kujtoni ndonjehere grupin tone "Xhuri-Furi"apo shkurtimisht
    te vetmet shoqe-motra me pseudonim te shenuar pas deres se dhomes 212,E.V.A?!
    ...ja une po ju rikujtoj serish,-sic bej gjithmone.Mbase ngaqe shpirti im i mrekullueshem s`pushoi kurre se respektuari dhe se vleresuari shoqerine e paster.
    Ishim vetem TRE.Kur qeshte njera-qeshte dhe tjera,dhe ashtu si te cmendura vraponim neper koridorin e gjate te bibliotekes,-tu hedhnim ndonje shikim cunave te bukur te juridikut apo gazetarise...Eh syte tane, te gjelber,te kalter, te zinj.
    "23 qershor 2000.Une dhe E. ishim ulur ne lokalin e gjelber perballe universitetit tim,dhe po pinim nga nje leng frutash.Ishte dite e provimit te parafundit.Kisha emocione nga rezultati qe do merja pas dy ditesh.Kohe mjaft e gjate per mua.
    Risillja nder mendje cdo pyetje apo cdo shkrim qe kisha krijuar gjate vitit,
    dhe uroja te arrija si gjithmone rezulatatin e deshiruar.Di te them qe kam studjuar si nje kafshe e eger, -sa shume pak gjume flija.
    Ndersa shoqet perreth godines 12,ulerinin nga kafshimet e dashurise se perdale konviktore...E ku te zinte gjumi nga gjithe ajo rremuje verore?
    As uje s`kishim.Me orar.Me kova shkonim andej
    nga lagja"Ali Demi" ne ralle te mbushnim pak uje per te pire, per tu lare me kursim te madh,dhe per te gatuar me raste.Kushte te mjerueshme, edhe pse ishte qershor i vitit 2000.
    Jeta studentore kishte marre nje forme te lekundeshme;-te gjithe ankonim per kushtet, per ujin,per papastertine e shkalleve apo te banjove.Por askush s`na degjonte.Studente ne kushte skandaloze.
    Mikja ime E. po kendonte neper dhembe nje kenge te Elita 5.
    Une i buzeqesha dhe s`po merja vesh se cfare teksti po kendonte.
    Kur ja u hap dera e lokalit jeshil.Hyri mikja jone V.
    Si gjithmone me nje buzeqeshje ne fytyre dhe duke na bere me dore nga larg,
    u afrua te na perqafonte,-sic benim gjithmone kur takoheshim.
    "A.-mire dole ne provimin e sotem xhan?"-me pyet miresisht V.
    "Po ja mire them.Shpresoj te arrij rezultatin qe dua."dhe humba neper tymin e cigares se ndezur te saj...
    Pasi u veteqerasem dhe me nga nje leng tjeter frutash, dolem ne drejtimin e perditshem.Edhe pse po i vinte fundi jetes studentore,edhe pse ne ato kushte jetese aq te varfra,
    -zemra me dhembte tek shihja dy miket e mia te zemres perkrah meje,tek qeshnin e tek tregonin ngjarjet e dites...Zemra po me mbushej me mall, dhe syte e mi u kthyen ne mjegull shikimi, ne mjegull lotesh qe s`deshiroja te vrisnin shpirtin e asnjeres mike qe kisha per plot kater vite jete studentore."

    -Eh, kujtese e vaket!Mos me lejo te kujtoj me!Ndryshe do me duhet
    te shkruaj vite te tera tek "Ditari i nje Studenteje Shqipetare".

    love A.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AMERIKANJA06 : 09-07-2006 mė 14:02
    -Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!

  3. #33
    dite mizerje...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136
    hej!
    perseri ketu!perseri une qe shkruaj per nje dashuri te humbur.perseri une qe mundohem te hedh pas kraheve gjithcka qe me ke shkaktuar.perseri une qe mundohem te shtrengoj mire pas vetes cdo moment te bukur qe me ke dhuruar.i kam bere ato ne formen e nje pelhure dhe mundohem te mbroj trupin tim nga i ftohti i madh i zemres qe ti me ke shkaktuar.po kam perseri kaq shume ftohte.ndoshta sepse momentet e lumtura me ty jan e kaq te pakta.dhe vashdoj te cuditem me veten time.perse valle te dua perseri dhe pas kaq kohesh?

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136

    pse valle?

    i mblodha te gjitha copat e shpirtit tim qe prania jote i kishte shperndare gjithkund.si xhama te thyer futeshin thelle ne duart e mia.me dhimbte egzistenca ime por kisha vendosur qe tashme te largoja nga vetja cdo gje qe me lidhte me ty.i mblidhja e heshtur, trembesha se dhe fryma ime do mund te zgjonte serish endrren time me ty.por per dreq te shihja ende ne zemren time, i heshtur pa fjale veshtroje ne cdo cep te jetes time.veshtrimi yt me dukej sikur me pyeste pse valle?
    ti se ke idene sa here ja kam bere vetes kete pyetje por jane pergjigjur vetem lotet e mi dhe duart qe ende po kullojne gjak.
    pse valle?pse valle me bere te krijoj endrren time kur edije qe do ta ktheje serish ne rrenoja?pse valle te lashe te kaperceje muret rrethues te zemres time?pse valle shpirti im nuk e ndjeu tradhetine tende?pse valle u ktheve ne makthin tim me te urryer?
    por tani skam me nevoje per pergjigje zemer.gjithcka sado te te dhembi, sado te vash, sado te te bej te luash mendsh mungesa e vetem nje pergjigjeje ne kohen e duhur kalon.
    neser gdhin dite e re dhe sdo kete me gjak ne duart e mia...
    e urrej shiun kur bie!

  6. #36
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    urime shum proze e bukur
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  7. #37
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    nate e erret dhe une vetem 100 leke kam ne xhep !!! dhimbja e ka kapluar shpirtin tim te vrazhde !!! se mendoja qe nje dite do perfundoja si nje robinson kryzo ne mes te keqij qyteti te madh !!! vete e zgjodha kete jete !!! doja te isha student dhe per kete po paguaj cmimin e mjerimit !!! shoqeria ime vershon neper disko,klube sic vershon merzia ime ne damar !!! shikoj qiellin me ben shoqeri , qenka gri si ngjyra e zemres time !!! ul koken poshte me keq akoma !!! kepucet me balte sikur me perqeshin !!! eci i hutuar neper turma njerzish me nje 100 leksh ne xhep !!! une robinson kryzo modern ne kete qytet gjigand !!! kthehem eci kembet sdine ku shkojne, as ato sjam ne gjendje te kontrolloj !!! i mjeri une si u katandisa !!! te kujtoj ty se kam te lehte !!! ti tashme ke ikur kshu qe po genjej veten me mire dhe po bej sikur gjithcka ecen mire !!! pse ike ??? ah po ike sepse kshu ishte e thene ne librin e te mjereve !!! une dhe ti sdo kishim te ardhme bashke !!! une mjeran pa leke pa shpi !!! ndersa ti perendeshe qe kishe ne kembet e tua te gjithe djemte !!! ahhhhh jete e shkrete !!! pse me godet kaq forte, kaq dhunshem ??? ' zoteri ka mundesi dy cigare ???' i them shitesit ne kioske dhe me duart e gjakosura nga dhimbja e kujtimet marr cigaret dhe vazhdoj rrugen i mjere .
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136

    per te gjithe ata qe vuajne!

    jeta ime!
    gjithmone e ringritur mbi rrenoja,te shihja te rene pa fryme ne toke, si nje pellumb te gjakosur dhe vetem atehere kujtohesha per ty.vetem atehere kujtohesha te te merrja ne duar, vetem atehere kuptoja se ishe e vetmja gje qe me perkisje.Ti ishe e vetmja qe me kujtoje se dhe pas nates me te frikshme dielli do ndriconte serish si me pare dhe trendafilat e endrave te mia do celnin perseri.je e vetmja qe sme tradhetove asjehere dhe pse kishte momente thatesire totale te shpirtit tim.je e vetmja qe sme kerkove asnjehere arsyet e gabimeve te bera por gjithmone u bere mysafire e loteve te mi.je e vetmja qe kuptoje momentin kur skishte me fuqi te rrihte zemra ime dhe atehere ne cast ti me falje tenden.Sa here te kam mallkuar, sa here te jam lutur te largohesh?kurse ti gjithmone aty, ne krahun tim.gjithmone per te lagur fytyren me lotet e mi, gjithmone per te me dhene doren te mos pengohesha.aty pa folur, pa kerkuar arsye por zgjidhje per problemet e mia.si mund te rezistoje jeta ime?ka pasur raste qe dhe une vete te urreja kurse ti e vetmja mike ne vetmine time.ne keto momente mund te te them vetem faleminderit jeta ime.te faleminderit qe sje larguar kur une te kam kerkuar te ikje...
    e urrej shiun kur bie!

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Komplimente!
    Shkruani shume bukur!Kam lexuar disa shkrime nga ju,dhe keni stil qe dallon nga te tjeret.
    Personalisht,jam kunder notave shume melankonike,por ne rastin tuaj i trasmetoni shume natyrshem.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136
    shume faleminderit Lenci!
    mundohem te shkruaj gjithmone vetem ate qe ndiej.
    e urrej shiun kur bie!

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  2. Suksesi i nje studenteje shqiptare nė Amerikė
    Nga RTP nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 12:31
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. Rugova ma shpėtoi jetėn... nga ditari i Renate Flottau
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 11:51
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •