Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: Mitraizmi

  1. #1

    Mitraizmi

    Para disa vitesh lexova nje roman te nje shkrimtari amerikan. Ishte nje "thriller' interesant. Ttitulli me kujtohet "The Covenant of the Flame", por autori jo. Por gjeja me interesante ishte se ne qender te romanit ishte konflikti midis kristianeve dhe mitraisteve, nje konflikt qe kishte lindur para Krishtit dhe qe sipas autorit vazhdonte edhe sot. Une do ta gjej ate romanin se me duket se e kam ne shtepi. Me kujtohet se sipas librit heretiket ne Spanje ishin ne pergjithesi mitraiste qe besonin se kishte dy zota nje i mire dhe nje i keq. Gjithashtu disa zakone ose rite i kishin te njejta me kristianet. Biles edhe kryqi ka qene simbol i tyre dhe me pas e moren kristianet.
    Une thjesht isha kurioz dhe nuk kam per qellim te ofendoj njeri. I kerkoj ndjese kujdo qe mund te ofendohet.

  2. #2
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    KLIKO KETU ose EDHE KETU dhe mbase gjen motivet e grindjeve midis mithraisteve dhe kristianeve..

    Gjithsesi, ke bere gabim qe e ke postuar ne Komunitetin Katolik, sepse dashje padashje mund te lendosh njerez..
    Prektora

  3. #3
    Falemnderit Darwin per adresat. Une mendova se ky ishte forumi me i pershtatshem per te gjetur pergjigje.

  4. #4
    te nderuar,

    une per vete nuk e kam shume te qarte per cfare behet fjale! Mund te na shpjegoni me shume per cfare behet fjale e pastaj mund te debatojme per temen qe keni hapur.
    Gjithsesi ju kujtoj se feja e Krishtere me asnje fe nuk eshte ne konflikt, sepse feja Kristiane eshte fe e Tolerances, e Paqes, Mirekuptimit dhe Paqes. Nqse do te ishte konflikt me ndonje fe tjeter, ajo do te shkonte kunder natyres se vet. Keshtu qe eshte absurde. Sido qofte mund te na sillni me shume info per ceshtjen ne fjale.

    miqesisht,
    sdb

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Do te ishte me mire qe te mos ishte postuar ketu kjo teme (bile do te ishte mire qe moderatori ta zhvendoste ne nje nen-forum tjeter) por gjithsesi e verteta eshte gjithmone e rendesishme..

    atehere..

    Mithraizmi ka qene nje nder besimet pagane me te perhapur ne antikitet..

    Mithra biri i perendise diell ne Persi:

    Ka lindur me 25 dhjetor nga virgjeresha Anahita

    Ka lindur ne nje stalle

    Pasi ka lindur, u vizitua nga te urtet te cilet i sollen atij dhurata

    Eshte quajtur "mesues" dhe "mjeshter" dhe udhetonte vazhdimisht

    Ka patur 12 shoke ose dishepuj

    Ka bere mrekulli

    Ka qene ne darken e fundit me dishepujt para se te vdiste..

    Eshte varrosur ne nje varr

    Mbas 3 ditesh eshte ringjallur

    Ringjallja e tij festohej cdo vit ( ne pranvere), feste qe perkon cuditerisht me Pashket

    Ai thirrej "Bariu i Mire"

    Ai konsiderohej si "Rruga, E Verteta dhe Drita, Shpetimtari, I Prituri"

    Ai identifikohej si me luanin ashtu dhe me qingjin

    Dita e tij e shenjte ishte Dita e Diele

    Ka qene perendia e Darius, pushtuesit te Babilonise dhe thirrej - Mesia, ose Krisht nga hebrenjte qe ishin skllever ne ate kohe ne Babiloni

    Mithra beri nje pakt me Njeriun, per te konfirmuar paktin e ketij te fundit me Zotin.. Mithra ne persisht perkthehet - PAKT

    Ndjekesit e ketij besimi, pijne vere dhe hane buke sepse nenkuptojne gjakun dhe mishin...

    (ka dhe shume te tjera "koincidenca" te tjera)..


    Pra eshte qe Mithraizmi dhe Krishterimi kane shume gjera te perbashketa.

    Konfliktet kane ndodhur sepse Mithraizmi ka ekzistuar 800 vjet perpara daljes se Krishtit !!!!
    Prektora

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ka lindur me 25 dhjetor nga virgjeresha Anahita

    Ka lindur ne nje stalle

    Pasi ka lindur, u vizitua nga te urtet te cilet i sollen atij dhurata

    Eshte quajtur "mesues" dhe "mjeshter" dhe udhetonte vazhdimisht

    Ka patur 12 shoke ose dishepuj

    Ka bere mrekulli

    Ka qene ne darken e fundit me dishepujt para se te vdiste..

    Eshte varrosur ne nje varr

    Mbas 3 ditesh eshte ringjallur

    Do ishte me mire te lexonit me shume para se te flisnit.
    Mitra, sipas besimit pagan, nuk ka asnje ngashmeri me Krishtin me perjashtim te faktit se "ka lindur" me 25 Dhjetor.

    Ai nuk ka pasur as dishepuj, nuk ka lindur nga ndonje virgjereshe, nuk eshte vizitur nga te urtet dhe barinjte, etj... per vete faktin e thjeshte se ai "ka jetuar" para se te krijohej bota. Madje ai krijoi boten "duke therrur nje Dem", dhe me ane te gjakut te tij beri njerezimin.

    Eshte e vertete se ai kishte te dielen si dite te shenjte(Diten e Diellit, Sunday, etj). Por Krishterimi, per 300 vjet nuk kishte ndonje dite te vecante te shenjte. Adoptimi i dites se diele si "dite e shenjte e krishtere" u be ne shekullin e katert.

    Ndaj e Diela u quajt Dita e Zotit (Domenica, Kiriaki etj...)
    Nuk mund te ekzistoje ndonje Sabat i Krishtere, pasi vete Krishterimi eshte Sabati i Judaizmit.
    Sabati ishte vetem nje pikture e Dhjates se Vjeter qe u permbush me ardhjen e Krishtit. Ndaj asnjehere ne Kishen e Hershme nuk shihej ndonje dite e vecante si dite e shenjte.

    Ne menyre te ngjashme u adoptua dhe data 25 Dhjetor si dita e lindjes se Krishtit, ndonese dihet se lindja historike e Krishtit nuk ka ndodhur me 25 dhjetor dhe Kisha e Hershme nuk festonte ndonje dite te vecante qe kishte te bente ekskluzivisht me lindjen e Krishtit.
    Kisha e Hershme e festonte Lindjen, Vdekjen, Ringjalljen, Lartesimin dhe Rikthimin e Krishtit sa here qe mblidhej, dmth nje here ose me shume se nje here ne jave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 07-04-2005 mė 13:00
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    oh, sigurisht qe lindja historike e Jezusit te Nazaretit nuk ka ndodhur me 25 dhjetor.. dihet qe kjo date eshte vene per arsye simbolike.

    gjithsesi per temen..

    Shpjegime mbi Mithraizmin dhe ngjashmerite e tij te cuditshme, me krishterimin !!

    Sigurisht, nuk duhet te harrojme qe ka qene nje fe e praktikuar nga te paret tane, banoret e hershem te Ilirise - iliret, perpara se hebraiku Saul te vizitonte kete vise.
    Prektora

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    Sigurisht, nuk duhet te harrojme qe ka qene nje fe e praktikuar nga te paret tane, banoret e hershem te Ilirise - iliret, perpara se hebraiku Saul te vizitonte kete vise.
    Kjo mė duket se ėshtė thjesht njė hipotezė e teologėve dhe historianėve tė mėvonshėm tė krishterė dhe filo-orientalė ku u pėrpoqėn tė njėsonin (nėpėr libra) kultin e Diellit pellazg me atė tė Mitrės sė persėve (meqėnėse tė dy palėt kishin Diellin pėr simbol, dhe ilirėt e ushtrisė romake kalohen arbitrarisht si mitraistė ndėrkohė qė adhurimi i Diellit pellazg shkon deri nė zanafillėn e pellazgėve qė mbahen pėr shumė mė tė lashtė se persėt), megjithatė nuk jam i lexuar rreth kėsaj kėshtu qė do qe me interes sikur tė jepeshin mė tepėr informacione.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    oh, sigurisht qe lindja historike e Jezusit te Nazaretit nuk ka ndodhur me 25 dhjetor.. dihet qe kjo date eshte vene per arsye simbolike.

    gjithsesi per temen..

    Shpjegime mbi Mithraizmin dhe ngjashmerite e tij te cuditshme, me krishterimin !!

    Sigurisht, nuk duhet te harrojme qe ka qene nje fe e praktikuar nga te paret tane, banoret e hershem te Ilirise - iliret, perpara se hebraiku Saul te vizitonte kete vise.
    Une jam bindur qe moti qe Krishterizmi eshte nje Mitraizem i ngjyrosur nga Vatikani!Meqe Mitra ka jetuar 800 vjet para Pushtimit Romak te Izraelit,ketu s`duhet fare koment se te gjitha karakteristikat e mundeshme i jane marrur Mitres nga Roma per ta mbaruar Zotin e tyre i cili do tu sherbente per ta pushtuar dhe mbajtur nen pushtim njerezimin!

  10. #10
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Jezui ka lindur bashke me qingjat.Keshtu thote bibla.Pr qingjat lindin ne qershor dhe jo ne dhjetor...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •