Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125

    A kemi mė vlera si popull?

    E hap kete teme per te pare reagimin e te gjithe bashkeatdhetareve te mi se c'fare mendoni mbi kete teme!

    Ka ardhur nje kohe ku ne Shqiperi korrupsioni mbizoteron c'do fushe: nga qeveria deri tek punonjesi me i thjeshte ne administrate. Trafiku njerezor dhe narkotik eshte ne kulm. Vrasjet ne familje jane lajm ditor. Tashme dhe ne Europe dhe ne Amerike kemi marre tituj si mafioze; nderkohe qe kur njerezit pasurohen ne keto menyra te gjithe me nje ze themi "i lumte atij qe vodhi ose shiti droge dhe u pasrua" ose e pranojme qe i korruptuari eshte thjeshte "peshku i madh" ne rrugen e evolucionit dhe ashtu duhet te vazhdoje.

    Vetem dua te di nese ketu ka rene morali Shqiptar, apo jo. Dhe nese kjo eshte pika ku ka rene morali dhe vlerat Shqiptare, c'fare duhet te bejme ne qe nuk pajtohemi?

  2. #2
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Atehere vlerat tona si popoull nuk bien vetem se peshq te medhenj"" merren me pislluqe e ti ulin vlerat popullit shqiptar.Perkundrazi duhet te marrim shembull nga vendet e tjera e te rrisim zhvillim tone kombetar e te rrisim vlerat tona si popull ne te paret.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Nese do te besoja se shqiptaret si popull nuk kane vlera te admirueshme edhe nga popujt e tjere, do te ishte njesoj sikur te thosha qe Shqiperia nuk ka te ardhme. Pse? Sepse nje popull pa vlera, do te thote se eshte nje popull kriminel, hajdut, trafikant, i korruptuar. Pra do te thote te besosh se te gjithe shqiptaret jane te tille.

    Por a jane te gjithe shqiptaret hajdute, kriminele, trafikante?

    Sigurisht qe nuk jane. Keta jane ata qe kane uzurpuar kryet e shtetit shqiptar, por nuk jane gjithe shqiptaret te tille. Ky eshte konflikti me i madh ne Shqiperi, dhe nuk eshte nje konflikt politik, eshte nje konflikt shume here me i madh se ai politik, eshte nje konflikt vlerash, nje konflikt moral. Kriza shqiptare e ka kaluar dimensionin ekonomik, dimensionin politik, shoqeror dhe tani eshte kthyer ne shkallen me te larte te mundhshme, krize morali.

    E rendesishme eshte vetem nje gje: Qe ata shqiptare qe ende mbrojne vlerat e verteta te shqiptarit jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte saj te ngrejne zerin e tyre. Llumi ka dale ne krye dhe ka pushtuar kryet e shtetit dhe opinionit publik shqiptar, pasi ajo shumica e heshtur e shqiptareve te ndershem ka zgjedhur qe te heshti.

    Duhet qe shqiptaret te mesojne te vrasin heshtjen pasi nuk jane pakice, jane shumice e heshtur.

    Albo

  4. #4
    DoNt Hate Me4 BeIn HoNeSt Maska e Tironse_Girl_69
    Anėtarėsuar
    10-12-2004
    Vendndodhja
    ohio, usa
    Postime
    64
    uaaaaaaaaaaaaaa ca pytje eshte ajo si te vje dhe ne mendje te pyesesh, ne jemi popull shume i mire kudo qe shkojme ca na duan e na martojne ca na kan inat po prape se prapi ne nuk i humbim vlerat jemi gjithe ky popull dhe skemi asnje arsye ta mendojme kete gje.
    Guys r Players... and thats a fact... Dont fall n love... just play 'em back!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    A kemi vlera si popull? As qe diskutohet qe po. Kemi, patjeter.
    Kjo eshte nje pyetje qe nuk ia vlen ta besh. Mbase do ishte me sakte te thuhej se ē'po behet me vlerat e popullit tone.
    A po i humb populli shqiptar vlerat qe i ka trasheguar nder breza?

  6. #6
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Vlerat nuk ua prura une , i gjeta ketu midis jush

    Cdo komb ka vlera , ashtu sic kemi dhe ne..

    korrupsioni nuk eshte rrjedhoje e vlerave por njerezve ne pushtet .....

  7. #7

    A kemi vlera si popull?

    Citim Postuar mė parė nga ErionB
    E hap kete teme per te pare reagimin e te gjithe bashkeatdhetareve te mi se c'fare mendoni mbi kete teme!

    Ka ardhur nje kohe ku ne Shqiperi korrupsioni mbizoteron c'do fushe: nga qeveria deri tek punonjesi me i thjeshte ne administrate. Trafiku njerezor dhe narkotik eshte ne kulm. Vrasjet ne familje jane lajm ditor. Tashme dhe ne Europe dhe ne Amerike kemi marre tituj si mafioze; nderkohe qe kur njerezit pasurohen ne keto menyra te gjithe me nje ze themi "i lumte atij qe vodhi ose shiti droge dhe u pasrua" ose e pranojme qe i korruptuari eshte thjeshte "peshku i madh" ne rrugen e evolucionit dhe ashtu duhet te vazhdoje.

    Vetem dua te di nese ketu ka rene morali Shqiptar, apo jo. Dhe nese kjo eshte pika ku ka rene morali dhe vlerat Shqiptare, c'fare duhet te bejme ne qe nuk pajtohemi?

    Mbyll sytė tė rigjej vlerat e popullit tim: dikur thurur himn, sot pėrhumbur mes krimit, vrasjeve, braktisjeve dhe shpėrnguljeve.
    I kėrkoj nė sėndukėt e kujtesės kohėrat kur respekti njerėzor grafikonte shumė mė lart se sot, kur sytė ktheheshin nga e mira respektuese, por shpejt , shumė shpejt has respekt superfaqėsor, ose e kundėrta; s'has respekt fare. Mllefi, zilia, dhe pangopja e kanė fshirė nga tė ekzistuarit kėtė virtyt tė vyeshėm.

    Kapelja i hiqet atij qė mundi tė mbizotėronte mė sė mirti ligjin e xhunglės.
    Admirimi i jepet atij qė qe mė i zoti udhėve tė miellit tė bardhė.
    Zėri i ulet nė maksimum tregtuesit tė mishit tė gjallė njerėzor .

    Minorėt shqiptarė shtrijnė duart e mpita rrugėve tė botės.
    Femrat tona herė me hir, herė me pahir ngrejnė shifrat e tė ardhurave tė tregtisė sė seksit. Kriminelėt tanė hedhin copėra gjymtyrėsh qyteteve botėrore.
    Tė pashpirtėt lenė foshnjat tė mbyten ujrave tė Italisė.
    Qeveritarėt as qė bezdisen nga jetėt e njerėzve flijuar ujrave tė Adriatikut.

    Gazetat mbushen me lajme tė llahtarshme, e ajo pjesė e padukshme qė mundohet tė ruajė vlerat njerėzore dhe shoqėrore tė popullit tonė ,ėshtė miniskylė pėr tu parė nė mikroskop para "bėmave" vulosėse tė katranėve tanė.

    Kėta njerėz tė padukshėm skuqen , zverdhen , nxihen , dhimbosen , vajtojnė, por zėri ējerrės nuk ka tingujt e kėngeve tė tyre , se ndryshe s'do quhej trishtim helmimi por kėmbanė gėzimi.

    Diku kjo kėmbanė ekziston, por tingulli i saj ėshtė i dobėt, mjaft i dobėt.
    Ti bashkangjitesh ėshtė gjėja mė e mirė. Tė kontribosh ti ndihet tingulli gazmor ėshtė krenari, por ėshtė vėshtirė shumė vėshtirė tė mund tė kapėrcehen mbresat shijehidhura tė kėtyre 10-15 viteve tė fundit.

    Energjitė dobėsohen dhe trupi ndjen lodhjen nga trishtimi ta pushtojė.
    Shikon si mjerojnė intelektualėt e vendit tė tyre punėve tė rondomta botės. Shikon si janė thyer idealet njerėzore tė ēdonjėrit nga zhgėnjim i jetės dhe zėri tė humb forcėn e kėmbimit, syri tė zė rrathėt e lotimit.
    Gjithēka rėndohet. E megjithatė, ia vlen bashkangjitja, sado e dobėt, kėmbanės sė gėzimit qė tė gjithė tė mund tė ngremė kryet nga paturpėsia e llumit e tė mbushemi frymė nga krenaria e kristalit.

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 17-12-2004 mė 16:53

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    15
    Elna, ti e ben gjendje ne Shqiperi shume makaber. E vertete qe ne s'kemi kushtet qe kane vendet e zhvilluara, po me ato zverdhjet dhe dhimbjet qe pershkruan, duket sikur po pershkruan ato pjese te ferrit qe ka harruar ti permendi Aligeri. Une ta kuptoj dhimbjen por mos e ekzagjero kaq shume. Po ti futesh te pershkruash vetem te anet e zeza te dickaje s'do mend qe rezultati do dali sterre.

    Kur shtrohet pyetja per vlerat, cfare nenkuptojme ne me vlera? Mbase pyetja qe duhet shtruar eshte a kemi ne moral? A do vazhdojme te shthurremi edhe me apo ky eshte kufiri maksimal i degjenerimit?
    O sa mirė qė nuk ka dhėmbė!

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga GezoDjali
    Elna, ti e ben gjendje ne Shqiperi shume makaber?
    Nė fakt ka diēka qė e ke kuptuar keqasi: Nuk ceka fare gjėndjen nė Shqipėri. E kisha me ē'ka ndodh jashtė Shqipėrisė. Mė saktė drejtohet ndaj krimit tė organizuar apo jo qė bėjnė " bėma" udhėve tė botės.

    Dhe skuqjet a zverdhjet nėse ty nuk tė pushtojnė, mua mė mbulojnė veshėt nga e keqja qė bėjnė llumi i njerėzve tė gjakut tim.
    Harron diēka mė duket dhė mė kryesoren: Kjo e keqe nuk bie mbi shkrepa malesh, por bie mbi jetė njerėzish, qofshin ata shqiptar ajo.

    Sa herė ndodh diēka, mė duhet tė rifilloj tezat e mbrojtjes sė vendlindjes pėrpara njė ekipi 35 personash qė nuk shteren sė pyeturi, ca nga dhimbja pėr njė popull tė tillė viktimė e fatit dhe politikės, e ca nga injoranca apo mungesa e tolerancės.


    Elna qė do vazhdojė tė skuqet a zverdhet deri sa tė vazhdojnė krime tė tilla e deri sa do ti duhet tė gjejė maksimumin e energjive pėr tė mbrojtur emrin e mirė tokės ku i ishte shkruar fati tė lindte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 17-12-2004 mė 18:06

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Vete titulli i temes ketu nuk sjell reagim pozitiv por kontradikte dhe irritim.
    Nuk denjoj ti pergjigjem pyetjes se ngritur pasi edhe te diskutosh kete pyetje te ngritur pa takt eshte ofeze per c`do komb.

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga GezoDjali

    Kur shtrohet pyetja per vlerat, cfare nenkuptojme ne me vlera?

    Pėr mua si dhe konceptin tim Vlerat janė:

    Respekti= Vlerė
    Mirėsia= Vlerė ,
    Dashamirėsia= Vlerė
    Frymėzimi= Vlerė
    Edukimi= Vlerė
    Guximi= Vlerė
    Ndershmėria=Vlerė
    Pėrvoja = Vlerė
    Sjellja = Vlerė
    Urtėsia= Vlerė
    Vullneti= Vlerė
    Puna= Vlerė
    Arsyetimi=Vlerė
    Besa= Vlerė
    etj, etj,


    Shkurt muhabeti: Vlerat janė Virtyte dhe anasjelltas, virtytet kanė qenė dhe janė vlerat e brendėsisė sė njeriut.
    Dhe kėtu fillon trishtimi im, sepse kjo pakicė qė po i shkel kėto vlera, fatkeqėsisht ka bėrė aq shumė bujė famėkeqe sa duam apo s'duam sipėrfaqėsisht na ka detyruar qė tė bota tė na veshė nė shikim tė parė petkun e sė keqes.
    Sa veshtirė ėshtė ta heqėsh kėtė pekt edhe pse djersa tė shkon ballit dhe sa i/e pafuqishėm ndihesh kur pesha e tij tė mbulon bardhėsinė e petkut tėnd qė ti si njeri individual ke zgjedhur tė veshėsh.

    Interesant.
    Qė tė gjithė ndesheni nė punėrat tuaja me debatin e shtypit. Vallė ju nuk ju skuqin e nuk ju zverdhin "bėma" tė tilla si kėto qė diskutohen tek aktualitetet , kur njė kolegu/gia juaj ju tregon shtypin pėrpara fytyrės?!


    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 17-12-2004 mė 18:55

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    15
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi
    Vallė ju nuk ju skuqin e nuk ju zverdhin "bėma" tė tilla si kėto qė diskutohen tek aktualitetet , kur njė kolegu/gia juaj ju tregon shtypin pėrpara fytyrės?!
    Asnje nuk ka pse te skuqet ose te zverdhet per bemat e shtypit. Aq me teper kur pergjegjesia nuk eshte personale. Ti kujton se te ka ngarkuar njeri qe te mbash persiper dhe te justifikosh bemat e shqiptareve neper bote? Aq me teper kur keta koleget e tu te tundin para fytyres shtypin e dites. Une i kam pyetur kush e di sesa here "koleget" e mi greke se perse i shohin shqiptaret si njerez te dores te dyte dhe askush s'ka guxuar te me japi pergjigje, e jo me te me tundi copa gazetash para syve qe nuk vlejne as sa letra mbi te cilen jane shtypur. Edhe sikur te ishin treguar arrogante ne pergjigjet e tyre kjo nuk do te thote qe une do te ndjehem keq dhe i detyruar te jap shpjegime. A mos valle nuk ka zviceriane qe merren me krime? Apo jane italianet te kulluar ne kulm? Po greket qe i bien kredit kartave me top ketu ne amerike dhe pastaj zhduken per ne greqi duke lene nga mbrapa nje mal me borxhe? Pse para ketyre njerezve do skuqem une?
    Pastaj sa perqind te bemave ne shtypin e dites jane me autore shqiptare?
    Per petkun qe ti vesh mban pergjegjesi vetem ti dhe nqs koleget e tu s'kane arritur te kuptojne kaqe gje atehere mbase ka ardhur koha qe ti besh nje rivleresim kapacitetit intelektual te tyre dhe te mos i shikosh me si etalon te vlerave dhe kultures.
    O sa mirė qė nuk ka dhėmbė!

  13. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga ErionB
    Vetem dua te di nese ketu ka rene morali Shqiptar, apo jo. Dhe nese kjo eshte pika ku ka rene morali dhe vlerat Shqiptare, c'fare duhet te bejme ne qe nuk pajtohemi?
    Po! Ka rene!

    C'fare duhet te bejme ne? Se pari duhet te zbatojm ligjin. Dhe, ligji duhet te denoj ata qe merren me gjera te korruptuara, te pa moralshme.

    Hapi i pare eshte te votojm per njerezit e duhur ne pushtet. Gjithcka me rradhe...

    Udheheqesit e pershtatshem pastaj mundohen te te krijojn mundesin per tu edukuar tamem, per te respektuar ligjin, per te ngritur ekonomin, etj.. etj..

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Hapi i pare eshte te votojm per njerezit e duhur ne pushtet. Gjithcka me rradhe...
    A mendon se ka alternativa qe mund t'i quajme "njerez te duhur"?

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    A mendon se ka alternativa qe mund t'i quajme "njerez te duhur"?
    Gjithmon mendoj se ka alternative. Puna eshte ta dallojm.

    Ndoshta nuk eshte alternativa ideale*, por eshte alternativa me e mire per momentin.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Gjithmon mendoj se ka alternative. Puna eshte ta dallojm.

    Ndoshta nuk eshte alternativa ideale*, por eshte alternativa me e mire per momentin.


    Njerezit qe jane ne krye, qe qeverisin, nuk jane te shkeputur prej popullit. Ata jane pjese e popullit. Ata dalin prej popullit. Nuk diskutohet qe ne duhet te zgjedhim alternativen me te mire por problemi eshte se nuk ka alternativa, sepse ato qe dalin para popullit dhe kerkojne voten kur te marrin njefare pushteti ndryshojne. Pse? Sepse nuk kane nje gje shume te rendesishme: ndershmerine. Kuptohet qe jo te gjithe futen ne kete kategori, por edhe ata qe jane te ndershem treten dhe kullufiten nga korrupsioni.

    Une personalisht shoh se populli shqiptar ka marre shume per ters dhe ne nje fare menyre nuk e meriton te kete politikane te drejte dhe te ndershem. (uroj qe t'i meritoje sa me shpejt dhe besoj se nese ndryshon populi edhe politikanet do ndryshojne). Jo i gjithe populli shqiptar ka mungese te asaj qe mund ta quajme "kulture qytetare" por ja qe digjet i njomi per te thatin. Me kulture qytetare nuk kuptoj te qenit nga qyteti por repekt per tjetrin, respekt per mundin e tij, respekt per punen e tij, dashuri per vendin ku jeton, perkujdesje per rrugen ku shkel, deshire per te ndryshuar diēka per mire etj.
    Me duket se kemi te bejme me njefare ndeshkimi. Mos e kupto kete si diēka metafizike por nje rrjedhoje krejt normale e asaj qe populli ka treguar dhe po tregon.
    Mbase jam gabim por mendimi im ky eshte.

  17. #17
    Citim Postuar mė parė nga GezoDjali
    Asnje nuk ka pse te skuqet ose te zverdhet per bemat e shtypit. Aq me teper kur pergjegjesia nuk eshte personale. Ti kujton se te ka ngarkuar njeri qe te mbash persiper dhe te justifikosh bemat e shqiptareve neper bote? Aq me teper kur keta koleget e tu te tundin para fytyres shtypin e dites. Une i kam pyetur kush e di sesa here "koleget" e mi greke se perse i shohin shqiptaret si njerez te dores te dyte dhe askush s'ka guxuar te me japi pergjigje, e jo me te me tundi copa gazetash para syve qe nuk vlejne as sa letra mbi te cilen jane shtypur. Edhe sikur te ishin treguar arrogante ne pergjigjet e tyre kjo nuk do te thote qe une do te ndjehem keq dhe i detyruar te jap shpjegime. A mos valle nuk ka zviceriane qe merren me krime? Apo jane italianet te kulluar ne kulm? Po greket qe i bien kredit kartave me top ketu ne amerike dhe pastaj zhduken per ne greqi duke lene nga mbrapa nje mal me borxhe? Pse para ketyre njerezve do skuqem une?
    Pastaj sa perqind te bemave ne shtypin e dites jane me autore shqiptare?
    Per petkun qe ti vesh mban pergjegjesi vetem ti dhe nqs koleget e tu s'kane arritur te kuptojne kaqe gje atehere mbase ka ardhur koha qe ti besh nje rivleresim kapacitetit intelektual te tyre dhe te mos i shikosh me si etalon te vlerave dhe kultures.

    Me siguri ti qėnke i veēantė. Ndoshta vjen nga planet tjetėr , ku tė cituarit e emrave tė bashkombasve tė tu nėpėr kronikat e zeza tė mediave tu dukėrkan gjėja mė normale. Ku tė qenit ndėr vėndet e para nė botė pėr kriminalistikėn e korruposionin tė bėka tė ndihesh mirė, normal, sikur tė jetė gjėja mė e zakontė e civilizimit tė shoqėrisė. Ku tė cituarit si komuniteti mė i pėrmendur pėr sa i pėrket dhunės nė familje qėnka gjėja mė e zakontė. Ku tė nxjerrurit e fėmijėve udhėve tė botės tė lypin , s'ka asgjė pėr t'u ēuditur. Leqė pse shkoj deri kėtu ? Thjesht fare:
    Ti vete nė pushime nė dheun tėnd e fillon qė nga polici i doganės e deri tek fshatari i tregut qė tė masin kokėn me rryshfetet apo ngritjen e cmimeve sa tė shohin qė s'tė ka nxirė ende lėkurėn diell i verės apo qė tė ndryshon pak cehrja nga e pėrditshmja. Shkon nė spital , mjekėt tė qethin , infermierėt tė rruajnė. Shkon nė shkolla , niveli ėshtė zero. Shkon nė lokale, kamarierėt tė pėrgjigjen sikur po u prish terezinė mė tė madhe.
    Pra mė thuaj ti mua cfarė vlera ka mbetur tek ne , pėr ne?! Ku ėshtė modeli ynė pėr fėmijėt e kombit tonė qė janė e ardhmja jonė?!

    Per petkun qe ti vesh mban pergjegjesi vetem ti dhe nqs koleget e tu s'kane arritur te kuptojne kaqe gje atehere mbase ka ardhur koha qe ti besh nje rivleresim kapacitetit intelektual te tyre dhe te mos i shikosh me si etalon te vlerave dhe kultures
    Sa pėr petkun tim, i kam dalė zot. As komb as kulturė nuk mė dolėn zot, por kjo nuk arnon dot gjithė "bėmat" e shqiptarėve nė masė. Nė fund tė fundit , gjithnjė shtrohet pyetja: Po pse njerėzit e vėndit tėnd pėrmenden kaq shumė nė gazeta e televizione pėr dhunėra tė gradave mė tė larta?!
    E mua zėri i vetvetes mė thotė: Se e papasmja i bėkėrka tė pangopshmit mė tė uritur, u nxika sytė para njė populli tė tėrė, u errėsoka arsyen para foshnjave qė i hodhėn nė det, u shtoka vetėm pangopjen deri nė ekstreme. E kur mua vetvetja mė pėrgjigjet kėshtu, po atyre vallė qė deri diku u prishet reahatia e ritmit tė jetės nga gjithė kėto gjėra ē'duhet tė mendojnė a thonė?!

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 22-12-2004 mė 14:57

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    15
    Citim Postuar mė parė nga Elna_Durresi
    Me siguri ti qėnke i veēantė. Ndoshta vjen nga planet tjetėr
    Ti mi goce ke nje talent per te shprehur ate qe eshte teper evidente, ti pergjigjesh pyetjeve retorike qe mbijne diku ne brendesi te trurit tend dhe te hiperbolizosh e sterhollosh faktet. Ketu ne planetin tim qe quhet Toke, ne banoret e saj kemi nje teknike kuruese qe mbase do te te beje mire. Merr fryme telle me hunde dhe nxirre ngadale me goje. Kjo vetem do te te qetesoje per momentin, nuk do te te zgjidhi komplekset qe ke ti si individ.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GezoDjali : 29-12-2004 mė 05:49
    O sa mirė qė nuk ka dhėmbė!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cercilli thoshte per te njohur nje vend lexo gazetat degjo Parlamentin e meso barsaletat e fundit.. etj..

    Ja cthon gazetat sot..

    Vetem sot .. per te mos ju lodhur me gjithe materialet ne gazete..njeri me i tmerrshem se tjetri.. ja disa nga artikujt e gazetes Shekulli:

    --------


    ..Mashtron dy fėmijė, por prishet makina dhe i braktis gjatė natės nė dėborė. Ishte dėnuar nė Greqi me 12 vjet burg

    I dėnuari pėr pedofili, nė kėrkim pėr tė njėjtėn akuzė


    Kujtim Boriēi

    LIBRAZHD - Ishte dėnuar me 12 vjet burg nėn akuzėn e pedofilisė, por ėshtė shpallur sėrish nė kėrkim nėn tė njėjtėn akuzė. Burime zyrtare tė policisė sė Librazhdit thanė pėr gazetėn se 32-vjeēari A. Prrenja, banues nė qytetin e Pėrrenjasit, ka mashtruar dy fėmijė, midis tė cilėve dhe nipin e tij, tė cilėt pas alarmit, janė gjetur tė braktisur nė automjetin e tij nė zonėn e Ēervenakės.

    Policia
    Burime zyrtare tė policisė thanė dje pėr gazetėn se sipas hetimeve tė para, dy ditė mė parė, 32-vjeēari Prrenja, pėrmes mashtrimit, ka marrė dy fėmijė, midis tė cilėve dhe nipin e tij dhe me makinė ėshtė nisur drejt rrugės nacionale pėr nė Pogradec. Por pasi ka pėrshkuar disa kilometra, ai ėshtė kthyer djathtas duke udhėtuar drejt Ēervenakės. Burime tė policisė, tė cilat janė tė rezervuara lidhur me kėtė rast, thanė pėr gazetėn se nuk dihet se sa orė ka qėndruar ai natėn me tė miturit si dhe veprimet e tij me fėmijėt, por mėsohet se prindėrit e fėmijėve tė moshės 8 dhe 12 vjeē kanė dhėnė alarmin pėr mungesėn e tyre. Uniformat blu janė vėnė nė kėrkim tė tė miturve dhe pas disa orė kėrkimesh i kanė gjetur ata nė makinėn e braktisur mes dėborės nė Ēervenakė. Policia ka marrė nė pyejtje dy fėmijėt e mashtruar dhe nė bazė tė deklaratave tė tyre ka shpallur nė kėrkim 32- vjeēarin. Mėsohet se policia e Librazhdit ka njoftuar dhe komisariatet fqinje dhe pikat e afėrta kufitare.

    Prrenja, i dėnuar pėr pedofili nė Greqi
    Kujtim Muēa, shefi i komisariatit tė policisė tha pėr gazetėn se 32- vjeēari A.Prrenja, ishte dėnuar nga drejtėsia greke me 12 vjet burg, nėn akuzėn e pedofilisė. Policia konfirmon se ai e kishte kryer dėnimin nė shtetin fqinj dhe kishte 7 muaj qė ishte rikthyer nė vendlindje. Por mesa duket, edhe pse ka qėndruar gjatė nė qeli, 32-vjeēari nuk e ka harruar vesin dhe pre e tij kanė rėnė dy fėmijė tė moshės 8-12 vjeē, identiteti i tė cilėve nuk bėhet i ditur pėr arsye hetimi. Megjithėse policia nuk ka dhėnė shumė detaje pėr kėtė ngjarje, lajmi pėr tė ka bėrė bujė nė qytetin e vogėl kufitar.




    29/12/2004

    Njė vit pas zhdukjes sė Violetės, u rrėmbye dhe nusja e shtepisė, 23 vjeē, duke lėnė jetimė tre fėmijė

    Si ma rrėmbyen vajzėn dhe nusen

    Peqin, Skėnder Dudia, prej 10 vjetėsh nė kėrkim tė vajzės dhe tė nuses. I rrėmbyen pėr prostitucion

    Lindita Ēela

    PEQIN - Prej 10 vjetėsh askush nuk e di nėse dy pjesėtaret e familjes Dudia janė gjallė apo kanė vdekur. Prej kaq vitesh, tė afėrmit e tyre qė jetojnė nė periferi tė Peqinit, presin njė lajm tė mirė apo tė kobshėm, por zhdukja e tyre vazhdon tė jetė mister. Violeta, vajza 18- vjeēare e familjes Dudia, u zhduk nė njė ditė gushti tė vitit 1994. Thuhet se u nis drejt Italisė, por nuk ka qoftė dhe njė dėshmitar tė vetėm qė tė vėrtetojė udhėtimin e Violetės pėrtej detit. Ngjarja asokohe bėri bujė tė madhe nė qytetin e vogėl tė Peqinit. Shtėpia u mbulua me turp ndaj dhe Skėnderi nuk doli nga pragu i derės pėr tė kėrkuar tė bijėn. “Shkoftė prapa diellit. Nuk ėshtė mė ime bijė”,- ishin fjalėt e vetmė qė babai i gjashtė fėmijėve tha nė ato ditė tė nxehta gushti. Por nuk kaloi as edhe njė vit dhe familja nė periferi tė qytetit tė Peqinit do tė kthehej sėrish nė qendėr tė moralit tė shoqėrisė provinciale. Nė maj tė vitit 1995 iku nga shtėpia dhe nusja e djalit tė madh tė Skėndėr Dudisė. Shqipe Dudia u largua nė rrethana misterioze nė pranverėn e vitit 1995, duke lėnė jetimė tre fėmijė, mė tė voglin 2 vjeē. Atėherė Skėnderi lėvizi nga shtėpia pėr tė denoncuar “rrėmbimin” e nuses. Turpi ishtė mė i rėndė se gushtin e njė viti mė parė. Vajza shkoi nė “derė tė vet” ndėrsa nusja, veē turpit, la pas dhe tre fėmijė jetimė. Emrat e dy tė zhdukurave qė atė kohė u depozituan nė polici, por dhe sot e kėsaj ditė askush nuk di tė thotė njė fjalė pėr fatin e tyre.

    Rrėfimi
    Nė tė dalė tė qytetit tė Peqinit, jeton familja Dudia. Kryefamiljari, Skėnderi, njė burrė i moshuar, ka mundur tė ndėrtojė njė shtėpi dykatėshe ku dhe jetojnė tre djemtė e tij, ndėrsa dy nga tre vajzat i ka martuar. Pėr Violetėn, e zhdukur 10 vjet mė parė, pėr njė kohė tė gjatė askush nuk ka guxuar tė flasė nė shtėpinė e familjes Dudia, Madje dhe fotografitė qėndrojnė tė kyēura nė njė arkė, ēelsi i sė cilės mbahet fort nga plaku i shtėpisė. Skėnderi megjithėse i ka kapėrcyer tė 70-at mbahet i fortė dhe ende administron tė gjithė shtėpinė. Pa lejen e tij nga shtėpia duket se nuk del as miza. Por ja qė largimi i vajzės dhe i nuses i ka ulur kryet burrit tė brumosur me doket shqiptare. Skėnderi tregon se kur Violeta u largua nga shtėpia, nuk rendi ta kėrkojė. Gruas sė tij, Bukuries, ende nuk i janė tharė lotėt pėr humbjen e sė bijės.
    “Kur mė iku vajza nuk denoncova sepse mendova se kėrkoi fatin e saj. Sime bije nuk i mungonte asgjė kėshtu qė nuk kishte pse tė largohej nga shtėpia”,- rrėfen Skėnderi. E mohoi fillimisht si vajzė dhe urdhėroi qė askush nė shtėpi tė mos ia zinte emrin me gojė. Madje urdhėroi dhe tė shoqen qė tė mos qante. “E kisha rritur me gjithė tė mirat. Nuk ma priste mendja qė Leta ime do tė ikte. Kishte mbaruar dhe shkollėn nė Tiranė, por ja qė ma rrėmbyen”,- tregon Skėnderi, i cili 10 vjet pas zhdukjes sė vajzės mendon se e bija nuk ka ikur me dėshirėn e saj, por ėshtė rrėmbyer nga vendasit. Kjo ide iu pėrforcua plakut kur njė vit mė pas, u largua dhe nusja e shtėpisė, Shqipja, 23 vjeē. “Ishin po tė njėjtit njerėz qė mė rrėmbyen dhe nusen. Ajo kishte tre fėmijė dhe nė shtėpi nuk i mungonte asgjė. Por ma kanė rrėmbyer dhe qė prej asaj dite nuk kam asnjė haber”,- rrėfen mė tej Skėnderi. “Atė ditė qė ka humbur Shqipja unė me gruan nuk ishim nė shtėpi. Kur u kthyem gjetėm fėmijėt vetėm. Menduam se mos ishte tek komshinjtė, por erdhi darka dhe ajo nuk u kthye”,- kujton plaku i shtėpisė. Fillimisht ka dyshuar se dhe nusen ia kanė rrėmbyer, ndaj tė nesėrmen bėri denoncim nė policinė e Peqinit. Ka kėrkuar ndihmėn e forcave blu pėr gjetjen e nuses sė djalit, pasi ishte i bindur qė edhe atė e kishin rrėmbyer pėr trafik prostitucioni. “Megjithėse bėra denoncim, askush nuk lėvizi pėr tė mė ndihmuar. E bėra denoncimin se nuk ėshtė njėsoj si tė rrėmbejnė vajzen dhe nusen nė shtėpi. Mendova se vajza ato mend pati dhe ashtu veproi, por nusja mė la jetimė dhe tre fėmijė. Pastaj dhe turpi ėshtė mė i rėndė ”,- tė thotė Skėnderi. E qė prej asaj dite Skėnderi ende nuk ka reshtur sė kėrkuar nusen dhe vajzėn e tij.
    Akuzat
    Pak ditė mė parė, Skėnder Dudia i ka dėrguar letėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe Ministrit tė Rendit Publik pėr shdukjen e Violeta dhe Shqipe Dudisė. Ai kėrkon nisjen e menjėhershme tė hetimeve pėr tė gjetur autorėt e rrėmbimit si dhe gjetjen e dy grave, pėr fatin e tė cilave nuk dihet qė prej 10 vjetėsh. “Shpresė tė vetėm kam Sollakun dhe Toskėn, pasi janė tė vetmit qė mund tė urdhėrojnė gjetjen e sė vėrtetės. U kam shkruar letėr dhe pres pėrgjigje prej tyre, sepse kėtu nė policinė e Peqinit askush nuk tenton t’i zbardhė kėto ngjarje”,- shton ai. Skėnderi akuzon persona vendas qė kanė lidhje direkt me rrėmbimin e dy pjesėtareve tė familjes sė tij, por qė sipas tij, lihen tė lire, pasi kanė tė njohur nė strukturat shtetėrore. Sipas tij, nė kohėn qė u rrėmbye Violeta dhe Shqipja nė Peqin ka patur “celula” tė protitucionit dhe nuk lėnvizte askush pėr t’i parandaluar. “Jam i bindur qė vajza ime nuk ka ikur vetė dhe se sot nuk ėshtė mė gjallė. Nuk kisha rritur njė vajzė qė tė prostituonte rrugėve tė Italisė. E ndiej qė ajo nuk ka pranuar ta bėnte kėtė zanat ndaj dhe e kanė vrarė. Trupi i saj mund tė jetė diku nėpėr Shqipėri. Kėtė fat mund tė ketė pėsuar dhe nusja”,- thotė Skėnderi. Sipas tij, megjithėse kanė kaluar 10 vjet, askush nuk ka marrė pėrsipėr hetime tė mirėfillta pėr tė zbardhur tė vėrtetėn. Ndėrkohė qė tentativat e tij pėr t’i kėrkuar ato nė Itali kanė dėshtuar. Skėnderi thotė se do tė dijė nėse janė gjallė apo jo. “Nuk ėshtė se kam mė nevojė pėr nusen. Fėmijėt i rrita vetė, por dua tė di tė vėrtetėn, ”-thotė plaku.



    Nga e dėrguara jonė nė Peqin, Lindita Ēela
    Bukurie Dudia: Vajzėn ma kanė vrarė, pasi nuk ka pranuar tė prostituonte. Ndryshe do tė mė kishte telefonuar

    Apeli i nėnės: Bėni diēka pėr gjetjen e vajzės sime


    Lindita Ēela

    PEQIN - Nuk guxon tė hyjė brenda nė dhomė, por nė cep tė derės ndjek me vėmendje rrėfimin e tė shoqit. Mė pas rreket tė tė sajdisė si e do zakoni, por duket se tė gjitha veprimet i bėn nė mėnyrė mekanike. Mendjen e ka tek ajo ēka thuhet e herė pas herė korrigjon tė shoqin, Skėnderin, teksa ai rrėfen pėr Violetėn, e cila prej 10 vjetėsh ka “vrarė” zemrėn e nėnės. Bukurie Dudia e ka tė vėshtirė tė mbajė lotėt. Kanė kaluar shumė vite, por ajo nuk ėshtė mėsuar me mungesėn e sė bijės. Kur mbaron tė gjitha punėt, siē shprehet ajo, i merr njė foto fshehtas tė shoqit dhe nis e qan pėr orė tė tėra mbi tė. Do tė kishte dashur qė Violetėn ta pėrcillte nuse nga dera, por tashmė ka frikė se as zėrin nuk ia njeh mė. Shpreson tė jetė ende gjallė dhe se njė ditė Leta e saj do t’i trokasė nė derė. Ka kaluar njė kohė e gjatė, por e mban mend mirė atė ditė gushti kur u kthye nė shtėpi dhe nuk gjeti tė bijėn a njė letėr tė shkruar pre saj…
    Kur ju ka humbur vajza?
    Ka qenė gusht. Unė dhe Skėnderi ishim duke shitur nė treg. Letėn e lamė nė shtėpi duke bėrė punėt. Sapo kishte mbaruar shkollėn nė Tiranė, pėr topografe. Prisnim t’i gjenim njė punė. Nuk e kishim fejuar, sepse donim qė vajza tė kishte njė punė tė mirė njė herė pastaj me tė parė dhe me tė bėrė.
    Kur mėsuat se vajza ju ėshtė rrėmbyer?
    Prej asaj dite nuk kemi marrė as dhe njė lajm prej saj. Asnjė telefon apo ndonjė copė letėr. Ka ikur me rrobat e shtėpisė. As nuk ėshtė ndėrruar dhe as ka marrė asgjė me vete.
    Pse nuk bėtė denoncim?
    Fillimisht menduam se Leta ka ikur nga shtėpia me ndonjė djalė qė dashuronte. Ndaj dhe im shoq nuk pranoi tė denonconte, duke thėnė se kishte zgjedhur fatin e saj. Ato ditė kam qėndruar nė ankth. Prisja ndonjė telefon apo haber nga Leta, por kurrė nuk mbėrriti. Askush nuk thoshte asgjė pėr tė.
    Po pse thoni se ua kanė rrėmbyer?
    Nuk kaloi shumė kohė, dhe nga shtėpia na iku dhe nusja. Ata qė mė rrėmbyen Letėn mė morėn dhe Shqipen. Edhe prej nuses nuk kemi as edhe njė lajm. Para se nusja tė largohej nga shtėpia na thoshnin se ka marrė Leta ne telefon. Atėherė nuk kishim telefon nė shtėpi dhe shkonim tek njė komshi kėtu afėr. Por kur unė shkoja aty edhe pse prisja me orė tė tėra nuk u bė kurrė as edhe njė telefonatė. Pasi u largua dhe nusja loja me telefonat nuk vazhdonte mė.
    Pse mendoni qė vajza juaj mund tė jetė vrarė?
    Sepse e di shumė mirė qė Leta nuk do tė pranonte tė bėhej prostitutė. Ishte vajzė shumė e mirė. Edhe nė shkollė ka qenė me nota tė mira. Meqenėse ajo nuk ka pranuar tė dilte nė trotuare e kanė vrarė. Po tė ishte gjallė do tė mė bėnte njė telefon. Unė jam nėna e saj.
    Nuk keni as edhe njė shpresė qė mund tė jetė gjallė?
    U bė njė kohė e gjatė qė rroj me kėtė shpresė, por qė… Ndaj dhe kemi kėrkuar ndihmėn e shtetit pėr ta gjetur. Nuk di ē’tė them. Nuk di ē’do tė jepja po tė mė kthehej Leta gjallė nė shtėpi. Tashmė s’dimė kujt t’i kėrkojmė dhe ndihmė pėr tė na gjetur vajzėn, por kam frikė se.. U bė njė kohė e gjatė qė nuk ka sjellė as edhe njė haber. Intervistoi Lindita Ēela


    Tre fėmijėt e Shqipes u rritėn nėn kujdesin e gjyshėrve

    Thuajse ka tė gjitha tiparet e sė ėmės, veēse flokėt kaēurel ia shtojnė bukurinė. Enkeleda Dudia, tashmė ėshtė 15 vjeē dhe pėrkėdheljet e sė ėmės, Shqipes, as qė i mban mend. Ka qenė vetėm pesė vjeē atėherė kur e ėma u largua nga shtėpia pėr tė mos u kthyer kurrė mė, duke lėnė pas dhe njė vogėlush 2 vjeē. E vetmja lidhje me tė ėmėn pėr Enkeledėn janė fotografitė qė ashtu fshehurazi mund t’i shohė ndonjėherė. Nė shtėpinė e familjes Dudia flitet rrallė pėr zhdukjen e Shqipes. Njerėzit mė tė afėrt pėr Enkeledėn janė gjyshėrit e saj tė cilėt e kanė rritur sė bashku me dy vėllezėrit e saj. Enkeleda sot i ėshtė bėrė krah gjyshes, Bukuries. Tashmė ėshtė zonjė e shtėpisė dhe vėllai i saj mė i madh duket se kontrollon ēdo lėvizje tė saj. Skėnderi tė tregon me krenari se tre fėmijėt jetimė janė tė hajrit. Ka preferuar ti rrisė vetė, dy djem dhe vajzėn e Shqipes. Ndėrsa djalin e tij tė madh, (burrin e Shqipes) e ka martuar sėrish dhe sot sheh hallin e tij. “Unė me gruan i kemi rritur megjithėse ishin ende tė vegjėl. Sot kėta nuk kanė nevojė jo vetėm pėr nėnėn por as edhe pėr mua”,- thotė Skėnder Dudia. Jo vetėm qė i ka rritur, por plaku ka menduar dhe pėr tė ardhmen e fėmijėve jetimė. “Ju nuk e dini se sa tė dhimbset fėmija i fėmijės, pale qė kėta i kam rritur vetė. Edhe ndaj fėmijėve tė mi nuk kam patur kaq shumė vėmendje”-thotė ai. Plaku i shtėpisė fatin e Enkeledės thuajse e ka pėrcaktuar. Do ta martojė atė ashtu si dy vajzat e tija. Ndėrsa djemtė kanė shtėpinė nė tė cilėn banon aktualisht familja Dudia.




    29/12/2004Zbardhja e rrėmbimit tė dy grave, e vėshtirė


    L. Ēela

    Nė komisariatin e policisė sė Peqinit thuajse tė gjithė janė nė dijeni tė zhdukjes sė dy grave nga familja Dudia. Shefi i kėtij komisariati, Baki Masaku, thotė pėr “Shekullin”se kanė rinisur hetimet pėr zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje. Sipas tij, dosja e10 viteve mė parė ka qenė e mbyllur, pasi nuk ka pasur tė akuzuar, ndėrkohė qė hetimet pėr zbardhjen e rrėmbimit tė Violeta dhe Shqipe Dudisė askohe kanė dėshtuar. “Pas denoncimit tė Skėnderit pėr humbjen e vajzės dhe nuses kanė rinisur hetimet, por duhet patur parasysh se zbardhja e kėtyre rasteve ėshtė tejet e vėshtirė, pasi kanė kaluar 10 vjet”,- shton Masaku. Ajo qė vėshtirėson mė shumė hetimet ėshtė fakti qė pėr kėtė ngjarje nuk ka qoftė dhe njė dėshmitar dhe se provat thuajse mungojnė plotėsisht. Pėrveē akuzės sė Skėnder Dudisė, policia nuk ka as dhe njė provė mė shumė nė lidhje me rrėmbimin e grave. Thuhet se edhe ata persona qė mund tė jenė tė pėrfshirė nė trafikimin e femrave nė qytetin e Peqinit janė vrarė ndėrmjet bandave rivale. Veē kėsaj, prej 10 vjetėsh Violeta dhe Shqipja nuk kanė bėrė qoftė dhe njė telefonatė, pėr tė akuzuar persona konkretė pėr rrėmbimin e tyre. Megjithatė shefi i komisariatit tė Peqinit garanton se pėr zbardhjen e kėtyre ngjarjeve po punohet intensivisht, ndėrkohė qė pėr efekt hetimi nuk bėn me dije ecurinė e kėtyre hetimeve.




    29/12/2004
    Nė vitet ’97-’98 nė morgun e Lushnjes, 20 vajza tė paidentifikuara, tė vrara me armė zjarri

    Dyshimet pėr vrasjen e vajzės, zhvarrosen dy kufoma


    L. Ēela

    SKĖNDĖR - Skėnder Dudia nuk ka as edhe mė tė voglin dyshim qė tė bijėn, Violetėn, ia kanė vrarė. Ndaj dhe pėr kėtė ka kėrkuar zhvarrosjen e dy kufomave tė paidentifikuara, por qė pas kryerjes sė kėtij procesi kanė rezultuar se asnjėra prej tyre nuk i pėrkiste Violetės, madje ishin tė seksit mashkull. Zvarrimi i parė ėshtė bėrė gjatė muajve tė verės. Ka mjaftuar vetėm lajmi qė njė kufomė e paidentifikuar ėshtė varrosur nė qytetin e Peqinit qė babait t’i krijohet bindja se mė nė fund gjeti eshtrat e sė bijės. Ndaj ka kėrkuar me ngulm zhvarrimin e kufomės dhe bėrjen e analizave. Por pas kryerjes sė tyre rezultoi se kufoma ishte mashkull. Shefi i komisariatit tė Peqinit, Masaku, thotė pėr gazetėn se zhvarrimi i kryer nė verėn e kėtij viti u bė me kėrkesėn e familjarėve. Madje sipas tij, para pak kohėsh, (pas zhvarrimit tė parė) ėshtė bėrė dhe njė zhvarrim tjetėr, por dhe nė kėtė rast kufoma e paidentifikuar rezultoi e seksit mashkull. Po sipas Masakut, edhe njoftimi i bėrė nga mjeku ligjor i Lushnjes, Vangjel Stambolliu, pėr gjetjen e njė kufome nuk hodhi dritė rreth fatit tė vajzės sė Skėnder Dudisė. Sipas Doktor Stambolliut, rreth viteve ‘97- ‘98 nė njė liqen midis Elbasanit dhe Lushnjes, nė afėrsi tė fshatit Thanė tė Lushnjes, u gjet njė kufomė e seksit femėr, e moshės rreth 20 vjeē,. Kufoma ka qėndruar rreth 2 muaj nė morgun e spitalit tė Lushnjes. Mosidentifikimi i saj bėri qė ajo tė varrosej nė varrezat publike tė qytetit tė Lushnjes. Sipas kryepolicit tė Peqinit, janė bėrė tė gjitha verifikimet dhe tė dhėnat e kufomės sė humbur nė Lushnje, por ato nuk pėrkuan me Violeta Dudėn. Ndėrkohė nė morgun e qytetit tė Lushnjes vetėm pėr periudhėn’97-‘98 mėsohet se rezultonin tė regjistruara rreth 20 kufoma tė paidentifikuara. Kryesisht viktimat ishin femra tė moshave 20-40- vjeēare dhe qė ishin ekzekutuar me armė zjarri.



    29/12/2004

    --------------------------






    Nė vitet ’97-’98 nė morgun e Lushnjes, 20 vajza tė paidentifikuara, tė vrara me armė zjarri

    Nė vitet ’97-’98 nė morgun e Lushnjes, 20 vajza tė paidentifikuara, tė vrara me armė zjarri


    Ku jemi ktu .. e tmerrshme..

    Pra populli yne sic ka njerez te mrekullueshem.. ka dhe kanibale..

    Kush sundon ne vendin tone te miret a kanibalet..

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dhe mos harroni.. kryeministri i vendit shtyp nje plak me makine dhe ne vend ta coj ne Spital.. perkundrazi i thot bodygardeve ..hidheni ne kanal..dhe iken e ndrron benxin tek gangot e Shijakut.. e pa pik turpi del e zgerdhihet ekraneve..ai..ajo e shoqja qe ishte prezent dhe blend Klosi.. ministri i KULTURES..

    kaq mjafton te kuptojme cfar populli jemi..

    Dhe a e ndryshon ndonji bindjen qe te mos ja jap Voten atij..Jo aspak..
    perkundrazi shtohen simpatizantet e Nanos ..
    Pa pik turpi mijra pensioniste shkojne te marrin lemoshen qe u a dha tash Nano Sheiku..
    Asnje nuk u cua te thote..
    Nuk duam ne Pleqte flok bardhe lemosha nga nje Gango qe shokun tone e hodhi ne kanal dhe e la e iku hajdutce..

    jo pse.. me ka futur cupken ne pune zyre..jemi rehat.. ci q temen se cben ai..une mir jam me ate.. ja cuni na e mbushi shtepine qe kur filloj pune si doganier..

    nje dizaj u gjenda pran nje shkolle tetvjecare e shikoj grumbull prinderish aty..
    ca ka i thash qe rrini ketu..
    presim femijet ..
    Pse i prisni u thash..
    Po sna e mban ti lem vetem kur dalin nga shkolla se mo na i rremben ndonjeri..

    kjo ne mes te Durresit tek shkolla pran Postes..

    qashtu..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Shqiptaret, populli parahelen-perla e rradhes
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 02:11
  3. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02
  5. Izraeli dhe Serbia nėnshkruajnė marėveshje mirėkuptimi
    Nga shoku_sar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 11:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •