Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Spontanitet i fishkur

    Ja tek jemi . . dy narciste duke pertypur hamburgers ne nje restorant te vjeter . . fjala “filma te prishur” fluturon nga galeria e pikturave ne mur tek syprina e tavolines tone…edhe pasqyra s’di ke te reflektoje me pare, te behet brune si une, apo bjonde si ajo afer meje . . . apo njekohosisht???

    Filma te prishur. . . pse me duket fjale e bukur? Eshte thjesht nje fraze, histori e deshtuar qe me duket se fluturoi nga ajo torta me luleshtrydhe qe po ha . . .

    Ah me ne fund, ti fjale refugjate . . . ja te gjeta . . te quajta Jude . . . ti me the rraciste. . . keshtuqe jemi baraz . . . (ne egoism te pakten)

    Ti the qe ujqerit jane te qeshur ne Perendim. . . Une thashe qe ai aktori ngjan si vigan prej Lindjes . . . me fal e dashur, jam ne procesin e vetedijshem te nje kome 30-vjecare (te padukshme). . .

  2. #2
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    ai qe tha
    se goja s’ka kujtese
    harron
    ------------------
    faqe te shkalafitura
    te disave
    ne kopshte te lyera me manekyr
    me prerje te hazdisura flokesh
    -----------------------

    zgjohet… jo vetem
    pa dijeni te gjumit
    kater ore puthje

    ----------------------
    plaga vjell gjak
    ne lotet e nje shatervani
    perkushtim nga poshte
    -----------------------
    Po t’i them qe
    eshte puna e askujt
    pervec tij
    Cfare duhet t’i them?
    -----------------------
    Te gjithe ne pellush
    Pantallonat e saj zgjerohen
    Moda sot

  3. #3
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    nuk ben seks diellor
    as henor

    shume e komplikuar per te
    mbushur me vrima te (pa)arnuara

    thote sapo (ri)bleu mbathje
    ne dyqan sekondar

    te thote “kurve”
    I vjen veshtire Hermes-it

    Duke qene i semure
    Beson se mund te beje dashuri voodoo

    Krevat-tabu kur shiriti elastik i mbathjeve
    Perqafon vithet e Aferdites

    … me mire se c’ben zakonisht

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Po perpiqesha te ndizja bisede me nje burre te moshuar ne metro, i ashtu- proklamuar ekspert jogurtesh. Me pyeti nese isha e interesuar te ndiqja klasen e tij ne shkembim te nje uljeje cmimi per cdo jogurt qe blej. Duke tundur koken ne asnjanshmeri, e pyeta nese kishte diplome per te deshmuar ekspertizmin.
    “Jo,” tha ,"se jam jetim(!)”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 27-11-2004 mė 20:21

  5. #5
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Nje tjeter infrakt rruges per ne opera
    Kur kostumi shkelmon saksofonin
    Shollat e kepuceve kerkojne ambulancen
    Rruga eshte turme ēadrash te perditshme

    Nje tjeter infrakt rruges per ne opera
    Cifti qe hengri darke rri ne menjanshmeri
    Burri ka llapa veshi qe varen gadishull-isht
    Gruaja varet ne berrylin e tij
    . . . efekti i veres . . .

  6. #6
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    lind duke qar
    se e di se cfare te pret
    vdes duke qesh
    se e di se ca po le mrapa

    nje jet kurv
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Po perpiqesha te ndizja bisede me nje burre te moshuar ne metro, i ashtu- proklamuar ekspert jogurtesh. Me pyeti nese isha e interesuar te ndiqja klasen e tij ne shkembim te nje uljeje cmimi per cdo jogurt qe blej. Duke tundur koken ne asnjanshmeri, e pyeta nese kishte diplome per te deshmuar ekspertizmin.
    “Jo,” tha ,"se jam jetim(!)”
    Lexoj me kenaqesi gjithe sa shkruan!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    [QUOTE=Rebele]

    Nje tjeter infrakt rruges per ne opera
    QUOTE]

    korrigjim miqesor gabimi : INFARKT dhe jo INFRAKT.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    korrigjim miqesor gabimi : INFARKT dhe jo INFRAKT.
    lol e drejte- sa me shume perpiqem t'i shmang gabimet drejtshkrimore, aq me shpesh i bej

    flm qe me lexon dhe sidomos per korigjimin

  10. #10
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Kartolinat . . .

    Vendodhja: Parajse

    Jam ketu.
    Plazhi permbytet nga rera dhe uji zgjatet drejt gjuhes se oqeanit.
    Varka jote ne horizont eshte bajame e enjtur.

    ~~~

    Vendodhja: Vetmi

    Me mungon!
    Kembet e mia jane ne sherim e siper por nuk e justifikojne mosqenien tende.
    Ashtu neper pluhur m’u kujtua hoteli.
    Une kisha veshur masken e maces Egjiptiane kurse ti mbaje ne dore nje shtize te gjate, simbolin e te ciles tashme e dime.

    ~~~

    Vendodhja: (Mos)pendim

    Me fal per erresiren.
    Une e shkaktova.
    Por tani e harroj sepse lekurat e te gjithe meshkujve ketu jane bronz nga dielli.
    Nese arrin ne kohe neser, me gjen tek stacioni i autobuzit. Do kem nje shirit zjarri ne pellembe te dores.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 11-12-2004 mė 02:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •