Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Bin Laden nė njė paraqitje tė re thotė..

    Bin Laden nė njė paraqitje tė re thotė se Bush e ka futur Amerikėn nė njė moēal nė Irak..

    Nė transmetimin e deklaratės sė tij tė plotė pėrmes internetit, kreu i Al Kaidės Osama bin Laden ka thėnė se presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Xhorxh Bush e ka futur Amerikėn nė njė moēal nė Irak, dhe ka paralajmėruar hakmarrje pėr vrasjet e irakianėve.


    Nė video, bin Laden thotė se Bushi e ka injoruar kėshillėn kundėr ndėrmarrjes tė siē e quajti ai, “luftės sė pajustifikueshme nė Irak, e cila nuk do tė ketė fund”. Bin Laden, i cili fajėsohet pėr sulmet terroriste tė 11 shtatorit, tha se Bushi shkoi nė luftė pėr naftėn e Irakut. Incizimi 18 minutėsh u postua nė internet pasi televizioni arab Al Xhazira, tė shtunėn transmetoi disa pjesė tė deklaratės, nė tė cilėn bin Laden paralajmėroi sulme tė mundshme tė ngjashme me ato tė 11 shtatorit.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    si bo ky bini lades si me qen shef kuadri. po pse do i marri doren atij bushi?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Gjilanasi_csi
    Bin Laden nė njė paraqitje tė re thotė se Bush e ka futur Amerikėn nė njė moēal nė Irak..

    Nė transmetimin e deklaratės sė tij tė plotė pėrmes internetit, kreu i Al Kaidės Osama bin Laden ka thėnė se presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Xhorxh Bush e ka futur Amerikėn nė njė moēal nė Irak, dhe ka paralajmėruar hakmarrje pėr vrasjet e irakianėve.


    Nė video, bin Laden thotė se Bushi e ka injoruar kėshillėn kundėr ndėrmarrjes tė siē e quajti ai, “luftės sė pajustifikueshme nė Irak, e cila nuk do tė ketė fund”. Bin Laden, i cili fajėsohet pėr sulmet terroriste tė 11 shtatorit, tha se Bushi shkoi nė luftė pėr naftėn e Irakut. Incizimi 18 minutėsh u postua nė internet pasi televizioni arab Al Xhazira, tė shtunėn transmetoi disa pjesė tė deklaratės, nė tė cilėn bin Laden paralajmėroi sulme tė mundshme tė ngjashme me ato tė 11 shtatorit.
    E c'fare pret ti te thote Bin Ladeni, se i pelqen qendrimi ne Irak i amerikaneve? Pff, ate mjekercjap as po e pyt njeri se c'mendim ka, dhe as i intereson njeriu se cfare thote. Ka mese 3 vjet qe po leshon deklarata nga fundi i shpellave te Afganistanit se si do hakmeret. 3 vjet nuk po i gjendet fara, me fjale eshte hakmare shume here gjate ketyre 3 vjeteve, nderkohe qe Amerika i ka shkateruar bazat ne Afganistan, ne Pakistan, i ka prere fondet organizatave te tij, ka kapur dhjetra krere te organizates se tij, ka shfarosur qindra ushtare te tij, dhe e ka detyruar te struket thelle shpellave, prej te cilave leshon vetem mesazhe propagandistike, dhe daulles se tij i vene pas nje grup i vogel mjekercjeperish te tjere qe nuk dalin dot nga shpella te blejne brisk per te rruar mjekren, jo me te japin urdhera. Qente le te lehin...thote nje fjale.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Lajmi dhe fjalimi i fundit i Bin Laden nxorri ne drite nje obzervim te dukshem:

    Bin Laden dhe te gjithe organizatat anti-lufte ne Irak jane ne nje linje dhe ne rezonance te plote. Bin Laden bile citon ne fjalimin e tij edhe nje filem propagandistik anti-Bush te Michael Moore.

    Bin Laden nuk i pelqeu pushtimi i Irakut dhe demokratizimi i tij pasi behet pengese per planin perfundimtar te tij: KALIFATIN. Kurse liberalet kudo ne bote qe iu kundervune politikes se SHBA ne Irak sepse per ta, demokracia eshte nje lluks vetem i popujve Perendimore te krishtere, jo popujve islamike. Pavaresisht se nga kendveshtrime te ndryshme, te dy palet jane ne nje linje mendimi dhe veprimi.

    Albo

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shume normale eshte qe Bin Laden te jete personi numer nje kunder politikave amerikane.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Kunder/revolucion ne kunder/revolucion, apo...

    nga Amos OZ

    "Nė librin e Monty Python-it «Jeta e Brainit», ka njė skenė ku Briani iu
    thotė dishepujve: «Ju jeni tė gjithė njerėz individualė», kurse ata i
    pėrgjigjen: «Ne tė gjithė jemi njerėz individualė». Braini iu pėrgjėrohet:
    «Ju jeni tė gjithė tė ndryshėm nga njėri tjetri» dhe turma bėrtet: «Ne jemi
    tė gjithė tė ndryshėm nga njėri tjetri»,-me pėrjashtim tė njėrit, qė thotė:
    «Unė nuk jam i ndryshėm» dhe atė botė turma e tėrbuar ia mbyll gojėn.

    (fragment nga shkrimi qe me poshte vijon i plote)

    Si tė shpėtosh nga njė fanatik?

    Ėshtė krejt tjetėr gjė tė dalėsh pėr tė gjuajtur njė bandė fanatikėsh nė
    malet e Afganistanit dhe krejt tjetėr gjė tė luftosh fanatizmin. Nuk kam
    ndonjė pėrvojė vetjake tė gjuetisė nė male, por kam disa pikėpamje lidhur me
    natyrėn e fanatzimit dhe pėr rrugėt e matjes me tė.

    Sulmi kundėr Amerikės, mė 11 shtator 2001, nuk lidhej me varfėrinė kundėr
    pasurisė. Nuk ishte fjala thjesht pėr ata qė kanė e ata qė s'kanė. Nėse
    gjėrat do tė kishin qenė aq tė thjeshta, do tė ish pritur qė sulmi tė vinte
    nga Afrika, - nga njerėzit mė tė varfėr, - dhe tė drejtohej kundėr Arabisė
    Saudite e vendeve qė prodhojnė naftė, - vendeve mė tė kamura.

    Nė fakt, kjo ėshtė njė betejė mes fanatikėve qė besojnė se fundi, - ēdo lloj
    fundi, - pėrligj tė gjitha mjetet dhe atyre qė besojmė se kurrfarė qėllimi
    nuk pėrligj ēdo lloj mjeti; kriza e pranishme nė botė, nė Lindjen e Mesme,
    nė Izrael / Palestinė, nuk ka lidhje me "vlerat e Islamit" e as me
    "mendėsinė e arabėve". Padyshim ėshtė fjala pėr betejėn e hershme mes
    fanatizmit dhe pragmatizmit.

    Mė i hershėm se Islami e Krishėrimi, mė i hershėm se ēdo shtet, apo qeveri,
    apo sistem politik a ideologjik, fanatizmi ėshtė, pėr fat tė keq, njė pjesė
    pėrherė e pranishmne dhe pėrbėrėse e natyrės njerėzore.

    Njerėzit qė hedhin nė erė klinika pėr dėshtime foshnjash nė Amerikė apo
    djegin xhami dhe sinagoga nė Gjermani, nuk dallojnė nga Bin Ladeni pėrveēse
    nė pėrmasa, jo edhe pėr nga natyra e krimeve tė tyre.

    11 Shtatori shkaktoi anembanė trishtim, mėni, ēmeritje, shok, melankoli e
    ēoroditje. Kujt do t'i kish shkuar mendja se shekulli i Njėzetė do tė
    pasohej menjėherė nga shekulli i Njėmbėdhjetė?

    Fėminia ime nė Jerusalem mė ka bėrė tė jem ekspert nė fanatizėm tė
    krahasuar. Duke u kthyer pas, nė vitet '40, mund tė them se Jerusalemi i
    fėminisė sime ishte cit me profetė tė sajuar nga ata vetė, me reedukues e
    shpėtimtarė tė shumėfishtė. Gjer edhe nė ditėt tona, njė nga dy banorė tė
    Jerusalemit ka njė formulė vetjake shpėtimi.

    Secili thotė se ka ardhur nė Jerusalem, - sipas refrenit tė famshėm tė njė
    kėnge tė hershme: "tė ndėrtojė dhe tė rikrijohet nė Jerusalem", - por, nė tė
    vėrtetė, disa syresh, tė krishterė, myslimanė, socialistė, anarkistė,
    reformatorė tė botės, kanė ardhur nė Jerusalem jo tė ndėrtojnė (e pėrmes
    kėsaj tė rikrijohen shpirtėrisht), por mė tepėr qė tė kryqėzohen apo tė
    kryqėzojnė tė tjerė, ose tė dyja bashkė.

    Ekziston njė sėmundje mendore qė tashmė njihet si "Sindromi Jerusalem:
    njerėzit vijnė nė Jerusalem, thithin ajrin e pastėr tė malit e pastaj,
    befas, ngrihen e i venė zjarrin njė xhamie, njė kishe apo njė sinagoge. Ca
    tė tjerė shqyejnė rrobat, kacaviren pas ndonjė shkėmbi dhe nisin tė
    profetizojnė.

    Gjer edhe sot, nė Jerusalem, tek presin autobuzin, njerėz krejt tė huaj ndaj
    shoshoqit janė nė gjendje ta shndėrrojnė rrugėn fillimisht nė njė seminar,
    duke kėmbyer mendime rreth politikės, moralit, strategjisė, historisė,
    identitetit, ose besimit fetar. Pjesėmarrėsit nė njė seminar tė tillė rrugor
    rreken ndėrkaq qė t'i bėjnė vend vetes nė krye tė autobuzit. Secili ulėrin,
    askush s'dėgjon (me pėrjashtimin tim, qė heraherės dėgjoj, sepse kėshtu
    siguroj jetesėn).

    Pak mė parė, e quajta veten ekspert nė fanatizėm tė krahasuar. Nuk bėra
    shaka. Nėse do tė dėgjoni ndonjėherė pėr ndonjė shkollė a universitet qė
    themelon njė seksion tė Fanatizmit tė Krahasuar, jam i gatshėm tė marr pjesė
    nė konkurs pėr profesor. Meqė jam nga Jerusalemi e meqė jam njė fanatik i
    pakonvertuar, ndjej se jam plotėsisht i aftė pėr atė vend pune.

    Mbase ka ardhur koha qė ēdo shkollė, ēdo universitet, tė ketė tė paktėn njė
    numur orėsh Fanatizmi tė Krahasuar, sepse ky i fundit ekziston anembanė. Nuk
    e kam fjalėn thjesht pėr manifestimet e qarta fondamentaliste e fanatike.
    Nuk e kam fjalėn vetėm pėr fanatikėt e dalluar, ata qė i shohim nė ekran, nė
    vende ku turma histerike ngrenė grushtin drejt kamerės duke hedhur parrulla.
    Flas pėr atė fanatizėm qė ėshtė i pranishėm kudo rreth nesh, me trajtat e
    veta "tė qytetėruara", rreth nesh e mbase edhe brenda nesh.

    Njoh njerėz qė janė kundėr duhanpirėsve dhe qė do t'ju digjnin tė gjallė po
    tė ndiznit njė cigare nė prani tė tyre; ose vegjetarianė, qė do t'ju hanin
    tė gjallė po tė hanit mish; ose gjer edhe pacifistė, - disa nga kolegėt e mi
    tė shtrenjtė izraelitė tė lėvizjeve pėr paqe, - qė do tė mė kishin futur
    plumbin ballit vetėm se mund tė kem njė ide disi mė tė ndryshme pėr mėnyrėn
    si mund tė bėhet paqe me palestinezėt.

    Nuk ngutem tė them se cilido qė ngre zėrin kundėr diēkaje ėshtė fanatik. Dua
    tė them vetėm se fara e fanatizmit gjendet gjithnjė nė tė drejtėn qė s'mund
    tė bėjė kompromise - plagė e qindvjetshave. Kuptohet qė ka shkallė tė
    ndryshme tė sė keqes. Njė mbrojtės i mjedisit mund tė mos bėjė asnjė
    kompromis nė tė drejtėn qė ka, por ai asnjėherė nuk mund tė shkaktojė aq dėm
    sa njė pastrues etnik apo sa njė terrorist. (...)

    Nė librin e Monty Python-it «Jeta e Brainit», ka njė skenė ku Briani iu
    thotė dishepujve: «Ju jeni tė gjithė njerėz individualė», kurse ata i
    pėrgjigjen: «Ne tė gjithė jemi njerėz individualė». Braini iu pėrgjėrohet:
    «Ju jeni tė gjithė tė ndryshėm nga njėri tjetri» dhe turma bėrtet: «Ne jemi
    tė gjithė tė ndryshėm nga njėri tjetri»,-me pėrjashtim tė njėrit, qė thotė:
    «Unė nuk jam i ndryshėm» dhe atėbotė turma e tėrbuar ia mbyll gojėn. (...)

    Shekulli XX duket se ka shkėlqyer nė tė dyja format e fanatizmit: regjime
    totalitare, ideologji tė egra, shovinizėm agresiv, fondamentali-zėm fetar i
    dhunshėm nga njėra anė dhe idolatrizim i Madonės e i Maradonės nė anėn
    tjetėr, si shprehje e mė tė mbrapshtit globalizim / "kindergarteni" global,
    plot me lodra "gadgets".

    Deri nė shekullin XIX, shumica e njerėzve, nga pjesa mė e madhe e botės, e
    kishin zakon tė dinin me saktėsi tė paktėn tri gjėra: ku do ta kaloj jetėn,
    ē'do tė bėj pėr tė fituar bukėn e gojės, ē'do tė mė ndodhė pas vdekjes?
    Pothuajse secili e dinte se do ta kalonte jetėn atje ku ish lindur apo diku
    pėrreth. Secili e dinte se do ta siguronte jetesėn nė njė mėnyrė tė ngjashme
    me atė tė prindėrve. Dhe secili, po ashtu, e dinte se, po tė kishte njė
    sjellje tė mirė nė kėtė jetė, do tė shkonte pas vdekjes nė njė botė mė tė
    mirė.

    Shekulli XX i groposi dhe i shkatėrroi shpesh kėto dije tė qarta. Kjo
    bjerrje e dijeve elementare solli lindjen e njė gjysme shekulli nga mė tė
    ngarkuarat ideologjikisht, e cila u pasua nga njė tjetėr gjysmė shekulli e
    pėrqėndruar nė egoizmin dhe hedonizmin mė tė shfrenuar, tė etur pas "
    gadgets".

    Pėr lėvizjet ideologjike tė gjysmės sė parė tė shekullit XX, deviza ishte:
    «Nesėr do tė jetė njė ditė mė e mirė» dhe «Eja tė flijohemi sot, qė fėmijėt
    tanė tė trashėgojnė njė parajsė».

    Aty nga mesi i shekullit, kjo devizė u zėvendėsua me nocionin e «lumturisė
    sė pandalshme» ; jo e drejta e dikurshme pėr tė luftuar pėr lumturinė, por
    iluzioni, aq i pėrhapur nė ditėt tona, iluzioni se lumturia ėshtė nė dorėn
    tonė, nė rafte, dhe qė s'tė mbetet gjė tjetėr veēse tė pasurohesh, qė tė
    mund t'ia dhurosh vetes. Nocioni « ...dhe atėhere jetuan tė lumtur gjer nė
    pleqėrinė e thellė », iluzioni i lumturisė qė zgjat pafund, ėshtė tani njė
    oksimoron. Nė fakt, lumturia qė zgjat pėrjetė, ėshtė si puna e njė orgazme
    qė zgjat pėrjetė e qė nuk ėshtė aspak orgazmė.

    Unė besoj se ekzistenca e fanatizmit gjendet nė dėshirėn pėr t'i detyruar tė
    tjerėt tė ndryshojnė, nė etjen pėr t'i edukuar e mirėsuar fqinjėt,
    bashkėshorten apo pėr ta ndryshuar nė tė mirėn e tij fėmijėn apo vėllain, nė
    vend qė t'i lesh tė jenė thjesht ata vetė, t'i lesh tė jetojnė.

    Fanatiku ėshtė krijesa mė pak egoiste: fanatiku ėshtė njė altruist i madh.
    Shpesh fanatiku ėshtė mė interesant brenda teje, se sa brenda vetes sė vet.
    Ai dėshiron tė ta shpėtojė shpirtin, dėshiron tė tė riedukojė, tė tė nxjerrė
    nga mėkati, nga gabimi, nga duhani, dėshiron tė pėrmirėsojė zakonet e tua
    ushqimore apo tė tė shėrojė nga pija dhe nga mėnyra si voton nė zgjedhje.

    Fanatiku tė kushton njė vėmendje tė pazakontė, ose tė hidhet nė grykė, se tė
    do vėrtet, ose tė shtrėngon pėr gryke kur ti dėshmon se je i pariedukueshėm.
    Nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, fanatiku ėshtė mė interesant brenda teje se
    sa brenda vetvetes, ngaqė fanatiku ka fare pak personalitet, ose s'ka aspak.

    Zoti Bin Laden dhe pasuesit e tij nuk urrejnė thjesht Perėndimin. Ata
    synojnė mė fort ta ēlirojnė Perėndimin nga vlerat e veta tė tmerrshme, nga
    materializmi, nga pluralizmi, nga demokracia, nga liria e tė shprehurit, nga
    liria e femrės - nga tė gjitha nocionet qė, nė sytė e fondamentalistėve,
    janė shumė, shumė tė mbrapshta pėr shėndetin e Perėndimit. (...)

    Vetėflijimi ėshtė njė mėnyrė pėr tė zgjuar ndjenjėn e fajit nė qėnien e atij
    qė « pėrfiton » nga flijimi e asisoj ti tė mund ta manipulosh e ta
    kontrollosh. Nėse do tė mund tė zgjidhja mes dy nėnave tė njė shakaje, mes
    asaj qė i thotė fėmijės : "O mbaro ushqimin, o tė vrava" dhe asaj qė i
    thotė: "O mbaro ushqimin, o vrava veten", mbase do tė kisha zgjedhur tė
    keqen mė tė vogėl, domethėnė do tė kisha parapėlqyer tė mos e mbaroja
    ushqimin e tė mos vdisja, se sa tė mos mbaroja sė ngrėni e tė mbartja nė
    vete pėr tėrė jetėn ndjenjėn e fajit. (...)

    Po tė mė premtoni se deklaratėn e mėposhtme do tė ma pranoni bashkė me ca
    kokrra kripe, do t'ju them se e kam shpikur tashmė ilaēin kundėr fanatizmit.
    Ėshtė humori. S'kam parė kurrė ndonjė fanatik qė ta ketė shqisėn e humorit.
    S'kam takuar asnjėherė dikė qė tė ketė shqisėn e humorit dhe tė veprojė me
    fanatizėm, pėrjashto rastet kur e humb humorin, gjė qė edhe mund tė ndodhė.
    Pra, situata ėshtė mjaft e mirė. Mė mbetet vetėm tė gjej mėnyrėn si ta
    mbledh humorin nė pilula dhe ta bind popullin t'i gėlltitė pilulat e mia me
    humor e kėsisoj tė bėhet i paprekshėm nga fanatizmi. (...)


    nga Amos OZ


    recensoi per ju me kujdes niko vreshti dhe asistenti i tij qerim llalla

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •