-
Tashme i vetmuar dhe dyshues ne mynyre te trishtueshme te vetja ime, une mora nje vendim, jo pa perbuzje, kunder meje dhe pikerisht ne favor te gjithckaje qe me shkaktonte dhimbje dhe qe me dukej e ashper-keshtu gjeta rrugen drejt atij pesimizmi te guximshem qe eshte i kunderti i cdo genjeshtre romantike dhe, sic me duket ende sot, rrugen drejt vetes sime drejt misionit tim. Fillova duke i ndaluar vetes, krejtesisht e sistematikisht, c`do lloj muzike romantike, kete art ekuivok, mburravec dhe mbytes, qe e privon shpirtin nga qartesia dhe gezimi i vet dhe qe ben te geloje cdo lloj deshire e erret, cdo lloj aspirate sfungjeroze. Hiqni dore nga muzika romantike, eshte ende sot keshilla ime per ata qe jane burrerore per te qendruar te paster ne gjerat e shpirtit. Nje muzike e tille te lodh nervat, te flashk, te feminizon.
Dito.
-
-
Per te pare shume, eshte e domosdoshme te harrosh veten. Force kerkohet nga kushdo qe do te ngjise malet. Po veshtroj nga lart veten dhe yjte e mi, vetem kete e quaj lartesi. Kjo eshte maja e fundit qe duhet te ngjis! Keto thashe duke u ngjitur e duke krahasuar zemren me kete masiv shkembor, arrita ne maje, perpara ndehet rrafshira e detit. Ndaloj i heshtur dhe heshta gjate. Nata eshte e ftohte, e kthjellet dhe me yje. Megjithate jam i gatshem, ta kapercej vetmine time me te fundit. Ah c`det i erret dhe trishtuar! Ah. C`melankoli nate monotone! Ah, fati dhe deti! Tani jam i shtrenguar te zbres drejt jush! Me thelle dhimbjes nga ckam zbritur me pare, gjer ne rrjedhat e saj me te errta,! Keshtu e kerkon fati im. Dhe mire pra, jam i gatshem!
Dito.
-
-
Me pelqen me fort rropama, bubullima dhe poshterimi i kohes se keqe, sesa kjo prehje prej macoku te kujdesshem e imtar. Tek njerzit urrej mbi te gjithe ata qe ecin lehte, gjysmeqeniet dyshimtare e imtare si rete.
Dhe kush nuk di te bekoje, duhet te mesoje te mallkoje! kjo doktrine e qarte me ka rene nga qielli i kthjellet. Si yll me ndrin edhe ne netet me te erreta.
Une bekoj, them PO, sepse ti me rrethon, ti e delire, e ndritshme, gremine drite! Ne te gjithe qiejt do ta coj PO-ne time qe bekon. Ky eshte bekimi im: qofsh siper cdo gjeje si qielli, si catia e tij sferike, si kupola e kalter, si siguria e vet e perjetshme. Eshte i lumtur ai qe bekon ne menyre te tille.
Une bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: mbi te gjitha gjerat mbreteron qielli i fatit, qielli i pafajesise, qielli i paparashikuar, qielli i trillit. O qiell siper meje, ti i turpshmi, I zjarrti! Oh, gezimi im, perpara sesa dielli te zbardhe! Dita erdhi, te ndahemi pra!?.
-
-
Nese ndonjehere zemerimi im theu varret, gerreu gurin e sinoreve dhe flakeriu tabelat e thyera ne humbetira; nese ndonjehere tallja ime u perplas mbi fjalet boshe dhe te mykura; nese kam ardhur si nje fshese per merimangat dhe si nje ere pastrimtare per kuterbimin e qelbur te kthinave te plasura te varreve; nese jam ulur ndonjehere ku dergjen te varrosur perendite e lashta, duke dashuruar dhe bekuar boten prane shtatoreve te akuzuesve te vjeter te saj, kjo eshte;
sepse une dua edhe kishat, edhe varrezat e perendive, kur qielli ndrin i kthjellet permes fytyrave te tyre te rrenuara; me deshire ulem si bari dhe lulekuqja e purpurt prane germadhave te kishave- Oh, si nuk do ta deshiroja perjetesine, me te miren unaze martesore, unazen e kthimit? Akoma nuk e kam gjetur femren me te cilen do te desha te kisha femije, nese nuk eshte kjo grua qe dashuroj; sepse une te dua, perjetesi!
Dito.
-
-
Ne jam Odeon dhe perplot me kete shpirt Odeonik, qe bredh ne qafen e larte te malit ne mes dy deteve, ne mes te shkuares dhe se ardhmes, si reja e renduar, armik i fushave plot zagushi dhe i gjithckaje te lodhur, qe nuk mund te vdese e as te rroje; i gatshem per shkrepetimen qe ndizet ne erresire; i gatshem per rrezen shpetimtare te drites; i mbushur plot me vetetima, qe pershendesin dhe u buzeqeshin shkelqimit te shkrepetimave Odeonike; por eshte i lumtur ai qe eshte i ngarkuar keshtu. Duhet te qendroje gjate pezull mbi male si nje shtrengate gjemimtare.
E dua thellesine, amshimin e thelle te shpirtit tim!
Dito.
-
-
Ne fryn ndonjehere tek une flladi i frymes krijimtare te domosdoshmerise odeonike, qe e shtyn edhe rastin te vallezoje vallen e yjeve:
Ne qesh ndonjehere me qeshjen e shkreptimes krijimtare, pas se ciles vjen me zemerim, por me perulje bubullima e gjate e vepres, nese ndonjehere buze tryezes pijanike ne klubin tim te preferuar (La Petit) kam luajtur bizhos me perendite, sa toka eshte thyer dhe lumejte moren flake. Nese ndonjehere kam pire te plote nga ajo kupe ne te cilen jane perzier aq mire te gjitha shijet e kesaj bote, Nese e dua detin dhe gjithcka qe eshte si deti, e akoma me teper atehere kur me kundershton me zemerim, Ne ka ne mua nga ai gezim ne kerkim, qe i kthen velat nga ajo ane qe eshte ende e pazbuluar, nese virtyti im eshte loder e virtyteve, dhe nese shpeshhere jam futur me te dyja kembet ne ngallezimin e praruar dhe te margaritare, nese ndonjehere i kam hapur qiejt e qete mbi vete dhe me krahet e mi kam fluturuar ne qiejt e mi, nese duke luajtur kam fluturuar neper largesite e thella te drites dhe nese lirise sime i ka ardhur urtia e zogut: E pra kjo sepse une jam nje ODEON.
Dito.
-
-
Lerme! Lerme! Jam teper i delire per ty! Mos me prek! Bota ime s`do jete as edhe nje here e perkryer? Lekura ime eshte teper e dlire, qe te preket nga duart e tua! Lerme mua, dite e erret, e marre e plot zagushi! Nuk eshte mesnata me e kthjellet?
O dite, ti kalamendesh prane meje? Ti kalamendesh prane lumturise sime? Mos jam per ty i pasur, i vetmuar, burim begatie dhe thesar?
O bote, me do? Jam une tokesori per ty? Jam une shpirterori dhe hyjnori? Dite dhe bote ju jeni te paarritshem, keni duar me te shkathta,. Kapni lumturi dhe fatkeqsi te medha, kapni ndonje zot cfaredo, por nuk me kapni mua, fatkeqsia dhe lumturia ime jane te thella, dite e cuditshme, megjithese nuk jam zot nuk jam nje sketerre e zotit. Tani bota ime u be e perkryer, mesnata eshte dhe mesdite, dhimbja dhe gezim, mallkimi dhe bekim, nata dhe diell.
Dito.
-
-
Cdo gezim kerkon perjetsine e te gjitha gjerave, kerkon mjaltin, tharmin, mesnaten e duhur, varrin, ngushellimin e loteve derdhur mbi te, perendimet e arta. Kush nuk e do me gezimin?! Ai eshte me i etur, me i cilter, me lakmimtar, bren vetveten. Ne te lufton vullneti i unazes. Ai do dashurine e urryer. Dhe sa me i fuqishem e i begate jam, aq me fort marr hov per larg, dhe lutem, sepse do marr dike: e falenderoj qe do me jepet, dhe e falenderoj qe do me u urreje. Eshte i begate gezimi im qe ka etje per dhimbjen, sketerren, urrejtjen, per turpin, per gjymtimin, per boten, sepse ju e dini kjo eshte bota.
Odeoni, ve re,
Se c`flet mesnata qe ngado u ndeh?
Po flija krejt i qete,
Nga endrrat shpejt u zgjova dhe u ngrita.
E thelle bote e shkrete,
Mjaft me e thelle nga c`e pandeh dita,
E thelle dhimbjathike,
Gezimime i thelle nga hidherimi,
Dhe dhimbja thote: ik, mor, ik!
Por cdo gezim kerkon perjetsine,
Kerkon dhe ngulmon perjetsine!
Dito.
-
-
Perseri ketu prane odeoneve midis egzistences dhe mos-egzistences sime! Mbase sot jam i merzitur e s`dua ta shpreh por gjithsesi une jam reali, i paepuri, moralisti qe fshikullon fort cdo padrejtesi, pra une shkembi i pa-mposhtur midis ju humaneve te thyeshem e te brishte qe shpesh genjeni veten qe jeni te forte! Ne odeonet mbase jemi qenie te dyfishta ku ftohtesia e akullit dominon ne pjesen time te gjykimit dhe bashkejeteses prane jush humane delikate. Deri me sot ju kam pare nga mjaft lart prej majes se ftohte te lartesive atje midis furtunes e eres se eger qe sfal askend aq me pak juve qenie pa qellime pervec egos suaj pa frena per mireqenie personale dhe asgje me tej. Stopoj ketu me deshiren time te mire qe mos ju lendoj me teper ju pjese e shendoshe mendore qe arrini te kuptoni odeonet.
Dito.
-
-
Ne mos jam i cmendur ne mos me dogji deshira qe akoma besoj te jesh e imja, Ne mos jam ne bote tjeter ne pamjen madheshtore. Aroma e trupit tend ne imagjinaten time ka ngelur e une ne dysheme fle, e vetmja gje qe nga ty me mbeti, dhimbje me kujton. Ne mos jam i cmendur apo ne nje bote tjeter qe me ngjan sikur rroj por kam vdekur. Hodhe ne goten qe une po pi nje katastrofe te shpirtit, eshte dashuria e mohuar ne shpirtin tend. Me lotin tend do te shkoja ne udhetimet e dhimbjes, merrme come me lotin tend ne trishtim, merrme shetitme, puthme, mashtrome se te dua, jepme forcen te dal nga genjeshtra qe jetoj. E di do te pulisesh syte tek do me rishikosh dhe si e shastisur do vraposh atje ku do vete, jo nuk mund te harroj sepse syri im enderron pamjen tende cdo cast, do te perpiqem te harroj qe ate qe skam tanime ta vuaj.
Dito.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt