Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Kriza financiare ne Ameriken Latine

    Uruguaj


    Te marten e shkuar shteti uruguajan vendosi mbylljen e institucioneve bankare per nje periudhe tre vjecare per te mos lejuar terheqjen e pershpejtuar te parave te investurara ne to.


    Washington vendosi te veje ne dispozicion per bankat uruguajane nje kredit afatshkurter ne vlere prej 1,5 miliardesh per nxjerrjen nga kriza. Ndihma eshte e menjehershme dhe vjen per te plotesuar nje hendek kohor, derisa FMN te vendose (sic pritet kete te merkure) per nje ndihme tjeter ne te njejtin nivel.
    Kete


    Ne qershor te ketij viti Uruguaj vendosi te lejonte monedhen te fluktuonte ne shkembim te premtimit te FMN per nje kreditim prej US $ 1,5 Mrd. Renia e vleres se monedhes beri qe eksportet e vendit te kene me shume sukses ne tregjet nderkombetare, por vlera e borxhit te vendit, qe eshte i indeksuar ne dollare eshte rritur qe prej qershorit. Vlera e monedhes ka rene qe prej atehere me nje te treten.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    FMN miratoi nje pakete ndihme prej 30 miliarde US $ per Brazilin. Qellimi eshte te pengohet nje krize e mundshme e shkaktuar nga paaftesia e shtetit brazilian per te shlyer ne kohen e duhur pagesat e domosdoshme ne lidhje me borxhin publik pre 264 miliarde US $. Gjithashtu qellim eshte dhe izolimi i financave braziliane nga pasiguria e zgjedhjeve presidenciale te tetorit. Deri me tani sipas anketimeve ne krye te gares qendrojne te majtet.

    Administrata e presidentit Bush ka mbajtur deri me sot nje qendrim te rrepte ndaj vendeve te zhytura ne borxhe, shembull per kete ishte qendrimi ndaj krizes argjentinase. Amerika refuzoi te mbeshteste ndihmen e metejshme per Argjentinen, kur shteti argjentinas falimentoi dhe nuk perkrahu planin e saj ekonomik per rimekembjen vitin qe shkoi.

    Por me Brazilin ndodh ndryshe. Analistet spekullojne se zyrtaret iu binden presionit ne rritje te bankiereve amerikane te cilet argumentonin se nje falimentim i shtetit brazilian do te shkaterronte ekonomite amerikano-latine dhe do te kishte pasoja per Ameriken.

    Sipas nje deklarate per shtyp te departamentit amerikan te thesarit Brazili ploteson te gjithe kushtet per te ruajtur stabilitetin dhe per te vazhduar rritjen ekonomike.

    Borxhi publik i Brazilit kap nivelin e 58% te GDP vendase, dhe prej ketij borxhi gati 80% e tij eshte borxh i brendshem. Nga ky borxh nje pjese e konisderueshme eshte e lidhur me dollarin dhe normat e interesit, si rrjedhim me levizjet ne tregun kombetar dhe ato nderkombetare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    Qfare po ndodhe valle me Aktionet dhe Gjigandet Ekonomike??

    Nje pergjigje e kesaje pyetje do ti bente te lumtur jo pake njerez te cilet kane humbur vendin e punes ne kohen e fundita apo ndonje lidere qe mundohet qe te beje reforma ne nje krize te papare ekonomike!!!!
    NJe situate e tille mund te quhet me te vertet si krize e papare ekonomike pasi qe nuk i dihen ende shkaktaret dhe mundesite e rimekemjes se ekonomise boterore.
    Kur brenda nje dite volaliteti i Burses arrine rekorde shekullore dhe kete pa u bere asnje lloj lajmi ,kur brenda nje jave dollari amerikan humbe me shume se 8 % te vleres se tij ndaje euros ,pergjigja per nje pyetje te tille nuk eshte edhe aq e lehte !!
    Sot ne marktet boterore nevojitet me shume se kurre ndihma e politikaneve te cilet per fate te keqe nuk jane te gatshem per te bere reformat e duhura .
    Nje lufte ne Irak pastaj do te nderlikont edhe me shume zgjidhjen e nje problemi i cili per Literaturen ekonomike eshte mjaft i qarte dhe i sheruar ,

Tema tė Ngjashme

  1. Krizat financiare qė tronditėn botėn!
    Nga DI_ANA nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 17-02-2013, 20:17
  2. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  3. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50
  4. Universiteti i Europės Jug-Lindore nė Tetovė (SEEU):
    Nga StormAngel nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 09:52

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •