Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

    Mimoza "llastica" rikthehet në botën e filmit .

    Zhaklina Dhimojani rrëfen pengun që i shkaktoi babai. Shanset që i kanë ikur nga duart në ato kohë, do të donte t'i kapte. Dëshirën për t'u shfaqur edhe një herë në skenën shqiptare ose në ndonjë film shqiptar e ka ruajtur të paprekur që nga ajo kohë .

    Paksa e hutuar kërkonte në atë mori njerëzish të njohur të filmit, teta Xhanfize Kekon. Me vajzën dhe me bashkëshortin e saj përkrahu mundohej të zinte një copë vend në sallë, pa dashur të binte në sy të artistëve të tjerë. Ndihej shumë mirë që i rastisi të ishte në Shqipëri në ditën kur po festohej 50- vjetorit i Kinematografisë shqiptare. Ndihej mirë që ishte sërish në atë botë filmi, së cilës i përkiste që kur ishte 7 vjeçe, por që nuk kishte mundur kurrë të bëhej pjesë e saj. Mbi të gjitha, ndihej dhe krenare, ndërsa bashkëshortit të saj po i konkretizohej përpara syve, historia e treguar si një e kaluar e largët e gruas që ai dashuronte. Ai e kishte dëgjuar prej kohësh rrëfimin …Eh, unë dikur kam luajtur në një film kur isha fare fëmijë "Mimoza llastica", pastaj dhe në një tjetër kur isha adoleshente, "Qortimet e vjeshtës"…Ai i kishte parë kasetat e filmave të saj, por jo historinë e gjithë filmit shqiptar, për të kuptuar pas kësaj, rëndësinë e asaj pjese të vogël jete artistike, të gruas që kishte në krah. Zhaklina Dhimojani i përkthente atë natë, disa nga sekuencat e kësaj historie që shfaqej në dokumentarin e Viktor Gjikës, "Gjuha që nuk vdes", me një kënaqësi të çuditshme- "Ndoshta sepse isha dhe unë pjezës e asaj historie e cila për mua mbaroi shumë kohë më parë, pa dëshirën time. Ndoshta sepse brenda asaj salle e harrova për pak pengun e madh që ka mbetur thellë brenda meje…pse të mos isha bërë dhe unë një aktore e njohur, pse të mos isha dhe unë në ato karrige (në festën e filmit shqiptar) si të gjithë aktorët e tjerë me një karrierë artistike në vite, mbi supet e mia." Këto mendonte me vete Zhaklina Dhimojani (ish Mimoza llastica), aty e ulur përballë historisë që u ndërtua me dhe pa të.

    Mes dy kohëve
    Pengu për të cilin thotë se i ka mbetur brenda vetes, i ngacmohet sapo merr udhën e kthimit drejt vendit të saj. Atje në Itali, ku jeton prej vitesh, nuk ka shumë kohë e mundësi të merret me kujtimet, me të kaluarën dhe me pengun e rinisë. Merret më shumë me të sotmen. Kështuqë dhe filmi "Mimoza llastica" andej kufijve e humbet vlerën dhe rëndësinë e tij. Pastaj kur Zhaklina shkel sërish në Tiranë, kohët përzihen. Vetëm këtu e sotmja i ngatërrohet keq me të kaluarën aq sa kjo e fundit mbizotëron-"Sepse këtu më përplaset në sy e gjithë ajo që ka kaluar. Sepse kur vij këtu unë nuk mund të rri pa e takuar regjisoren Xhanfize Kekon. Vetëm një bisedë me të mjafton për të më futur sërish në ato vite kur unë isha një vajzë e vogël që luaja "llasticën". Herën e fundit që erdha në Tiranë (në fund të 1999) nuk munda të flisja me të dhe më mbeti merak kur ika. Ndërsa këtë herë e mora në telefon dhe u gëzova shumë kur më tregoi për festën e filmit. Ishte kjo festë që më riktheu jo vetëm në kujtimet e mia por dhe në botën konkrete të filmit. Në këtë festë unë "Mimoza llastica" isha një grua 37- vjeçare, me një fëmijë nga pas dhe me një bashkëshort të huaj në krah (nga Zvicra)."

    Hija e babait
    E kaluara nis me teta Xhanfizen. Zhaklina është e bindur se gjithçka nis që nga dita kur ajo e ndaloi në rrugë dhe i tha se donte që ta provonte për një film me fëmijë-"Me sa duket unë isha llastica që u duhej ndaj dhe më zgjodhën. Pak më kujtohet nga ajo kohë sepse atëherë unë nuk kuptoja se ç'po bëhej me mua. Shpesh herë madje kam pyetur veten se si ka filluar e gjithë kjo histori. Rëndësinë e saj unë e kam kuptuar më pas, duke u rritur e duke dëgjuar pas vetes…ua kjo Mimoza llastica." Duke u rritur, Zhaklina kuptoi se donte të luante përsëri në një film, se donte të bëhej një aktore e vërtetë. Në fillim dukej si një ëndërr fëminore. Më pas ëndrra nuk i hiqej më nga sytë. E dëshironte me gjithë shpirt filmin-"Por babai nuk më lejoi ta vazhdoja këtë rrugë. Ai m'i humbi shumë kinoprova të cilat unë i fitova kur isha adoleshente." Insistimi i vajzës nuk e mposhti dot fanatizmin e tij. Ai nuk mund të pranonte që Zhaklina të bëhej aktore-"Arrita ta bind vetëm për filmin "Qortimet e Vjeshtës" kur isha 17 vjeç. Kjo do të ishte hera e fundit që unë do të shijoja emocionet e një filmi. Më pas u detyrova t'i vë fre dëshirave të mia. Përderisa dëgjoja çdo herë të njëjtat gjëra, desha s'desha nisa t'i pranoj dhe të ul kokën. ". Thotë se atëherë nuk arrinte ta kuptonte fare babain e saj, vetëm se duhej t'i bindej urdhrave të tij dhe kaq. Ndërsa tani që është bërë prind vetë, ndien se e ka zbutur gjykimin për vendimet e babait të saj- "Vajzën time Aleksandrën, e cila tani është shtatë vjeç, e kam futur në një agjenci reklamash për të realizuar foto. I rri shumë pranë dhe e kontrolloj në çdo gjë. Që në ditën e parë që u ndodhëm në atë agjenci kujtova fëmijërinë time dhe prindërit e mi. Dhe kuptova se prindërit duan t'i mbrojnë fëmijët e tyre ndonjëherë dhe me mënyra të ekzagjeruara. Edhe im atë, sipas gjykimit të tij, donte të më mbronte mua nga bota e "shthurur" e artit këtu në Shqipëri". E diktuar nga ai gjykim, Zhaklina u shkëput një herë e përgjithmonë nga filmi, por asnjëherë nga dëshira për të qenë një aktore. Këtë dëshirë të shprishur pothuajse me dhunë, ajo u mundua ta rindërtonte pak e nga pak me angazhimin në Televizionin shqiptar-"Drejtoja disa emisione për fëmijë. Aty babai më linte sepse i dukeshin më serioze. Më pas drejtova koncertet e Dekadave të Majit"- Pikërisht në këto koncerte, vajza ra në syrin e regjisores Vera Grabocka-"Ajo më ngjiti në skenën e Festivalit të Interpretuesve të rinj si prezantuese në krah të Dhimitër Gjokës. Kjo do të ishte dhe shfaqja e fundit në syrin e publikut shqiptar". Këtë herë nuk kishte qenë vetëm babai që ia pengoi sërish rrugën por dhe një njollë që ajo kishte në biografi, njollë kjo që nuk e lejonte të ngjitej më lart. "Kjo ishte një tjetër goditje që unë mora ndaj dhe nuk u lodha më me këto dëshirat e mia për të qenë pranë kamerave, pranë botës së artit. Ishte e kotë". Zhaklina tregon se kishte vendosur të merrej vetëm me studimet në Fakultetin Ekonomik. Pastaj kur e mbaroi dhe atë shkollë, vendosi të qëndronte e mbyllur në shtëpi sepse nuk donte të punonte në Rrëshen (atje ku e kishin caktuar).
    Ikja…duke lënë nga pas dashurinë dhe zhgënjimet
    Nuk zgjati shumë kohë kjo mbyllje. Ajo iku nga Tirana në fund të 1990 në Itali bashkë me nënën e saj. "Nuk ika me mendimin që të mos kthehesha më. Atje e vendosa. Lashë kështu pas shpine gjithë vitet e Shqipërisë, gjithë zhgënjimet dhe dhembjet që përjetova në ato vite". La pas dhe dashurinë e saj 7 vjeçare, histori të cilën e kishte ende të hapur kur mori udhën e ikjes-"Isha 17 vjeç kur e nisa këtë histori që zgjati plot 7 vjet me të lënat dhe rikthimet pranë atij njeriu. Atje në Itali kuptova se i kisha humbur kot gjithë ato vite dhe më erdhi keq për veten time që isha detyruar të ruaja atë lidhje e ndikuar më shumë nga opinioni sesa nga ndjenja ime, që nuk kisha gjetur forca ta mbyllja më parë. Atje në Itali arrita t'i them vetes më mirë është të jesh e vetme sesa me dikë që të tërheq zvarrë." Zhaklina mësoi në atë botë tjetër se duhej të vlerësonte vetëm veten e saj. Ndodhi kështu sepse tashmë ajo ishte larg ashpërsisë së babait të saj dhe sepse kishte diçka tjetër pranë vetes së saj. Një njeri që ndryshonte si nata me ditën nga ata që ajo kishte njohur në Shqipëri. Nga kjo lidhje të re ajo gëzoi vajzën e saj, Aleksandrën. Tani nuk dëshiron ta tregojë këtë peridhë të jetës së saj. Sepse diçka e re ka nisur prej gati tre muajsh-"Jam martuar me njeriun që e njoha shumë kohë më parë në Zvicër dhe jam e lumtur që kam një familje. Mbi të gjitha për vajzën që për mua është gjithçka". Vajza tashmë është rritur. Është shtatë vjeç aq sa ishte mami i saj kur nisi të thurë ëndrrat e saj për filmin. Edhe Aleksandra ka hyrë tashmë në botën e artit në një agjensi reklamash. Ndodhi rastësisht kjo ngjashmëri. Vetë mami Zhaklina nuk ka dashur të realizojë me vajzën pengjet që i mbetën nga fëmijëria e saj. Nuk ka dashur që ta përdorë si kukull të bijën. Thjesht plotësoi dëshirën e Aleksandrës duke pasur kujdes…që të mos bënte dhe ajo gabimin që i ati bëri dikur me të.

    Pas kuintave
    Atëherë një llasticë e sajuar…jo e vërtetë Përpara kamerave televizive ajo kishte nisur të luante rolin e asaj që do të donte të ishte. E ndiente veten në qendër të vëmendjes dhe të përkedhelur (gjëra këto që i kishin munguar në familje) -"Në të vërtetë unë nuk isha llasticë, nuk më kishin përkëdhelur në familje sepse im atë ka qenë gjithmonë i ashpër me fëmijët e tij. Ndaj gëzoja shumë kur luaja atë rol i cili më dha rastin të jem për pak kohë llasticë. Kështu gëzoja dhe kur bënim hartime me tema "Çfarë dëshiroj të jem". Shkruaja për gjithë ato që doja të bëja dhe nuk i bëja dot". Ndërsa regjisorja Xhanfize Keko kujton -"Na bëri përshtypje ajo vajzë sapo e pamë në rrugë. Kishim kërkuar në të gjitha shkollat një karakter të tillë dhe e gjetëm fare rastësisht. Që në provën e parë ajo doli në krye të listës. Kishte shumë nevojë për përkedhelje dhe duke i qëndruar afër ajo e realizoi shumë mirë rolin e llasticës". Keko është e bindur kur thotë se Zhaklina kishte shumë talent dhe nëse do të vazhdonte më tej do të kishte arritur shumë sukses.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume i bukur ky shkrim.
    Na u martuan cupkat me te huaj..

    Suksese Mimozes dhe ty Elda!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    wow shume shume yll ky materiali i botuar ketu
    suksese te metejshme "Mimoza Llastica" dhe filmi eshte nje nder te preferuarit e mi )
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  4. #4
    ChErRy_LiPs Maska e BlondiE_18
    Anëtarësuar
    05-08-2002
    Vendndodhja
    US
    Postime
    559
    edhe une e kam pas qejf shume kete film..
    Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!


    BeRaTsE 83

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i 12-të i filmit shqiptar: 2-9 tetor,2006
    Nga Fiori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:17
  2. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  3. Exit": Filmi shqiptar, më i miri në Nju Jork
    Nga PORTI_05 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:46
  4. KINEMAJA/ Komunizmi, “parajsa”e regjisorëve të filmit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 17:21
  5. Filmi shqiptar, substancë kulture dhe integrimi
    Nga Blendi në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •