4.

Rrugen per ne polikliniken « Dy Binjaket » e bene ne heshtje. Studenti i hidhte syte jashte makines dhe sa me shume afroheshin, ndjente inatin qe i derdhej ne gjak bashke me nje frike misterioze sikur do t’i ndodhte dicka e keqe. I tha zonjes Belinda qe ishte me mire te ktheheshin prapa, i premtoi qe do qendronte urte dhe nuk do rebelohej me, por portieri qe drejtonte makinen ktheu koken dhe e pa rreptesisht. –Ne rregull, ne rregull, ju e dini »,beri studenti dhe psheretiu i merzitur. Zonja Belinda tha urdher qe te mos futeshin nga hyrja kryesore, keshtu qe u desh te rrotullonin te gjithe spitalin nga jashte, deri sa gjeten nje tjeter hyrje. Kete e bene qe te evitonin procedurat e kota.
-Me degjo mire,-iu drejtua Belinda studentit,-nuk eshte e nevojshme t’i nenshtrohesh kontrollit te hyrjes. Ti akoma nuk je i pajisur me dokumentat e qendrimit, keshtu qe do te te paraqesim si klandestin.
-Por une jam i rregullt, kam me vete edhe ricevuten e flete-qendrimit,-dhe i tundi perpara nje flete te holle, me te dhenat dhe fotografine e tij, qe mbyllej me nje vule nga Kuestura Qendrore.
Portieri parkoi makinen dhe vuri buzen ne gaz. I tha qe ishte e kote te tregonte ate ricevute pa vlere, perderisa nuk e kishte dokumentin perfundimtar te lejes. Aty shkruhej data kur studenti mund te terhiqte kete dokument, por deri atehere ishte klandestin, per kete s’kishte dyshim. Portieri i tha qe ne kete menyre ai i shpetonte pageses se nje shume te caktuar per vendasit, mund te kryente kontrollin pa u perpiqur te shtirej si vendas dhe te gjithe do te kuptonin se ai i huaj kishte nevoje per ndihme dhe po e kerkonte me kembengulje kete gje. Zonja Belinda i kerkoi studentit ricevuten dhe si e mori, e futi ne xhepin e saj dhe i tha qe keshtu ishte me i sigurt.
-Ma jepni prapa, zonje, une jam ne gjendje ta ruaj vete!
-Ti je i semure, shpirt, apo e kam gabim ? Pastaj do te thuash qe nuk ke besim tek une? Keshtu eshte?-dhe zjo ia zgjati ricevuten studentit e inatosur. Ai i buzeqeshi dhe i tha qe nuk kishte patur aspak nder mend ta ofendonte dhe nese ajo e deshironte, mund ta mbante ne dorezim deri sa ai te sherohej. Keshtu dolen nga makina dhe studenti iu afrua hartes se spitalit duke lexuar te gjitha klinikat qe ndodheshin aty brenda.
“Ku do shkojme?”-pyeti duke ngritur supat. Per te ishte njelloj sikur te merrte me rradhe e te vizitohej ne te gjitha klinikat. Pergjigjet e testit do kishin per te dale negative tek e fundit, por zonja Belinda i tha qe duhej te kerkonin nje mjek te njohur, qe ishte dhe miku i saj, keshtu s’do te ndeshnin asnje lloj problemi. Nisen te ecin dhe studenti s’rrinte dot pa vjedhur brenda syve te tij, pamjet e pavioneve qe dilnin njeri-pas tjetrit; brenda ishin te mbushur me njerez qe prisnin rradhen me kembe, ata qe s’duronin dot dilnin dhe uleshin ne stolat jashte dhe pikerisht keta te fundit shikonin te zbrazet ne sy studentin.
U mendua ne kishte gje qe nuk shkonte, pastaj e kuptoi qe ecja e te treve ngjallte kuriozitet tek te semuret. Ate e kishin vene ne mes dhe hapat hidheshin sipas ritmeve te tij. Njelloj sikur po e shoqeronte toga e pushkatimit. Studenti fiksoi kembet e tij, nxitoi ritmin dhe u arrit menjehere nga ata te dy, qeshi me vete dhe nxitoi akoma, deri sa dora e portierit e fshiu dhe e hoqi pas vetes. I tha qe te ndaleshin pak, te clodheshin e te shikonin me kujdes rrugen ku duhej te ishte mjeku qe kishte thene zonja Belinda. Qendruan, studenti lexoi ne nje tabele, qe perpara kishin pavionet e kirurgjise. Ua tregoi kete edhe dy bashkeudhetareve te tjere, qe ishin aq te lodhur nga nxitimi i meparshem sa nuk ia vune veshin. Studenti vazhdoi te lexoje dhe pa qe ne te majten e tyre ishte nje klinike per te huaj.
-Shikoni,-klithi dhe tregoi me gisht. –Paska edhe nje qender per te huaj si une. Le te shkojme aty!
Zonja Belinda e pranoi per te vertete pa e kthyer koken. I tha qe nuk mund te shkonin ne nje vend ku sherbimi ishte dytesor.
-E perse i tille?-pyeti studenti.
-Eshte sherbim per te huajt! Brenda punojne veterinere.
Ne ate kohe po dilte nje vajze qe mbahej mbi paterica dhe levizte me shume kujdes. Dera pas saj u mbyll ne menyre te ashper, kur kjo u kthye te falenderonte, s’gjeti dot infermieren dhe foli ne gjuhen e saj nje te share te rende. Studenti mendoi qe duhej te ndihmonte ate vajze, por duke qene nen shoqerine e dy te tjereve, u ndje pjese e pandare.
Mund te leviznin vetem te tre, e ai nuk besone qe portierit do t’i pelqente kerkesa per ta ndihmuar vajzen. Vec kesaj, ne mesin e tyre ai u ndje gati nje jo i huaj, e kush mund te lexonte aq imtesisht tiparet e te gjente ndryshimet e races mbi te…U kujtua per fjalet e zonjes Belinda dhe megjithese e ndjente veten si jo me mire, prapseprape e pa te nevojshme te mos vizitohej nga veterineri i te huajve. Edhe per nje kontroll rutine ishte me mire qe te bije ne duart e nje doktori per njerez, e nen shoqerine e zonjes dhe te portierit ai ishte njeri me te gjitha te drejtat.
-Le te vazhdojme perpara,-tha zonja Belinda dhe bene dyqind metra per t’u futur ne nje ndertese te madhe. Portieri u informua ne sportelin e informacionit per doktor Pastoren, qe ndodhej brenda. U gezuan qe te tre, zonja Belinda bisedoi me kryeinfermieren dhe pas pak u afrua nje burre i moshuar flokezbardhur, qe e takoi dhe e puthi ne faqe.
-Ky djalosh eshte mjaft i semure,-i tha zonja Belinda dr Pastores. –Erdha tek ty per te me dhene ndihmen me te mire. Kujdes, eshte i huaj dhe i evitova te gjitha kalimet e dokumentave. Beje per mua!
-Oh, doktor, une kam nevoje vetem per nje kontroll te thjeshte,-nderhyri studenti dhe i zgjati doren doktorit, qe e pa gjithe perbuzje dhe i tha:
-Terhiqu prapa! Nuk ma ndjen fare nese je i semure apo jo. Per mua mund edhe te vdesesh qe tani. Une ushqej respekt vetem per padronen tende, apo jo Belinda?
Studenti u ndje keq.
-Ajo nuk eshte padronia ime,-i tha,-por edhe sikur une te isha nje i panjohur per ju, e kishit per detyre te me kuronit.
Zonja Belinda kerkoi te kundershtoje, duke bere te gjitha perpjekjet te bindte doktorin qe ishte vetem naiviteti i djaloshit te semure qe e bente te fliste ashtu.
-Ne djall shkofshin te gjithe, vazhdoi dr Pastore. –E kupton apo jo qe nuk duhet te me shohesh ne sy? Edhe ti, Belinda, nga dreqin je ngaterruar me kete? Duhet ta lije te ngordhte rrugeve!
Studenti u ndje te thoshte qe s’ishte kafshe, ne te kunderten do kishte shkuar tek veterineri i te huajve, por portieri qe ishte afruar e kapi pas vetes dhe i tha ta mbyllte gojen. Studentit iu mbushen syte me lot. Iu shkeput prej duarve portierit dhe i klithi doktorit:-Une nuk iu dukem njeri, ma thoni? C’dreq doktori jeni ju?!
Disa paciente te tjere kaluan dhe ndalen hapin, zonja Belinda vuri duart ne goje e turperuar, doktor Pastorja e kercenoi qe me kete i kishte bere keq, shume keq vetes, ndersa portieri ia kyci gojen duke e mberthyer per fyti. Zonja Belinda u terhoq diku me larg, duke i peshperitur ne vesh doktorit fjale te dobta, qe nuk arriheshin te degjoheshin.
Studentit i vinte plasja qe s’e lane te thoshte te tijen, nderkohe, duke menduar qe ishte per nje kontroll mjekesor ne ate vend, i tha vetes qe ishte mire ta mbante mbyllur gojen e te priste. Doktori fliste nga larg me Belinden, e kur kjo nuk e kishte mendjen e kercenonte studentin me gishtin tregues duke i thene qe e kishte pisk, oh nuk kishte me shpetim per te.
Ai nisi te dridhej, pas pak erdhi edhe Belinda qe e pyeti nese ndihej mire. Paciente te tjere po i shihnin gjithe cudi, studenti iu lut asaj te iknin, ai doktor e kishte tmerruar, me mire tek nje tjeter, por zonja Belinda u tregua e palekundur. –Keto jane marrezira,-i tha. –Une bera gjithe ato perpjekje t’ia mbushja mendjen qe ti ishe i semure dhe te nevojiteshe ndihme. S’ka tani, shko arrije doktorin, ne nuk na lejohet te futemi ne ambulatorin e te semureve. Po te presim ketu!
Ajo e puthi ne faqe ndersa portieri i shtrengoi doren e i tha te tregohej burre. Studenti u gelltit dhe iu qep nga prapa doktor Pastores, qe as e ktheu koken, dolen ne nje korridor te gjate dhe u desh te zbrisnin shkalle derisa dolen ne nje tjeter korridor te lyer ne te verdhe. Ecen dhe u kthyen majtas, ku doktorit ia hapi deren nje infermiere qe e pyeti me ze te ulet. Doktori sikur ta kishte harruar studentin, u kthye menjehere nga ky dhe tundi koken, shkruajti nje recete te bardhe per te dhe ia la infermieres ne dore.
Pastaj vazhdoi drejt, eci deri ne nje salle ku shkruhej “ambulator per pacientet”, dhe u zhduk brenda. Infermierja e urdheroi te priste deri sa te mbushte te dhenat e tij. Studenti u mat te thoshte gjeneralitetet, por kjo i tha qe s’kishte nevoje pasi doktori i kishte shpjeguar rastin e tij keshtu qe ajo duhej te shpikte emer dhe mbiemer te studentit. I tha keto gjera dhe u largua gjithe nxitim, studenti mendoi te clodhej ne stolat e ndenjes, eci drejt tyre kur nga nje dere e fshehur doli nje infermier me dosjet ne dore. U perplasen dhe infermierit i shkane duarsh te gjithe dokumentat, qe u shperndane pertoke. –Me fal, me fal,-i tha studenti dhe u ul pertoke duke i mbledhur sipas rradhes fletet. Infermieri qendronte me kembe dhe e shikonte, studenti ia dorezoi serish dosjen ne dore dhe e pa ne sy i merakosur, por ky nxitoi te largohej dhe u zhduk per ne korridorin e daljes. Studenti psheretiu, por nuk arriti te ulej ne stol kur infermieri nxorri koken nga kthesa e korridorit dhe i peshperiti: Psss, ti, po, ti…eja perpara!
Ai u cua dhe eci drejt infermierit, per t’i kerkuar prape falje.
-C’ben ketu?-i tha infermieri.
-Duhet te bej nje kontroll me doktor Pastoren. Me fal per pak me pare. Nuk e kisha mendjen.
-E ke idene ku je?-i peshperiti infermieri duke e terhequr drejt vetes, ne nje vend te erret. Studenti i tha qe nuk e kishte idene, pastaj i tregoi qe kishte ardhur me deshiren e zonjes Belinda, qe ishte kujdesur shume per te dhe do i sherbente deri ne sherimin e tij.
-Une nuk mbaj me per sot,-tha i dorezuar infermieri. –I mjeri ti… je i huaj qe nuk i di si jane gjerat?
Studenti e ndjeu qe mund t’i besonte atij njeriu qe po e shikonte me dhimshuri dhe u pergjigj qe ishte i huaj. Atehere infermieri i ra ballit me pellembe dhe tha :Sa keq! Por si je tani?
-Mire, ndjehem mire ama doktor Pastore me ka trembur gjithe rruges. Vetem me ka kercenuar e nuk tregoi shenjen me te vogel te miresise. I kam bere gje?
-Ah, por ky eshte pavioni i te pashpreseve. Ke shume kohe qe vuan?
-Une nuk ndiej gje,-i tha studenti i frikesuar.
-Keshtu thone te gjithe! E te gjithe pastaj vijne tek une e me luten qe t’iu sjell naten e zeze mbi koke. Nuk e durojne dot vuajtjen. Iu djeg gjithandej ne sekonde, e me luten qe t’iu jap fund njehere e pergjithmone torturave te trupit.

-Ti je infermier, apo jo?-i tha studenti duke e pare me frike ne sy.

-Me degjo, pak me perpara u ule te mblidhje fletet e dosjes sime. Eshte keshtu? Domethene ti i harrove per nje moment dhimbjet e tua per te me ndihmuar. Nuk kerkon qe une te te vras, apo jo?

-Te me vrasesh? Po tallesh me mua apo si? C’eshte keshtu, une kam erdhur te marr certifikaten e sherimit.

Infermieri e perqafoi dhe i tha qe ndjehej i lumtur. Gjithe diten iu kishte hequr jeten njezet e kater njerezve, nuk ia bente me te vazhdonte kohet suplementare edhe me ate. –Ketu,-po i thoshte,-une bej hapin e fundit. I cliroj njerezit nga jeta. Ata qe vijne ketu, si ti, jane ne ditet e fundit, eshte permbysja e botes, syte e kalter iu nxihen, te dehur nga spazmat e fundvdekjes. Ti s’me dukesh i tille.

-Oh, por mua ketu me ka sjellur zonja Belinda dhe portieri i saj. Une nuk doja te vija ne spital. Te lutem, me thuaj si te dal…

Infermieri qeshi me ze, i tha qe zonja Belinda kishte sjelle ne kete klinike kohe me perpara bashkeshortin e saj dhe ishte rregulluar me te gjitha me doktor Pastoren. –Urdhri ishte qe i ndjeri zoteri te dergohej ne boten tjeter per shkak te dhimbjeve. Dhimbjet ishin plage te shkaktuara nga nje i huaj! Tani te takon ty, ky eshte efekti i njeriut qe ka pushtet dhe te con drejt vdekjes pa e ditur. Bravo, bravo zonja Belinda, i paska menduar mire te gjitha. I mjeri ti po nuk vdiqe,-dhe infermieri i hodhi krahun ne qafe.

-Me co jashte prej ketu, po shkoj tek veterineri, ku te duash, vetem me nxirr prej ketej.

-Oh, mos fole, ndryshe na degjojne te gjithe. C’e keqe eshte t’i japesh fund kesaj jete nje here e mire?

-Po te ishe ne vendin tim?Une jam akoma femije,-i tha studenti duke dridhur zerin.

-Ke te drejte. Por sikur une te doja me te vertete te isha ne vendin tend? ti do ta nderroje pozicionin me mua? Duhet te me pergjigjesh tani, ta them sinqerisht, nese ke mundesine, do ta nderroje pozicionin tend me timin?!

U degjua nje zhurme ne korridorin e doktor Pastores. Po kerkonin studentin, infermieri e shtyu dhe kur e pa qe studenti ishte rrezuar, aq sa nuk mund ta ndiqte dot pas, u largua me dosjen nen krah duke vrapuar. Infermierja kishte degjuar zhurmen dhe kishte mberritur urgjentisht e shoqeruar nga roja.
-Po u fute ketu brenda, mund te humbasesh, ndaj s’ke si te levizesh vendit. Me kuptove, per heren tjeter? Mbaje kete, eshte kartela jote, dorezoja doktor Pastores qe po te pret brenda. E pe ku u fut?! Pac fat!
Studenti qendroi perpara deres, mendoi qe duhej t’ia kishte mbathur pak me perpara, e kujtoi edhe njehere c’i kishte thene infermieri dhe u rrenqesh. Degjoi kollen e infermieres, qe po e nxiste te futej brenda. Perkuli dorezen dhe u fut ne maje te gishtave. Doktori po vizitonte nje grua te moshuar, qe ishte zhveshur nga mesi e siper e kollitej fort. Kur e pa, ajo klithi dhe mbuloi koken e turperuar. Por doktor Pastore e qetesoi duke i thene qe ishte nje i huaj, si i tille s’kishte si t’i bente gje sepse ishte njelloj sikuir mos te ekzistonte. Gruaja mbaroi, e falenderoi doktorin dhe e veshtroi ne sy studentin per nje cope here. Ne dalje e siper, po i thoshte Pastores qe heret a vone do merrte nje si puna e studentit, nje te huaj, pas vetes, qe t’i bente shoqeri kur te ishte poshte me moralin.
-Me mire nje qen, zonje,-i tha doktori dhe qeshen gjithe mirekuptim duke lene takim per javes tjeter.
“Ta shohim tani, koke per koke”,mendoi studenti duke shtrenguar grushtat. Do t’i shpjegonte atij njeriu si ishin ne te vertete gjerat. Do ta zhdepte ne dru, po te vazhdonte me ate perbuzje aq te ulet kundrejt studentit. Ne cast iu kujtua vdekja. Infermieri. Duhej te luftonte me mish e me shpirt, per ta fituar ate beteje. Ketu nuk behej fjale per te vleresuar ne ishte ne rregull apo jo, flitej per jete-vdekjen, studenti kishte rene brenda si i paditur, ndaj me e mira ishte te bente te paditurin edhe per te dale prej andej. Kur doktori t’i kerkonte kartelen e ta pyeste per semundjen, ai do t’i pergjigjej pas mendjes se tij, sipas nje plani qe e ideoi ne sekonde.
-Me ne fund, rebel i vogel, me ne fund!-iu drejtua me nje buzeqeshje dinake doktor Pastore. –Mos ki frike, hiqe bluzen dhe shtrihu.
Studenti i ndoqi me perpikmeri keshillat. Doktori i kerkoi qe te ngjitej me lart ne shtratin e te semurit, pastaj i dha nje shuplake shpatullave duke i thene qe kishte patur shume guxim ta kundershtonte ne ate menyre me perpara.
-Nuk jemi marre vesh, zoti doktor! Une nuk doja t’iu mungoja ne respekt, nuk ishte deshira ime te beja kete gje. Ishit ju qe me keqkuptuat dhe me vjen shume keq per kete.
-Iu keqkuptova? Domethene faji ishte i imi? I leme keto, i dashur, i leme keto! Me thuaj, nga vini?!
-Kjo ka rendesi per kurimin e semundjes sime doktor?
Dr Pastore vuri buzen ne gaz dhe e ftoi studentin te cohej per nje minute. I tha qe nuk kishte patur nder mend t’i drejtohej ne ate menyre, por salla ku ishte zhvilluar biseda kishte qene e mbushur me paciente te tjere, dhe nderhyrja e studentit kishte qene e papershtatshme. Prandaj per t’i mbuluar te gjitha, ai kishte luajtur nje rol jo korrekt per mjekun, por ai nuk duhej te harronte qe ishte i huaj dhe po kurohej ne menyre klandestine ne spital. Doktori i tha qe zonja Belinda i kishte treguar edhe ricevuten e tij, qe nuk hynte fare ne pune, perderisa nuk dihej nese ajo cope leter do ishte e vlefshme per muajt ne vazhdim apo jo. Megjithate ai kishte dalluar tek studenti nje njeri qe reagonte dhe jo vetem iu shmangej, por edhe jepte goditje majtas e djathtas.
-Keshtu bukurosh,-po i thoshte doktori,-zonja Belinda ishte shume e shqetesuarper ty. Tani qe te njoh me mire, jami bindur qe ti meriton kujdesin e saj. Ec, me thuaj, ku te dhemb me shume?
Studenti u mendua perpara se te pergjigjej. Gjithe ajo bisede i kishte rene ne koke, doktor Pastore tani dukej vertet nje tjeter, njeri, prandaj mendoi qe t’i thoshte te verteten.
-Mua nuk me dhemb ne asnje vend doktor! Kjo eshte e gjitha !
-Ah, keq, shume keq ! Duhet te therras gjithe personelin e mjekeve te disponueshem per nje konsulte.
-Jo, sigurisht qe jo ! Po iu shpjegoj te gjitha : une erdha ne kete spital vetem per t’i bere qejfin zonjes Belinda. U semura ne pensionin e saj ku mbaja nje dhome si qeraxhi, (une jam student, besoj se me kuptoni), dhe ajo m’u gjend menjehere afer sikur te ishte nena ime. Fale saj u vune nen sherbimin tim te gjithe banoret e atij pensioni dhe punonjesit punonin me turne nga kater ore mbi koken time. Por sot, qe eshte e marte une u sherova. Nuk e di se si, por zonja Belinda nuk me besoi kete gje dhe ne debat e siper une e sulmova, domethene i kerkova te me linte te qete duke ushtruar dhune te lehte mbi te. Ju si thoni, doktor, ky eshte gjesti i nje te semuri ?
-Oh, i dashur, fakti qe ju keni reaguar per te mbrojtur eshte nje pike per ju. Vazhdoni, kjo s’do te thote qe jeni i semure. Por me shpjegoni c’beni ketu, atehere?
-Ne rregull, ketu eshte me e veshtira. Une duhet t’iu kerkoj qe te deshmoni ne favorin tim. Meqenese njiheni me zonjen Belinda, nuk do ta keni te veshtire ta bindni per sherimin tim. do t’iu isha me gjithe mend mirenjohes, do te nderrja menjehere opinionin tim per ju; sic e mesuat une i jam borxhli zonjes e nuk mund ta kundershtoj kur me thote te jem i semure. Ndersa mendimi i nje mjeku nuk leviz vendit, eshte fjale e Perendise !
studenti pushoi qe te mbushej thelle me fryme, ndersa doktori qe kishte degjuar me kujdes, mori nje vegel per ta kontrolluar. I tha te shtrihej prape, pastaj i kerkoi te qendronte i qete sepse kishte nder mend ta lidhte.
-Te me lidhni? Kete nuk ua lejoj ! Me thoni perse…
-Ju e dini, djalosh! Une iu besoj kur thoni qe jeni sheruar. Por nuk me thate nga se ishit i semure e per kete me duhet te kerkoj shkaqet. Ka te ngjare te mos ishit fare i semure, e te mashtronit zonjen Belinda sic po beni tani, ne keto caste, me ate qe iu pret jashte. Por per mua nuk ka rendesi. Ua thashe pak me perpara, une nuk iu njihja dhe iu klitha ne fytyre qe vdekja juaj nuk me interesonte. Ashtu vazhdon te jete, i qendroj i bindur asaj ideje, por sic te thashe, perjashta pret Belinda. Ju doni vertet qe ta lendoni ate?
-Oh, doktor Pastore, por une jam i bindur qe ajo kerkon te mbetem i semure. Dhe une nuk e di perse. Nese do t’i kisha te qarta gjerat, do beja c’kisha ne dore per t’i shkuar ndesh deri ne deshiren e fundit.
-Atehere c’prisni? Juve duhet te hiqeni i semure. Duhet te ndjeheni i tille, ca gjera s’ka nevoje t’i marrin vesh te tjere pervec nesh. Hajde, bejeni kete favor te vogel per zonjen qe le koken e kujdeset nate e dite. Mos iu duket shume kjo gje? Juve jeni nje cunak i huaj, qe duhet te bekoni fatin per miresine ku keni rene. Ama duhet te jeni i bindur per kete gje. Le te bejme edhe nje pakt se bashku. Une po iu bej ca analiza te pademshme, se bashke do t’i veme nje emer te panjohur semundjes dhe do ta shtyjme perpara deri sa te ndjejme qe zonja Belinda kerkon me cdo kusht qe juve te sheroheni. Imagjinoni sa bukur: zonja Belinda lutet nate e dite per shendetin tuaj dhe nje cast, atehere kur s’mban me dhe i vjen te vdese, ne i paraqitemi me analizat dhe i themi qe gjithcka ka kaluar. Qe ju jeni mire, e keni marre veten e fale nje mrekullie, sidomos fale ndihmes se saj, jeni sheruar. Si thoni, do ta bejme kete gje?
Studenti u mendua shume. Doktori foli shume bukur, e ai ishte dakord me pjesen me te madhe te gjerave qe ai diskutoi. Tek e fundit kishte per te vazhduar te jetonte gratis ne apartament.
-Doktor, mund te dal nderkohe te kujdesem per shkollen?
-Patjeter! Semundjes tende do t’i veme emrin e asaj qe nuk te demton nese del nje fare kohe jashte e merresh me shkollen. Dakord, tani?
Studenti klithi i gezuar. Ishtrengoi doren doktorit, kur ky po i thoshte qe duhej te bente disa analiza, qe te ngjanin te rendesishme e mos i linin hije dyshimi zonjes Belinda.
-Ne rregull, ne rregull, qe tani,-ia bente studenti.
Doktor Pastore ngriti telefonin dhe urdheroi qe te vinte ne ambulatorin e pacienteve, infermier Vincensoja. –Do te te shoqeroje per analizat, do duhet pak kohe dhe ne do informojme zonjen Belinda. Keshtu s’do dyshoje per gje,-i tha doktori duke vazhduar se buzeqeshuri.
U degjuan te trokitura ne dere, doktori e ndihmoi studentin te vishej dhe i shtrengoi doren duke i uruar te takoheshin serish. Dera u hap dhe brenda u fut nje infermier i lodhur, qe renkoi i pakenaqur duke peshperitur fraza sindikalistesh me zerin e ulet. I futi krahun studentin dhe pa e pershendetur doktorin e hoqi me force jashte, duke zhveshur te gjorin student nga klithma te dobta qe kishin njohur tek ai infermier, njeriun e vdekjes qe e kishte perplasur me perpara ne korridor duke i rrezuar dokumentat