Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    nga sarandaebukur

    Ismail Kadare.

    Dijetari i shquar shqiptar Faik Konica, ne nje rast qe mbeti i pa haruar per te, i drejtojnj lutje zotit te madh me keto fjale:

    Ati yne qe i madherushem: jepna fuqi te mbajme gojen mbyllur kur s'kemi gje per te thene, falna durimin te thellojme nje pune perpara se te fillojme te shkruajme mbi te, shpetona nga grackat, nga shtremberimet, nga lajthitjet". Sa do i madh dhe i mencur te jete njeriu, sado i shquar e i respektuar te jete ai , vjen nje dite qe pa u thelluar flet per cart, flet kuturu e behet qesharak para atyre qe e lexojne.

    Ne librin me titull "Nga njeri dhjetor ne tjetrin",Kadareja pershkruan, nder te tjera, nje bisede te gjate, qe ne shkurtin e vitit 1990 ka zhvilluar ne kolltuket e Komitetit Qendror te Partise se punes, me ish-presidentin komunist, Ramiz Alia.Sic thote Kadarea ne shkrimin e tij, ne biseden midis "dy shokeve komuniste"ai i ka propozuar Alise rihapjen e kishave dhe xhamive, por i ka theksuar atij "se me kalimin e viteve feja e vone islame,e ardhur bashke me otomanet, do te zbehe(se pari ne Shqiperi e me pas ne Kosove)gjersa t"ja lere vendin fese se krishtere. Pra sipas Kadarese, prishja e fese islame do te ishte nje e mire per kombin tone. Nuk eshte per tu cuditur aspak kur deklarata te tilla absurde dalin nga truri dhe pena e Ismail Kadarese.Eshte ai Kadare qe ne dhjetra vepra i ka kenduar Partise Komuniste e diktatorit Hoxha Eshte ai Kadare qe ne poemen"Shqiponjat fluturojne lart" nder te tjera thote:"Prisnin vargmalet dike qe t'u printe-Priste Shqiperia Partine Komuniste".Dhe Ismail Kadareja eshte nga ata burra qe u qendron besnik atyre qe ka shkruar.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Poshte Kadare
    Rrofshin Zylo KritiKamberet
    muzg i heshtur

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    Poshte Kadare
    Rrofshin Zylo KritiKamberet
    Falmė Enver qe fryme ste dhashe dot
    nga kjo fryme e gjalle e trupit tim.
    Zemren time tė t'a nxirrja jashte,
    dhe ta jepja ty me mallengjim.

    Falme Enver qe vargu mu rendua,
    falme Enver qe fryme ste dhashe dot.
    Shqiperise zemra ju copetua,
    Shqiperia jote po derdh lotė.

    PS:keto mesiper i ka shkruar Ismail Kadare.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    edhe njehere per gjeniun kadare

    NA EDHE NJE PJESE TJETER:

    ...Lidhin kontrata tek pijne kafe,
    Editoret
    Vertiten me mijera.
    Tek stenda shqiptare dikush kerkon
    Librin "KUR LINDI PARTIA"

    Lexoje,njeri,kete liber me vemendje,
    Per kohen kur terrori te priste,
    Hape te shikosh se ē'ndodh ne nje vend
    Kur lind nje Parti Komuniste.

    (nga "PANAIRI I LIBRIT NE FRANKFURT")

    tjeter:

    Per ty ENVER HOXHA kenge do thur gjithe jeten,
    se Nena ime buke na dha me dhallė,
    ne dhomen e vogel pa tavan,ne fjetem,
    Na puthe ne femijeve nje nga nje ne balle

    ...........PASHALLARET E KUQ: (pjese)

    -Enver Hoxha syri i tij i mprehte
    Ishte i pari qe dyshoj per ta
    Dhe atehere ne themele te shtetit
    Zbriti si ne balada te medha
    ...
    Ecen klasa pas partise ne dite epike
    Populli pas klases derhet oqean
    Dhe m'u mbledhte prape Byroja politike
    Mesdite a mesnate gati te gjithe jane.

    nga Kadareja per PPSH dhe shokun Enver ....

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    nga kujtime me shokun enver

    >>>>> NJE PASDITE ME SHOKUN ENVER HOXHA <<<<<

    Tani qe udheheqesi yne nuk eshte me midis nesh,kujtimet per te marrin nje permase e vlere te vecante.Ato jane pjese e vepres se tij monumentale,per nje pjese sui generis qe nuk perfshihet ne librat,fjalimet,ditaret,porosite e letrat e tij,por eshte e shperndare ne qindra,ne mijera njerez.E megjithese e tille kjo pjese e vepres,keto kujtime qe ai ka lene,biseda,fjale,gjeste,pamje,gjendje shpirterore,jane nje pasuri e tere qe ndihmojne per te plotesuar e ndricuar ane te tera te personalitetit te tij si udheheqes,burre shteti,mendimtar marksist,filozof,shkrimtar dhe njeri.
    Kujtimet per te nuk kane nevoje per zbukurime,ato kane nevoje vetem per saktesi sepse duke qene te sakta ato e kane vetvetiu brenda edhe bukurine dhe thellesine dhe peshėn e vertete.Prandaj ata qe kane pasur fatin te kene kujtime me te,jane te ndergjegjshem se ē'thesare te cmuar mbajne ne duar,thesare,pasurine e te cilava duhet t'ua zbulojne te gjitheve.
    Ne vere te vitit 1961 klima letrare ne vendin tone ishte sa e gjalle edhe e komplikuar.Te angazhuar ne luften e madhe qe bente populli dhe Partia per perballimin e bllokades se re revizioniste,qe porsa kishte filluar,forcat krijuese ishin ne nje aktivitet te plote.Ishte e natyrshme qe ne keto kushte,kur kerkoheshin rruge te reja zhvillimi per ta bere letersine tone edhe me shume te lidhur me problemet e kohes,te kishte mjaft debate e polemika disa here te mprehta.

    Ismail Kadare

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Kadareja eshte aq njeri i vogel sa edhe konformist. Problemi i tij kryesor eshte se ai nuk deshiron ta pranoje qe i ka sherbyer regjimit te Enver Hoxhes:
    nga malli apo nga halli - kjo eshte ēeshtje tjeter. Disa nga romanet dhe poezite e tij, si psh "Ku t'i kerkoj rrenjet e tua Parti?", romani "Dasma", "Dimri i madh" etj, i kane ngritur hymne sistemit komunist, ndersa ne ndonje rast tjeter ai edhe e ka tejkaluar dikatorin duke kerkuar me shume gjak dhe lufte klasash si psh me poezine aq te perfolur te "Pashallareve te kuq".

    Do te ishte mire qe Kadareja te pranonte se i ka sherbyer komunizmit, sepse nuk kishte rruge tjeter, dhe te mos perpiqet tani te marre poza disidenti. Shkrimtare te tjere te talentuar si Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci etj mbeten fare ne hije ne kohen e dikatures sepse nuk i kenduan lavde asaj, ndryshe nga Kadare

  7. #47
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Citim Postuar mė parė nga arun
    tjeter:

    Per ty ENVER HOXHA kenge do thur gjithe jeten,
    se Nena ime buke na dha me dhallė,
    ne dhomen e vogel pa tavan,ne fjetem,
    Na puthe ne femijeve nje nga nje ne balle
    kete nuk e ka shkruar Kadareja
    wrong verb

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    “Dosja K”, Kadareja zyrtarisht

    Dėshmitė nga Arkiva e Shtetit pėr veprat e Ismail Kadaresė. Drejtori i Arkivave bėn gati njė libėr me karakter dokumentar dhe studime krahasuese, pas rrėmimit tė qindra faqeve relacionesh nė arkivin qė drejton



    Belina Budini

    TIRANĖ – Gjithnjė kishte besuar se Kadare e kishte ekzagjeruar pakėz me ēka i kanosej veprave tė tij nė diktaturė. Nuk ėshtė i vetmi qė ka menduar kėshtu. Mjaft tė kujtosh atmosferėn e debatit qė mbėshtolli poemthin e tij tė humbur “Pashallarėt e Kuq” (Nė mesditė Byroja Politike u mblodh) rreth njė vit mė parė. Edhe atėherė e vėrteta doli nga arkivat. Shaban Sinani, drejtori i pėrgjithshėm i Arkivave, ka vendosur tė nxjerrė kėtė radhė njė tė vėrtetė mė tė madhe. Historinė mė autentike tė veprės sė Kadaresė. Pikėrisht nga arkiva e shtetit. Aty ku ka rrėmuar disa qindra faqe, tė gjitha pėr Kadarenė dhe veprėn e tij. Lėnda e grumbulluar dhe e sintetizuar tanimė prej Sinanit do tė botohet nė formėn e njė libri me karakter dokumentar dhe studime krahasuese. Relacionet e zyrave, tė Komitetit Qendror, pushtetarėve tė lartė tė kohės, artistėve e shkrimtarėve deri tek relacionet dhe letrat kritike tė qytetarėve “anonimė” tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė... kjo do tė jetė “Dosja Kadare”. Pse vendosi tė shkruajė njė libėr si ky dhe kur do tė bėhen publike faktet e qėmtuara nė lumin dokumentar tė arkivės rreth veprave tė Kadaresė dhe shkrimtarit personalisht? Marrėdhėnia e Ismail Kadaresė me kėto dokumente. Vigjilenca vullnetare e dhjetėra artistėve e shkrimtarėve tė kohės pėr tė zhdukur, hequr nga qarkullimi apo dėnuar si armiqėsore, ekzistencialiste dhe deheroizuese ēdo vepėr tė shkrimtarit. Edhe atė pėr tė cilėn ai vetė sot ėshtė mė pak krenar. Qė nga “Argjiroja”, “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, madje edhe “Dasma” e deri tek “Koncert nė fund tė dimrit”, cilat janė relacionet zyrtare pėr to? Shaban Sinani tregon pėr “Shekullin” sfondin historik dhe dėshmitė autentike pėr paskuintėn e botimeve tė Kadaresė, dėshmi qė do t’i sjellė tė plota nė librin “Dosja K”.
    Sinani: E vėrteta e arkivės
    Njė nga arsyet pėr tė cilat Shaban Sinani thotė se kėto tė vėrteta duhen botuar ėshtė pėr tė mos lėnė hapėsira tė zbrazėta qė tė harxhohen pėrsėri energji nė boshllėk, siē ndodhi me poezinė “Nė mesditė Byroja Politike u mblodh”, pėr tė cilėn u shkruan edhe libra para se tė bėhej ndonjė kėrkim arkivistik. “Jam habitur”, - thotė Sinani,- kur kam konstatuar se kanė qenė nėpunėsit e zellshėm ata qė kanė treguar mė tepėr vigjilencė ideologjike ndėrsa pushtetarėt janė treguar “tolerantė” , paradoksalisht. “Pėr shembull nė njė rast Liri Belishova mbante qėndrim shumė korrekt ndaj njė relacioni tė paraqitur nga njė X individ, tė cilit Belishova i kėshillonte t’i thoshte edhe nė shtyp ato qė shkruante aty po qe se ishte i bindur se ishin tė vėrteta”, - thotė Sinani. Bėhet fjalė pėr njė relacion qė rekomandonte tė hiqej nga qarkullimi “Princesha Argjiro”. “Mendoj se nxjerrja nė pah e kėtyre dokumenteve ndihmon pėr tė treguar historinė e veprės sė Kadaresė, raportin e shkrimtarit me pushtetin nė diktaturė, ėshtė interesante tė bėhen krahasime ndėrmjet zellit ideologjik tė nėpunėsit dhe mungesės sė kėtij zelli tek udhėheqėsi vetė nė ndonjė rast si tek “Dimri i vetmisė sė madhe”. Ėshtė interesante nė shumė pikėpamje tė botohen kėto dokumente autentike si edhe tė mėsohet se njerėzit e letrave s’e kanė mbrojtur aspak Kadarenė me ndonjė pėrjashtim tė rrallė si pėr shembull Dritėro Agolli”, - shprehet Sinani. E megjithatė ai thotė se gjithė analizat pėr veprat e shkrimtarit kanė qenė tė sakta veēse janė pėrdorur kundėr tij, tė cilėsuara si ekzistencialiste, surrealiste e deheroizuese.
    Sinani: Kadareja sipas zyrave
    Pėrkundėr asaj qė priste, drejtorin e Arkivave, gjatė hulumtimit pėr “Dosjen K”, e befasonte gjithnjė e mė tepėr galeria e emrave: nėpunės, njerėz tė artit dhe kulturės, drejtues organizatash (Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”)... qė, shpesh vullnetarisht, bėnin vigjilencė ndaj letėrsisė sė mirėfilltė, jo pėr ta pėrkrahur atė, por pėr ta demaskuar (nėse pėrdorim njė term tė asaj kohe). Bėhet fjalė pėr vigjilencėn ideologjike me anė letrash, relacionesh tė fshehta, megjithatė tė gjitha zyrtare. “Kadareja as qė e ka idenė se ē’ėshtė shkruar pėr tė dhe veprat e tij. Janė, me siguri, shumė mė tepėr nga ē’di dhe ē’ka treguar vetė ai”, - shprehet Sinani. A ka treguar interes Kadareja ndaj kėtyre dokumenteve? “Jo”, - thotė drejtori i Arkivave, i cili megjithatė nuk ka qėllim ta botojė tani shpejt librin e tij tė dytė pėr Kadarenė (ka shkruar njė libėr pėr Kadarenė nė 1997, ndėrsa thotė se pėr figurėn e shkrimtarit ėshtė interesuar mė herėt). I duhet tė presė derisa tė pėrmbushen tė 25 vjetėt e distancės kohore qė kėrkohet pėr tė pėrdorur tė dhėna nga arkiva. Bėhet fjalė pėr dokumentet rreth librit tė fundit, “Koncert nė fund tė Dimrit”, tė dhėna qė nuk mund t’i botojė pa kaluar edhe dy-tre vjet. Por lėnda e librit ėshtė e gjitha gati tashmė. Hulumtimet kanė mbaruar.
    Relacionet e asaj kohe
    Kėshtu pėr shembull nė njė relacion tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qė mban datėn 10 tetor 1972 - vetėm dy muaj para mbajtjes sė Festivalit tė 11-tė, kjo ministri e informonte imtėsisht udhėheqjen e lartė jo vetėm pėr prirjet e krijuesve pėr tė kėrkuar rrugė tė tjera, por, madje, edhe pėr inatet, grupimet, pasionet, sharjet dhe thashethemet kundėr njėri-tjetrit. “Nė fletėn e dytė tė relacionit thuhet shprehimisht, me gojėn e njė shkrimtari tė njohur: Ikėn tė vjetrit, tashti do tė pėrleshemi me njėri-tjetrin ne tė rinjtė, se me ata /tė vjetrit/ i qėruam hesapet. Ismail Kadaresė duhet t’i tregojmė vendin”, - saktėson drejtori i Arkivave, Sinani, rreth asaj ēka ėshtė shkruar nė kėto relacione. “Tė dhėnat flasin se pėr I. Kadarenė dhe krijimtarinė e tij mjaft shkrimtarė nuk kanė simpati, madje flasin ashpėr”, - shkruhet nė njė relacion tjetėr. “Njė kritik ėshtė shprehur: Unė pėr Ismail Kadarenė nuk shkruaj se me tė jam zėnė. Nė krahun e tij modernist, ka figura shokėsh qė unė nuk u kam besim tė nesėrmen. Shkrimtari X.Y. (inicialet e vėrteta janė hequr me kėrkesė tė drejtorit tė Arkivave) i ka thėnė njė burimit tonė se nė kritikėn tėnde pėr Ismailin (qė nuk u botua) ti ke vėnė shumė pak gjėra, Ismaili ka nga kėto njė thes me tė meta”, - kujton Sinani relacionet e asaj kohe. Nga ky fragment fare i shkurtėr i njė relacioni tejet tė detajuar qė gjendet nė ish-Arkivin Qendror tė partisė sė punės, fondi 14, dosja 354, vėrehet se udhėheqja i kishte sytė katėr dhe vėzhgonte me kujdesin mė tė madh sa nė njėrin krah, ashtu dhe nė tjetrin. Ajo ishte e interesuar pėr tė ditur deri detaje se si shiheshin “konservatorėt” me sytė e “liberalėve”; dhe anasjelltas. Nė tė dyja rastet figura e I. Kadaresė rezulton me kryq mbi supe.

    Shkurt
    Ē’thuhet nė Arkivėn e Shtetit pėr Kadarenė?

    -Pėr botimet nė gjuhė tė huaj tė romaneve tė I. Kadaresė ka mendime qė lėnė tė kuptohet se, pėrderisa pėlqehen dhe botohen nė vendet kapitaliste, ato kanė gabime. Kėshtu, shkrimtari X.Y., kur ėshtė pėrkthyer romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, ėshtė shprehur se borgjezia e pėrktheu dhe e botoi kėtė vepėr. “Kurse Y. X. ėshtė shprehur: Gabim, i ēmojnė veprat tona nga Franca, ato duhen ēmuar nga
    jehona nė vatrat revolucionare tė botės. Kot i bien nė qafė konservatorizimit. Asnjė vepėr konservatore nuk ėshtė ndaluar, si ato, modernistet”- shkruhet nė relacion.

    -Njė shkrimtar para pak ditėsh, nė njė ambient gazetarėsh tė revistės “Hosteni”, pati thėnė se drama e I. Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ka falimentuar qysh nė shfaqjen e premierės.

    -Por aty-kėtu flitet se edhe Ismail Kadare u ėshtė kundėrvėnė tė tjerėve. Njė burim thotė se Ismaili, duke folur pėr shkrimtarėt e vjetėr, ka thėnė se ata janė tė pafuqishėm nė krijimtarinė e tyre, ashtu siē
    janė edhe nė jetėn personale. Njė shkrimtar i ri i ka thėnė njė burimi se Ismaili, duke folur pėr romanin “X” ka thėnė se tė gjithė kanė mbetur nė faqen 27. Njė burim tjetėr tregon se, kur ėshtė diskutuar nė Shkodėr romani “Dasma”, Ismaili, nė pėrgjigje tė pyetjes se si shkove andej, ėshtė pėrgjigjur se u dėgjuan disa mushkonja tė vogla dhe asgjė me rėndėsi.








    Shekulli

  9. #49
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    arun je ba me te dhene lejen e zakonshme , (nja dy jave jashte forumit) se na lodhe.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    arun je ba me te dhene lejen e zakonshme , (nja dy jave jashte forumit) se na lodhe.

    Mė mirė i vrarė nga fashistėt,
    Sesa tė jeshė fashist!

    Mė mirė i vrarė nga komunistėt,
    Sesa tė jeshė komunist!

    Herman Hesse

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •