Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37

Tema: Vetvrasja

  1. #1
    i/e larguar Maska e DINA
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    103

    Unhappy Vetvrasja

    TE VRASESH VETEN? RUAJNA ZOT!

    "Edhe per mua jeta ka qene e veshtire, shume e veshtire, mirepo jam perpjekur te shoh gjithmone anen e mire te gjerave. Kam besuar dhe besoj se cdo njeri ka rolin e vet. Per ty, ka nevoje dikush, atehere pse u dashka te vrasesh veten? Ruajna Zot!
    -Lajmet e javes se fundit na tronditen edhe nje here. Kronika e zeze dominoi ne faqet e para te gazetave. Marsida Bardhi, studente e historise ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" i dha fund jetes, ne dhomen e saj, me vetevarje. Ata qe e njihnin derdhen lot, ne te tjeret, sapo e morem vesh, ndjeme dhimbje. Marsida Bardhi, 19 vjec, nuk do te jete me. Prej saj ka mbetur vetem kujtimi i hidhur i nje fije teli te holle, me te cilin ajo kish varur veten. Asnje i akuzuar, asnje i dyshuar, asnje i komprometuar. Nuk behet fjale as per konflikt, as per lidhje dashurie, as per ndonje aventure adoleshenteje. I vetmi fakt ish ai se vajza rrezikonte te mbetej ne disa lende. Tek e fundit, mund te perseriste vitin akademik.

    Ne te njejten dite dhe ne te njejten ore, ne Dukagjin dhe ne Vlore, dy vajza te tjera u vrane me arme zjarri. Cdo vdekje ka dhimbje, por kur ajo vjen nga veteflijimi, atehere lindja kthehet ne brenge jo vetem per te afermit, por per te gjithe shoqerine. Keshtu mendon Mbaresa Marku, ish-studentja e Normales se Elbasanit, aktualisht mesuese ne gjimnazin e Patosit.

    E quajne Mbaresa Marku. Nuk eshte VIP. Eshte thjesht nje grua e zakonshme. Te jashtezakonshme ka jeten, qendresen, kembenguljen dhe vullnetin per te kapercyer veshtiresite. E vecanta e saj eshte menyra per te administruar humbjen dhe per te programuar te ardhmen.

    "Kam lindur pas dy motrave, - thote ajo, - dhe prinderit e mi nuk donin me vajza, prandaj ma vune emrin Mbaresa. Domethene, fund. Mirepo as emri im nuk u beri pune prinderve te mi. Pas meje linden perseri, e perseri vajza te tjera." Po kush eshte Mbaresa Marku dhe pse ajo u be protagoniste e ketij reportazhi, menjehere pas vetevrasjes se Marsida Bardhit?

    Gjimnazi

    Jeta e Mbaresa Markut ka shume gjera te perbashketa me historine e tri grave qe i dhane fund jetes javen qe shkoi, por ne kah te kundert. Ne gjimnazin e Patosit, ku sot jep mesim, Mbaresa ka qene nxenesja me e shkelqyer ne mezime, krenaria e shkolles. Kur ishte ne mature, organizata e rinise i propozoi keshillit pedagogjik qe fotografia e saj te vihej ne tabelen e nderit. Meqenese keshilli pedagogjik heshti, te rinjte e vune vete fotografine e Mbaresa Markut ne tabelen e nderit. Ceshtja u nderlikua aq shume sa problemin e mori ne dore organizata e partise. E bija e ballistit nuk mund te vihej kurrsesi ne tabelen e nderit. Mesonjesit u ndane ne dysh; pro dhe kunder. C'faj kishte e bija?

    Prej ketej problemi kaloi ne Komitetin e Partise te qytetit. Ai e quajti ngjarjen nje provokim ndaj vijes se partise dh gjakut te deshmoreve. Drejtori i shkolles mori verejtje, kurse mesuesi kujdestar u paralajmerua per transferim. Fotografia e Mbareses u hoq naten nga tabela e nderit. Edhe pas ketij sherri Mbaresa mbeti nxenesja me e mire e shkolles. Ajo mbaroi maturen shkelqyeshem mirepo per shkolle te larte as qe mund te behej fjale. Endrra e saj u keput ne mes. Per kater vjet rresht kjo vajze kish thurur nje enderr; te shkonte ne Normalen e Elbasanit. Atje ku kish mesuar i ati dhe te behej mesuese si ai. "Dite per dite kete mendoja. Dite per dite per kete mesoja,- thote ajo.- Kjo ishte endrra ime". "Ne ate kohe, - vazhdon Mbaresa,- mosrealizimi i kesaj endrre per mua ishte me e rende se vdekja, por, ne fund te fundit, nuk ishte vdekja vete. C'te beja? Te vrisja veten? Mos o Zot! Prinderit kishin nevoje per mua, motrat e vogla gjithashtu. Atehere u futa ne pune. Vesha kominoshet e dokut, hodha xhupin kinez mbi supe dhe shkova punetore me turne ne Uzinen Mekanike te naftes."

    Ne uzine

    E re, e bukur, camaroke, Mbaresa, vajza e armikut te popullit i shtrohet punes. Ne ate kohe, i propozoi per martese nje djale.

    -Jam molle e ndaluar, - ia ktheu ajo djalit qe i propozoi per martese.

    -Te dua, - i tha ai.

    -U cmende?! Mos do qe te marresh veten ne qafe. Mos m'u afro se u dogje, mor djale? - Iu lut ajo djalit qe i propozoi sinqerisht.

    -Te dua per grua,- i tha ai.

    -Kerkon te humbasesh jeten tende. Une s'jam si ti. Une jam e bija e nje ballisti, vajza e nje armiku.

    -Edhe prinderit e mi jane si prinderit e tu te denuar nga partia,- i tha djali dhe qe ate dite te dy u lidhen perjete.

    Universiteti

    S'ka gje me te afert se e pamundura. Pikerisht atehere kur mendon se endrra jote nuk do te realizohet kurre, pikerisht atehere vjen nje dite qe ajo behet realitet. Edhe nata qe duket kaq e zeze dhe kaq e gjate e ka nje fund. Pa fund, as e keqja s'mund te jete!

    "Sic ju thashe, - vazhdon Mbaresa,- endrra ime ishte universiteti "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan. Isha bere nene dhe prape doja te behesha si im at. E enderroja ate shkolle ku kishte studiuar ai. I kisha kaluar te 40-at. Punoja ne uzine. Kujdesesha per shtepine dhe udhetoja cdo jave nga Patosi ne Elbasan, nga Elbasani ne Tirane, nga Tirana ne Patos dhe anasjelltas. Ne vitin '97 me eshte dashur te udhetoje edhe ne kembe mes bresherive te plumbave per te mos humbur daten e provimeve. Kater here jam rrezuar ne provimin e morfologjise dhe kater here jam nisur perseri nga e para. Nuk me vjen turp ta pranoj kete fakt, edhe pse sot jam mesuese. Nuk me vjen turp se ne fund isha une ajo qe fitova. C'te beja kur s'e mora provimin per here te trete? Te bija ne pesimizem, te braktisja shkollen? Jo! Si kuptoj keto vajzat e sotme sa shpejt lodhen, sa shpejt bien ne pesimizem. Edhe per mua jeta ka qene e veshtire, shume e veshtire, mirepo gjithmone jam perpjekur te shoh anen e mire te gjerave. Cdo njeri ka rolin e vet ne jete. Cdo njeri eshte i rendesishem, pavaresisht nga mosha, gjinia dhe profesioni. Ne cfaredo rrethane qofte, mendo se dikush ka nevoje per ty. Atehere, e pse u dashka te vrasesh veten


    ======Me respekt Dina========

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Jeta eshte lufte. I zoti eshte ai qe e perballon. Ky akt eshte denimi me i rende dhe i pamerituar. Askush nuk eshte pa halle ne kete bote. Jeta duhet dashuruar dhe zbukuruar. Cdokush nga ne e ka nje celes per t`i dhene drejtim problemeve. Ata qe e zoterojne, ecin kurdohere perpara, te tjeret qe nuk lodhen ta gjejne, perfundojne si rastet e siperpermendura. Mua me vjen keq natyrisht sepse te mbyllesh jeten ne nje moshe te re eshte tragjike por kete akt e denoj. Nje miku im, lengoi gjate nga nje semundje e pasherueshme. Nderroi jete ne moshen 35 vjecare dhe kerkoi jete deri ne frymen e fundit.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e edmond25
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    sarajeve
    Postime
    2

    Question

    Te vrasesh veten eshte mekat i madh. Asnje nuk te drejte qe ti jape fund jetes me duart e veta.Zoti eshte ai qe na e ka dhene kete jete dhe vetem Zoti ka te drejte te na e marre....... Do t'ju lutesha te gjitheve qe kane kesisoj problemesh qe mos te bejne gjera te tilla,per shkak te dashurise,te problemeve ekonomike,te shkolles apo cfaredo problemi qofte.Edhe une jam student,por kurre nuk do te vrisja veten per shkak te provimeve.Ka orar tjeter,prape do dal ne provim e do te jap krejt mundesite e mia qe ta marr ate provim,por qe te vras veten.... KURRE! Edhe nje here do t'ju beja thirrje te gjitheve, vecenarisht te rinjve moshatareve te mi, qe mos te bejne hapa te tilla. FLM. Zoti qofte me ju !
    edmond k.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Me ben shume cudi siguria e Mondit, qe kerkon te harrohet te ideja e Zotit, prej ku ngrihet e thote se askush nuk ka te drejte te beje edhe vetvrasje, per hir te atyre qe jetojne e vdesin nga qielli lart. Mondi, te jetosh do te thote te vdesesh nga pak. E asnjehere vetvrasja nuk eshte plotesisht e njeanshme. gjithmone merr formen e nje vrasjeje te pandergjegjshme nga te tjeret. TE vrasesh veten per nje qellim te caktuar, (qofte dhe humbja e provimeve), edhe per mua eshte turp, se askush nuk do ndieje keqardhje te vertete per ate qe u largua nga bota, por thjesht nje meshirim, permoshen dhe per motivin banal te ketij incidenti. gjithcka mund te ndryshoje nese pa shkak e per hobi, vendos te provosh dicka te re a mos provosh gje fare, duke mbeshtetur kembezen e armes ne mjeker. te pakten gjithcka mund te mbetet enigme dhe makabre, e te tjeret mund t'i breje ndergjegjia per njeriun qe nga trilli i vet, vendosi t'i braktise ne boten pa zot.
    ERIS RUSI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Postime
    38
    eSHTE SHUME E KEQE TE SHOHESH GJERA KAQ PREKESE DHE TE MENDOSH QE NDODHIN GJERA TE TILLA NE JETE KUR NE QAHEMI PER CIKERRIMA APO BUDALLALEQE TE VOGLA QE SKAN RENCI FARE PARA KETYRE JEMI VERTETE EGOISTA DHE TE VRASESH VETEN KUSHEDI SE CFARE GJENDJE TE KEQE PSIKOLOGJIKE DUHET TE KESH ARRITUR QE TE NDJHESH AQ KEQ GJYNAH

    MENDONI PER TE ARDHMEN JETONI PER MOMENTIN SHIJOJENI JETEN NE CDO MOMENT TE SAJ SE ESH DICKA QE JU JEPET VETEM NJE HERE
    Zombie !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Meshira jote lepurushe eshte per te ardhur keq. Jeta sipas teje duhet te ndjeke skema sepse jetyojme ne grup e duhet t'i bindemi grupit. te uroj nje jete te gjate e te lumtur, qe pasi te kesh kaluar ne boten tjeter as mos ndiesh e mendosh qe ka tjeter bote, e te pendohesh per sjelljen tende te bukur e te paster ne vendet e pista te ketij realiteti.
    ERIS RUSI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Postime
    38
    JO UNE PO TE THEM TE JETOSH SI TE DUASH TI POR RESPEKTO LIRINE E TJETRIT GJITHASHTU KRIJO NJE BALANCE NE JETE JA PER CFARE E KAM FJALEN NESE NUK E KUPTON TI NUK ESHTE FAJI IM E DASHUR
    Zombie !

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    amon amon te vrasesh veten ca flisni mer

    Pyesni mua ju se caj ****** fare ha pi ri...edhe...qq

    Take Care bros and Sis

    ~laterz~
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Lepurushe, i takoj gjinise mashkullore, e nenshkrimi poshte ne anglisht e verteton akoma me tepr kete ide. megjithate edhe keqkuptimet, qofte te ketij loji, jane nje motiv me shume a me pak per te kaluar ne boten (jo ne spondin) tjeter!
    ERIS RUSI

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Zoti ruan ata qe ruajne veten

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  2. Vetvrasja E Nje Kombi
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-05-2004, 15:54
  3. Nocioni pėr jetėn dhe vetvrasja
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 16-10-2003, 11:13
  4. Vetvrasja nje rrugezgjidhje per shqiptaret
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 12:00
  5. Vetvrasja
    Nga Satanisti nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-05-2002, 05:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •