Po hap nje teme te dhimbshme per ata te cilet kjo gje i ka prekur!
Qofte personi vete ose familja!
Diēka qe fatkeqesisht eshte shume e perhapur neper bote dhe gjithashtu edhe ne vendin tone!
Ja kushtoj te gjithe femrave Shqiptare kudo ne bote, atyre per te cilat kjo fatkeqesie ka ndodhur sepse kane qene te mashtruara,te dhunuara dhe te prekura nga varferia!!!
Ketu dua te flas per ata lloj "njerezish" qe perfitojne nga keto femra duke u pasuruar me gjakun e tyre....Me jeten e tyre!!!
Ku eshte sedra e tyre valle?
Ku eshte burreria?
Prostitucioni eshte skllaverim!
Nje koncept qe duhet luftuar nga personi vete...nga sistemi...edhe Organizata e te drejtave te njeriut!
Tek prostitucioni i detyruar gjejme te gjithe karakteristikat e skllaverimit : heqja e personalitetit te tjetrit,varja nga dikush ne jeten personale dhe relacionele,perfitimi financiar nga dikush tjeter!!
Ne kohen e skllaverimit, shume skllever mendonin se kjo gje ishte me e mira dhe me e drejta per ta!!!
Gjithashtu shume nga keto femra qe i ushtrohen ketij "zanati" ,mund te thone qe jane shume me te lumtura se me pare,derisa ato vete nje dite e kuptojne me dhimbje situaten ne te cilen ndodhen!!!
Shume femra te vendit tim jane neper trotuaret e botes dhe me vjen keq qe neper bote gjykohemi dhe njihemi si " Vendi qe ka shume prostitucion dhe krime"!
Shume femra u jane marre familjeve te tyre...jane rrahur...masakruar...detyruar me force te punojne per meshkujt shqiptare ose u jane shitur te huajve si bageti te humbura dhe pa zot! Shume nga keto i jane shitur tregut....
A mos valle nuk eshte ky skllaverimi?!
Ku ka shkuar ana humanitare e ketyre "meshkujve"?!
Ku eshte respekti ndaj njeriut,femres dhe te drejtave te saj?!
Te gjithe kemi nena dhe motra ....mendoni qe keto femra,kane njekohesisht njerez dhe te aferm qe vuajne "fatin" e tyre!!
Shume femra Shqiptare kane gjetur vdekjen prej tyre dhe trupi i tyre pa jete u eshte kthyer ne atdhe nenave qe akoma degjon vajtimin e tyre!
Luksi nuk eshte gjithēka....Mund te jetojme edhe pa te!
Si pupull i vuajtur, historia ka treguar qe kemi jetuar edhe pa te.
Ju bej thirrje te gjithe atyre femrave,te cilat jane te prekura nga ky fenomen dhe kane frike per veten ose familjen per te ndaluar.....ju bej thirrje duke ju thene qe jeta nuk ka mbaruar per to dhe asgje nuk ka marre fund akoma!
Nuk duhet te humbin shpresen,besimin...ju bej thirje te trokasin ne dyert e organeve perkatese qe denojne krimin,te protestojne pa patur frike,te guxojne te kerProtestojne Pa Patur Frike...te Guxojne te kerkojne ndihme pasi ajo do ju jepet!
Nuk ka vdekur akoma ana e mire e njerezimit!
Ju bej thirrje gjithashtu edhe atyre qe perfitojne nga to,duke ju thene qe edhe ata mund te dalin nga burgjet ne te cilat djalli i ka futur,pasi edhe per ata ekziston nje thirrje per te jetuar...Pasi e keqja e tyre mund te luftohet!
Ju bej gjithashtu thirrje te gjithe atyre njerezve te tjere ,te cilet i gjykojne dhe ofendojne keto femra pa i njohur,pa i kuptuar...Dhe duke ju hedhur gure dhe shikime te ftohta,te cilat per mendimin tim jane me te keqija se vete "Indiferenca" dhe "Injoranca".
Kemi te drejten tone si qenie humane te zhdukim te keqen....Te shpetojme njeri tjetrin,per te jetuar ne nje bote me te paster dhe me te mire!
Krijoni Kontakt