Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 71
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Pinjolli i Familjes Princerore Kastrioti

    www.balkanweb.com
    Faqja 17 - GAZETA E SHKODRES Qershor 19, 2002

    Rikthehen stėrnipat e Skėnderbeut : "Popullit tonė i duhet bashkim e vllazėrim"

    Giorgio Maria Castrioti Scanderbeg vjen nga Napoli dhe merr pjesė nė festėn kombėtare tė Malit tė Zi

    Njė Skėnderbeg nuk ka nevojė pėr publicitet". Kėshtu shprehet i qetė trashėgimtari i familjes sė heroit kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i cili mundohet tė qėndrojė larg mikrofonėve dhe gazetarėve.

    Ai vjen nga Napoli dhe quhet Giorgio Maria Castioti Scanderbeg. Shoqėruesit e tij e quajnė princ, ndėrkohė qė ai mbanė 38 urdhėra tė ndryshėm. Baba i dy vajzave, tashmė nė moshė tė thyer, ai ėshtė rikthyer vendit tė tė parėve, duke shėnuar vizitėn e 29-tė nė Shqipėri, brenda njė kohe tė shkurtėr.

    Cili ėshtė qėllimi i ardhjes nė Shqipėri?

    "Kam njė qėllim tė dyfishtė. Sė pari, ai humanitar, pasi kemi sjellė ndihma humanitare nė Zhejė tė Laēit. Dhe sė dyti, kam qenė i ftuar nga qeveria dhe presidenti malazez, ku pata kėnaqėsinė tė njihja Malin e Zi. Gjithashtu kam qenė i ftuar nga prefekti i Shkodrės, Liqjza dhe kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Ormir Rusi. Rolin mė tė veēantė tė kėtij organizimi e ka pasur presidenti i Lidhjes Ballkanike, Burhan Ēuliē, i cili e ka organizuar gjithė kėtė aktivitet. Kėto ditė kanė qenė tė paharruara pėr mua sepse njoha mė mirė Shqipėrinė, megjithėse kjo ėshtė hera e 29-tė qė vij brenda njė kohe tė shkurtėr".

    Do tė riktheheni sėrish kėtu?

    "Po, madje shumė shpejt, pasi gjatė takimit qė pata me prefektin Liqejza mė propozoi tė bėnim disa ditė njė tryezė tė rrumbullakėt me studime historike, tė cilat hedhin dritė kryesisht mbi familjen e Skėnderbeut".

    Le tė pėrqendrohemi te heroi ynė kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Cila ėshtė lidhja e juaj me kėtė figurė?

    "Unė jam pasardhės direkt i Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Jam i 14-ti brez".

    Dhe si e dokumentoni njė trashėgimi tė tillė?

    "Dokumentacioni ėshtė i vendosur i gjithi nė Arkvin Shtetėror tė Romės. Ēdo i interesuar mund tė shkojė atje dhe tė njihet me to".

    A keni qenė nė Tiranė dhe a ju kanė pritur si pasardhės i Skėnderbeut?

    "Po kam qenė nė Tiranė dhe mė kanė pritur autoritete tė larta. Jam pritur direkt nga Kryetari i Kuvendit Popullor, nga Arqipeshkvi i Tiranės dhe nunsi apostolik, Televizioni Shtetėror i Tiranės kanė realizuar njė dokumentar para dy vitesh nė shtėpinė time nė Itali".

    A mund tė na thoni si keni arritur qė tė ruani tashėgiminė e familjes tuaj?

    "Kanė qenė 500 vjet pushtim turk dhe gjatė kėsaj kohe, lidhjet u ndėrprenė. Rreth viteve 1920 kanė nisur lidhjet e gjyshit tim dhe babit me Shqipėrinė. Mė pas erdhėn 50 vitet e qeverisjes sė Enver Hoxhės. Prindėrit e mi nuk donin tė vinin nė Shqipėri, pasi nuk donin qė ardhja e tyre tė interpretohej si mbėshtetje e qeverisė ateiste tė Enver Hoxhės. Ndėrsa tani, pasi gjėrat kanė ndryshuar, ky regjim u largua dhe unė kam ardhur shumė herė".

    Gjatė kėtyre viteve nuk ka pasur shumė publicitet lidhur me trashėgimtarėt e Skėnderbeut, megjithėse ai ėshtė heroi ynė kombėtar. Sipas jush pse ka ndodhur kjo?

    "Ne nuk kemi kėrkuar kurrė qė tė na bėhet publicitet, pasi njė Skėnderbeg nuk ka nevojė pėr publicitet".

    Cila ėshtė jeta e juaj, me ēfarė merreni nė Itali?

    "Pas studimeve dhe laureimeve kam qenė drejtues industrial i kompanisė 'Ferruci'".

    Ndiheni shqiptar apo italian?

    "Unė kam pasur gjithnjė njė qėndrim tė cilin e mbroj akoma sot. Unė jam njė refugjat shqiptar nė Itali".

    Mos do tė thotė kjo qė ju doni tė riktheheni nė Shqipėri?

    "Eshtė e mundshme dhe do tė doja tė jetoja afėr Krujės".

    Si e gjykoni situatėn aktuale qė po kalon Shqipėria sot?

    "Nuk dua tė gjykoj situatėn aktuale, por uroj qė Shqipėria tė ketė njė zhvillim tė mbarė me shenjėn e bashkimit kombėtar, ashtu siē edhe ka dėshiruar Skėnderbeu".

    Sipas jush ēfarė duhet bėrė pėr tė arritur kėtė?

    "Edhe kjo pyetje e vėshtirė pėr t'u pėrgjigjur, por sigurisht rruga kryesore ėshtė ajo e vėllazėrimit dhe bashkimit. Duhet tė mendojmė jo vetėm pėr interesat personale, por dhe ato tė vendit".

    ===============================================

    Shenimi im:

    Shyqyr qe e ftoi presidenti malazez, e te marrim vesh ne ballkanweb se nje napolitan qenka pinjoll i familjes se Gjergj Kastriotit, i cili ka studiuar e marre laurime, ka drejtuar firme (biznes), ka hyre e ka dale 29 here ne Shqiperi, dokumentat e familjes princerore jane ne Rome, etj....

    Nuk e di ne se presidenti malazez e ka ftuar per gjakun princeror arberor, apo tjeter gje?

    Kam edhe pyetje te tjera, ndaj kush ka informacion ose njohuri, do ti lutesha ti postonte ose ti nise ne adreesen burimuji@operamail.com.

    Falemnderit.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjon LACAJ

    GSH
    ----------
    Mjeshtėria e shkodranit dhe historitė e tij

    Gjon Laca rrobaqepėsi qė veshi Zogun


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    Vitet ia kanė ndryshuar pamjen njėrit prej pallateve tė para nė kryeqytet. Pranė Sahatit, ndėrtesa e vjetėr qė njihet si e Kacelėve, ku bashkėpronar ėshtė edhe Gjon Laca, po i humbet ngadalė ngjyrat e Tiranės moderne tė viteve '30, kur u ndėrtua. Ngjyra gri e dalė prej kohėrave, i jep njė pamje edhe mė tė theksuar trishtimi.

    Ajo ka qenė ndryshe, ka qenė njė godinė plot jetė, me dyqane e "butikė" modernė, ashtu siē quhen sot dyqanet e mėdha tė veshjeve. Vitrina prej xhami nė tė dy katet, manekinė dhe katalogė veshjesh moderne tė asaj kohe tė ekspozuara nė to, perde tė ulėta dhe dyer tė rėnda qė hapeshin njėkohėsisht, duke prezantuar dyqanin e shkodranit Gjon Laca, rrobaqepėsit tė Zogut dhe tė ushtrisė mbretėrore.

    Zanatēiu
    Gjon Laca u lind nė Shkodėr nė njė familje qytetare, mė 1890-n. I ati i tij lėvizte nė bregdetin dalmat pėr tė blerė e shitur antikuare. Por edhe pse pasioni i tė atit u pėrcoll disi nga i biri, Gjoni, rruga e kėtij tė fundit ishte tjetėr. Gjoni nisi punė, qė i vogėl, si ndihmės nė njė dyqan rrobaqepėsie e pas disa vitesh, me paratė e mbledhura, u nis pėr nė Itali. Ndaloi nė Torino, ku pėr dy vjet ndoqi njė shkollė rrobaqepėsie, duke u bėrė ndėrkohė njė prej prestarėve mė tė mirė tė qytetit italian. Nė vitin 1915 u kthye nė Shkodėr ku punoi edhe pak vite tė tjera. Mė pas u vendos nė Tiranė. Etja e kryeqytetasve pėr ndryshime, pėr veshje moderne (qė i pėrshkruajnė mirė edhe udhėtarėt e huaj nė Tiranė, pėrmes kujtimeve tė tyre) i sollėn mjaft punė rrobaqepėsit shkodran, i cili fitoi shpejt njė reputacion tė madh, njėkohėsisht iu shtuan edhe tė ardhurat. Bashkė me vėllezėrit Kaceli, Gjon Laca ndėrtoi godinėn qė ėshtė edhe sot pranė Sahatit, katin e parė tė sė cilės e ktheu nė dyqan modern rrobaqepėsie.

    Ftesa pėr dasmėn e Zogut
    Buja e rrobaqepėsit, i cili nė vitet '30 kishte dy dyqane dhe mė shumė se 20 punonjės, shkoi deri te mbreti Zog. Kėshtu Gjon Laca nisi tė qepte veshje ceremoniale pėr mbretin e Shqipėrisė, si dhe tė gjitha veshjet e ushtrisė "mretnore" (mbretėrore), kryesisht tė gjeneralėve. Vajzat e Gjon Lacės, Rozi dhe Nini, kujtojnė se nė dasmėn e Zogut me Geraldinėn prindėrit e tyre kishin marrė ftesė personale nga mbreti. Gjon Laca kishte 20 makina qepėse amerikane "Singer", njėrėn prej tė cilave e trashėgon nipi i tij qė mban tė njėjtin emėr. Nė shtėpitė e kėndshme qė iu rikthye vajzave tė Gjonit pas vitit '90, veē sendeve tė vjetra si: tepsi, sėndukė, sixhade persiane dhe mobilie tė hershme, janė ruajtur me kujdes disa prej manekinėve dhe veshjeve tė qepura para 80 vjetėsh nga mjeshtri Gjon Laca. Rrobaqepėsi shkodran, vajzėn e tij Rozi e dėrgoi pėr shkollė nė Zvicėr, nga ku u kthye gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė njė prej kartolinave me pamjen e shtėpisė sė tyre, qė Gjoni i dėrgonte dikur sė bijės, shkruhet; "E dashtuna Rozi jonė. Pot ēoj kėt kartolin fotografin e shpis, se edi se tė ka marė madhi, e besoi se ke me u kėnaqė. Rozi qysh me 12 nuk kena pas letėr. Amane na shkruai se jena nmall..." Nė dyqanin gjigant ku punonte Gjon Laca, ishin tė shumtė klientėt qė porosisnin veshje tė ndryshme, ndėrskohė qė njohja nė kryeqytet ishte e madhe. Shumė prej tė rinjve qė kėrkonin punė, shkonin ēirakė (nxėnės qė mėsonin zanat) te mjeshtri, i cili ua jepte hakun nė fund tė muajit. Ky ishte dhe afrimi mė i madh i mjeshtrit shkodran me familjet e vjetra tė Tiranės. Emri i Gjon Lacės, dyqanet e tij dhe buja e rrobaqepėsit u venitėn nė vitet e egra tė diktaturės. Gjon Laca vdiq mė 1968'n, nė bodrumin e shtėpisė qė e kish ndėrtuar sė bashku me Kacelėt, duke i mbajtur nė kurriz jabanxhinjtė qė jetonin mirė nė shtėpitė e tij.
    ------------
    Fundi i hidhur i mjeshtrit shkodran qė vdiq nė bodrum


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    Nga rrobaqepėsi i Zogut dhe i ushtrisė mbretėrore, pas Luftės sė Dytė Botėrore, Gjon Lacės ia "shkulėn" shkėlqimin dhe emrin e mirė qė kish nė kryeqytet. Nė fillim e nisėn prapė nė Shkodėr, por e morėn sėrish, pasi u duhej pėr tė mėsuar rrobaqepėsit e rinj. Nė vitin 1946 Gjonit iu konfiskua prona dhe dyqanet, ndėrkohė e detyruan tė jetonte nė bodrumin e shtėpisė sė tij. Pasi punoi disa kohė nė prestarinė ushtarake, Gjonin e larguan nga puna. Rrobaqe-pėsit, dikur nė zė, i duhej t'i fshihte klientėt e tij qė i vinin pėr tė qepur kostumet e rroba tė tjera. Gjoni vdiq mė 1968-n, ndėrsa gruaja e tij, Maria, vdiq po nė bodrumin e shtėpisė, mė 1987-n, ndėrkohė vajzat i kishin tė larguara nga Tirana. Pas viteve '90 prona e Gjon Lacės u kaloi bijave tė tij, Rozit dhe Antonetės (Ninit), ku jetojnė edhe sot bashkė me kujtimet e prindėrve.

    --------------

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Abdi Mati

    Detari i vjeter Abdi Mati
    .........

    nga gazeta shqiptare.
    ---------------
    DOSSIER

    "Jam i martuar me Zaira Hamzaraj e bija e Zihniut njėrit prej deputetėve tė Vlorės nė Kongresin pėr shpalljen e pavarėsisė dhe ngritjes sė flamurit mė 28 nėndor 1912"

    Bashkėshortja e Abdiut jep aprovimin pėr botimin e shėnimeve autobiografike tė Gjeneralit dhe gjykimeve tė tij mbi situatat qė kalonte vendi gjatė shėrbimit tė tij nė Flotė

    Abdi Mati, njeriu qė themeloi Flotėn Detare Luftarake
    "Unė rrjedh nga njė familje nėpunės i mesėm, Jam lindur nė katundin Fullqet tė Matit mė 23 dhjetor 1919. Kjo datė, duhet tė jetė ngatėrruar, sepse nėna mė ka shpjeguar se ishte shtatzėnė nė kohė lufte"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Altin BACELLI

    Abdiu mbante emrin e gjyshit. Gjysh Abdiu, ashtu si edhe meshkujt e tjerė tė familjes sė tij, ishte ushtarak i lartė i perandorisė Otomane. Ai kishte gradėn e pashait dhe ishte djalė i njė pashai. Karjera ushtarake e kishte bėrė tė punonte anė e kėnd perandorisė, duke pėrfshirė edhe qytetin e Prizerenit e tė Prishtinės, sa qė i biri nė shkollė thirrej Adil Prizereni dhe mė pas Adil Prishtina.

    Kontaktet me fshatin Fullqet tė Matit, ishin tė detyrueshme dhe si tė tilla mbaheshin tė vazhdueshme. Nė fshatin e madh tė Matit, ishin pronat e familjes si edhe fisi i tyre. Aty ishin familjet Peēi e Shiraj nga tė cilat rridhte familja e pashallarėve otoman.

    Lėvizjet e vazhdueshme tė ushtarakėve pėr shkak tė detyrės, dhe veēanėrisht luftrat ballkanike tė fillimit tė shekullit XX, si edhe fundi i perandorisė Otomane dhe lindja e shtetit tė ri Turk, bėnė tė zhdukeshin gjurmėt e kėsaj familje tė madhe ushtarakėsh. I vetmi dėshmitar pėr atė familje ishte gruaja e Adilit, nėna e Abdiut, e cila tregonte pėr vjerrin dhe familjen e tė shoqit tė pėrhapur anė e kėnd perandorisė.

    Babai
    Quhej Adil Abdi Mati. Ka lindur mė 1878 nga martesa e pashait matjan me njė grua prej fshatit tė tij Fullqet.

    Kreu studime ushtarake nė akadeinė perandorake. Nė familje ka mbetur kujtimi se ai ishte nė njė shkollė me Ataturkun, gjė tė cilėn e dėshmon edhe diploma qė ruhet ende nė shtėpinė e tė birit, djalit mė tė vogėl, Petritit. Ai shėrbente nė trupat perandorake pranė Ministrisė sė jashtme Otomane. Aty njihet me Ismail Qemalin, dhe mė 1912 kthehet nė Shqipėri ku mori pjesė nė ngritjen e flamurit nė Vlorė. Me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, Adili u fut nė rradhėt e ushtrisė shqiptare ku shėrbeu me gradėn e tij kapiten deri nė qeverinė e Fan Nolit. Me ardhjen e Zogut nė pushtet, ai nxirret nė pension dhe si patriot veteran i lidhet njė pension i vogėl. Vdes nė Tiranė mė 1927, duke lėnė gruan dhe katėr djem: Galipin, Abdiun, Ganiun dhe Petritin.

    Adili ishte burrė i pashėm, shtatlartė. Vitet e fundit tė jetės i kaloi duke udhėtuar nė Shqipėri. Shiti disa prona nė fshatin e lindjes dhe u vendos nė Tiranė nė lagjen e quajtur tė dibranėve, nė njė shtėpi me qera. Ishte i dhėnė pas pikturės, shėtitjeve me kalė dhe muzikės. Luante shumė bukur instrumentat muzikorė me tela. Sipas gruas sė tij, vitet e fundit tė jetės, shpirti i tij i dhėmshur i afrohej mė shumė atij tė njė artisti se sa njė ushtaraku. Vdiq shumė i ri, nga vdekje e papėrcaktuar mirė, nė shtrat pranė gruas dhe djemve tė vegjėl. U varros nė varrezat e Bamit nė Tiranė.

    Nėna
    Nėna quhej Melek, ishte me origjinė turke nga zona evropiane e perandorisė. Grua bjonde me sy tė kaltėrt, bija njė funksionari perandorak. Prindėrit e Melekes vdesin shpejt, duke lėnė nė ngarkim tė saj vėllanė e vetėm mė tė vogėl. Kur zhvendoset pėr nė Shqipėri sė bashku me burrin, gruaja e re sapo kishte lindur djalin e parė. Me vehte pėr nė Shqipėri merr edhe vėllanė, i cili qėndron nė Tiranė deri nė fillim tė luftės sė dytė botėrore. Vėllanė e marton me njė vajzė nga Skela e Vlorės, nga familja Shehu. Vėllai ishte mekanik dhe nė kryeqytet kish hapur njė dyqan pėr shėrbim biēikletash. Ai me fillimin e luftės, merr familjen tė pėrbėrė nga gruaja dhe tre vajza dhe rikthehet nė Stamboll.

    Me vdekjen e burrit, shtėpia ra mbi shpatullat e gruas mbetur me katėr fėmijė jetim. Me ndihmėn e miqve tė familjes, Melek-hanmi, siē e thėrrisnin bota, arrin tė sigurojė bursa studimi pėr djemtė. Tė madhit i akordojnė njė bursė studimi pėr nė shkollė ushtarake nė Itali, tė cilėn edhe e pėrfundoi, specialiteti financė. Tė tjerėt i shkolloi nė gjimnazin e Tiranės.

    Melek-hanmi, pėrballoi jetėn e vėshtirė duke i rritur djemtė sipas standarteve tė shtresės sė saj tė njė nėpunėsi shteti tė mesėm. Ajo ishte shtėpiake e zonja, artizane e aftė dhe njohėse shumė e mirė e historisė sė kinematografisė botėrore qė nga fillesa e saj. Nuk reshti kurrė sė interesuari pėr pasionin ndaj ekranit. Ndonse rrojti gjatė nė Shqipėri, nė shqipen e saj ndihej theksi i gjuhės turke.

    Nga momentet mė tė vėshtira tė jetės ajo kujtonte gjithmonė lajmin e rremė, nė lidhje me vrasjen e djemve nė luftė kundėr nazifashizmit. Gruaja e fortė nuk e besoi kurrė atė lajm, derisa shkoi nė kėmbė dhe takoi djemt e saj nė Pezė. Pas ēlirimit tė Shqipėrisė, Melek-hanmi martoi djemtė dhe pleqėroi duke vėnė nė jetė amanetin e tė shoqit qė tė mos largohej kurrė nga Shqipėria.

    "E kam amanet nga burri, thoshte Melek-Hanmi, tė mos largohem nga Shqipėria pėr asnjė arsye a rrethanė. Ai si edhe shokėt e tij ishin tė bindur dhe tė vendosur se Shqipėria qė ata donin tė bėnin kėrkonte sakrifica. Njėra prej tyre ishte mos braktisja e saj."

    Melek-Hanmi vdiq nė moshė 86 vjeēare mė 1970 nė Tiranė e rrethuar nga djemtė, nuset, nipėrit. U varros nė varrezat e Tufinės nė Tiranė pranė tė shoqit dhe djalit tė parė.

    Abdiu
    (Autobiografia e major Abdi Adil Mati, shkruar mė 1949. Botohet pėr herė tė parė me lejen e bashkėshortes.)

    Unė rrjedh nga njė familje nėpunės i mesėm, Jam lindur nė katundin Fullqet tė Matit mė 23 dhjetor 1919. (Shėnim i mė vonshėm: Kjo datė, duhet tė jetė ngatėrruar, sepse nėna mė ka shpjeguar se ishte shtatzėnė nė kohė lufte, kur i shoqi e shpėrnguli nga Tirana pėr tė lindur e sigurtė nė fshat. Si datė mė e saktė ėshtė shkurt 1918).

    Kam mbaruar me bursė 5 vjet shkollė fillore, 2 vjet shkollė teknike dhe mbasi mė ėshtė prerė bursa, kam vazhduar mėsimet nė gjimnazin e Tiranės. Me mbarimin e semimaturės, konkurova pėr tė vazhduar studimet nė Itali nė shkollė ushtarake. Nga viti 1936 deri nė vitin 1941vazhdova dhe kreva me sukses tre vjet Kolegjin Ushtarak nė Romė dhe tre vjet Akademinė e Marinės nė Livorno. Mbasi mbarova akademinė u imbarkova nė kryqėzorin italian "Kadorna" nė Pola me gradėn toger marine. Ky kryqėzor ishte anie shkolle, prandaj unė aty mbarova sipas rregullit dy kurse specializimi: kursin e parė, gjashtė muaj, pėr artileri marine dhe kursin e dytė, gjashtė muaj, pėr oficer navigacioni duke hyrė pėrfundimisht nė rangun e oficerėve tė shtatmadhorisė tė marinės.
    Edukimi qė kam pasur nė familje ka qėnė frymėzuar nga dashuria pėr atdheun. Ky edukim erdhi gjithmonė duke u forcuar edhe nga fakti se unė jam rritur me bursa tė shtetit nė konvikte.

    Nė vitin 1935 kam dėgjuar pėr herė tė parė tė flitet pėr komunizmin nga shokėt e mi Gani Strazimiri dhe Petrit Radovicka. Karakteri im ishte i predispozuar pėr ide revolucionare, prandaj unė pranova tė studjoj me kėta shokė nė mėnyrė tė organizuar, por jo rregullisht, broshura ilegale sidomos Komunizmin Primitiv.

    Nė vitin 1936 unė shkova nė Itali dhe kontaktet me shokėt i mbaja vetėm gjatė pushimeve verore si edhe kur edhe ata erdhėn pėr studime nė Itali.
    Okupimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste mė gjeti krahas studentėve ushtarakė shqiptarė me nė krye mikun tim Asim Zeneli, tė cilėt protestuan publikisht pėr kėtė akt.

    Nė vitin 1942 ndiqja ngjarjet nė Shqipėri tė cilat mė bėnė tė vendos tė largohem nga rradhėt e ushtrisė. Kėshtu nė shkurt 1943, duke pėrfituar nga leja e zakonshme, tė cilėn duhej ta kaloja i detyruar nė Romė me qė e kisha tė ndaluar tė udhėtoja nė Shqipėri, fallcifikova firmėn e komandantit tė anies sime dhe pata mundėsi tė mbėrri nė Tiranė.

    Me tė mbėrritur u vura nė kontakt me shokėt e mi, tė cilėt ishin inkuadruar nė rradhėt e rezistencės sė armatosur. Mė datėn 23 mars 1943 erdhėn pėr tė mė marrė Kajo Karafili, Pandi Nasho dhe Ali Kubati nė kodrat e Saukut nė periferi tė Tiranės. Prej kėsaj dite hoqa rrobat e oficerit dhe u futa si partizan i thjeshtė nė ēetėn e Pezės. Kam qėndruar i tillė pranė Myslim Pezėz dhe Kristo Themelkos deri nė fund tė korrikut 1943 duke marrė pjesė nė aksione tė ndryshme si nė Rrogozhinė, nė luftėn e Pezės kundėr 14 000 italianėve, dhe prej kėndej nė Konferencėn e Labinotit. Nė gusht 1943 jam emėruar komandant i ēetės tė Darsisė tė Peqinit. Nė fillim tė shtatorit 1943 jam emėruar komandant i batalionit tė dytė tė grupit tė Pezės. Nė tetor tė po atij viti jam transferuar nė Brigadėn e tretė si komandant i batalionit tė tretė. Ky batalion ishte i pėrbėrė nga partizanė italianė tė ēetės Mateoti, nga partizanė malazes, armen, afganė tė liruar nga kampi i pėrqėndrimit si edhe nga 40 partizanė shqiptarė. Komisar ishte Hilmi Seiti, nėn komandant ishte Ernest Jakova.
    Me Brigadėn e III kam marrė pjesė nė tė gjitha aksionet dhe luftimet e operacionit tė dimrit. Nė luftėn e Selbes nė fund tė Janarit 1944, kam mbrojtur me njė kompani kundėr forcave gjermano balliste tėrheqjen e brigadės drejt Bastarit. Mė pas u transferova nė brigadėn e 24 po me detyrėn e komandantit tė batalionit. Nė tetor tė 1944 u transferova pėrsėri pranė shtabit tė Korparmatės sė Parė nė shėrbimin operativ dhe tė shifrės. Prej kėndej nė shkurt tė vitit 1945 u emėrova shef i degės sė Marinės nė Ministrinė e Mbrojties Kombėtare, detyrė tė cilėn e kam kryer vazhdimisht deri mė sot.

    Kultura i me ka pėr bazė 17 vite shkolle tė cilat i kam kryer rregullisht nga qė kam dėshirė tė madhe tė lexoj dhe tė mėsoj. Pėrvehtėsoj shpejt lėndėt shkencore dhe pėrveē profesionit tim tė oficerit tė marinės, kam patur dėshirė dhe ushtroj sportet dhe artin e pikturės.

    Kultura ime politike ėshtė formuar nga studimi individual si edhe nga leksionet e programeve tė Drejtorisė Politike tė Ushtrisė. Por nė kėtė drejtim horizonti ėshtė i hapur shumė, prandaj edhe unė kam mungesa tė cilat mundohem t'i eleminoj.

    Flas shumė mirė italisht, tė cilėn e kam srudiuar gjatė 8 viteve tė shkollės nė Itali. Flas gjuhėn turke tė cilėn e kam gjuhėn e nėnės sime. Flas frengjisht, anglisht dhe gjrmanisht gjuhė tė cilat i kam mėsuar si tė dyta nė shkollė. Kuptoj dhe flas pak gjuhėn ruse gjuhė tė cilėn e kam mėsuar disi nga qėndrimi im 6 muaj nė Leningrad. Kuptoj greqisht, latinisht dhe persisht

    Jam antar partie qė nga shtatori i vitit 1943, propozuar pėr antar partie nga celula e Grupit tė Pezės. Qėnien antar partie e kam pranuar vullnetarisht me dėshirė tė madhe dhe me ndėrgjegje pėr detyrat e anėtarėve tė partisė. Prej ditės qė kam hyrė nė parti, jam munduar tė zhduk gabimet e mia me anėn e autokritikės. Nuk kam marrė ndonjė dėnim ose vrejtie nga partia.

    Mungesat qė kam konstatuar nė vehten time:

    Dukem shumė i durueshėm dhe gjakftohtė, por nė tė vėrtetė nė shumė raste bėhem gjaknxehtė dhe shfryj nė ēast. Nga gjaknxehtėsia nuk kam kaluar kurrė nė gabime, por disa herė kam qėnė i ashpėr mė shumė se sa duhej pėr probleme pune. Jam karakter i heshtur dhe kujtoj se tė gjitha gjėrat qė kam pėr tė diskutuar nė organizatė, konferenca dhe gjetkė shokėt i dijnė, prandaj nuk kam marrė pjesė shpesh nė diskutime. Para se tė futesha nė parti, nuk mirrja pjesė kurrė nė diskutime dhe nuk kam folur para se tė pyetesha, por mbasi hyra nė parti e kam zhdukur deri diku kėtė tė metė, por jo fare.
    Mbaj dekoratėn e Kujtimit, Yllin Partizan kl III, medaljen e Ēlirimit dhe urdhėrin e Trimėrisė.

    Jam i martuar me Zaira Hamzaraj e bija e Zihniut njėrit prej deputetėve tė Vlorės nė Kongresin pėr shpalljen e pavarėsisė dhe ngritjes sė flamurit mė 28 nėndor 1912.

    Kam njė djalė tė sapolindur, Ilirin (19.07.1949).



    SHENIM I ME VONSHEM NE AUTOBIOGRAFI

    Mė pas, lindi djali i dytė Zamiri, mė 19.01.1951 dhe vajza Teuta mė 29.09.1956
    Abdi Mati vdiq mė 4 shtator 1992. U varros me ceremoni ushtarake nė Tiranė, nė varrezat e Tufinės, pranė familjarėve.

    EPITAF

    Admiral Abdi Mati, komandant i Flotės Luftarake Detare nga fillimi, shkurt i vitit 1945 dhe pėr gjithė kohėrat. Krenari e detarisė shqiptare pėr aftėsitė e pashoqe profesionale, pėr pėrkushtimin ndaj armės dhe pėr karakterin shembullor human.

    -----------

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Valentin Pėrvizi.

    Histori interesante...


    GSH
    --------
    DOSSIER

    Historia e dhimbėshme e Valentin Pėrvizit nga Skuraj i Kurbinit, i cili u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Modenas nė Itali. Si vuajti pėr 47-vjet nė burgje e internime

    Pėrvizi, oficeri qė u bashkua me gruan italiane pas 47-vjetėsh


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Mė 22 shkurt tė vitit 1991, ditėn kur nė Tiranė po rrėzohej monumentii diktatorit komunist tė Shqipėrisė Enver Hoxhės, vėllai im Valentin Pėrvizi i cili kishte kaluar plot 47-vjet nė burgje e internime, kishte shkuar qė herėt nė mėngjez nė aeroportin e Rinasit ku me njė nga avionėt e pakėt tė linjave ajrore qė kishte asokohe do tė udhėtonte pėr nė Itali pėr t'u bashkuar mė bashkėshorten e tij italiane me tė cilėn nuk ishte parė mė qė nga viti 1945 kur atė e kishin arrestuar nė qytetin e Shkodrės.

    Qė nga momenti qė ai mbėrriti nė aeroportin e Rinasit e deri nė ēastin kur avioni u shkėput nga toka pėr tė fluturuar nė drejtim tė qiellit tė kaltėr, Valentinin e kishte pushtuar njė ndjenjė frike dhe ankthi se mos anullohej ai fluturim nga trazirat e turbullirat qė kishin plasur atė ditė nė Tiranė dhe nė disa qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Kur zbriti nė aeroportin e Bolonjas, ai priti deri sa u larguan tė gjithė pasagjerėt dhe kur i kishte humbur tė gjitha shpresat se aty nuk kishte dalė njeri pėr ta pritur, njė grua e moshur iu afrua dhe e pyeti: "Mos vallė je ti Valentini?" Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 74-vjeēari Lek Pėrvizi me origjinė nga fshati Skuraj i krahinės sė Kurbinit dhe me banim nė Bruksel tė Belgjikės i cili rrėfen gjithė historinė e dhimbėshme tė vėllait tė tij Valentinit, tė diplomuar nė Akademinė Ushtarake tė Modenas nė vitin 1941, ku ai dhe ishte martuar me njė vajzė italianė tė cilėn e mori me vete nė Shqipėri.

    Kush ishte Valentin Pėrvizi
    Valentin Pėrvizi u lind nė vitin 1920 nė fshatin Skuraj tė krahinės sė Kurbinit, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij njė nga mė tė njohurat e asaj treve. Valentini ishte fėmija i parė i Prenk Pėrvizit i cili ishte diplomuar nė njė nga shkollat ushtarake tė Vjenės nė Austri dhe nė atė kohė ai shėrbente si oficer me gradėn e kapitenit nė Batalionin Special tė komanduar nga major Prenk Jaku. Familja Pėrvizi ku u lind Valentini, asokohe ishte njė nga familjet e parisė sė Kurbinit dhe i pari i tyre Gjin Pjetėr Pėrvizi, ishte udhėheqės ushtarak e politik i gjithė asaj krahine. Ai kishte udhėhequr forcat vullnetare kurbinase nė disa beteja kundra taborreve turke qė ishin tė instaluara nė Krastė tė Krujės, gjatė operacioneve ndėshkuese qė ata kishnin marrė nė zonėn e Milotit dhe tė Skurajt. Po kėshtu nė 28 nėnorin e vitit 1912, me porosinė e Dom Nikoll Kaēorrit, Gjin Pjetėr Pėrvizi kishte ngritur flamurin shqiptar nė qėndrėn e krahinės sė Kurbinit nė Milot. I rritur dhe i edukuar nė atė ambient familjar nėn kujdesin e posaēėm tė xhaxhait tė tij Gjin Pjetri, babai i Valentinit, Prenka, kishte dėshirė dhe synonte qė edhe djali i tij tė shkollohej nė njė nga akademitė ushtarake tė Italisė, nė mėnyrė qė tė ruante traditėn familjare tė asaj shtėpie. Lidhur me kėtė, vėllai i Valentinit, 74-vjeēari Lekė Pėrvizi dėshmon: "Duke qenė se familja jonė ishte nė njė gjėndje shumė tė mirė ekonomike, aty nga viti 1926 babai ynė Prenka vendosi qė ta dėrgonte Valentinin pėr tė studjuar nė Itali. Kėshtu qė nga viti 1926 e deri nė vitin 1941, vėllai ynė i madh Valentini u shkollua nė shkollat dhe akademitė ushtarake tė Italisė. Filloren dhe gjimnazin ai i mbaroi nė kolegjin Don Bosko tė Lanzo Torineses (Torino) ku doli me rezultate shumė tė mira. Nė vitin 1930 kur Valentini vazhdonte mėsimet nė klasėn e katėrt tė atij kolegji, nė qytetin e Torinos shkoi dhe baba Prenka, pasi mbreti Zog e kishte caktuar pėr tė vazhduar studimet e pėr t'u specializuar pranė Akademisė Ushtarake tė atij qyteti. Kėshtu pėr katėr vjet me rradhė nga 1930-ta e deri nė vitin 1934, vėllai Valentini ishte nėn kujdesin e plotė tė babės, i cili e kontrollonte herė pas here nė kolegjin ku ai studjonte", kujton Lekė Pėrvizi lidhur me shkollimin e vėllait tė tij Valentinit nė Itali.

    Nė Akadeninė Ushtarake tė Modenas
    Nė vitin 1936 pasi Valentin Pėrvizi mbaroi me nota shumė tė mira kolegjin Don Bosko nė qytetin e Torinos, nėn kujdesin e babait tė tij Kolonel Prenk Pėrvizit qė ishte njė nga oficerėt mė tė pėrgatitur e mė tė njohur tė Monarkisė sė Zogut, u dėrgua pėr tė vazhduar studimet nė njė nga shkollat ushtarake tė Romės ku asokohe mėsonin shumė prej pinjollėve tė familjeve aristokrate italiane. Lidhur me periudhėn e studimeve tė Valentinit pranė kėsaj shkolle ushtarake, vėllai i tij Leka dėshmon: "Nė kėtė shkollė tepėr tė njohur dhe me famė tė kryeqytetit italian, bashkė me Valentinin asokohe studjonin dhe disa studentė tė tjerė shqiptarė. Ndėr ata studentė, shokėt dhe miqtė mė tė ngushtė tė tij ishin: Asim Zeneli, (Hero i Popullit) Lekė Vojvoda, (i burgosur politik) Avdyl Kėllezi, (ish- zv / kryeministėr) Avdi Mati (Gjeneral, Komandant i Flotės) Ndue Lala, (antikomunsit i arratisur) Ali Ohri, (i burgosur politik). Siē mė ka pas treguar vetė Valentini, nė prillin e vitit 1939 bashkė me kėta shokė kishin vendosur qė tė kryenin disa atentate nė Itali, kundra personaliteteve tė larta shqiptare qė kishin dėrguar telegrame mirseardhje Italisė fashiste dhe qė kishin dorzuar kurorėn e Skėnderbeut nė Romė. Pėr kėto atentate qė ata nuk mundėn t'i realizonin dot, kishin hedhur short se kush do tė merrej me realizimin dhe kryerjen e tyre. Pėrveē kėtij plani, ai grup studentėsh ushtarakė shqiptarė ku bėnte pjesė dhe Valentini nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939 kur Italia kishte pushtuar Shqipėrinė, vendosėn dhe bojkotuan betimin ushtarak pėrpara flamurit italian. Kur po kryhej ceremonia e betimit nė tė cilėn asistonin autoritete tė larta ushtarake fashiste, ushtarakėt shqiptarė ulėn kokat dhe nuk e pėrsėritėn formulėn e betimit. Nisur nga kjo ushtaraku i lartė italian qė po e lėxonte atė, iu drejtua kapitenit Luigj Mikeli (nga Shkodra) duke i thėnė: "Zoti Mikeli, pėrktheje formulėn e betimit, se si duket bashkėatdhetarėt e tu shqiptarė nuk e kuptojnė". Pas kėtyre fjalėve Luigji iu pėrgjigj: "Nė qoftė se ata nuk e kuptojnė dot italishten, unė nuk e njoh fare", kujton Lekė Pėrvizi lidhur me periudhėn e studimeve tė vėllait tė tij Valentinit nė shkollėn ushtarake tė Romės, ku ai kishte shokė tė ngushtė disa studentė tė cilėt mė pas u bėnė personalitetet mė tė njohura tė jetės politike nė Shqipėrinė komuniste.

    Arrestohet nga gjermanėt
    Pas mbarimit tė shkollės ushtarake tė Romės me rezuultate shumė tė larta, nė shtatorin e vitit 1939 Valentin Pėrvizi u dėrgua pėr tė ndjekur studimet nė Akademinė Ushtarake tė Modenas, e cila asokohe ishte njė ndėr mė tė famshmet e Italisė. Nė atė akademi Valentini studjoi pėr dy vjet me rradhė nė kursin e Kavalerisė dhe nė vitin 1941 ai u diplomua me rezultate tė larta, duke marrė dhe gradėn e nėntogerit. Lidhur me studimet e tija nė atė qytet dhe fillimet e karrierės ushtarake, i vėllai i tij Leka, dėshmon: "Pas pėrfundimit dhe marrjes sė diplomės nė Akademinė Ushtarake tė Modenas, Valentini u emėrua si oficer nė njė vėnd tė izoluar malor nė Merano. Mė pas ai kaloi nė njė kurs njėvjeēar pėr mjete tė blinduara dhe u inkuadrua si komandant i njė njėsie nė njė regjiment tankist ku mori dhe gradėn e togerit. Ky regjiment ishte pėrgatitur dhe stėrvitur pėr tė shkuar nė vijėn e frontit tė luftės nė Afrikėn Veriore, nė Libi. Por pas precipitimit tė ngjarjeve ndryshe nga sa ishte parashikuar nga Shtabi Italian e Luftės, ai regjiment tankist ku bėnte pjesė dhe Valentini, u caktua qė tė merrte nėn mbrojtje njė rajon tė kryeqytetit, Romė. Nė fillimin e shtatorit tė vitit 1943 me kapitullimin e Italisė fashiste, ndėrsa ushtria italiane mori urdhėr qė t'u kundėrvihej forcave gjermane qė ndodheshin nė Tivoli afėr Romės, njėsia tankiste ku bėnte pjesė Valentini ndodhej nė zonėn e Montorsit ku zhvilloi luftime tė ashpėra kundra gjermanėve. Nė ato luftime Valentini u dallua pėr pėrgatitjen e lartė ushtarake dhe pėr guximin e treguar u lavdėrua nga komanda eprore aty nė fushėn e betejės. Por pas kapitullimit tė dytė tė gjeneral Badolios, ushtria italiane u dorzua tek gjermanėt tė cilėt pasi i liruan tė gjithė ushtarėt, mbajtėn vetėm oficerėt qė i mbyllėn nė njė kamp tė improvizuar tė rrethuar me tela me gjemba dhe me roje tė shumta. Qėllimi i gjermanėve ishte qė oficerėt italianė t'i dėrgonin nė kampin e internimit nė Dakau tė Gjermanisė, nė rast se ata nuk firmosnin pėr tė shėrbyer nė ushtrinė e komanduar nga Musolini. Gjatė kėsaj kohe qė ushtarėt italianė mbaheshin nė atė kamp, Valentini sė bashku me dy oficerė italianė u arratis qė andej dhe pėr disa ditė qėndroi i fshehur nė shtėpitė e tyre nė Romė. Mė pas Valentini u largua nga Roma dhe shkoi e u fsheh nė shtėpinė e bashkėshortes sė tij italiane, Maria Gorizio, me tė cilėn ishte martuar aty nga vera e vitit 1942. Edhe nė qytetin e Bolonjas ai ishte nė rrezik qė tė arrestohej e tė dėnohej si dezertor dhe pėr disa kohė qėndroi i fshehur nė atė shtėpi ku i shpėtoi pėr mrekulli vdekjes pas shėmbjes sė asaj banese nga bombardimet e avioneve", kujton Leka aventurėn ushtarake tė vėllait tė tij Valentinit nė Itali.

    Kthimi nė Shqipėri dhe arrestimi
    Nė shtėpinė e bashkėshortes sė tij nė Bolonja, Valentin Pėrvizi qėndroi deri nė shtatorin e vitit 1944 dhe nė atė kohė ai ndėrrmori njė udhėtim tė gjatė pėr tu kthyer nė atdheun e tij nė Shqipėri. Lidhur me ketė, Leka dėshmon: "Njė nga personat qė e nxitėn Valentinin pėr t'u kthyer nė Shqipėri nė atė kohė tė papėrshtatėshme pėr familjen tonė, kur komunistė ishin nė prag tė marrjes sė pushtetit, ishte njė shoku i tij i shkollės i quajtur Nuri. Pas insistimit tė tij, ata tė dy pėrgatitėn dokumente fallso pėr vete dhe gratė e tyre dhe pas njė udhėtimi tė gjatė duke pėrshkuar Vjenėn, Budapestin, Beogradin, Prizrenin, ata tė katėrt mbėrritėn nė Shkodėr. Nė atė kohė qė Valentini mbėrriti nė Shkodėr, ai u strehua tek familja e shokut tė tij Lekė Vojvodės i cili mbante funksionin e rrethkomandantit tė Malėsisė me gradėn e kapitenit. Ndėrsa Valentini qėndronte i fshehur aty me bashkėshorten e tij italiane, familja jonė ishte e shpėrndarė, pasi kullėn tonė nė fshatin Laē tė Kurbinit e kishin bombarduar gjermanėt dhe e kishin djegur partizanėt. Nė atė kohė babai Prenka qė kishte qenė nė funksionin e Ministrit tė Mbrojtjes, ishte nė malėsinė e Lezhės me misionet britanike, kurse ne dy djemtė e tjerė me nanėn dhe me gjyshen ishim tė fshehur nė malet e Skurajt. Nė dhjetorin e vitit 1944, me ndihmėn e Prof. Kol Prelės, Valentini me tė shoqen e tij zbritėn nė qytetin e Shkodrės ku ai dhe u arrestua gjatė njė kontrolli qė bėnė forcat partizane tė ndjekjes nė shtėpinė ku ai u strehua. Arsyeja e vetme e arrestimit tė Valentinit, ishte fakti se ai ishte i biri i Gjeneral-Prenk Pėrvizit, tė cilin komunistėt e kishin shpallur armik dhe e kėrkonin me qiri gjithė ditėn. Pas arrestimit tė tij, e shoqja italiane shkoi pėr tė protestuar tek komandanti partizan i operacionit, Gjeneral Mehmet Shehu, i cili i tha: "Nė vėnd qė tė na falenderosh se nuk e kemi pushkatuar, ti kėrkon lirimin e tij", Pasi Valentini qėndroi dy vjet nė hetuesi pa u gjykuar, duke mos pasur asnjė lloj fakti pėr ta dėnuar, atė e dėnuan me internim dhe e sollėn nė Berat ku kishin dėrguar njė pjesė tė familjes sonė", kujton Lek Pėrvizi lidhur me arrestimin e vėllait tė tij Valentinit pas kthimit nga Italia nė Shqipėri.

    Me gruan italiane pas 47 vjetėsh
    Pas burgosjes sė Valentinit, e shoqja e tij italiane, Maria Gorizia, u riatdhesua nė Itali sė bashku me shumė italianė qė asokohe u lejuan tė ktheheshin nė atdheun e tyre. Maria nuk kishte asnjė dėshirė qė tė ikte nė Itali pa Valentinin, por ajo u detyrua qė ta ndėrrmerte atė hap, pasi asokohe e gjithė familja Pėrvizi ishte nė burgje dhe internime. Ndėrkohė qė Valentini bashkė me ne pjestarėt e tjerė tė familjes vuajti pėr plot 47-vjet nė kampet e internimit tė Beratit, Kuēovės, Porto-Paleroms, Tepelenės, Ēorovodės, Fabrikės sė Tullave Tiranė, Shtyllas tė Fierit, Kuē i Vlorės, Plug e Gradishtė tė Lushnjes, e shoqja e tij italiane i drejtonte vazhdimisht kerkesa Ministrisė sė Jashtme Italiane qė tė ndėrhynin pranė qeverisė shqiptare pėr tė bėrė tė mundur bashkimin me bashkėshortin e saj. Mirpo kėto kerkesa binin nė veshin e shurdhėr tė palės shqiptare dhe aty nga tetori i vitit 1967 ambasadori italian nė Shqipėri Norberto Lehman, nė njė pėrgjigjie qė i bėnte Ministrisė sė tij tė Jashtme ndėr tė tjera i shkruante: "Me vazhdimin e regjimit komunist nė Shqipėri, nuk mendohet se Valentin Pėrvizi i cilėsuar "Armik i Popullit", tė fitojė lirinė". Por ėndėrra e bashkėshortes italiane tė Valentinit, u bė realitet vetėm nė shkurtin e vitit 1991, kur nė Shqipėri po pėrmbysej regjimi komunist. Atė ditė qė nė Tiranė po rrėzohej monumenti i diktatorit Enver Hoxha, Valentini mundi qė tė largohej nga Shqipėria pasi mė parė kishte siguruar dhe vizėn nga ambasada italiane. Po atė ditė ai mbėrriti nė aeroportin e Bolonjės ku e priste bashkėshortja e tij Maria, me tė cilėn takohej pas 47 vjet ndarje", e pėrfundon rrėfimin e tij Lekė Pėrvizi lidhur me historinė e dhimbėshme tė vėllait tė tij Valentinit, qė kaloi njė jetė nė burgjet e internimet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės dhe u bashkua me bashkėshorten e tij italiane tė cilėn nuk e kishte parė qė nga viti 1945 kur atė e arrestuan si armik tė popullit. Ata tė dy jetuan bashkė vetėm nėntė vjet, pasi mė 13 maj tė vitit 1999 Valentini ndėrroi jetė nė spitalin Malpighi tė Bolonjės ku dhe u varros me nderime nga miqtė e tė afėrmit e tij tė mėrgatės antikomuniste qė i dhanė lamtumirėn e tyre, njeriut qė konsiderohej si simboli i qėndresės ndaj diktaturės enveriste.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 25-08-2002 mė 13:08

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Ded Gjo Luli Nje Jete Nė Lufte Pėr Shqiperinė

    Dede Gjo' Luli
    Dede Gjo' Luli, nje jete ne lufte
    E shane, e torturuan, pastaj e vrane dhe me ne fund e masakruan. Dhe per t'i humbur gjurmet e atij krimi monstruoz e qiten ne shpelle.
    Ky burre shqiptar kishte shkuar atje ne Orosh te Mirdites per bisedime, edhe pse kishte nje parandjenje se atje do te vritej. Testamenti i nenshkruar nje dite me pare se te nisej tregon parandjenjen e tragjedise se tij, pavaresisht se te gjithe e kishin keshilluar qe te mos shkonte.
    Por Dede Gjo' Luli ua kishte dhene fjalen krereve te Mirdites. Ishte dite fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperise, Dede Gjo'Luli i Hotit.
    Ate dite u shua nga qielli shqiptar nje yll i lirise kombetare. E vrane ata qe e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.
    Dede Gjo' Luli lindi ne Traboin te Hotit ne vitin 1840. Ishte bir i nje prej familjeve me fisnike te Malesise, dere e permendur brez pas brezi. Hoti ka nje te kaluar te shkelqyeshme. Historianet thone se ishte nje nder krahinat me te organizuara ne gjithe Shqiperine ne Mesjete.
    Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.
    Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.
    Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.
    Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
    Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.
    I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.
    Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.
    Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Ceriku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otoman-t kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.
    E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
    Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo'Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.
    Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete.
    "E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.
    Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.
    Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.
    Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.
    Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.
    Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe. Atje populli shqiptar po tretet, po asimilohet, po humb te gjitha virtytet fisnike te races arberore. Politikat e ndryshme ballkanike po e shnderrojne ne shqipfoles gjysmen e Malesise. Atje vritet per dite gjuha, kultura dhe historia shqiptare. Ndoshta po pergatitet edhe nje fatkeqesi tjeter me e madhe.
    Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.
    Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri.
    Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
    Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete.
    Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.
    Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze.
    Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura. Gjergj Kastriot-Skenderbeu, Dede Gjo' Luli dhe Adem Jashari jane tri shtyllat kryesore te historise shqitare. Pa emrin e tyre nuk ka histori te vertete.
    Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burrash e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.
    Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise ne krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i akordojne veprimet e tyre qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.
    Jeta e Ded Gjo Lulit
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shkeputur nga gazeta Koha Jone (Nga Gjoleke Gjonlekaj)
    ========================


    E shane, e torturuan, pastaj e vrane dhe me ne fund e masakruan. Dhe per t'i humbur gjurmet e atij krimi monstruoz e qiten ne shpelle.

    Ky burre shqiptar kishte shkuar atje ne Orosh te Mirdites per bisedime, edhe pse kishte nje parandjenje se atje do te vritej. Testamenti i nenshkruar nje dite me pare se te nisej tregon parandjenjen e tragjedise se tij, pavaresisht se te gjithe e kishin keshilluar qe te mos shkonte.

    Por Dede Gjo' Luli ua kishte dhene fjalen krereve te Mirdites. Ishte dite fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperise, Dede Gjo'Luli i Hotit.

    Ate dite u shua nga qielli shqiptar nje yll i lirise kombetare. E vrane ata qe e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.

    Dede Gjo' Luli lindi ne Traboin te Hotit ne vitin 1840. Ishte bir i nje prej familjeve me fisnike te Malesise, dere e permendur brez pas brezi. Hoti ka nje te kaluar te shkelqyeshme. Historianet thone se ishte nje nder krahinat me te organizuara ne gjithe Shqiperine ne Mesjete.

    Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.

    Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.

    Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.

    Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur. Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer. I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit. Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.

    Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Ceriku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otoman-t kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.

    E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

    Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo'Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne
    Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.

    Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete.

    "E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.

    Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.

    Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.

    Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.

    Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.

    Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe. Atje populli shqiptar po tretet, po asimilohet, po humb te gjitha virtytet fisnike te races arberore. Politikat e ndryshme ballkanike po e shnderrojne ne shqipfoles gjysmen e Malesise. Atje vritet per dite gjuha, kultura dhe historia shqiptare. Ndoshta po pergatitet edhe nje fatkeqesi tjeter me e madhe.

    Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.

    Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri.

    Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.

    Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete.

    Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.

    Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze.

    Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura. Gjergj Kastriot-Skenderbeu, Dede Gjo' Luli dhe Adem Jashari jane tri shtyllat kryesore te historise shqitare. Pa emrin e tyre nuk ka histori te vertete.

    Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burrash e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.

    Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise ne krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i akordojne veprimet e tyre qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.

  7. #7
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    kUSH E SOLLI I PAR FOTOGRAFINĖ NĖ SHQIPERI?DINASTIA E MARUBĖVE

    Dinastia e Marubėve
    - legjenda e shekujve nė fotografi.
    -- nga Rudina Llazari
    "Ah, sikur te kish qene gjalle njeri nga Marubet". Keshtu thuhet te kete thene ne fillimin e viteve '90 shkodrani hipur maje bustit te Stalinit, teksa lidhte nyjen e kavos ne qafen e tij. Fatkeqesisht, ne ato momente e gjithe dinastia e Marubeve dergjej nen dhe, por ata kishin lene nje gjurme te madhe prej 150 mije negativesh ēka perbejne fondin me te arte te historise se fotografise shqiptare. Te gjitha momentet e historise qe nga 1858, kur Pjeter Marubi shkrepi per te paren here ne Shqiperi aparatin e tij e deri 1944. Figurat madhore shqiptare te gjitha kostumet shqiptare dhe peizazhet e natyres, jane ulur kembekryq ne ate qe quhet kryeveper fotografike e dinastise Marubi. Ky art ne Shqiperi e jo vetem ketu por pergjithesisht ne Ballkan nxori me pas mjeshtrat e medhenj, por fillimin e pare pikerisht tek Marubet, te cilet paten meriten e veēante te fiksojne ne celuloid e te vleresojne figurat e shqiptareve dhe historine e tyre. Ne fotoenciklopedine e vertete te botes shqiptare, ne harkun kohor te nje shekulli, ata diten se ē'te vendosin. Mbase kjo pikerisht ngjan te jete misioni i vertete historik i 150 mije negativeve te tre brezave te Marubeve qe ruhen me fanatizem ne fototeken Marubi. E ne tere kete enciklopedi mund te hasesh natyrshem diversitetin e universit shqiptar. Evenimente historike, etnologjike, folklor, arkitekture, urbanistike pa lene menjane nje galeri te tere kostumografie.

    Dinastia
    Nuk eshte nje apo dy, por jane plot 4, ata qe formuan mbase te paren dinasti artistike shqiptare te fotografeve. Tre breza, nje shekull. Pjetri, Matia, Keli, e deri tek me i fundit Gega. Te gjithe paten vetem nje synim: te fotografonin e te fotografonin artistikisht ēdo gje qe kishin perpara. Historia nis me Pjetron. Sipas nje studimi te Ismail Kadarese, i cili i referohet fakteve historike, Pietro Marubi i lindur ne Piaēenza te Italise me 1934, per arsye politike iu desh te ikte nga vendlindja. Idete politike, aktiviteti garibaldist dhe pjesemarrja ne luften kunder pushtuesit austro-hungarez te kohes kane qene, sipas Kadarese, shkaqet kryesore qe kane shtyre Pietro Marubin te ike nga vendlindja e tij. Veē kesaj, aty rreth vitit 1850 ai ka kerkuar te vendoset pikerisht ne Shkoder, duke u perpjekur te siguroje azil politik prane qeverise osmane te kohes. Arkitekt, skulptor, piktor, Pietro e pat fillimisht artin e fotografise nje hobi, e me pas kjo do te behej profesioni i tij duke hapur keshtu te paren studio fotografike ne Shqiperi dhe ne Ballkan ne vitin 1858. "Qyteti i preferuar i tij do ta miresevije krahehapur magjistarin e kohes, i cili ndizte flake ca pluhura dhe lengje dhe me pas te jepte ne dore nje cope leter te trashe ku ishe pikerisht ti". Pak a shume keshtu thuhej ne kronikat e kohes. Nuk dihet per ē'arsye i pari i Marubeve zgjodhi pikerisht Shkodren. Nga njera ane, qyteti qe pjese e pandare e perandorise osmane e per rrjedhoje sipas ideve te fese zyrtare te kohes, konfigurimi i qenieve njerezore qe rreptesisht tabu. Por, nga ana tjeter qyteti shqiptar ne veri te vendit, prane maleve te larta qe nje krahine se pari epike, ku kendoheshin epet dhe kenget e kreshnikeve legjendare. Ne nje mjedis te tille, Pietro Marubi pas disa vitesh qendrimi ne Shkoder, vetequhet Pjeter Marubi, shkodran mes shkodraneve. Keshtu ai nxjerr fotografine e pare.
    Ende nuk dihet data preēize. Merret vesh vetem viti. 1858, pak a shume 24 vjeēar, Pjetri vendos aparatin magjik para luftetarit shkodran 79 vjeēar Hamza Kazazi. Ky i fundit pozon i veshur me nje kostum feste me fustanelle dhe nje shpate te gjate dhe dy pistoleta jatagan varur ne ije. Ky mesohet te jete kontakti i pare i fotografit mjeshter Marubi me boten shqiptare dhe qe me pas do te pasohet nga disa te tjere. Fjala merr dhene. Nje italian ka ardhur ne Shkoder dhe ben mrekullira dhe magjira. Njerezit fillimisht e shikonin me frike e me pas ēdo gje vjen natyrshem. Krijohet keshtu pra e para atelje, te cilen vete Marubi e quajti Driteshkronja. Sipas te dhenave dhe deshmive te kohes, mesohet qe ateljeja te jete diēka mes realitetit dhe mitikes, te pakten keshtu konsiderohej asokohe. Nje dhome e madhe me siperfaqe 35 metra katrore, gjysme prej muri, gjysme prej xhami. Ana e djathte e mureve e edhe ēatia ishin te tera prej xhami, me qellim qe drita te hynte edhe te depertonte natyrshem. Klishete e para bardh e zi qene te formateve 21x27, 26x31 dhe 30x40. Me pas vijne e ndryshohen dhe fotografi arrin te beje klishe thuajse te te gjitha formateve te kohes. Te mos harrojme se jemi ne nje kohe kur Evropa veēse pak vite me pare kish njohur artin mrekulli te fotografise. Ndersa per Marubet, reputacioni ne pak vite vjen duke u rritur. Jo vetem reputacioni, por edhe nami. Organet e ndryshme boterore, revistat dhe gazetat lidhin kontrata. Keshtu nuk eshte e rastit qe fotografite e kohes te Pietro Marubit, gjenden ne shume gazeta italiane dhe franceze te kohes.
    Pietro Marubi duke pasur gjithe kete pune merr te parin ndihmes. Nje djalosh nga malet diku rrotull Shkodres, te birin e kopshtarit te shtepise se tij, Mati Kodhelin. I lindur me 1862, Matia eshte i mrekulluar nga puna e mjeshtrit Marubi, e keshtu ne kete drejtim, ai kerkon te punesohet prane mjeshtrit. Ky e dergon per nje kohe specializim ne Trieste. Me pas kthehet ne Shkoder te punoje prane Pjeter Marubit, por fatkeqesisht jeta per Mati Kodhelin eshte shume e kursyer. Vetem 21 vjeēar, Mati Kodheli mbyll syte me 1881, por gjithsesi duke lene nje emer jo te pakte ne ate qe do te quhet dinasti e Marubeve. Vendi i tij nuk lihet bosh. Pasioni nuk del jashte familjes Kodheli. Zevendes i tij behet Kel Kodheli njeri nga vellezerit e Matise dhe ky pasi specializohet per disa kohe ne Trieste, punon prane mjeshtrit Marubi. Eshte pikerisht ne kete kohe, qe Pjetri modernizon sipas standardeve evropiane studion e tij. Keshtu, studioja do te kete e me pas dy emra Pjeter Marubin dhe Kel Kodhelin, i cili punon me te njejtin pasion si edhe mjeshtri i tij. Punet e Kel Kodhelit nisin te kene te njejtin sukses.

    Keshtu, Pjetri pregatit testamentin. Per Kel Kodhelin studion e edhe mbiemrin. Pas vdekjes se Pjeter Marubit, dinastia do te kete trashegimtare te tjere te mbiemrit Marubi. Tashme, emri i pervetshem eshte Kel Marubi. Per kete puna eshte ne veēanti nje art dhe fotografimi merr nje drejtim tjeter. Ēdo shtrese shoqerore ka te drejten te jete e fotografuar. Kjo do te jete motoja e punes se Kel Marubit. Te pakten keshtu del nga ajo pjese e fototekes qe mban vulen e Kel Marubit. Njerezit e rendomte te popullit, te gjithe krahas shtresave te larta. Kasollet krahas salloneve, kleriket krahas katundareve, histori, peizazhe, kostume mbeten serish te fotografuara. Fama e tij shume shpejt kalon kufijte shqiptare. Ne Mal te Zi e therrasin here pas here dhe Kel Marubi eshte nder te paret fotografe qe fotografon dhe armikun e shqiptareve Kral Nikollen. Pasioni i tij do te transmetohet edhe tek i biri. Gega do te jete keshtu i fundit te dinastise njeshekullore, brezi i trete i saj. Ne vitet 20 te shekullit te 20-tė, ai ndjek ne Paris dhe Lion nje kurs profesional prane vellezerve La Lemier per fotografi dhe per kinema. I pari bie ne Ballkan, ne qender te Shkodres, kinemane. I pari projekton filmin qe u quajt ne nje salle te Shkodres kinemaja e saj, aty rreth vitit 1914. Kete shkodranet me shaka, ironi apo frike, nisin ta quajne 'endrra ne beze'. Ne vitet 20-30 krahas fotografise, kinemaja behet pasioni i dyte i Geges dhe Shkodra do te jete qyteti i filmit dhe i kinemave. (Nje paradoks kohor ne mijevjeēarin e ri. Shkodra nuk ka asnje kinema!). Ne vitet 1970-tė, Gega do t'i jepte i pari fotografise shqiptare ngjyrat. Sipas asaj qe tregon Tereza Marubi, vajza e Geges, me 1972 me nje leter personale te Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror Enver Hoxha, Gega ia dorezon shtetit arkiven e gjithe Marubeve. "Ishte diēka qe im at e beri me dhimbje", thote Tereza. Mundi dhe djersa e te pareve te tij, prone private, nderron pronar. Kalon ne duart e shtetit, prone e gjithkujt dhe e askujt. Keshtu, 150 mije negativet qe formojne enciklopedine fotografike, marrin per nder te tij emrin e asaj qe u quajt Fototeka Marubi. Lastrat prej bromuri argjendi te kesaj fototeke kane fiksuar pamje dhe fytyra te ndryshme qe nga mbreterit deri tek njerezit e thjeshte, nga heronjte legjendare dhe heronjte e librave, e deri tek nepunesit e thjeshte te postave apo vilajeteve. Fshatare qe presin ne rradhe mjekun per t'u vizituar, artizane qe punojne ne pazarin e vjeter te qytetit. Njeri pas tjetrit te gjithe vijne e rrijne te qete perpara aparateve fotografike te dinastise Marubi. E dinastia e Marubeve i jep keshtu jete dinastise se arteve te fotografise.

    Art vlerash apo antivlerash
    I vleresuar dhe i pavleresuar sipas rastit, arti i Marubeve eshte dhe mbetet unik ne Shqiperi. Objekt ilustrimesh per historianet, folkloristet, etnografet, arkitektet dhe urbanistet, ai merr me teper levdata nga te huajt se sa nga shqiptaret, megjithese arti dhe objekti i fotografive eshte thellesisht shqiptar. Nje album ne France, nje ne Itali, nje gjysme ne Shqiperi. Veē kesaj edhe nje fletepalosje e vogel qe i jepet vetem te huajve, botuar rreth 12 vjet me pare. Gjithēka do te permblidhet ketu. Shqiptaret veē faktit qe ata ishin fotografe shume pak dijne per Marubet. Te huajt mund te na sqarojne me shume. Ne Mal te Zi aktualisht po pergatitet te hapet nje fotoekspozite me punimet e Marubeve per dhe ne kete vend. Ne Cetine, fotot e tij ishin nder me shtrenjtat. Bar-Cafe-Krajln ne qender te Cetines s'kishte asnje pikture apo zbukurim ne mure, ndersa keto qene te mbushura me fotot me permasa te medha dale nga negativat e Marubit. Ne Itali ne 1998 ne Bari organizohet nje ekspozite. Ne pranveren e vitit 2000, ne Rimini hapet nje tjeter ekspozite. Sipas Terezes, vajzes se Geges "jam ndjere krenare per mbiemrin qe mbaj me shume se askund ne Bari, ne nje ekspozite hapur nga komuna e Barit ka qene i ftuar nenkryetari i Bashkise, juristi i Bashkise dhe nje pjestar i familjes Marubi. Te gjitha jane rregulluar nga komuna e Barit.
    Edhe shpenzimet e vizave dhe te udhetimit". "Ekspozita,- tregon Tereza,- pati sukses te plote. Vizitoret e shumte shikonin te mrekulluar fotot e shekullit te kaluar. Si sot me kujtohen fjalet e asesorit te kultures te komunes se Barit. Me nje ekzaltim qe s'mund te shprehet, ai perpiqej t'i shpjegonte njerezve. Shikoni dy planet e fotove, kombinimi i dritehijeve dhe pastertia e figurave jane ne shkallen me te larte. Ishte ndalur perpara nje fotografie te luftetareve te Ded Gjo Lulit te vitit 1909 dhe tregonte veē planit njerezor, fytyrave dhe portreteve te luftetareve edhe planin e dyte, ambientet, malet te cilat ishin realizuar dhe pasqyruar me nje force te madhe artistike". Veē te qenit fotograf, Marubet ishin edhe artiste shqiptare. Te tjeret qe i vleresojne jane serisht te huajt. Nje shoqate franceze Eredite Sans Frontiere (Trashigimi pa kufi) i rivlereson jashtezakonisht fotografite e Marubit. I vetmi aktivitet ne Shqiperi eshte organizuar pikerisht nga kjo shoqate, ndersa here pas here dikush kujtohet te organizoje nje konkurs te fotografise shqiptare. Ndersa nga ana tjeter, fototeka eshte nje institucion i lene thuajse ne harrese, nderkohe qe prej dy vitesh flitet per institucionalizimin e tij. Kjo do te thote qe fototeka te shnderrohet ne Institut Kombetar te fotografise, te varet direkt nga Ministria e Kultures pa pasur pune me organet e pushtetit lokal te Shkodres, te cilat ngrene duart lart kur vjen puna per ndonje fond. Sigurisht kjo mund t'i ndryshoje per mire gjerat. Ne fund te fundit fototeka do te kete per me mire vleresimin edhe te shqiptareve dhe nje numer te madh fondesh. Mbase kjo do te ndihmonte dhe ne ekzekutimin e se drejtes se autorit. "Prej 6 vitesh,- shpjegon Tereza Marubi - kemi bere gjyqe pas gjyqesh. Perfundimisht eshte vendosur qe te na njihet e drejta e autorit si pjestare te familjes ne vije te drejte. Deri me tash asnje derivat prej kesaj, megjithese duhet te kishim shume perfitime materiale".
    Shprehur ndryshe, Marubet ekzistues ata qe jetojne aktualisht ne Shkoder, nuk kane mbi fototeken, megjithese deri vone ishin pronare te vetem te saj, asnje te drejte. Muzeumi i Shkodres duhej t'i jepte familjes sipas ligjit pikerisht te drejten e autorit. Ne drejtorine e muzeumit thone se ne na duhet shkrese nga Ministria e Kultures, nderkohe qe kurre ndonjehere nuk ka mberritur nje shkrese e tille. "Tashme jam lodhur," - thote Tereza. "Do te desha te pakten te vleresohen Marubet per meritat qe kane. Asgje me teper".

    Sfilate kostumesh dhe personazhesh
    Duke qene italian, pra jo shqiptar, nder gjerat e para qe i bie ne sy te parit te Marubeve, Pietros, natyrisht jane kostumet. Kombinimi i ngjyrave, punimi mjeshteror, prerja fikse, shumellojshmeria e tyre e bejne ate qe te mrekullohej perpara njerezve qe i kane te veshura keto kostume. Nder gjerat e para edhe kur ato jane historike, te fotografuara jane pikerisht kostumet.
    Keshtu, veē anes mjeshterore ne kombinimin e dritehijeve, ne vendosjen dhe depertimin e menyres se drites sa dhe si duhet, ne nxjerrjen qarte te figures dhe portretit njerezor, ku mund te dallosh edhe karakteristikat e njerezve, ne realizimin artistik edhe te planit te dyte te sfondit, Marubi kerkon te nxjerre ne plan te pare edhe kostumet. Shume shpejt nis t'i dalloje ato. Meson ndarjen sipas krahinave, sekseve, grupmoshave, kategorive shoqerore dhe rasteve situacionale te veshjes se tyre. Sipas etnologut Agim Bido, Pjeter Marubi kerkoi te fiksoje polifunksionimin shoqeror dhe historik te kostumeve tradicionale ne jeten shqiptare, por sipas menyres se tij duke i dhene atyre vleren e dokumenteve historike te perkohshem te epokes me te cilen ata u prezantuan. Keshtu koinēidence, rastesi apo dashje, por fotografia e pare shqiptare qe mban vulen e Pjeter Marubit ajo qe paraqet Hamza Kazazin eshte pikerisht foto qe paraqet nga ana tjeter edhe kostumin tradicional te burrave shqiptare shkodrane ne nje dite feste. Keshtu ndodh ne me te shumten e rasteve, pjesa me e madhe e fotove paraqet kostume te llojeve nga me te ndryshmet. Ne pergjithesi personazhet apo grupet e personazheve te fotografise se Marubeve jane te veshur me kostume kombetare, paraqesin imazhet e tyre ashtu siē jane ne festa, ceremonira, ambiente familjare qofte dhe ne ushtrimin e zanateve te tyre artizanal ne pazarin e Shkodres. Nje pasion te tille e trashegon e gjithe dinastia. Matia, Keli edhe Gega. Ne menyra te ndryshme nisen te japin kostumet duke dhene keshtu edhe evoluimin kohor te kostumografise shqiptare. Pare keshtu, fototeka Marubi mund te shenderrohet shume mire ne nje muzeum etnografik. Keshtu eshte e lehte te percaktosh kohen nisur nga veshjet e personave te fotografuara. Fotografite e para kane personazhe me fustanelle, karakteristike per veshjen burrerore te mesit te shekullit te XIX. Me pas vendin e tyre do ta zene tirqet, te cilat perdoren ne fund te shekullit te XIX. E keto ne fillimin e shekullit te XX, zevendesohen me brekushet. Keshtu ndodh edhe per veshjet e grave. Xhubleta e malesoreve, veshja e princeshes mirditore, veshja e gruas katolike shkodrane, apo asaj muslimane, jane pasqyruar me se miri ne fotografi. Pas ketyre kostumeve, natyrshem shihen figurat me te medha te historise se veriut shqiptar. Patriotet ne grupe te Lezhes, Dukagjinit, Mirdites, Kosoves te gjithe te veshur me kostume. Kreret, emrat e perveēshem ne celuloidet e Marubeve, do te mbeten edhe me te njohur dhe do te shnderrohen te njohur edhe ne portrete. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Azem e Shote Galica, Esat Toptani, Filip Shiroka, Haki Stermilli, Hil Mosi, Fan Noli, te gjithe jane fotografuar veēse prej Marubeve.

    I fundit i Marubeve
    Duke jetuar deri vone 1984 kuptohet se ne Shkoder kujtimet me te gjalla dhe respektin me te madh njerezit e ruajne per Geg Marubin, te fundin e dinastise te fotografeve artiste. Zotni Gega, qe njeri i madh, thone shkodranet duke i pasatribuar atij gjithmone epitetin e zotnise edhe atehere kur duhej te ishe shok. "Prej tij kujtoj rregullin dhe disiplinen", thote keshtu Muhamet Bushati, fotografi qe punoi me te nje jete te tere. "Vinte ne pune ne 7 paēerek, bente gjithēka gati, solucione, negative, aparate, ne menyre qe ne 7 te fillonte punen. Kishte nje kaligrafi per t'u pasur zili. Gjithēka e mbante me teper rregull". "Kur isha e vogel",- kujton Tereza, "mbaj mend dhomen ne fund te korridorit ku mua me qe ndaluar rreptesisht te hyja. Shihja nga larg, ishte arkivi prej nga ku doli fototeka. Ēdo gje qe ne rregull, perfekt." Veē kesaj Tereza kujton dhe rregjistrin e madh. "Ishte nje liber i madh ku qene shenuar me saktesi datat dhe njerezit apo familjet e fotografuara. Keshtu rastiste qe pas 80, 100, 50 apo 20 vitesh njerez te ndryshem kerkonin tek babai ndonje foto te tyre apo te familjes. Zotni Geg me duhet kjo foto, e Krajave apo Bushatllinjve fjala vjen. Me mjafton viti te pakten, thoshte babai dhe ēdo gje gjendej ne pak sekonda. Me pas hapeshin skedat dhe menjehere gjendej negativi ne arkiv. Me pelqente pa mase te shihja babane tek punonte. E pyesja me kureshtje per dritat e kuqe, perse sherbente ky apo ai solucion, per sa kohe behet stampimi dhe ai me durim me pergjigjej per imtesite me te vogla".

    Epilog
    Thuhet se dinastia e Marubeve mbaron me Gegen. Faktikisht pas vdekjes se tij asnje nga Marubet nuk e trashegoi me profesionin, nuk pati me aparatin fotografik si treguesin e artit apo te shpirtit te tij. Nderkohe nga Marubet, nga shkolla e tyre ne Shkoder, krijohet nje brez i tere fotografesh, te cilet ne nje menyre apo tjeter krijojne dinastite e tyre. Jakovajt, Pistulloret, Nenshatet, jane gjithe ata qe nisin t'i japin emra te rinj fotografise shqiptare. Ndersa vajza e vetme e Geg Marubit, mori drejtim tjeter. Fotografia eshte vetem kenaqesi per te. E shijon duke e pare, di ta vleresoje siē mund ta beje pak kush ne Shkoder. Ndersa profesion nuk eshte per te. Por duket se geni i artistit prej fotografi eshte transmetuar ne vije te zhdrejte. "Im bir, Tani,"- thote Tereza Marubi spontanisht, "i ka te dukshme prirjet e trasheguara. E shoh kete ne menyren se si e realizon fotografine. Dritehijet jane te persosura. Fotot dalin te dukshme, te pastra dhe te realizuara ne te gjitha drejtimet". Tani ka nje profesion qe eshte shume larg asaj te te qenit fotograf. Per stomatologun Irtan Mehilli mbase do te jete e afert dita qe mund te hape ndonje ekspozite duke nisur keshtu brezin e katert te dinastise Marubi, pinjollin e peste te fotografeve.
    -- 12/30/2000, © Koha Jone 2000.






    Shkoder.net © 1998-2002

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjon MarkaGjonajt

    DOSSIER

    Si u persekutua nga regjimi komunist familja Gjonmarkaj qė rrjedh nga dera e Kapidanit tė Mirditės. Deda varet nė litar, Marku vdes nė hetuesi dhe Prenga njė jetė nė burgje

    Preng Gjonmarkaj, zv/ministri qė vuajti 30 vjet nė burgje


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Me ardhjen e komunistėve nė pushtet kullat tona nė Orosh tė Mirditėsė u dogjėn prej tyre, ndėrsa babai im majro Preng Gjonmarkaj i cili gjatė periudhės sė Luftės kishte mbajtur detyrėn e zv / Ministrit tė Brendshėm dhe Kuestorit nė Shkodėr, ashtu si shumė antikomunistė tė tjerė u arratis dhe doli nė mal. Pasi qėndroi pėr disa kohė nė arrati sė bashku me kushėririn e tij Mark Gjonmarkajn, i cili e dontė mė shumė se vėllezėrit e tij, nė vitin 1945 ai u arrestua nė qytetin e Shkodrės dhe u dėnua me vdekje. Nė atė kohė qė u dėnua baba edhe gjyshi jonė Deda i cili kishte qenė ushtarak i Monarkisė me gradėn e kapitenit ishte i arratisur nė mal sė bashku me djalin tjetėr Markun. Gjyshi Deda u kthye nė shtėpi pas njė amnistie qė u dha asokohe nga qeveria komuniste e Tiranės, por ai u arrestua pėrsėri nė gushtin e vitit 1949 me rastin e vrasjes sė Bardhok Bibės dhe ishte i pari qė e varėn nė litar nga tė 14 personat qė u ekzekutuan nė shenjė hakmarrje pėr vrasjen e tij.

    Para varjes, gjyshi, Deda, kėrkoi qė tė paktėn djalit tė tij Markut, t'i falej jeta gjė e cila u muar parasysh dhe Marku vdiq nė burgun e Shkodrės ku ishte dėnuar me 101 vjet". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 58-vjeēari Filip Gjonmarkaj, ish-oficer me gradėn e kapitenit nė Gardėn e Republikės, i cili rrėfen gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij qė rrjedh prej derės sė famshme tė Gjonmarkajve tė Mirditės, ku pinjollėt e saj u ekzekutuan, u burgosėn, apo u internuan pėr 45-vjet me rradhė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

    Familja Gjonmarkaj, nga dera e Kapidanit
    Babai i Filipit, Preng Gjonmarkaj, ėshtė nga fshati Orosh i Mirditės, prej nga ėshtė dhe origjina e asaj familje nga mė tė njohurat nė Shqipėri. Familja e Preng Gjonmarkajt, rrjedh nga i njėjti trung i familjes sė famshme tė Kapidanit tė Mirditės, Gjon Markagjonit, i cili njihet ndryshe dhe si Princi i Mirditės. Dera e Gjonmarkajve tė Mirditės e cila konsiderohet si njė nga dyert e para tė Shqipėrisė, ka qenė e pėrbėrė nga tre degė: Lleshi i Zi, Preng Pasha dhe Preng Markola. Preng Pasha apo siē njihet ndryshe Preng Bib Doda i cili mbajti postin e Ministrit tė Botores nė Qeverinė e Ismail Qemali, pas vdekjes sė tij nuk la asnjė trashėgimtar dhe ajo degė e fist tė Gjonmarkajve u shua fare. Familja e babait tė Filipit, Preng Gjonmarkajt, e ka zanafillėn dhe rrjedh nga trungu i familjes sė Preng Markolės, prej sė cilės ka ardhur dhe dera e Princit tė Mirditės, Gjon Marka Gjonit. I pari i kėsaj shtėpie Preng Markola, ka qenė tepėr i njohur si njė nga prijsit ushtarakė tė asaj familje i cili ka udhėhequr bajrakun e tij dhe mirditorėt nė luftrat kundėr pushtuesėve osmanė. Pėr kėtė gjė ai ėshtė pėrmėndur dhe nga Padėr Gjergj Fishta nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė", ku midis tė tjerash thuhet: "Janė vėnė trimat nė rresht pėr nji / njaj Preng Markola u ka pri / asht Gjonmarkajsh dhe i takon prija / derė ma tė vjetėr s'ka Shqipnia". Trojet e vjetra dhe themelet e kullės sė familjes sė Preng Gjonmarkut dhe tė parėve tė tij kanė qenė nė fshatin Ndėrshen, fare pranė Oroshit ku ndodheshin dhe sarajet e kushėririt tė tyre, Kapidanit tė Mirditės, Gjon Marka Gjonit.

    Deda dhe Prenga ushtarakė tė Monarkisė
    Preng Gjonmarkaj u lind nė prill tė vitit 1913 nė fshatin Ndėrshen tė Oroshit tė Mirditės dhe ishte fėmija i parė nga dy djem dhe njė vajzė (Markun e Marten) qė kishte Dedė Gjonmarkaj i cili nė atė kohė shėrbente si ushtarak nė qeverinė e Vlorės qė kryesohej prej Ismail Qemalit. Dedė Gjonmarkaj e vazhdoi karrierėn ushtarake edhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, duke shėrbyer si ushtarak nė armėn e xhandarmėrisė me gradėn e majorit nė rrethet e Gjirokastrės, Kukėsit dhe Mirditės. Po kėshtu edhe babai i Dedės, Preng Gjonmarkaj ishte ushtarak me gradėn e majorit dhe pėr shumė vjet ai shėrbeu si inspektor i Oborrit Mbretėror nė Qarkun e Shkodrės. Ndėrsa djali i Dedės, Preng Gjonmarkaj i ri, mėsimet e para i mori nė Konviktin e Oroshit qė kishte hapur asokohe dera e Kapidanit tė Mirditės, Gjon Markagjonit, ku ai mėsoi pėr pesė vjet si nxėnės i jashtėm. Nė atė kohė qė Prenga mėsonte pranė atij konvikti dhe ishte me rezultate shumė tė mira nė mėsime, babai i tij Deda, kishte dėshirė qė ta shkollonte nė njė shkollat ushtarake me qėllim qė ai tė ndiqte traditėn familjare tė shtėpisė sė tyre dhe tė dilte oficer. Lidhur me tė kaluarėn e karrierės ushtarake tė babait tė tij, 58-vjeēari Filip Gjonmarkaj dėshmon: "Pas mbarimit tė shkollės unike nė konviktin e Oroshit nė vitin 1929, babai im Preng Gjonmarkaj u dėrgua pėr tė ndjekur njė kurs ushtarak pėr xhandarmėrinė qė ishte hapur asokohe nga Mbreti Zog dhe nėn kujdesin e instruktorėve italianė nė Plepat e Durrėsit. Duke qenė se atė kurs baba e mbaroi me rezultate shumė tė mira, ai u titullua oficer me gradėn e nėntogerit dhe u emėrua si komandant i Postės sė Xhandarmėrisė nė Lis tė Matit ku ai shėrbeu pėr deri nė vitin 1932. Nga viti 1932 e deri nė vitin 1939, babai shėrbeu si ushtarak i Monarkisė me gradėn e kapitenit nė armėn e xhandarmėrisė nė qytetet e Durrėsit dhe Tiranės ku atij iu ngarkuan detyra tė ndryshme. Nė vitin 1935 kur ndodhi kryengritja e Fierit, Prenga shėrbente si inspektor ushtarak pranė Oborrit Mbretėror tė Zogut dhe nė atė ai u dėrgua pėr tė hetuar rreth asaj kryengritje qė kishte si qėllim rrėzimin e qeverisė monarkiste. Nė detyrėn e inspektorit ushtarak pranė Oborrit Mbretėror, Prenga shėrbeu deri nė prillin e vitit 1939 kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipėrisė. Pas pushtimit tė Shqipėrisė, Prenga nuk pranoi tė shėrbente pėrsėri nė armėn e xhandarmėrisė dhe u lirua nga detyra. Nė atė kohė ai u kthye nė vėndlindjen e tij nė Orosh tė Mirditės ku dhe u emėrua si Kryetar i Komunės sė Fushė-Arrėzit dhe tė Fanit tė Mirditės", kujton Filip Gjonmarkaj lidhur me karrierėn ushtarake tė babait tė tij Prengės dhe gjyshit Dedės, tė cilėt kishin shėrbyer si ushtarakė tė Monarkisė sė Zogut.

    Nė Tiranė, zv/Ministėr i Brendshėm
    Nė Komunat e Fushė-Arrzit dhe tė Fanit tė Mirditės, Preng Gjonmarkaj shėrbeu deri aty nga viti 1941, sepse nė atė kohė kushėriri i tij Mark Gjon Markaj qė mori mė pas postin e Ministrit tė Brendshėm, e thėrriti nė Tiranė dhe e ftoi tė shėrbente pėrsėri nė armėn e xhandarmėrisė. Nė atė kohė Prenga veshi uniformėn ushtarake me gradėn e kapitenit qė kishte pasur mė pėrpara nė xhandarmėri dhe pasi punoi pėr disa kohė aty, u emėrua si shef i Zyrės Politike pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Tiranė. Nė atė kohė atij iu dha edhe grada e majorit dhe funksioni i Shefit tė Zyrės Politike, korespodonte edhe me funksionin e zv / Ministrit. Lidhur me periudhėn qė Prenga shėrbeu pranė Ministrisė sė Brendshme, i biri i tij Filipi, dėshmon: "Ndonėse babai im Preng Gjonmarkaj ishte me bindje tė thella antikomuniste, ai nuk e shfrytėzoi funksionin e tij nė Ministri pėr t'u hakmarrė ndaj komunistėve tė arrestuar, pėrkundrazi ai tregohej mė shumė se ē'duhej human me ta. Kėtė qėndrim ndaj tyre baba Prenga, e mbajti edhe gjatė periudhės kur shėrbeu si Kuestor praėn Prefekturės sė Shkodrės, ku ai tregohej tepėr i butė me komunistėt dhe nė shumė raste ndėrhynte pėr t'i liruar ata nga burgu. Njė nga komunistėt e njohur qė pati liruar baba nė atė kohė nga burgu, ka qenė Tom Kola i cili mė pas u vra gjatė njė pėrpjekje kur ishte partizan. Aq shumė ndėrhyrje pati bėrė baba pranė italianėve dhe gjermanėve pėr lirimin e komunistėve tė arrestuar, sa qė ai disa herė u konfrontua ashpėr me eprorėt e tij, tė cilėt nuk ia kuptonin dot dobsinė qė kishte ai pėr rininė shqiptare, qė Prenga nuk kishte qejf ta shihte tė kalbej burgjeve", dėshmon Filip Gjonmarkaj lidhur me periudhėn e Luftės kur babai i tij u emėrua nė funksionin e zv / Ministrit tė Brendshėm.

    Arrestimi i Prengės, 101 vjet
    Pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet nė fundin e vitit 1944, major Preng Gjonmarkaj ashtu si shumė ushtarakė tė tjerė u arratis nė male dhe u bashkua me kushėririn e tij Mark Gjonmarkajn, i cili nė atė kohė ishte udhėheqėsi kryesor i rezistencės antikomuniste. Lidhur me kėtė, Filip Gjonmarkaj dėshmon: "Qė me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė vitin 1944, kullat tonė nė Orosh tė Mirditės u dogjėn prej tyre nė shėnjė hakmarrje. Nė atė kohė baba Prenga dhe gjyshi 72-vjeēar Deda, ishin tė arratisur nė male, sė bashku me kushėririn tonė Dr. Mark Gjonmarkajn i cili e donte Prengėn njėlloj si vėllezėrit e tij. Nė majin e vitit 1945, Prenga u rrethua dhe u arrestua nga Forcat e Ndjekjes nė zonėn e Shllakut nė Shkodėr, ku ai qėndronte i fshehur sė bashku me kushėririn e tij Gjon Pjetėr Gjonmarkajn. Gjyqi kundėr tyre u zhvillua nė qytetin e Shkodrės dhe prokurori Aranit Ēela sė bashku me trupin gjykues i dhanė dėnimin me vdekje, ndėrsa pėr Gjonin me qė ishte shumė i ri, e dėnuan me katėr vjet burg. Dėnimi i Prengės me vdekje nė atė kohė bėri njė bujė shumė tė madhe nė gjithė Qarkun e Shkodrės, pėr arsye se ai njihej mirė pėr karakterin e tij burrėror nė atė qytet qė nga koha kur kishte punuar si Kuestor dhe kishte lėnė pėrshtypjet mė tė mira duke u falur jetėn shumė komunistėve. Nga respekti qė kishin krijuar nė atė kohė shkodranėt pėr Prengėn, pati shumė kėrkesa dhe ndėrhyrje tė ndryshme nga qytetarė tė Shkodrės me qėllim qė atij t'i falej jeta. Njė nga ato qė kėrkoi faljen e tij ishte dhe nėna e Heroit tė Popullit, Tom Kola e cila i shkoi vetė nė zyrė Prokurorit Aranit Ēela dhe i dėshmoi atij se Preng Gjonmarkaj ia kishte liruar njėherė djalin nga burgu. Nisur nga kėrkesat dhe ndėrhyrjet e shumta pranė organeve gjyqėsore, trupi gjykues i mori ato nė konsideratė dhe ia fali Prengės dėnimin me vdekje, duke ia kthyer atė nė 101 vjet burg", dėshmon Filip Gjonmarkaj lidhur me babain e tij Prengėn tė cilit ia fal jeta vetėm nė sajė tė figurės sė mirė qė ai kishte lėnė nė qytetin e Shkodrės ku kishte shėrbyer si Kuestor gjatė periudhės sė pushtimit.

    Deda nė litar, Marku vdes nė burg
    Nė atė kohė qė Preng Gjonmarkajt iu fal jeta dhe u dėnua me 101 vjet burg, babai i tij Deda sė bashku me djalin tjetėr Markun, ishin tė arratisur nė mal nga frika e hakmarrjes sė komunistėve. Lidhur me kėtė, Filipi dėshmon: "Pas dėnimit tė Prengės, Gjyshi Deda, me xhaxhanė Markun, qėndruan nė mal nė arrati sė bashku me kushėririn Mark Gjonmarkajn dhe shuė mirditorė tė tjerė antikomunistė nga familjet e njohura. Aty nga fundi i vitit 1947 ata u kthyen nė shtėpi pas njė amniste qė u dha nga qeveria komuniste e Tiranės pėr ata qė nuk kishin bėrė asnjė krim. Por qėndrimi i tyre pranė familjes nuk zgjati shumė, sepse ata u arrestuan pėrsėri nė gushtin e vitit 1949 kur ndodhi vrasja e Bardhok Bibės qė nė atė kohė mbante funksionin e Sekretarit tė Parė tė Mirditės. Nė atė kohė si shenjė hakmarrje ndaj vrasjes Bardhokut, Qeveria komuniste e Tiranės nėpėrmjet Forcave tė Ndjekjes ku ishin dhe dy kėshilltarė sovjetik (kolonelėt Sokolov dhe Voleskin) arrestoi dhe burgosi me dhjetra mirditorė. Katėrmbėdhjet prej tyre u ekzekutuan nė Qafėn e Valmirit, nė vėndin ku ishte vrarė Bardhok Biba dhe i pari qė u var nė litar, ishte gjyshi ynė Dedė Gjonmarkaj. Nė atė gjyq tė shpejtė qė u zhvillua pak para ekzekutimit, Deda i tha trupit gjykues: "Unė dhe kėtė burra tė tjerė qė na keni arrestuar nuk kemi asnjė lidhje me vrasjen e Bardhok Bibės. Megjithatė unė jam gati qė tė shkoj vetė nė litar, por djali im Marku, nuk duhet tė ekzekutohet se ėshtė krejt i pafajshėm". Pasi e varėn gjyshin nė litar, xhaxhanė Markun e dėrguan nė burgun e Shkodrės ku ai vdiq pak kohė mė vonė. Nė atė kohė qė u var gjyshi Deda, familjen tonė (unė, vėllai Gaspėri, nėna dhe gjyshja) e internuan nė kampin e Tepelenės ku qėndruam deri nė vitin 1952 dhe mė pas na lejuan tė ktheheshim nė Orosh. Babai Prenga, vuajti plot 20-vjet e katėr ditė dėnimin qė ishte dhėnė dhe pjesėn mė tė madhe e kreu nė burgun e Burrelit. Njė nga tė burgosurit qė ka vuajtur bashkė me babanė nė kampin e Thumnaės, (Mark Alia nga Mamurrasi) mė ka treguar se komandanti i atij kampi Novruz Shehu, donte tė ndėrhynte tek Kadri Hazbiu dhe ta lironte Prengėn, pasi ai u impononte respekt tė gjithėve. Kur u kthye nga Tirana, komandanti i kampit nė prezencė tė gjithė tė dėnuarėve i tha Prengės: "Sa tė jetė kjo qeveri, ti nuk do tė lirohesh. Ne e dimė se ti nuk ke bėrė krime, por tė mban brenda mbiemėri qė ke". Pas atyre fajlėve, Prenga buzėqeshi dhe iu pėrgjigj: "Kėtė e di mirė, por mbiemėrin e kam mė tė shtrenjtė se jeten, mor zotni major". Pasi u lirua nė vitin 1965 ai erdhi nė Orosh ku mė 30 prill tė vitit 1977 u arrestua pėrsėri dhe kreu edhe dhjetė vjet tė tjera burg politik. Prenga u lirua nga burgu nė vitin 1987, nė moshėn 74-vjeēare dhe nga vuajtjet e sėmundjet qė kishte kaluar nėpėr burgje, ai vdiq nė tetorin e vitit 1992, pak kohė pasi ishte shembur regjimi komunist", e pėrfundon rrėfimin e tij rreth historisė tė dhimbshme tė familjes, 58-vjeēari Filip Gjonmarkaj, njė nga pinjollėt e fundit tė asaj shtėpie qė rrjedh nga dera e kapidanit tė Mirditės Gjon Marka Gjonit, e cila u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

    -----------------

    gazeta.shqiptare

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PPSH ngriti vertet "oxhaqe gjer ne re" ku dilte tym industrial por shkaterroi qindra OXHAQE te familjeve me te njohura te Kombit.

    Burracaker....kan shire lėm mbi popull te vet.. Legena bolshevik..
    PPSH-regjim i kerrbacit.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Si me prene komunistet ne Bese !

    Historia e dhimbshme e malėsorit fisnik 85-vjeēar me origjinė nga Shoshaj i Dukagjinit qė u diplomua nė Akademitė ushtarake tė Modenas e Firences dhe u persekutua nga komunistėt

    Lekė Vojvoda i Dukagjinit: "Si mė prenė nė besė komunistėt"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Aty nga viti 1944 kur shėrbeja si rrethkomandant i xhandarėmrisė sė Dukagjinit, hyra nė lidhje tė fshehta me majorin britanik Nils, i cili kryesonte njė nga misionet anglo-amerikane qė ishin atashuar asokohe pranė forcave nacionaliste nė Veriun e Shqipėrisė. Sipas porosive tė tij, unė asokohe ndihmova tė gjitha ato forca qė luftonin kundėr gjermanėve, siē ishin komunistėt, ballistėt dhe legalistėt. Aty nga korriku i vitit 1944, unė e braktisa detyrėn e rrethkomandantit tė Dukagjinit dhe shkova nė Shoshaj ku rrija vazhdimisht nėn ankthin e goditjes e arrestimit, si nga partizanėt ashtu dhe nga forcat gjermane.

    Ashtu i arratisur qėndrova pėr dy vjet i fshehur nėpėr malet e Dukagjinit sė bashku me Mark Malėn, Gjergj Vatėn, Pal Thanin, Lulash Stakėn, Mirash Ndoun dhe Bajraktarin e Dukagjinit Lulash Gjeloshi me gjithė mashkujt e fisit. Nė tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranės shpalli njė amnisti pėr tė gjithė personat e arratisur, unė vendosa dhe u dorzova vetė sė bashku me disa shokė tė tjerė, duke menduar se komunistėt do ta mbanin fjalėn pėr faljen qė nxorrėn. Por isha gabuar, se komunistėt na prenė nė besė dhe mė dėnuan me shtatė vjet burg e internime tė gjata, nga tė cilat u lirova vetėm nė vitin 1984". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr Gazetėn, ėshtė 85-vjeēari Lekė Vojvoda nga Shoshaj i Dukagjinit, ish-oficer akademist me gradėn e kapitenit i diplomuar nė Modena e Firence, i cili rrėfen gjithė historinė e jetės sė tij qė nga bankat e gjimnazit tė Shkodrės, studimet nė Akademitė e Italisė, fillimin e karrierės ushtarake gjatė viteve tė pushtimit, ndihmesėn e madhe ndaj lėvizjes antifashiste, e deri tek arrestimi e dėnimi prej komunistėve me vite tė gjata burgu e internimi. Ndonėse tashmė ai po i afrohet tė nėntėdhjetave duke lėnė pas njė jetė ku shkėlqimi, vuajtjet dhe peripecitė e pafund i janė mpleksur pazgjidhshmėrisht me njėra tjetrėn, malėsori fisnik Lekė Vojvoda, me njė portret dhe fizik tipik si ato tė kreshnikėve qė ka pėrshkruar me aq mjeshtėri Padėr Gjergj Fishta nė "Lahuta e Malcisė", tė habit me memorjen e tij brilante dhe ato ngjarje qė tregon. Aty nė shtėpinė e tij tė thjeshtė qė ndodhet diku nė njė rrugicė tė ngushtė tė lagjes "Tre Heronjtė" tė qytetit tė Shkodrės ku ne kemi shkuar si mysafir, ai nis e rrėfen duke sjellė nė kujtesė ngjarje, data, vite e njerėz me histori nga mė tė ndryshmet dhe hera-herės e ndėrpret tregimin e tij nga qė e tradhėtojnė disa pika loti qė i bien pėrmbi faqe!

    Familja Vojvoda, besnikė tė Zogut

    Lekė Vuksani apo siē njihet ndryshe me mbiemėrin Vojvoda, u lind mė 7 maj tė vitit 1918-tė nė Shoshaj tė Dukagjinit, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij njė nga mė tė njohurat e asaj krahine nė Veriun e Shqipėrisė. Mbiemėrin Vojvoda (nė serbisht-komandant) ajo familje e ka trashėguar qė prej pesė brezash, pasi tė parėt e saj ishin komandantė tė malsorėve nė luftrat kundėr forcave serbo-malazeze nė fundin e shekullit tė XIX-tė dhe fillimin e shekullit tė XX-tė. Babai i Lekės, quhej Vuksan Vojvoda dhe ai ka qenė tepėr i njohur nė atė krahinė si burrė i urtė pėr ndarje pleqnie, pasi bashkė me Bajraktarin e Dukagjinit, ai merrej edhe me zgjidhjen e mosmarrėveshjeve dhe problemeve tė ndryshme qė lindnin nė mes fshatarėve tė asaj krahine. Vuksan Vojvoda ishte njė nga besnikėt e Monarkisė sė Zogut dhe ai njihej nė tė gjithė Dukagjinin si njė nga mbėshtetėsit kryesor tė Mbretit. Aty nga viti 1926 kur ndodhi Kryengritja e Dukagjinit e udhėhequr prej toger Ndok Gjeloshit dhe Dom Loro Cakės tė cilėt synonin rrėzimin e Qeverisė sė Zogut, iu bė thirrje edhe Vuksan Vojvodės pėr t'u bashkuar me kryengritėsit dukagjinas. Synimi i kryengritėsve pėr ta bėrė pėr vete Vuksan Vojvodėn, qėndronte nė faktin se ai gėzonte njė popullaritet tė jashtėzakonshėm nė tė gjithė atė krahinė. Por Vuksani, nuk pranoi tė merrte pjesė nė atė kryengritje, pasi ishte fare i qartė pėr synimet e organizatorėt e vėrtetė tė saj. Ndonėse Vuksani vetė nuk kishte bėrė ndonjė shkollė tė madhe, ai u kujdes qė djalit tė tij, Lekės, tė mos i mungonte ajo. Kėshtu nė vitin 1928 Vuksani e dėrgoi tė birin, Lekėn, nė qytetin e Shkodrės dhe e regjistroi nė shkollėn fillore tė Konviktit "Malet Tona". Atė shkollė Lekė Vojvoda e mbaroi nė vitin 1936 kur mori semimaturėn dhe gjatė gjithė periudhės qė ai ndoqi mėsimet aty, ai vlerėsohej si njė nga nxėnėsit mė tė mirė tė saj, pasi gjatė njė viti shkollor ai mori dy klasė pėrnjėherė. Gjatė asaj periudhe ndėr shokėt mė tė afėrt tė Lekės nė Konviktin "Malet Tona", ishte Mėhill Marku nga Lotaj e Shalės, (mė pas emigroi nė SHBA ku u bė profesor nė njė universitet tė Neė Yorkut) dhe Kol Prela (profesori qė u pushkatua me grupin e deputetėve nė 1946-ėn) qė ishte disa vjet mė i madh se ai nė moshė. Pėrveē Mėhillit dhe Kolės tė cilėt ai i kishte shokė dhe bashkėfshatarė, nė njė klasė me Lekėn asokohe mėsonin dhe Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj Pėrvizi etj. Lidhur me shokėt qė Leka kishte nė Konviktin "Malet Tona", ai kujton: "Ndo-nėse unė kisha njė miqėsi tė ngushtė me shokėt e mi tė klasės si Fadil Hoxhėn, Emin Durakun, Xheladin Hanėn e Hajrulla Kastratin, nė bindjet politike isha kundėr tyre sepse ata kishin pikpamje komuniste", dėshmon Leka pėr ish shokėt e tij tė klasės, tė cilėt mė vonė u bėnė emėra tė njohur e personalitete tė Luftės Antifashiste nė Shqipėri dhe Jugosllavi.

    Nė shkollėn ushtarake tė Romės

    Pasi e mbaroi semimaturėn me rezultate shumė tė larta nė vitin 1936, Lekė Vojvoda kishte dėshirė qė tė vazhdonte studimet nė njė nga shkollat ushtarake tė Italisė. Lidhur me kėtė ai kujton: "Pasi u diplomova nė gjimnazin laik tė qytetit tė Shkodrės, bėrė njė kėrkesė pėr tė ndjekur studimet ushtarake nė Itali. Pasi m'ua aprovua kėrkesa edhe me ndihmėn qė ma dha ushtaraku Ndoc Kurti, i cili nė atė kohė shėrbente si adjutant i motrave tė Mbretit Zog, unė u paraqita nė konkursin qė u zhvillua nė Tiranė. Pasi e fitova atė konkurs me pikė tė plota, m'u dha e drejta pėr tė ndjekur shkollėn ushtarake nė Romė, tė cilėn e fillova nė tetorin e vitit 1936. Bashkė me mua nė atė shkollė ushtarake tė kryeqytetit italian, aspkohe ishin dhe disa studentė tė tjerė nga Shqipėria, si Abdyl Kėllezi, Abdi Mati, Valentin Pėrvizi etj. Atė Lice ushtarak e mbarova me rezultate shumė tė mira nė vitin 1939, por gjatė asaj kohe qė isha student aty, kam kaluar njė nga ngjarjet mė tė dhimbėshme tė jetės sime…", kujton 85-vjeēari Lekė Vojvoda dhe pėr njė ēast e ndėrpret rrėfimin e tij nga lotėt qė i rrjedhin mbi faqe. Po cila ėshtė ajo ngjarje e largėt qė ndonėse ka ndodhur prej mė shumė se gjysėm shekulli mė parė, e trondit dhe e prek edhe sot malėsorin fisnik Lekė Vojvoda, duke e bėrė qė tė mos e pėrmbajė dot veten? Lidhur me kėtė ai nis e tregon: "Aty nga pasditja e tetė prillit tė vitit 1939, unė ndodhesha nė ambientet e shkollės vetėm me disa shokė shqiptarė, pasi italianėt kishin shkuar nėpėr shtėpitė e tyre me rastin e festės sė pashkėve. Nga qė ato ditė ne nuk kishim dalė fare jashtė ambienteve tė kapanoneve, nuk kishim asnjė dijeni se ēfarė ndodhte jashtė mureve tė asaj shkolle. Aty nga pasdrekja e asaj dite unė dola dhe takova kapelanin e shkollės (priftin ushtarak) tė cilit i thashė se bashkė mė dy shokėt e mi kishim dėshirė qė tė shkonim nė kishė me rastin e festave tė pashkėve. Kapelani pasi mė dėgjoi , m'u pėrgjigj: "Nuk do tė shkoni dot nė kishė pasi nė qytet ka trazira tė mėdha, sepse kėto ditė ka ndodhur bashkimi i Italisė me Shqipėrinė". Unė e kuptova menjėherė se ē' kishte ngjarė, pasi qė nga fundi i muajit mars kishim dėgjuar se diēka pritej tė ndodhte nė mes Italisė dhe atdheut tonė Shqipėrisė. Menjėherė pas fjalėve tė kapelanit mė shpėrthyen lotėt ēurk dhe ashtu i ngashėryer pa e pėrmbajtur aspak veten iu drejtova duke i thėnė: "Padėr, qė nga ky moment unė nuk besoj mė. Si ka mundėsi qė njė shtet i madh tė zaptojė njė shtet tjetėr mė tė vogėl? A nuk ėshtė dhe atdheu ynė Shqipėria njė vėnd qė e ka falė zoti si gjithė shtetet e tjera? Pėrse nuk paskemi tė drejtė tė jetojmė tė lirė edhe ne". Pas fjalėve tė mia kapelani nuk u ndie fare dhe u largua jashtė shkollės, ndėrsa unė me shokėt e mi u futėm brenda nė kapanone", kujton Lekė Vojvoda atė ngjarje tė largėt tė shtatė prillit tė vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, ngjarje e cila edhe sot ia ēon lotėt ēurk malėsorit kreshnik 88-vjeēar, pėr tė cilin tregojnė qė se ka njohur kurrė frikėn.

    Refuzimi i betmit ushtarak nė Romė

    Po ē'ndodhi mė pas me Lekė Vojvodėn dhe shokėt e tij studentė ushtarakė qė asokohe vazhdonin mėsmet nė Liceun Ushtarak tė Romės? Lidhur mė kėtė, ai rrėfen: "Qė paraditen e nėntė prillit tė vitit 1939 nė ambientet e shkollės sonė aty nė Romė, autoritetet italiane filluan tė grumbullonin tė gjithė studentėt shqiptarė qė asokohe ishin nėpėr shkollat e tjera ushtarake tė Italisė, si tė mesme ashtu dhe ato tė larta e tė aplikacionit. Qėllimi i atij grumbullimi ishte se ata kishin vendosur pėr tė na dėrguar tė bėnim betimin ushtarak sė bashku me studentėt italianė. Ndėrsa po vazhdonte grumbullimi i studentėve shqiptarė nė ambientet e shkollės sonė, ne qė ishim aty vendosėm qė tė bėnim njė mbledhje lidhur me situatėn qė ishte krijuar. Pasi u mblodhėm fshehtas reth 20 e ca shqiptarė nė njė klasė, filluam diskutimet duke rrahur mendimet se ē'duhej tė bėnim nė situėtėn nė tė cilėn ndodheshim. Disa nga shokėt qė e morėn fjalėn nė fillim, hodhėn idenė qė ne ta linim fare shkollėn dhe tė ktheheshim nė Shqipėri, gjė e cila nė fillim u pėrkrah nga tė gjithė nė mėnyrė unanime. Por ky vendim mė pas u hodh poshtė, sepse dikush nga ne tha se do ishte mė mirė qė ne ta vazhdonim shkollėn, tė diplomoheshim dhe kudo qė tė na ēonin tė punonim pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Ajo gjė u pėrkrah nga tė gjithė ne qė ishim aty, duke thėnė se do ishte mė mirė tė mbaronim shkollėn e tė dilnim oficerė, pasi Shqipėria kishte nevojė pėr kuadro tė aftė qė tė drejtonin vetė ushtrinė shqiptare. Pas kėtij vendimi ne u shpėrndamė pa e ditur se pas pak ditėsh italianėt do tė na dėrgonin pėr tė bėrė betimin ushtarak. Autoritetet e larta italiane kishin vendosur qė bashkė me studentėt italianė, tė na ēonin pėr tė bėrė betimin me armė edhe ne shqiptarėt qė studjonim nė atė shkollė tė mesme ushtarake tė Romės. Pėr kryerjen e betimit ushtarak ishte caktuar njė kazermė ushtarake e cila ndodhej jo shumė larg shkollės sonė dhe pak pasi mbėrritėm ne aty, erdhėn dhe autoritetet e larta ushtarake italiane qė do tė asistonin nė ceremoninė e betimit. Kur filloi tė kėndohej himni jonė kombėtar, ne studentėt shqiptarė qė ishim rreshtuar nėpėr kuadrate tė veēanta, filluam tė qanim dhe si me komandė tė gjithė i lėshuam armėt nė tokė. Kjo gjė shkaktoi dhe prishjen e gjithė ceremonisė sė betimit. Pas kėsaj ne na dėrguan pėrsėri nė shkollėn tonė dhe aty na mblodhėn nė njė sallė duke na kėrkuar llogari se pse e bojkotuam betimin ushtarak duke lėshuar armėt nė tokė. Tė gjithė ne studentėt shqiptarė qė u ngritėm pėr tė dhėnė llogari aty para autoriteteve ushtarake italiane tė shkollės, nxorrėm arsye nga mė tė ndryshmet lidhur me prishjen e ceremonisė sė betimit. Nė fund tė mbledhjes komanda e shkollės na komunikoi se do tė mblidhej pėr marrjen e masave ndaj nesh dhe tė nesėrmen ata morėn dhe internuan vetėm shokun tonė Abdyl Kėllezin, tė cilin e konsideruan si organizatorin e tė gjithė asaj ēka kishte ndodhur", kujton 85-vjeēari Lekė Vojvoda, lidhur me refuzimin e kryerjes sė betimit ushtarak tė nxėnėsve dhe studentėve ushtarakė shqiptarė qė asokohe mėsonin nė Itali.

    Diplomimi nė Modena e Firence

    Nė fundin e pranverės tė vitit 1939 Lekė Vojvoda u diplomua me rezultate tė larta nė nė shkollėn ushtarake tė Romės dhe mė pas ai vazhdoi pėrsėri studimet nė Akademinė Ushtarake tė Modenas. Lidhur me kėtė ai kujton: "Pasi u diplomova nė Liceun Ushtarak tė Romės, kisha dėshirė qė tė vazhdoja pėrsėri studimet nė njė nga Akademitė e Italisė nė degėn e Karabinerisė. Por, edhe pse kisha mbaruar me rezultate tė larta, ajo gjė ishte e vėshtirė dhe nuk kisha siguri nėse do mė jepej e drejta tė vazhdoja Akademinė e Modenas. Nė atė kohė unė shkova dhe mora takim me Gjeneral Zef Serreqin, i cili ishte Komandant i Kavalerisė Italiane. Pasi ai mė priti mjaft mirė, unė i thashė se kisha shkuar pėr t'i kėrkuar ndihmė qė tė mė krijonte mundėsinė qė unė tė ndiqja studimet pranė Akademisė sė Modenas, nė degėn e Karabinerisė. Gjeneral Serreqi pasi mė dėgjoi me vėmndje deri nė fund, nė fillim mė pyeti se pėrse unė insistoja qė tė shkoja nė degėn e Karabinerisė, nė njė kohė qė ajo ishte njė nga degėt mė tė vėshtira dhe mė me probleme kur tė dilje nė jetė pas diplomimit. Unė iu pėrgjigja se kisha dėshirė qė tė diplomohesha nė atė degė, duke menduar se Italia njė ditė do tė ikte nga Shqipėria dhe ne oficerėt shqiptarė do ta organizonim e do ta merrnim vetė nė dorė formimin e armės sė xhandarmėrisė. Pas kėsaj Gjeneral Serreqi mė ndihmoi qė unė tė regjistrohesha dhe tė filloja studimet nė atė akademi, ku bashkė me mua, po nė njė degė tjetėr, atė tė Kavalerisė, ishte dhe shoku im i ngushtė Valentin Pėrvizi, me origjinė nga Skuraj i Kurbinit", kujton Lekė Vojvoda lidhur me ndihmėn qė i dha Gjeneral Zef Serreqi, pėr tė ndjekur studimet nė degėn e Karabinerisė pranė Akademisė Ushtarake tė Modenas nė Itali.

    (vijon nesėr)

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    DOSSIER II

    Dėshmia e ish-kapitenit Vojvoda: "Pasi lirova nga arrestimi 29 komunistė shkodranė, me porosinė e majorit britanik Nils, ndihmova Frontin nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės"

    Lekė Vojvoda: "Si i shpėtova grackės sė Xhemal Selimit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė jetės sė 85-vjeēarit Lekė Vojvoda (Vuksani) me origjinė nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili aktualisht banon me gjithė familjen e tij nė Lagjen "Tre Heronjtė" tė qytetit tė Shkodrės. Lekė Vojvoda u lind nė vitin 1918-tė nė Shoshaj tė Dukagjinit dhe babai i tij Vuksani gjatė viteve tė Monarkisė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė atė krahinė si burrė i urtė nė ndarje pleqnie dhe bashkė me Bajraktarin e Dukagjinit thėrritej pėr zgjidhjen e mosėmarėveshjeve tė ndryshme qė lindnin nė mes fshatarėve tė asaj zone. Mbiemrin Vojvoda ajo familje e pati trashėguar prej disa brezash nga qė tė parėt e saj kishin qenė gjithmonė si komandantė nė luftrat kundėr serbo-malazezėve. Lekė Vojvoda pasi mbaroi me rezultate tė larta gjimnazin laik nė Shkodėr pranė Konviktit "Malet Tona", nė vitin 1936 fitoi njė bursė shtetėrore dhe shkoi nė Itali ku ndoqi mėsimet nė shkollėn ushtarake tė Romės dhe mė pas u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Modenas, nė degėn e Karabinerisė.

    Nė vitin 1941 Lekė Vojvoda (Vuksani) i pėrfundoi studimet pranė Akademisė Ushtarake tė Modenas qė ishte njė nga mė prestigjozet e Italisė dhe po atė vit ai u diplomua me rezultate tė larta nė degėn e Karabinerisė. Lidhur me kėtė periudhė ai dėshmon: "Gjatė kohės qė ndiqja studimet pranė asaj akademie, kisha miqėsi tė ngushtė me Valentin Pėrvizin nga Skuraj i Kurbinit, i cili ishte djali i Prenk Pėrvizit qė shėrbente si oficer madhor nė Ushtrinė Kombėtare Shqiptare me gradėn e kolonelit. Prenka i cili kishte mbaruar vetė Akademinė e Shtatmadhorisė nė Itali, vinte vazhdimisht tek ne nė Modena dhe interesohej pėr problemet qė kishim si dhe pėr ecurinė e studimeve. Po kėshtu pėrveē Valentinit qė studjonte nė degėn e Kavalerisė, gjatė asaj kohe nė Akademinė e Modenas nė njė degė me mua studjonin edhe Hamit Taga (i biri i Xhafer Tagės nga Kruja) me Abdurrahman Emirin. Pasi u diplomova pranė asaj akademie nė vitin 1941, unė vazhdova pėr njė vit aplikacionin pranė Akademisė sė Firences po pėr degėn e Karabinerisė. Qytetin e Firences e njihja mirė sepse gjatė kohės qė vazhdoja studimet nė Modena, isha regjistruar si student i korespodencės pranė Fakultetit tė Drejtėsisė sė Firences, por fatkeqėsisht nuk arrita ta merrja dot diplomėn. Pasi mbarova aplikacionin njė vjeēar pranė Akademisė sė Firences, tė gjithė studentėt u shpėrndanė nė reparte tė ndryshme tė Iltalisė, ndėrsa mua mė mbajtėn aty nė Akademi si pedagog ku pėr njė vit dhashė lėndėn e teorisė sė qitjes pėr rreshterėt. Unė nuk kisha dėshirė qė tė qėndroja si ushtarak nė Itali dhe kėtė gjė ia parashtrova Komandantit tė Akademisė i cili mė sugjeroi qė tė bėja njė kėrkesė Duēes qė tė mė jepte transferimin. Sipas porosive qė mė dha ai, unė e bėrė kėrkesėn e cila m'ua aprovua dhe nė fillimin e shkurtit tė vitit 1943 unė erdha nė Shqipėri", kujton Lekė Vojvoda lidhur me periudhėn e studimeve nė Itali dhe kthimin nė Shqipėri

    Nė Shkodėr liron 29 komunistė

    Pas kthimit nė Shqipėri, mė 14 shkurt tė vitit 1943 Lekė Vojvodėn e emėruan me detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė nė rrethin e Lezhės e mė pas nė qytetin e vogėl tė Tuzit i cili asokohe ishte nėn administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me kėtė periudhė kohe, Leka dėshmon: "Karriera ime ushtarake filloi nė rrethin e Lezhės ku u caktova me detyrėn e Komandantit tė Karabinerisė. Gjatė asaj kohe nė atė qytet ndodheshin tre oficerė tė shėrbimeve sekrete tė ushtrisė italiane (SIM) dhe njė kompani me milicė. Gjatė atyre tre muajve qė unė shėrbeva nė atė qytet si Komandant i Karabinerisė (Xhandarmėrisė), i vura vetes si detyrė qė ta shkatėrroja fare kompaninė e milicisė bashkė me tre oficerėt e SIM-it. Pėr kėtė gjė unė vazhdimisht iu bėja propagandė oficerėve shqiptarė qė ishin nė krye tė kompanisė sė milicėve qė ta linin atė detyrė, pasi nuk ishte nė interes tė ēėshtjes kombėtare. Pas ca kohėsh ata ma dėgjuan fjalėn dhe e braktisėn fare detyrėn qė u ishte ngarkuar gjė e cila ēoi edhe nė shkatėrrimin e kompanisė sė milicisė italiane e cila mbeti pa asnjė oficer. Po kėshtu me anė tė njerzve qė kisha nė Tiranė, ndėrhyra dhe transferova edhe tre oficert e SIM-it tė cilėt kishin bėrė emėr tė keq nė Lezhė. Nė atė kohė pėr tė gjitha ato veprime qė bėja, unė kisha njė pėrkrahje tė madhe nė Tiranė prej Gjeneral- Prenk Pėrvizit, qė ishte babai i shokut tim tė ngushtė Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua mė transferuan nė qytetin e vogėl tė Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik tė Shqipėrisė dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emėrimi im nė detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė sė Tuzit, pėrkoi edhe me krijimin e Xhandarmėrisė Shqiptare e cila mė parė mbulohej nga Karabineria italiane. Qė nė ditėt e para qė mora detyrėn aty, mė erdhi njė urdhėr nga Ministria e Brendshme, e cila mė urdhėronte qė tė arrestoja 29 komunistė tė asaj zone dhe t'i ēoja tė lidhur nė Shkodėr. Unė e zbatova urdhėrin dhe i mora tė 29 komunistėt tė cilėt nuk i lidha e bashkė me ta shkova nė qytetin e Shkodrės ku si fillim bisedova me Komandantin e Xhandarmėrisė major Ndrec Prengėn, tė cilit i thashė se urdhėri pėr arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndrecės i thashė se pėr veprimtarinė e atyre komunistėve qė kisha arrestuar pėrgjigjesha unė, dhe Ministria nė Tiranė nuk dinte asgjė dhe nuk mund tė mė urdhėronte pėr arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnjė informacion nga unė. Unė arrita ta bindja major Ndrecėn qė t'i liroja tė gjithė komunistėt e arrestuar, duke i thėnė se vetė garant pėr tė gjithė ata. Pas kėsaj unė i mora tė 29 komunistėt me vete dhe i ēova pėrsėri nė Tuz duke i liruar tė gjithė. Nė mes atyre 29 personave tė liruar nė atė kohė, ishte dhe Hajrulla Kastrati sė bashku me Age Grudėn, tė cilėt njiheshin si eksponentė kryesorė tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė Qarkun e Shkodrės", kujton Lekė Vojvoda atė kohė kur ai liroi nga arrestimi 29 persona tė cilėt ishin futur nė listat e Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė pėr veprimtarinė e tyre komuniste.

    Me majorin britanik Nils

    Nė detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė sė Tuzit, Lekė Vojvoda nuk qėndroi mė shumė se gjashtė muaj pėr arsye se atė e transferuan nė vėndlindjen e tij nė Dukagjin, duke i dhėnė gradėn e kapitenit dhe detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė asaj krahine qė nė atė kohė nuk ishte nėn administrimin e Shkodrės. Lidhur me periudhėn qė Leka shėrbeu nė atė krahinė, ai kujton: "Gjatė asaj kohe qė shėrbeja nė krahinėn e Dukagjinit, unė hyra nė lidhje tė fshehta me majorin britanik Nils, i cili nė atė kohė ishte kryetar i misionit anglo-amerikan qė ishte atashuar pranė forcave nacionaliste qė vepronin nė Veriun e Shqipėrisė. Qė nė takimin e parė qė pata me tė, ai donte tė dinte rreth pikpamjve tė mia dhe mė pyeti se ē'mendoja lidhur me regjimin qė duhej tė vendosej nė Shqipėri pas mbarimit tė Luftės. Unė ia shpreha hapur dhe pa asnjė rezervė pikpamjet e mia, duke i thėnė se nė Shqipėri duhej tė rivendosej Monarkia. Pas kėsaj bisede, majori Nils mė porositi qė unė tė shfrytėzoja pozitėn qė kisha si rreth komandant i xhandarmėrisė dhe tė ndihmoja tė gjitha ato forca qė asokohe luftonin kundėr gjermanėve. Nė atė kohė sipas porosive tė tija unė ndihmova me tė gjitha mundėsitė e mija veprimtarinė e tė gjitha atyre forcave qė luftonin kundra gjermanėve, siē ishin ata tė Nacional-ēlirimtares qė udhėhiqeshin prej komunistėve, Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin unė i mbaja nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės, tė cilit komunistėt i kishin thėnė qė tė mė merrte njė deklarata, ku unė tė konfirmoja e tė firmosja qė isha nė anėn e tyre. Por me gjithė ndihmėn e madhe qė u dhashė pėrfaqėsuesve tė Frontit, deklaratėn qė kėrkonin komunistė nėpėrmjet Prof. Kolė Prelės, nuk ua dhashė asnjėherė. Nė atė periudhė qė unė shėrbeja nė Dukagjin, gjermanėt vendosėn dhe krijuan njė batalion me mercenarė pėr tė luftuar kundra partizanėve nė Jug tė Shqipėrisė. Unė isha kundėr krijimit tė kėtij batalioni dhe nė atė kohė shfrytėzova tė gjithė njohjet e mija pėr tė bėrė propagnadė qė djelmt e malėsisė tė mos inkuadroheshin aty. Pėr atė gjė unė nxita Age Grudėn e cila u ngrit e foli kundėr idesė sė krijimit tė atij batalioni, qė mė pas u krjua dhe shkoi e luftoi kundėr partizanėve nė rrethet e Vlorės e Tepelenės", kujton Lekė Vojvoda atė periudhė qė ai ishte me detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė Dukagjinit.

    Nė arrati prej komunistėve

    Nė krahinėn e Dukagjinit, Lekė Vojvoda shėrbeu deri nė korrikun e vitit 1944 dhe nė atė kohė ai dha dorheqjen duke e braktisur detyrėn qė kishte mbajtur deri nė atė kohė. Lidhur me kėtė qė shėnon dhe fundin e karrierės sė shkurtėr ushtarake tė kapiten lekė Vojvodės, ai dėshmon: "Pasi dhashė dorheqjen nga detyra nė korrikun e vitit 1944, dola nė mal bashkė me disa nga tė afėrmit e mij, duke qenė gjithmonė nėn ankthin e goditjes e tė arrestimit si nga gjermanėt ashtu dhe nga forcat partizane. Nė dhjetorin e vitit 1944 kur komunistėt erdhėn nė pushtet, unė vazhdova tė qėndroja pėrsėri nė malet pėrreth Dukagjinit sė bashku me Mark Malėn, Gjergj Vatėn, Pal Thanin, Lulash Stakėn, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithė mashkujt e fisit. Po kėshtu gjatė asaj kohe ishin me mua nė arrati edhe vėllai im Lulash Vuksani me Mhill Nikėn, tė cilėve iu thosha qė kur tė biem nė pėrpjekje me partizanėt, tė mos qėllojmė pėr t'i vrarė se nuk kishim dalė pėr atė punė nė mal. Aty nga data 24 gusht e vitit 1946 ndėrsa vazhdonim tė ishim akoma nė arrati e fshehurazi kishim shkuar pėr tė fjetur nėpėr shtėpitė tona, erdhi pėr tė mė arrestuar toger Xhemal Selimi qė nė atė kohė ishte shefi i Seksionit tė Sigurimit pėr Dukagjinin. Pasi kishte marrė urdhėr pėr tė mė arrestuar mua me gjithė Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bėrė planin dhe i kishte ndarė forcat nė dy pjesė nė mėnyrė qė tė na arrestonte nė njė kohė, pėr tė evituar arratisjen e njėrit apo tjetrit. Sipas planit qė kishte bėrė, ai mė dėrgoi dy partizanė pėr tė mė thirrur nė shtėpi. Pas fjalėve tė tyre unė dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin i cili mė tha se duhet tė shkonim deri diku pėr njė sqarim. Ndėrsa isha bashkė me Xhemalin e shoqėruesit e tij, e kuptova se ai mė kishte thirrur pėr tė mė arrestuar, pasi teksa isha larguar pak pėr nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armėn time pa karikatorin e fishekėve. Kur iu ankova Xhemalit pėr kėtė gjė, ai iu bėrtiti ushtarėve tė tij duke i sharė, por unė e kuptova se ajo ishte njė lojė e tij. Ndėrsa unė po ecja vetėm me Xhemalin, i cili mė rrinte nga prapa gati pėr tė mė qėlluar, partizanėt e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar Bajraktarin Lulash Gjeloshi qė ishte i sėmurė dhe tė hipur nė njė mushkė po e ēonin atje ku iu kishte thėnė Xhemali. Ndėrkohė qė tre partizanėt e Xhemal Selimit po shoqėronin Bajraktarin, ata u pėrballėn nė rrugė me nipin e tij Beg Delinė, i cili nė atė kohė ishte i armatosur pasi punonte si nėpunės i tatimeve nė administratėn e Dukagjinit. Duke e parė se e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qėlloi dhe i vrau tė tre partizanėt e mė pas e mori Lulash Gjeloshin dhe bashkė me tė doli nė mal. Nė atė kohė qė unė dėgjova krismat, shfrytėzova rastin dhe i ika Xhemal Selimit nė njė shteg tė ngushtė duke shpėtuar pėr mrekulli nga plumbat e tij qė mė fishkėllyen rrėzė veshit. Pasi shpėtuam pėr mrekulli nga gracka qė na kishte ngritur Xhemal Selimi, unė me Bajraktarin, Lulash Gjeloshi dhe disa nga tė afėrmit tanė vazhduam tė qėndronim nė arrati, pasi nuk kishte mė dyshime se komunistėt na kėrkonin pėr tė na arrestuar. Po atė ditė nė shenjė hakmarrje, Xhemal Selimi me njerzit e tij shkoi dhe mė dogji shtėpinė time dy katėshe nė Shoshaj bashkė me gjithė stanet e bagėtive. Dėmi qė m'u shkatua ishte shumė i madh pasi familja ime nė atė kohė ishte ndėr mė tė pasurat e Dukagjinit dhe tė gjitha plaēkat qė kishte shtėpia ishin blerė nė Itali. Sikur tė mos mjaftohej me atė qė bėri, Xhemal Selimi mė internoi edhe familjen nė Kalanė e Beratit", kujton Lekė Vojvoda atė kohė kur mezi i shpėtoi grackės qė i kishin ngritur komunistėt nėpėrmjet Shefit tė Sigurimit tė Dukagjinit.

    7-vjet burg e internim deri nė 1984

    Pasi i shpėtoi arrestimit, Lekė Vojvoda vazhdoi tė qėndronte nė arrati me gjithė vėllanė e tij Lulashin, e disa persona tė tjerė antikomunistė tė njohur midis tė cilėve edhe Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, me nipin e tij Beg Delinė e burrat e tjerė tė fisit. Lidhur me kėtė, ai kujton: "Bashkė me gjithė ata burra qėndruam tė fshehur nėpėr malet e Dukagjinit deri nė tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranės shpalli njė amnisti pėr tė gjithė personat qė qėndronin nė arrati. Nė atė kohė unė bashkė me tė gjithė grupin qė ishim nė mal, vendosėm tė dorzoheshim duke menduar se komunistėt do ta mbanin fjalėn. Vetėm Beg Delia nuk pranoi tė dorzohej por luftoi dhe u vra nė pėrpjekje me forcat e ndjekjes. Vendimi ynė pėr t'u dorzuar kishte qenė i gabuar se komunistėt nuk e mbajtėn fjalėn dhe na arrestuan tė gjithėve. Pas dorzimit ne na mbajtėn pėr 14 muaj nė hetuesi, ku Xhemal Selimi erdhi vetė dhe mė torturoi nė mėnyrėn mė barbare me duart e tij. Nė tetorin e vitit 1947 unė dola nė gjyq dhe u dėnova me shtatė vjet burg, e bashkė me mua u dėnuan edhe Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vėllai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Tė gjithė dėnimin prej shtatė vjetėsh unė e vuajta nė kampet e Bedenit tė Kavajės e Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu nė vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre javė nga dita e lirimit, mė internuan nė Savėr tė Lushnjes ku asokohe ndodhej familja ime, bashkėshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty nė Savėr tė Lushnjes kemi qėndruar tė internuar familjarisht deri nė vitin 1984", e pėrfundon rrėfimin e tij 85-vjeēari Lekė Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmėrisė sė Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndhmuar Lėvizjen Antifashiste gjatė Luftės duke liruar 29 komunistė shkodranė tė arrestuar, vuajti pėr 40-vjet me rradhė me gjithė familjen e tij nėpėr burgje e internime.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    c'fare historie rreshqethese......
    Ama tradhtia i ka rrenjet e vjetra......
    .........interesant
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fisi NDREU

    gaz.shqip
    ------------------
    DOSSIER

    Historia e Hiqmetit, nga fisi i famshėm Ndreu i Sllovės sė Dibrės i cili u arratis nė Australi, ku pėr 22-vjet me rradhė drejtoi emisionin "Zėri i shqiptarėve tė lirė"

    Hiqmet Ndreu: "Aventura ime nga internimi nė Radion e Melburnit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Hiqmeti rrjedh nga fisi Ndreu i Sllovės, i cili ėshtė njė nga fiset mė tė njohura jo vetėm tė Qarkut tė Dibrės, por edhe nė tė gjithė Shqipėrinė.Babai i Hiqmetit ėshtė quajtur Islam Ndreu dhe ka qenė njė nga fėmijėt e tė famėshmit Cen Elezi, nacionalistit qė pasi u pėrndoq nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, u arratis nė Jugosllavi me disa nga djemtė e tij ku dhe vdiq nė burgun e Shkupit nga torturat e sllavokomunistėt titistė nė vitin 1949. Trungu i familjes sė Hiqmet Ndreut, pėrveē tė jatit Islamit, e gjyshit Cen Elezit, vazhdon edhe mė tej me stėrgjyshin e tij Elez Isufin, i cili ėshtė tepėr i njohur jo vetėm nė tė gjithė Shqipėrinė, por dhe nė historinė e Ballkanit. Pas Elez Isufit, Suf Xhelilit e Cen Elezit, tė cilėt lanė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, gjatė viteve tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, nga trungu i fisit Ndreu dolėn edhe burra tė tjerė jo mė pak tė njohur qė e vazhduan mė tej traditėn patriotike tė asaj familje. Ndėr ata ishin Dali Ndreu dhe Esat Ndreu, tė cilėt me gradat e Gjeneralit e Kolonelit drejtuan formacionet e mėdha partizane gjatė Luftės Antifashiste. Por i gjithė ai kontribut i madh qė dhanė pėr Shqipėrinė burrat e kėsaj familje, i fshi menjėherė fill mbas mbarimit tė Luftės nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, i cili i ndoqi dhe i persekutoi nė mėnyrėn mė barbare pinjollėt e atij fisi, duke filluar nga Cen Elezi, Daliu e Esati e me rradhė Xhelal Ndreun, Mehdi Ndreun, Xhetan Ndreun, Mersin Ndreun, Gani Ndreun, Selman Ndreun, Tafil Ndreun, Riza Ndreun, Isa Ndreun e deri tek brezi i Hiqmet Ndreut, qė pėr t'i shpėtuar hakmarrjes komuniste morėn rrugėt e mėrgimit duke u arratisur nga Shqipėria. Si rezultat i atij gencidi tė pashembullt qė ndoqi regjimi komunist i Enver Hoxhės ndaj kėsaj familje, 6 burra u varanė apo u pushkatuan, 20 tė tjerė u dėnuan me mbi dhjetė vjet burg, 12 djem u arratisėn nga Shqipėria pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve dhe 55 familje tė tjera nga trungu i Ndreve u dėrguan nėpėr kampet e internimit ku vuajtėn nga viti 1946 deri nė 1991-in. Njė nga ata djem tė kėtij fisi tė njohur qė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė egra tė sllavo-komunistėve u arratis nga Shqipėria, ishte dhe Hiqmeti i cili pas shumė peripecive u vendos nė Australi, ku pėr njėzet e dy vjet me rradhė drejtoi njė program nė gjuhėn shqipe tė titulluar "Zėri i shqiptarėve tė lirė". Lidhur me kėtė Hiqmeti dėshmon nė intervistėn e botuar mė poshtė, ekskluzive pėr Gazetėn.

    Zoti Hiqmet, ju jeni nga fisi i njohur Ndreu i Dibrės, ē' mund tė na thoni diēka mė konkretisht, pėr veten dhe familjen tuaj?
    "Unė kam lindur mė 20 mars tė vitit 1932-tė nė fshatin Sllovė tė Dibrės dhe babai im, Islam Ndreu, ka qenė njė nga 15-fėmijėt e Cen Elezit, djalit tė Elez Isufit, i cili ėshtė shumė i njohur nė historinė e Shqipėrisė. Babai im Islami, nga fundi i viteve 20-tė u diplomua nė shkollėn amerikane tė Harry Fultzit dhe ka qenė njė ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė asaj shkolle. Kėtė gjė e ka shkruar vetė Harry Fultz nė memorjet e tija tė botuara nė SHBA. Pas diplomimit nė atė shkollė, babai ka punuar si Kryetar i Komunės sė Kryevidhit nė Kavajė dhe mė pas si Kryetar i Bashkisė sė Shijakut".

    Po gjatė viteve tė pushtimit fashist, cili ka qenė aktiviteti i tij?
    "Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia, babai nuk pranoi tė shėrbente mė si Kryetar Komune e dha dorėheqjen nga ajo detyrė e u kthye nė Sllovė sė bashku me Kolė Tromarėn. Gjatė viteve tė Luftės ashtu si tė gjithė burrat e tjerė tė fisit tonė edhe babai, Islami, si nacionalist qė ishte u lidh ngushtė me lėvizjen antifashiste".

    Kur filloi persektutimi i familjes suaj nga regjimi komunist i Enver Hoxhės dhe cilat ishin shkaqet?
    "Persekutimi i fisit tonė Ndreu dhe njėkohėsisht edhe i familjes sime, filloi nė marsin e vitit 1946 dhe shkaku kryesor ishte se gjyshi im Cen Elezi, u shpall armik nga regjimi komunist i Enver Hoxhės qė erdhi nė fuqi nė dhjetorin e vitit 1944".

    Goditja ndaj gjyshit tuaj Cen Elezit nuk filloi menjėherė pas mbarimit tė Luftės?
    "Jo, ajo filloi aty nga marsi i vitit 1946 dhe deri nė atė kohė Cen Elezi nuk u trazua shumė, ndoshta dhe pėr faktin se akoma ruhej njė farė respekti pėr vėllanė e tij Esatin, ish-komandant i brigadave partizane dhe pėr Gjeneral-major Dali Ndreun, komandantin e Korparmatės sė Parė. Nė atė kohė, pra nė marsin e 1946-ės, bashkė me gjyshin Cen Elezin, i cili doli nė arrati nė mal, u arratis edhe babai im Islami, me vėllezėrit e tij. Nė atė kohė qė u arratis Islami, familjen tonė e internuan nė Kalanė e Beratit sė bashku me 50-tė pjestarė tė tjerė tė fisit tonė. Aty nga maji i vitit 1946, babai, Islami, me vėllezėrit: Selmanin, Xheladinin, Xhelalin, Rizain, Baftjarin, Halitin, Irfanin etj, u dorzua pas njė amnistie qė dha Qeveria komuniste e Tiranės. Ndėrsa gjyshi Cen Elezi, me vėllanė Mediun, e disa nga djemtė e tjerė u arratis e doli nė Maqedoni ku dhe vdiq nėn tortura nė Shkup nė vitin 1949".

    Ē'ndodhi me babanė tuaj Islamin dhe tė tjerėt qė u dorzuan, a u falėn ata"
    "Jo atyre iu bė gjyqi nė Peshkopi dhe babai, Islami, me vėllanė, Xhelalin, u dėnuan me nga 15-vjet burg, kurse tė tjerėt mė burgime tė ndryshme, ku mė i pakti ishte dhjetė vjet".

    Po ju deri sa qėndruat nė internim nė Berat?
    "Nė Berat ne qėndruam deri nė atė kohė qė u dorzuan babai me disa nga vėllezėrit e tij dhe pas dorėzimit tė tyre, njė pjesė tė fisit tonė (mė pak se gjysma) na liruan nga Berati dhe na lanė tė ktheheshim nė Sllovė, ku na i kishin djegur e bėrė shkrumb e hi shtėpitė tona qė ishin mė tė mėdhatė e gjithė krahinės. Por pas dy vjetėsh, mua sė bashku me familjen time: nėnėn, dy vėllezėrit, Pėllumbi e Kapllani e motrat, na internuan pėrsėri nė Llakatund tė Vlorės ku jetuam nė njė gjėndje tė tmerrshme ekonomike. Bashkė me ne aty erdhėn tė internuar edhe disa nga kushėrinjtė tanė tė fisit Ndreu.

    Deri kur qėndruat nė internim aty nė Llakatund?
    "Unė personalisht kam qėndruar nė Llakatund deri mė 2 mars tė vitit 1952. Nė atė kohė sė bashku me dy kushėrinjtė e mi, Nazmi e Faik Ndreun, ikėm dhe u arratisėm nga Shqipėria e dolėm nė Jugosllavi"

    Kush ishin Faiku e Nazmiu?
    "Faiku ishte djali i Dik Xhelilit qė sė bashku me vėllanė e tij Suf Xhelilin, kishin luftuar kundėr serbėve, ndėrsa Nazmiu ishte djali i Gani Ndreut, qė ishte vrarė nė pėrpjekje me komunistėt nė vitin 1946-tė".

    "Si mundėt tė arratiseshit duke qenė tė internuar?
    "Pasi kishim bėrė planin e arratisjes sė bashku me dy kushėrinjtė, Faikun e Nazmiun (nė atė kohė 42 dhe 19-vjeē) ne shfrytėzuam katėr ditėt e pushimit qė ishin dhėnė nė atė kohė nė pragun e Kongresit tė Partisė Punės qė do mbahej nė Tiranė. Dy ditė para Kongresit ne erdhėm nė Tiranė me autobuz dhe nga Tirana nė Dibėr kemi shkuar pėr tre ditė duke udhėtuar nė kėmbė maleve".

    Po nė Dibėr ku u strehuat?
    "Nė Dibėr u strehuam tek njė dhėndri jonė i quajtur Sami Erebara nė fshatin Erebarė, i cili na mbajti tre ditė nė shtėpi. Pas tre ditėsh ne shkuam fshehurazi nė fshatin tonė Sllovė, ku pamė shtėpitė e djegura dhe pasi u ēmallėm pėr njė gjysėm ore me to, aty morėm disa armė qė i kishte pas fshehur Faiku para se tė internoheshim nė vėndin e quajtur Lisivadhe".

    Nga shkuat mė pas?
    "Nga aty jemi nisur nė drejtim tė Malit tė Korabit ku ishte dhe kufiri e kemi dalė nė vėndin e quajtur Laku i Xhypve. Kur hipėm aty pamė forcat e kufirit qė po na ndiqnin pėr tė na rrethuar dhe menjėherė hapėm zjarr nė drejtim tė tyre. Ndėrsa forcat e kufirit u tėrhoqėn, ne dolėm matanė dhe shkum nė fshatin Tanushė. Aty u strehuam tek shtėpia e parė qė hasėm dhe tė nesėrmen ata na dorėzuan nė postėn e kufirit tė Riekės ku tre oficerė tė UDB-sė na morėn nė pyetje".

    Pėr ēfarė iu pyetėn?
    "Ata donin tė dinin nėse na kishte dėrguar me mision shteti shqiptar, por ne iu deklaruam se kishim ikur pėr tė shpėtuar nga regjimi bolshevik i Tiranės. Ato gjėra ishin formalitete, sepse ata sapo morėn vesh se ishim nga fisi Ndreu, nuk kishin mė asnjė dyshim se na njihnin mirė se kush ishim".

    Ku iu ēuan mė pas?
    "Pas tre ditėsh na ēuan nė Gostivar e mė pas nė njė kamp nė Strugė ku pasi na mbajtėn gjashtė muaj, na dėrguan nė Vranjė tė Serbisė ku ndodheshin xhaxhallarėt tanė, djemtė e Cen Elezit: Nuzi, Tafili, Hakiu, Elezi dhe Mediu, vėllai i Cenit. Kėta ishin arratisur bashkė me gjyshin Cen Elezin".

    Po kėta, si kishin mundur tė shpėtonin tė gjallė pas ekzekutimit tė Cenit?
    "Nė vitin 1948 kur u keqėsuan marrėdhėniet nė mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, djemtė e tjerė tė Cenit, sė bashku me vėllanė e tij Mediun, i nxorrėn nga burgu dhe deshėn t'i pėrdorin kundėr Shqipėrisė. Por ata nuk pranuan duke thėnė se nuk bėheshin vegla tė Jugosllavisė dhe kėshtu qė ta kishin mbetur nė Vranje sė bashku me shumė nga familjet e tjera nacionaliste tė Shqipėrisė".

    Sa kohė qėndruat ju nė Vranje dhe ku shkuat mė pas?
    "Nga Vranja, mua sė bashku me Nazmiun, Tafil Ndreun e 35 shqiptarė tė tjerė na lejuan tė vazhdonim gjimnazin e Prishtinės. Mbas katėr vjetėsh kur ishim duke dhėnė provimet (nė klasė kisha Adem Demaēin) na erdhėn e na morėn dy oficerė tė UDB-sė e na ēuan nė kampin e internimit nė Gerovė tė Kroacisė. Atje ku kishte dhe shqiptarė tė tjerė nga familjet antikomuniste tė Shqipėrisė, na mbajtėn pėr 19 muaj dhe nė atė kohė erdhi e na mori njė shoqatė bamirėsie amerikane e cila na ēoi nė Itali, nė kampin e Capuas afėr Napolit. Pasi qėndruam pėr 19 muaj nė Capua, mua dhe Mediun, erdhi dhe na mori njė shoqatė bamirėsie australiane e cila na dėrgoi nė Australi. Kurse pjestarėve tė tjerė tė fisit Ndreu qė ishin aty nė Capua, u doli azili politik pėr nė SHBA, pak ditė pasi ikėm ne pėr nė Australi".

    Me ēfarė aktiviteti u morėt nė Australi?
    "Nė Australi ne ramė nė kontak menjėherė me komunitetin shqiptar tė Melburnit dhe aty krijuam njė shoqatė me emrin "Qėndra Shqiptare". Meqėnse ishim tė gjithė myslymanė ajo u quajt "Qėndra Myslymane Shqiptare" e Melburnit dhe sekretar tė saj mė zgjodhėn mua. Shoqatės sonė iu dha e drejta qė tė kishte njė emision tė veēantė nė gjuhėn shqipe nė Radion shtetėrore tė Melburnit dhe pėr tė drejtuar atė emision u caktova unė sė bashku me Profesor Luk Ēunin e Bahri Bregun".

    "Ē'pėrmbante ai emison dhe sa orė transmetohej?
    "Atė emision qė ne e trasmetonim dy orė nė javė pranė Radios sė Melburnit, e titulluam "Zėri i shqiptarėve tė lirė" dhe ishte me karakter tė pėrgjithshėm, politik, social-kulturor, historik etj, por mė shumė aty zinte vėnd politika. Pas largimit tė Prof. Lukė Ēunit e Bahri Bregut, tė cilėt ishin tė vjetėr nė moshė, unė e drejtova atė emision krejt i vetėm".

    "Nė atė emison a bėnit propagandė kundėr regjimit komunist tė Enver Hoxhės?
    "Pothuajse pjesėn mė tė madhe tė atij emisioni e zinte propaganda antikomuniste kundėr regjimit tė Enver Hoxhės dhe kundėr politikės qė Serbia e Greqia ndiqnin ndaj Shqipėrisė. Nė atė kohė unė bėrė disa emisione ku trajtoja masakrat greke ndaj shqiptarėve i cili u prit mjaft mirė. Ky emision pati njė audiencė tė gjėrė dhe mua mė vinin vazhdimisht letra nga mėrgata shqiptare e Australisė qė mė falenderonin pėr ato qė trajtonim nė emisonin tonė".

    "A kishte reagime nga qarqet serbe dhe greke pas atyre emisioneve?
    "Po reagimet ishin tė menjėhershme dhe unė u sulmova nga qarqet Vorio-epirote, tė cilėt i kėrkuan Qeverisė australiane, qė tė mė hiqnin nga Radio e Melburnit. Pas kėsaj Drejtori i Programeve, Ėillson, i paraqiti Drejtorit tė Pėrgjithshėm disa akuza kundėr meje, nė mėnyrė qė tė mė hiqnin menjėherė. Drejtori i Pėrgjithshėm mė thirri nė zyrė dhe mė pyeti nėse qėndronin akuzat qė mė bėheshin. Unė i thashė: "Jam shqiptar dhe tė gjitha ato qė kam thėnė kundra grekėve janė tė vėrteta". Pas kėsaj i paraqita librin e botuar nga Akademia e Shkencave e Neė Yorkut, tė titulluar "Si u ngrit Mbretėria nė Shqipėri", ku vetė akademikėt amerikanė trajtonin krimet e grekėve ndaj shqiptarėve. Pasi e pa librin, Drejtori i Pėrgjithshėm mė tha: "Zoti Ndreu a ke mundėsi qė t'i pėrgėnjeshtrosh kėto qė ke thėnė pėr grekėt". Unė i revoltuar iu pėrgjigja: "Kurrė nuk do ta bėj njė njė tė tillė pėr tė pėrgėnjeshtruar qėndresėn e luftėn e popullit shqiptar, sepse do tė bėja tradhėtinė mė tė madhe karshi popullit tim". Pas kėsaj, duke u larguar ai mė tha: "Mundohu t'i zbutėsh pak tonet nacionaliste", por emisionin nuk ma mbylli".

    Po nga Qeveria komuniste e Tiranės a patėt probleme gjatė asaj kohe?
    "Gjatė gjithė atyre viteve qė drejtova atė emision, Tirana zyrtare me anė tė Sigurimit tė Shtetit e gjithashtu edhe UDB-ja, futėn disa agjentė tė tyre nė mėnyrė qė tė mė pengonin dhe tė dy palėt mė ndiqnin e bėnė ēmos qė tė mė hiqnin nga puna. Gazeta serbe "Novosti", protestoi kundėr meje dhe bėnte thirrje qė tė mė hiqnin nga Radio-Melburni. UDB-ja dhe Sigurimi i Shtetit me anė tė agjentėve tė tyre bėnė njė peticion nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Radio-Melburnit pėr tė mė hequr mua qė andej. Organizatori kryesor i atij peticioni ishte agjenti i Sigurimit shqiptar Shpėtim Lloga, por pėrsėri nuk ia arritėn qėllimit se Drejtori i Pėrgjithshėm mė mori nė mbrojtje. Po kėshtu Tirana zyrtare mua mė kishte shpallur njė nga armiqtė kryesorė tė saj. Kėtė gjė ia thanė motėr sime nė vitin 1990-tė, kur ajo kėrkoi tė merrte njė pasaportė pėr tė ardhur tek unė nė Australi".

    "Ēfarė i thanė motrės suaj?
    "Ata i thanė: "Nuk tė japim pasaportė pėr tė takuar Hiqmet Ndreun, armikun tonė mė tė madh qė vjell vrer kundėr nesh".

    Deri kur e vazhduat emisionin tuaj nė Radion e Melburnit?
    Emisionin e vazhdova deri nė vitin 1991 kur nė Shqipėri u pėrmbys regjimi komunist dhe atėhere e mbylla sepse ai ia kishte arritur qėllimit".

    ------------------

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Qetsohu Braro,qetsohu!

    PPSH ishte ajo qe dihet por ato familjet e medha ,ato oxhaqet e medha te tuat s'ishin gje tjeter vecse mbeturina te feudalizmit ne mes te Europes dhe ne mes te shekullit te xx.Duheshin shembur.
    Dhe ne kete pikepamje s'kane qene hic burracaker yt at dhe te tjeret qe i shemben.
    Hajt sherim te mbare dhe me pak te vjella pac o Braro.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Familja Bezhani

    (gazeta shqiptare)

    DOSSIER I

    Historia e familjes sė vjetėr dhe tė pasur Bezhani me origjinė tė hershme nga Shpati i Elbasanit, tė cilėt nga Lekėli i Tepelenės u vendosėn nė lagjen Muradie tė qytetit Vlorės

    Bezhanėt, vlonjatėt qė nė 1850-ėn hapėn Bankėn e parė nė Shqipėri


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi
    Fari SHASKA

    Aty rreth vitit 1800-tė, njė pjesė e familjes Bezhani u shpėrngulėn nga fshati Lekėl i Tepelenės ku ishin vendosur qė pas thyerjes sė ushtrive tė Skėnderbeut nė 1468-ėn dhe shkuan nė qytetin e Vlorės ku ndėrtuan njė shtėpi tre katėshe nė lagjen 'Muradie". Aty nga viti 1830-tė, pėr qėllimet e tyre financiare atė shtėpi Bezhanėt e siguruan pranė njė shoqėrie sigurimesh italiane tė quajtur "ASSIGURAZIONI GENERALI TRIESTE" dhe afro njėzet vjet mė vonė, nė 1850-ėn, Petro Mėrtir Bezhani hapi tė parėn Bankė private nė Shqipėri.

    Atė bankė qė njihej me emėrin: "Banka Pandeli e Lefter Bezhani" e cila pėrmėndet edhe nė njė Almanak tė Bankave i botuar nė Londėr nė vitin 1936, familja jonė Bezhani e administroi deri aty nga viti 1938, kur italianėt e kthyen nė "Banka di Napoli" e Aleko Bezhanit.
    Nė vitin 1944 me ardhjen e komunistėve nė pushtet, ajo Bankė pushoi sė qėnuri dhe bashkė me tė Qeveria e asaj kohe na sekuestroi dhe tė gjithė pasurinė e tundėshme dhe tė patundshme qė ne dispononin, duke na lėnė tė gjithėve nė rrugė tė madhe.
    Sikur tė mos mjaftonte e gjithė kjo, nė vitin 1947-tė, komunistėt arrestuan hallėn time, Erifili Bezhanin, qė ishte diplomuar nė universitetet europiane, tė cilėn e dėnuan me 20-vjet burg si bashkėpuntore nė krijimin e grupimit social-demokrat tė Musine Kokalarit.
    Po kėshtu nė vitin 1955 komunistėt arrestuan dhe dėnuan me vdekje Harito Leonidha Bezhanin, tė cilin e ekzekutuan pasi e akuzuan pėr tentativė arratisje". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė Pavllo Bezhani nga qyteti i Vlorės ku sot jetojnė edhe pasardhės tė tjerė tė asaj familje, i cili rrėfen pėr herė tė parė tė gjithė historinė e familjes Bezhani dhe trungut tė saj, qė nga koha e Skėnderbeut e deri nė vitet e regjimit komunist.

    Tė parėt e fisit Bezhani janė njohur si njė familje e pasur tregtare dhe nė vitin 1850-tė, ata kanė hapur tė parėn Bankė private nė Shqipėri.
    Po cila ėshtė origjina e hershme e familjes Bezhani, nė ēfarė dokumente pėrmėnden ata pėr herė tė parė dhe si u shpėrngulėn nė vėnde tė ndryshme deri sa u vendosėn nė qytetin e Vlorės?
    Kush ishin burrat mė tė pėrmėndur tė familjes Bezhani, ku u shkolluan ata dhe cili ishte fati i tyre gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut e nė regjimin komunist tė Enver Hoxhės?

    Kush ishin Bezhanėt

    Origjina e hershme e familjes Bezhani, pasar-dhėsit e sė cilės banojnė edhe sot nė qytetin e Vlorės, ėshtė nga Pishkashi i krahinės sė Shpatit tė Elbasanit dhe pėr herė tė parė ata pėrmėnden nė vitin 1467 kur shpatarakėt Bezhani dhe Panxhi, u afruan me tė venė e Gjergj Aranitit pėr tė kėrkuar ndihmėn e Venetikut.
    Kjo gjė pėrputhet plotėsisht edhe me njė njė studim tė Profesor Dhimitėr Shuteriqit, i cili ėshtė bazuar mbi disa dokumente tė gjetura kohėt e fundit nė Arkivat e Venedikut.
    Nė atė studim tė bazuar mbi ato dokumente, midis tė tjerash thuhet: "Mė 1465, turqit bėnė pesė ekspedita nė Shqipėri.
    Njėrėn me sa duket e bėnė nė viset e luginės sė Shkumbinit. Ekspeditat u drejtuan nga shqiptarėt renegatė: Ballaban dhe Jakup Pasha. Ndėrsa legjenda Bossin e damkos keq, dokumenti i gjetur mund tė sugjeroi qė ai dhe shokėt e tij (legjenda pėrmėnd shpatarakėt Bezhani e Panxhi) tė kenė rėnė nė marrėveshje me turqit. Nė fillim tė vitit 1467, ata i shohim tė afruar me tė venė e Aranitit dhe qė kėrkojnė ndihmėn e Venedikut".
    Pra siē shihet dhe nga dokumentet e arkivave tė Venedikut, shpėrngulja e familjes Bezhani nga krahina e Shpatit (Pishkashi qė asokohe ishte nėn administrimin e Elbasanit) pėr nė fshatin Lekėl tė Tepelenės, ka ndodhur pas thyerjes dhe shpartallimit tė forcave ushtarake tė fundit tė Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut.

    Nga Shpati nė Lekėl tė Tepelenės

    Aty rreth fundit tė vitit 1467 dhe fillimit tė vitit 1468, tė parėt e Bezhanėve mendohet qė tė jenė shpėrngulur nga zona e Shpatit pėr nė fshatin Lekėl tė Tepelenės.
    Aty rreth gjysmės sė dytė tė shekullit tė XV-tė, Bezhanėt u vendosėn nė Manastirin e Shėn-Ilisė (apo siē ėshtė njohur mė pas: Manastiri i Shėn-Dellisė) qė ndodhej pranė Malit tė Golikut dhe nė tokat e atij manastiri ata hodhėn themelet e para mbi tė cilat mė pas u formua fshati Lekėl, i cili ndodhet edhe sot nė atė zonė tė Tepelenės.
    Qė nga ajo kohė Bezhanėt u muarėn me tregėti tė cilėn e zhvillonin kryesisht me Venedikun, Greqinė dhe Egjiptin. Si rezultat i kėsaj tregėtie qė Bezhanėt zhvilluan pėr vite me radhė, ata u pasuruan aq shumė sa mė pas blenė edhe toka e prona tė tjera duke u shpėrndarė nė vėnde tė ndryshme.
    Pas shpėrndarjes sė njė pjese tė asaj familje nėpėr vėnde tė ndryshme, nė fshatin Lekėl tė Tepelenės nė atė kohė mbetėn: Haxhiu, Guda, Pasho dhe Mėrtir Bezhani.
    Sipas dokumenteve qė janė gjetur sė fundmi nė arkivat e Stambollit, Haxhiu ka lindur nė vitin 1690-tė, Guda nė 1720-tė, Pasho nė 1750-tė dhe Mėrtiri nė 1780-tė. Ndėrkohė aty rreth vitit 1800, Mėrtir Bezhani, shkoi nė Stamboll dhe nė zyrat e kadastrave tė kryeqėndrės sė perandorisė osmane, ai gjeti tė gjitha tapitė e tokave dhe pronave qė Bezhanėt kishin pasur nė fshatin Pishkash.
    Pasi u kthye nga Stambolli nė fshatin Lekėl, Mėrtiri ua shpėrndua fisit tė tij kopjet e dokumenteve kadastrale tė tokave dhe pronave qė ai kishte gjetur atje dhe qė nga ajo kohė Bezhanėt filluan t'i kėrkonin ato nė Pishkash.
    Por Bezhanėt nuk arritėn qė t'i merrnin dot ato prona qė kishin pasur tė parėt e tyre nėn zotėrim, pėr arsye se u ndeshėn nė njė rezistencė tė fortė tė banorėve vėndas qė kishin zėnė vėnd nė pronat e tyre. Aventura e e Bezhanėve nė kėrkim tė pronave tė tyre nė Pishkash vazhdoi nga viti 1800-tė, (kur ata gjetėn tapitė nė Stamboll) e deri nė vitin 1810-tė, dhe ajo u kushtoi shumė shtrenjtė atyre pasi lanė rreth tetė burra tė vrarė.
    Nga Bezhanėt e vrarė nė kėrkim tė tokave ishin: Petro, Apostol, Thimio dhe Aleksandėr Bezhani. Bashkė me kėta u vranė edhe disa tė tjerė tė afėrm tė tyre nga trungu femėror i familjes, si Thoma Qėndro me tė birin qė kishin nėn pronėsi njė han nė fshatin Qukės, njė nga familja Gjonaj dhe njė tjetėr nga familja Muēaj.
    Nga kjo familje mendohet se i vrari ka qenė Vladimir Muēi. Lidhur me vrasjet e shumta qė ndodhėn nė fisin Bezhani nga banorėt e Pishkashit, asokohe u ngrit edhe njė kėngė vaji, nė tė cilėn ndėrmjet tė tjerash thuhet: "Apostol, djalė tuxhari / qysh u gremise nga kali / Pse se vrave po tė vrau / ē' bėri a ju thaftė krahu".
    Pas vrasjes sė atyre burrave tė fisit Bezhani, nga ai fis lindėn u rritėn e u trashėguan edhe tė tjerė burra, si Petro, ( i lindur nė 1810) Thimio, (1820) Apostoli, (1840) Josifi (1850) Thanasi, Pavllo me tre fėmijėt e tij (Erifili, Leka dhe Evrionomi) Pandeliu, Leonidha dhe vajza e tij (Olimbia) Ksenofoni, Epaminonda, Athanasi dhe Pavllo.

    Banka e Bezhanėve nė 1850-n

    Aty nga fundi i shekullit tė XVIII-tė, njė pjesė e madhe e fisit Bezhani u shpėrngulėn nga fshati Lekėl i Tepelenės dhe u vendosėn nė qytetin e Vlorės, por edhe pas kėsaj shpėrngulje ata nuk i humbėn asnjėherė lidhjet me Lekėlin dhe tregėtinė qė ata bėnin nė atė kohė me Greqinė.
    Pasi u vendosėn nė qytetin e Vlorės, aty rreth vitit 1800, Bezhanėt filluan dhe ndėrtuan njė godinė tre katėshe nė lagjen "Muradie", e cila ndodhet edhe sot aty, por pa shkėlqimin e viteve tė shkuara.
    Aty nga viti 1831, familja Bezhani pėr qėllimet e saja financiare bėri sigurimin e asaj shtėpie pranė Institutit tė Sigurimit ("ASSIGURAZIONI GENERALI TRIESTE") nė qytetin e Triestes nė Itali.
    Mbi muret e vjetra tė asaj shtėpi tre katėshe e cila ndodhet edhe sot nė lagjen "Muradie", ekziston edhe sot njė pllakė bronxi e oksiduar nga vitet, nė tė cilėn shkruhet emri i shoqėrisė sė sigurimeve tė Triestes dhe viti 1831-tė kur ajo u sigurua.
    Afro njėzet vjetė mė vonė, aty nga fillimi i vitit 1850-tė, familja Bezhani, apo mė saktė Petro Mėrtir Bezhani, ngriti tė parėn Bankė private nė Shqipėri, e cila nė atė kohė njihej si "Banka Pandeli e Lefter Bezhani".
    Lidhur me faktin qė ajo Bankė ėshtė dhe e para e themeluar nė Shqipėri, bėhet e ditur edhe nga njė Almanak i bankave i botuar nė Londėr nė vitin 1936. Po nė atė Almanak janė dhėnė e pėrmėnden edhe Bankat qė kanė ekzistuar gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut nė Shqipėri, si Banka Nacionale e Tiranės, me degėt e saj nė Shkodėr, Korēė, Durrės, Vlorė, Sarandė e Gjirokastėr dhe krahas tyre nė fund jepet edhe Banka private e "P.I. Bezhanit".
    Qė nga krijimi i asaj Banke e deri nė vitet e para tė shekullit tė kaluar kur u shpall Pavarėsia e Shqipėrisė, Bezhanėt u muarėn me atė lloj aktiviteti financiar dhe njėkohėsisht edhe me tregėti me shtetet fqinje, si Italinė, Greqinė e deri me Egjyptin.
    Lidhur me ekzistencėn dhe fuqinė ekonomike tė familjes Bezhani, dėshmojnė edhe tre varre qė ruhen edhe sot nė gjėndje tė mirė pranė Manastirit tė ishullit tė Zvėrnecit, tė cilėt i pėrkasin Josif dhe Olimbi Bezhanit dhe datojnė vitet 1902 e 1918-tė.

    Bezhanėt nė Universitetet e Europės

    Lidhur me tė kaluarėn dhe aktivitetin e familjes Bezhani nė vitet e para tė shekullit tė kaluar, pasardhėsi i tyre, 58-vjeēari Pavllo Bezhani dėshmon: "Krahas aktivitetit tregėtar dhe atij financiar me Bankėn qė ata ngritėn nė vitin 1850-tė, tė parėt e familjes Bezhani u kujdesėn qė fėmijėt e tyre t'i shkollonin nėpėr shkollat e universitetet e ndryshme tė Europės, falė dhe fuqisė ekonomiko-financiare qė ata kishin.
    Njė ndėr ta ka qenė dhe babai im Lek Bezhani, (nėna e tė cilit, Amalia, ishte motra e patriotit tė shquar, Sotir Koleas) dhe tre motrat e tija: Amalia, Erifili dhe Evrinomi. Babai im Leka, pasi mbaroi shkollėn unike nė qytetin e Vlorės, nė vitin 1928 shkoi nė Zvicėr ku mbaroi njė shkollė tė mesme ekonomike dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja.
    Vlen pėr t'u pėrmėndur dhe ndoshta ėshtė rast unikal nė Shqipėri pėr pėriudhėn e Monarkisė sė Zogut, qė tre motra (Amalia, Erifili dhe Evrinomi Bezhani) u diplomuan nė universitete tė ndryshme tė Europės.
    Njėra nga hallat e mia, Erifili, qė nė moshėn nėntė vjeēare u dėrgua nė Francė dhe aty pėrfundoi tė gjitha shkollat deri sa u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė Jurisprudencė.
    Edhe pse Bezhanėt u shkolluan dhe u diplomuan nė universitetet tė ndryshme tė Europės, ata vazhdimisht patėn qėndruar larg politikės duke u marrė vetėm me aktivitetin ekonomiko-finaciar. Por edhe pse ata ishin indiferent karshi punėve tė politikės, Pavllo Bezhani, i cili ka qenė babai i babait tim, sė bashku me vėllanė e tij Leonidhėn, qė ishin djemtė e Josifit, gjatė vitit 1912-tė mbėshtetėn pa asnjė rezervė shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Ismail Qemali e patriotėt e tjerė tė asaj kohe.
    Aty nga viti 1918-kur nė Gjirin e Vlorės erdhi njė anije e madhe luftarake britanike, babai im Leka, u thėrrit prej tyre dhe shėrbeu si pėrkthyes, pasi nė atė kohė ishte ndėr tė paktit qė dinin gjuhėn angleze.
    Edhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, si babai im Pavllo, ashtu dhe pjestarėt e tjerė tė fisit Bezhani, vazhduan tė qėndronin larg politikės dhe u muarėn vetėm me punėt e tregtisė dhe bankės sė tyre qė kishin ngritur nė qytetin e Vlorės", kujton 58-vjeēari Pavllo Bezhani lidhur me tė kaluarėn e fisit tė tij, ku shumė prej tyre u shkolluan nė universitetet e ndryshme tė Europės.

    Bezhani me Sotir Kolean

    Nga tė gjithė pjestarėt e familjes Bezhani, aktivitetin mė tė madh patriotik e ka pasur Pavllo Bezhani, i cili ka bashkėpunuar ngushtė me kunatin e tij Sotir Kolean, qė ėshtė tepėr i njohur pėr veprimtarinė e tij nė dobi tė ēėshtjes shqiptare.
    Nė familjen Bezhani, pėrveē shumė dokumenteve origjinale tė kėsaj familje, ruhen edhe sot njė pjesė e madhe e korespodencės sė Sotir Koleas, qė asokohe ishte nė Aleksandri, me Pavllo Bezhanin nė Vlorė.
    Kėto letra qė janė tė shkruar me alfabetin shqip tė para Kongresit tė Manastirit, i pėrkasin viteve 1908-1910-tė dhe janė tė shkruara me njė kaligrafi shumė tė bukur. Aty trajtohen probleme financiare tė familjes, shkėmbime bankėnotash, probleme bankare me bankat e Egjiptit etj.
    Po kėshtu aty trajtohen edhe probleme tė gjuhės shqipe, Kongresi I Manastirit dhe Sotir Kolea i kėrkon Pavllo Bezhanit qė t'i dėrgojė lajme nga Shqipėria.

    (vijon tė martėn)

    ................


    Tė publikuara

    1. Marash Vata, 14-15 Dhjetor 2001
    (Bajraktar i Shkrelit)
    2. Mehdi Bej Frashėri 7-8-9-10 Janar 2002
    (Kryeministėr i Shqipėrisė)
    3. Nasuf Bej Novosela 11-12 Janar 2002
    (Kryetar i Bashkisė Kolonjė)
    4. Margilajt e Trieshit 25-26 Shkurt 2002
    5. Eshref Boēari
    (pasardhėsit e Marko Boēarit) 2-3 Mars 2002
    6. Filip Ēeka , shkodrani
    (i dekoruar nga Franca) 9-10 Mars 2002
    7. Javer Bej Hurshiti
    (prefekt i Shkodrės) 16-17 Mars 2002
    8. Gjin Pjetėr Pėrvizi
    (Ngriti flamurin nė Milot) 23-24 Mars 2002
    9. Familja e Isa Boletinit 26 Mars 2002
    10. Familja Dema 22-23 Qershor 2002
    11. Familja Kokoshi 2-3 korrik 2002
    12. Familja Pustina 9-10 korrik 2002
    13. Familja Mul Bajraktari 26-28 gusht 2002
    14. Familja Benussi 6-7 shtator 2002
    15. Familja Dibra 10-11 shtator 2002

    ...........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga erzeni : 06-10-2002 mė 10:50
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    FAMILJA BEZHANI (pjesa dyte)


    .....................

    DOSSIER II

    Historia tragjike e familjes sė njohur dhe tė pasur Bezhani qė hapi tė parėn Bankė nė qytetin e Vlorės nė vitin 1950. Pushkatimi i Haritos e burgosja e Erifilit dhe Qirjakos

    Si u shpronėsuan dhe u persekutuan Bezhanėt e Vlorės nga komunistėt


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi
    Fari SHASKA

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dilelės nė kuadrin e ciklit "Familjet e Mėdha tė Shqipėrisė" qė "Gazeta" ka hapur prej afro njė viti, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė familjes Bezhani, pasardhėsit e sė cilės jetojnė edhe sot nė qytetin e Vlorės.
    Origjina e hershme e familjes Bezhani ėshtė nga Pishkashi i krahinės sė Shpatit tė Qarkut tė Elbasanit dhe tė parėt e tyre janė shpėrngulur qė andej nė vitin 1468-tė me thyerjen e ushtrive tė Skėnderbeut dhe u vendosėn nė fshatin Lekėl tė Tepelenės.
    Kjo gjė bėhet e ditur edhe sipas disa dokumenteve tė zbuluara sė fundmi nė arkivat e Venedikut, tė cilat janė botuar nė Shqipėri nga Profesor Dhimitėr Shuteriqi. Pasi u vendosėn nė fshatin Lekėl tė Tepelenės ku bėnė pasuri tė madhe nga tregėtia qė zhvillonin me vendėt fqinje, njė pjesė e familjes sė madhe Bezhani u shpėrngul qė andej dhe u vendos nė qytetin e Vlorės ku nė vitin 1830-tė ndėrtuan njė banesė tė madhe tė cilėn e siguruan nė njė shoqėri sigurimesh italiane tė quajtur "ASSIGURAZIONI GENERALI TRIESTE".
    Nė vitin 1850-tė, Bezhanėt e Vlorės hapėn nė qytetin e tyre tė parėn Bankė private nė Shqipėri, e cila ėshtė e njohur dhe bėhet e ditur edhe nga njė Almanak kė janė tė pėrfshira tė gjitha Bankat e Botės i botuar nė vitin 1936.
    Nė vitin 1912-tė, familja Bezhani e pėrkrahu pa asnjė rezervė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe Isa Boletini kur zbriti nė Vlorė me gjithė trimat e tij u strehua nė familjen e Thanas Bezhanit, ndėrsa Leonidha Bezhani kishte blerė armė nė Vjenė dhe i solli nė Vlorė pėr forcat qė luftonin nė mbrojtje tė Qeverisė provizore tė kryesuar prej Ismail Qemalit

    (vijon nga numri i kaluar)

    Nė mes shumė letrave qė pėrbėjnė korespodencėn e Pavllo Bezhanit me atdhetarin e njohur Sotir Kolean, (tė cilin Pavllo e kishte vėllanė e gruas sė tij) ndodhet edhe njė letėr ku Pavllo e informon Sotirin, se ka ndihmuar me tė holla Mithat Frashėrin.
    Nė atė letėr e cila mban datėn e 20 shtatorit tė vitit 1908-tė, midis tė tjerash thuhet: "Midat Frashėrit i dėrgova gr.190 ergjend. Mbeturinat po i mbaj, them tė blej ca abetare tė kohės dhe t'i ndaj pėr djem tė varfėr".
    Nė njė letėr tjetėr ku bėhet fjalė pėr pėrfundimin e votimeve pėr deputetėt shqiptarė qė pėrfaqėsoheshin nė Parlamentin turk, midis tė tjerash, Pavllo Bezhani e njofton Sotir Kolean duke i shkruar: "Kėtu, d.m.th. ndė Sanxhak tė Beratit, doli Ismail Kemal Beu me guresė (vota) 57 dhe Azis Pasha me guresė 52. Omer Pashai mori g. 35 dhe tė tjerėt mė pak".

    Ndėrsa nė njė letėr tjetėr nė tė cilėn flitet pėr problemet finaciare dhe tregtare tė familjes, ndėr tė tjera Pavllo Bezhani i shkruan Sotir Koleas qė asokohe ndodhej nė Aleksandri:

    "Si mė tha Vangjeli dhe si u fjalosa pak me Leonidėn, duket qė janė mjaft mirė nga dynjallėku, kanė njė hyje (tė ardhur) nga 300-400 napolona ndė vit ndė Madakaskar qė, sikur edhe gjysmat tė jenė tė vėrteta, pėr vėndit tonė kėtu nuk janė pak. Unė besoj se do tė jenė vėrtet se as Leonida dhe as i vėllai i tija, z. Kozma, nuk m'u dukėn mburracakė. Vangjelit i shtėrngova edhe unė dorėn, se ai e mbaroi kėtė punė. Nga letrat e tua pashė qė mė bleve dy obligacione tė Kredi Fonsierre Egjyptese tė 1886 dhe tė falem nderės. Ndė gazetė qė mė dėrgove pashė se kėtė herė nuk na ndihmoi ba Ai, po shpresoj se do tė na ndihmoj njėherė tjatėr",

    thuhet nė mes tė tjerash nė letrat qė Pavllo Bezhani i dėrgon kunatit tė tij, Sotir Koleas, nė tė cilat dėshmohet mė sė miri pasuria e asaj familje vlonjate nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XVIII-tė.

    Pasuria e Bezhanėve dhe shkollimi i tyre

    Edhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, familja Bezhani e Vlorės vazhdoi te merrej administrimin e pasurisė sė saj e me punėt e tregėtisė dhe Bankės qė kishte hapur nė qytetin e Vlorės. Nė atė periudhė ajo asnjėherė nuk u pėrzie nė punėt e politikės ndonėse ishte njė mbėshtetėse e qeverisė monarkiste tė Zogut. Nė atė kohė Bezhanėt kishin blerė e kishin nėn zotėrim njė ēiflig prej 216 ha. nė zonėn e Mifolit, i cili pėrbėhej prej toke bujqėsore dhe ullishtash. Po kėshtu pėrveē asaj ferme tė madhe ata kishin si pronė tė tyre edhe rreth 5000 rrėnjė ullinj nė periferinė e Vlorės.
    Por edhe pse ishin tė dhėnė vetėm pas punėve tė ekonomisė familjare, Bezhanėt u kujdesėn qė fėmijėt e tyre t'i shkollonin nėpėr kolegjet dhe universitetet e ndryshme tė Europės.
    Ata ishin e vtemja familja nė Vlorė dhe ndoshta edhe nė Shqipėri qė gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut arritėn tė dipllomonin tre vajza nė universitetet e Europės.
    Kėshtu njėri prej pinjollėve tė kėsaj familje i quajtur Leko Bezhani ( djali i Pavllos) e bashkėshortja e tij Amalia, i shkolluan dhe i diplomuan dy vajzat e tyre, Erifili dhe Evrinomi Bezhanin, nė universitetet e Parisit dhe Marsejės sė Francės pėr Jurisprudencė dhe Letėrsi.
    Po kėshtu edhe njė kushėrira e tyre e quajtur Marika Bezhani studjoi nė universitetin e Bolonjės tė Italisė duke u diplomuar nė Shkencat e Natyrės nė degėn e Biologjisė.
    Pas diplomimit Marika u kthye nė Shqipėri dhe pėr vite me rradhė punoi si mėsuese nė gjimnazin e Vlorės. Po kėshtu pėrveē kėtyre tre vajzave tė familjes Bezhani qė u shkolluan nė Europė, nga ajo familje u shkolluan e u diplomuan edhe djem tė tjerė. Kėshtu Leonidha Bezhani i dėrgoi tė tre djemtė e tij pėr tė studjuar jashtė Shqipėrisė.
    Djali i madh, Viktori, studioi nė qytetin e Mynihut tė Gjermanisė ku pasi u diplomua pėr Mjekėsi, u kthye nė Shqipėri dhe punoi si mjek nė qytetin e Elbasanit.
    Gjatė asaj kohe pėrveēse shėrbeu si mjek nė atė qytet tė Shqipėrisė sė Mesme, ai dha edhe mėsime nė Shkollėn Normale tė atij qyteti. Mė pas Viktori shėrbeu si diplomat nė pėrfaqėsinė shqiptare tė Greqisė dhe gjatė periudhės sė Luftės, ai vdiq nga njė sėmundje e rendė.
    Dy djemtė e tjerė tė Leonidha Bezhanit, Qirjakua dhe Haritua studjuan dhe u diplomuan nė universitetet e Italisė. Shkollimet e djemėve dhe vajzave tė familjes aristokrate Bezhani nė universitetet e ndryshme tė Europės, dėshmojnė mė sė miri pėr formimin kulturor e emancipimin qė kishin ata qė nė atė kohė. Edhe gjatė viteve tė pushtimit nazi-fashist tė Shqipėrisė, fisi Bezhani qė kryesisht banonte nė qytetin e Vlorės, vazhdoi tė merrej me administrimin e pasurisė sė tyre dhe tė qėndronte sa mė larg politikės, ashtu siē kishin bėrė edhe nė tė kaluarėn. Por atė "rregull" strikt tė asaj familje, e "prishi" vetem njėri prej tyre i quajtur Minella Bezhani, i cili nė tetorin e vitit 1943, mori pjesė si pėrfaqėsues i Vlorės nė Kuvendin Kombėtar qė rishpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe zgjodhi Asamblenė Kushtetuese nga e cila u zgjodh edhe Qeveria provizore qė qeverisi gjatė asaj periudhe nėn pushtim gjerman tė vėndit.

    Shpronėsimi nga komunistėt nė 1945-n

    Ndonėse Bezhanėt e Vlorės qė njiheshin si familje qė kishin parė hesapin e tyre dhe ishin marrė vetėm me punėt e tregėtisė duke i qėndruar larg politikės, me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė fundin e vitit 1944 dhe fillimin e vitit 1945-sė, ata u gjendėn pėrballė goditjes sė egėr tė tyre ashtu si qindra e qindra familje tė tjera shqiptare tė pasura tė asaj kohe.
    Viktima e parė e familjes Bezhani, u shėnua nė fundin e vitit 1944 kur Aleko Bezhani, (apo siē ėshtė njohur ndryshe me emėrin Leko) ish-pronari i "Banka di Napoli" u largua nga Shqipėria dhe mbeti i vrarė nė rrethana tė panjohura. Por vrasja e tij mendohet se u krye pėr qėllime grabitje nga disa vjedhės ordinerė serbė nė Sarajevo.
    Lidhur me shpronėsimet e persekucionin e fisit Bezhani gjatė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, pasardhėsi i tyre, 58-vjeēari Pavllo Bezhani, dėshmon: "Historia e rrėnimit tė fisit tonė Bezhani qė njihet si njė ndėr familjet e pasura tė Vlorės, e ka zanafillėn nė fundin e vitit 1944 me ardhjen e komunistėve nė pushtet.
    Nė atė kohė familjes sonė dhe gjithė fisit Bezhani, iu sekuestruan tė gjitha pronat dhe pasuritė tė luajtshme dhe tė paluajtshme, duke filluar qė nga Banka e cila nė vitin 1938 ishte kthyer nė "Banka di Napoli" me pronar babanė tim Aleko Bezhanin dhe tė gjitha ēifliqet e tjera qė kishim nė periferinė e Vlorės dhe nė Mifol.
    Pas shpronėsimit dhe konfiskimit tė tė gjithė pasurisė sė familjes Bezhani, ne mbetėm nė mes tė katėr rrugėve pa asnjė tė ardhur dhe u shpėrndamė nėpėr familje tė tjera nė qytetin e Vlorės", kujton 58-vjeēari Pavllo Bezhani pėr vrasjen e babait tė tij dhe shpronėsimin qė iu bėnė komunistėt nė fillimin e vitit 1945, asaj familje qė njihej si nga mė tė pasurat e Vlorės.

    Erifili Bezhani 20 vjet burg.

    Lidhur me persekucionin e familjes Bezhani nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, Pavllo Bezhani, dėshmon: "Sikur tė mos mjaftonte e gjithė ajo grabitje qė komunistėt ndėrrmorėn karshi familjes sonė, nė vitin 1947 ata arrestuan dhe dėnuan me 20-vjet burg, hallėn time, (motrėn e babait) Erifilin, e cila ishte diplomuar pėr Drejtėsi nė Francė.
    Duke parė politikėn e dhunės dhe terrorit qė po ndiqte regjimi komunist i Enver Hoxhės qė nga ardhja e tij nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, Erifili, u bashkua dhe u angazhua me grupimin social-demokrat tė kryesuar prej shoqes sė saj Musine Kokalarit.
    Qėllimi i atij grupimi ishte qė tė sensibilizonin sadopak qeveritė e vendeve perendimore nėpėrmjet pėrfaqėsive tė tyre diplomatike qė kishin nė Tiranė, pėr politikėn e terrorit qė po instalonte qeveria e Enver Hoxhės, gjė e cila kishte filluar qė me zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945, ku nuk u leja qė opozita tė merrte pjesė dhe tė pėrfaqėsohej legalisht nė ato zgjedhje.
    Si rezultat i asaj veprimtarie qė kreu Erifili Bezhani, ajo u arrestua dhe doli nė gjyq sė bashku me shoqet e saja, Musine Kokalarin, Nurie Koculin (vajza e Qazim Koculit, komandanti dhe heroi i Luftės sė Vlorės) Raile Luzin etj.
    Erifili u dėnua me 20-vjet burg, por vuajti vetėm tetė vjet, pasi pėrfitoi nga disa amnisti qė u dhanė nė atė kohė. Pasi doli nga burgu ajo u sistemua nė Tiranė sė bashku me nėnėn e saj Amalia Kolea dhe motrėn Evrinomin.
    Pas shumė pėrpjekjeve qė ajo bėri nė atė kohė, mezi mundi qė tė siguronte ushtrimin e tė drejtės sė profesionit tė saj tė avokatisė. Tė drejtėn e ushtrimit tė avokatisė, Erifili e gėzoi vetėm pėr pak kohė, pasi atė tė drejtė ia hoqėn pėrsėri dhe pas heqjes sė saj ajo nuk rrojti shumė e vdiq nė vitin 1959.
    Ndėrsa halla tjetėr, Evrinomi, nė atė kohė u thėrrit nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme ku iu kėrkua qė tė jepte mėsmim nė gjuhet e huaja pėr personelin dhe fėmijėt e diplomatėve tė huaj qė ishin nė Tiranė.
    Gjatė asaj kohe ajo dha mėsim nė gjuhėt italiane e frėnge dhe u detyrua tė mėsonte edhe gjuhėn ruse pėr tė cilėn regjimi komunist kishte shumė nevojė.
    Pas disa vitesh atė e hoqėn dhe e dėbuan edhe nga ajo punė, e Evrinomi u detyrua qė tė punonte si sanitare nė spital. Deri nė vitin 2001, kur Evrinomi ndėrroi jetė, ajo jetoi bashkė me ne, nė shtėpinė tonė", kujton 58-vjeēari Pavllo Bezhani lidhur me shpronėsimet e familjes Bezhani dhe persekucionin e dy motrave tė babait tė tij, Erifilit dhe Evrinomit qė ishin diplomuar nė universitetet e Francės.

    Ekzekutimi i Haritos dhe dėnimi i Qirjakos.

    Persekucioni i familjes sė njohur dhe tė pasur vlonjate, Bezhani, nuk pėrfundoi me dėnimin me 20-vjet burg tė Erifilit, por ai vazhdoi edhe mė tej nė vitet qė erdhėn mė pas, me arrestimin dhe dėnimin me vdekje tė Harito Leonidha Bezhanit.
    Lidhur me kėtė, Pavllo Bezhani dėshmon: "Haritua qė ishte diplomuar nė Itali gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, me ardhjen e komunistėve nė pushtet deri nė vitin 1954, punoi si furrtar nė njė furrė private.
    Nė vitin 1954, Haritua u arrestua sė bashku me ing. Dhimitėr Dogėn, Vasil Kajanėn, Fuat Bimon, dhe Adnan Myftiun nga berati. Gjyqi i tyre u zhvillua nė Kinema "Ali Demi" nė Tiranė dhe akuza ndaj tyre ishte: krijim grupi pėr tentativė arratisje.
    Gjatė zhvillimit tė gjyqit, Haritua i mori mbi vete tė gjitha akuzat me qėllim qė t'i lehtėsonte sadopak shokėt e tij dhe si rezultat i atij qėndrimi qė mbajti nė gjyq, u dėnua me vdekje.
    Ndėrsa ishte nė qeli dhe priste ditėn e ekzekutimit, ai me njė qetėsi tė habitshme lexonte romane qė ia kishin sjellė shokėt e tij nė qeli. Nė korrikun e vitit 1955, atė ditė qė hariton erdhėn dhe e morėn pėr ta ekzekutuar, ai fare i qetė palosi fletėn e romanit qė kishte nė dorė dhe shkoi bashkė me policėt e skuadrės sė pushkatimit.
    Akoma dhe sot nuk dihet se ku ndodhen varri dhe eshtrat e tij. Pas ekzekutimit tė Haritos, Sigurimi arrestoi edhe vėllanė e tij, Qirjakon, i cili nė atė kohė punonte si Shef-Llogarie nė Fabrikėn e Orizit, duke e akuzuar se nuk kishte denoncuar vėllanė e tij, Hariton.
    Qirjako u dėnua me pesė vjet burg dhe pasi u lirua nga burgu nė vitin 1960-tė, ai punoi nė punė tė rėnda nė ndėrtim", e pėrfundon rrėfimin e tij 58-vjeēari Pavllo Bezhani, mbi historiė e dhimbshme tė familjes dhe fisit tė tij nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės, tė cilėt janė njohur si njė nga familjet mė tė pasura tė atij qyteti, duke hapur Bankėn e parė nė Shqipėri qė nė vitin 1851.

    .................


    Tė publikuara

    1. Marash Vata, Bajraktar i Shkrelit 14-15 Dhjetor 2001
    2. Mehdi Bej Frashėri, Kryeministėr 7-8-9-10 Janar 2002
    3. Nasuf Bej Novosela, Kolonjė 11-12 Janar 2002
    4. Margilajt e Trieshit 25-26 Shkurt 2002
    5. Eshref Boēari, Vlorė 2-3 Mars 2002
    6. Filip Ēeka, Shkodėr 9-10 Mars 2002
    7. Javer Bej Hurshiti, Gjirokastėr 16-17 Mars 2002
    8. Gjin Pjetėr Pėrvizi, Kurbin 23-24 Mars 2002
    9. Familja e Isa Boletinit 26 Mars 2002
    10. Familja Dema, Dibėr 22-23 Qershor 2002
    11. Familja Kokoshi, Vlorė 2-3 korrik 2002
    12. Familja Pustina, Dibėr 9-10 korrik 2002
    13. Familja Mul Bajraktari, Shkodėr 26-28 gusht 2002
    14. Familja Benussi, Shkodėr 6-7 shtator 2002
    15. Familja Dibra, Dibėr e Madhe 10-11 shtator 2002
    .............
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Familja Haznedareve dhe "banda" e Xhevdet Mustafes.

    Diku nga viti 1982-83 ne mos gaboj flitej (dhe Enveri foli per kete)ne Shqiperi per nji Bande qe zbarkoj me nendetse ne Divjake dhe qe u ndesh me forcat e sigurimit ne Lushnje e Rrogozhine.
    Shume thashetheme qarkulluan dhe shume familje u internuan me kte rast.
    Aty me kte ngjarje mori dhe rrakapjekthin dhe legjenda e Sigurimit Shqiptar Kadri Hazbiu.

    Gazeta Shqiptare shkruan:

    .................................................
    Nga e enjtja nė "Gazeta Shqiptare" do tė lexoni:

    "Haznedari, vėllai im, kapobanda qė erdhi me Xhedvdet Mustafėn"


    --------------------------------------------------------------------------------

    - Dėshmia e rrallė dhe e bujshme 67-vjeēarit Sabaudin Haznedari nga qyteti i Durrėsit, i cili rrėfen pėr herė tė parė ekskluzivisht pėr "Gazetėn", mbi vėrtetėn e madhe pėr bandėn e famėshme tė Xhevdet Mustafės qė zbarkoi nė bregdetin e Divjakės nė 26 shtatorin e 1982-it.

    - Kush ishte familja Haznedari, origjina e saj dhe pėrse u shpėrngulėn ata nga Dibra e Madhe nė Tiranė e mė pas nė Durrės? Cilat ishin lidhjet e familjes sė plakut Mahmud Haznedari, me familjen e shkrimtarit dhe aktorit tė famshėm Sulejman Pitarka dhe pėrse ai u dedikoi atyre dramėn "Familja e Peshkatarit" ? Cili ishte aktiviteti i Sabaudin Haznedarit gjatė viteve tė pushtimit fashist, si u lidh ai me lėvizjen antifashiste dhe si doli partizan nė ēetėn e Pezės me gjithė dy vėllezėrit e tij qė nė vitin 1942

    - Konflikti i Sabaudinit me Adil Ēarēanin, Sekretarin e Pėrgjithshėm Politik tė Qarkorit tė Durrėsit lidhur me zgjedhjet dhe pėrjashtimi i tij nga Partia pas denoncimit qė Ēarēani i bėri atij tek Enver Hoxha. Ēfarė pune bėri Sabaudini deri nė vitin 1950-tė dhe si u njoh ai me Halit Bajramin, Shefin e Sigurimit tė Korpusit tė Korēės? Si u arratisėn ata tė dy nga Shqipėria? Arratisja eHalit Bajramit, a ishte pėr qėllime politike dhe si shkak i pėrplasjeve tė tij me Mehmet Shehun, apo ajo ishte njė kombinacion i Sigurimit tė Shtetit, i ideuar nga vetė shefi i tij, Mehmet Shehu?

    - Ku jetoi Sabaudin Haznedari nga viti 1950-tė e deri nė vitin 1982 dhe cilat ishin lidhjet e tij tė fshehta vetėm me njėrin nga vėllezėrit dhe si realizoheshin ato? Pėrse nuk u pėrjashtuan nga Partia dy vėllezėrit e Sabaudinit pas arratisjes sė tij dhe si vazhduan ata tė ishin Drejtorė Ndėrmarrjesh pėr vite me rradhė. Cila ishte gruaja qė nė 1962-in erdhi nga Italia nė shtėpinė e Haznedarėve nė Durrės dhe pėrse ajo kėrkonte me ēdo kusht qė tė takohej me bashkėshorten e djalin e Sabaudinit dhe ēfarė mesazhi i kishte dhėnė asaj ai? Pėrse Sigurimi i Shtetit hapi fjalė se Sabaudin Haznedari kishte ardhur nė shtėpinė e tij nė Durrės me rastin e dasmės sė djalit, cilat ishin qėllimet e atij disinformacioni dhe pėrse Sigurimi i Shtetit shpėrndau qė nė janarin e vitit 1982 fotografitė e Sabaudinit tek agjentėt e tyre qė survejonin shtėpinė me shėrbim tė rregullt?

    - Si ėshtė e vėrteta e krijimit tė bandės, cili ishte misioni qė ajo do tė kryente nė Shqipėri, pėrse Sabaudini u bė kapua i saj dhe pse ai ishte i bindur se do ta realizonte me sukses atentatin ndaj Enver Hoxhės? Nė ēfarė shtetesh shkoi Sabaudini pėr tė rekrutuar antarėt e bandės me tė cilėt erdhi nė Shqipėri, si u njoh me Xhevdet Mustafėn dhe pėrse Sabaudini e pranoi Halit Bajramin nė bandė, kur ai ishte nė dijeni se ish-shoku i tij punonte pėr Sigurimin e Shtetit? Cili ishte personi i pestė qė u stėrvit bashkė me bandėn pėr tė ardhur nė Shqipėri, cilat ishin lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit, si u shkėput ai nga shokėt e tij pak ēaste para se tė niseshin me motoskaf drejt bregdetit tė Divjakės dhe ēfarė bėn ai sot nė Tiranė?

    - Si u diktua banda nė Rrogozhinė dhe si ėshtė e vėrteta e vrasjes sė Sabaudinit nė bunkerin ku ishte futur? Kush ishin tre personat qė varrosėn Xhevdetin dhe Sabaudinin nė Linzė dhe pėrse ata vazhdojnė tė mos ua tregojnė varret familjeve tė tyre? Ēfarė i shkroi Halit Bajramit, njėri nga vėllezėrit Haznedari nė vitin 1993 dhe pėrse Haliti vazhdon tė qėndroi nė Zelandėn e Re dhe ka frikė tė kthehet nė Shqipėri?

    .............
    vazhdon.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    ..DOSSIER I

    Dėshmia e rrallė dhe e bujshme e 67-vjeēarit Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrėsit, i cili rrėfen pėr herė tė parė gjithė historinė e bandės "Xhevdet Mustafa" dhe kombinacionet e Sigurimit

    "Haznedari, vėllai im, kapobanda qė erdhi me Xhevdet Mustafėn"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Pėrse "Gazeta" i rikthehet Dossierit "Xhevdet Mustafa"

    Plot 20-vjet mė parė nė paraditen e sė dielės sė 26 shtatorit tė vitit 1982, njė ngjarje aspak e zakontė dhe tepėr e bujshme e ndodhur nė njė qytezė tė vogėl tė Shqipėrisė sė Mesme, shprishi heshtjen e monotoninė mbytėse qė mbizotėronte prej vitesh nė vėnd, duke shkaktuar pėshtjellim e panik tė madh nė rradhėt e hierarkisė sė lartė tė udhėheqjes komunist tė kryesuar prej Enver Hoxhės. Po atė pasdite, lajmi mbi atė ngjarje qė ishte pėrhapur me njė shpejtėsi po tė pazakontė pothuaj nė tė gjithė vėndin duke u rrėfyer nė forma nga mė tė ndryshmet, u bė i ditur edhe nga Radio-Televizioni shtetėror me anė tė njė njoftim zyrtar tė dhėnė nėpėrmjet njė komunikate zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme, nė emisionin e lajmeve tė orės 20.00. Ajo komunikatė zyrtare nė mes tė tjerash bėnte tė ditur se njė bandė e armatosur e financuar dhe e stėrvitur nga shėrbimet sekrete tė disa vėndeve fqinje, nė bashkėpunim dhe me armiqtė e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. nė thellėsi tė territorit shqiptar nė bregdetin e Divjakės, ku dhe ishte asgjesuar plotėsisht nga forcat e Ministrisė sė Brendshme. Pak ditė mė vonė, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatė njė takimi qė Enver Hoxha mbajti me zgjedhėsit e zonės sė tij elektorale nė Tiranė, nė mes tė tjerash foli dhe pėr atė bandė qė tashmė ishte bėrė e njohur kudo nė tė gjithė Shqipėrinė si "Banda e Xhevdet Mustafės". Lidhur me tė ai u shpreh: "Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa qė u pėrgatit dhe u financua nga Leka Zogu nė bashkėpunim me UDB-nė dhe shėrbimet e huaja sekrete tė disa vendeve fqinje, u asgjėsua e u eleminua plotėsisht brenda gjashtė orėve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parė mirė diellin shqiptar". Pėr kėtė ngjarje tė bujshme qė asokohe tronditi gjithė Shqipėrinė dhe hapi panik tė madh pėr disa muaj me rradhė duke vėnė nė gatishmėri tė lartė tė gjitha repartet e Forcave tė Armatosura, ėshtė folur dhe shkruar shumė vetėm pas viteve '90-tė, me shembjen e regjimit komunist. Njė nga ato organe qė ėshtė marrė gjatė dhe e ka pasqyruar hollėsisht kėtė histori, ėshtė dhe "Gazeta Shqiptare", e cila qė shumė kohė mė parė ka sjellė dėshmi autentike nga aktorė tė asaj ngjarje, tė afėrm tė familjeve tė tyre dhe dėshmitarė tė ndryshėm qė rastėsia i lidhi apo i ēoi nė atė vėnd ku zbarkoi grupi i armatosur komando i njohur ndryshe si "Banda Xhevdet Mustafa". Njė nga ata persona qė ka dėshmuar ekskluzivisht nė faqet speciale tė "Gazetės", ėshtė dhe Dr. Hasan Luēi, ish-kuadėr me pėrgjegjėsi i Zbulimit Shqiptar dhe Kryetar Dege nė Ministrinė e Brendshme, i cili i kamufluar nėn petkun e diplomatit, pėr mė se 30-vjet ka punuar nė ambasadat shqiptare tė Perėndimit. Dėshmia e z Luēi e publikuar nė faqet e "Gazetės", asokohe bėri bujė tė madhe dhe pati jehonė nė tė gjithė vėndin, si pėr interesin qė paraqiste ajo ngjarje para publikut tė gjerė, ashtu dhe pėr vetė faktin se ishte hera e parė qė njė punonjės i shėrbimeve sekrete qė ishte marrė direkt e kishte lidhje me ngjarjen nė fjalė, pronocohej publikisht duke hedhur dritė e duke e shtjelluar atė me profesionalizėm tė lartė. Po kėshtu pas asaj dėshmie tė zotit Luēi, "Gazeta", publikoi dhe dėshminė e z Kurt Sula, mėsuesit nga fshati Zhamė i Lushnjes, nė shtėpinė e tė cilit u fut dhe mbeti i vrarė, vetė Xhevdet Mustafa. Lidhur me atė cikėl dėshmish mbi atė ngjarje, asokohe u pronocua me rrėfimet e tij edhe Gani Mustafa, i vėllai i Xhevdet Mustafės, duke hedhur dritė e duke ndriēuar disa nga anėt e errta e tė panjohura tė saj. Pas gjithė atyre dėshmive, "Gazeta" i rikthehet pėrsėri ciklit tė shkrimeve lidhur me Dossierin "Xhevdet Mustafa", duke publikur fakte dhe ngjarje tė reja tė panjohur mė parė, tė cilat vijnė nėpėrmjet intervistės me 67-vjeēarin Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrėsit, i cili ėshtė vėllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit tė grupit komando qė sė bashku me Xhevdet Mustafėn e Halit Bajramin, zbarkoi nė bregdetin e Divjakės nė mesnatėn e largėt tė 26-shtatorit tė vitit 1982.



    Vėllai im Sabaudin Haznedari, ishte kryetari i bandės qė sė bashku me Xhevdet Mustafėn dhe Halit Bajramin, zbarkuan nė bregdetin e Divjakės nė mesnatėn e 26 shtatorit tė vitit 1982. Bashkė me ata tė tre, nė bazat e stėvitjes ishte pėrgatitur edhe njė person tjetėr, i cili pak ēaste para se banda tė imbarkohej nė motoskafin qė do tė lundronte drejt bregdetit shqiptar, u bė i sėmurė dhe u nis gjoja pėr tė blerė ilaēe. Pas ikjes sė dyshimtė tė atij personi qė sot gjendet nė Tiranė, vėllai im Sabaudini e ndėrroi itinerarin e lundrimit dhe zbarkoi nė njė vėnd tjetėr pėr t'ju shmangur kurtheve tė Sigurimit". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 67-vjeēari Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrėsit, i cili rrėfen gjithė historinė e bandės sė famėshme e njohur me emrin "Xhevdet Mustafa", ku i vėllai i tij Sabaudin Haznedari ishte kapua i saj.

    Po kush ishte Sabaudin Haznedari, cila ėshtė e kaluara e tij dhe nė ēfarė funksioni u caktua ai pas mbarimit tė Luftės? Cila ishte pėrplasja e tij me krerėt e lartė tė Partisė Komuniste nė qytetin e tij vitin 1945 dhe pėrse ai u pėrjashtua nga Partia? Ku punoi Sabaudini deri nė vitin 1950-tė, kur dhe u arratis nga Shqipėria bashkė me shokun e tij Halit Bajramin, i cili nė atė kohė mbante funksionin e zv / Shefit tė Sigurimit nė Korpusin Ushtarak tė Qarkut tė Korēės? Kush ishte Halit Bajrami, qė kur njihej ai me Sabaudinin dhe si u arratisėn ata nga Shqipėria? Arratisja e Halit Bajramit, a ishte pėr qėllime politike pėr arsye se ai ishte pakėnaqur nga regjimi komunist, apo ajo ishte njė truk i Sigurimit tė Shtetit, i ideuar nga shefi i tij, Ministri i Punėve tė Brendshme Mehmet Shehu? Si e mėsoi familja Haznedari, lajmin e arratisjes sė Sabaudinit dhe ēfarė i thanė babait tė tij, Mahmudit, nė Ministrinė e Brendshme? Ku u vendosėn ata tė dy pasi ikėn nga Shqipėria dhe pėrse Halit Bajrami ngulte kėmbė qė ta merrte me vete Sabaudinin nė Zelandėn e Re? Ku jetuan Sabaudini dhe Haliti nga viti 1950-tė e deri nė vitin 1982 kur erdhėn nė Shqipėri dhe a i mbajėtėn ata lidhjet lidhjet e vjetra? Ēfarė ndodhi me familjet e tyre pas arratisjes dhe pėrse nuk u ngacmuan ato nga regjimi komunist? Si mundi Sabaudini tė lidhej me familjen e tij dhe kush ishte gruaja qė nė 1962-in ai e nisi nga Italia dhe u takua me bashkėshorten, djalin dhe gjithė njerėzit e shtėpisė sė tij nė qytetin e Durrėsit? Me cilin nga vėllezėrit e tij, arriti Sabaudini qė tė mbėnte lidhje tė fshehta dhe si krijoi ato? Kush e pėrhapi lajmin se Sabaudini kishte ardhur nė shtėpinė e tij nė Durrės dhe kishte marrė pjesė nė dasmėn e djalit dhe ēfarė i thanė Gafurr Haznedarit nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėme nė Tiranė kur ai shkoi pėr t'u interesuar pėr tė birin e Sabaudinit? Pėrse qė nė janarin e vitit 1982 Sigurimi i Shtetit shpėrndau tek agjentėt e tij, fotot e Sabaudin Haznedarit dhe si survejohej shtėpia e tij me shėrbim tė rregullt nė 24 orė? Cila ėshtė e vėrteta e krijimit tė bandės, cili ishte misioni i vėrtetė i saj qė do tė kryente nė Shqipėri, pėrse Sabaudini u bė kapua i saj dhe cili ishte shqiptari qė takoi ai nė qytetin e Shkupit ku dhe i deklaroi atentatin qė do kryente ndaj Enver Hoxhės? Nė ēfarė shtetesh shkoi Sabaudini pėr tė rekrutuar anėtarėt e bandės me tė cilėt do vinte nė Shqipėri, si u njoh ai me Xhevdet Mustafėn dhe pėrse pranoi qė nė rradhėt e saj tė bėnte pjesė dhe Halit Bajrami, pėr tė cilin ai kishte dijeni qė punonte dhe i shėrbente Sigurimit tė Shtetit? Cili ishte personi i pestė qė u stėrvit bashkė me bandėn pėr tė ardhur nė Shqipėri, si u shkėput ai nga shokėt e tij pak ēaste para se tė imbarkoheshin nė motoskafin qė do tė lundronte drejt Shqipėrisė dhe pėrse Sabaudini e ndėrroi destinacionin e vėndit tė zbarkimit? Si u diktua banda nė Rrogozhinė dhe si ėshtė e vėrteta e vrasjes sė Sabaudinit nė bunkerin ku ishte futur? Ēfarė ndodhi me familjet Haznedari, Mustafa dhe Bajrami, nė 27 shtatorin e vitit 1982 dhe pėrse pėr motrėn e Halit Bajramit, u dha urdhėr dhe shkoi pėrsėri nė vėndin e punės qė kishte pasur? Kush ishin tre personat qė varrosėn Xhevdet Mustafėn e Sabaudin Haznedarin nė pyllin e Linzės dhe ēfarė i thanė ata Gafurrit nė vitin 1993 kur shkuan pėr tė gjetur eshtrat e tyre? Ēfarė u shkruajt nė letrėn qė iu dėrgua Halit Bajramit nė vitin 1993 nė Zelandėn e Re dhe pėrse ai nuk kthehet akoma nė Shqipėri? Lidhur me kėto mistere e fakte tė tjera nga historia e asaj qė njihet si "Banda Xhevdet Mustafa", na njeh pėr herė tė parė me dėshminė e tij ekskluzive pėr "Gazetėn", 67-vjeēari Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrėsit, i cili ėshtė dhe vėllai i vetėm qė mbajti lidhje tė fshehta me Sabaudinin, kapon e grupit komando qė kishte marrė pėrsipėr atentatin ndaj udhėheqėsit komunist tė Shqipėrisė, Enver Hoxhės.

    Zoti Gafurr, pas mbarimit tė Luftės, me ēfarė pune u mor vėllai juaj Sabaudini?
    "Vėllai ynė i madh, Sabaudini, nga Lufta doli oficer me gradėn e togerit dhe menjėherė ai u caktua me funksionin e Kryetarit tė Kėshillit Nac-Ēlirimtar pėr Lagjen "Varosh" i poshtėm, qė nė atė kohė pėrmblidhte gjysmėn e qytetit tė Durrėsit".

    Sa kohė u mor Sabaudini me atė punė nė Durrės?
    "Nė atė detyrė Sabaudini nuk punoi pėr shumė kohė sepse nė vitin 1945 atė e hoqėn qė andej dhe e pėrjashtuan nga Partia".

    Pėr ēfarė arsyesh ndodhi ajo gjė?
    "Atė vit nė qytetin e Durrėsit u zhvilluan zgjedhjet pėr nė forumet drejtuese tė pushtetit vendor tė qytetit dhe njė pjesė e madhe komunistėve kryesorė qė ishin shumė tė njohur qė nga koha e Luftės, si Skėnder Ēela, Drita Malile, Hysen Ballhysa, Mark Toēi etj, kundėrshtuan kandidaturat qė kishte dėrguar Komiteti Qėndror i Partisė Komuniste nga Tirana.


    Nesėr do tė lexoni:

    - Ku punoi Sabaudin Haznedari deri nė vitin 1950-tė dhe ēfarė thoshte ai pėr Enver Hoxhėn dhe regjimin e tij? Pėrse u zhgėnjye ai nga ideali komunist dhe cilat ishin debatet me vėllanė e tij Eminin dhe ēfarė i kėrkonte ai qė vazhdonte tė ishte komunist?
    - Si u lidh Sabaudini me Halit Bajramin, zv / Shefin e Sigurimit tė Korpusit tė Korēės, qė kur njiheshin ata dhe ēfarė bisedonin nė Plazhin e Durrėsit, ku Haliti erdhi dy herė me pushime?
    - Si u arratisėn ata nga Shqipėria dhe nė cilėn Shtėpi Pushimi vajtėn pėr tė humbur gjurmėt? Arratisja e Halitit, ai ishte pėr qėllime politike pėr shkak se ai ishte i pakėnaqur nga regjimi komunist, apo ajo ishte lojė e truk i Sigurimit, e ideuar nga Shefi i tij, Mehmet Shehu?


    ........
    Haznedarėt, qė Sulejman Pitarka u kushtoi dramėn "Familja e peshkatarit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Origjina e herėshme e familjes sė njohur durrsake Haznedari prej nga rrjedh dhe Sabaudin Haznedari, ėshtė nga Dibra e Madhe, apo mė saktė nga fshati Prilep i Manastirit. Gjyshi i Sabaudinit ėshtė quajtur Vesaf Haznedari dhe ėshtė njohur nė tė gjithė Prefekturėn e Dibrės sė Madhe si nip i Sulltan Hamitit. Djali i Vesafit, Mahmudi, qė njėkohėsisht ėshtė edhe babai i Sabaudinit, ka lindur mė 15 shtator tė vitit 1887 nė Prilep tė Manastirit ku dhe ėshtė shkolluar fillimisht nė njė Mejtep e mė pas nė Medrese. Aty nga viti 1927, Mahmud Haznedari me gjithė familjen e tij u shpėrngul nga qyteti i Manastirit dhe erdhi e u vendos nė Tiranė, pėr shkak tė dėnimit me vdekje qė i ishte dhėnė nė mungesė nga njė gjykatė sllave i cilėsuar si irredentist. Pasi qėndroi pėr dy vjet nė Tiranė, Mahmud Haznedari me familjen e tij u shvendos qė andej dhe shkoi nė qytetin e Durrėsit, ku pėr disa kohė jetoi si qeraxhi nė njė banesė afėr Torrės sė Kalasė. Mė pas ai bleu njė copė tokė nė bregdet, nė vėndin qė edhe sot durrsakėt e njohin si "Tokat e batallėkut". Nė atė tokė qė ia bleu Zija Kodrės, Mahmudi ngriti njė kasolle nė bregdet dhe pėr gjithė natėn i vuri ēatinė nė mėnyrė qė tė nesėrmen tė mos ia prishte policia bashkiake. Mė pas ajo barangė e ngritur nė bregdet, tė cilėn Mahmudi e mbushi me dhe rreth e rreth, u njoh dhe u quajt nga durrsakėt si "Kasollja e peshkatarit". Nė ato toka tė "batallėkut" ngjitur me familjen Haznedari, asokohe banonte dhe familja e Sulejman Pitarkės, (shkrimtarit dhe aktorit tė famshėm) qė disa vjet mė pas mori shkas dhe shkroi dramėn e njohur "Familja e peshkatarit", e cila u dedikohet tėrsisht Haznedarėve. Plaku i asaj familje, Mahmudi me bashkėshorten e tij. Lutfijen, (Strazimiri) asokohe u bėnė me gjashtė fėmijė dhe mė i madhi i tyre ishte Sabaudini qė kishte lindur nė vitin 1922. Pas tij vinin: Emini, Naimi, Abdurrahimi, Gafurri dhe Qerimi tė cilėt kishin diferencė moshe nga tre katėr vjet me njėri-tjetrin. Mė shtatė prill tė vitit 1939, nga 16 shtėpi qė jetonin nė tokat e Batallėkut, vetėm Mahmud Haznedari me djalin e tij tė madh 16-vjeēar, Sabaudinin, dolėn dhe i pritėn me pushkė ushtarėt italian qė po zbarkonin si pushtues nė bregdetin e Durrėsit. Po kėshtu edhe mė pas, gjatė viteve tė Luftės, ajo "kasolle e peshkatarit" u bė njė nga bazat e lėvizjes antifashiste, ku u strehuan dhe bėnin mbledhje shumė nga eksponentėt kryesorė tė Qarkorit komunist tė Durrėsit. Kjo gjė ndodhi pasi pėrveē plakut tė shtėpisė, Mahmudit, edhe tre djemtė e tij mė tė rritur, Sabaudini, Emini dhe Naimi u angazhuan me lėvizjen antifashiste duke hyrė edhe nė rradhėt e Partisė Komuniste. Nė vitin 1943 familja Haznedari u shpėrngul nga Durrėsi dhe erdhi nė Tiranė duke u vendosur nė njė banesė me qera nė Rrugėn e Kavajės tek furri i Lym Sharrės. Edhe kjo shtėpi ku u vendosėn Haznedarėt nė Tiranė, u kthye nė njė nga bazat e Luftės, pasi tre djemtė e saj, Sabaudini, Emini dhe Naimi 14-vjeēar kishin dalė partizanė. Emini, qė nė atė kohė ishte partizan nė ēetėn e Pezės, vinte nė shtėpi i veshur si fshatar dhe me gomarin e tij qė sillte dru gjoja pėr furrėn, merrte municion qė i jati i tij, Mahmudi, e blinte pėr partizanėt. Mė 16 nėntor tė vitit 1944, njė ditė para se gjermanėt tė largoheshin nga Tirana, ata dogjėn shtėpinė e Haznedarėve, pasi gjatė kontrollit qė bėnė, nė bodrumet e saj gjetėn trakte dhe komunikata tė komunistėve. Tė mbetur nė mes tė rrugės, tetė ditė mė vonė (mė 24 nėntor) familja Haznedari u shpėrngul pėrsėri pėr nė qytetin e Durrėsit dhe u vendos nė ish-kasollen e saj nė bregdet e cila ishte rrėnuar plotėsisht duke e filluar jetėn nga e para.

    ................
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    vazhdimi

    DOSSIER II

    Dėshmia e 67-vjeēarit Gafurr Haznedari lidhur me arratisjen misterioze nga Shqipėria tė vėllait tė tij Sabaudinit, me Halit Bajramin: "Ja si e kaluan kufirin nga Dardha e Korēės"

    "Ja pse u arratis Haznedari me Halit Bajramin, Shefin e Sigurimit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė familjes sė Sabaudin Haznedarit, origjina e sė cilės ėshtė nga Prilepi i Manastirit tė Prefekturės sė Dibrės sė Madhe. Babai i Sabaudinit, Mahmud Haznedari nė vitin 1927 u shpėrngul familjarisht qė andej pėr shkak se u dėnua nė mungesė i akuzuar si irredentist dhe fillimisht u vendos nė qytetin e Tiranės. Pasi qėndroi pėr dy vjet nė kryeqytet, ai u shpėrngul pėrsėri familjarisht dhe u vendos nė qytetin e Durrėsit ku banoi disa kohė me qera pranė Torrės sė Kalasė. Nga fillimi i viteve 30-tė ajo familje bleu njė tokė nė vėndin e quajtur "Tokat e batallėkut" ku ndėrtoi njė kasolle tė vogėl. Nė prillin e vitit 1939, Mahmud Haznedari me djalin e tij Sabaudinin, ishin tė vetmit nga 16 shtėpitė qė banonin nė atė zonė, qė luftuan dhe i pritėn me pushkė pushtuesit italianė. Po kėshtu gjatė viteve tė pushtimit nazi-fashist, Mahmud Haznedari e ktheu shtėpinė e tij nė njė bazė kryesore tė Luftės dhe tre djemtė, Sabaudini, Emini dhe Naimi 14-vjeēar, dolėn partizanė nė zonėn e Pezės. Ishte kjo arsyeja qė vite mė vonė shkrimtari dhe aktori i njohur Sulejman Pitarka, mori shkas e shkroi dramėn "Familja e peshkatarit", tė cilėn ia dedikoi asaj familje.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Kjo gjė nė atė kohė bėri zhurmė tė madhe deri nė Tiranė dhe pėr zgjidhjen e atij problemi u angazhuan krerėt mė tė lartė tė PKSH-sė , tė cilėt erdhėn disa herė nė Durrės pėr tė thyer tė pabindurit, ku bėnte pjesė dhe Sabaudini. Sekretari Politik i Qarkorit tė Durrėsit, Adil Ēarēani, nė atė kohė njoftoi Enver Hoxhėn lidhur me agravimin e situatės dhe ndėr shkaktarėt e saj tė cilėt ai i etiketonte si rebelė, bėnte pėrgjegjės edhe Sabaudinin".

    Ēfarė thuhej nė letrėn qė Adil Ēarēani i shkruante Enver Hoxhės?
    "Nė atė letėr nė mes tė tjerash, Adil Ēarēani nga pozita e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Qarkorit tė Durrėsit, shkruante: "Nė raportet qė ju kemi dėrguar, ju kemi shkruar vazhdimisht se nga antarėt e Partisė njė pjesė janė tė rinj dhe pa eksperinecė nė punė dhe njė pjesė tjetėr megjithėse tė vjetėr, janė me njė shimicė pakėnaqėsirash dhe pretendimesh. Kėta elementė tė vjetėr qė mė parė kanė qenė me punė tė mėdha, nuk ju pėlqen qė tė mos kenė prapė pozita tė mira dhe pėr kėtė ata mundohen duke pėrgatitur shokėt e tjerė tė flasin, jo kundra Partisė, por kundra shokėve qė Partija i ka vėnė nė krye tė punės. Kėta shokė siē e dini janė: Hysen Ballhysa, Skėnder Ēela, tė infektuar nga kėta Mark Toēi, Drita Malile, Semiha Ishmi, Sabaudin Haznedari, Petro Laku, Kudret Ballhysa etj. Kėta janė qė flasin mė hapur se ka dhe tė tjerė si Thoma Laku, Xhevit Topēiu, Teodor Rupi e Isuf Kurshimi".

    Pas kėsaj ēfarė ndodhi me Sabaudinin?
    Siē thashė dhe mė lart, Sabaudinin e shkarkuan nga Kryetar Kėshilli dhe e pėrjashtuan edhe nga Partia. Ky ishte dėnimi mė i lehtė, sepse shokėt e tij Hysen Ballysa e Drita Maile e ndonjė tjetėr i futėn nė burg, ndėrsa Skėnder Ēelėn dhe Mark Toēin i pushkatuan pa gjyq pak kohė mė vonė. Pėr tė gjitha kėto qė ju thashė, disponoj dokumenta arkivore dhe mund tė vij e t'i shoh kushdo".

    Pasi e pėrjashtuan nga Partia dhe e hoqėn si kryetar kėshilli, me ēfarė u mor Sabaudini?
    "Pasi e pėrjashtuan nga Partia dhe e shkarkuan nga funksionet qė kishte nė Kėshillin Nac-Ēlirim. tė Durrėsit, Sabaudini filloi punė si Shef-Llogarie nė Ndėrrmarjen e Ujrave tė qytetit tė Durrėsit".

    Pas pėrjashtimit nga Partia dhe Kėshilli, a ishte i pakėnaqur Sabaudini dhe a i shprehte me njeri pakėnaqėsitė e tij?
    "Qė nga dita qė atė e eleminuan nga ato funksione qė kishte, Sabudini ra nė njė dėshpėrim tė thellė. Nė parantezė desha tė them diēka pėr karakterin e tij. Ai ishte njė komunist idealist dhe nuk i duronte dot prapaskenat dhe poshtėristė qė bėnin nė atė kohė komunistėt brenda rradhėve tė tyre si dhe nė popull gjatė qeverisjes. Kur i shihte tė gjitha ato qė bėheshin, Sabaudini vinte dy duart nė kokė dhe thoshte: "Po pse, pėr kėto luftuam ne". Sabudini ishte i pezmatuar nga ideali komunist qė ai kishte pėrqafuar qė nė vitin 1942 dhe padyshim ajo gjė vinte dhe nga se atij nuk i ishte dhėnė vėndi qė i takonte, pasi kishte pasur njė kontribut jo tė vogėl gjatė Luftės. Me pak fjalė, Sabudini ishte shumė i pakėnaqur dhe shprehej se nuk e shihte tė realizuar idealin e Luftės pėr tė cilėn kishte luftuar"

    Me kė i bėnte kėto biseda Sabaudini atėhere, duke ditur se ato pėrbėnin rrezik, aq mė tepėr qė ai sapo ishte goditur nga Partia dhe flakur jashtė rradhėve tė saj?
    "Kėto biseda dhe debatet mė tė mėdha Sabaudini i bėnte brenda familjes me dy vėllezėrit mė tė vegjėl qė vazhdonin tė ishin nė Parti. Lidhur me kėtė pėrsėri desha t'ju them nė parantezė, a e mbani mėnd dramėn "Familja e peshkatarit", tė Sulejman Pitarkės, tė cilin ne e kemi pasur komshi, ngjitur me ne nė Tokat e Batallėkut. Spunton e asaj drame Sulejmani e ka marrė nga familja jonė, deri tek titulli qė lidhet me shtėpinė tonė qė quhej "Kasollja e peshkatarit". E vetmja gjė qė ka ndryshuar Pitarka, ėshtė zhvendosja e ngjarjes nė kohė, pra ato debate brenda familjes sonė me Sabaudinin, tė cilin nė dramė ai e ka quajtur Selim, nuk janė bėrė gjatė kohės sė Luftės, por pas sajė kur Sabaudinin e pėrjashtuan nga Partia. Pra vetėm ky ėshtė ndryshim".

    "Me cilin nga vėllezėrit Sabaudini kishte konflikte dhe debate mė tė ashpėra?
    "Konfliktet dhe debatet mė tė ashpėra, Sabaudini i kishte me vėllanė e dytė, Eminin, i cili nė atė kohė ishte komunist fanatik dhe nuk lėshonte pe nė vijėn e Partisė qė ndiqte Enver Hoxha. Qė nga koha qė Sabaudinin e pėrjashtuan nga Partia e deri nė gushtin e vitit 1950-tė kur ai u arratis nga Shqipėria, nė familjen tonė nuk pushuan kurrė debatet dhe konfliktet nė mes Sabaudinit dhe Eminit".

    Pėrse vinin kėto konflikte e debate dhe ēfarė i kėrkonte Emini, Sabaudinit?
    "Sherret dhe konfliktet nė shtėpinė tonė nė mes Sabaudinit dhe Eminit, e kishin piknisjen dhe zanafillėn nė idealet e tyre, pra nė problemet e politikės. Sabaudini ishte shumė liberal dhe siē thashė mė sipėr komunist idealist. Ndėrsa e kundėrta qėndronte me Eminin i cili ishte shumė fanatik. Kėshtu qė ata tė dy nuk pėrputheshin asgjėkundi nė mendimet e tyre. Por ndonėse po flas pėr dy vėllezėrit e mi, nuk mund tė rri pa thėnė tė vėrtetėn. Desha tė theksoj dhe kjo ėshtė e vėrteta, se ishte Emini ai qė i shkaktonte sherret dhe konfliktet, duke i kėrkuar Sabaudinit qė tė hiqte dorė nga mendimet e tija dhe tė bėnte lutje pėr t'u futur pėrsėri nė Parti".

    Po Sabaudini nuk ishte dakort me ato qė i kėrkonte Emini?
    "Jo vetėm qė nuk ishte dakort, por ai nuk mund t'i duronte dot ato qė thoshte ai. Dhe kjo gjė, pra sherret qė bėnte Emini me tė, ia nxinė jetėn dhe ja bėnė tė padurueshėm qėndrimin nė shtėpi".

    Si e zgjidhi Sabaudini kėtė gjė?
    "Duke qenė nė atė gjėndje krejt tė padurueshme, nė 14 gusht tė vitit 1950-tė, Sabaudini u arratis nga Shqipėria?

    Si ndodhi kjo dhe si u bė e mundur arratisja e tij?
    "Nė atė kohė, pra kur Sabaudini ishte nė kulmin dėshpėrimit tė tij, ai u takua me njė ish shokun e tij tė vjetėr qė nga koha e fėmijrisė dhe e Luftės, Halit Bajramin dhe me tė bėri planet e u arratisėn tė dy".

    Nga ishte Halit Bajrami dhe ēfarė detyre kishte nė atė kohė?
    "Halit Bajrami me sa di unė ėshtė me origjinė nga Tivari, por ai kishte lindur nė Durrės dhe familja e tij nė mos gaboj nė atė kohė banonte nė Shkozet. Halit Bajrami siē thashė kishte qenė partizan dhe nga Lufta mė duket se kishte dalė me gradėn e aspirantit apo togerit, nuk e di mirė kėtė gjė. Nė atė kohė qė Sabudini u takua me Halitin, ai mbante detyrėn e zv / Shefit tė Sigurimit pėr Korpusin a Divizionin e Korēės".

    Po ku takoheshin ata, kur Halit Bajrami ishte me punė nė Korēė?
    "Nė atė kohė vėrtet Halit Bajrami ishte me punė nė Divizionin e Korēės, por ai vinte me pushime nė Plazhin e Durrėsit dhe aty u takua me Sabaudinin. Pėr herė tė parė Haliti erdhi me pushime nė Plazhin e Durrėsit nė verėn e vitit 1949 dhe ai ishte takimi i parė mes tyre. Nė atė takim siduket ata bėnė planet qė tė arratiseshin mė vonė. Pas asaj, Halit Bajrami erdhi pėrsėri verėn tjetėr me pushime nė Plazhin e Durrėsit nė korrikun e vitit 1950-tė dhe pėrsėri Sabaudini shkoi dhe e takoi. Siē duket aty vendosėn qė tė arratiseshin, gjė tė cilėn ata e realizuan nė 14 gusht tė atij viti".

    Si dhe nga u arratisėn ata tė dy?
    "Mbasi Halit Bajrami erdhi pėr herė tė dytė nė Plazhin e Durrėsit, ai u takua me Sabaudinin dhe sė bashku qėndruan pėr tre katėr ditė duke biseduar nga mėngjezi nė darkė. Ato ditė ata vendosėn qė tė arratiseshin dhe pėr tė humbur gjurmėt porsa mbaruan pushimet nė Durrės, morėn fleta kampi dhe shkuan pėr pushime nė Shtėpinė e Pushimit tė Dardhės nė Korēė. Nė atė Shtėpi Pushimi ata qėndruan tre katėr ditė dhe mė pas u arratisėn pa ndonjė problem, sepse Haliti e njihte mirė atė vėnd ku shėrbente si zv / Shef Sigurimi pėr Divizionin e Korēės".

    Kur dhe si e mėsuat ju nė familje arratisjen e Sabaudinit?
    "Nė atė kohė qė Sabaudini u arratis nga Shqipėria, ai la nė shtėpi bashkėshorten e tij me djalin e vogėl, Skėnderin, qė ishte disa muajsh. Pra desha tė them se ai vendim pėr t'u arratisur nuk ka qenė i lehtė pėr tė, por dėshpėrimi i tij nga sherret nė familje kishte arritur kulmin. Ne nė familje u bėmė merak sepse Sabudini nuk po vinte nė shtėpi dhe ajo gjė nuk kishte ndodhur kurrė me tė. Dini ishte njė prind dhe familjar i rregullt e nuk kishte ndodhur tė mungonte me ditė pa ardhur nė shtėpi. Nisur nga kjo babai, Mahmudi, shkoi nė Tiranė pėr t'u interesuar nė Ministrinė e Brendshme".

    Ēfarė i thanė babait nė Ministrinė e Brendshme pėr Sabaudinin?
    "Atje i thanė se Sabaudini ishte arratisur nga Shqipėria dhe asgjė mė tepėr. Pas kėsaj babai erdhi nė shtėpi dhe na dha lajmin qė na tronditi pa masė, sidomos dy vėllezėrit, Emini dhe Naimi qė ishin tė dy komunistė dhe me punė me pėrgjegjėsi".

    Pas arratisjes sė Sabaudinit, ēfarė masash dhe ēfarė qėndrimi mori dhe mbajti shteti ndaj familjes suaj?
    "Pas arratisejs sė Dinit, nė fillim ne nuk na ngacmuan. Por ajo ishte e pėrkohshme dhe masat nda familjes sonė filluan gradualisht. Si fillim na hoqėn nga puna tė tre vėllezėrit qė punonim nė Portin Detar. Unė dhe vėllai i katėrt, Abdurrahimi, nė atė kohė punonim si saldator nė Port, ndėrsa vėllai tjetėr Naimi, qė ishte i treti nga vėllezėrit, nė atė kohė ishte Drejtor i Hozrashotit po nė Port. Pasi na hoqėn tė tre nga Porti, Naimin e ēuan shef-furnizimi nė njė Kooperativė Bujqėsore, kurse unė dhe Abdurrahimi gjetėm punė vetė po si saldator, pasi na e kishin nevojėn se na konsideronin si mjeshtra nė zanatin tonė".

    Po Naimin, e pėrjashtuan nga Partia?
    "Megjithėse Naimin e hoqėn nga Porti ku ishte drejtor, atė nuk e pėrjashtuan nga Partia, por vazhdimisht nė mbledhjet e organizatės ku bėnte jetėn e Partisė, atij ia pėrmėndnin gjithmonė se kishte njė vėlla tė arratisur".

    Tė kthehemi pėrsėri tek arratisja e Sabaudinit dhe e Halit Bajramit. Si e mendoni arratisjen e tyre, a ishte ajo njė truk i Sigurimit apo ajo erdhi nga qė ata ishin tė pakėnaqur nga regjimi komunist. Ėshtė thėnė se Haliti u arratis nga qė pati njė konflikt me shefin e tij Mehmet Shehun dhe nga frika se mos e arrestonte, ai u detyrua dhe iku. Si e shpjegoni kėtė si pėr Sabaudinin ashtu dhe pėr Halitin?
    "Po e nis shpjegimin tim nga Halit Bajrami. Dihet se Haliti ishte zv / Shef Sigurimi dhe arratisja e tij ishte njė truk i Sigurimit tė Shtetit. Kjo shpjegohet dhe me deduksion llogjik, po tė shohim se si u zhvilluan ngjarjet mė vonė. Pra, po tė kemi parasysh se Halit Bajrami i shėrbeu gjithė jetėn Sigurimit. Por pėr kėtė do tė flas mė poshtė. Ndėrsa ndryshe qėndron preoblemi me Sabaudinin, megjithse ata tė dy u arratisėn bashkė".

    Nuk e shihni pak kontradiktore arratisjen e Sabaudinit me Halit Bajramin qė ishte i Sigurimit dhe u nis me mision jashtė Shqipėrisė?
    "Nė pamje tė parė ashtu ėshtė siē thoni ju, por po tė shohėsh se si rrodhėn ngjarjet mė vonė, del se Sabaudini jo vetėm qė nuk kishte asnjė lidhje me Sigurimin, por pėrkundrazi ishte dhe mbeti njė armik i betuar i regjimit komunist tė Enver Hoxhės, gjė tė cilėn do t'jua argumentoj me fakte konkrete mė poshtė".

    Kur qėndron kėshtu problemi, me pak fjalė si e shpjegoni arratisjen e tė dyve?
    "Pėr kėtė gjė mund t'u them shumė versione qė ju me tė drejtė mund t'i quani hipoteza, prandaj unė ju them se po ju rendis fakte konkrete qė Sabaudini e tradhėtoi idealin e tij tė rinisė dhe u bė njė antikomunist i betuar. Kėtė nuk e them vetėm unė, por ėshtė fakt i pamohueshėm se e tregoi mėsėmiri edhe fundi i tij".


    Nesėr do tė lexoni:

    - Ku u vendosėn Sabaudin Haznedari me Halit Bajramin pas arratisjes nga Shqipėria dhe pėrse Haliti ngulte kėmbė qė ta merrte me vete Sabaudinin nė Zelandėn e Re? Kush ishte Halil Krestiēiler qė i strehoi ata pas arratisjes nga Shqipėria? Cili ishte personi qė e mbajti Halit Bajramin nė shtėpinė e tij nė njė shtet fqinjė me Shqipėrinė dhe pėrse e pėrzuri mė pas atė?
    - Ku u vendos mė pas Halit Bajrami dhe pėrse nė shtetin ku ai qėndroi dhe vazhdon tė jetoi akoma, konsiderohet si ēerdhja e agjentėve tė Zbulimit Shqiptar? Kush ishin ata agjentė qė qėndruan atje pėr shumė kohė dhe pas viteve 1990-tė u kthyen nė Shqipėri ku jetojnė akoma?
    - Si i krijoi dhe i mbajti Sabaudini lidhjet e fshehta me njėrin nga vėllezėrit e tij dhe cila ishte gruaja qė ai e dėrgoi nga Italia nė 1962-in nė shtėpinė e tij nė Durrės? Pėrse dy vėllezėrit e tij vazhduan tė ishin antarė Partie dhe me punė me pėrgjegjėsi?

    ....nga gazeta shqiptare......
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    vazhdimi


    ...................

    DOSSIER III

    Dėshmia e Gafurr Haznedarit: "Si i mbajta lidhjet e fshehta me Sabaudinin. Halit Krestiēiler i mori Halitin dhe Sabaudinin nga Greqia nė shtėpinė e tij nė Stamboll"

    Haznedari: "Baza sekrete e Sigurimit nė Zelandėn e Re"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me eleminimin e Sabaudin Haznedarit si antar i Partisė dhe Kryetar i Kėshillit Nac-Ēlirimtar pėr Lagjen "Varosh"i poshtėm qė pėrmblidhte gjysmėn e Durrėsit. Sipas dokumenteve arkivore, eleminimi i tij u bė nė vitin 1945 pas letrės qė Sekretari Politik i Qarkorit tė Durrėsit, Adil Ēarēani i dėrgoi Enver Hoxhės. Nė atė letėr ai e konsideronte Sabaudinin si njė person qė nxiste antarėt e Partisė qė tė flisin kundėr shokėve tė tjerė qė kishte caktuar Partia atje. Pas pėrjashtimit nga Partia, Sabudin Haznedari ra nė dėshmėprim tė thellė dhe ishte i pakėnaqur pėr vėndin qė i kishin dhėnė si shef-llogaria nė Ndėrrmarjen e Ujrave, pasi ai kishte pasur njė kontribut jo tė vogėl nė Luftė. Si rezultat i kėsaj ai pati konflikte tė ashpėra me vėllanė e ti mė tė vogėl Eminin, qė ishte antar Partie. Si rezultat i atyre debateve qė iu bėnė tė padurueshme, ai u arratis nga Shqipėria nė 14 gusht tė vitit 1950-tė, sė bashku me shokun e tij tė fėmijėrisė e tė Luftės, Halit Bajramin, i cili nė atė kohė ishte zv / Shef Sigurimi i Divizionit tė Korēės.

    (vijon nga numri i kaluar)

    A mund tė na thoni ndonjė nga versionet e mundshme lidhur me arratisjen e Sabaudinit?
    "Njė nga versionet qė mendoj se ėshtė dhe mė afėr sė vėrtetės ėshtė ky: Gjatė kohės qė Sabudini ėshtė takuar me Halit Bajramin, si shok fėmijėrie dhe lufte qė e kishte, i ka shprehur atij pakėnaqėsitė lidhur me qėndrimin qė po mbante Partia ndaj tij dhe i ka kėrkuar mendim pėr njė arratisje tė mundshme. Pas takimit tė parė, si njeri i Sigurimit, Haliti e ka raportuar tek eprorėt e tij tė cilėt i kanė thėnė qė t'ia mbėshteste mendimet dhe tė arratiseshin bashkė. Njėrzve tė Sigurimit nuk u ka interesuar aspak arrestimi dhe dėnimi i Sabaudinit, por ata kanė qenė mė tė interesuar qė ai tė arratisej dhe kur tė dilte jashtė, nėpėrmjet Halitit ta kishin nėn kontroll pėr tė parė dhe zbuluar tė gjithė personat e mundshėm antikomunistė me tė cilėt mund tė takohej dhe tė kishte lidhje. Kėtė gjė ata e kanė bėrė duke pasur shpresa se si-ish komunist, Sabaudini mund t'ju shėrbente pėrsėri. Pra arratisjen e Sabaudinit indirekt e kanė nxitur vetė njerzit e Sigurimit pėr qėllimet e tyre".

    Pas arratisej nga Shqipėria, ku u vendosėn Sabaudini me Halit Bajramin?
    "Pasi kaluan kufirin dhe ikėn nga Shqipėria, Sabudini me Halit Bajramin u kapėn nga forcat greke tė kufirit dhe u dėrguan nė njė kamp refugjatėsh, diku nė afėrsi tė asaj zone kufitare?

    Sa u mbajtėn ata tė dy nė atė kamp dhe ku ndodhej ai?
    "Nė atė kamp refugjatėsh qė nuk mund ta them me saktėsi se ku ndodhej, ata nuk u mbajtėn shumė pėr arsye se ata kėrkuan dhe u lejuan qė tė iknin nga kampi e tė shkonin nė Stamboll tek njė kushėriri ynė i cili u bėri dhe garancinė pėr t'i marrė qė andej".

    Si quhej kushėriri juaj dhe si ndodhej atje ?
    "Kushėriri ynė quhej Halit Krestiēiler dhe ishte djali i hallės sonė, motrės sė babait, Mahmudit. Halla jonė banonte prej vitesh nė Stamboll, pasi ishte martuar atje me njė turk, qė nga koha kur familja jonė ishte shpėrngulur nga Prilepi i Manastirit".

    Sa kohė qėndruan Sabaudini me Halit Bajramin nė Stamboll dhe ku shkuan mė pas?
    "Sabaudini me Halitin tek shtėpia e djalit tė hallės sonė nė Stamboll nuk qėndruan shumė, sepse pak kohė pasi shkuan atje, ata nisėn sherret e debatet nė mes tyre. Kjo erdhi pasi Haliti ngulte kėmbė qė ta merrte Sabudinin me vete nė Zelandėn e Re".

    Pėrse kėrkonte Haliti qė tė shkonte nė Zelandėn e Re?
    "Halit Bajrami kėrkonte qė tė shkonte nė Zelandėn e Re, sepse ashtu ishte misioni i tij qė ia kishte ngarkuar Sigurimi i Shtetit. Nė atė kohė, por edhe mė vonė Zelanda e Re ka shėrbyer si strofull apo ēerdhe e sigurtė e agjentėve tė Zbulimit Shqiptar".

    Nga e dini dhe si e faktoni kėtė gjė?
    "Kėtė e di shumė mirė dhe po jua argumentoj me fakte konkrete. E para ėshtė se Halit Bajrami u vendos nė Zelandėn e Re dhe atje ka jetuar e vazhdon tė jetojė akoma dhe sot. Po kėshtu nė atė vėnd tė largėt tė Azisė kanė shkuar dhe kanė jetuar edhe shumė agjentė tė tjerė tė Sigurimit tė Shtetit Shqiptar, tė cilat pas viteve '90-tė janė kthyer dhe kanė ardhur nė Shqipėri, por pėr kėta do tė flas mė poshtė se kush janė ata".

    Pas debateve qė patėn Sabaudini me Halit Bajramin nė Stamboll ku shkuan ata?
    "Pasi Sabaudini nuk pranoi qė tė shkonte me Halitin nė Zelandėn e Re, ai e bindi Halitin qė tė mos largoheshin shumė nga Shqipėria dhe qė tė dy ikėn nga Stambolli dhe erdhėn nė Itali".

    Pėrse Sabaudini nuk donte tė largohej shumė nga Shqipėria dhe ku u vendosėn nė Itali?
    "Sabaudini nuk kishte dėshirė qė tė largohej shumė nga Shqipėria dhe njėkohėsisht edhe tė mos e largonte vėmėndjen prej saj, pėr arsye se ai kishte shpresa pėr t'u kthyer pėrsėri njė ditė pranė familjes, pasi mendonte nė njė rrėzim tė mundshėm tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Kėtė gjė ai ia kishte thėnė njė shqiptari nga fshati Gallatė i Laēit tė Kurbinit nė kampin e Greqisė. Ky njeri pėr tė cilin do flas mė poshtė, u riatdhesua pėrsėri dhe kėtė gjė ma tha mua kur erdhi nė shtėpinė tonė".

    Ku u vendosėn Sabaudini me Halitin kur shkuan nė Itali?
    "Pasi Sabaudini nuk pranoi qė tė shkonte me Halitin nė Zelandėn e Re, edhe Haliti ndėrroi mėndjen dhe bashkė me Sabaudinin shkuan nė Itali. Kur mbėrritėn nė Itali, ata tė dy u ndanė. Halit Bajrami shkoi nė Siēili ku kishte njė motėr tė tijėn qė ishte vendosur aty qė nga koha e Luftės kur ishte e martuar me njė oficer italian qė kishte qenė nė Shqipėri. Gjatė kohės sė luftės, pėr arsye propagandistike, Duēja kishte nxjerrė njė ligj pėr ata oficerė italianė qė do tė martoheshin me vajza shqiptare, do t'i kthente nė Itali. Kėshtu qė nė atė kohė shumė oficerė italianė pėr t'i shpėtuar luftės u martuan me vajza shqiptare dhe njė nga ato ishte dhe motra e Halit Bajramit. Ndėrsa Haliti u vendos tek shėtpia e kunatit tė tij, Sabaudini shkoi dhe u vendos me banim nė qytetin e Foxhias".

    Sa kohė qėndruan ata nė Itali?
    "Haliti nuk qėndroi shumė nė Itali, sepse pas nėntė muajsh, kunati i tij e pėrzuri nga shtėpia sepse ai nuk punonte fare dhe iu bė barrė familjes sė tij. Pas kėsaj Haliti iku nga Italia nė Zelandėn e Re, sepse atje e kishin nisur me mision shefat e tij, ndėrsa Sabaudini u vendos pėrfundimisht me banim nė Itali.

    Si hytė nė lidhje me Sabaudinin pas arratisjes sė tij nga Shqipėria?
    "Pėr vendosjen e Sabaudinit nė Itali, ne e mėsuam pas disa kohėsh sepse ai na dėrgoi njė letėr me postė nė shtėpi. Ndėrsa lidhjet me tė me anė tė letrave nga tė pesė vėllezėrit, i mbajta vetėm unė pėr vite me rradhė".

    A ishit tė sigurtė qė ajo letėr ishte e Sabaudinit dhe jo ndonjė truk i Sigurimit, e pasi e morėt atė a iu pėrgjigjėt?
    "Qė ajo letėr ishte e vėllait tonė Sabudinit, ne nuk dyshuam fare sepse e njihnim mirė shkrimin e tij. Ne nuk i kthyem pėrgjigjie nė fillim letrės sė tij, por atė gjė e vėrtetuam edhe mė pas, sepse nė vitin 1962 nė shtėpinė tonė erdhi njė njeri nga Italia tė cilin e kishte dėrguar Sabaudini".

    Kush ishte ky person, si erdhi tek ju dhe ēfarė u tha pėr Sabaudinin?
    "Nė shtėpinė tonė nė Durrės nė vitin 1962 erdhi e trokiti njė grua, e cila na tha se kishte njė porosi pėr tė na dhėnė. Ne e futėm brenda dhe ajo na tha se vinte nga Italia dhe kishte porosi nga Sabaudini qė tė takohej me tė gjithė pjestarėt e familjes dhe mos kthehej nė Itali pa e parė djalin e tij Skėnderin". Ajo ishte shqiptare me origjinė nga Korēa dhe banonte nė Itali qė nga viti 1942 kur ishte martuar me njė oficer italian i cili kishte vdekur mė pas. Ajo na tha se Sabaudinin e kishte njohur rastėsisht dhe ai ishte i vetmi shqiptar qė ajo kishte njohur nė Itali. Gjatė bisedave me Sabudinin ajo i kishte thėnė se po bėnte dokumentat qė tė vinte pėr vizitė tek njerzit e saj nė Korēė dhe Sabaudini e kishte ndihmuar duke i gjetur avokatė pėr t'i plotėsuar dokumentet qė i kėrkonin nė ambasadėn shqiptare tė Italisė dhe gjithėshka kishte nevojė. Nė kėmbim tė ndihmės qė Sabaudini i kishte dhėnė asaj, i kishte kėrkuar qė tė vinte nė shtėpinė tonė pėr tė na takuar dhe tė na jepte tė falat e tij dhe si porosi kryesore tė shihte djalin e tij tė vogėl, Skėnderin, qė atėhere ishte 12 vjeē. Kur erdhi ajo nė shtėpi, Skėnderi ishte i shtruar nė spital, por ajo nguli kėmbė se s'ikte pa e parė. Kėshtu unė u detyrova e mora njė taksi dhe shokva e mora nė spital dhe me pizhame ia solla nė shtėpi. Atė ditė sapo pa djalin ajo iku nga shtėpia dhe u nis pėr Korēė tek njerzit e saj".

    A e besuat qė atė grua e kishte dėrguar vėrtet Sabaudini dhe a e takuat pėrsėri atė?
    "Qė tė nesėrmen e ikjes sė saj pėr nė Korēė, unė vendosa qė tė shkoja e ta takoja e tė bisedoja me tė vetėm pėr vetėm, pasi nė shtėpinė tonė nuk mund ta pyesja pėr shumė gjėra nė praninė e vėllezėrve tė tjerrė. Jo se unė nuk e besova se atė e kishte dėrguar Sabaudini, por kisha dėshirė qė tė mėsoja diēka mė shumė pėr Sabaudinin. Pa ju thėnė gjė njerzve tė familjes qė tė nesrėmen u nisa pėr Korēė dhe ajo u habit kur mė takoi nė njė nga rrugėt kryesore tė qytetit. Pasi i dhashė disa porosi gojarisht pėr Sabaudinin, i kėrkova qė kur tė kthehej nė Itali t'i thoshte qė tė mė bėnte vetėm mua njė lajmėthirrje pėr tė biseduar nė telefon. Me kėtė gjė unė desha tė sigurohesha se po tė mė vinte lajmėthirrja, ishte e vėrtetė qė atė e kishte dėrguar Sabaudini nė shtėpinė tonė".

    A ju erdhi lajmėthirrja nga Sabaudini dhe a folėt nė telefon me tė?
    "Pas disa ditėsh mua mė erdhi lajmėthirrja nga Italia prej Sabaudinit nė atė adresė qė ai na kishte dėrguar letrėn e parė. Ajo gjė mė gėzoi pa masė, por pėr tė folur nuk fola sepse nuk mė lidhi njeri. Kur shkova nė Postė mė thanė tė prisja se nuk punonte linja dhe kur ikėm ne na thanė se ai kishte dalė mė vonė por nuk kishim qenė ne atje. Kuptohet se ato ishin lojra qė punonjėsit e Postės i bėnin sipas porosive qė kishin nga njerzit e Sigurimit".

    Po pas kėsaj a mundėt tė krijonit lidhje me Sabaudinin?
    "Pasi nuk arritėm tė komunikonim dot me telefon me Sabudinin, sipas lajmėthirrjes qė ai na kishte bėrė, unė vendosa dhe i shkruajta atij letėrn e parė sipas adresės qė na kishte ardhur me letrėn e tij tė parė".

    Ēfarė i shkruat nė atė letėr dhe a morėt pėrgjigjie prej tij?
    "Duke e ditur se korespodenca me jashtė ishte nėn kontrollin e Sigurimit tė Shtetit, unė pėrdora njė metodė nė mėnyrė qė letrat tė mos bllokoheshin prej tyre. Kėshtu nė fillim tė letrės sė parė qė i dėrgova, i shkruaja shumė ashpėr duke i thėnė: "Sabaudin, kthehu nė Shqipėri sepse ti nuk ke ēfar bėn nė atė vėnd. Habitem se si tė mbajnė akoma italianėt kur ti e ke pritur dhe i ke luftuar me pushkė nė dorė gjatė luftės. Tė kesh besim se kur tė kthehesh, Partia dhe shoku Enver do tė gjykojnė drejt dhe do ta falin gabimin e bėrė". Pas kėsaj i shkruaja pėr njerzit e shtėpisė duke i thėnė se ata ishin shumė mirė dhe mezi e prisnin kthimin e tij nė Shqipėri. Por Sabaudini e dinte se ato fjalė unė nuk i kisha nga zemra, sepse mendimin tim ia kisha pėrcjellė gojarisht me anė tė asaj gruas korēare qė na dėrgoi ai nga Italia. Kjo metodė qė pėrdora unė nė letrat qė i dėrgoja doli me sukses, sepse pas letrės sė parė ai mė ktheu pėrgjigjie".

    Sa letra keni shkėmbyer me Sabaudinin dhe pėrveē jush, vėllezėrit e tjerė a i shkruanin atij?
    "Unė kam marrė nga Sabaudini rreth 20 letra tė cilat i pata ruajtur deri vonė nė shtatorin e vitit 1982 kur mė sekuestruan shtėpinė dhe m'i morėn tė gjitha. Ndėrsa pėr sa i pėrket vėllezėrve tė tjerė ata nuk patėn asnjė lloj korespodence me Sabaudinin, sepse si Emini ashtu dhe Naimi ishin antarė Partie dhe Drejtorė Ndėrrmarjesh. Kuptohet se ata nuk mund dhe nuk kishin dėshirė tė rrezikonin veten duke pasur korespodencė me Sabaudinin".

    "Po babai, Mahmudi, ēfarė qėndrimi mbante ndaj tij?
    "Mahmudi deri sa ishte gjallė e kishte gozhdė nė zėmėr mungesėn e Sabaudinit, se e kishte pasur krahė nė familje dhe nė luftė. Nė vitin 1958 ai vdiq i pikėlluar me emrin e Sabaudinit nė gojė".

    Diku gjatė bisedės u shprehėt se Sabaudini u bė njė antikomunist i betuar dhe kėtė iu ja ka pėrforcuar edhe njė njeri qė erdhi nga Greqia?
    "Po ėshtė e vėrtetė dhe nuk ėshtė vetėm ai person por kam dhe fakte tė tjera. Aty nga mesi i viteve '60-tė, vėllai ynė, Naimi, qė nė atė kohė ishte shef-furnizimi nė Kantierin Detar, na solli nė shtėpi njė njeri qė e kishte zėnė nata jashtė dhe nuk kishte gjetur dot hotel nė Durrės. Nė mos gaboj mbiemri i tij ishte Lika dhe ai ishte nga fshati Gallatė i Kurbinit qė ndodhet diku nė anėn verilindore tė qytetit tė Laēit. Ai kishte bėrė njė vrasje pėr probleme gjakmarrje dhe ishte arratisur nga Shqipėria e kishte dalė nė Greqi. Atje e kishin mbajtur nė atė kamp ku ishin dhe Sabaudini me Halit Bajramin dhe mė pas ai ishte kthyer pėrsėri nė Shqipėri, pas njė amnistie qė ishte dhėnė nga Kuvendi Popullor. Tė gjitha kėto ai na i tregoi atė natė nė shtėpinė tonė duke na thėnė se Sabaudini ishte njė antikomunit i betuar dhe atė e njihte i gjithė kampi se njeri tė tillė".

    Po tjetėr gjė lidhur me kėtė ēdo tė thonit?
    "Lidhur me bindjet dhe qėndrimin antikomunist tė Sabaudinit, ka dėshmuar dhe z. Avdyl Banushi para pak kohėsh nė gazetėn tuaj, pasi ata tė dy kanė hedhur bobmbat nė ambasadėn shqiptare nė Romė".

    Pėr kėtė ngjarje a keni pasur ju dijeni para intervistės sė zotit Banushi?
    "Po, atė gjė unė personalisht e kam mėsuar dy tre muaj mė pas, kur…


    Nesėr do tė lexoni:

    - Ku jetoi Sabudin Haznedari nga viti 1950-tė e deri nė vitin 1982 dhe cili ishte aktiviteti i tij jashtė Shqipėrisė? Cili ishte punonjėsi i Ministrisė sė Jashtme qė tregoi nė Durrės qė Sabaudin Haznedari kishte hedhur bombat nė ambasadėn shqiptare tė Romės dhe si e helmoi Sigurimi i Shtetit bashkėshorten italiane tė Sabaudinit pas asaj ngjarje?
    - Ēfarė kėrkoi Gafurr Haznedari nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Tiranė nė prillin e vitit 1982 dhe pėrse ai u largua me tė shpejtė qė andej pas takimit me njė nga Drejtorėt e asaj Mnistrie? Cilėt ishin dy punonjėsit e ambasadės shqiptaret tė Romės qė i hoqėn e i kthyen urgjent nė Shqipėri dhe ēfarė lidhjesh kishin ata me Sabaudin Haznedarin?
    - Cili ishte debati nė mes Kryetarit tė Degės sė Punėve tė Brendshme tė Durrėsit dhe Emin Haznedarit nė fillimin e vitit 1982 lidhur me Sabaudinin? Pėrse qė nė janarin e atij viti, Sigurimi i Shtetit u shpėrndau tė gjithė agjentėve tė tij fotot e Sabaudinit dhe si survejohej shtėpia e Haznedarėve me shėrbim tė rregullt nė ēdo 24 orė?
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •