Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    vazhdimi

    DOSSIER IV

    Dėshmia e Gafurr Haznedarit: "Nė janarin e 1982-it Sigurimi iu shpėrndau fotot e Sabaudinit agjentėve dhe Kryetari i Degės i tha Eminit: Folini pak vėllait tuaj se nuk po na lė rehat"

    Si e helmoi Sigurimi gruan e Haznedarit, pas hedhjes sė bombės nė ambasadė


    --------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e tretė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me arsyet e arratisjes sė Sabaudin Haznedarit nga Shqipėria, me Halit Bajramin i cili nė atė kohė mbante funksionin e zv / Shefit tė Sigurimit tė Divizionit tė Korēės. Sipas dėshmisė sė Gafurr Haznedarit, ndonėse ata tė dy u arratisėn bashkė, Sabaudini nuk kishte asnjė lidhje me Halit Bajramin, i cili ishte dėrguar me mision nga Sigurimi i Shtetit. Por Sigurimi me anė tė Halit Bajramit, e nxiti dhe e stimuloi arratisjen e Sabudinit, nė mėnyrė qė tė zbulonte dhe tė kontrollonte lidhjet e tij jashtė Shqipėrisė me ndonjė organizatė apo me mėrgatėn shqiptare antikomuniste. Pas arratisjes nga Shqipėria, Sabaudini me Halitin u mbajtėn nė njė kamp nė Greqi dhe prej andej ata i mori nė shtėpinė e tij nė Stamboll, djali i hallės sė Sabaudinit, Halit Krestiēiler. Pasi Sabudini nuk pranoi qė tė shkonte nė Zelandėn e Re me Halitin, ata tė dy u vendosėn nė Itali, nga ku mė pas Halitin e pėrzunė dhe ai shkoi nė Zelandėn e Re, ndėrsa Sabaudini qėndroi nė Foxhia. Nė vitin 1962 Sabaudini hyri nė lidhje me familjen e tij nė Durrės, me anėt tė njė gruaje nga Korēa qė kishte qenė e martuar nė Itali qė nga viti 1942.

    (vijon nga numri i kaluar)

    "Implikimin e vėllait tonė Sabaudinit, nė incidentin e hedhjes sė bombave nė ambasadėn shqiptare tė Romės, pėr tė cilėn ka dėshmuar para pak kohėsh nė gazetėn tuaj Z.Avdul Banushi, unė e mėsova pak kohė pas asaj ngjarje. Ato ditė kishte ardhur nė qytetin e Durrėsit pėr pushime, njė nga punonjėsit e ambasadės shqiptare tė Romės i cili bashkė me familjen e tij po drekonte tek njė nga lokalet e plazhit. Po atė ditė fare pranė atij lokali, rastėsisht u ndodha dhe unė duke bėrė plazh. Teksa unė po lahesha nė det, i kisha terhequr vėmėndjen punonjėsit tė ambasadės i cili e kishte pyetur bufetjerin e lokalit duke i thėnė: "Kush ėshtė ai qė po noton aq bukur atje". Bufetjeri i lokalit qė ishte mik i ngushtė i tij dhe gjithashtu edhe mua mė njihte shumė mirė, i kishte shpjeguar duke i treguar emrin tim. Pas kėsaj ai i kishte thėnė: "A e di se i vėllai i tij, Sabaudin Haznedari, na ka hedhur bombat nė ambasadėn tonė nė Romė". Tė nesėrmen e asaj bisede bufetjeri i lokalit mė thirri mua dhe nė koefidencė mė tregoi gjithshka qė i kishte thėnė punonjėsi i ambasadės sonė nė Romė".

    Pas asaj ngjarje, pra kur Sabaudini me Avdul Banushin vunė bombat nė ambasadėn shqiptare tė Romės, a pati konsekuenca nga shteti familja juaj nė Durrės?
    "Jo, familja jonė nė atė kohė nuk pati asnjė problem dhe nuk na ngacmuan fare. Por ajo gjė nuk ndodhi me familjen tjetėr tė Sabaudinit nė Romė. Pak muaj pas asaj ngjarje, pasi Sigurimi me anė tė agjentėve tė tij e mėsoi tė vėrtetėn se Sabaudini me Avdul Banushin, ishin autorėt e asj ngjarje, ata nisėn dhe hakmarrjen ndaj tyre. Nė atė kohė njerzit e Sigurimit qė vepronin jashtė Shqipėrisė shkuan nė shtėpinė e Sabaudinit dhe i helmuan gruan e tij italiane. Nė atė kohė vajza e Sabaudinit nuk ndodhej nė shtėpi dhe kur u kthye nga pazari, e gjeti tė jėmėn e vet tė rėnė pėrmbys pa asnjė shenjė jete dhe nė tavolinė ishin dy filxhanė me kafe ku mė pas u konstatua nga organet kopetente italiane se ishte hedhur helm vdekjeprurės me veprim tė shpejtė".

    Nga e keni mėsuar ju kėtė ngjarje?
    "Kėtė ngjarje mua ma ka treguar vetė vajza e Sabaudinit, pas viteve '90-tė kur unė shkova pėr herė tė parė nė Itali. Mbesa ime dhe njėkohėshisht vajza e Sabaudinit ishte mė se e bindur se nėna e saj dhe njėkohėsisht bashkėshortja e vėllait tim, Sabaudinit, ishte helmuar nga njerzit e Sigurimit tė cilėt kishin gjetur rastin dhe i kishin hyrė nė shtėpi duke i hedhur helmin nė kafe".

    Po ndonjė lajm tjetėr mbi vėndndodhjen dhe veprimtarinė e Sabaudinit a kishit nė atė kohė?
    "Ne e dinim se Sabaudini jetonte nė Romė ku kishte krijuar dhe familje tė re. Gjatė asaj kohe qė ai ai ishte nė Romė, kishte rastisur nė njė lokal me katėr shoferė durrsakė tė eksportit dhe pasi i kishte njohur i kishte thėnė kamarierit qė t'u ēonte nė tavolinė ēfarė tė dėshironin duke u thėnė se i kishin tė paguara nga Sabaudin Haznedari. Kėtė ngjarje ata shofera tė eksportit e tregonin nė Durrės pėr disa kohė, duke u shprehur me mburrje se si ia kishin refuzuar qerasjen Sabudin Haznedarit nė Romė. Po kėshtu nė pranverėn e vitit 1982 unė shkova pėr njė ngushėllim tek njė miku im durrsak qė dikur kishim punuar bashkė. Nė atė kohė ai sapo ishte kthyer nga Italia ku bashkė me tė shoqen kishin punuar si shifrantė nė ambasadėn shqiptare tė Romės. Atė ditė ai mė tregoi se nuk do tė shkonte mė nė Itali pasi e kishin hequr urgjent nga puna ku kishte qenė nė ambasadė dhe e kishin kthyer "pako postale" nė Shqipėri. Kjo gjė kishte ardhur pasi gjatė njė bisede nė ambientet e ambasadės ai ishte shprehur se njihte Sabaudin Haznedarin dhe kishte miqėsi me familjen e tij nė Durrės. Porsa kishte mbaruar fjalėn ai, dy kolegėt e tij tė punės qė si duket kishin qenė tė Sigurimit, i thanė: "Ti njeh Sabaudin Haznedarin dhe vazhdon tė punosh kėtu nė ambasadė". Tė nesėrmen e asaj dite atė e kthyen urgjent nė Tiranė me gjithė gruan e tij, ndonėse ai u kishte thėnė shefafe tė tij se miqėsinė ai e kishte jo me Sabaudinin, por me vėllezėrit e tij qė ndodheshin nė Durrės tė cilėt ishin njerėz tė nderuar nga Partia dhe me punė me pėrgjegjėsi".

    Po me letra deri kur vazhduat tė komunikonit me Sabaudinin nė atė kohė".
    "Korespodencėn me Sabaudinin unė e mbajta deri pak muaj para shtatorit tė vitit 1982, kur ai zbarkoi nė Divjakė me Halit Bajramin e Xhevdet Mustafėn. Aty nga prilli i atij viti unė i kisha shkruar njė letėr Sabaudinit ku nė mes tė tjerash i tregoja se kisha pasur djalin tim tė sėmurė. Pas asaj letre ai mu pėrgjigj dhe mė thoshte qė tė shkoja nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Tiranė dhe tė bėja njė kėrkesė qė shteti tė na krijonte mundėsinė pėr ta ēuar djalin tim pėr kurim nė Itali ku do tė kujdesej vetė Sabaudini".

    A shkuat ju nė Ministrinė e Jashtėme dhe ēfarė iu thanė atje?
    "Pas letrės qė mora nga Sabaudini, nė 27 korrik tė vitit 1982 unė menjėherė shkova nė Ministrinė e Jashtme dhe aty takova njė Drejtor Drejtorie me tė cilin ne kishim ruajtur njė miqėsi familjare. Atij i tregova se kisha djalin sėmurė dhe si mund tė mė ndihmonte qė tė bėja dokumentat pėr ta ēuar nė Itali pėr kurim, duke i thėnė se atje kisha vėllanė tim Sabaudin Haznedarin. Pasi mė dėgjoi, ai mė tha: "Gafurr, unė po futem njėherė brenda dhe po pyes, sepse pėr kėto punė ne marrim tė dhėna nga Ministria e Brendė-shme. Megjithė atė kam dėgjuar se vėllai yt, Sabaudini, mė duket se nuk i ka mirė punėt". Pas kėsaj ai u fut brenda nė Ministri dhe kur doli pas pak, mezi mė dha majt e gishtrinjėve duke mė thėnė: Gafurr, ik sa mė shpejtė qė kėtu se kėto ditė ėshtė nė plan pėr t'u internuar Shefikati me Skėnderin". Ai e kishte fjalėn pėr bashkėshorten e Sabaudinit me djalin e tij, qė banonin bashkė me ne". Pas fjalėve tė atij qė m'i tha nė kofidencė tė plotė, unė nuk kisha ē'prisja mė dhe u ktheva pėr nė Durrės".

    Ėshtė thėnė se qė nė fillimin e vitit 1982, njerzit e Sigurimit kishin dijeni mbi ardhjen e bandės nė Shqipėri. A ėshtė e vėrtetė kjo gjė?
    "Po kjo ėshtė mė se e vėrtetė. Qė nė filiminin e vitit 1982, diku nga janari apo pak mė pėrpara a mė pas kėtė nuk jam nė gjėndje ta saktėsoj, Sigurimi i Shtetit u shpėrndau fotot e Sabaudinit tė gjithė agjentėve tė tyre, deri tek ata ordinerė qė njiheshn nga tė gjithė. Kėtė gjė unė e kam mėsuar qė nė atė kohė pasi ma tregoi vetė njėri prej tyre nė koefidencė. Bile ai mė tregoi dhe fotografinė e vėllait tim, pasi ishte plotėsisht i bindur se nuk mund t'i dilte fjalė nga unė".

    Nė atė kohė vetėm fotot e Sabaudinit u shpėrndanė tek agjentėt e Sigurimoit, apo dhe tė Xhevdet Mustafės?
    "Pėr kėtė nuk di ē'tju them. Ndoshta kanė shpėrndarė dhe tė Xhevdetit, por unė nė nė atė kohė vetėm tė Sabaudinit kam parė".

    Si e menduat nė atė kohė shpėrndarjen e fotove tė Sabaudinit nga ana e Sigurimit tė Shtetit, a ju shkoi ju ndėr mėnd se ai mund tė vinte nė Shqipėri nė krye tė asaj bande qė erdhi mė pas me Xhevdet Mustafėn?
    "Tė them tė drejtėn nė atė kohė kur mora vesh pėr shpėrndarjen e fotove tė Sabaudinit, mendova shumė gjeėra, por as qė mė shkoi ndėr mėnd ajo qė do tė ndodhte mė vonė, pra qė ai tė vinte nė Shqipėri. Kėtė gjė e ēova nėpėrmėnd disa kohė mė vonė pasi forca tė mėdha speciale tė Gardės sė Republikės zbarkuan nė bregdetin e Durrėsit dhe filluan tė bėnin shėrbime nė tė gjithė gjatėsinė e plazhit nga Currilat e deri nė Golem. Ajo gjė bėhej hapur dhe si tė thuash nė mėnyrė demostrative sepse pas orės pesė tė darkės ata nuk e lejonin peshkatėrt amatorė qė tė gjuanin peshk me grepa. Po kėshtu nė atė kohė rreth e rreth shtėpisė sonė filluan tė dukeshin spiunėt ordinerė tė Lagjes dhe tė tjerė tė qytetit tė cilėt na survejonin duke bėrė shėrbim tė rregullt ēdo 24 orė. Pas gjithė kėtyre gjėrave qė po ndodhnin nė atė kohė, fillova tė mendoja se Sigurimi duhet tė kishte ndonjė sinjal mbi ardhjen e Sabaudinit nė Shqipėri".

    Po pas shpėrndarjes sė fotove, a kishit ndonjė sinjal tjetėr apo tė themi ndonjė fjalė tjetėr nga ana e njerzve tė Sigurimit qė kishte tė bėnte me Sabaudinin?
    Po, pak ditė pėrpara se banda tė vinte nė Shqipėri, vėllanė tonė Eminin (asokohe punonte si Drejtor Rrobaqepsie) e thėrriti Kryetari i Degės sė Brendshme tė Durrėsit, Kapllan Shehu dhe i tha: "Emin, ju jeni njerėz tė mirė, tė ndershėm dhe punėtorė dhe pėr kėtė gjė partia iu ka vlerėsuar duke u besuar detyra me pėrgjegjėsi. I thoni ndonjė fjalė vėllait tuaj Sabaudinit se po na nxjerr pengesa". Pas kėsaj, Emini iu pėrgjigj disi i revoltuar: "Po ne nuk kemi asnjė lidhje me tė". Ndėrkohė Kryetari i Degės vazhdoi: "Si nuk keni lidhje, ju i shkruani herė pas here letra atij". Emini pėrsėri i revoltuar i tha: "Letrat ia shkruan njė vėlla tjetėr qė ėshtė i ēmėndur, ( e kishte fjalėn pėr mua) atė kapeni dhe futeni brend. Pra ky fakt dhe ato qė pėrmėnda mė lart si heqja nga puna e kthimi nė Shqipėri i dy punonjėsve tė ambasadės sonė nė Romė, shpėrndraja e fotografive etj, tregojnė mė sė miri se vėllai ynė Sabaudini jo vetėm qė ishte njė antikomunist i betuar, por ai me aktivitetin e tij po iu nxirrte probleme tė mėdha regjimit komunist tė Tiranės. Kjo gjė nuk ka nevojė mė pėr koment lidhur me pyetjen qė mė ke bėrė nė fillim pėr arratisjen e Sabaudinit me Halit Bajramin qė ishte dėrguar me mision nga Sigurimi i Shtetit".

    Si dhe nga e mėsuat ardhjen e bandės nė datėn 26 shtator 1982?
    "Atė ditė, pra ditėn e ardhjes sė bandės, aty nga dreka unė isha duke qėndruar krejt i qetė nė shtėpi si zakonisht dhe gruaja ime qė ishte duke parė nga dritarja se po bėnte dasėm njė komshiu ynė, mė tha se erdhi njė makinė dhe mori Eminin me gjithė Skėnderin, djalin e Sabaudinit. Mbas nja 20 minutash ajo makinė erdhi pėrsėri me vėllanė tjetėr Naimin dhe mori edhe vėllanė e vogėl Qerimin. Pas pak makina erdhi pėrsėri me Abdurrahimin dhe pasi qėndroi pak, pėrsėri u largua. Kur pashė tė gjitha kėto lėvizje qė i ndoqa me kujdes nga dritarja e katit tė dytė tė shtėpisė sime, ngjalla dyshime se diēka duhej tė kishyte ndodhur dhe i thashė gruas sime se tani e kisha rradhėn unė pėr t'u marrė nga ajo makinė e degės qė erdhi e mori vėllezėrit e tjerė. Dhe ashtu ndodhi vėrtet. Pas pak minutash erdhi makina dhe mė mori e mė ēoi nė Degė tė Brendshme. Ndėrsa ne na izoluan tė gjithėve aty, nė shtėpinė tonė qė kishin mbetur vetėm gratė dhe fėmijėt kishin shkuar forca tė shumta tė policisė dhe tė Sigurimit duke e bastisur atė nė ēdo cep. Gjatė atij kontrolli tė imėt ata kishin marrė shumė dokumente dhe fotografi tė familjeve tona. Po kėshtu gjatė atij kontrolli ata kishin gjetur nė bodrumin e shtėpisė sime 11 kapsolla ndezės dinamiti qė unė i kisha pasur aty qė prej 32 vjetėsh kur ne kishim banuar nė "Kasollen e peshkatarit" tė cilat i pėrdorja pėr tė vrarė peshk".

    Sa ju mbajtėn nė Degė dhe ēfarė iu thanė atje?
    Aty nga ora dhjetė e darkės tė gjithė vėllezėrit e tjerė i liruan, ndėrsa mua mė mbajtėn duke mė marrė nė pyetje nė hetuesi. Ata mė thonin t'ju tregoja lidhjet qė kisha pasur me bandėn e vėllait, Sabaudinit. Unė iu thosha qė tė mė lejonin q ėtė shkoja nė shtėpi dhe t'ju sillja letrat qė i kisha shkruar Sabaudinit qė nga viti 1956. Ndėrsa u thoja kėshtu, unė nuk e dija se ata m'i kishin marrė vetė ato letra qė doja t'u sillja unė".

    Sa ju mbajtėn juve nė hetuesi dhe ēndodhi mė pas me vėllezėrit e tjerė?
    "Mua mė mbajtėn rreth dy muaj nė hetuesi duke mė marrė nė pyetje dhe mė liruan mė 16 nėntor tė atij viti me rastin e amnistisė qė u dha atėhere nga Kuvendi Popullor. Ndėrsa qė tė nesėrmen, pra njė ditė pas ardhjes sė bandės mė 27 shtator 1982, plot 23 veta nga familjet e gjithė vėllazėrisė sonė u morėn dhe u internuan nė fshatra e krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė, si Gallatė tė Kurbinit, Memaliaj, Lapardha, Grabovė e Gramshit, Belsh etj. Ndėrsa ne na internuan, shtėpinė tonė e kthyen nė Laborator e zyrė-llogarie tė Qėndrės Shėndetėsore tė qytetit. Hakmarrja e regjimit komunist lidhur me atė qė bėri Sabaudini, nuk pėrfundoi vetėm me internimin e familjeve tona dhe konfiskimin e shtėpisė, por ajo u shtri edhe nė farefisin tonė. Dua t'i pėrmėnd tė gjitha ata sepse vuajtėn pėr vite me radhė nė internime, vetėm e vetėm pse ishin kushėrinjtė tanė. Qė mė datėn 27 shtator, u shkarkaun nga puna kushurijtė e parė qė kishim nė Tiranė: Hysen Strazimiri nga Drejtor nė Ministrinė e Ekonomisė, u ēua llogaritar, Refi Starzimiri (Minarolli) nga nėpėunse e Bibliotekės Komėbėtare u ēua pastruese, Uran Starzimiri, nga Drejtor Hozrashoti nė Kinostudieo, u ēua punėtor, Zaba Strazimiri (Kusi) u la pesė vjet pa punė. Hasan Drini u demaskua publikisht si kushėri i Sabaudin Haznedarit. Po kėshtu u pushuan nga puna dhe tre kunetėrit e mi. Sybi Bleta, veteran i Portit, u ēua nė NISH-Goma, Arjan Bleta u hoq nga Porti dhe u dėrgua nė Belsh si punėtor, Elmaz Bleta u shkarkua si Sekretar Partie i Ndėrrmarjes".


    Tė martėn do tė lexoni:

    - Si e krijoi Sabaudin Haznedari bandėn, pėrse u bė kapua i saj dhe kush ishte personi qė ai takoi nė Shkup e ēfarė i kėrkoi atij? Cili ishte misioni i vėrtetė i bandės dhe pėrse Sabaudini ishte i sigurtė qė do e realizonte me sukses atentatin ndaj Enver Hoxhės?
    - Nė cilat shtete shkoi Sabaudini pėr tė rekrutuar antarėt e bandės, si u njoh ai me Xhevdet Mustafėn dhe pėrse pranoi ai qė tė merrte nė bandė Halit Bajramin, kur kishte dijeni se ai kishte punuar pėr Sigurimin e Shtetit?
    - Cili ishte personi i katėrt qė u pėrgatit bashkė me bandėn nė bazat stėrvitore pėr tė ardhur nė Shqipėri, pėrse u largua ai pak ēaste para se banda tė imbarkohej nė motoskafin qė do tė lundronte drejt brigjeve shqiptare, cilat ishin lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit dhe ēfarė bėn ai sot nė Tiranė?
    - Si u diktua banda nė Rrogozhinė dhe si ėshtė e vėrteta e vrasjes sė Sabaudinit nė bunkerin ku ishte futur? Kush ishin tre personat qė u morėn me varrimin e Xhevdetit dhe Haznedarit nė pyllin e Linzės dhe pėrse ata edhe sot nuk ua tregojnė familjarėve varret e tyre? Ēfarė i shkroi Gafurr Haznedari nė vitin 1993 Halit Bajramit dhe pėrse ai vazhdon tė jetojė nė Zelandėn e Re dhe ka frikė tė vij nė Shqipėri?


    .....................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga erzeni : 13-10-2002 mė 08:38
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    gazeta shqiptare

    DOSSIER V

    Dėshmia e Gafurr Haznedarit lidhur me njeriun e katėrt tė bandės, qė i tradhtoi shokėt pak para nisjes dhe arsyeja qė tjetri, Halit Bajrami, ka frikė tė kthehet nė Shqipėri

    "Ja njeriu qė e tradhtoi Sabaudin Haznedarin e Xhevdet Mustafėn"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e katėrt tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, sipas dėshmisė sė 67-vjeēarit Gafurr Haznedari, u njohėm me disa nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė vėllait tė tij, Sabaudinit, dhe familjes sė tij nė Shqipėri nga viti 1975 e deri nė vitin 1982. Hedhjen e bombave nė ambasadėn shqiptare tė Romės nga Sabaudini, Gafurr Haznedari e mėsoi pak muaj mė vonė nga dėshmia e njė punonjėsi tė asaj ambasade, qė kishte ardhur me pushime nė Durrės. Pas asaj ngjarjeje, Sigurimi i Shtetit arriti tė helmonte bashkėshorten italiane tė Haznedarit brenda nė shtėpinė ku banonte. Nė janarin e 1982-shit, Sigurimi u shpėrndau agjentėve sekretė fotot e Sabaudinit dhe po nė atė kohė kryetari i Degės sė Brendshme tė Durrėsit i tha vėllait tė tij, Eminit: "Folini pak Sabaudinit, se po na nxjerr pengesa". Po kėshtu, nė korrikun e vitit 1982 kur Gafurri shkoi nė Ministrinė e Jashtme pėr t'u interesuar pėr djalin e tij tė sėmurė, njėri nga drejtorėt e asaj ministrie i tha: "Largohu qė kėtej se Sabaudini nuk i ka punėt mirė. Kėto ditė do ta internojnė gruan e tij, Shefikatin, bashkė me djalin, Skėnderin".

    (vijon nga numri i sė dielės)

    Ēfarė dini rreth veprimtarisė sė Sabaudinit, para se tė vinte nė Shqipėri?
    "Para se Sabaudini tė vinte nė Shqipėri, ai jetonte nė kryeqytetin italian, Romė, sė bashku me vajzėn e tij tė vetme, pasi bashkėshorten italiane, siē thashė mė lart, ia helmoi Sigurimi i Shtetit, pasi ai hodhi bombat nė ambasadėn shqiptare atje, sė bashku me Avdul Banushin. Qė kur ishte vendosur nė Romė, Sabaudini kishte hapur njė lavanteri private dhe kishte arritur tė nxirrte tė ardhura tė konsiderueshme. Por ato tė ardhura ai i shpenzonte mė shumė duke ndihmuar emigrantėt shqiptarė antikomunistė dhe shtėpinė e tij nė Romė e kishte kthyer nė njė qendėr bamirėsie pėr tė gjithė ata qė arratiseshin pėr nė Perėndim. Kėtė gjė e dėshmojnė akoma edhe sot shumė shqiptarė qė kanė pasur rastin tė ndihmoheshin prej tij. Po kėshtu, kėtė gjė na e ka dėshmuar njė shqiptar nga Tivari, i quajtur Hasan Gorana, i cili nė vitin 1970 nė njė letėr qė na dėrgonte ne nga Nju-Jorku, nė mes tė tjerash, na shkruante: "I jam mirėnjohės Sabaudinit, se mė ka strehuar nė shtėpinė e tij me gjithė gruan time. Nuk ka nėnė nė botė qė tė lindė njė djalė si Sabaudini".

    Ēfarė dini rreth krijimit tė bandės prej Sabaudinit?
    "Duke u nisur nga ato qė kam arritur tė mėsoj unė pas viteve '90 lidhur me bandėn qė erdhi nė Shqipėri, ideja pėr krijimin e grupit komando i lindi Sabaudinit rreth njė vit e gjysmė pėrpara, pra diku nga fillimi i vitit 1980. Qė nga ajo kohė Sabaudini ndėrmori njė udhėtim tė gjatė nėpėr disa shtete tė botės, sidomos nė ato vende ku jetonte mėrgata antikomuniste shqiptare. Qėllimi i atij udhėtimi ishte qė ai tė kontaktonte me njerėz tė besuar, nė mėnyrė qė t'i rekrutonte ata si efektiv tė grupit tė tij, qė do tė zbarkonin nė Shqipėri. Gjatė udhėtimit qė Sabaudini bėri nė SHBA, ai u njoh atje me Xhevdet Mustafėn, me tė cilin ndonėse ishin nga njė qytet, nuk kishin pasur njohje mė parė, pasi Xhevdeti ishte rreth 20 vjet mė i vogėl. Pasi Sabudini i parashtroi atij qėllimin pėr tė cilin e kishte takuar, Xhevdeti u tregua krejt i gatshėm qė tė bėnte pjesė nė grupin e Sabaudinit. Pasi u sigurua pėr pjesėmarrjen e Xhevdetit nė grupin e tij, Sabaudini u kthye nė Europė dhe ndėrmori njė udhėtim tjetėr nė disa shtete ballkanike. Kur ishte nė Maqedoni, Sabaudini qėndroi pėr disa ditė nė Shkup dhe ka fjetur nė njė dhomė hoteli bashkė me njė shqiptar nga Dibra e Madhe, i quajtur Luan Haxhirexha. Pėr t'u takuar me atė person, Sabaudini kishte rekomandim nga njė mik i tij dhe gjatė bisedės nė atė dhomė hoteli ai i bėri tė ditur qėllimin e takimit, duke i thėnė Luanit: "Na gjej disa djem tė rinj e tė besuar qė tė shkojmė nė Shqipėri e t'ia derdhim trutė Enver Hoxhės". Qė nė fillim Luani i shprehu rezervat e tij lidhur me atė mision, duke mos ia aprovuar nė mėnyrė kategorike dhe i tha: "Nuk bėhet ajo punė. Kjo ėshtė njė aventurė tepėr e rrezikshme dhe e parealizueshme. Ti nuk e di se si ėshtė Shqipėria". Pas asaj, Sabaudini i tha: "Ai popull ka mbetur si ajo pema e zhveshur qė i bien gjethet nė vjeshtė dhe ato gjethe njė shkrepse duan nga ne, qė tė marrin flakė menjėherė".

    Po cili ishte misioni i vėrtetė qė ajo bandė do tė kryente nė Shqipėri?
    "Ajo qė thashė mė lart. Misioni i bandės ishte atentati ndaj Enver Hoxhės, i cili do tė realizohej nė Tiranė gjatė festave zyrtare dhe takimeve qė pritej tė zhvillonte Enveri nė atė kohė. Pėr realizimin e atij misioni, Sabaudini ishte mė se i sigurt qė do ta kryente me sukses dhe atė gjė ai e shprehte me tė gjithė ata njerėz tė besuar qė takoi nė atė kohė".

    Ėshtė thėnė se nė pėrgatijen e bandės ka pasur gisht edhe Leka Zogu, ēfarė dini rreth kėsaj?
    "Unė nuk e di tamam se si ėshtė e vėrteta rreth personave apo shėrbimeve sekrete qė fshiheshin pas Sabaudinit, qė ishte kryetar i asaj bande, por di tė them se me Leka Zogun ai ka pasur njė njohje qė prej shumė vitesh. Kėtė gjė e ka pohuar nė dėshminė e tij nė gjyqin fals qė u bė nė Tiranė edhe agjenti i Zbulimit Shqiptar, Halit Bajrami, i cili aty u shpreh se Sabaudin Haznedari ishte personi qė mblodhi njė pjesė tė madhe tė mėrgatės antikomuniste shqiptare dhe i ēoi nė dasmėn e Leka Zogut".

    Si ra Zbulimi Shqiptar nė gjurmėt e bandės qė po krijonte Sabaudini?
    "Ajo gjė ėshtė dekonspiruar gjatė udhėtimeve qė Sabaudini bėri pėr gjetjen e njerėzve pėr krijimin e bandės dhe Sigurimi i Shtetit nuk e ka pasur shumė tė vėshtirė qė ta mėsonte atė gjė, kur dihet se ai ka pasur shumė agjentė tė tij tė infiltruar nė radhėt e mėrgatės antikomuniste. Kėshtu qė, pasi Sigurimi ėshtė informuar pėr krijimin e bandės prej Sabaudinit, nė mėnyrė qė ta kontrollonte nė ēdo hap, ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet dhe arriti qė tė fuste nė radhėt e saj dy agjentėt: Halit Bajramin dhe K.F.".

    Po pėrse e mori Sabaudini nė bandėn e tij Halitin, kur thuhet se ai kishte dijeni pėr tė, se punonte pėr Sigurimin e Shtetit?
    "Kėtė pyetje edhe unė e kam shoshitur pėr vite me radhė nė mendjen time, dhe ajo mė ka mundur shumė. Ka disa versione lidhur me kėtė. Njė nga mė kryesoret dhe qė mendoj se i afrohet mė shumė sė vėrtetės ėshtė ai qė Sabaudini ka menduar se Halit Bajrami nuk i shėrbente mė Sigurimit tė Shtetit. Kjo pėr arsye se ai kishte vite qė jetonte nė Zelandėn e Re dhe nuk ishte aktivizuar mė nga Zbulimi Shqiptar. Ka pasur dhe raste tė tjera nga agjentėt e Zbulimit Shqiptar qė kanė bėrė lojė tė dyfishtė. Pra, qė kanė pranuar tė dalin jashtė me mision dhe mė pas nuk kanė punuar mė pėr llogari tė Sigurimit, jo duke u larguar fare hapur, por duke dhėnė informacione pa asnjė lloj vlere. Nė takimin qė Sabaudini ka pasur me Halit Bajramin, ai ėshtė treguar plotėsisht i gatshėm pėr tė ardhur nė Shqipėri si anėtar i bandės sė tij. Duke u nisur nga kėto, Sabaudini ka menduar se Halit Bajrami nuk do ta tradhtonte, pasi ai e kishte pasur shok fėmijėrie dhe ata ishin arratisur bashkė qė nė vitin 1950. Por edhe pse Sabaudini pranoi qė ta merrte Halitin nė bandėn e tij, ai kishte shumė dyshime pėr tė dhe pėr shokun e tij, personin e katėrt, qė u stėrvit bashkė me ta nė bandėn e tij".

    Cili ishte ky person dhe pse nuk erdhi ai nė Shqipėri me bandėn?
    "Personi i katėrt quhet K.F. dhe ai ka jetuar prej vitesh nė Zelandėn e Re, ku ishte dėrguar me mision nga Sigurimi i Shtetit. Kėtė person Sabudinit ia prezantoi Halit Bajrami gjatė udhėtimit qė ai bėri nė Zelandėn e Re, pasi nuk e njihte, dhe Sabaudini pranoi ta merrte me vete. Pasi K.F. u stėrvit bashkė me bandėn pėr disa kohė nė disa shtete tė Europės, nė momentet e fundit kur ata tė katėrt kishin ardhur nė Itali dhe do tė imbarkoheshin nė motoskafin qė do tė lundronte drejt brigjeve shqiptare, K.F. u bė i sėmurė dhe u tha atyre se do tė shkonte nė njė farmaci pėr tė blerė disa ilaēe. Sabaudini e lejoi qė tė shkonte, pasi nuk ia mori mendja se ai nuk do tė kthehej mė. K.F., pasi u largua nga banda, shkoi nė stacionin e trenit tė Firences, ku rastėsisht takoi njė shqiptar antikomunist tė quajtur Eqerem Maēi, me origjinė tiranas. Pasi u takua me Eqeremin, i kėrkoi atij 1500 USD borxh, duke i thėnė se i kishte humbur portofoli dhe ato do t'ia kthente menjėherė sapo tė shkonte nė Zelandė. Duke qenė mik i ngushtė i Sabaudinit, Eqeremi ia dha dollarėt K.F.-sė dhe ai i hipi avionit dhe iku nė Zelandė. Pas tri ditėsh K.F. e mori nė telefon Eqeremin, duke i thėnė se ia kishte postuar dollarėt nė Itali. Eqeremi qė e kishte mėsuar dėshtimin e misionit tė bandės dhe vrasjen e Sabaudinit e tė Xhevdetit, i tha nė telefon: "Mos ta shoh bojėn mė dhe nuk i dua fare paratė, sepse ju e tradhtuat Sabaudinin nė Shqipėri".

    Nga i dini ju kėto?
    "Kėtė gjė na e ka dėshmuar vetė Eqerem Maēi nė njė letėr qė ai i ka dėrguar pas viteve '90 nga Italia, djalit tė Sabaudinit, Skėnderit".

    Po pas largimit tė K.F.-sė, a dyshoi Sabaudini dhe pėrse e vazhdoi ai misionin?
    "Pas ikjes sė K.F.-sė, patjetėr qė Sabaudini ngjalli dyshime, por ai nuk mund tė mos e vazhdonte misionin qė kishte marrė pėrsipėr, sepse atė nuk ia lejonte karakteri i tij dhe ai i kishte dalė pėr zot atij misioni. Por ngaqė Sabaudini dyshoi nė largimin e K.F.-sė, ai e ndėrroi edhe itinerarin dhe vendin e zbarkimit tė bandės. Ishte kjo arsyeja qė banda mundi tė zbarkonte nė bregdetin e Divjakės, pa u diktuar fare nga forcat speciale tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilat kishin rreth gjashtė muaj qė bėnin shėrbim tė rregullt nė bregdet, nė pritje tė saj".

    Po Halit Bajrami a kishte dijeni mbi vendin e zbarkimit tė bandės?
    "Halit Bajrami kishte dijeni pėr vendin ku ata do tė zbarkonin dhe ai kishte njoftuar Sigurimin pėr kėtė, por kur ata hipėn nė motoskaf dhe Sabaudini e ndėrroi itinerarin e lundrimit, ai s'kish si ta njoftonte mė Sigurimin, sepse ishte nėn kontrollin e plotė tė Sabaudinit e tė Xhevdetit. Pra, nė varkė Haliti nuk kishte si tė shkėputej dhe tė njoftonte nė radio Sigurimin pėr vendin e zbarkimit. Haliti e ka pranuar vetė nė dėshminė e tij, duke thėnė se ai si Halit e kishte bėrė detyrėn e tij dhe kishte informuar Sigurimin nga hotelet e Parisit dhe Brukselit, ku ata shkuan pėr tė blerė armė".

    Ēfarė dini lidhur me asgjėsimin e bandės, pas zbarkimit nė bregdetin shqiptar?
    "Pasi banda zbarkoi nė bregdetin e Divjakės, rreth mesnatės, deri sa ka zbardhur dita ata kanė qėndruar nė njė bunker. Mė pas ata janė nisur pėr tė dalė nė rrugėn nacionale dhe pėr tė udhėtuar pėr nė Tiranė. Rrugės, Xhevdeti ka eliminuar dy-tre persona qė i kanė dalė pėrpara, duke menduar se po ndiqeshin dhe njėrin prej tyre, njė polic tė quajtur Sokrat, e ka marrė peng, duke ia ngarkuar ēantat qė kishin me vete. Ndėrsa Sokrati ka mbajtur ēantat me rroba e pajisjet e tjera qė ata kishin, ēantėn me armė Sabudini ia ka lėnė Halit Bajramit. Gjatė gjithė kohės deri sa ata kanė dalė nė rrugėn nacionale, Sabaudini me Xhevdetin kanė ecur pėrpara, ndėrsa Haliti qė kishte ēantėn me armė ka ecur prapa tyre, pėr tė mos u diktuar. Por, siē duket, Haliti nuk ka pasur urdhėr qė t'i vriste ata, sepse nuk duhej tė dekonspirohej qenia e tij si agjent i Sigurimit Shqiptar".

    Si u diktuan banda?
    "Pasi ata tė tre dolėn nė rrugėn nacionale, te stacioni i trenit nė Rrogozhinė, Halit Bajrami nuk i ka ndjekur mė nga pas, por ėshtė futur nė njė berberhane dhe aty ka thėnė: "Kapni ata tė dy, se janė diversantė". Sabaudini me Xhevdetin kur e kanė parė se Halit Bajrami nuk ishte mė pas tyre -sipas urdhrit qė i kishin dhėnė- e kanė kuptuar se ai i ka tradhtuar dhe janė shpėrndarė. Xhevdeti ka marrė me forcė njė makinė dhe ka ikur nė drejtim tė fshatit Zhamė tė Lushnjės, (ndoshta me qėllim pėr t'u kthyer pėrsėri andej nga kishin ardhur), ndėrsa Sabudini ėshtė futur te njė bunker aty pranė".

    A ishin tė armatosur Sabaudini me Xhevdet Mustafėn?
    "Nė momentin qė ata janė ndarė, kanė pasur me vete vetėm nga njė revolver, sepse armėt automatike i kishte Halit Bajrami".

    Si u vra Sabudini?
    "Sabaudini u rrethua nga forcat vullnetare dhe ato tė policisė nė bunkerin ku ishte futur dhe aty e kanė qėlluar me breshėri tė shumta, duke i bėrė thirrje qė tė dorėzohej. Ai nuk ka qėlluar asnjėherė nė drejtim tė tyre, por nė njė moment u ka thėnė: "Mos luftoni kundėr meje, por hajdeni t'i bashkojmė armėt dhe tė shkojmė nė Tiranė e tė vrasim Enver Hoxhėn". Pas kėsaj, ai ėshtė qėlluar pėrsėri dhe pėr tė mos rėnė i gjallė nė duart e tyre, ka vrarė veten, duke e qėlluar me njė plumb nė kokė. Kėshtu ėshtė e vėrteta e vrasjes sė tij dhe jo ashtu siē kanė thėnė se e vrau njė pushkatar i forcave vullnetare. Kjo gjė duket qartė edhe nga fotot e ekspertizės kriminalistike tė Ministrisė sė Brendshme. Ndėrsa Sabaudini ėshtė vrarė aty rreth orės 11, Xhevdeti u vra pasdite nė shtėpinė ku u fut, nė fshatin Zhamė".

    A ju kanė marrė ju njerėzit e Sigurimit pėr t'ju ēuar pėr verifikimin e kufomave tė Sabaudinit e tė Xhevdetit?
    "As nuk na ka thėnė njeri pėr kėtė gjė, sepse Sigurimi e dinte mirė qė prej njė viti ardhjen e tyre dhe kush ishin ata, e nuk kishte nevojė tė verifikonte kufomat".

    Po gjatė internimit si ju kanė trajtuar dhe a patėt probleme?
    "Nga data 27 shtator e deri nė fundin e vitit 1990, kur u kthyem tė gjithė nė Durrės, ne kemi vuajtur ashtu siē vuanin tė gjithė tė internuarit nė Shqipėri. Ne nuk na linin tė lėviznim nga vendi i internimit pa leje tė Degės sė Brendshme dhe pėr herė tė parė tė pesė vėllezėrit u bėmė bashkė nė vitin 1985, kur na vdiq nėna nė fshatin Grabovė tė Gramshit. Aty na njoftuan se ishte marrė vendim qė nėna jonė nuk duhej varrosur nė varrezat e fshatit dhe vėllai i vogėl, Qerimi, qė jetonte me nėnėn, hapi njė gropė buzė njė rruge, afėr njė guri tė madh, me qėllim qė tė mos na humbte fare, dhe aty e varrosėm vetėm ne vėllezėrit".

    A i keni kėrkuar dhe a i keni gjetur eshtrat e Sabaudinit?
    "Pas viteve '90 unė jam marrė personalisht me kėrkimet pėr gjetjen e eshtrave tė Sabudinit. Pasi u interesuam nė Ministrinė e Brendshme me ndihmėn e pakursyer tė ministrit Bashkim Kopliku, ne gjetėm procesverbalin me emrat e tre personave qė kishin kryer groposjen e tyre nė Linzė".

    A kontaktuat me ta?
    "Ne arritėm qė tė takoheshim me njėrin prej tyre, B.D., qė nė atė kohė ishte i dėnuar pėr krime kundėr njerėzimit. Kur i thamė atij se donim ndihmė pėr gjetjen e eshtrave tė Sabaudin Haznedarit dhe Xhevdet Mustafės, ai na tha: "Po si kėrkoni eshtrat e Xhevdet Mustafės, kur ai ka vrarė pesė veta?" Unė ia pėrgjigja se Xhevdeti nuk kishte ardhur i ftuar nė dasmė kėtu, por ai na lodhi dhe nuk na e tregoi vendin ku ishin varrosur, duke u justifikuar se ai me dy kolegėt e tij e kishin gjetur gropėn tė hapur dhe nuk e mbante mend vendvarrimin".

    "Po me Halit Bajramin dhe personin tjetėr K.F. a keni kontaktuar dot pas viteve '90?
    "Pas viteve '90 nė Durrės u kthyen njė nga njė disa nga agjentėt e Zbulimit Shqiptar, qė kishin qenė me mision pėr vite me radhė jashtė Shqipėrisė dhe kishin banuar nė Zelandėn e Re. Unė kontaktova me ta dhe njėri prej tyre ma mori pėrsipėr qė t'i ēonte Halit Bajramit nė Zelandė njė letėr qė kisha shkruar unė".

    Ēfarė i kishit shkruar Halitit nė atė letėr?
    "Shqip po ju them se nė atė letėr i kam thėnė: "Halit, do tė mė pėrgjigjesh pėr atė qė ke bėrė".

    Je i bindur se e ka marrė atė letėr Halit Bajrami?
    "Patjetėr qė e ka marrė, sepse pas saj ai nuk erdhi dhe nuk vjen dot nė Shqipėri, si shoku i tij K.F., qė vjen lirshėm nė Tiranė, ku ndodhet dhe sot".

    ...........
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    SQARIM

    shoku ACTEC.

    Pėr Mirditėn kam shumė pėr tė thanė e pėr tė shkruar. Endč nuk e kam bitisur punėn time nė kėtė sferė. Po ju kujtjoj se regjimi kriminal i PPSH-sė (pra i "baballarėve tanė") nė krahinėn 100% katolike tė Miriditės kanė bėrė krime monstruoze, saqė mė duhet t'i kėrkoj falje shokut Adolf Hitler qė e kam quajtur k/kriminel pėr ēka i bėri popujve dhe ebrejve gjatė luftės sė II-tė Botnore!
    A mund tė mendosh nėnėn apo gjyshen tė tė vdesė nga njė HEMORAGJI e shkaktuar nga njė mace apo maēok qė ua fuste Toger Baba - nipi i Feēor Shehut grave fisnike malsore mirditore nė benevrekėt e tyre duke ulėritur si bishė: "Kėshtu do u shqyejmė tė tėrėve ju malokėve!!".....
    ACTEC - ti nuk ke haber se kush janė feudalėt dhe bejlerėt e Shqipėrisė! Po t'i tregoj unė:
    A.
    Populli hante me tallon kur Liljana Sotiri dhe Teuta Reshat Alia(nuset e djemve tė antishqiptarit Enver Hoxha blinin nė Finlandė qen rrace dhe mace rrace nga 35 mijė usd(!!!)

    B.
    Populli kishte 100 gram kafe me erė vajguri nė muaj, kur Bejlerėt e Bllokut dhe Feudalėt e Byrosė Politike vetėm pėr krushqit e tyre merrnin 15 kG. Mish Viēi Fileto nė javė!!!!

    Pėrsa i pėrket Familjes sė Gjo'markajve bėj kujdes! Ata kanė patur FIGURA TĖ MĖDHA HISTORIKE dhe nėse je kurioz LEXO dhe enciklopeditė europiane se kush ėshtė I MADHI PRENG BIB DODA etj.etj. Por veē komunistat mbasi pushkatuan 22 vetė nga ajo familje atdhetare, edhe tė vdekur i lyenin me mjaltė dhe u lėshonin grethat midis Shėn Palit nė Mirditė nė vitin 1949 djemve anikomunistė tė asaj Shtėpije tė Shquar! Shtėpija e Gjo'Markajve nja 37 vjet para "Shkollės sė Parė Shqipe Korēare 1908", kishin hapur shkollat dhe Konviktet pėr tė vobegtit nė malet e Oroshit dhe ndihmonin tė gjithė ata qė nuk kishin asnjė tė ardhur financiare! Por nuk mund tė shkruhen e tė pėrshkruhen vlerat e Gjo'Markajve me antivlerat e regjimit qė ndėrtoj Enver Hoxha duke mashtruar prindėrit tanė dhe duke TRADHĖTUAR idealin e tyre!! Padyshim qė si nė ēdo familje dhe tek Gjo'Markajt ka patur "djem plangprishės"! Por nuk tė takon ty si ACTEC tė japėsh vlersime! Sidomos kur nuk e di se ku bije me shpi patriotizmi dhe atdhetarizmi i Shtėpiave tė Mėdha dhe tė Nderuara Shqyptare!!!!! Nuk ishte ajo Shtėpia ku lindi dhe vdiq PARTIA e themeluar nga Dushanėt, Miladinėt e Popoviqat, qė polli krimin kombėtar por ishte kuislingu sllavo - bizantin Enver me nja 19 Anėtarė tė Birosė Politike Kuco-vllehė, arumunė, minoritarė e zagarė qė e shkatrruan dashurinė midis nesh!
    PĖR RIKUJTESĖ EDHE NJĖ HERĖ PO TĖ NIS AKUZĖN TIME PĖR ENVERIN!

    Agim Doēi

    TĖ AKUZOJ!

    Tė gjitha veset qė djalli shpiku
    I bėre pronė tė shpirtit tėnd
    As ferri i Dantes qė shkoi dhe iku
    Pėr Enver Hoxhėn s‘do kishte vėnd!

    As vetė s‘e di se ē‘ Kod Penal
    Kish pėr t‘a dhėnė dėnimin hak.
    Ti pjellė katile nga kishe dalė
    Qė nuk u ngope njė herė me gjak!?

    Ti arrestove Lirinė e Kombit!
    Prishe faltoret e Perėndisė!
    Nuk e marr vesht nga ē‘anė e globit
    I ré mallkim ti Shqipėrisė?!….

    Ti qė ja morre nderin shqiptarit
    Ti qė ia zhduke vlerat qė kish
    Ti qė mban emrin e krytradhtarit
    Ti qė Sėrbia tė pat kulish

    Ti i pabesi midis ēakenjve
    Ti frikacaku, mjeshtėr – mashtrus
    Ti amorali midis shkėrdhenjve
    Nė cilin rreth vallė tė tė fus?

    Krimet e tua nuk numėrohen
    Ti qė i vrave muzėn poetit
    Eshtrat e tua tokės i rėndohen
    Ti diktatori i antishtetit!

    Ti qė ia shterre trurin Diturisė!
    Ti qė shfarose e s‘tu dridh dora!
    Ti qė ia nxive jetėn Shqipėrisė
    Kafka dhe eshtrat tė zėnēin morra!

    Ti qė e vrave qetsinė e natės
    Ti qė gjithė shokėt ēove nė varr
    Ti kryedylberi i rrugėve tė Francės
    Cila hienė tė polli vallė!?…

    Ti na rrethove me tel gjėmba
    Me lukuninė qė tė erdh‘ pas!
    Ti qė shkaktove vargmal me dhėmba
    Nė ēfarė gjirizi vallė tė pėrplas!

    Persekutove nė pesdhjetė vite
    Sa vrerė, sa helm nė zemrat tona
    Ti dashurinė n‘mes njerzve fike!
    Ti ishe zgjebja, ti ishe krroma!

    Ndaj tė mallkuan gjithė nėnat tona
    „Tė humbtė emri o Enver bisha!“
    tė zuri nėma o Enver Hoxha!
    Ti qė shkatrrove xhamģ dhe kisha!

    Ti qė e vrave me thikė mbas shpine
    Fishtėn, Konitcėn, vetė Historinė!
    Ti serbo – sllavi me brumė prej Kine
    Tė humbtė varri me gjithė Partinė!

    Tė akuzojnė me mijra varre!
    Tė akuzojnė Nėnat kėrcure!
    Tė akuzojnė burrat qė vrave!
    Tė akuzojnė mijra qivure!

    Tė akuzojnė lotėt e fėmijėve!
    Tė akuzon mjerimi tipik!
    I pamėshirshėm nė ē’hithra mbive?
    Qen i Stalinit pleh bolshevik!

    Tė akuzojnė bijt edhe bijat
    Qė thyen prangat me 2 korrik!
    Gjithė Shqipėrisė i dolėn thinjat
    Kur nėnat klithnin: - Ik!! Vetėm ik!!

    U nėpėrkėmbėm, u hoqėm zvarrė
    Nč, nipstėrnipat e Ilirisė!
    U lemeris Evropa mbarė
    Nga shtetbunkeri i Shqipėrisė!

    Tė akuzoj nė emėr tė tė rėnėve
    Qė rrokėn pushkėt e dolėn Malit!
    Qė u zhgėnjyen nga Stani i Qenėve!
    Dhe i falėn Jetėn veē Idealit!
    Ēuditet Bota, dhe gjithė njerėzia
    Si mbijetuan vallė shqipėtarėt??….
    Por jo or jo! S’vdes shqiptarija
    Ndonse enveri na humbi varrėt!

    Pa do tė ngrihej njė ditė urrejtja
    E do t’i mblidhte populli rrufetė!
    Qė komunizmit t’i vinte vdekja
    Nė skenė tė vihej ky Akti i Tretė!

    Aktin e Parė tė Dymbėshjetės
    Vetė e rrėnuam nč shqipėtarėt(!)
    Aktin e dytė tė dyzetekatrės
    E asgjėsuan tok, tradhėtarėt!

    Por Akti i Tretė thirri nė skenė
    Njė REGJISOR qė bėn epoka!
    U ngrit njė popull, u kish bėr’ Benė!
    Dhe u rrėshqiti nėn kėmbė toka!

    Erdhi kjo ditė ndoshta me dhėmbje
    Sot Shqipėria ndrron mish e lėkurė
    U befasuan deri nė ēmėndje
    Prap ėndėrrojnė pėr diktaturė(!!)

    Por jo ore jo! Shkoj edhe vate
    Koha e Turpit! Kohė e Partisė!
    Vijmė tė hutuar si mbas njė Nate
    T’i japim fund tė gjith’ Tragjedisė!

    Le tė na rrahi era e dimrit
    Le t’i kėrcasin brinjėt vatanit
    Demokracinė KOHA e thirri
    Nė udhė tė ZOTIT jo tė shejtanit!







    Agim Doēi

  4. #24
    Dreq ēuni Maska e Kanani
    Anėtarėsuar
    20-09-2002
    Vendndodhja
    shqiperi tirane - itali torino
    Postime
    24
    un ktu ste pergjigjem dot agim se si njof dhe i respektoj njesoj keto martir.
    po ti ke tek kjo teme pra ketu rrotull shume pytje qe te jane adresuar pse i rrotullohesh dhe si pergjigjesh? kerkoji dhe pergjigju ndonjehere ke dhe ca pytje tek tema qe ke hap ti vete, te akuzoj dhe un jam dakort me ty, per shume gjera por pse se pranon ti edhe faqen tjeter te medaljes? nejse kaq kisha ne ke qef dhe kohe pergjigju.
    Femra eshte motorri me i mire qe egziston! i pershtatet cdo lloji Pistoni, vajiset vet, per ta ndez mjafton nje gisht, cdo 4 jave ndron "vajin", dhe 1 e mbushur serbatori mjafton per 9 muaj!!!!!........:)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    KANAN VĖLLA!
    Bėmi pyetjet dhe unė do tė tė pėrgjigjem! Mos u tėrhiq! Unė nuk tėrhiqem nga ato qė shkruaj, se ato janė TĖ VĖRTETA!
    Me respekt Agimi

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DOSSIER I

    Historia tragjike e familjes sė Elez Isuf Ndreut, prijsit tė kryengritjeve popullore nga Sllova e Dibrės. Si u pushkatuan, burgosėn dhe internuan me dhjetra burra tė fisit tė famshėm

    Si e masakruan komunistėt familjen e Elez Isuf Ndreut


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Pas mbarimit tė Luftės deri aty nga marsi i vitit 1946, familja jonė Ndreu nė Sllovė tė Dibrės nuk u prek dhe nuk u ngacmua fare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Arsyeja dhe shkaku kryesor qė familja jonė nuk u trazua nė fillim, ishte njė farė respekti qė ruhej akoma pėr Gjeneral-major Dali Ndreun dhe nėnkolonel Esat Ndreun, tė cilėt kishin udhėhequr formacionet mė tė mėdha partizane gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Pėrndjekja dhe genocidi i egėr e i pashembullt ndaj familjes sonė, filloi pas marsit tė vitit 1946, kur gjyshi ynė Cen Elezi, djali i Heroit tė Popullit, Elez Isuf Ndreut, u shpall armik i popullit. Nė atė kohė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė Brigadave partizane tė Ndjekjes qė na dogjėn kullat e mėdha tre katėshe nė Sllovė, gjyshi Ceni me disa nga vėllezėrit dhe djemtė e tij dolėn nė mal nė arrati.

    Nė atė kohė disa nga burrat e familjes sonė u vranė nė mal nė pėrpjekje me forcat komuniste, tė tjerė u arratisėn jashtė Shqipėrisė dhe shumė tė tjerė u arrestuan dhe pėrfunduan burgjeve e internimeve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 70-vjeēari Hiqmet Ndreu, njė nga pinjollėt e familjes sė famshme tė Elez Isuf Ndreut, i cili rrėfen gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Po cila ėshtė origjina dhe historia e kėsaj familje tė madhe dhe cili ėshtė kontributi qė burrat e saj kanė dhėnė nė luftrat pėr Pavarsinė e Shqipėrisė? Si u arrestuan, u bugosėn, u pushkatun dhe u persekutuan, pjestarėt e asaj familje tė Parisė sė Dibrės nga regjimi komunist i Enver Hoxhės dhe pėrse hakmarrja e genocidi i komunistėve ishte aq i egėr ndaj tyre?

    Cen Elezi pėrkrahės i Zogut
    Hysen Elez Ndreu, apo siē ėshtė njohur ndryshe me emrin Cen Elezi, u lind nė vitin 1884 nė fshatin Sllovė tė Dibrės dhe ai ishte djali i madh i Elez Isufit. Qė nė moshė fare tė re, Cen Elezi mori pjesė prėkrah tė jatit tė tij Elez Isufit, nė tė gjitha luftrat dhe betejat kundėr forcave turke dhe serbo-malazeze, tė cilat ēuan nė Shpalljen e Pavarsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1912-tė. Ndonėse Elez Isuf Ndreu ishte kundėrshtar i Ahmet Zogut dhe u vra duke luftuar kundėr forcave tė tij nė vitin 1924, me rikthimin e tij nė pushtet nė janarin e vitit 1925, Ahmet Zogu i bėri thirrje Cen Elezit dhe burrave tė tjerė tė atij fisi qė tė merrnin pjesė dhe tė jepnin kontributin e tyre nė krijimin e shtetit tė ri shqiptar. Pas janarit tė vitit 1925, Cen Elezi qėndroi disi i mėnjanuar nga jeta politike duke u mbyllur nė kullat e tij nė Sllovė tė Dibrės.

    Nė vitin 1926 gjatė pėrpjekjeve qė qeveria e Beogradit ndėrrmori pėr rrėzimin e Ahmet Zogut me anėn e Kryengritjes sė Dukagjinit, ajo u pėrpoq tė bėnte pėr vete disa nga krerėt kryesorė tė familjeve tė mėdha tė Shqipėrisė, ku njė prej tyre ishte dhe Cen Elezi, pasi babai i tij ishte vrarė kundėr Ahmet Zogut.

    -----------

    DOSSIER I

    Ndretė e Dibrės qė bėnė emėr tė madh nė Historinė e Shqipėrisė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Origjina e hershme e familjes Ndreu tė Sllovės, mendohet tė jetė prej fshatit Soricė tė Dardhės sė Dibrės. Lidhur me prejardhjen e kėtij fisi tė famshėm qė ka bėrė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, ka disa versione tė ndryshme qė shpesh janė dhe kontradiktorė me njėri-tjetrin. Por ato qė i qėndrojnė mė afėr sė vėrtetės, janė dy prej tyre: ai se Ndretė janė tė ardhur prej Shoshajt tė Dukagjinit dhe tjetri qė ata janė shpėrngulur prej krahinės sė Nikaj-Mėrturit tė Tropojės. Kėto dy versione mbėshteten edhe prej vetė burrave mė tė moshuar tė fisit Ndreu, ku dy prej tyre, Islam dhe Remzi Ndreu i kanė mbledhur kujtimet tė cilat janė botuar nė Tiranė nė librat "Nė Lisivadh nuk ka qetėsi " dhe "Fisi i Ndreve". Po kėshtu lidhur me origjinėn e fisit Ndreu ka bėrė njė studim edhe historiani i njohur dibran Moisi Murra, i cili pėr prejardhjen e vėrtetė tė kėtij fisi, i qėndron dy versioneve: atij tė Shoshajt tė Dukagjinit dhe Nikaj-Mėrturit, ku edhe sot ruhen toponime qė lidhen me emrin e kėtij fisi. Studiuesi dibran Murra nė mes tė tjerash nė librin "Cen Elezi" shprehet: " Shpėrngulja e fisit Ndreu nga Nikaj-Mėrturi ka ardhur pasi pjestarėt e atij fisi u vranė nė njė pėrpjekje tė pabarabartė me forcat ushtarake tė perandorisė osmane dhe ato qė mundėn qė tė shpėtonin tė gjallė, u larguan prej andej dhe u shpėrndanė nė thellėsi tė vėndit. Ky pohim sillet edhe nga tė dhėnat e regjistrit tė Sanxhakut tė vitit 1571, ku fshati Dardhė i Dibrės jepet me 60 banorė, prej tė cilave 35 shtėpi tė krishtera dhe 23 muslimane. (Selami Pulaha, "Gjurmime Albanologjike" seria e shkencave historike, Prishtinė 11.1972 Fq. 285 punimi "Krahinat verilindore tė Sanxhakut tė Dukagjinit") Nga tė islamizuarit haset edhe njė Ali Andrea, i martuar dhe qė gėzonte njė ēiflik. Duke pranuar rėnien e gėrmės "a" tek mbiemėri Andrea, gjė e cila ndodh shpesh tek emrat dhe mbiemrat e tė krishterėve tė krahinave verilindore tė Shqipėrisė, mbiemėri Andrea transformohet natyrshėm nė ndrea, Ndreu. Nė se pasardhėsit e Ali Ndreut, i vitit 1571 trashėguan emrin e tė parit tė tyre, deri tek Ali Ndreu i vitit 1817, (vėllai i gjyshit tė Elez Isufit) mendojmė se Ndreu ėshtė banor i fshatit Dardhė qė nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XVI-tė, qė pėrkon edhe me islamizimin e krahinave verilindore tė Sanxhakut tė Dukagjinit. Ēėshtė e vėrteta Ndretė patėn njė zhvillim tė mirė demografik edhe pse ranė nė gjaksi e bėnė lėvizje tė detyruara, por gjithnjė brenda kuadrit tė mikrokrahinės sė Dardhės. Si tė gjithė malsorėt e kėtyre anėve edhe ata pranonin e udhėhiqeshin nga ligji i maleve tė vetėqeverisjes tradicionale autonome. Ndretė besonin dhe ishin tė krishterė tė mirė, por nėn trysninė e turqve osmanė ata u islamizuan anga vitet 1530-1550-tė. Ekonomia e fisit Ndreu mbėshtetej kryesisht nė mbarėshtrimin e blegtorisė dhe atyre pak ngastra toke tė coptuara, pothuaj pa asnjė farė rendimenti. Pėr kushte mė tė mira jetese, njė pjesė e tyre, rreth viteve 1830-1840-tė, lanė Dardhėn, kaluan Drinin dhe u vendosėn nė krahinėn e butė tė Ujė e Mėujės (sot mikrokrahina e Sllovės) Ata u vendosėn nė Lisivadhė, Palaman, Shafell e Ratke. Nė Lisivadhė u vendosėn Isuf, Llan dhe Kazi Ndreu". Sipas dėshmisė sė 70-vjeēarit Hiqmet Ndreu, aty nga fillimi i gjysmės sė dytė tė shekullit tė XVIII-tė, apo mė saktė pas viteve 1850-tė, Ndretė e Sllovės sė Dibrės u bėnė njė nga shtėpitė mė tė njohura tė asaj krahine. Nė atė kohė i pari i fisit Ndreu, ishte Xhelil Isuf Ndreu dhe pas vdekjes sė tij, t'parllikun e fisit e mori nė dorė i vėllai, Elez Isuf Ndreu. Nė vėndin e quajtur Lisivadhė ku tė parėt e Ndreve ishin vendosur pas shpėrnguljes nga Nikaj-Mėrturi, nė fillim u ndėrtua njė kasolle prej Isuf Ndreut, (babait tė Elez Isufit) gjė e cila shėnoi edhe vendosjen pėrfundimtare tė Ndreve nė atė krahinė prej nga nuk do tė lėviznin mė. Mė pas aty nga viti 1884 kur ajo familje u fuqizua shumė ekonomikisht, djemtė e Isuf Ndreut ndėrtuan njė kullė tė madhe tre katėshe e cila u quajt "Kulla e Gjatė". Ajo kullė e cila kishte trajtėn e njė fortese me mure tė gjerė deri nė njė metėr e me frengji nė ēdo kat, u ndėrtua me gurė tė gdhendur qė nuk dihet se nga ē'vėnd ishin marė dhe si ishin transportuar deri aty. Ndėrtimi i asaj kulle aty rreth vitit 1840-tė, mendohet tė jetė ngritur pėr arsye se fisi Ndreu nė atė kohė kishte rėnė nė gjaksi me disa fise tė tjera tė fuqishme tė krahinės sė Lumės. Nė atė kohė burrat qė ishin nė krye tė fisit Ndreu, u angazhuan nė lėvizjet nė dobi tė ēėshtjes kombėtare, por lidhur me kėtė fakt nuk ka ndonjė tė dhėnė konkrete. Nė atė kohė disa nga fiset e Sllovės u acaruan sė tepėrmi me fisin Daci tė Kalisit tė Kukėsit dhe pėr t'u mbrojtur prej tyre ata kėrkuan ndihmėn e fisit Ndreu. Pėr tė pėrligjur kėtė gjė e pėr ta bėrė fakt tė kryer, aty nga viti 1881, Dush Zhguri i shiti Elez Isufit disa toka nė Sllovė. Mirpo blerjen e kėsaj toke, Elez Isufi e kishte bėrė pa dijenin e pėlqimin e vėllait tė tij, Xhelilit, qė atė kohė ishte i arratisur nė mal pėr t'i shpėtuar shėrbimit ushtarak nė rradhėt e ushtrisė turke. Pas vdekjes sė Xhelilit, Elez Isufi hodhi sytė drejt Sllovės dhe aty ndėrtoi njė kullė tjetėr tre katėshe, por pikėrisht nė atė kohė nisėn edhe kontradiktat nė mes fisit Daci dhe Ndreu, tė cilat zgjatėn pėr vite me rradhė. Por edhe pas kėsaj dy kullat e mėdha nė Lisivadhė dhe Sllovė u banuan pėr vite me rradhė nga familjet e mėdha patriakale tė pasardhėsve tė Isuf Ndreut. Dy vjet pas ndėrtimit tė kullės sė Sllovės, vdiq Xhelil Ndreu dhe vėndin e tij nė krye tė fisit e zunė dy djemtė e tij: Sufa dhe Dika. Nga tė dy djemtė, emėr mė tė madh nė atė kohė bėri Sufa, i cili njihej si burrė trim i shkathėt dhe i besės. Suf Xhelili nė shenjė respekti, xhaxhait tė tij, Elez Isufit, i thėrriste: "Lala Lez (baba Elez). Pas vdekjes sė Xhelilit, zot i dy kullave u bė Elez Isuf Ndreu i cili e mėkėmbi akoma edhe mė shumė ekonominė e fisit Ndreu e cila merrej me blegtori dhe vreshtari. Familja e madhe Ndreu vazhdoi tė jetonte nė mėnyrė patriakale e pandarė nė tė dy kullat ne Sllovė dhe Lisivadhė deri aty nga viti 1918-tė. Nė atė vit, Elezi u vendos pėrfundimisht nė Sllovė, Hazizi nė Palaman, ndėrsa Sufa me Dikėn mbetėn nė Lisivadhė. Edhe pas kėsaj ndarje e cila u bė pa asnjė lloj kontradite, pasardhėsit e Isuf Ndreut vazhduan tė bashkėjetonin si mė parė dhe tė kishin njė harmoni e unitet nė mes tyre. Njė ndėr faktorėt kryesorė tė harmonisė qė gėzonte familja e madhe Ndreu nė mes sajė, padyshim qė ishte dhe autoriteti i madh dhe apsolut qė kishte i pari i tyre Elez Isufi, tė cilit nuk ia bėnte njeri fjalėn dysh. Bashkėjetesa dhe harmonia qė gėzonte fisi Ndreu, ishte njė rast disi i pazakontė, sepse fiset e tjera tė mėdha e me emėr, si tė Dibrės ashtu dhe tė pjesės verilindore tė Shqipėrisė, jetonin me kontradikta tė mėdha nė mes tyre. Nga viti 1912 e deri nė vitin 1924, Elez Isufi, bashkė Suf Xhelilin (djalin e xhaxhait) morėn pjesė pothuaj nė tė gjitha ngjarjet e mėdha politike tė Shqipėrisė, duke bėrė njė emėr tė madh nė historinė e bvėndit tonė. Bėmat dhe trimėritė e Elez Isufit dhe Suf Xhelilit, janė pėrjetėsuar edhe nė folklorin popullor tė asaj treve, ku nė mes tė tjerash nė njė nga ato kėngė thuhet: "Ej Suf Xhelili arusha e malit / fort po ia vret asqerin krajlit / ē'po ia vret dhe po bėn kėrdin / nė ato brigje tė Drinit tė Zi". Nė ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut nė Sllovė tė Dibrės u bė njė nga qėndrat kryesore tė lėvizjes atdhetare tė Shqipėrisė verilindore dhe aty mblidheshin burra tė njohur dhe me emėr tė madh nga tė gjitha krahinat e vėndit, si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Islam Spahiu i Lumės, Rexhep Bajraktari i Hasit, Zija Dibra, Ramiz Daci etj. Pas vrasjes sė Elez Isufit nė vitin 1924 nė luftė kundra forcave qė mbėshtetėn rikthimin e Zogut nė Shqipėri, vėndin e tij e zuri i biri, Hysen Elez Ndreu, apo siē ėshtė njohur ndryshme, Cen Elezi, i cili kishte lindur nė vitin 1884. Qė nė moshė fare tė re, Cen Elezi mori pjesė nė tė gjitha luftrat pėrkrah tė jatit tė tij, Elez Isufit dhe pas kryengritjeve tė viteve 1911-1912-tė qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, Cen Elezi konsiderohej si "Ambasador i Elez Isufit". Ata tė dy, bab e bir, morėn pjesė nė shumė luftra e betej si kundėr forcave turke ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejn pėr tė pėrmėndur ato tė kryengritjeve tė viteve 1912-1913-tė, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit tė Nishit, nė 5 dhjetor tė vitit 1915-tė etj. Si rezultat i kėsaj veprimtarie, forcat serbe i dogjėn tre herė kullat e familjes Ndreu, nė 1913-ėn, nė 1918-ėn dhe nė 1921-in. Pėr dy burrat e fisit Ndreu, Elez Isufin dhe Suf Xhelilin qė ishin organizatorėt kryesorė tė kryengritjeve tė vitit 1920-tė, nė atė kohė shkruanin dhe gazetat e ndryshme tė shqiptarėve qė jetonin jashtė atdheut. Njė ndėr ato ishte dhe gazeta "Liria Kombėtare" e cila nė mes tė tjerash shkruante: "Elez Isuf Ndreu, burrė dibran me karakter tė shqiptarėve tė hershėm e me atdhedashuri tė fortė qė nuk ia pėrul as forcės brutale dhe as arit tė huaj". Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, edhe pse pjesa mė e madhe e fisit Ndreu tė kryesuar prej Cen Elezit ishin antizogistė, shumė prej tyre shėrbyen si ushtarakė tė Monarkisė dhe tė tjerė morėn bursa pėr t'u shkolluar jashtė Shqipėrisė. Nė ato vite kullėn e famshme tė Cen Elezit nė Sllovė tė Dibrės, e vizitoi edhe publicistja angleze Margaret Hasluck, e cila e impresionuar pa masė nga pritja qė iu bė aty, nė librin e saj "Ligjet e pashkruara nė Shqipėri", midis tė tjerash ka shkruar: "Kam vizituar shumė familje nė Shqipėri, por ajo qė pashė tek Cen Elezi mė impresionoi pa masė. U ēudita kur pashė aty njė blegtori tė seleksionuar dhe toka tė sistemuara sipas sistemit evropian. Ajo qė mė ēuditi mė tepėr, ishte edukata e djemve tė Cen Elezit tė cilėt ishin tė gjithė tė shkolluar. Cen Elezi priste 100 burra nė natė nė shtėpinė e tij dhe iu therrte nga njė ka, duke i pėrcjellė tė gjithė me mish nė gojė". Edhe gjatė viteve tė pushtimit tė Shqipėrisė 1939-1944, familja e Cen Elezit dhe i gjithė fisi Ndreu, u lidhėn ngushtė me lėvizjen antifashiste, duke e kthyer kullėn e tyre nė njė qėndėr tė asaj lufte. Pėrveē Cen Elezit, dy nga pinjollėt e atij fisi tė famshėm qė bėnė emėr tė madh gjatė Luftės Antifashiste ishin Dali dhe Esat Ndreu, tė cilėt u bėnė komandantė tė formacioneve tė mėdha partizane. Esat Ndreu, qė ishte i vėllai i Cen Elezit, mori gradėn e nėnkolonelit dhe udhėhoqi brigadėn e 18-tė partizane si komandant i saj, kurse Dali Ndreu me gradėn gjeneral-major, udhėhoqi si komandant deri nė mbarimin e Luftės, Divizionin dhe Korparmatėn e Parė partizane tė Ushtrisė Nac-Ēlirimtare. Pas mbarimit tė Luftės, deri aty nga viti 1946 familja e Cen Elezit qė njihej si familje nacionaliste e Parisė sė Dibrės, nuk u prek nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet dhe arsyeja kryesore qė ata nuk u ngacmuan deri nė atė kohė, ishte pjesmarrja e Dali dhe Esat Ndreut nė udhėheqjen e Luftės partizane. Nė marsin e vitit 1946, regjimi komunist i Envcer Hoxhės e shpalli Cen Elezin armik tė popullit dhe nė atė kohė Ceni me disa nga djemtė dhe vėllezėrit e tij doli nė mal nė arrati. Pas kėsaj regjimi komunist filloi represionin e egėr dhe goditjen ndaj asaj familje, gjė e cila do tė vazhdonte deri nė vitin 1990-tė. Si rezultat i atij genocidi tė egėr qė u pėrdor ndaj familjes sė Elez Isuf Ndreut, u pushkatuan gjashtė burra, shumė tė tjerė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve u arratisėn nga Shqipėria, dhe dhjetra tė tjerė vuajtėn nė burgje dhe internime me dhjetra vjet, deri nė rėnien e komunizmit".

    --------------------------
    (vijon nesėr)

    Tė publikuara

    1. Marash Vata, 14-15 Dhjetor 2001
    (Bajraktar i Shkrelit)
    2. Mehdi Bej Frashėri 7-8-9-10 Janar 2002
    (Kryeministėr i Shqipėrisė)
    3. Nasuf Bej Novosela 11-12 Janar 2002
    (Kryetar i Bashkisė Kolonjė)
    4. Margilajt e Trieshit 25-26 Shkurt 2002
    5. Eshref Boēari
    (pasardhėsit e Marko Boēarit) 2-3 Mars 2002
    6. Filip Ēeka , shkodrani
    (i dekoruar nga Franca) 9-10 Mars 2002
    7. Javer Bej Hurshiti
    (prefekt i Shkodrės) 16-17 Mars 2002
    8. Gjin Pjetėr Pėrvizi
    (Ngriti flamurin nė Milot) 23-24 Mars 2002
    9. Familja e Isa Boletinit 26 Mars 2002
    10. Familja Dema 22-23 Qershor 2002
    11. Familja Kokoshi 2-3 korrik 2002
    12. Familja Pustina 9-10 korrik 2002
    13. Familja Mul Bajraktari 26-28 gusht 2002
    14. Familja Benussi 6-7 shtator 2002
    15. Familja Dibra 10-11 shtator 2002
    16. Familja Bezhani 7-8 tetor 2002

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    I dashur Agim!

    Duke te uruar krijimtari te mbare poetike mund tju siguroj se
    keni harxhuar sacme ne ere me sqarimin per mua.
    Pse?
    Se pari : Une nuk jam shoku actec apo shoku ... x sic me drejtoheni me ironi dhe nuk me pelqen te jap spjegime per kete

    Se dyti: Regjimi kriminal i baballarve te te tjereve por jo dhe i tim
    eti qe kurre nuk pati qene komunist perkundrazi....

    Se treti : Ato perfitimet e bllokmeneve kane qene sic thoni ju por kjo sdo te thote se perpara komunizmit Shqiperia nuk kishte individe apo klane, apo oxhaqe etj qe nuk kane punuar kunder
    apo kane frenuar perparimin e vendit perpara vendosjes se regjimit kriminal komunist.
    Nese do te ishte e kunderta nuk do te ishim gjithmone ne fund te listes para dhe pas komunizmit.Apo s'ka qene keshtu?

    Ju nxitoheni i dashur Agim kur guxoni te me ndaloni te jap vleresime per kete problem, i hedhur ne nje forum diskutimi
    dhe me vjen keq padyshim per nivelin tuaj demokratik
    nderkohe e di mjaft mire shtepine e patriotizmit sic e kane ditur dhe te paret e mi.
    E keqja jone e madhe i nderuar Agim eshte shikimi bardhe e zi i
    gjerave me nje kontrast kaq te fuqishem sa qe kthehet ne humnere.
    Glorifikimi i epokes para komuniste apo i asaj komuniste apo nxirja totale e njeres apo tjetres kjo eshte c'menduria jone e radhes.
    Uroj te mos jemi viktima te kesaj cmendurie.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Nuk e ke keq

    I nderuar Actec.
    Sinqerisht nuk e ke keq. Por meqė unė jam i tirqeve(gjurdive) tė Veriut qė janė tė bardha deri nė dhimbje e kanė vetėm rripa tė zinj si dekoracion - qė ngjajnė me "vetėtima tė zeza" - tė jap shumė tė drejtė qė e KAM GJYKIMIN BARDH E ZI!
    Ndėrsa ti Actec, duke qenė me pėrgatitje dhe me moshė mė pak tė traumatizuar nga e shkuara "komuniste" - padyshim edhe nga njė krahinė ku dhe folklori ėshtė mė me kolorit si edhe veshja krahinore mė me shumė ngjyra, je mė nė brazdė. Unė shpesh dal nga brazda, sepse kam edhe motiv.
    Nėse e kupton nė esencė DRAMĖN FAMILJARE, po tė spiegoj:
    - 4 xhaxhallarė + 8 djemt e tyre + 3 djem hallash kanė bėrė 247 vite sėtoku BURG POLITIK(!!!!). Tė garantoj qė nuk kanė qenė antikombėtarė, antishqiptarė dhe antikomunist si Enveri! Ky i fundit si k/kriminel i kombit - TRADHĖTOI idealet e prindėrve tė mij! Pra ti e kupton qė KQPPSH + Byroja Politike me nė krye shokun Enver janė TRADHĖTARĖ tė marxizėm - leninizmit!
    - Pėr 44 vite rradhazi im atė ka qenė nė funksione tepėr tė rendėsishme si Kryetar Pushteti, Sekretar i Parė PRA nomenklaturė e Byrosė Politiike! E SHIKON se ēfarė ABSURDI??!!!!
    - Tė parėt e mij, kanė qenė antizogistė! Bile Zogu i ka vrarė si p.sh. gjyshin tim Pjetėr Ndue Mar' Doēi! Por Zogu kishte shtet! Tė gjithė fėmijtė e gjyshit (pėrfshi dhe tim atė si k/komunist) i shkolloj dhe i dėrgoj dhe nėpėr AKADEMIRA!
    A ndodhte kjo nė shtetin kriminal tė Hoxhės - po tė pyes ty?!!! Kurrėn e kurrės!
    Si e spiegon ti, qė NJĖRI VĖLLA FUNKSIONAR I LARTĖ ndėrsa 4 TĖ TJERĖT NĖ BURG??!!! Pra rri ACTEC e mos mė rokanis kokėn fort, me "argumenat e tua tolerante". Bile bėn mirė qė nė kėto tema vėrtetė tė mos futesh! Ti nuk e njeh fare Mirditėn! Shekspiri ėshtė "shumė i vogėl" para TRAGJEDIVE qė inskenoj dhe luajti Sigurimi i Shtetit dhe PPSH-ja nė Mirditė! Pra mos fut edukatėn tėnde qė ėshtė "mė me nivel se edkumi im demokrat" midis gjykimeve tuaja tė majta dhe gjykimeve tė mija tė djathta! Ti je i pėrgatitur, por kurrė nuk mund tė keshė INFORMACIONIN tim! Kjo thjeshtė se ti nuk je KLYSH KOMUNISTI SI UNĖ!
    Nėse futesh nė diskutim pėr tė mundur tė tjerėt, apo dhe mua (larg qoftė) - GABON RĖNDĖ!
    Duhet tė dijsh tė dallosh SQARIMIN me DISKUTIMIN! Unė jo nė kėtė rast, por gjatė gjithė jetės time - nuk e kam ēarė prapanicėn pėr "mėsimet e partisė dhe tė shokut Enver" sepse ato kanė qenė MASHTRIME dhe GĖNJESHTRA MOSNTRUOZE pėr tė MBAJTUR PENG tim atė dhe si ai plot idealistė tė tjerė!
    Tani pėr mbyllje, po tė pyes: - ku je peng ti ACTEC qė kėndej mė shkruan si "shok nga qėndra" dhe nga ana tjetėr klasifikon pėrgatitjen time demokratike! Gjynah! Tė jesh demokrat si Agim Doēi ėshtė tepėr e vėshtirė! Ndėrsa "demokratė" si Berisha, dhe "komunistė" si Enver Hoxha -ke me kile e me metra nėpėr kafehanet e Shqipėrisė! Kaq pėr sot! Nesėr ditė e rč, nafakė e rč!
    Ruaje shėndetin dhe tė dėgjofsha tė mirėn.
    Agim Mėhill Pjetėr Ndue Mar'Doēi

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    I nderuar Agim

    Sasia e helmit qe keni marr ne damare ne ate kohe absurde ju bene vertete te dilni nga brazda here pas here.
    Une ju kuptoj dhe ju respektoj ne dhimbjen dhe terbimin tuaj njerzor.Vec ju kujtoj qe vuajtjet e rrethit tuaj familjar nuk ju japin te drejten qe gjithshka qe thoni ju eshte e verteta ,eshte e sakta dhe cdo gje e thene ndryshe nga ju eshte e majte dhe komuniste kur ata qe e thone s'jane te tille. Megjithate.

    Duke qene peng i bindjeve te mija te formuara matane oqeanit
    nuk kam asnje lloj hezitimi ti them gjerat si i mendoj dhe jo si i do politika e dites apo ajo zyrtare e kraheve te ndryshem politike.
    Keshtu dhe per oxhaqet e kohes se Zogut.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ACTEC
    Nuk kam argument tė tė kundėrshtoj. Tė pėrqafoj fort dhe me mallė.
    Agimi

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •