Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 71
  1. #41
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    paraardhesit e Angjelina Arianitit

    Kjo ka qene, ashti sic e kam ditur edhe vete ne shqiperi e bija e Gjergj Arianitit, qe u shpall shenjtore edhe qe u martua me serb.

    Ndersa ne nje burim serb thuhet se ka qene e bija e Skenderbeut, gje qe une do ta konfirmoj se ku e ka burimin me pak kohe,

    1. Shen. Angjelina Araniti + Stefan, Dhespot i Serbise 1458-9

    me prinder:
    Gjerghj araniti (afro. 1400-1461)
    Maria Muzaka.


    Nga thesaret e Malit te Shenjte (Mount Athos)

    3 Nentor 1495

    Manastiri i Shen. Pavlit

    Dokument slavonik, Kod. 3 (4)

    pergameni, 37.9 x24.3




    Angjelina, Despot i serbeve edhe e shoqja e Despot Stefan Brankovicit, edhe bijte e tyre, Gjergji edhe Joani, vazhdojne traditen e zellshme te te pareve ne perkushtimin ndaj manastirit te She. Pavlit edhe duke i dedikuar lidhjeve te atyre me Igumenin (drejtuesin e manastirit), Hieromonakun Nikon, i cili ka qendruar per disa kohe ne pallatin e Stefanit, kane vendosur ti bejne manastirit nje dhurate vjetore prej 1000 monedhash te florinjta. Dhuruesit i kerkojne atyre ne pergjegjesi te manastirit qe te mbajne liturgjine e shenjte ne Kishen e Shen. gjergjit cdo te Enjte edhe qe tu japin vere neper mencat e murgjerve. Dokumenti i leshuar ne qytetin e Kupinovo-s, rezidenca e fundme e dinastise para pushtimit otoman, reflekton perkushtimin efamiljes Brankovic edhe dashurime ndaj manastirit te Shen. Pavlit: Prej asaj pak gjeje qe ata kane sot, ata ofrojne kete ndihme vjetore ndaj manastirit.

    Teksti i dokumentit qe ka per kornize nje vije te arte, fillon jo me ndonje germe dekorative ne te kuqe, m


    vijon.....

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Si mendoni ju nese ju thuhet se pjesa me e ZGJEDHUR e literaures dhe pasurise biblotekore-arkivore gjetur ne shtepite me te degjuara te qytetit te Shkodres (sa per shembull) u ngarkua ne kamione dhe u dergua ne Serbi, fill mbas fitores komuniste ne Shqiperi (pjesa tjeter u la te kalbet nen shi dhe ne puse)?

  3. #43
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga harmonies
    Si mendoni ju nese ju thuhet se pjesa me e ZGJEDHUR e literaures dhe pasurise biblotekore-arkivore gjetur ne shtepite me te degjuara te qytetit te Shkodres (sa per shembull) u ngarkua ne kamione dhe u dergua ne Serbi, fill mbas fitores komuniste ne Shqiperi (pjesa tjeter u la te kalbet nen shi dhe ne puse)?


    OJ I/E lum/ja Harmoni.....po pse jeni xhanem kaq inferior et paveterespektueshem.

    Po mire kontribut eshte kjo lloj pergjigje e ytja, apo per me teper eshte ne stratosfere e s'ka te beje me temen hic!

    Burimet e sjella jane arbereshe edhe i fundit eshte nga Agion Oros (Mali i Shenjte, ne greqi, nje republike murgjerish qe s'ka te beje fare me Jugosllavine, pasi ekzistenca e ketij vedi e ka fillimin qe ne shek VI pas K..........)

    ps. sa per dijeni, ne nje nder keto manastire ne kete mal, prehen edhe heshtrat e Raposhit, vellait te Gjergj Kastriotit, edhe konkretisht ne manastirin serb te Hilandarit, te cilit manastir familja Kastrioti me kryetar Gjonin, u beri dhurate dy fshatra nga Shqipnia e Veriut. Kete, mesa mbaj mend, e pohon edhe z. Abaz Ermernji ne librin e tij "Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqipnise"....


    Historia debatohet me fakte e me komente mbi faktet e jo me derci merci

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Me fal Klod, nuk po thote asnjeri qe Angjelina paskesh prishur biografine. Isha thjesht i interesuar per kombesine dhe familjen e Joanit. A ishte serb ai apo jo? A rridhte nga familje princerore?
    Kaq desha te di.
    Faleminderit
    Ignore List: Den Bossi

  5. #45
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    une vete di nje familje ne lece
    familja e giorgio kastriota
    kam pare eshte pemen gjenealogjike
    dhe jane sterniper te kastrioteve
    dhe xpara nje fshat i leces kastriot dhe me vone e kane nderruar e kane bere Castrignano dei greci///
    as ne itali sna ndahen greket///race e keqe si fara e hithres///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  6. #46
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Figo!

    Arsyeja perse thirren dei greci nuk ka te beje me nacionalitetin. Kjo nuk kuptohet sot.

    Te qenurit grek ne ato kohe ishte nje emertim i pergjithshem per te gjithe ato kombe qe kane qene nen ndikimin kulturor e fetar helen. Si sot per shembeel, edhe atehere ka pas nje tendence ne UNIFIKIMIN e kombeve nen nje PERANDORI edhe KULTURE.

    Keshtu qe termi QYTETERIMI GREK nuk ka te beje thjesht me greket si komb, por ketu futen te gjithe ato kombe jo greke qe i dhane kultures edhe fese nen ndikimin e KULTURES KRYESORE GREKE, prandaj quhen edhe greke.

    Arbereshet ishin ortodokse, edhe duke qene te tille, per nje te huaj ata ishin pjese e "botes greke"...!

    Nuk e di ne u bera i qarte...

    ps, si ti thush ti ndonje tifozi gjerman ne kuptim te futbollit edhe mentalitetit: "ky eshte gjerman fare..", ti nuk e thua kete ne kuptimin e kombesise, por te mentalitetit edhe forimit nen ndikimin e te cilit personi ne fjale ndodhet.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Postime
    13

    Smajl Martini i Grudes

    Smajl Martini ka lindun ne Ksheve te Grudes rreth vitit 1850 prej ni famlje te vorfun por te njoftun patriotike Shqiptare .Tye marr parasysh Kohen dhe Luftrat te shumta qe kaloshin neper ato male ku jeta e njerit ka kene aq e veshtire ky njeri me veprat dhe Luftrat qe I udhheqi aj tere jeten e tij luftoj dhe veproj per ruojtjen e fes dhe kombit shqiptar . Si per pas traditave te vjetra ne at kohe flamuri ju jepte atij qe dadhohej ne lufte dhe si shej tremerie dhe dallimi prej te tjereve aj person ka ullheq dhe ka pri ne betejen tjeter .Ne ni prej ktyre Luftave edhe pse shum i ri ,Flamuri erdhi ne duar te Martin Vuksanit babait se Smajlit ku me trimeri lle ullheqsi flamuri mbeti qysh ne ate kohe ne trungun dhe shpin e Smajl Martinit edhe ne diten e sotme

    Shum I ri mbeti pa babe te tij I cili ishte prisi dhe bajraktari I pare I Grudes dhe sipas traditave shqiptare muor Flamurin e Grudes ne dore te veta ku si pris I grudes dhe malsis luftoj dhe mbrojti trojet shqiptare prej anmiqeve te ndryshem te asaj kohe .. Baba i Smajlit mbeti me 12 Grudas ne ni Lufte kunder Serbeve dhe Malazezeve tye me la Smajlin jo Krejt 18 vjechar .Por humbja e babes vech e forcoj Smajlin edhe ma fort qe te luftoj kunder armiqeve te tokave Shqiptare .Ne Luftra te ndryshme dhe te shumta qe i ullheqi aj kunder okupatoreve Turq dhe Serbo/Malazez as ni luft Smajli nuk e Humbi.Gjat Luftave te shumta qe i bari Smajli humbi dy djelt e tij Zefin dhe Pjetrin njarin ne lufte kunder Shkjaut e tjetrin ne lufte kunder Turkut. Ma na fund Smajli mbeti pa djal por me ni vajz .Kjo Vajz u rrit dhe u be ni nder femerat ma te njoftuna qi ka Historia Shqiptare TRINGA E GRUDES ose TRINGA E SMAJL MARTINIT .Se bashku me Baben dhe Malsoret gjat jetes se saj ajo Luftoj dhe veproj kam per kam me burra te Malsis se Madhe per chlirimin e trojeve shqiptare ashtu sich I kan luftua elle te paret e saj .Tringa vdiq ne vitin 1917/18 ne Ksheve te Grudes ku edhe sot i gjindet vorri i saj. Ne vitin 1878 Smajlit I vjen thirrja per te marr pjes ne Lidhjen e prizerenit se bashku me Chun Mulen (bajraktari I hotit) . Per shkak te ideas dhe qellimit qe lillja e prizerenit kishte qe te formohet shteti shqiptar por nen sundimin e Turqis Smajli nuk shkoj lle e choj ne vet te tij ni tjeter Grudas Baca Kurtin .Betejat e Smajlit te shumta per Trojet Shqiptare ....Me 1881-82 Lufta e madhe ne Dinosh Smail Martini prin grudes dhe lufton kunder ushtris malazeze ku shkijet do te pasojn nji humbe te madhe dhe katarstrofike .Lufta e njohur e Grudes ne Zharnic ne vitin 1880/81 kunder Malit te Zi .Fill pas kesaj Lufte Smajli i prin Grudes dhe lufton kunder Rashoviqeve te Piperit afer Kuchit .Ne hije te kesaj beteje dhe fitores kunder malazezeve Grudasit e kendoshin kengen ...

    Smajl Martini Bajraktar
    prini Grudes e duol Luhare
    Rashoviqit i dha Zjarr.
    Nal kanal ju zogjt e Kurves se
    nuk i nihni djelt e grudes.
    Mark Milan e Bac Dragoj
    fort po ikan kur
    kan nevoj.

    Perendoria Turke u munua ne chdo mnyr ta vriste apo ta arratiste Smajlin por pa sukses ...Ne vitet 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do tė dėnojė njė numėr tė madhė tė krerėve tė Hotit dhe Grudės pėr shkak akteve te tyre kunder Turqeve. Megjithata Smajli vazhdon Lufteret e tija Kunder okupatoreve Shkja dhe Turk deri rreth vitit 1890-1900 (jo krejt i sigurt vitin ) .Sulltani ata chka nuk mujti me ba me force e bani me tradheti. Rreth vitit 1897/8 Sulltani me zagart e tij e perhapi fjalen neper male qi krenet e Malsis me u mbledh ne Tuz per te nenshkruar armpushimin dhe terhiqjen e ushtris Turqe prej disa postave te njoftura neper Malsi .
    I tradhtuom dhe i rrejtun Smajli ulet prej Kshevet ne Tuz ku automatikisht arrestohet se beshku me 9 Grudas nga ushtaret Turko/Malazez ....Turqit e chojne ne Shkoder te Sulltani dhe aj e vendosi qe Smajl Martini te zhduket nga vendlindja e tij dhe te denohet me interrnim ne Diaribeqir te Turqis...(sot gjindet ne pjesen ku Kurdet e banojn kete vende). Smajli se bashku me 9 Grudas Interrnohet ne Diaribeqir ku edhe vdiq dhe varrohet nga shoket e tij te interrnuam (1910) lark prej vendlindjes dhe trojeve qe luftoj aq shume .Me ne fund prej grupit te interrnuam me Smajlin asht kthye gjadh ne Malsi vetem ni me banim ne Pikalj te Grudes rreth vitit 1917?
    Sipas kuvendidt te tij ...Kur Smajli vdiq dhe u varroj ni kryq u vu nen rrasen e tij si sheje dadhimi prej tjereve .......

    Shkurtimisht Historia e Smajlit dhe Tringes Ivezaj.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gruda : 31-01-2003 mė 01:34

  8. #48
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej ... o grude... a je ivezaj ti a je grudaj???
    Me ke cudit me mark milanin si enjihkan per frikacak...se qe besa kam lexu nje liber prej ketij zotnise Mark Milanit po du me thane qeme ka pelqy sa nuk bahet!
    A me ma shkrujt malcorcen ma shkrueke e ma kenaqke he te lumte dora, e tu rrite ndera per cka na bane me dite per Smajl Gruden se nuk kisha pas ni per ta, vec do rreshta ne kange lahute.
    po te pershendeti tash... me tan te mirat!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Postime
    13
    Hej Macia blue.....

    Po kam qef chi ke tije per Smajlin shkurtimisht .....beso se elle vet e pershkrove shkurtimisht biografin e tij, e per me da ma shum kite me u nevojit ni koh ma e gjat por lexo se do te keme elle ma shum informata nete ardhmen.......Smajli Martini asht i fisit IVEZAJ prej malit te GRUDES........Sa i pirket Mark Malinit aj ka ken Vojvoda i Kucht (malazez) ....nuk e di se chka ke lexua per te por te dish se aj jo treme Malsorve si prej dreqit e ne tjetran an edhe i ka rrespektua shum ...megjithata me duket e nuk jam krejt i sigurt se aj e ka shkru ni gja per Malsoret... Se jan trima si bishat lle luftar te tmerrshem por e kan ni te keqe se vriten me njani tjetrin .....

    shifena ....

  10. #50
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Joana e Durresit dhe Mesjeta Shqiptare

    BARLETI, JOANA E DURRESIT DHE MESJETA SHQIPTARE

    Dr.Moikom Zeqo

    Mesjeta shqiptare eshte klasifikuar nga Shuflai si nje mesjete e shkelqyer me nje status evropian te mirefillte; Kjo mesjete ka perfaqesues emra te cuditshem protagonistesh historike. Mua me vjen keq qe periudha paraskernderbejane eshte ende shume pak e studiuar. Per epoken e Skenderbeut dua te pershendes librin me te fundit te historianit me nivel evropian Prof.Kristo Frasheri, te quajtur "Skenderbeu", qe eshte nje kontribut substancial per skenderbeologjine. Duke rilexuar Marin Barleti, kete kryehumanist shqiptar kam bere te prekshem ne vetedijen time disa te dhena te habitshme per nje grua, nje personazh historik, qe lidhet me mesjeten shqiptare. Marin Barleti ne librin e 10 te kryevepres se vet per Skenderbeun shenon konkretisht "Ne mbreterine e Napolit, ne kohen kur Katedren dhe fronin e Shen Pjetrit e drejtonte Papa Urbani VI, ishte mbreteresha Joana I-re me kombesi epirote (shqiptare) dhe me atdhe Durresin. Kjo mbante anen e pseudopapes Klement, i cili ishte zgjedhur ne detyren supreme prifterore as me menyre katolike, as sipas zakonit (nga ku lindi dhe skizma shume e madhe ne kishen e Perendise) dhe e perkrahte ate fort. Prandaj Urbani thirri kunder saj per ndihme mbretin e Hungarise, Karlin, i cili u hodh ne Itali me nje ushtri shume te fuqishme dhe e la Joanen pa mbreteri dhe pa jete. Pas kesaj thone se Karli pasi e fuqizoi dhe e forcoi kete mbreteri (te Napolit) me ane te autoritetit apostolik, menjehere sapo u kthye ne Hungari vdiq i helmatisur. Vendin e tij e zuri i biri Vladislav i degjuar dhe trim ne lufte".

    Kush eshte Joana, e cila ne dokumentet historike mbiquhet si Joana e Durresit? Joana ka jetuar dhe mbreteruar ne vitet 1343-1382. Ne histori ajo njihet si Joana e Durresit, por ka sunduar ne qytetin e Napolit. Ajo ishte aq e fuqishme saqe perkrahte pseudopapen Klementi VII, qe apostoloi ne vitet 1878 deri ne 1894, qe perkrahej nga anzhuinet franceze dhe qe kundershtar i papes se Romes Urbani, VI, i cili ka apostoluar ne vitet 1378-1389. Kjo kundervenie ne rrafsh evropian qe plot kontradikta dhe perpjekje, intriga dhe luftera te medha. Barleti deri me sot eshte i vetmi historian, i cili e cileson Joanen e Durresit me kombesi epiriote, pra shqiptare dhe thote se ka patur atdhe Durresin, pra Durresi eshte vendlindja e prinderve ose dhe e vete asaj. Marin Barleti e vazhdon historine e pasardhesve te Joanes ne disa hulli. Por une nuk dua te zgjatem ne kete aspekt. Eshte interesant qe mbreti Vladislav, i quajtur dhe si Lancilak vdiq mbas 29 vjetesh ne mbreterine e Apolise ne Itali pa lene femije. Dhe fronin e tij e zuri e motra, e cila gjithashtu quhej Joana. Kjo Joane, u martua me Jakov Piceninin, kont dhe kondotier, i cili me te vellane e tij Franciskon, qe qe ne sherbim te anzhuineve kunder mbretit Ferdinand te Napolit, mik i Skenderbeut. Eshte ky Jakov Picenini, qe u thye nga ushtria e Skenderbeut, gjate ekspedites se kryetrimit shqiptar ne Itali me 18 gusht 1482. Barleti flet gjeresisht per Ferdiandin dhe Alfonsin e Napolit, qe qene mbreter dhe aleate strategjike te Skenderbeut.

    Po c'dime me teper per Joanen I, te ashtuquajtur te Durresit, mbretereshe te Napolit ne shek.XIV?

    Eshte Milan Shuflai mesjetarologu me i shquar ne historine e kombit shqiptar, i cili thote se ne vitin 1372 Ludoviku i Navares, i shoqi i Joanes durrsake, beri nje kontrate me prijesin francez, grafin e Coucyt "per pushtimin e gjithe Shqiperise". Ishte fjala per nje kontrate, qe nese do te pushtoheshin fshatra, qytete dhe keshtjellat e Shqiperise, atehere do te sanksionoheshin disa te drejta juridike per situaten e krijuar politike ne ate qe quhej Mbreteria e Shqiperise. Ky projekt ka nje interes te vecante, sepse kerkon te rikrijoje edhe nje here te ashtuquajturen "Regnum Albaniae" te Karlit I Anzhu, i cili me 1272 krijoi Mbreterine e Shqiperise si nje funksion te shtrirjes se pushtetit anzhuin ne te gjitha territoret bizantine, sidomos ne gadishullin ballkanik. Ludoviku i Navarres mundet te kete qene i ndikuar nga e shoqja e tij Joana e Durresit, qe pikerisht sulmin kryesor ta realizonte ne qytetin e Durresit. Kjo tregon terthorazi pse Joana e nxiste Ludovikun e Navares per kete aksion. Joana perkrahej nga anzhuinet franceze. Roli i anzhuineve franceze ne historine mesjetare shqiptare eshte mjaft i madh. Dihet se princi shqiptar Karl Topia, po i shekullit XIV, ishte nje femije i lindur nga nje baba shqiptar dhe nga nje nene anzhuine franceze. Historia e Karl Topise te kujton ngjarjet e romaneve kalorsiake, ose te romanit gotik ose pikaresk. Konti i Durresit, Tanush Topia beri nje aventure te pabesueshme. Ai rrembeu Helenen, vajzen e Robertit I Anzhu. Helena po vinte me nje anije nga Italia sepse do te martohej me nje kontrate politike me nje princ bizantin. Anija ndaloi ne brigjet e Durresit. Ne kete pushim befas Tanush Topia e pa Helenen dhe u dashurua marrezisht me te. Por eshte e vertete qe edhe Helena u dashurua menjehere me Tanushin. Tanushi e rrembeu Helenen dhe u martua me te. Helena ishte bjonde, nje bukuroshe e hajthme dhe e vendosur nga krahina e Anzhuse ne France. I derguari i mbretit anzhuin ne Durres me kot e kercenoi me emer te Robertit I Anzhu, qe Helena t'i bindej te atit dhe te mos e bente kete marrezi. Helena nuk u bind. Pas nje viti lindi nje djale, fryt i kesaj dashurie te parrefyer. E ema ia vuri emrin Karli ne kujtim te gjyshit te saj Karli I, mbret i Napolit dhe Sicilise, qe ishte njekohesisht edhe vellai i mbretit te Frances, Shen Luizit. Mbas nje viti i ati i Helenes i beri nje ftese Helenes dhe Tanush Topise, qe te vinin ne Napoli, sepse gjoja i kishte falur dhe desheronte te bente nje gosti te madhe per ciftin rebel. Ai u tha atyre te merrnin me vete edhe nipin, Karl Topine. Ne momentin e fundit Tanushi, dyshues dhe largpames nuk e mori Karlin me vete, hipi ne nje anije me gruan Helena dhe shkoi ne Napoli. Pritja paraprake qe madheshtore, u organizua nje gosti e papare por i ati i Helenes hakmarres deri ne fund i masakroi dhenderrin dhe te bijen ne gjume, duke bere keshtu nje veper makbethiane te denje per penen epokale te Shekspirit. Karl Topia i vogel u rrit i mbrojtur sepse jeta e tij kercenohej nga agjentet e mbretit francez. Keshtu u rrit ky personazh i mesjetes shqiptare, nga me te furishmit dhe me jete vetiake nga me te cuditshmet. Karl Topia e mbante veten ne te gjitha mbishkrimet e tij zyrtare si njeri me gjak francez. Stema heraldike e Karl Topise qe ndodhet sot ne Muzeun Historik Kombetar, pasqyron relievin e nje luani anzhuin si dhe igurat e zambakeve anzhuine qe jane simbole mbreterore anzhuine. Kjo steme heraldike eshte me e bukura e te gjitha stemave heraldike te Shqiperise. Ne vetvete kjo steme, ka disa te dhena mjaft interesante, ka nje sistem simbolesh, qe ende nuk jane perkthyer dhe shpjeguar sic duhet. Ne siperfaqen e gurit te kesaj steme paraqitet nje mburoje e vendosur pjerrtas ne kendin e djathte poshte dhe qe ka nje te care persegjati. Ana e djathte eshte e ndare ne kuadrate, ku te kater fushat kane te njejtat figura, nje disk, i cili ndahet ne kendin e djathte ne dy diametra te kryqezuar mes dy kryqeve poshte dhe dy siper. Ana e majte e mburojes tregon nje fushe te mbushur me zambake, mbi te cilen kalon pjerrtas nje vize nga e djathta ne te majte. Ketu duket dhe nje shirit tjeter, qe sipas mendimit te dijetarit austriak Teodor Ippen, ka te beje me nje qafore garash ushtarake, te gdhendur keq, qe ne heraldike ka kuptimin e shenjes se pasardhesit, ose ne nje linje te re te nje familje fisnike. Mburoja e stemes kulmon me nje kaske te mbyllur garash kalorsiake prej se ciles varen poshte te dy temthoret e kaskes, te cilat nga jashte jane mbuluar me lule zambaku. Ne vend te kreshtes apo kurores mbi helmete ngrihet nje jastek drejtkendesh, mbi te cilin rri luani i kurorezuar. Kurora e luanit mban tri pende struci. Stema heraldike e Karl Topise mund te kete dicka te perbashket me heraldiken e perdorur nga anzhuinet ne mbreterine e Napolit.

    Nje fakt i pastudiuar deri me sot, qe u ka shpetuar syrit te historianeve eshte se ne qytetin e Krujes, ka ekzistuar kulti i Karlit te Madh, Sharlemanjit, i Frances. Eshte pikerisht nje historian shqiptar e konkretisht, Dhimiter Frengu, qe ka qene arketar dhe njeri fort i besuar i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Dhimiter Frengu ka shkruar dhe botuar nje histori per Skenderbeun, qe ka njohur shume perkthime dhe botime ne Evrope. Dhimiter Frengu ka qene intimisht i informuar, jo vetem pse ka jetuar ne Kruje, por ai ka njohur kancelarine e Skenderbeut, lidhjet e Skenderbeut me boten evropiane si dhe ate qe quhet urbanistika e brendshme e ndertimeve te perimetruara nga muret e keshtjelles se Krujes. Pikerisht Dhimiter Frengu shkruan te zeze mbi te bardhe se ne nje nga sheshet e Krujes ka qene ngritur nje statuje e persosur e Karlit te Madh te Frances. Dhimiter Frengu shton se disa nga princat shqiptare mburreshin se gjoja e kishin origjinen e tyre me gjak francez. Kete gje thote edhe Barleti, qe eshte i vetmi qe ka shkruar se qytetin e Krujes e kane krijuar Topijasit, pra pinjoj me te hershem se sa Tanush Topia, i ati i Karl Topise. Me gjak francez e quajne veten e tyre edhe dukagjinasit. Per mendimin tim ekzistenca e skulptures se Karlit te Madh te Frances nuk duhet vene ne dyshim. Ajo mund te jete nje skulpture e punuar nga ndonje skulptor vendas ose francez dhe lidhet me ngjarjen historike te krijimit te Mbreterise Shqiptare nga Karli Anzhu me 1272 me kryeqytet Durresin. Kulti i Karlit te Madh te Frances, i cili i bashkoi franket dhe krijoi nje perandori te madhe evropiane, me synim qe te krijonte edhe nje perandori boterore, duke perfshire dhe perandorine bizantine ka qene nje motiv krenarie per anzhuinet. Skulptura e Karlit te Madh do te kete qendruar ne Kruje per shume kohe. Kjo skulpture mund te jete hequr nga pushtuesit turq, kur ata zoteronin Krujen, por do te jete rivendosur gjate kthimit te Skenderbeut ne Kruje me 1443. Dhimiter Frengu eshte deshmitar okular dhe rrjedhimisht ai e a pare kete skulpture me syte e tij. Kjo do te thote qe skulptura e Karlit te Madh qe eshte nje paraprijes i idese se nje Evrope te tere shteterore ka sherbyer si nje simbol edhe per Skenderbeun i lidhjes se Shqiperise me Evropen Perendimore.

    Askush deri me sot nuk eshte marre seriozisht me analizen e miteve gjenealogjike te princerve shqiptare per origjinat e tyre gjoja franceze. Gjenealogji te tilla edhe fantaziste kane qene tipike per epoken humanistike. Nga ky qerthull i tradites anzhuine duhet pare edhe lidhja e Joanes se Durresit, pikerisht ne kryeqytetin anzhuin, qe eshte vete Durresi, te mbreterise shqiptare.

    Te dhena te papritura dhe te cuditshme per Joanen e Durresit gjenden ne librin e studjuesit Aleksander Paramidhisis, kushtuar papes Joani i XXIII, te njohur si Baltar Cozza, i cili ka lindur ne Napoli dhe ka vdekur ne Firence ne vitin 1419. Ne kete liber jepen aspekte te historise te luftes fetare me te cudidshem te mesjetes, midis papeve te Romes dhe antipapeve te Avinjonit. Antipapa Klementi VII, kishte ithtare Pjetrin e lumtur te Luksenburgut si dhe shenjtorin Vikentij (Ferie). Klementit i sherbente edhe Koleta e Shenjte, e cila vetem 100 vjet pas vdekjes u shpall shenjtore dhe u perligj vetem ne kohen e papes Piu i VI. Papa Urbani VI kishte ithtare Pjetrin e Aragonit dhe Katerinen e Sienit. Pikerisht shenjtorja Ekaterine e Sienit e keshilloi Papen Urbani VI te shpallte nje kryqezate kunder Pseudopapes antikrisht, Klement. Me 1378, Urbani e mallkoi mbretereshen e Napolit, Joanen Durrsake dhe e shpalli te rrezuar sepse ajo u bashkua me Klementin. Ne bulen e tij te dt.31 prill 1380 Papa Urbani e quajti Joanen Durrsake (bije te padrejtesise dhe te mekatit, heretike dhe incestare). Papa therriti nga Hungaria Karlin dhe me ushtrite e Karlit e shkaterroi mbreterine e Napolit, duke vrare dhe cuar ne mjerim tere trashegimtaret e Joanes. Konkretisht, ne sulmin kunder Joanes, Papen Urban e ndihmoi shenjtorja Ekaterina eSienit. Ajo shkoi ne Hungari dhe e bindi mbretin hungarez, qe te dergonte ne Napoli nipin, Karlin, qe u quajt Karl Durrsaku. Karli e perkrahu Urbanin dhe e sulmoi hapur. Ai ne fillim kapi rob Ludovikun e Navarres pastaj dhe Joana Durrsakun. Urbani VI i futi ne burg dhe i mbyti duke i helmatisur. Mbreti i Napolit u shpall Karl Durrsaku. Eshte shume i cuditshem ky percaktim, sepse quhej nje titull shume i larte qe krahas titullit mbret i Napolit, te quheshe edhe i Durresit. Nuk kaloi kohe dhe midis Karlit dhe Urbanit linden kontradikta. Keshtu ne "Analet Redio" thuhet se Lufta midis Karlit dhe Urbanit arriti aq larg saqe papa Urbani e c'kisheroi Karlin madje dhe gruan e tij, Margariten si dhe femijet deri ne brezin e IV-t. Per te vepruar kunder Karlit, i quajtur Durrsaku, papa Urbani caktoi Baltazar Cossa. Karli u zemerua shume me Papa Urbanin dhe vendosi ta sulmonte ne tokat e tij dhe ta debonte. Mbreti Karl e rrethoi Papen dhe ne "analet napolitane" thuhet se e qelloi pallatin e Papes me katapulta. Sekretari i papes Dihtri Fon Nim ka shkruar: "qe te hakmerrej sadopak kunder Karlit Papa Urban VI dilte kater here ne dite ne dritaren e keshtjelles me qiri ne njeren dore dhe zile ne tjetren dhe me ze te larte, solemn, me sa fuqi kishte mallkonte mbretin Karl dhe ushtrine e tij. Karli e deboi Papen nga qyteti Nocera. Papa shkoi ne Salerno. Karli pas pak vdiq. Mbeti mbreteresha Margarite nje vejushe shume trime. Papa Urbani beri mallkimin publik te mbretereshes dhe arriti qe te vriste edhe ate dhe djalin, trashegimtarin e Karlit.

    Keshtu mbaroi kjo histori e denje er subjektet e romaneve te Aleksander Dymase. Ajo qe na intereson ne kete shkrim eshte fakti qe ne shek.XIV ne historine e intrigave te dy kishave, te Romes dhe te Avinjonit nderfuten dhe personazhe shqiptare, sic qe Joana e Durresit. Emri i Durresit qe aq i famshem sa qe edhe Karli i Hungarise mbasi ta pushtonte Napolin do te mbiquhej Karli i Durresit.

    Duke lexuar nje guide te Napolit kam rene ne gjurmet e varrit te Joana Durrsakes ne nje nga kishat e ketij qyteti. Do te ishte me interes te mesonim me shume dhe konkretisht per kete varr monumental. Studjuesi Fabian Miraj me siguron se ka pare me syte e tij ne Manastirin e Shen Klares, varrin origjinal te Joana Durrsakes. Ky varr ndodhet prane nje varri tjeter te nje princeshe e cial quhet Anjeze Durrsaku. Ekzistenca e ketyre monumenteve te nderlidhura me emrin e lavdishem te Durresit i ben nder mesjetes shqiptare. Amen!
    Marre nga Koha Jone
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •