DOSSIER II
gazeta shqiptare
Rrėfimet e ish-majorit britanik mbi periudhėn e Luftės nė Shqipėri, tė botuara nė librin e tij "Bijtė e Shqipes". Gracka e Enverit pėr vėllezėrit Gani e Seit Kryeziu
Xhuljan Emerķ: "Enveri urdhėroi masakrimin e Llazar Fundos"
--------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm e njė pjesė tė kujtimeve tė ish ushtarakut britanik Xhulian Emerķ (Julian Amery) i cili gjatė periudhės sė Luftės Antifashiste, nė vitet 1943-1944 ka qenė me misionet anglo-amerikane nė Shqipėri. Kujtimet e tij nga Shqipėria, misionari britanik i botoi nė vitin 1948 nė njė libėr tė titulluar "Bijtė e Shqipes" qė u pėrkthye disa vjet mė vonė edhe nė Tiranė nga njė i burgosur poltik i quajtur Felatun Vila, i cili nė atė kohė vunate dėnimin nė njė nga kampet e punės sė detyruar. Parathėnia e librit "Bijtė e Shqipes" ėshtė shkruar nga kolegu i autorit, David Smajli, i cili sė bashku me Xhulian Emerķn ka qenė anėtar i misioneve ushtarake aleate nė Shqipėri. Nė shkrimin e djeshėm u njohėm me atė pjesė tė librit qė pėrbėn dhe epilogun e kujtimeve tė majorit britanik, ku pėrshkruhen ditėt e fundit tė misionit aleat nė Shqipėri, ku ata qėndruan nė besė tė Gjeneralit Prenk Pėrvizi, nė shtėpitė e tij nė malin e Skurajt tė krahinės sė Kurbinit.
(vijon nga numri i kaluar)
Masakrimi i Fundos e kurthi pėr Kryeziun
Nė pushimin e parė gjatė kėtij marshimi, Llazar Fundoja u thirr para komisarit dhe pasi u identifikua, e zhveshėn, e shtrinė pėrdhe dhe e rrahėn pėr vdekje. Fundoja mė 1938 kishte hequr dorė nga Partia Komuniste dhe vrasja e tij u shpjegua zyrtarisht nga Enver Hoxha si "njė ekzekutim pėr tradhėti ndaj lėvizjes". Ndėrsa Brigada e Pestė gjendej e angazhuar, nė kėtė mėnyrė, udhėheqėsit e forcave tė "Kosmetit" erdhėn nė shtabin e Ganiut dhe i kėrkuan tė bashkohej me LNĒ. Pėrndryshe, do tė pėsonte rrjedhojat e refuzimit. Ganiu nuk i pranoi urdhėrat dhe s'i pėrfilli kėrcėnimet, ndėrsa epėrsia e luftėtarėve tė tij, i paralajmėroi komunistėt mbi rrezikun e mundshėm tė njė pėrplasjeje. Prandaj ata pėrdorėn mashtrimin duke nxjerrė si pretekst inkopetencėn e tyre pėr tė hyrė nė bisedime dhe e ftuan Seitin tė shkonte me ta pėr t'u takuar me Dali Ndreun, komandantin e Divizionit tė Parė qė ndodhej aty afėr. Seiti pa u matur pranoi dhe po atė natė e lajmėruan se ishte Enver Hoxha dhe jo Dali Ndreu qė dėshironte tė takohej me tė. Dhe kur ai kėrkoi tė largohej pėr nė Gjakovė, mori vesh se ishte rob i partizanėve. Komunistėt u sollėn me Seitin nė mėnyrė disi mė tė ndershme se me Simkoksin. Sidoqoftė edhe atė e dėrguan nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė LNĒ nė Berat. Disa nga udhėheqėsit komunistė kishin qenė miqtė e Seitit nė Paris, madje dikur ai pati ndihmuar Enver Hoxhėn dhe Ymer Dishnicėn me tė holla.Tani kėta nuk bėnė mė ēmos pėr ta bėrė me vete. I ofruan ofiqe tė larta nė qeverinė e tyre, duke propozuar madje Ganiun si nėnkryetar tė qeverisė. Seiti i hodhi poshtė tė gjitha propozimet e tyre. I prekur rėndė nga vrasja e mikut tė tij, Llazar Fundos, dhe nga trajtimi i Simkoksit, i cili kishte qenė nė besė tė tij, ai refuzoi tė pranonte lirimin nga duart e tyre. Nga Skuraj ne kėrkuam me kėmbėngulje pranė Kuartierit tonė tė Pėrgjithshėm qė tė ndėrhynte nė favor tė Seitit dhe Smithi raportoi se jeta e tij ishte nė rrezik. Pėr disa ditė, patėm frikė se ai mund tė pėsonte ndonjė "aksident", por pas negociatash dinake, Seiti u tregua mė finok se armiqtė e tij dhe dy javė mė vonė, Smithi e pa tė nisej shėndosh e mirė me njė avion pėr nė Bari. Asgjėsimi i misionit tė Simkoksit e privoi Ganiun nga ēdo kontakt me britanikėt ndėrsa me kapjen e Seitit, ai la njė peng tė vlefshėm nė duart e partizanėve. Megjithatė vazhdoi pėr disa ditė tė mbante forcat e tij tė bashkuara, duke shpresuar se Kuartieri ynė i Pėrgjithshėm do t'i qėndronte besnik premtimit "pėr tė mbajtur njė qėndrim tė fortė" ndaj komunistėve, nė mbrojtje tė tij. Kjo shpresė u shua dhe nė vend t'i hidhte forcat e tij nė luftė civile, Ganiu i shpėrndau njerėzit nėpėr shtėpitė e tyre dhe u strehua nė mal me vėllanė e tij, Hasanin. Lajmi i kėtyre ngjarjeve e uli poshtė prestigjin britanik nė Shqipėri. Ishte e qartė pėr tė gjithė se, partizanėt kishin sulmuar Ganiun, nga qė ai ishte miku i Britanisė sė Madhe. Ata mund tė pretendonin se kishin sulmuar ballistėt pėr "bashkėpunimin" e tyre me gjermanėt, Abas Kupin pėr pasivitetin e tij pengues, ose Muharrem Bajraktarin pėr vetmbrojtjen e tij. Megjithatė, nė asnjė mėnyrė edhe me imagjinatėn e tyre mė pjellore, ata nuk mund tė gėnjenin popullin duke trumbetuar tė tilla akuza kundėr Ganiut. Kėtu ndodheshim pėrpara njė njeriu, i cili kishte luftuar pa ndėrprerje kundėr italianėve dhe gjermanėve, i cili kishte bashkėpunuar me partizanėt dhe nė tė gjitha aksionet e tij, kishte kėrkuar dhe ndjekur kėshillat e misionit britanik. Radio-Bari kishte bėrė pėrshkrime tė bujshme tė luftimeve tė Ganiut. Kuartieri ynė i Pėrgjithshėm i kishte dėrguar armė dhe ne ua kishim paraqitur prijėsve tė tjerė shqiptarė si njė shembull bashkėpunimi besnik me aleatėt. Ndėrsa tani e shihnim tė gjithė se nuk e ndalnim dot rrokopujėn. Ishim tė pafuqishėm tė mirrnim hakun e shpėrndarjes sė forcave tė tij, arrestimit tė vėllait dhe vrasjes sė kėshilltarit kryesor politik. Lajmet e pėrhapura, se kishim toleruar qė njė oficer britanik tė marshonte si njė rob lufte pėrgjatė viseve shqiptare, nuk mund tė shkaktonin veēse dėshpėrimin e nacionalistėve dhe pėrbuzjen e partizanėve.
Mos zbarkimi i aleatėve
Kėshtu, nga tė pesė prijėsat qė kishin sunduar nė Veri, Fiqiri Dineja, Abas Kupi, Muharrem Bajraktari dhe Gani Kryeziu po shkatėrroheshin tani nė mbarim tė luftės. Vetėm Gjon Marka Gjoni qėndronte ende nė kėtė shtrėngatė dhe rreth tij u mblodhėn luftėtarėt e fundit, tė drobitur tė rezistencės nacionaliste. Ndėrkaq populli e shihte se partizanėt po fitonin dhe nuk vazhdoi tė pėrkrahte njė kauz tė humbur. Pėr kėtė shkak aksionet e udhėheqėsve nacionalistė nuk pėrfaqėsonin asgjė dhe nuk ishin veēse manovra gjeneralėsh pa ushtri. Njerėzit nuk u kthyen kundėr tyre, sepse kėta ishin popullorė dhe tė respektuar. Por megjithėse mund tė gėzonin simpatinė e pėrgjithshme, fuqia e nacionalistėve po varrosej nėn gėrmadhat e shpresave tė tyre. Ata brodhėn lart e poshtė nėpėr male kontrolluan zona tė ndryshme, mbajtėn fjalime dhe bėnė plane, por arratisja ishte zgjidhja pėrfundimtare dhe instikti i vetmbrojtjes, forca drejtuese e jetės sė tyre. Ndėrsa ishim akoma duke shoshitur lajmet qė na vinin mbi fatin e Ganiut dhe tė Muharremit, spiunėt tanė na raportuan se patrulla partizane ishin parė dy orė larg, nga vendi ku ndodheshim tė fshehur. Nė trishtimin qė na kishte pllakosur hoqėm dorė nga mundimi fizik qė paraqiste njė marshim i ri. Por tani qė ēdo shpresė ishte shuar vetėm kryelartėsia na shtyu tė losnim rolin tonė gjer nė fund. Maklini dha urdhėr qė tė ndėrronim kampin dhe ndėrsa njerėzit u mblodhėm dhe mushkat u ngarkuan, Smajli hapi radion pėr tė dėgjuar lajmet. Ishte buletini i pasdrekės i radio-Barit, i cili filloi me lajmin: "Trupat britanike kanė zbarkuar nė Sdhqipėri "Guerilėt u ēmendėn nga gėzimi dhe ne e patėm tė vėshtirė t'u mbushnim mendjen gjeneralit dhe shtabit tė tij, qė tė mos zbrasnin pushkė nė shenjė gėzimi sepse partizanėt mund tė zbulonin vendin ku ndodheshim. Buletini nuk jepte hollėsira mbi vendin ose gjerėsinė e operacionit dhe ne nuk kishim marrė asnjė njoftim mbi kėtė zbarkim nga Kuartieri i ynė i Pėrgjithshėm. Ndėrkaq shpresat tona u shtuan sepse me njė ushtri britanike prapa nesh mundet ende ta shpėtonim situatėn. Gegėt do tė ngriheshin tani si njė trup i vetėm dhe do t'u vėrsuleshin gjermanėve, ndėrsa prania e trupave tona do t'i detyronte partizanėt tė paktėn tė ndėrprisnin luftėn civile. Dėrguam sakaq njė korier pėr t'i njoftuar kėto lajme Abas Kupit. Ai i kishte dėgjuar nė Prezė ku pati mbledhur rreth vetes ēka kish mbetur nga ushtria e shpėrndarė. Prijėsit zogistė prisnin njė fjalim lamtumire, ndaj u habitėn nga njė fjalim qė mbahet zakonisht nė prag tė betejės. Ndėrsa neve Agai na shkroi njė letėr ku ngulte kėmbė qė tė bashkoheshim me tė, nė njė sulm kundėr Durrėsit ose Tiranės. Por ndėrkohė njė telegram nga Bari na zbuloi tė vėrtetėn duke zhdukur shpresėn tonė tė fundit. Zbarkimi nuk kishte qenė veēse njė inkursion komandosh nė Sarandė, pranė kufirit grek. Nuk kishte ndodhur dhe as nuk do tė ndodhte njė invadim i Shqipėrisė nga britanikėt. Tanimė kishte kaluar ora dymbėdhjetė.
Largimi nga Skuraj
Ishim larguar nga Skuraj mė 27 shtator dhe atė natė fjetėn nė kullėn ku i ati i Ihsanit, Abdi Beu, kishte bėrė rezistencėn e tij tė fundit nė kryengritjen e vitit 1906 kundėr turqve.Ajo gjendej nė rrėzėn e njė kodre nė formė tė njė qeleshe dhe shihte luginėn e gjerė shkėmbore, ku lumenjtė e fryrė tė Matit dhe tė Fanit, gjarpėronin dhe bashkoheshin. Ndodheshim tani nė kufijtė mė tė largėt tė Kurbinit. Anės fortesės kalonte njė rrugė, ndėrsa pėrballė nesh ishte njė fortinė gjermane, e vetmja ndėrtesė qė mund tė shikonim. Tetori akoma nuk kishte arritur, por atė natė pėr herė tė parė ra brymė. Mėngjesi ishte i ftohtė dhe i vrenjtur. Njė shi i rrėmbyer nisi tė binte nga njė qiell i zemėruar. Ujrat e Matit dhe tė Fanit shkumonin pėrpara syve tanė dhe malėsori plak, i cili ishte mikpritėsi ynė, na paralajmėroi se pas pak lumenjtė do tė bėheshin tė pakapėrcyeshėm. Nė mbrėmje vonė mėsuam lajmin se partizanėt po pėrparonin nė drejtimin tonė. Kėshtu vendosėm tė kapėrcenim luginėn, duke shpresuar se ujrat e lumit, mundet tė lejonin kalimin tonė e tė pengonin mė pas marshimin e ndjekėsve tanė. U nisėm nga fortesa nė muzg dhe kaluam pėr mrekulli tė dy lumenjtė, tė cilėt nė vendin ku ndodhej vau ishin tė thellė mbi kraharor. Nė fortinėn armike dritat ishin ndezur dhe ndonėse fikja e tyre e beftė na frikėsoi se mos ishim diktuar, askush nuk u orvat tė na pengonte kalimin e rrugės. Matanė saj hymė nė njė rrėpirė tė ngushtė dhe pas njė orė marshimi, u strehuam nė fshatin e varfėr por mikpritės, Rasfik.
Nė kishėn e Velės
Ditėn e nesėrme vazhduam marshimin drejt veriut dhe nė mbrėmjen e fundit tė shtatorit, qėndruam nė njė fshat tė vogėl qė ndodhej nė shpatin jugor tė malit tė Velės, njė piramidė e gjerė, gri, prej shkėmbi qė ngrihej njėmijė e pesėqind metra mbi qytetin e lashtė tė Lezhės. Lezhėn na e fshihte njė kodėr, por mund tė shihnim rrėnimet e kėshtjellės ku Skėnderbeu kishte mbyllur sytė i pikėlluar pėr fitoren e gjysėmhėnės dhe ndaj aleatėve perėndimorė qė e kishin lėnė nė baltė. Tutje, brezi i gjerė i fushės bregdetare tretej nė det pėrmes lagunave kėnetore. Fshati Velė ndodhej nė Mirditė por me pak flori dhe njerzillėk gjenerali siguroi aleancėn e bajraktarėve tė vendit. Miqėsia e Gjon Marka Gjonit ishte gjithnjė e dyshimtė, por nė fatkeqėsinė e pėrbashkėt, ai pranoi tė qėndronim nė territorin e tij. Mikpritėsi ynė nė Velė ishte prifti i fshatit, njė njeri zemėrmirė. Ai vuri shtėpinė nė dispozicionin tonė dhe me tolerancė ftoi turkmenėt tanė muslimanė, tė flinin dhe tė strehoheshin nė kishėn e tij. Prifti kishte ardhur dikur nga Shkodra me dėshirėn e zjarrtė pėr tė reformuar zakonet e malėsorėve. Qė atėhere kishin kaluar njėzet vjet dhe tani, ai ndjehej i kėnaqur me lukset e pakta tė jetės sė maleve. Pėrdorte influencėn e tij tė vogėl pėr tė ndihmuar miqtė ose pėr tė pėrkrahur interesat shekullore tė kauzės Romane. Mora pjesė njė herė nė njė shėrbim fetar, nė kishė, qė ishte njė sallė e ulėt prej guri e stolisur vetėm me njė kryq tė zakonshėm druri, ngritur mbi njė altar tė zhveshur prej gurėsh tė pagdhendur. Te porta e kishės, njė nga pjesėtarėt e kuvendit fetar na mblodhi pushkėt dhe ndėnji pėr t'i ruajtur, ndonėse secili prej nesh mbajti revolverin apo kamėn. Pėr mirditorėt krishtėrimi ėshtė mbi tė gjitha shprehje e nacionalizmit. Ndaj atė ditė mesha e priftit m'u duk mė shumė sesa rit fetar, njė gjest kundėr pushtuesit, i cili gjer dje kishte marshuar nėn flamurin e Islamit, ndėrsa tani marshonte nėn atė tė komunizmit.
Nė pritje pėr t'u larguar
Kur Maklini pa se Kuartieri ynė i Pėrgjithshėm kishte vendosur nė mėnyrė tė prerė evakuimin e tij, kėrkoi qė t'i dėrgohej njė barkė nė bregun midis grykėderdhjeve tė Matit dhe tė Drinit. Ndėrkaq oficerė eprorė nė Bari refuzuan kėrkesėn e tij dhe urdhėruan qė t'i dorėzohej partizanėve pėr t'u evakuar nga Shqipėria e Jugut. Si justifikim ata nxuarėn vėshtirėsitė qė kishte marina. Por siē dyshuam nė atė kohė e siē mėsuam mė vonė qėllimi i tyre i vėrtetė, prej kalamajsh, ishte qė t'i provonin Enver Hoxhės se Maklini dhe Smajli ishin larguar me tė vėrtetė. Ne e kuptuam pėrnjėherėsh se nė sytė e shqiptarėve, vajtja e Maklinit nė kampin e LNĒ do tė ishte njė poshtėrim i padurueshėm pėr Abas Kupin. Kishim frikė gjithashtu se qėndrimi i Enver Hoxhės ndaj misionit tonė, mund ta bėnte sa tė rrezikshėm aq edhe tė pashpresė. Prandaj ata gjenin gjithfarė justifikimesh pėr tė shtyrė udhėtimin, duke u mėshuar vėshtirėsive siē ishte vėrshimi i lumenjve. Kėshtu, pėr ēdo takim qė propozonte Kuartieri ynė i Pėrgjithshėm, gjenin pretekst pėr tė kundėrshtuar. Njė strategjin e tillė vlente vetėm pėr pak kohė, pasi urdhėrat e Barit bėheshin gjithnjė mė kategorikė. Kur Maklini dhe Smajli vendosėm tė mos vonoheshin mė, njė telegram urgjent i ardhur papritmas nga Kuartieri ynė i Pėrgjithshėm i prapsoi tė gjitha udhėzimet e mėparshme. Siē do tė mėsonim mė vonė, njė komisar divizioni i shtabit tė pėrgjithshėm partizan, nė pije e sipėr kishte folur duke zbuluar pėrpara britanikėve, qėllimet e mbrapshta tė tyre. Plani i komunistėve ishte, tė bėnin qė Maklini dhe Smajli tė marshonin drejt jugut si robėr lufte, pėr t'i treguar popullit fuqinė e Enver Hoxhės.Tri ditė mė vonė Kuartieri ynė i Pėrgjithshėm na lajmėroi se i gjithė misioni do tė tėrhiqej nga deti. Perspektiva e tėrheqjes pėr nė Itali u prit mirė, por ne e dinim se nuk mund tė largoheshim me nder nga Shqipėria, po tė linim Abas Kupin nė fatin e tij. Nuk mund tė harronim se ai kishte qėndruar me neve nė ditėt e errėta pas rėnies sė Francės dhe ndonėse rrethanat na detyronin tė braktisnim kauzėn e Agait, vendosėm se duhej shpėtuar tė paktėn jeta e tij. Tani qė Kupi gjendej ngushtė, Kuartieri ynė i Pėrgjithshėm e harroi tė kaluarėn e pėr tė pajtuar tė papajtueshmen, bėnte fli njė mik qė kish dhėnė prova. Pėr turpin e tyre tė pėrjetshėm, ata na informuan se nuk do ta evakuonin Abas Kupin, nga frika se njė veprim i tillė mund tė prishte marrėdhėniet me partizanėt. Nė kaleidoskopin e politikės, tė gjitha aleancat dhe marrėdhėniet mund tė ndryshojnė. Interesat takohen nė njė pikė pėr t'u ndarė pėrsėri, ideologjitė dhe parimet shėrbejnė sipas radhės nė luftėn e pafund pėr pushtet. Prandaj, shpesh ėshtė e nevojshme tė braktisėsh kauzat qė i ka mbėshtetur pėr shumė kohė dhe tė shkėputėsh lidhjet e premtuara pėr aleancė pasi nė marėdhėniet ndėrkombėtare anarkia e shndrron nevojė nė ligj. Por ėshtė gjithnjė gabim tė braktisėsh nė mėshirė tė fatit, ata njerėz qė dikur i ke pasur miq. Ne mund tė hiqnim dorė nga mbrojtja e interesave apo nga pėrkrahja qė u kishin dhėnė lėvizjeve tė tyre, por nėse nuk plotėsuam dot shpresat e tij, sė paku nuk duhej tė linim gurė pa lėvizur. Tė turpėruar nga mosmirėnjohja e Kuartierit tonė tė Pėrgjithshėm, vendosėm qė tė mos prisnim arritjen e njė barke nga Bari por tė kėshilloheshim me Abas Kupin, tė merrnim me qira njė barkė shqiptare dhe tė udhėtonim sė bashku pėr nė Itali. Prandaj, nisėm Petritin nė Prezė, tė lajmėronte tė jatin mbi situatėn nė tė cilėn ndodheshim. Agai arriti pas tri ditėsh nė Velė, bashkė me dyqind luftėtarėt e fundit tė forcave zogiste. Ai kishte marshuar pėr njėzet e shtatė orė, duke bėrė dy aksione kundėr gjermanėve gjatė udhėtimit dhe kishte kaluar nėpėr ujrat e rrėmbyer tė lumenjve Mat dhe Fan. Rojet e tij ishin tė raskapitur dhe tė leckosur. Vetė Agai dukej i zymtė dhe plak. Tė nesėrmen nė mėngjes, pasi ishte ēlodhur, i parashtruam planin tonė tė evakuimit.
(vijon nesėr)
Krijoni Kontakt