E Merkure, 17 Nentor 2004
ZGJIM KOMBETAR
Nga Artan Duka
Vitet e pluralizmit me "hapjen e kapakeve", informimin e gjithanshem, emigracionin masiv, luften ne Kosove, kane rritur me tej ndjeshmerine per ceshtjen kombetare. Eshte koha e mundesive, shpresave, por dhe provave te medha. E hapjes, per hir te se ardhmes, por dhe ballafaqimit me dogmat e se kaluares.
Ne Kosove, serbet po luajne cdo gur per te mos humbur gjithcka. Asnje reflektim, asnje pendim, gjithnje vetem retorike se Kosova eshte djepi i Serbise. Sa ekstreme dhe irracionale, aq u le mundesi te shfaqen si "leshues te medhenj" ne rast se bota u kerkon Kosove "te Pavarur" nen Unionin Sllav. Ne rast se nderkombetaret do ta blejne kete qendrim, mos valle pala shqiptare duhet t'i kundervere ate qe bota me siguri do e quante kerkese ekstreme - bashkimin me trojet ame, sepse keshtu, Kosova, "Republike e pavarur me vete" do te ishte leshimi yne? Sa per ndarjen e Kosoves, serbet jane minoritet i "ardhur" dhe jo i "gjetur".
Shqiptaro-medhenj?! Serbia flet per Serbi te Madhe me troje qe nuk ju takojne, greket flasin per Vorioepir kur Epiri eshte Iliri. Heshtja nuk po na "blen" kohe per ne BE. Si ne, pacifistet, ashtu dhe ata, nacionalistet fanatike, se toku do hyjme ne te. Vertet vone, por te pakten me dinjitet dhe identitet se boll jemi percare. Le te bashkohen zerat, zemrat dhe mendjet qe shqiptaret kudo ne bote te jene krenare qe jane dhe do mbeten te tille.
Spekulimi me i zakonshem i fqinjeve eshte me historine dhe emertimet. Aq sa absurde mund te duken, aq me vemendje duhen analizuar. Te gjithe popujt evoluojne dhe koha "dalton" secilin prej tyre. Evoluojne gjuha, zakonet, besimet, emrat, por mbetet rrenja. Emrat tregojne, identifikojne dhe me to dhe perfitohet. Cdokush ruan emrat ne kohe dhe hapesire si afirmim i vazhdimesise se vlerave dhe ndikimit ne histori. Deri ne tejkalim, si shoqata minoritaresh me emra ilire, "Vorio-Epiri", serbet me "Kosovo e Metohi", etj.
Nderkohe, tek ne ka emra vendesh qe perkthehen ne greqisht, turqisht apo sllavisht. Emigrantet tane, per nje vize, pension apo pune, "karrota" e fqinjit shpesh i detyron te pagezohen ne pleqeri. Me pretekst emrash, vendesh apo personash, ekstremizmi tek fqinjet tane eshte frymezuar gjithmone. Le te germojme ne histori dhe te rizgjojme emrat tane se vec vetveten rizgjojme.
Eshte e vertete se greket, pasardhes te grekeve te lashte, quhen ende greke, se serbet si dikur shekuj me radhe quhen ende serbe dhe po keshtu dhe maqedonasit. Ne rast se fqinjet i referohen historise se lashte, per te abuzuar me te sotmen, kjo do te ishte njesoj sikur ne t'u pergjigjemi duke filluar me nje emer qe me shume se cilido do te intrigonte me tej nje Ballkan problematik per ceshtje etnike. Imagjinoni per nje cast. "Republika e Ilirise". As me shume as me pak se "Republika e Maqedonise" apo "Republika e Greqse". As Arberi, se identifikohesh me mesjeten dhe as Shqiperi se i referohet vetem shekujve te fundit. Me emrin si kriter, duke "imituar" fqinjet, do te zhvleresoheshin pretendimet fqinje per Dardanine dhe Epirin dhe pse jo, mbare gadishulli do te ishte ne borxh tek ne. Ne jemi shqiptare, ndonese me flamur arberesh, por jemi dhe ilire se cdo emer eshte i shenjte e na jep identitet.
Fqinjeve tane, asnjehere e keqja nuk u ka ardhur nga ne (ndryshe kufiri do ishte drejt zgjerimit). Pavaresisht gjemave te historise si "Copetimi i Madh" i 1913, masakrat dhe provokacionet prej matane kufirit, shpernguljet me dhune te kosovareve ne Turqi e Shqiperi, Gushti '49, Peshkepia ne fillim te viteve "90, vrasjet ne kufi te buke-kerkuesve, prezenca e ligjit te gjendjes se luftes, etj, ne me qetesi i tregojme botes mbare se ne "Gadishullin Ilir" (jo Ballkanik se nuk eshte shqip), ende mbetemi te vetmit qe shohim vec perpara dhe se paqja fillon tek ne.
Minoritetet
Minoritetet ne Gadishull jane tregues i tolerances. Diku te ardhura e diku te gjetura e te krijuara, si pasoje e ndryshimeve arbitrare te kufinjve, mbeten ende argument i nxehte. Shqiperia eshte shembull i trajtimit me dinjitet te pakicave kombetare. Ajo i ka njohur dhe ben cmos per krijimin e kushteve per ruajtjen e zhvillimin e indentitetit te tyre kombetar. Strategjia jone nuk eshte qe pakicat te ndryshojne emrat, kombesine dhe fene duke i joshur me perfitime te caktuara (pensione!?). Ne jemi krenare per ta sepse jane pjese e historise tone, kane bere histori per kete vend dhe jane pasuri e rralle dhe pazevendesueshme per te. Tek ne nuk ka ndodhur kurre eksod tragjik si ai i kosovareve per ne Turqi, Maqedoni dhe Shqiperi, i cameve ne Shqiperi e Turqi, i grekeve te Stambollit ne Greqi sikurse komuniteti cifut apo ai rom asnjehere nuk eshte diskriminuar apo tradhtuar si diku gjetke.
Ne, mirekuptojme interesimin e shteteve, pakica te te cileve ndodhen ketej kufirit, duke pare anen pozitive te medaljes ne cdo nderhyrje. Por nderkohe, te shikojme me shume bashkekombasit tane jashte kufijve shteterore. Ta degjoje Brukseli se ne u themi mjaft vrasjeve ne kufi, dhunes ndaj emigranteve, seancave gjyqesore me perkthyese qe nuk njeh gjuhen shqipe, grisjeve te pasaportave ne kufi, radheve te gjata e te qellimshme, ligjit absurd te gjendjes se luftes, moskthimit ende te trupave te te reneve ne luften e Kosoves, miklimit me pensione te Bregut, etj.
Ceshtja came
Ta ngreme zyrtarisht ceshtjen came se nuk eshte demode. Si izraelitet dikur, ata kerkojne vatrat e mohuara dhe drejt BE-se nuk shkohet duke sakrifikuar te djeshmen ne emer te se ardhmes. Cka ndodhi me ta, Miloshevici e tentoi pesedhjete vjet me vone por, nese ai eshte ne Hage, krimet ndaj cameve ende kerkojne drejtesi.
Te interesohemi per emigrantet tane neper bote, per shqiptaret ne jugun e Serbise, Mal te Zi dhe Maqedoni. Te aktivizojme me tej ndergjegjen kombetare te shqiptareve ne Greqi. Te insistojme qe t'u njihet statusi i vecante, e drejta e ruajtjes se identitetit kombetar, organizimi politik, mesimi i gjuhes shqipe, informimi ne shqip sikurse minoriteti grek gezon prej kohesh tek ne.
Politikanet, intelektualet dhe akademiket tane kane shume per te thene. Perpara se te flasim per "Hapjen" mes fqinjesh, te mos harrojne se tek fqinjet taneende degjohen zera dhe shihen praktika qe jane tipike te shekullit XIX. Shkruhet shume dhe mire behet, por kryesisht ne median shqiptare nderkohe qe ka ardhur koha qe analistet dhe historianet tane te botojne shkrimet e tyre ne shtypin boteror sepse nuk mjafton vetem te bindim dhe rizgjojme njeri-tjetrin. Historia dhe e ardhmja nuk e perjashtojne njera-tjetren.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Krijoni Kontakt