Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 330
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Dashuria në dy kohë

    1-JETA

    E luajtem edhe ne pjesen tone
    ne me te madhen,ne JETEN-KOMEDI
    e nese na duartrokiten ca caste,
    me pas sallen zbrazen indiferente ne qetesi…

    E njejta pjese,te njejtet vargje,
    ne qe ndrrohemi zhurmshem a ne qetesi,
    lindim e vdesim ne ato pak caste,
    per te duartrokitur me pas nje aktor te ri…

    Komedi e Jetes,tallje e Jetes,
    caste te bujshme,e perjetshme jehone,
    bukur te luajtem sa caste jetuam,
    me e bukur do te ishe ne mungesen tone…


    2-MORALI EUNUK

    MORALIN prej kohesh e bera EUNUK
    qe lakuriqesine time me detyrim te veshtroje,
    eshte eunukezuar me teper nga c’duhet I mjeri,
    ndaj me lakuriqesine time nuk mundet as te masturboje…

    MORALIN prej kohesh e bera EUNUK
    qe lakuriqesine time me detyrim te veshtroje,
    me pahir me buzeqesh net e rralle i gjori,
    ndersa cenin e tij me mbathjet e mia perpiqet ta mbuloje…


    3-DASHURI & MARTESE

    Te verber,te verber,
    te pershkojme dashuri
    deri tek nje dere ku lexon
    “MARTESE”,
    me pas te verberit sy
    hedhin veshtrimin gri
    mbi zemren e lodhur qe ecen
    me pertese…


    4-BASHKESHORTE TE VJETER

    Pas kaq vitesh martese jetojme te qete
    dhe mendjen s’e kemi aq te ngarkuar
    enderrat e dikurshme iken vete
    e s’mbeti gje tjeter per t’u enderruar…

    Jetojme te qete,shume te qete,
    thua se s’jemi me ne jete
    e ne zemra s’na ka mbetur me zjarr
    per t’u dashuruar apo per t’u ndare…

    Jetojme te qete,shume te qete
    e me lakuriq prane e prane nuk qendrojme,
    nje liber dashurie ku mungojne shume flete,
    here une,here ti,prane oxhakut lexojme…


    5-ME PAS…

    Ti u largove dhe kaq.
    Shpirti im-oqean pas stuhije
    fsheh thelle ne vetvete
    Titanikun
    e shpesh here nxjerr ne breg
    sandalen e nje
    femije…


    6-ANKAND I NJE ENDERRE

    Kam nxjerre ne ankand enderren time.
    Bankiere,prostitute,doktore
    nuk kane para ta blejne.
    heronj,diva,perendi
    lavdi s’u ka mbetur ta rrembejne…

    Kam nxjerre ne ankand enderren time
    kesaj bote varferisht te pasur,
    me idiotesine aq te mencur,
    me mencurine aq te fandaksur…

    Kam nxjerre ne ankand enderren time
    per turmen qe zvarritet perdhe,
    per turmen qe paguan vec enderren e vjeter,
    per turmen qe frikesohet nga enderra ime e re…


    7-HEROIZMI YNE

    Dy here ne jete mund te ndjehemi heronj.
    Te dy heret te dehur,por jo nga e njejta pije.
    Nese e para mund te jete ndoshta vodka,
    E dyta sigurisht nje maramenth lavdie…


    8-TAKIM ME ISH TE DASHUREN

    Me erdhi mire qe ishe e lumtur,
    me erdhi mire qe ishe dikushi ne jete,
    me erdhi mire qe akoma ishe e bukur,
    me erdhi keq qe e lumtur ishe bere aq shpejte…


    9-C’KERKON ME KOT HIJET…?

    Mos e kerko me kot hijen e Diellit.
    E mori buzeqeshja e femijeve.
    Mos e kerko me kot hijen e Henes.
    U tret ne lotet e te dashuruarve.
    Mos e kerko me kot hijen e yjeve.
    E vodhen guret e cmuar te nje unaze.
    Mos e kerko me kot hijen e dashurise.
    E mban peng harrimi.
    Mos e kerko me kot hijen e marteses.
    E mori tej tymi i nje cigareje
    me copeza dielli,
    hene,
    yjesh
    e dashurish dredhur
    mbi letren e bardhe te nje enderrimi…


    10-ME KOT

    Hapa,hapa qe ikin larg
    nje udhe plot pluhur,nje udhe te vjeter,
    me kembet e zvarrisura dua te le nje gjurme
    qe para meje s’e la askush tjeter…


    11-HESHT!

    Nese nxiton per takim me mua
    Mos u perpiq te gjesh fjale te bukura!
    Eseninin mos me cito!
    Thjeshte eja dhe hesht prane meje,
    Te lutem,mos fol,te lutem mos premto!
    Per hir te gjuhes tende genjeshtare,
    per hir te vesheve te mi shurdhe,
    per hir te shume loteve neteve vetmitare,
    per hir te shume udheve qe i mbylli nje mur…
    Per hi rte nje “me fal” qe s’dua te ma thuash,
    per hir te nje “lamtumire” qe s’dua ta degjoj,
    per hir te nje “te dua” qe do te te beje te vuash,
    per hir te nje “pergjithmone” qe sa shpejt do te shkoje….
    Per hir te nje kenge qe s’ma kendon dot,
    per hir te nje letre qe kurre s’u dergua,
    per hir te nje enderrimi qe enderr s’behet me kot,
    per hir te nje kujtimi qe aq shpejt u harrua…
    Nese nxiton per te me takuar mua,
    te lutem hesht,vec hesht me premto
    e nese dhe heshtjet tona do te thone “te dua”,
    perseri largoju dhe ne heshtje shko…


    12-VETMIA

    Kur ndjehesh i vetmuar
    kerkon te te dashurojne,
    kur ndjehesh i vetmuar
    kerkon te dashurohesh,
    kur ndjehesh i vetmuar
    kerkon te te kujtojne,
    kur te pelqen te jesh i vetmuar
    thjeshte martohesh…



    13-HUMBJA IME

    Humbja ime
    eshte me e madherishme se fitorja jote
    qe bujshem e shpalos ne cdo skaj:
    Une humba ne lufte me vetveten.
    ti fitove ate qe mbeti pas saj…


    14-MIKUT TIM TE PLAKUR

    Te gjeta sic te lashe ,or mik!
    Si dikur,edhe sot,
    me te njejten enderr gjithmone,
    me driten e rinise qe shpejt t’u fik
    dhe lulet qe cdo Shen Valentin
    te njejtes grua ia dhuron…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Misioni Paranoik

    MISIONI PARANOIK


    Në këtë botë ku fjala peshon më pak se ëndërra,
    memec le të bëhem që nga heshtja ime peshë të marë…
    Në këtë botë ku lulet dhurohen aq lehtësisht,
    varr i harruar le të bëhem,ku lule nuk vë askush…
    Në këtë botë ku MORALI mbretëron si travesty i konvertuar
    helm le të bëhet sperma ime në “one night stand”-in tonë…
    Në këtë botë ku kaq MIQËSISHT miku të bëhet armik
    dhe armik origjinal nuk ka më,
    c’vlerë ka lufta për të fituar miqësinë e një njeriu…?
    Në këtë botë ku DASHURIA tepron aq shumë,
    sa që shpesh u falet kafshëve nga njerëz që s’e njohën kurrë,
    si mund t’iu fal dashuri njerëzve,unë që dashurova aq shumë…?
    Në këtë botë ku edhe kukullat tashmë ndjejnë vetmi,
    kush mund të më shpjegojë ndryshimin midis
    një vrasësi dhe një fëmije?
    ………………………………………………………….
    Në këtë botë ku e VËRTETA ka dhjetë FYTYRA
    K-Ë-R-K-O-J
    vetëm njërën,
    pa sy,pa gojë,pa veshë,pa emër
    dhe si një copë të bardhë letre
    një të porsalinduri t’ia dhuroj,
    me lotë dhe urinë
    pikturën e tij tronditëse të vizatojë….
    Në këtë KARNAVAL shekullor,
    pazar i pafund shpirtërash të kambizuar
    hedh cdo cast MALLKIMIN tim :
    “GËZUAR PËR SHUMË VJET,NJERUCËR !”,
    duke shpresuar të mos i zërë…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Tmerri

    TMERRI

    E tmerrshme tërë jetën me të njëjtën grua:
    Të njëjtat sy,të njëjtat buzë,
    i njëjti trup,e njëjta muzë,
    e njëjta puthje,i njëjti përqafim,
    i njëjti përvjetor,i njëjti zgjim,
    të njëjtat ngërdheshje,i njëjti zemërim.
    Cdo ditë e njëjta grua,
    cdo ditë e njëjta jetë,
    cdo natë e njëjta “të dua”,
    cdo natë e njëjta fletë.
    E tmerrshme tërë jetën me të njëjtën grua,
    o Zot,c’roman i mërzitshëm duhet të jetë,
    dy vetë mbi një jastëk “mish e thua”
    e në ëndërra gjithmonë një e tretë…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Syte E Tu

    SYTË E TU

    Sytë e tu janë shpirti yt.
    Rrathët e zinj poshtë tyre-
    -censurimi i tij.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #5
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Muaji Shkurt

    MUAJI SHKURT

    Brenda një muaji
    u njohëm,
    u dashuruam,
    u mërzitëm,
    u ndamë,
    u hakmorrëm,
    u harruam.
    Brenda një muaji.
    Jo rastësisht Brenda të njëjtit muaj
    ndodhen
    SHËN VALENTINI
    dhe
    KARNAVALET.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    rrathet e zinj poshte tyre
    burgu im!

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Analiza E Fundit E Flirtit

    ANALIZA E FUNDIT E FLIRTIT


    Kohë më parë ti grua e tjetrit,
    fshehurazi,ëmbëlsisht fshehurazi,
    bëre dashuri me mua
    në krahët pa formë të ëndërrimit,
    nën atë perëndim dielli mashtrimtar,
    mbi atë krevat epshor “tuajin”
    dhe unë ,i panjohuri,
    u ndjeva fitimtar,
    fitimtar ndaj një kundërshtari të panjohur
    mbi trupin tënd…
    ……………………………
    Sot më shumë se kurrë,
    ndjehem humbës,
    një humbës me një kundërshtar të njohur,tët shoq,
    që cdo natë fshin gjurmët e fitores sime
    mbi trupin tënd,
    me puthjen e tij indiferente,
    me duart e tij të stërmësuara me format e tua joshëse,
    me trupin e tij,
    me organin e tij,
    shkruan të plotë cdo natë
    emrin e tij
    ATJE
    ku unë në të rrallë
    vetëm sa guxoj të hedh
    një firmë të pakuptueshme…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Larsus
    rrathet e zinj poshte tyre
    burgu im!

    Sakte!Burgu i retorikes se veshtrimeve tona....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Vendlindja

    VENDLINDJA-(askrotish)

    Puthje
    Erëblirë
    SHenjtëruar
    Kundër
    Orvatjes
    Për
    Ikje pa kthim.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Derrat

    DERRAT

    Këndoja derrit këngën tënde
    dhe ai do të vazhdojë
    zhgrryerjen e tij të përbaltur
    Recitoja derrit poezinë tënde
    dhe ai s’do ta ndërpresë për asnjë cast
    ritualin e tij baltësor.
    Tregoja derrit pikturën tënde
    dhe nocka e tij do të zhytet edhe më thellë
    mocalit të zi.
    …………………………………..
    DHIT para një derri dhe do të shohësh
    se si do të vërsulet ai
    të zhysë kokën e tij kokëderre
    në ***** tënd.
    Por mos u entuziazmo që tërhoqe më në fund
    vëmëndjen e një derri,
    artist i dashur!
    Për të ti do të jesh thjeshtë
    një MUTPRODHUES.
    .
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  11. #11
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Shkretetira

    SHKRETËTIRA

    Në sytë e tu lotë s’ka më.
    Buzët e thara s’t’i puth më njeri.
    Nga rrugë të padukshme
    lëngjet dhe sekrecionet
    derdhen në qendrën e trupit tënd,
    midis kofshëve të tua,
    në atë oaz të harruar,
    si për t’i treguar ndonjë udhëtari
    të etur të rastit,
    se sidoqoftë,
    diku,
    diku në trupin tënd,
    dikush mund të shuajë etjen
    pa u keqkuptuar.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  12. #12
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Dashuria Ne Dy Kohe

    DASHURIA NË DY KOHË

    Shtrihem pranë teje
    dhe vështroj
    flokët e tu,sytë,buzët,
    krahët,supet,duart,
    gjinjtë dhe sqetullat e rruara,
    barkun,kërthizën,kofshët
    dhe gjënë e parruar,
    pulpat,këmbët,
    gishtërinjtë e tyre,thonjtë
    dhe
    fotografinë e tët shoqi mbi mur
    që duket sikur më thotë:
    “Mos i beso,or mik!
    Harrove t’i shikosh unazën.
    Ajo të tradhëton cdo natë kur flë me mua!”
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  13. #13
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Nese...

    NËSE…

    Nëse ke fuqinë e Penelopës,
    më prit!
    Nëse ke magjinë e Circes,
    më shndrro!
    Nëse kam mallin e Ulisit,
    do të kthehem!
    Por kujdes:
    Homerët janë vazhdimisht
    të verbër…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  14. #14
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nga Peshkopija qenke ti?
    Sa bukur!

  15. #15
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    syte e tu -
    pasqyra ime
    rrathet poshte tyre-
    shembellimi yt

  16. #16
    po ti qenke nga ana ime

    me kenaqe me kete , sinqerisht
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  17. #17
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga liliella
    po ti qenke nga ana ime

    me kenaqe me kete , sinqerisht


    Edhe ti dibrane je?
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  18. #18
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Rebele
    syte e tu -
    pasqyra ime
    rrathet poshte tyre-
    shembellimi yt


    Syte e tu perloten,por jane te mijte qe tani nuk shohin qarte...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  19. #19
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga macia_blu
    Nga Peshkopija qenke ti?
    Sa bukur!
    Sa bukur?? E ke fjalën për qeleshen ti?

    Qeflinj të mëdhenj paskeni qenë ju "malokët pi Dibre" .

    Edhe një herë ju moderatorët. Përmblidhini në një teme krijimet e Crazy Old Baby-t , se po duket si invazion.

    Sa paske shkruar sot...obobooo

    I fortë je o COB ! Në çdo tregim , gjen "Llafe për rahmet" (lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  20. #20
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    korazon ma bej qejfin e me kendo nje kenge prej te madhes pi Dibre

    e aman shyqyr qe na doli crazy pi Dibre qe te me kujtoj c'beheshte andej nga Llixhat, ndonje history tjeter ke? te tregoj un ca me Ravnat? dhe te lutem mos e ndalo vrrullin qe ke marr.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •