Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    39
    Edi, me vjen keq nese pergjigja ime eshte konsideruar si sfide apo dicka tjeter e ketij lloji.
    Une kam 20 vjet qe programoj dhe nese kam mesuar nje gje eshte qe gjithkush ka mundesi te te mesoje dicka. Ketu perballe meje ne pune une kam nje djale 20 vjecar te cilit i bej pyetje te pakten nje here ne dite dhe me ndihmon goxha.
    Une i kam ndjekur per nje kohe shume te gjate forumet shqiptare por nuk jam futur pasi nuk me interesonin diskutimet. Por keto kohet e fundit vura re qe ishin futur ne kete forum njerez si ti e disa te tjere. Shume inteligjente pa diskutim por te tille ka pasur edhe me pare. E reja ketu eshte qe ju keni njohuri te thella, keni bonsens per te ndihmuar dhe keni vullnet ti uleni nje dickaje qe "dihet" dhe vertet ta beni realitet.
    Une bera nje pyetje ketu ne forum dhe vertet mora pergjigje te vlefshme.
    Ndaj dhe vendosa te shikoj nese mund te jap edhe une ndihmen time ne ndonje teme diskutimi.
    Une besoj se ke mesuar dicka te vlefshme nga pergjigja ime. Kufizimet e numrave dhe zgjedhja e algoritmit me te pershtatshem jane probleme qe nuk dalin shpesh neper shkolla por ndodhin shpesh ne praktike. P.sh. para disa javesh une po shkruaja nje sistem ne C++ qe komunikonte me nje sistem ne Java. Sistemi ne Java perdorte nje long (64 bit) per te paraqitur nje moment ne kohe. Nese do perdorej nje long ne anen tjeter ne C++ do humbnim rezultatin sepse nje long ne C++ eshte 32 bit. Mu desh te mendohesha disa kohe derisa gjeta nje zgjidhje te pershtatshme.
    Shpresoj se nuk eshte e vertete ajo qe askush nuk do hedhe kod ne forum tani. Ne fund te fundit nese njerezit bezdisen une po heq dore, bile edhe s'po i lexoj fare.
    Por duhet te vesh re qe i pari qe hodhi kod ketu pas jush jam une, dhe ti menjehere gjete disa probleme. Nuk ka kod pa probleme Edi, ka vetem kod qe eshte "good enough".

    Ti nese ke deshire mund te gjesh nje zgjidhje me te mire se imja.
    Problemi i pare me kodin tim eshte qe nuk jep pergjigje te sakte nese rezultati eshte me i madh se 4294967295. Arsyeja eshte sepse perdor unsigned int per te paraqitur rezultatin. Pra ti mund te gjesh menyra te tjera per te llogaritur numra me te medhenj. Mund te shkosh me 64 bit, ose mund te ndertosh nje klase Integer qe paraqet nje numer me precizion te cfaredoshem te kufizuar vetem nga memoria e makines. Meqe ra fjala numra te tille kaq te medhenj kane vlere ne kriptografi.
    Problemi i dyte eshte ai qe ke gjetur ti qe per numra te medhenj programi shkaton gabime memorie. Ti sugjeron qe mund te perdoret ndonje formule. Pse nuk e gjen nje formule te tille? Ti mund te vesh re p.sh. qe formula origjinale qe ti paraqite eshte e tipt n!/k!(n-k)! ku k Une mund te sugjeroja nje drejtim tjeter. Nese e studion me kujdes ciklin qe kam shkruar une ne funksionin paskal() do shohesh qe per te llogaritur elementet e nje rreshti te duhen vetem elementet e nje rreshti me lart. Pra ti mund te shkruash nje program qe sapo perfundom se llogarituri nje rresht i fshin rezultatet e rreshtit te mesiperm duke liruar keshtu memorien. Ne kete menyre ne cdo kohe do kesh ne memorie jo me shume se dy rreshta.
    Nese shkruan nje program te tille do vesh re qe do jesh gjithe kohen duke zene memorie te re dhe duke fshire te vjetren (new and delete). Keto operacione harxhojne kohe. Por ti mund te shkosh me tej dhe te fillosh ta riperdoresh memorien qe ke zene ne vend qe ta lirosh per ta zene prape. E keshtu me radhe Edi, permiresimet jane te pafundme.
    Shpresoj qe te kem qene me shume ndihme se sa bezdi Edi. Te jesh i bindur qe une vete mesoj shume nga diskutimet qe behen ketu.

  2. #12
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ilir,

    Gëzohem me pjesëmarrjen tënde dhe sa më shumë kod të hedhësh, aq më mirë do jetë. Thashë "nuk do hedh kod njeri" dhe vendosa sepse ishte shaka.

    Kritikat e tua për kodin tim ishin me vënd dhe do ti kem parasysh herën tjetër. Unë i mirëpres kritikat dhe i kërkova dhe nga qoska.

    Kam marrë klasa për gjetjen e gabimeve të tilla por siç thua dhe ti, këto gabime dalin më shumë në praktikë. Praktika ime në shkollë ka qënë më shumë për të patur një program funksional, dhe për ta dorëzuar kodin brënda 3-4 ditëve që mund të lejojë profesori. Nuk ngelet kohë në shkollë për të shkruajtur kod të përkryer.

    Duke ditur sa e vështirë është lënda, unë mundohem të ndihmoj anëtarët e tjerë që janë në hapat e para të programimit. Në të njëjtën kohë pres që të mësoj diçka edhe vetë, dhe prandaj të vlerësoj ty dhe të tjerët që kanë më shumë eksperiencë dhe bëjnë kritika të dobishme.
    Edi

  3. #13
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    o edspace se mbase une nuk jam aq i zgjeruar ne pergjigjet qe jap.
    Per njohuri une mund ta hap forumin shume shpesh por koha qe mund te kem ne dispozicion eshte shume e vogel dhe prandaj nuk mund te te kthej pergjigje te plota dhe nganjehere paksa enigmatike.
    Gjithsesi do mundohem qe te permiresoj cilesine e pergjigjeve dhe me kundrashembuj e referenca ok.
    Persa i perket kodit do qe me kerkove do mundohem te shkruaj program per trekendeshin e paskalit qe te ket sa me pak probleme dhe do ta postoj behet fjale per nja dy dite ok?

  4. #14
    63n700 Maska e werewolf
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    164
    Sja vlen te shifni per gabime te tilla ne programe, si ato qe po kerkonit.......dhe po te kerkosh ne cdo kod gjen ndo1 gabim, ska program perfekt!
    gjeja qe ja vlente te thuhej per ndryshimet midis programeve besoj ishte vetem koha qe i duhej atij te hasanit & atij te edit, dhe koha qe i duhej atij te ilirit per te gjetur zgjidhjen, dhe kjo besoj eshte nje gje e mire pasi kalon nga nje algoritem O(2^n) ne nje qe do vetem O(n^2) kohe.......... e kote qe shikoni per gabime ne kod pra........
    The truth may be out there, but lies are inside your head.

  5. #15
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    o werewolf ne nuk po mundohemi te gjejme gabime por te ndajme dijen tone nepermjet ketyre programeve nqs ti e di se si te parandalosh disa gabime do te jete shume me e thjeshte kur krijon programe per perdorim ne mase per te gjetur disa gabime te cuditshme dhe te papritura, panvaresisht se ne informatike shpeshhere ca gabime tolerohen per shkak te kompromiseve qe duhen pranuar

  6. #16
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Per mendimin tim nje kontroll gabimesh duhet ne cdo argumet apo loop te programit .. nuk e di po mbase kjo eshte teknika qe ne na kane dhene en shkollat ne USA nuk e di po mua me kane ndihmuar shume gjate te gjitha programeve qe kam programuar edhe me eshte bere shprehu ne cdo kod qe shkruaj vendos nje kontrollor per te pare nese gjithcka shkon per sembari
    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Odhise Paskali
    Nga dodoni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2014, 01:52
  3. "Qyteterimi shqiptar"
    Nga murik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 22-09-2006, 10:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •