Close
Faqja 45 prej 45 FillimFillim ... 35434445
Duke shfaqur rezultatin 881 deri 888 prej 888
  1. #881
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Selita
    Selita është një trevë historike e Mirditës. Tradicionalisht, Selita ishte një prej tre bajrakëve të Ohrit, bashkë me Rrazën dhe Kthellën. Bajrakët e Ohrit u bashkuan me grupin e Mirditës pasi në këtë të fundit bënin pjesë tashmë Oroshi, Spaçi, Kuzhneni, Dibrri dhe Fani. Ndër qendrat kryesore të Selitës janë vendbanimet Kurbnesh, Zajs, Bardhaj, Lëkundaj, Mërkurth, Trangë, Tharr, Lufaj, Kumbull, Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Lam i Madh, Dajç.

    Përmbajtja hide
    1 Tradita dhe burimet historike
    2 Rezultatet gjenetike
    3 Përfundime mbi prejardhjen e popullsisë në Selitë
    Prej shpalljes së pavarësisë, këto fshatra kanë qenë herë nën administrimin e Shkodrës ose Lezhës, e herë të Dibrës ose Matit, shpesh edhe të ndara në dy njësi administrative të ndryshme.

    Tradita dhe burimet historike
    Sipas traditës, Selita është bajrak heterogjen në prejardhje, pra jo të gjitha familjet vijnë nga një trung i vetëm mashkullor, dhe familje të ndryshme mund të martohen mes tyre. Mark Tirta tregon se ka gojëdhëna për ndonjë lëvizje të hershme nga zona e Ohrit apo e Hotit, por thekson se lidhja e këtyre bajrakëve me Ohrin ka të bëjë më shumë me të qenit nën varësinë adminsitrative të Ohrit se sa me ndonjë prejardhje të popullsisë nga ajo zonë. Rrok Zojzi paraqet gojëdhënën e përhapur të prejardhjes nga Murr Dedi, ashtu si gjendet edhe ndër fise të tjera të Dukagjinit. Mirëpo vetë Selita, ashtu si vendbanimet e saj, madje në disa raste edhe familjet e veçanta, dalin herët nëpër dokumente historike, duke shfaqur një vazhdimësi prej të paktën 400-500 vitesh. Për shembull, fshatrat Selitë e Madhe dhe Selitë e Vogël shfaqen në regjistrin e vitit 1467 si pjesë e zonës së Urakës, kurse në 1671 Selita del tashmë i veçantë që në 1672 në relacionin e S.Gasparit. Familja Lufi, ndër më të njohurat e zonës, shfaqet e dokumentuar të paktën nga vitet 1671 dhe 1733, kurse familja Skura edhe më herët, që në periudhën e Skënderbeut në 1467.

    Rezultatet gjenetike
    Deri tani, në Projektin Shqiptar të ADN-së “Rrënjët”, kemi 10 anëtarë nga Selita. Rezultatet e tyre janë: J2b-L283>PH1751 (x6), I1-M253 (x2), E-V13>CTS9320>BY20093, R1a-M458>L1029>YP263>Y18892. Nga këto rezultate mund tëdalim në disa përfundime të rëndësishme.

    Show
    10
    entriesSearch:
    Fshati Rezultati
    Kthellë e Epërme E-V13>CTS9320>BY20093
    Kthëlle e Epërme R1a-M458>L1029>YP263>Y18892
    Mërkurth I1-M253
    Lekundë I1-M253
    Lam i Madh J2b-L283>PH1751
    Lam i Madh J2b-L283>PH1751
    Zajs J2b-L283>PH1751
    Bardhaj J2b-L283>PH1751
    Lufaj J2b-L283>PH1751
    Trangë e Epërme J2b-L283>PH1751
    Showing 1 to 10 of 10 entriesPreviousNext
    Përfundime mbi prejardhjen e popullsisë në Selitë
    – Është e vërtetë që Selita është bajrak që përmban fise me prejardhje të ndryshme, gjë që dallohet lehtësisht nga fakti që të paktën katër vija të ndryshme atërore gjenden në territorin e saj, dhe të tjera mund të zbulohen me teste te reja në të ardhmen (psh dimë nga teste në 23andme që edhe linja R1b-CTS9219 është e pranishme në Selitë). Pra tradita është e saktë në këtë pikë.

    J-Y67851
    Pema J-Y67851
    – Edhe pse përgjithësisht Selita është fis heterogjen, trungu fisnor që rrjedh nga vija atërore J2b-L283>PH1751 është pa dyshim më i përhapuri dhe përmban një pjesë të mirë, ndoshta edhe shumicën e familjeve. Një prej këtyre familjeve, pasi ka kryer testin me rezolucion maksimal, ka përcaktuar edhe nëndegën J2b-PH1751>Y67581. Nga kjo linjë atërore kanë prejardhje familjet: Buraku nga fshati Zajs, Lufi nga Tranga e Epërme, Nikolli nga Bardhaj, Kaçorri nga Lufaj, Skura dhe Gjokola nga Lami i Madh. Siç shihet qartë, kjo vijë atërore është shtrirë pak a shumë në gjithë hapërisën e Selitës. Gjithashtu, duke qenë se familjet Skura dhe Lufi përmenden në Selitë që prej 400-500 vitesh, dimë që ky trung ka prani të vjetër në këtë zonë, por tashmë kemi të qartë edhe që këto familje të vjetra kanë prejardhje të përbashkët. Gjithashtu, nën J2b-PH1751>Y67581 një familje që prej të paktën disa shekujsh gjendet në Kërçovë ka afërsi më të madhe se të tjerat me linjën e Selitës, pra me gjasë të parët tyre janë shpërngulur nga Selita në një periudhë edhe më të hershme, gjë që përsëri flet për vjetërsinë e kësaj linje në Selitë. Nisur nga këto të dhëna mund të hamendësojmë se përhapja e këtij trungu fisnor gjatë shekujve 15-17 në fshatra të ndryshme ka qenë faktor i rëndësishëm në unifikimin krahinor të tyre, deri sa dalin në 1672 si një rajon i vetëm nën emrin Selitë.

    Përveç linjës J2b-PH1751, mund të ketë edhe të tjera që janë përhapur në disa fshatra e që mund të kenë pasur rol përbashkues në procesin e formimit të trevës së Selitës. Linja I1-M253 është gjetur deri tani në anëtarë nga Mërkurthi dhe Lëkunda. Po ashtu, rezultate të ngjashme ka edhe në Bushkash të bajrakut të Rrazës, ku ruhet gojëdhëna e prejardhjes nga një zonë më veriore e Mirditës. Pra, ka të dhëna që edhe kjo linjë të jetë e vjetër dhe e përhapur në Selitë, mirëpo duhen rezultate më të thelluara nga kjo dhe linja të tjera atërore në Selitë për të nxjerrë përfundime më të sigurta.

    – Gojëdhënat që lidhin Selitën me prejardhje nga Hoti, Ohri apo nga Murr Dedi nuk gjejnë mbështetje në rezultate gjenetike. Në fakt rezultatet e deritanishme nuk kanë zbuluar asnjë lidhje gjenetike as me Hotin dhe fiset e tjera rreth tij, as me grupin e fiseve të tjera që besojnë se vijnë nga Murr Dedi si Berisha, Oroshi, Spaçi, Kuzhneni, etj. Gjithashtu, mund të përjashtojmë lëvizje të rëndësishme të popullsisë nga zona e Ohrit, pasi rezultatet janë më të afërta me trevat e tjera veriore, se me juglindjen. Nuk mund të përjashtojmë me siguri mundësinë që me testimin më të dendur të zonës, të zbulohen lidhje të ndonje familjeje të veçantë me fiset e lartpërmendura, por nëse flasim për Selitën në përgjithësi, pjesa dërrmuese e popullsisë duhet të jetë në të njëjtën treve të tre bajrakëve të Ohrit që në Mesjetë e vonë dhe më herët.

    – Lidhur me prejardhjen më të largët të banorëve të Selitës, mund të thuhet pa dyshim se gjenetikisht janë të një profili karakteristik shqiptar. Shumica e linjave atërore lidhen me fiset e lashta të Ballkanit, me shumë gjasë me ilirët, si grupi i linjës J2b-PH1751. Mbi linjën atërore J2b-PH1751 mund të lexoni më shumë këtu: https://rrenjet.com/j-y21045/#J-PH1751_J-Z38299. Po ashtu edhe rezultati E-V13>CTS9320>BY20093 ka prejardhje nga shtresa ballkanike para-romake që u zgjerua përsëri duke nisur nga Mesjeta, nga pjesa veriore e trojeve shqiptare. Rezultatet më të afërta të kësaj linje, në rreth 1200 vjet largësi, vijnë nga zona e Pezës në Tiranë, nga një grup vëllazërish mes të cilave ekziston një gojëdhënë për prejardhje nga verilindja. Kurse një pjesë më e vogël e linjave atërore, si I1-M253 dhe R1a-L1029>Y18892 kanë prejardhje nga popujt që u vendosën në Ballkan gjatë mijëvjeçarit të parë e.s. Rezultatet I1-M253, siç theksuam më lart, duhen thelluar për të kuptuar më shumë mbi vendosjen dhe përhapjen e tyre, por në pjesën dërrmuese të rasteve lidhen me lëvizje nga Europa veriore, kryesisht me fiset gjermanike; kurse degët e R1a-L1029 lidhen më shpesh me lëvizjet e fiseve sllave, por duhet theksuar se dega R1a-L1029>Y18892 përfshin edhe një rezultat nga Çekia që sipas vlerësimit arkeologjik (jo me radiokarbon) i takon Epokës së Hekurit.

    Kthella, Selita dhe Rraza, ashtu si gjithë Mirdita, paraqesin një trevë tepër interesante për studime gjenetike, jo vetëm për shkak të vazhdimësisë së dokumentuar onomastike, por edhe sepse popullsia e zonës është paraqet shtresëzime të njëpasnjëshme që përmbajnë si degë fisesh të përhapura shekujt e fundit, ashtu edhe familje të vjetra (anase) që banojnë këtë zonë që nga Mesjeta. Nisur nga larmia e lartë e linjave atërore, potenticali për zbulime të reja është shumë premtues. U bëjmë thirrje gjithë të interesuarve në zonë, por edhe nga gjithë trojet shqiptare, të na kontaktojnë që t’i udhëzojmë për kryerjen e një testi gjenetik.

    Burime:

    Zojzi, Rr. (2018)[1962]. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com.

    Tirta, M. Mirdita e moçme e migrime të popullsisë së saj. Marrë me 28 shtator 2021 nga https://mirdita.com/threads/mirdita-...C3%AB-saj.755/.

    Faqja “Mirdita: Histori dhe Aktualitet” në Facebook: https://www.facebook.com/MIRDITAHist...79148285430852.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #882
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    https://www.romaniajournal.ro/societ...ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    https://www.portalishkollor.al/news/...e-nga-1-janari


    O feste te madhe

    O ka sot Shqiperia

    Se rrogat me te larta

    Ne rajon i ka Shqiperia

    Edhe ua kalon te gjitha

    vendeve te rajonit

    qe jane Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia

    Se Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa keto vendet e tjera

  3. #883
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët

    Shqiptarët janë sa 3-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 3-fishi i grekëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 4,9 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 5 milionë
    moldavët: 2 milionë
    rumunët: 12,2 milionë
    hungarezët: 11 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë).

    Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 4,5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Iliria Etnike për postimin:

    Kreksi (03-04-2023)

  5. #884
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Edhe ky akademiku serb i gjuhesise ne Beograd ne Serbi ka shkruajtur qe Gjuha Shqipe eshte gjuha e Pellazgeve edhe e Ilireve dhe qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe ky eshte linku me fotografine e librit ne anglisht:

    https://www.facebook.com/photo/?fbid...69887270058771

    Lexoni kete shpjegim ne shqip:

    Autori Kroat Radoslav Katičić, në librin e tij, “Gjuhët e vjetra Ballkanike” (Ancient Languages of the Balkans) fokusohet tek gjuha Shqipe, e cila pa asnjë rezervë, apo dyshim, njihet ndryshe si “gjuha paragreke”.
    Ju lutem, lexojeni të gjithë materialin!
    Studiuesi Katičić në veprën e tij, citon edhe studiuesin Serb, profesorin e universitetit të Beogradit, Milan Budimir, i cili ishte studiues i gjuhëve klasike, dhe njohës i gjuhës Shqipe.
    Profesori Serb, Milan Budimir ka lënë një postulat në lidhje me vendin që zë Shqipja në familjen e gjuhëve Indo-Europiane.
    Profesori Serb ka shkruajtur, se Shqipja është shtresa më e vjetër e gjuhëve Indo-Europiane në Ballkan, si e tillë, ajo jo vetëm i përket gjuhëve paragreke, por Shqipja eshtë e mbijetuara e vetme e ketij trungu, Milan Budimir pranon që Shqipja është forma moderne e Pellazgishtes.
    Me këtë postulat, profesori Serb i bashkohet Studiuesve të tjerë të gjuhës Shqipe, si Hahn, Pedersen, Thomopulos e shumë të tjerëve, ku me postulatin e tij, ai hedh në koshin e plehrave të gjithë sharlatanizmin dhe pseudoshkencën që shteti i tij, ose ndryshe fqinjët tanë veri-lindorë kanë përdorur kundër nesh.
    Po akademikët tanë, pse qëndrojnë “kokëulur” nëpër simpoziume shkencore me studiues ndërkombëtarë?!
    Shqiptar, mos rri po duku!

  6. #885
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2024
    Postime
    4

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Humanisti Lexo Postimin
    Hotel etnologjia dhe albanologjia dhe historia bejne edhe ate shum mire, sepse i studjojn fiset shqiptare se si jan formu si kan jetu brenda fisit fiset etj etj.
    Kallxoje tash veten, se po rreh gjyks si njeri i mrrim haj fizullah...
    Humanisti
    Mos di mem tregu për fisin Sopi apo mbimerin se cilit fis i përket
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani1 : 02-03-2024 më 18:44 Arsyeja: Kam harruar te shtoj dhe dicka

  7. #886
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2024
    Postime
    4

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Mos di kush se nga vin berkollt apo brekollt berkolli brekolli, që jan shperngulur ne brezalc te gjilanit dhe ne prishtin, cilit fis jan kta dhe nga kan ardh

  8. #887
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2024
    Postime
    4

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Atëherë kemi tri fise që mbahen të afërta mes vete, e njëkohësisht janë që të tria thrake.

    Ça mujna me thanë për Helshanin edhe Zogajt? Helshani e ka një emër misterioz që nuk di qysh me zbërthy edhe kah ka ardh ky emën.

    Për Zogu/Zogaj/Zogian shihet ashiqare se janë nga Zog (zogj).

    Po Helshani?
    Mos di kush se nga vin berkollt apo brekollt berkolli brekolli që jan shperngulur ne brezalc te gjilanit dhe ne prishtin cilit Fis Jan dhe nga kan ardh

  9. #888
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2024
    Postime
    4

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga SHKOZA Lexo Postimin
    Zotni Hoteli une po mundohem te shkruaj te gjitha ato qe kam degjuar dhe lexuar. Referencat e mia per keto jane gojedhenat e te moshuarve ne Kosove, Shqiperi dhe ne Mal te Zi. Referencat e shkruara jane shume por po ju permendi dy libra interesant ,, Tropoja neper breza " e Ibrehim Malajt dhe ,, Bytyqi " i A. Kaloshit. Poashtu ketu ne internet e ke edhe nje shkrim te gjate per fisin Shkrel. Une e dije se ka shume Shkrelas ne Peshterr dhe ne Sanxhak , pajtohem plotesisht me juve, por per ta flitet se kane migruar atje pas luftes Austro-turke bashke me kelmendasit. Nuk perjashtohet aspak mundesia qe edhe me heret te kete patur banore Shkrelas ne ato ane.
    Ne librin ,, Tropoja neper breza " ky autori ka shkuar familje per familje neper Malesin e Gjakoves dhe kur flette per fisin Bytyq e ka dhene kete variant se i pari i Shkrelit dhe ne te njejten kohe edhe i Bytyqit ishte Leke Shkreli qe paska ardhur nga Bosnja dhe qenka vendosur ne Shkrel te Shkodres. Kater djem te tij qenkan ndalur aty kurse dy Bibe Leka dhe Karl ose Kral Leka paskan ardhur ne Pac te Tropojes. Djali tjeter Vil Leka paska shkuar ne drejtimte Prizrenit. Keshtu e thojne kete banoret e Malesise se Gjakoves ( Tropojes ).
    Kurse sa i perket asaj se a jane fise Shkreli dhe Bytyqi une nuk e dije ku mund te baqzoheni e te thoni senuk jane fise, kur ne te gjitha kategorizimet qe u behen fiseve te veriut ato nihen si fise .
    Megjithekete nuk ehste e thene te jete plotesishte keshtu. Mua do te me hynte ne pune me teper sikur te mesoja diqka me teper per keto dy fise dhe fiset tjera, pse jo edhe variante tjera me te argumentuara.
    Ju pershendes

    SHKOZA nga Prizreni
    Shkoza mund të me tregosh se nga vjen? Kemi një fshat shkoze komunes se malisheves,

    Dhe a mund të me tregosh ku mund ti gjej ktu dy libra që i permende. Dhe pytja e fundit mos di se nga vijn berkollt apo brekollt- berkolli, brekolli që Jan shperngulur ne brezalc te gjilanit dhe ne prishtin cilit fis jan dhe nga kan ardh, kam degjuar se jan të fisit thaqi por kta jan një nummer shum i vogel dhe
    nuk dihet sigurt nga kan ardh

Faqja 45 prej 45 FillimFillim ... 35434445

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •