Close
Faqja 44 prej 45 FillimFillim ... 3442434445 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 861 deri 880 prej 888
  1. #861
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-08-2014
    Vendndodhja
    Drenice
    Postime
    23

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Shqiperia edhe pergjithsisht Ballkani eshte vend ku kan kaluar me qindra popullata e raca nga me te ndryshme. Nqs ka nje komb me te cilin jemi me afer nga ana "gjenetike", (nqs mund te perdoresh nje term te tille, se per mua eshte absurde) ata jan Serbet edhe Sllavet e FYROM-it.
    Gabim e ke shokit, popullata qe jane me e afer me ne gjenetikisht jane Greket, tani deri dikun nje pjese te Malit te Zi, sidomos jugu.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skerdilaidas për postimin:

    murik (20-11-2018)

  3. #862
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2016
    Postime
    3

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga qerosi Lexo Postimin
    Kam nen zoterim nje liber mbi okupimin turk ne shqiperi i cili eshte formuluar nga burime turke, pra shkrimtare turq.
    Keto jan embiemrat kryesisht te shqiptareve qe akoma nuk ishin asimiluar kryesisht ne veri, veri-lindje, juglindje, oher e perreth, konvertuar, ose emigruar ne troje te tjera. po ashtu libri tregon edhe per shum efshatra qe ishin braktisur plotesisht. Keto emra shfaqen neper deftere turq. Nese ndokush deshiron me teper informacion per ndonje mbiemer specifikisht mund te shikoj se cfare te zbuloj ne liber.



    ALEKSI, BALESHI, BALSHA, BALSHI, BESRAKU, BILARI, BILI (BELI), BARDI, BARLETI, BISARI, BOZHAJ, BUDINI, BUKASI, BULUSHI, BLACI, BOGDANI, BOTARI, BOJVIK, BUJARI, BURKACI,BUTBENXHI, CAVARDINI, CILAJI, CUPA, CUKALI, CUROJI, CUKALI, CULI, DIVALMI, DAJCI, DUKA, DOBRA, DIDA, DUSHI, DORANKRYQI, DROMSHI, FIRA, FLITA, FRANKO, GAZI, GOLAMI, GOLEMI, GRAMATIKU, JANI, GJIKA, GJINDINAKU, GJONI, HAJMILI KAPUSI, KARUSI, KASTRIOTI, KIRAJ, KLATI, KOKOZI, KUPI, KURDARI, KURPENDI, KASA, KACI, KAJASEXHI, KAPUCI, KAPULATI, KAZNIZI, KERAKA, KESARI, KILOSI, KIRAKA, KIRAZINI, KOLASHI, KULISHI, KURTILLA, KALURI, KAMZA, KALOSI, KASINI, KIMIZA, KIPOTA, KOCANI, KOLA, KOKA, KOVASALATI, KUJTIMI, KIRAKESI, KURBANESHI, KURTISI, KUQI, KURIKUQI, KUSHVLATI, LALA, LALINI, LAZARI, LIKLA, LITI, LISHI, LACI, LAPACAJ, LUZI, LLAPSHI, MARTOLOSI, MATARISI, MIRDIDI, MIZA, MARKU, MANIZI, MANESI, MARGJINI, MIHALI, MHILLI, MIZIJO, MUZAKA, MENKO, MIHO, MINKA, MITRI, MASTORI, MARSHI, MIZI, MIRSHKLAVI, NAPEZI, NIKOLLA, PALI, PALAZI, PLASHA, PRIMIQYRI, PSIRAGU, PETRI, PETRA, PROGONI, PANILI, PICAJ, PILASHI, PISHA, PULICI, PRIFTI, PRODANI, RAKESI, REFKONILI, RIJO, RONDACI, RICI, RUSI, SAKATI, SKANDA, SENDISI, SIMAKU, SIROTI, SKALABRA, SMAKA, SPANI, SPOTA, SPAVALI, SYKODHJANI, SKUCI, SMAKA, STEPANI, STILI, SUMA, SUNDIA, SYKUQI, SYZIU, SYMIRI, SKUKU, SKURAJ, SKURNA, SKURATI, SLANKU, SOKODINI, STOJANI, SHARI, SHARGJINI, SHIRGJI, SHPANI, SHKANI, SHPATA, SHTEPKO, SHTJAFNI, SHTEPANTI, SHURBI, TANUSHI, TITKO, TORKA, TOROMISHI, TODORI, TRASHA, THANA, VAZARI, VASHKUNI, VOGLI, VOKSHI, VALANDIDI, URANA, ZAHARINI, ZAMRAKU, ZHUMI, etj. etj.
    Me vjen keq nese nuk foli ose shkruj naj fjel saktesisht se nuk di shqip shum mir, po a munesh mem kallzu dishka per mbiemrin LALA.

  4. #863
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Nje shkrim nga interneti nga nji autor serbe
    ka edhe shume pasaktsi dhe gabime p.sh. fisi Mzi,Društin etj
    Atanasije Urosevjc
    ⦁Personat fisnor (shqiptaret) Arbanasa ne Kosove dhe transferimi emrave fisnor ne dyten popullsis
    Arbanaset (Shqiptaret) në Kosovë ') i përkasin klaneve te fiseve të caktuara, .
    Edhe pse zonën e re Arbanaset nyk kane mundur të grupuara në bazë të fiseve, por të përziera të populluar, dhe për këtë arsye nuk kan mund organizohen fiset, te cilet kishin regjistrat e tyre, secili Shqiptaret(Arbanas) në Kosovë ende e di se nga cili Fis eshte dhe cili fis eshte me i mir, i cili i Fisit i takon.
    Këto janë fiset në Kosovë në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, të renditura nga forca e tyre,sipas numrit te shtëpive duke qëndruar në këtë mënyrë: Krasniqi, Gashi, Berish, Sop, Shala, Thaqi, Kryezi, Bytyqi Kliment(Kelmendi), Shkrelj, Kastrati, Hoti , Mzi, Društin, Merturi, Kuqi
    Përveç njohurive që i ata i përkasin familjeve të ndryshme, qe mëmë e të cilëve eshte në Shkodrë dhe ne Malësin te Gjakovës , Dukagjin, Mirditë dhe Zadrime, disa fise të Kosovës e shqiptarëve e dinë dhe vëllazëria nga të cilat dolën nga djepi, por ndonjëherë pjesë e kësaj vëllazërie brenda fiseve.
    Kështu, për shembull, familjet e Lec, Ramović dhe Nrez në Bariljeve Sadikoviç në Viljance, anëtarët e fisit Berishë, e din se ata janë nga vëllazëri e vjetër Dodë.
    Imerovićet në Bariljeve megjithatë, i përkasin të njëjtit fise, vjen nga vëllazërisë Ascora.(nuk e di per qfar emri eshte Asqor)
    Percuku, Izmak dhe Muljak në Cecilia janë nga fiset Krasniqe dhe nga vëllazërit e Nikaj, ndërsa Musliovit në Gornja Dubica - të njëjtën fise vllazer Nik Palje.
    Në Ošljane mes Krasniqve ndodhet vëllazërisë e vjetër Mripa.
    Ne Banjsk (Vushtrri), megjithatë, thonë se ata janë Škrelje dhe Društin( nuk e di qfare emri eshte Drushtin dhe Mzi) ose Mzi gjithsesi, e te cilet , ndoshta, Društin dhe Mzi jetë vëllazërer te fisit Shkrelj.
    Në Taradzhi ne mes Shalianve ka Voljaja, dhe anëtarë të së njëjtës fise në Kopaoničkoj Shalji, te cilat është kryesisht pjesa me madhe eshte jashtë Kosovës, pjesë e vëllazërisë Pejë, Gim, Ljopć dhe Maljet.
    Tre të parët prej këtyre vllazerve janë tani në Malesijine Shalje siç shihet nga harta Austro-Hungareze (seksioni Medun dhe Krasniqi) l: 75 000, ku mesazhet e tyre të shënuar si Pecaj, Gimaj dhe Ljopči.
    l) Në Kosovë është e përfshirë këtu luginën Kosovese në mes të Kaçanikut dhe K. Mitrovica në drejtim meridian dhe gjithë-mal Žegovca dhe Kolak në lindje, dhe Crnoljeva Çiçavicës perëndimi. vijon[
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 09-01-2017 më 15:18

  5. #864
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2017
    Postime
    1

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Ndonje informacion per fisin/mbiemrin KUQJA?? M'ka ik truni duke kerku gjithandej ne internet dhe s'mund te gjej asgje konkrete !!
    ANY HELP PLEASE?????

  6. #865
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Organizimi fisnor në Shqiperin Veriore e Jugore

    Ky organizim shoqnuer, këjo atmosferë demokratike e lirije qi na kujton kohët e arta t'Athines së moçme, s asht gja e vdekun, por jeton edhe sot në tokë e në mendesi Shqiptare 80).
    Kështu jetohet në Shqiperin Veriore e në Kosovë, ku Kanuni i Lekë Dukagjinit ndiqet ende si për kah shpirti si për kah letra 81),e po qe se valët e terrorizmës e t' anarkisë qi rrërnbyenë e mjeruen nji pjesë kaq të madhe të Shpipnisë së mesme e jugore, u përplasën para qëndresës fysike e morale të Maleve tona kreshnike, kështuqi këto krahina malore të Veriut u dukshin nji ishull paqi e qetsije mes nji deti në stuhi, do t'i a dijmë për nderë, si na vrojtou edhe i vlerti Prof. Kolë Kamsi, organizimit shoqnuer të këtyne vendeve e Kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili, i rrajosun thelisisht në shpirt të Malsorve, vijou ndikimin e tij bamirës edhe mbas ligshtimi së përkohshëm t Auktoritetit qendruer.
    Sa për organizim fisnuer ende në fuqi ndër Male të Shqipnisë Veriore, s asht nevojë të behen shtimë provë, pse asht gje qi mund të shohim me sy tanë, si e kanë pa dhe e kanë pohue e përshkrue ndër vepra të tyne shumë auktorë të huej 82).
    Miss Edith D u r h a m në vepër të sajë Some Tribal Origins, Laws and Customs na i përshkruen edhe Fiset e K o s o v ë s 83), për të cilat Z. Ndue Paluc a shkruente tash vonë në nji botim kushtue Kosovës: «Fiset në Kosovë nuk janë të mbledhuna se cili në vend të posaçëm, por të shpërdame, kështuqi pjestarët e fisit të Krasniqes nuk gjinden vetëm në luginë të Valbonës, por edhe ndër rrethe të Pejanit e të Drenicës, ndër rrethe të Prishtinës e deri në lum të Moravës...

    Në Kosovë gjinden ma se 12 fise shqiptare 84)»
    Në Shqipni të Mesme e jugore organizimi fisnuer e ligja kanunore u zhdukën qysh nga shekulli i kaluem.
    Parandej lulzojshin edhe atje si në Shqipni Verore, e moçmenija klasike na përmendë ma tepër se 14 fise të mëdhaja të shpërndame në Toskni të sotme.
    Ma të famshmet ishin Kaonët, ase ata qi kullosin qet (nga fjala shqipe ka-kau), Thesprotët ase njerzit e veshun me thes (nga fj. shqipe thes-i e me-pru), Mollosët a banorët e maleve (nga fj. shqipe mal-i) Abantet, Perrebët, Atarnanët, Ellopët, Orestët Lynkestët"85)...


    referencat
    79) B. PALAJ, Organizimi i Bajrakut uë Bota Shiqiptare, fq. 328. 80)
    ND. PALUCA, Tradizioni e Costumi del Kossovo, në Kossovo fq. 204 205: «La. vita sociale anche fra gli Albanesi del Kossovo si svolge guasi come nelle altre parti dell Albania... La stirpe (fis) st sparpaglia in ogni parte del Kossovo, cosi che, per esempio, gli appartementi alla stirpe di Krasniqi non si trovano solo nella valle di Valbona, me anche 'nei dintorni di Peja, Drenica e Prishtina e fino all' alta Morava.
    Ma tutte queste ramificazioni si sentono egualmente appartementi allo stesso sangue, fratellanza e fis». 81)
    ND. PALUCA, Tradizioni e Costumi del Kossovo, në Kossovo, fq. 211; Shenj. 1: «Nel Kossovo le tradizioni contemplate nel Kanun di Lekë Dukagjinit sono state integralmente mantenute, ma anche talune sentenze proverbiali e caratteristiche fraseologiche sono comuni con quelle della Malsia»,


    82) G. Von Hahn, Albanesisehe Studien, I, fqq• 73-194; L. LEOPOLD, Monaten-Rosen, fq. 19; P. SIEBERTZ, Albanien, .fqq. 67- 72; X. LEFCOPARIDIS, A travers Alb., fqq. 14-16; CVIJIQ, La Penins. Balc., fqq. 29-30; B. MAGOVAC, o Albancima i o Albaniji, fq. 22; F. TAJANI, Le Istorie Albanesi, II, 42; IV, 139; A. BALDACCI, Albania, fqq. 162-163; 246-251; 258-264, 266-.282; E. BARBARICH, Albania, fq. 141;
    H. HECQUARD, Hist. et .Descript. cle la Haute Albanie, fqq. 364-365;
    C. BECKER, L' Albanie et les Albanais, fq. 32; P. POLYVIOS, Albanie et la Reunion d' Ambassadeurs Londree„ fq. 14;
    CHOPIN-UBICINI, në Provinces Danubiennes, fqq. 119-120, 139; II.
    H.A. BROWN, A Winter in Albania, fq. 63; R. RANKIN, The inner history of the Baikan War, fq. 402;
    R. LANE, The Peacks of Shala. fqq. 106-108; 113-119, 161-163;
    E DURHAM, Some Tribal Origines fqq. 13-30; The Burden of the Balkans, fqq. 230-231. 83)
    E. DURHAM, Some Tribal Origins, Laws and Customs..., fqq. 30-33. - 84) ND. PALUCA, Traditioni e Costumi del Kossovo, KOSSOVO, fqq. 204-205. -- 85) KIEPERT, Lehrbuch der Alten Geographie, fq. 302; _Lajmtari Shqypnies, 1 Nanduer 1904. Nr. 4, fq. 19.
    10. LEKA vi. XV - Nr. X-X1-X11 1943. - Te Drejtat e Shqipnise Ethnike.


    Nga GOOGLE. REVISTA LEKA 1943
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-10-2018 më 15:59

  7. #866
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Emri:  Scan24.jpg

Shikime: 2249

Madhësia:  52.8 KB
    Emri:  Scan25.jpg

Shikime: 2199

Madhësia:  47.2 KB
    Emri:  Scan26.jpg

Shikime: 2330

Madhësia:  48.0 KB
    Emri:  Scan27.jpg

Shikime: 2152

Madhësia:  22.2 KB

  8. #867
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Ka mundesi qe pas ketyre emrave te fiseve si mbiemra ne Kosovë kaluan me emra tjere si ;
    MALLAKI
    DRANÇOLLI
    MOHOLLI
    MUSOLLI
    DEVOLLI
    MUÇOLLI
    KARELLI
    GJIKOLLI
    GJINOLLI

    AGOLLI
    KOLOLLI

    ÇAVOLLI .....me shume se 100 ''LLIA' po na dalin;si ka mundesi kjo ? ...nga e kane originen keta emra ?
    .....krejte me ''lli''....pa e gjetur kete ''LLi''/dhi. ...suj ecim para. ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 12-10-2018 më 07:33
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #868
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Kuqaj,Kuqi,Kuci,Kuqali,Kuqo jane variante te te njejtin mbiemer,pra nga ngjyra e kuqe e flokeve dhe tiparet e kuqeremta ne fytyre lindi dhe mbiemri Kuqi,Kuci.te tjerat jane variante. Ne Shqiperi ka edhe mbiemer Faqekuqi.Ndoshta ka edhe me shume variante por keto mu kujtuan per momentin.

  10. #869
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    [QUOTE=Kreksi;3838700]Ka mundesi qe pas ketyre emrave te fiseve si mbiemra ne Kosovë kaluan me emra tjere si ;
    MALLAKI
    DRANÇOLLI
    MOHOLLI
    MUSOLLI
    DEVOLLI
    MUÇOLLI
    KARELLI
    GJIKOLLI
    GJINOLLI

    AGOLLI
    KOLOLLI

    ÇAVOLLI ...



    Një mbiemër mjaft i vjetër është edhe mbiemri Drançolli. Sipas historianit Jahja Drançollit (65 vjeç, nga Peja/Prishtina), mbiemri Drançolli paraqitet në dokumente mesjetare në trajtën, Dranço (në Krisobulën e Deçanit, 1330); Drançi (në Kadastrin venedikas të Shkodrës, 1416/17); Drançis (në një dokument të zyrës së Dubrovnikut, 1496), etj.
    Dokumentet në fjalë përputhen edhe me historinë gojore të ruajtur edhe nga vëllazëria e sotme Drançolli, vëllazëri kjo që gjatë mesjetës ka qenë e shtrirë në Pejë, Novobërdë dhe Shkodër (sipas tyre paskan qenë tre vëllezër). Në mbështetje të historisë gojore (traditës) familjare, preferohet se origjina e mbiemrit ndërlidhet me emrin e drangonit. Në mesin e pjesëtarëve të vëllazërisë në fjalë (Pal Drançi) nga kapërcyelli i shek. XVII ka qenë ipeshkëv i Shkodrës.

    Prapashtesa -olli paraqitet në shek. XVIII e më tej. Si patronim zakonisht merret emri i ndonjë të pari të njohur. Kështu, siç tregon Idriz Çelaj (65 vjeç), nga Lutogllava (Arbana) e Pejës, me banim tash në Nju Jork të SHBA-së, mbiemri Çelaj u ka mbetur sipas Çel Shabanit, dëshmor i kombit, zv. komandant në Luftën e Nokshiqit (janar 1880).

    Sipas tij, familja më herët është thirrur Kelmendi, pastaj Lajqi, por babai i Idrizit, Binak Zhuka, edhe ai vetë luftëtar, e ka pa të arsyeshme që mbiemrin ta kthejnë sipas të madhit Çel Shabani. Trungu familjar i kësaj familjeje me origjinë nga fshati Stankaj i Rugovës është ky: Ardriti  Idrizi  Binaku  Zhuka  Haxhia  Çela Shabani  Nika  Deda dhe Prelë Rugova
    linku me gjersisht.
    (PDF) Mbiemrat e shqiptarëve të Kosovës – prejardhja dhe shpërndarja rajonale (Origin and regional distribution of Kosovo Albanian surnames). Available from: https://www.researchgate.net/publica...anian_surnames [accessed Oct 15 2018].
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-10-2018 më 13:26

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Akuamarini për postimin:

    Kreksi (20-10-2018)

  12. #870
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Faleminderit Akumarini per keto te dhena mjafte te vyeshme ==
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #871
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Edhe dy mbiemra te ngjajshem;

    QORROLLI
    KOLOLLI
    KARELLI
    QALLAKI
    TRELAKI
    BATALLI
    ............
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #872
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Malësia
    Malësia është një prej krahinave përbërëse të pjesës veriore të trojeve shqiptare. Populli i gjithë kësaj treve shfaq tradita të përbashkëta dhe ruan gojëdhëna që lidhin fiset e ndryshme me njëri-tjetrin, e që, përtej verifikimit të vërtetësisë së tyre historike, i japin Malësisë një karakter të përbashkët që kërkon studimin e saj në tërësi si krahinë etnografike.

    Ndër fiset shqiptare të Malësisë, për të cilat kemi shkruar ose do të shkruajmë artikuj të veçantë në të ardhmen, janë:

    Rezultatet gjenetike në Malësi (eng: DNA results from the Albanian Highland)
    Rezultatet gjenetike në Malësi
    Bytyçi
    Gashi
    Gruda
    Hoti
    Kastrati
    Kelmendi
    Krasniqja
    Kuçi
    Lohja
    Nikaj
    Reçi
    Rrjolli
    Shkreli
    Trieshi
    Vendndodhja, kufijt, pjesët përbërëse
    Sipas Rr. Zojzit, Malësia si krahinë etnografike, është zhvilluar kryesisht në trojet që në Mesjetë ishin pjesë e Pultit. Megjithëse sot vetëdija e përbashkët e prejardhjes nga popujt e Pultit thuasje është shuar, emri “Pult” ende përdoret si emër krahine, por vetëm për trojet e fiseve Xhan, Plan e Kir. Pas shembjes së sistemit mesjetar feudal të principatave arbërore, emri “Pult” vazhdoi të përdorej për disa shekuj, por me organizimin e ri shoqëror në Male, e gjithë krahina filloi të përmlidhej në termin “Malësi”.

    Disa prej traditave që e dallojnë popullin e Malësisë si një grup i veçantë i shqiptarëve të veriut, si përdorimi i lahutës, vallja e shpatave, Eposi i Kreshnikëve, Kanuni i Maleve, organizimi shoqëror me bazë Malet si dhe vetë-emërtimi si Malësi e malësorë (kjo e fundit haset edhe në treva të tjera, si psh. “Malet e Dibrës”). Po ashtu, fiset malësore kanë trashëguar gojëdhëna që i lidhin me njera-tjerën: sipas një gojëdhëne shumë të njohur, fiset Hot, Triesh, Krasniqe, Nikaj, Piper e Vasojeviç rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët; po ashtu, fiset Kastrat, Bardhët e Gashit, një pjesë e Lohjes, Reçit, Rrjollit dhe Kirit, thuhet se janë me prejardhje nga Kuçi, sot në Mal të Zi; fisi Bytyç dhe Markajt e Margegajt e Krasniqes mbahen një fis me Shkrelin, një pjesë e Planit mbahen me prejardhje nga Kelmendi, etj.

    Malësia në Shqipëri sipas Rr. Zojzit
    Malësia në Shqipëri sipas Rr. Zojzit
    Zojzi tregon se Malësia përfshin gjithë trevat nga Lumi i Skatinës (kufiri Tropojë-Has) në lindje, duke vazhduar përgjatë Drinit si kufi jugor, deri në Liqenin e Shkodrës dhe skajet më veri-perëndimore të trevave shqiptare, që sot gjenden në Mal të Zi. Brenda këtij territori ka edhe popuj që sipas traditës kanë ardhur nga zona e Dukagjinit, si Shala e Shoshi, që u vendosën në toka që sot njihen edhe si Dukagjini i Ri, dhe një pjesë e Mërturit që u vendos mbi Drin, në jug të Nikajve. Pjesë e grupit të bajraqeve të Dukagjinit u bënë më vonë edhe fiset të tjera të territorit të Malësisë, si Toplana, Temali dhe fiset e Pultit. Kurse ndër 12 Malet e Malësisë, Zojzi numëron nëntë që formuan Malësinë e Madhe: Trieshi, Hoti, Gruda, Piperi, Vasojeviçi, Kelmendi, Kastrati, Shkreli dhe Kuçi; dhe tri që formuan Malësinë e Vogël, ose siç njihet ndryshe sot, Malësinë e Gjakovës: Krasniqja, Gashi e Bytyçi.

    Me qenë se në zonat fushore që Zojzi përfshin në Malësi ka pasur lëvizje të shumta të popullsisë, në rezultatet e mëposhtme do të përmendim vetëm ato nga trevat malore të Malësisë së Madhe në Shqipëri e Mal të Zi – mbi Koplik dhe deri në Plavë –, nga tri fiset e Pultit të cilat politikisht janë lidhur me Dukagjinin e Ri, por në gojëdhëna lidhen më ngushtë me fiset malësore, dhe nga Malësia e Gjakovës.

    Rezultatet gjenetike në Malësi
    Deri sot (maj 2021) kemi 106 rezultate nga Malësia, sipas fisit: Berishë (4), Bytyç (4), Gash (8), Grudë (3), Hot (7), Kastrat (4), Kelmend (12), Kir (2), Krasniqe (22), Lohje (5), Nikaj (6), Plan (3), Reç (7), Rrjoll (1), Shkrel (11), Shoshi (1), Triesh (1), Xhan (2), pa fis (3). Numri i përgjithshëm është i mjaftueshëm për të nxjerrë disa përfundime të qëndrueshme, por për të dhëna më të plota dhe përfundime më të hollësishme do të duhen më shumë rezultate sidomos nga trevat e fiseve Triesh, Grudë dhe Kojë e Kuçit, nga Plava, Gucia, Juniku dhe Pulti. Shpërndarja e haplogrupeve dhe nëndegëve në Malësi (n=106), dhe në dy nënndarjet kryesore, Malësi e Madhe & Pult (n=60), dhe Malësi e Gjakovës (n=56) është si më poshtë:
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  15. #873
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Siç dallohet në tabelën e mësipërme, malësorët janë një popull mjaft homogjen, pasi mbi 90% e gjithë linjave atërore u takojnë vetëm tri haplogrupeve: E-V13, J2b-L283 dhe R1b-M269. Duke parë nëndegët dallohet se homogjeniteti vjen kryesisht nga përhapja e gjerë e një numri relativisht të ulët fisesh të mëdha. Për shembull, rezultatet nga Krasniqja janë në pjesën dërrmuese të linjës J2b-L283>Y52453, të Shkrelit J2b-L283>Y82533, të Kelmendit E-V13>BY62310, të Bytyçit R1b-Z2705>A24000, etj. Kjo mund të dallohet fare qartë edhe në hartën e rezultateve, ku shenjat me ngjyrë të njëjtë gjenden pranë njëra-tjetrës. Në fakt, ndër gjithë trojet shqiptare, Malësia shfaq karakteristikat më të forta të bashkësive të tilla të ndërtuara mbi lidhjet e gjakut në vijë atërore. Brenda Malësisë, treva më homogjene është Malësia e Gjakovës (Tropoja) dhe më pas pjesa veriore e Malësisë së Madhe, kurse Pulti, dhe sidomos Rranzat, shfaqin diversitetin më të lartë.

    Lidhjet gjenetike mes dy njësive përbërëse të Malësisë përmblidhen sidomos në linjat atërore rreth 1200-1500 vjeçare E-V13>PH2180, J2b-L283>PH1751 dhe R1b-Z2705, të cilat përbëjnë rreth 26-30% të linjave atërore në Malësi të Madhe dhe Pult, dhe rreth 90% të linjave atërore në Malësi të Gjakovës. Këto lidhje duhet të jenë mjaft të vjetra, me gjasë që nga Mesjeta e hershme, pasi deri tani, nuk është gjetur asnjë lidhje gjenetike më e re se 1000 vjet.

    Nga ana tjetër, linjat atërore E-V13>BY62310, J2b-L283>Y82533, J2b-L283>FT125046, J2b-M205>Y22059 shfaqen në Malësi të Madhe dhe mungojnë ose gjenden rrallë në Tropojë, kurse E-V13>Y93102, e cila lidhet me fiset Berishë dhe Mërtur, gjendet dendur në Tropojë por mungon në Malësi të Madhe.

    Malësia si pjesë e Gegërisë
    Në krahasim me trevat e tjera të Gegërisë, Malësia paraqet disa veçori. Së pari, bie në sy përqindja e lartë e haplogrueve që lidhen me popujt paleo-Ballkanikë, sidomos e haplogrupit J2b-L283, i cili është edhe shumë i larmishëm në këtë rajon. Edhe E-V13 ka përqindje e larmi të lartë, kurse R1b-M269 është relativisht e rrallë, por nëndega R-Z2705 gjendet shpesh dhe ka larmi të lartë.

    Nga ana tjetër, haplogrupet që lidhen me popujt që u vendosën në Ballkan gjatë mijëvjeçarit të parë e.s., janë në përqindje shumë të ulët, gjë që sugjeron se gjurmët e dyndjeve gjermanike, avare, sllave, etj., ndër popullsinë e Malësisë janë pothuajse të papërfillshme. Raste më të vona (psh rreth Mesjetës së vonë) të asimilimit të ndërsjelltë gjuhësor, nëse kanë ndodhur, me siguri duhet të kenë përfshirë kryesisht pasardhës të popujve të lashtë të Ballkanit. Në treva të tjera shqiptare, I1-M253, R1a-M417 dhe I2a-Y3120 gjenden në dendësi më të lartë.
    Në nivel nëndegësh, veçoritë kryesore janë përqindjet dhe larta të E-BY62310 dhe J-Y82533 që janë më të rralla tjetërkund. Përveç përhapjes së gjerë e në fise të ndryshme, E-BY62310, E-PH2180 dhe R-Z2705 paraqesin edhe larmi të lartë, dhe janë gjetur edhe ndër familjet anase, pra duhet të kenë prani të hershme në Malësi. Kurse disa degë të shpesta në troje të tjera shqiptare, si E-Z17107, E-Y17322, E-Y146086, R-Y168201, R-FGC40202, R-L1029, I-Y3120, J-L70 dhe I-S25733 deri tani ose mungojnë tërësisht, ose janë shumë të rralla. Nuk përjashtohet që disa prej tyre të gjenden në Malësi në të ardhmen, por rezultatet e deritanishme tregojnë se nuk janë ndër linjat kryesore atërore të krahinës.

    Gojëdhënat për prejardhje nga Bosnja
    Një pjesë e madhe e fiseve malësore kanë ruajtur gojëdhëna që e lidhin prejardhjen e tyre me treva në veri e veri-perëndim të trojeve shqiptare, në Bosnje. Zojzi ngre hipotezën se mbërritja e tyre në Malësi daton në shekujt e parë të mijëvjeçarit të dytë. Të dhënat gjenetike nuk e mbështesin mundësinë e prejardhjes nga Bosnja të paktën prej fillimit të Mesjetës, ndoshta edhe më herët. Secili prej fiseve Hot, Kelmend, Bytyç, Kuç, Kastrat, Shkrel kanë lidhjet e tyre gjenetike 1000-1500 vjeçare me rezultate nga treva më jugore e lindore si Lura, Dibra, Kruja, Elbasani e Librazhdi. Fiset Krasniqe, Nikaj e Gash i Gurit, përveç lidhjeve rreth 800 vjeçare mes tyre, lidhen më tej me rezultate të tjera nga veriu i Shqipërisë, Kosova, Dibra, etj. Lidhur me gojëdhënat rreth Bosnjes, mund të lëmë të hapura tri mundësi: ose gojëdhënat janë të gabuara në këtë rast, ose lëvizje të tilla kanë ndodhur gjatë Mesjetës së hershme dhe më herët, ose me termin “Bosnje” mund të jetë kuptuar treva e Sanxhakut në Mal të Zi, me të cilën ekzistojnë më shumë lidhje gjenetik.

    Fiset e Malësisë në Kosovë dhe në ultësirën veri-perëndimore
    Gjatë shekujve, fiset e Malësisë kanë lëvizur vazhdimisht nga zonat malore drejt atyre më fushore, në disa raste për kullota dimërore, në raste të tjera për t’u vendosur përfundimisht në ultësirë ose në qytete. Prania e familjeve të vetëdijshme për fisin e prejardhjes në fushat e nën-Shkodrës, në Krajë e Anamal, si dhe në shumë pjesë të Kosovës, ka shtyrë shumë autorë të hamendësojnë mbi prejardhjen e këtyre familjeve.

    Nga krahasimi i 71 rezultateteve nga familje të tilla me ato të fiseve të njëjta në Malësi, del se rreth 55-60% e këtyre familjeve kanë “kushërinj” gjenetikë në Malësi (këtu kemi llogaritur vetëm anëtarët nga Kosova ose zonat fushore të Shqipërisë që ruajnë gojëdhënën se vijnë nga një fis malësor, pra anëtarët e fiseve të Dukagjinit si Berishë, Thaç, Shalë, Fan, etj., dhe familjet e këtyre zonave që nuk i takojnë asnjë fisi, nuk janë përfshirë). Rreth 30-40% mund të jenë bashkuar me fiset malësore pa patur lidhje gjaku me ta. Bashkime të tilla me kanë qenë të shpeshta, për arsye politike dhe ekonomike. Duhet theksuar se përqindja e lidhjeve gjenetike mund të pësojë rritje të lehtë nëse rezultate të reja zbulojnë lidhje që nuk janë shfaqur deri tani. Po ashtu, duhet përmendur se ka pasur edhe raste kur të fiseve ose vëllazërive malësore që janë shpërngulur tërësisht, dhe për këtë arsye nuk kanë lidhje me malësorët e sotshëm, pavarësisht prejardhjes nga e njëjta trevë. Sidoqoftë, është e qartë që në trevat fushore veriore ka pasur ndërthurje mes familjeve malësore dhe atyre vendase.



    Përditësimi i fundit: 24.05.2021



    Burime:

    Zojzi, Rr. (2018)[1962]. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com.

    Doja, A. (1999). Morphologie traditionnelle de la société albanaise. Social Anthropology. 7 (1): 42. doi:10.1017/S0964028299000038.

    Durham, E. (1909). High Albania. London: Edward Arnold.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  16. #874
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Fisi Berisha
    Fisi Berisha është pa dyshim ndër fiset më të vjetra shqiptare, dhe sot është ndër më të mëdhenjtë në numër e në përhapje. Si mbiemër, Berisha nis të përmendet dendur prej shekullit të 13, kur përmenden Konti Valentin Berisha (Berissa) nga Ulqini[1], e më pas vazhdimisht deri në shekullin e 15 shfaqet dendur në dokumenta venedikase, raguziane, serbe, osmane, etj., në një hapësirë që përfshin Shqipërinë veriore, Kosovën, Malin e Zi e deri në Librazhd. Gjatë qëndresës së Skënderbeut, për shembull, dy vëllezër Berisha ishin ndër udhëheqësit e ushtrive arbërore[2].

    Përmbajtja hide
    1 Gojëdhënat e zanafillës dhe përhapja e fisit
    2 Rezultatet gjenetike
    2.1 Berisha nga Murr Dedi – Pukë, Tropojë, Kosovë, Preshevë, etj.
    2.1.1 Linja atërore E-V13>FGC33625>Y93102
    2.1.2 Personalitete historike nga Berisha e Murr Dedit
    2.2 Berisha e Kuqe
    2.3 Berisha në treva të tjera – Mirditë, Dibër, Kaçanik, etj.
    3 Përfundime
    Nuk është plotësisht e qartë nëse gjithë personat që dalin në dokumenta historike me mbiemrin Berisha kishin lidhje gjaku. Megjithatë dihet me siguri se në shekullin e 15, Berisha ishte tashmë një fis i formuar e i organizuar politikisht, aq sa në 1467 nënshkruan një marrëveshje me Venedikun, përmes përfaqësuesit Helias Bossi[3]. Gjithashtu është e qartë që anëtarët e sotshëm të fisit, në pjesën dërrmuese janë pasardhës të një trungu mashkullor i cili nis nga trojet e vjetra të Berishës e të Mërturit në Pukë, në territoret e Dukagjinit të vjetër, kurse një pjesë e familjeve të tjera mesjetare me mbiemrin Berisha mund të jene shuar ose të kenë ndërruar mbiemër me kalimin e kohës.

    Gojëdhënat e zanafillës dhe përhapja e fisit
    Shumica e familjeve të fisit Berishë ruajnë gojëdhënën e prejardhjes nga një paraardhës i përbashkët i quajtur Murr Dedi. Sipas numërimit të brezave në këto familje (në disa raste mbërrin 20)[4], përhapja e degëve të sotshme mund të ketë nisur prej periudhës para-osmane, kurse Nopcsa sugjeron fillimin e shekullit të 14. Rrok Zojzi tregon se shumica e fiseve të Dukagjinit, si Shala, Shoshi, Berisha, Oroshi, Spaçi, Kuzhneni, Kthella, Selita e Rranza, përmendin po ashtu si Berisha, Murr Dedin si të parin e tyre. Përveç gjithë këtyre fiseve, gojëdhëna të ndryshme e lidhin Berishën edhe me disa fise të tjera, pa kaluar përmes Murr Dedit. Për shembull, fisi Kuç, që sot është kryesisht i sllavizuar, dhe përmes Kuçit, edhe Kastrati dhe disa vëllazëri të tjera që mendojnë se vijnë nga Kuçi mendojnë se kanë lidhje gjaku me Berishën[5]. Një pjesë e familjeve të fisit Berishë në Kosovë, për shembull në zonën e Drenicës, quhen Berishë e Kuqe për t’u dalluar prej Berishës që nuk ka lidhje me Kuçin (shpesh quhet Berisha e Bardhë). Po ashtu ka edhe familje Berishë edhe në Fan të Mirditës dhe në Muhurr të Dibrës, po ashtu edhe shumë familje me prejardhje nga pjesa e Kukësit të sotëm në perëndim të Drinit (Arrën, Malzi, etj,) që sot gjenden shpesh edhe në Pollog e Kaçanik, mbahen Berishë.

    Kush ka qenë Murr Dedi e ku ka jetuar mbetet temë e nxehtë diskutimi. Sipas një plaku berishas në vitet 1930, fisi vjen nga Mamurrash Dedi, gjë që e lidh të parin e fisit me Mamurrasin afër Fushë-Krujës. Gaspër Gurakuqi, i cili ka mbledhur këtë tregim, e kupton emrin Mamurras si Mat Murra, sipas tij i pari i fisit[6]. Një ide tjetër shumë e qarkulluar e interpreton Murr Dedin si tregues për prejardhje nga Deti i Zi (deti i murrmë)[7]. Ndërkohë një fakt që është lënë disi në harresë por që ia vlen të shqyrtohet është se ekziston edhe një toponim me emrin Murrë, fshat që ndodhet në skajin perëndimor të Dibrës, në kufi me Matin. Në regjistrin osman të vitit 1583, në fshatin Qafë Murrë, që në atë kohë bënte pjesë në Mat, shfaqet shpesh “Belisha” si emër e mbiemër, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtën familje[8], për më tepër që fisi ishte tashmë i përhapur e i zhvilluar në treva të tjera veriore. Të gjitha këto mbeten mundësi për t’u shqyrtuar në lidhje me zanafillën e fisit, ndërkohë analizat gjenetike kanë verifikuar një pjesë të mirë të gojëdhënave mbi zhvillimin e tij.

    Rezultatet gjenetike
    Berisha nga Murr Dedi – Pukë, Tropojë, Kosovë, Preshevë, etj.
    Kudo të jetë fillesa, përhapja e trungut gjenealogjik të Berishës nga Murr Dedi del mjaft qartë në gjenealogjitë e trashëguara në breza. Ndarja në Alshiqe e Mërtur ka ndodhur në Pukë, pasi aty gjejmë edhe sot të dy vëllazëritë. Më tej, si Alshiqja edhe Mërturi vijuan të përhapen si drejt veriut (Tropojë) edhe drejt lindjes (Rrafsh i Dukagjinit, Fushë-Kosovë, Luginë e Preshevës, etj.) Mërturi u përhap fillimisht mbi Drin, duke dalë në pjesë të Malësisë së Vogël ku krijoi bajrak të veçantë. Prej aty u përhap edhe në Bytyç në një hapësirë që edhe sot quhet Berishë, në Has, në Rrafsh të Dukagjinit, etj. Alshiqja, përveç ngulime buzë Drinit në Pukë, doli po ashtu bashkë me familje mërturase edhe në fshatin Tropojë e zonën përreth, në Berishë të Bytyçit dhe ose përmes këtyre, ose drejtpërdrejt nga Puka, u përhap gjerësisht në Rrafsh të Dukagjinit, Drenicë, Fushë-Kosovë, Gollak Luginë të Preshevës, etj.

    Rezultatet gjenetike tregojnë se Alshiqja dhe Mërturi janë të një gjaku, ashtu siç e paraqesin gojëdhënat, pasi të dyja i takojnë vijës atërore E-V13>Z5018>S2979>FGC33625>Y93102. Deri sot kemi 5 anëtarë nga dega e Mërturit, 2 nga e Alshiqes dhe 10 berishas pa njohuri për përkatësinë sipas vëllazërisë brenda fisit, të gjithë që i takojnë kësaj dege të haplogrupit E-V13, pra të gjithë me prejardhje të përbashkët. Nga ana tjetër, dallimi Alshiqe-Mërtur mund të jetë dyzuar me kalimin e shekujve, pasi disa anëtarë nga të dyja vëllazëritë i takojnë të njëjtës nëndegë të E-V13>Y93102. Pra ndonjë familje me prejardhje Mërturi mund të mbahet sot si Alshiqe, ose anasjelltas, dukuri e pritshme për vëllazëri të afërta që shpesh kanë lëvizur bashkë.

    Linja atërore E-V13>FGC33625>Y93102
    E-FGC33625 map
    E-Y93102 në trojet shqiptare
    E-V13>Z5018>S2979>FGC33625>Y93102 është një ndër linjat atërore më të përhapura ndër gegë, sidomos në Kosovë dhe pjesën më veriore të Shqipërisë. Rezultatet nga fisi Berishë i takojnë kryesisht degëzimit E-Y93102>Y91573, paraardhësi i të cilës vlerësohet të ketë jetuar para rreth 500 vitesh. Nuk përjashtohet që ndonjë rezultat i thelluar në të ardhmen të shfaqet si degëzim pak më i vjetër brenda fisit.

    Paralel me këtë degëzim gjendet E-Y93102>FT70142, ku kemi familje Sop dhe Morinë nga Fushë-Kosova dhe Gjilani, paraardhësi i përbashkët i të cilëve ka jetuar rreth 700 vite më parë. Lidhja e Berishës me këto familja llogaritet rreth 900 vjeçare, prandaj zbardhja e historisë së tyre mund të ndriçojë edhe më tej atë të Berishës.

    Për Sopin e Morinën ka gojëdhëna të shumta, shpesh edhe kundërthënëse pasi përmenden disa rajone si vend origjine, gjë që pasqyrohet qartë edhe në rezultatet shumë heterogjene gjenetike të këtyre fiseve. Krahinat përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, si një zonë që i lidhin të dyja, mund të jetë një ndër rajonet më të mundshme të prejardhjes për këto familje. Edhe toponimia e lidhur me Sopin e Morinën gjendet mjaft e shpërndarë në Shqipërinë veriore, Kosovë, Maqedoni, etj. Një përmendje e hershme del nga viti 1634, kur Gjergj Bardhi vizitoi fshatin Sopanji (Sopaj) në Pukë, fare afër Berishës e Mërturit[9]. Ky fshat mund t’a arsyetojë lidhjen gjenetike mes një pjese të Sopit e Morinës me Berishën, mirëpo nuk mund të thuhet me siguri nëse ky toponim ka lidhje me familjet Sopi në Kosovë. Përveç Berishës, Sopit e Morinës, kjo linjë është gjetur edhe në një familje Gash, një Thaç dhe dy familje të tjera pa fis, në pjesë të ndryshme të Kosovës e në Preshevë.

    Sidoqoftë, paraardhësi i përbashkët i gjithë këtyre rezultateve që përmendëm ka qenë sigurisht diku në pjesën veriore të trojeve shqiptare gjatë Mesjetës. Sot përbën rreth 2-3% të gjithë linjave atërore shqiptare, por në Pukë, Tropojë, Kosovë e Luginë të Preshevës mbërrin deri në 10%, kurse në krahinat e tjera shqiptare është nën 1%. Lidhjet më të largëta të këtyre rezultateve janë me të testuar nga Italia (nuk dihet me siguri nëse është me prejardhje arbëreshe), e më larg me rezultate nga Europa veriore dhe perëndimore, dhe nga Bullgaria. Me gjasë bëhet fjalë për përhapje nga Ballkani verior ose Europa qendrore nga fundi i Epokës së Bronzit.

    E-FGC33614

    Skema është bazuar në pemën BlockTree të FTDNA.com dhe në pemën YFull.com. Rezultatet shqiptare vijnë vetëm nga anëtarë të projektit tonë.

    Përsa u takon fiseve të tjera që mendohet se rrjedhin nga Murr Dedi, mund të thuhet me siguri të plotë se nuk kanë lidhje gjaku me Berishën në vijë atërore. Nga fiset Shalë, Shosh, nga tri fiset kryesore të Mirditës dhe nga bajrakët e Ohrit janë testuar mbi 30 anëtarë prej të cilëve asnjë nuk i takon vijës atërore E-Y93102. Në fakt, përveç tri fiseve të Mirditës që kanë një prejardhje të përbashkët mes tyre, secili prej këtyre fiseve ka rezultate të ndryshme prej të tjerëve. Si duket Rrok Zojzi e ka interpretuar saktë gojëdhënën për Murr Dedin thjesht si një prej treguesve të prejardhjes së përbashkët krahinore si fise të Dukagjinit.

    Personalitete historike nga Berisha e Murr Dedit

    Idriz Seferi (djathtas)
    Nga Berisha e Murr Dedit thuhet se kanë dalë një numër i madh personalitetesh të shquara të historisë shqiptare. Ndër anëtarët tanë kemi një familje shumë të afërt me Idriz Seferin, e cila i takon pikërisht linjës E-Y93102. Po ashtu, kohët e fundit u testua një anëtar i familjes Balisha nga Kojeli i Tropojës, e cila mendohet se lidhet me Hasan Prishtinën. Në Kojel gjendet edhe sot një truall që quhet “toka e begut”, ku thuhet se kanë jetuar të parët e tij. Edhe kjo familje i takon linjës atërore E-Y93102. Ftojmë pasardhësit e familjes së Hasan Prishtinës në Kosovë të bashkohen me projektin tonë, që të verifikojmë përfundimisht gojëdhënën e prejardhjes së tyre.

    Kurse për përfaqësuesin e fisit Berishë në marrëveshjen me Venedikun, Dhimitër Shuteriqi thekson se ishin nga zona e Librazhdit. Sipas tij, Ilia (Helias) Bosi ishte anëtar i familjes fisnike Bosi, vasalë nën familjen e famshme të Arianitëve. Shuteriqi, i cili ka hulumtuar të dhëna historike dhe burimore rreth Arianitëve thekson se kjo familje duhet të ketë të paktën 500 vjet në Librazhd, ku banorë me këtë mbiemër gjenden edhe sot[10]. Ndoshta për rastësi, mbiemri Berishi gjendej shpesh në Librazhd në shekullin e 15, pasi përmendet në disa fshatra në defterin osman të vitit 1467, përfshirë dy herë në Librazhd dhe një herë në Kosharishtë[11]. Një anëtar i projektit nga Librazhdi me mbiemër Bosi i takon vijës atërore E-V13>Z5017>CTS9320>Z25461, pra nuk ka lidhje gjaku me trungun e Berishës për të cilin folëm më sipër. Ndërkohë do të ishte me interes edhe testimi i ndonjë familjeje me këtë mbiemër nga treva historike e fisit Berishë.

    Berisha e Kuqe

    Adem Jashari
    Familje të Berishës së Kuqe gjenden në disa pjesë të Kosovës. Ndoshta më të famshmet janë tri fshatrat e Drenicës: Prekazi, Galica dhe Obria. Para pak javësh përfundoi analiza e një anëtari të familjes Jashari, i cili rezultoi të ketë linjën atërore E-V13>S2979>L241>PH2180. Familja e Adem e Hamëz Jasharit, por edhe shumica e banorëve të fshatrave Obri e Galicë, pra, duhet t’i takojnë kësaj linje atërore, që gjendet në dendësinë më të madhe të saj në Malësi e në Drenicë. Rezultatet më të afërta me Jasharajt vijnë nga fisi i Thaçit në Pukë, në rreth 1000 vjet largësi. Me trungun kryesor të Kuçit në Mal të Zi nuk ka lidhje gjaku, por disa lidhje të vjetra ekzistojnë me fise të tjera që përmendin Kuçin si vend origjine (psh: Bardhët e Gashit).

    Berisha e Kuqe gjendet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, dhe jo të gjithë kanë të njëjtin haplogrup. Për shembull, një familje e këtij fisi nga zona e Llapushës i takon linjës atërore I-Y3120.

    Berisha në treva të tjera – Mirditë, Dibër, Kaçanik, etj.
    Siç theksuam më lart, ka vëllazëri e familje të shumta që edhe pse mbahen Berishë, nuk e lidhin trungun e tyre gjenealogjik me Murr Dedin. Rezultatet tregojnë se në shumicën e rasteve këto nuk kanë lidhje gjaku me Alshiqen e Mërturin.

    Në Mirditë, familje të fisit Berisha ka në fshatrat Konaj, Rrasë e Butë e Rrasë e Egër, dhe në Korthpulë[12]. Një anëtar nga fshati Konaj i takon haplogrupit E-V13>Z5017>CTS9320>Z17107, me rezultatet më të afërta nga fisi Dibrri në Mirditë, nga Shllaku, Cidhna, etj. Me siguri të plotë mund të themi që bëhet fjalë për një familje me rrënjë të vjetra në Mirditë. Nga ana tjetër, Berisha në Mirditë duhet rishqyrtuar pasi të kemi një numër më të lartë rezultatesh.

    Në Dibër ka të dhëna për familje Berishë prej 600 vitesh. Sot, vetëm një familje e tillë gjendet në Dibër, në fshatin Muhurr. Kjo familje thuhet se rrjedh nga vëllezërit Berisha që ishin në shërbim të Skënderbeut në shekullin e 15. Një anëtar i kësaj familje ka rezultuar se i takon haplgrupit J2a-M410, pra pa lidhje gjaku me Berishën në Pukë, Tropojë, Kosovë, etj. Jemi në pritje të një testi të dytë për të parë nëse gjithë vëllazëria është homogjene në vijë atërore, dhe mundësisht për të përcaktuar nëndegën.

    Në Kaçanik, një familje Berishë me prejardhje nga Malziu në Kukës (tradicionalisht bajrak i Pukës në Dukagjin), i takon linjës atërore E-V13>Z5018>S2979>FGC11450>Y146086>BY68094. Do të jetë me interes klasifikimi i familjeve të Arrënit për t’u krahasuar me këtë rezultat. Dy rezultate nga familje Berishë i takojnë linjës atërore E-V13>Z5018>S2979>L241>BY5500, por pa lidhje të afërt mes tyre. Njëra vjen nga Obria e Poshtme (shumica e familjeve në Obri duhet të jenë E-PH2180), kurse tjetra ka prejardhje nga Toplica. Nga Hasi në Kosovë, një berishas i takon vijës atërore J2b-L283>PH1751>FT134628, afër rezultateve nga Lura, Kastrati, Dibra, etj.; nga Presheva kemi një rezultat Berishë J1-M267>FGC12816; në Prizren një anëtar tjetër i takon haplogrupit E-M81 dhe lidhet gjenetikisht me familje nga Opoja dhe Luma.

    Përfundime
    Fisi Berisha, si një prej fiseve më të mëdha shqiptare, gjenetikisht shfaqet mjaft homogjen. Qartësisht, shumica e familjeve të këtij fisi kanë një paraardhës të përbashkët i cili duhet të ketë jetuar në Pukë, e prej aty pasardhësit e tij janë përhapur në pjesën më të madhe të trojeve veriore shqiptare. Nga ana tjetër, një pjesë e rezultateve nuk lidhen me këtë trung në vijë atërore, prandaj përkatësia fisnore ose mbiemrat e lidhur me Berishën, në disa raste mund të jenë vazhdimësi e familjeve të shumta të përmendura historikisht, ose duhet të kenë ardhur si pasojë e proceseve shoqërore apo ekonomike që kanë bashkuar familje me prejardhje të ndryshme në një fis të përbashkët.

    Në treva shqiptare nga Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, mbeten edhe shumë familje të lidhura me fisin Berishë prejardhja e të cilave nuk është hulumtuar përmes testeve gjenetike. Ftojmë çdo berishas të kryejë një test e të bëhet pjesë Projektit Shqiptar të ADN-së “Rrënjët” në www.rrenjet.com/#Si_te_regjistroheni.



    Burime:

    [1] Sufflay, M. 1879-1931., Jirecek, K. 1854-1918., & Thalloczy, L. 1856-1916. (1913). Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia. Vindobonae: Typis Adolphi Holzhausen.

    [2] Schmitt, O. J. (2009). Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan.

    [3] Schmitt, O. J. (2014). Arbëria Venedike (1392-1479).

    [4] Malaj, I. K. (2003). Tropoja në Breza. Tiranë: Dardania.

    [5] Durham, M. E. (1928). Some tribal origins, laws and customs of the Balkans (p. 301). London: Allen & Unwin.

    [6] Gurakuqi, G. (1933). Për Visarin Komtar. Hylli i Drites, IX, 1933, f.98-99. Marrë me 28 shtator 2021 nga https://www.leaf.al/books/book.php?b...jeti_IX_1933-2.

    [7] Gelasius. (1939). Fjalor Toponomastik. Hylli i Dritës, XV, 1939, 8-10, f. 410. Marrë me 28 shtator 2021 nga https://leaf.al/books/book.php?b=hyl..._XV_1939_08-10.

    [8] Gjoni, Z. & Përnezha, H. (2011). Dibra në Defterët Osmanë (1467, 1583), f.108. Tiranë: Botime M&B.

    [9] Zamputi, I. (1963, ribotim: 2018). Relacione dhe Dokumente për Historinë e Shqipërisë (1610-1650), f.373. Prishtinë: Albanisches Institut St. Gallen & SHB Faik Konica.

    [10] Shuteriqi, Dh. (10.06.2007). Kënga e Gjorg Golemit midis legjendës dhe historisë. Gazeta Shqiptare.

    [11] Shoqata Dorëz. (2021). Ja çfarë mbiemrash janë të përmendura në vitin 1467 në fshatin Dorëz dhe fshatrat e tjerë të Librazhdit. Marrë me 28 shtator 2021 nga https://www.facebook.com/10155959509...7191268531551/.

    [12] Tirta, M. Mirdita e moçme e migrime të popullsisë së saj. Marrë me 28 shtator 2021 nga https://mirdita.com/threads/mirdita-...C3%AB-saj.755/.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  17. #875
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Bytyçi
    Bytyçi është një ndër fiset e mëdha të shqiptarëve, me shtrirje në Malësi, Pukë, Has, Llapushë, Gjakovë, dhe shumë treva të tjera shqiptare. Qendra kryesore territoriale ku Bytyçi pati edhe bajrakun e vet zë pjesën juglindore të Malësisë së Gjakovës (Tropojës).

    Bytyçi në Malësi
    Bytyçi përmendet për herë të parë në Malësinë e Gjakovës, në defterin osman të vitit 1571, ku fshati Rodogosh quhet “Rodogoshi dhe Mëhalla Bytyç” (Pulaha, 1975). Lidhur me prejardhjen e fisit, qarkullojnë dy mendime. Gazulli thotë se fisi Bytyç doli nga Buzhala në Malësi të Gjakovës dhe më tej (Gazulli, 1939). Kurse Rrok Zojzi thekson se Bytyçi është fis me Shkrelin e Malësisë së Madhe, dhe për të mbërritur në territorin e sotshëm ka kaluar lumin e Tropojës (Zojzi, 2018). Gojëdhënat e traditat gjithashtu theksojnë se djemtë e Lekës, Biba, Krali dhe Vili, mbërritën në Tropojë nga Shkreli (Malaj, 2004). Madje pleqtë kujtojnë se deri në fillim të shek XX, rrugës për Shkodër (për treg), bytyçasit mirëpriteshin në Shkrel si të kthyer në tokën e të parëve. Po sipas gojëdhënave, të gjithë anëtarët e fisit Bytyç në Malësi të Gjakovës vijnë dy vëllezër Bibë dhe Kral Leka, që kanë jetuar para rreth 15-16 brezash: Bibë Leka, nga i cili e kanë prejardhjen fshatrat Pac, Zherkë, Çorraj, Leniq, Kam, Kepenek dhe Zogaj; dhe Kral Leka, nga i cili vijnë banorët e Viliqit, Vladit, Bregut të Vladit dhe Çorrojit (Malaj, 2004).

    Bytyçi në Dukagjin
    Në gjysmën e parë të shek. 17, fshati Bytyçi përmendet nga Gj. Bardhi në afërsi të Komanit, i cili e vizitoi në vitin 1637. Bytyçasit që banojnë ende në Pukë, ashtu si dhe Komani e Kçira, mendohet se e kanë prejardhjen nga kjo popullsi e lashtë (Bytyçi i Buzhalës). Këto familje bytyçase kanë qenë pjesë e bajrakut të Qerretit, një ndër 7 bajraqet e Pukës (Meçi, 1996). Më shumë për rezultatet gjenetike dhe përgjithësisht mbi prejardhjen e Qerretit mund të lexoni këtu.

    Bytyçi në Kosovë
    Bytyçi është ndër fiset më të përhapura në Kosovë. Në treva të ndryshme të Kosovës, gojëdhënat mbi prejardhjen ndryshojnë. Në Llap, Has e Llapushë, pleqtë mbajnë mend lidhjet me Bytyçin në Tropojë. Në fshatrat në jug të Gjakovës, si dhe në disa fshatra rreth Pejës, kujtohet prejardhja nga zona e Komanit dhe Qerretit. Në shumë raste tradita përmend edhe lidhje fisnore me Shkrelin.

    Rezultatet gjenetike
    Deri tani kemi mbledhur 16 rezultate nga fisi Bytyç, sipas tabelës:

    Show
    100
    entriesSearch:
    Fisi Fshati/Lagjia Rrethi Qarku Rezultati
    Bytyç Pac Tropojë Kukës R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Kërvaseri Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Shajkofc Podujevë Prishtinë R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Lladofc Podujevë Prishtinë R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Viliq Tropojë Kukës R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Shkozë Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Shkozë Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000?
    Bytyç Shkozë Malishevë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Kastercë Suharekë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Nishor Suharekë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Semetisht Suharekë Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Zhegovc Gjilan Gjilan R1b-CTS9219>BY611>Z2705>A24000
    Bytyç Karashëngjergj Zym Prizren R1b-CTS9219>BY611>Z2705>Y32147
    Bytyç Qerret Pukë Shkodër I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
    Bytyç Pejë Pejë Pejë I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
    Bytyç Pejë Pejë Pejë I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
    Showing 1 to 16 of 16 entriesPreviousNext
    Nga këto rezultate, mund të nxjerrim disa përfundime:

    – Bytyçi i Tropojës dhe ai i Pukës nuk kanë lidhje gjaku në vijë atërore. Dallohet qartë se kemi dy linja kryesore atërore: R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705>A24000, e cila vërehet te Bytyçi i Malësisë, dhe I1-M253>Z63>Y60985>BY105294 që lidhet me Bytyçin e Buzhalës. Linja R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705 është pasardhëse e popullsive Indo-Europiane që u dyndën nga stepat e Euroazisë drejt Europës e Ballkanit gjatë Epokës së Bronzit. Mendohet se mbijetoi në një prej popullsive të lashta ballkanike deri në Mesjetën e hershme, kur duhet të ketë pasur rol thelbësor në etnogjenezën arbërore. Në të ardhmen do të shkruajmë më në hollësi për këtë linjë atërore. Haplogrupi I1-M253 ka prejardhje europiane dhe mendohet se deri në Epokën e Bronzit ishte përqendruar në Europën veriore/qendrore, prej ku duhet të jetë përhapur më pas, deri në Mesjetë, në të gjitha anët e kontinentit, përfshirë edhe Ballkanin dhe trojet shqiptare. Më shumë për këtë haplogrup mund të lexoni këtu.

    – Ekziston edhe një linjë e tretë atërore e fisit Bytyç, nga Hasi i Prizrenit: R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705>Y32147. Sipas traditës, familja në fjalë është zhvendosur nga Shkreli në Tropojë, dhe nga Tropoja në Has. Bytyçi i Buzhalës e Komanit, Qerreti, Kçira dhe KabashiEdhe pse personi në fjalë ka lidhje gjaku me Bytyçin në Tropojë, kjo lidhje është rreth 1500 vjeçare, pra shumë më e vjetër se formimi i supozuar i fisit para rreth 15 brezash. Prejardhja më e largët, nga lashtësia, është e njëjtë me gjithë nëndegët e tjera të R1b-M269>CTS9219>BY611>Z2705, shpjeguar më sipër.

    – Testet nga fisi Bytyç i Pukës tregojnë se të testuarit janë të një vije atërore, dhe kanë lidhje gjaku edhe me shumicën e gjithë Qerretit, lidhje që sipas traditës vijnë nga Bytyçi i Buzhalës. Lidhje gjaku edhe më të vjetra janë ato me Kçirën dhe Kabashin. Dy rezultatet nga Kosova sugjerojnë prejardhje nga anët e Qerretit ose Komanit, ashtu siç edhe përmendet në gojëdhëna të trevave përkatëse. Mbi lidhjet e Bytyçit të Pukës me fiset e tjera të krahinës mund të lexoni më shumë këtu.

    – Rezultatet e Bytyçit të Tropojës janë gjithashtu të gjitha nga një trung i vetëm. Duke qenë se pema gjenealogjike është ruajtur me hollësi për 15 breza, kemi mundur të mbledhim rezultate nga degët e ndryshme të fisit. Deri tani, pema e ndërtuar nga gojëdhënat del e saktë. Përveç faktit se të gjithë Bytyçët e Malësisë janë të të njëjtës linjë, rezultatet vërtetojnë edhe degëzimet brenda fisit. Mutacionet SNP dhe STR tregojnë se ekzistojnë dy nëndegë të fisit që përkojnë me traditën: dy familje që mbahen si pasardhëse të Bibë Lekës formojnë një nëndegë, dy të tjera që mbahen si pasardhëse të Kral Lekës formojnë një nëndegë tjetër. Fisi Bytyçi i Malësisë së Gjakovës në Tropojë dhe në KosovëMadje, këto dallime të vogla gjenetike na lejojnë edhe zbulimin e nëndegës së fisit edhe për ato familje të cilat e kanë humbur këtë informacion (përcaktimi i nëndegës ka siguri pak më të ulët për një person nga Malisheva dhe një nga Gjilani). Edhe gojëdhënat e trashëguara nga familjet bytyçase në Podujevë e Llapushë për lidhjet e gjakut me Bytyçin në Malësi janë të sakta.

    – Edhe pse Shkreli është ndër fiset më të testuara deri tani, asnjë rezultat shkrelas nuk përputhet me linjat atërore të Bytyçit. Madje, kemi rezultate edhe nga familjet anase të Shkrelit, si dhe nga fshatra të tjerë që thuhet se kanë prejardhje nga Shkreli, por edhe këto nuk përputhen me rezultatet e bytyçasve. Për më tepër, kemi zbuluar në zona të tjera linja të afërta me ato të Bytyçit: Bytyçi i Tropojës ka lidhje të largët me një familje nga Librazhdi dhe një nga Skrapari, kurse Bytyçi i Pukës, siç përmendëm, ka lidhje edhe më të afërta me fise të tjera në Pukë. Nuk mund të themi me siguri të plotë se nuk ka pasur kurrë lidhje mes Bytyçit e Shkrelit, pasi nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ndonjë linjë e rrallë, ose e zhdukur e Shkrelit, të ketë mbetur e patestuar. Megjithatë, kjo lidhje, deri tani, nuk gjen mbështetje nga të dhënat gjenetike.



    Burime:
    BV. A. Tapu defterli, defter nr. 499, f. 96 -172; shqip. Selami Pulaha. (1984). Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV- XVI, Tiranë.

    Zamputi, I. (1963). Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII: teksti origjinal dhe përkthimi përgatitur nga Injac Zamputi. Tiranë: [Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë].

    Gazulli, N. (1939). Fjalori Toponomastik. Hylli Dritës, v.8-10, f.412, 1939. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com

    Zojzi, Rr. (2018). Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com

    Malaj, I.K. (2004). Tropoja në breza. Dardania: Tiranë.

    Meçi, Xh. (1996). Kanuni i Lekë Dukagjinit – Varianti i Pukës. Çabej: Tiranë.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  18. #876
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Gashi
    Gashi është një ndër fiset shqiptare më të përhapura në Shqipërinë veriore, Kosovë dhe në Maqedoni. Gashi është edhe ndër fiset që përmenden më së shpeshti në dokumenta duke nisur nga shekulli i 17. Territori i sotëm i Gashit shtrihet në pjesën veriore të Malësisë së Gjakovës, mbi lumin e Valbonës, kurse degë të ndryshme të fisit gjenden në të gjithë territorin e Kosovës, në Luginë të Preshevës e më gjerë. Më poshtë do të shqyrtohet zanafilla dhe përhapja e Gashit, së pari sipas dokumentacionit historik dhe gojëdhënave të trashëguara ndër breza, dhe së dyti duke krahasuar këto me rezultatet e Gashit në Projektin Shqiptar të ADN-së “Rrënjët” (https://www.facebook.com/Projekti-Rr...1700961530810/).

    Përmbajtja hide
    1 Gashi dhe zanafilla historike e tij
    1.1 Vëllazëritë e Gashit në Malësinë e Gjakovës
    1.2 Gashi në treva të tjera shqiptare
    2 Rezultatet gjenetike
    3 Përfundime
    3.1 Formimi dhe zhvillimi i Gashit në Malësi të Gjakovës
    3.2 Gashi në Kosovë e në treva të tjera
    Gashi dhe zanafilla historike e tij
    Zanafilla e fisit të Gashit është e dokumentuar qartësisht nga një vizitë që Frang Bardhi i bëri fshatrave të Pultit në 1638. “Ky emën i Gashit, me të cilën fjalë quhen të gjitha ato shtëpi të sipër shënueme, asht edhe mbiemeni i një konaku 95 frymësh, të gjithë prej 3 vellaznive që ishin të tre gjallë dhe njihnin pasardhesit e vet deri në breznin e katërt.”[1] Pra në 1638, Gashi ishte tashmë në brezin e pestë duke nisur nga i ati i vëllezërve që përmend Bardhi, që do të thotë se ky i parë i fisit duhet të ketë lindur rreth viteve 1500-1550. Nga i njëjti relacion mbetet e hapur mundësia që fshati Gash të ketë qenë i populluar nga disa fise të ndryshme, me qenë se vetëm një pjesë kishin mbiemrin Gashi. Ky fshat ndodhej mes Drinit e Valbonës, në zonën ku sot është fshati Geghysen i Krasniqes.


    Letra e krenve të Gashit (1689)
    Dokumentacioni mbi fisin e Gashit vijon të jetë i bollshëm përgjatë gjithë shekullit të 17, kur Gashi ishte qendër e Dioqezës së Pultit. Gashi e Krasniqja ishin në hasmëri të shpeshta mes tyre, siç tregojnë relacione deri në vitin 1680, kur Pjetër Bogdani arriti të pajtojë 24 gjaqe mes dy fiseve[2]. Në vitin 1689, krerët e Gashit iu drejtuan me një letër Vatikanit, duke kërkuar mbështetje më të madhe me klerikë e materiale[3]. Kjo letër është një ndër dokumentet më të vjetra në gjuhën shqipe. Gjatë luftës Austro-Turke 1683-1699, Gashi dhe fiset e tjera katolike të zonës mbështetën austriakët, dhe për këtë arsye u ndëshkuan nga pushtetarët osmanë pas humbjes së Austrisë[4]. Në vitet 1690-1693, fshati Gash u dogj nga Pashai i Pejës dhe popullsia e tij u dëbua drejt Llapit në Kosovë[5], por disa familje ose u kthyen në trevat e para ose i shpëtuan përndjekjes, pasi në 1693-1697 dalin në dokumenta fshatrat gashjanë Luzhë e Botushë[5][6]. Sidoqoftë gjatë kësaj periudhe trazirash e përndjekesh, fisi i Gashit u kthye nga një fis i përqendruar në një fshat në një grup vëllazërish të shpërndara në fshatra të ndryshme në Malësi të Gjakovës, Fushë-Kosovë, Llapt, etj.

    Vëllazëritë e Gashit në Malësinë e Gjakovës
    Në Malësi të Gjakovës, territori i Gashit përfshin gjithë fshatrat nga Lumi i Gashit deri në Qafë të Morinës, si dhe Luzhën e Botushën. Edhe pse gjithë këto fshatra (me përjashtim të Astës, Kojelit, Vuçidolit dhe pjesërisht Tropojës që banoheshin nga familje Berishë) quhen Gash, dokumentet dhe gojëdhënat përputhen në faktin se ato banohen nga tri fise me prejardhje të ndryshme: Bardhajt, Shipshani dhe Botusha me Luzhën. Secili prej këtyre tri fiseve, sipas gojëdhënave përkatëse, u formua nga rritja e një bërthame familjare pa lidhje me dy të tjerat.

    – Bardhajt, që populluan pjesën mes lumit të Gashit dhe lumit të Tropojës mbahen si pasardhës të Brahim, Ali dhe Memi Bardhit. Siç mund të dallohet nga emrat, tre vëllezërit, që sipas llogaritjes së brezave mund të kenë jetuar rreth 400 vjet më parë, ishin myslimanë. Në një relacion të vitit 1698, Bardhajt përmenden si fis tashmë i formuar e i përhapur në disa vendbanime mbi lumin e Valbonës: “Fshati Bardhi me 68 shtëpi në katër katunde, ka shumë gra të krishtera; burra asnjë, por të gjithë turq e renegatë“[7]. Që këta ishin fis i ndryshëm nga fisi i atëhershëm i Gashit është e qartë si nga fakti që Bardhajt tashmë kishin 4 katunde për të cilat nuk përmendet lidhje me Gashin, edhe nga besimi i ndryshëm, pasi gashjanët ishin ende kryesisht katolikë. Për prejardhjen e të parit të Bardhajve, ka disa gojëdhëna të ndryshme, por ndër kryesoret janë ajo e mbledhur nga Rrok Zojzi, që thotë se Bardhët erdhën nga Kuçi i Malit të Zi, dhe një tjetër që thotë se Bardhi ishte nga Kosova. Kurse për vendin ku u vendos Bardhi me të bijtë, gojëdhëna përmend qartësisht zonën e Gosturanit, pra në zonën ku Bardhajt patën bajrakun e tyre dhe ku banojnë edhe sot[8].


    Ali Ibër Neza i Shipshanit
    – Shipshani është fisi që banon në zonën mes lumit të Tropojës dhe Qafës së Morinës. Sipas gojëdhënës, shipshjanët janë pasardhës të vëllezërve Gegë, Buçë dhe Papë Kalla, rreth 14-15 breza më parë[8]. Fillimisht Shipshani ishte pjesë e bajrakut të Bardhajve, po me rritjen e popullsisë Shipshani u bë bajrak i veçantë me qendër në Kasaj. Prejardhja e tre vëllezërve nuk është plotësisht e sigurtë as nga gojëdhënat as nga dokumentet, por dihet që Gegaj, Buçaj dhe Papaj janë vendbanime të Shipshanit me disa fshatra secili, pra duket se ndryshe na Bardhajt, dy brezat e parë të fisit ishin të besimit katolik. Nisur nga llogaria e brezave, mund të hamendësohet se edhe përhapja e Shipshanit në territorin e sotëm nisi rreth 400 vjet më parë.

    – Luzha dhe Botusha, sipas gojëdhënës, janë dy fshatrat e Malësisë së Gjakovës ku banon popullsi vazhduese e fisit të Gashit të shek. 17. Siç thamë më lart, në atë periudhë Gashi gjendej në Geghysenin e sotëm. Si pasojë e kundërshtimit të vazhdueshëm ndaj sundimit osman, Gashi u ndëshkua disa herë përmes ekspeditave ushtarake, gjë që në vitet 1690-1743 solli largimin e popullsisë nga vendbanimi i parë dhe konvertimin gradual në Islam. Banorët e sotëm të Luzhës mbajnë mend paraardhësit e tyre deri në 15 breza, prej të cilëve 3-4 të parët kanë emra katolikë, kurse pjesa tjetër myslimanë[8]. Edhe në Botushë e në Deçan, mbahen mend rreth 10-11 breza me emra myslimanë, kurse brezat përpara me emra katolikë[9]. Këto llogari për kohën e konvertimit gjejnë edhe mbështetje historike pasi në 1693-1694 del se priftërinjtë katolikë vizitonin edhe disa fshatra përtej kufirit të Dioqezës së Pultit, ndër të cilët përmenden Luzha dhe Batusha[5][6]. Lidhja e Luzhës me Gashin del e qartë në relacionin e vitit 1697 ku thuhet: “Po ashtu Luzha, fshat me 12 shtëpi katolike, është farë e fis me Gashin, edhe pse është rreth 4 milje drejt maleve të Bytyçit“[5]. Edhe sipas etnografit Rrok Zojzi “fiset malësore Gash dhe Bytyç kapërcyen lumin e Tropojës, që formon kufinin e Alpeve të Veriut nga jugëlindja dhe zbritën deri në lumin e Skaticës dhe u vendosen me banim të përhershëm në këtë vend që i takonte Dukagjinit, tue e shtri kufinin e e Malësisë mbi këtë zone“[10]. Pra, me braktisjen graduale të fshatit Gash, një pjesë e madhe e banorëve u shpërngul drejt pjesëve të ndryshme të Kosovës, kurse një pjesë mundi të qëndrojë në Malësi të Gjakovës, në fshatrat Luzhë dhe Botushë. Sa i takon prejardhjes edhe më të hershme të fisit të Gashit, shumë gojëdhëna e lidhin me Toplanën e Shllakun[11][12], gjë që mbetet për t’u verifikuar.

    Nga analiza e dokumenteve dhe gojëdhënave, del se vëllazëritë e sotme të Gashit janë banorë të hershëm të Malësisë së Gjakovës: Botusha e Luzha janë pasardhës të Gashit të Pultit me fillesë që në shek 16; Bardhajt ishin vendosur në territorin e sotëm të paktën nga fillimi i shek. 17; Shipshani sipas llogarive të brezave po ashtu banonte në zonën e sotshme nga fillimi i shek. 17. Sipas gojëdhënave të zonës, Gashi mori formën që njohim sot kur Aga i Gashit në Botushë, duke mos patur mundësi të mbrojë banorët e fisit të tij në Luzhë nga fise më të fuqishme përreth, e bashkoi këtë fshat me bajrakun e Bardhajve dhe me Shipshanin[8].

    Gashi në treva të tjera shqiptare
    Përveç Malësisë së Gjakovës, ku përmendet më së hershmi, vëllazëri e familje të fisit të Gashit gjenden anë e mbanë trevave shqiptare në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe në Shqipërinë veriore. Në Kosovë fisi i Gashit është i pranishëm në çdo krahinë. Disa familje e quajnë veten Gash i Gurit, kurse disa vetëm Gash.

    Shumë nga familjet e Gashit në Kosovë ruajnë kujtimin e prejardhjes nga Malësia e Gjakovës, si psh në fshatrat Carrabreg, Kryshec, Radishevë, Llaushë, Lubovec, etj. Në fakt, ndër të dhënat më të vjetra për praninë e Gashit në Kosovë është relacioni i lartpërmendur nga viti 1697, ku thuhet: “Fshati Gashi me 120 shtëpi, të cilat u dëbuan nga Pashai i Pejës, tani janë vendosur në fushën e Kosovës, në një vend të quajtur Llap, dhe kjo tash 8 vjet, të cilat janë pa priftërinj dhe kanë filluar të bëhen turq dhe skizmatikë nga mungesa e priftërinjve katolikë“[7]. Po kështu, etnografët serbë të shek. 20 që kanë shënuar përkatësinë fisnore të banorëve të fshatrave të Kosovës, kanë gjetur shpesh familje të hershme të Gashit në Kosovë, siç është rasti i vëllazërisë Geci në Llaushë, që autori serb Vukanoviç thotë se kanë ardhur aty nga Malësia prej fundit të shekullit të 16[13].

    Por shumë familje të tjera gashjane në Kosovë nuk e kanë një traditë të prejardhjes nga Malësia e Gjakovës. Ka mundësi që një pjesë e vogël t’a ketë harruar prejardhjen me kalimin e shekujve, mirëpo në shumë raste mund të bëhet fjalë për banorë të vjetër të Kosovës që i janë bashkuar fisit Gash pas mbërritjes së vëllazërive të Gashit nga Malësia. Pra përkatësia fisnore Gash e familjeve shqiptare në Kosovë nuk lidhet detyrimisht me prejardhje nga Shqipëria e veriut. Etnografët serbë kanë spekuluar shpesh me raste të tilla, duke i cilësuar familjet e vjetra të Kosovës si serbë të shqiptarizuar. Këto teza gjejnë përgjigjet më bindëse në rezultatet e analizave gjenetike, që deri tani kundërshtojnë këto spekulime (lexo më poshtë). Mirëpo numri i të familjeve të testuara në Kosovë mbetet më i ulët se në trevat e tjera, prandaj u bëjmë shqiptarëve nga çdo trevë, por sidomos nga Kosova, të kryejnë nga një test gjenetik për zbulimin e prejardhjes së tyre familjare dhe përmirësimin e kampionit të përgjithshëm për shqiptarët e Kosovës.

    Rezultatet gjenetike
    Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet e 31 anëtarëve të projektit Rrënjët nga fisi i Gashit (dhe një nga Gashajt e Trieshit). Me qenë se një pjesë e madhe e këtyre familjeve identifikohen vetëm si Gash, kurse disa edhe me një vëllazëri të veçantë, si psh Gashi i Gurit, Shipshani apo Bardhajt, prandaj janë shënuar sipas traditës përkatëse.

    Fshati/Qyteti Fisi/Vëllazëria Rezultati
    Vanofc, Podujevë Gash i Gurit E-V13>CTS9320>Y20805
    Podujevë Gash E-V13>CTS9320>Y20805
    Stubëll e Epërme, Gjilan Gash E-V13>CTS9320>Z17107
    Budakovë, Suharekë Gash E-V13>FGC33625>Y93102
    Skivjan, Gjakovë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180
    Gegaj, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180
    Kasaj, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180
    Kamenicë, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180
    Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180
    Kuçanë, Tropojë Gash-Shipshan E-V13>L241>PH2180
    Babinë, Tropojë Gash-Bardhaj E-V13>L241>PH2180
    Babinë, Tropojë Gash-Bardhaj E-V13>L241>PH2180
    Myhejan, Tropojë Gash-Bardhaj E-V13>L241>PH2180
    Llokoshiq, Obiliq Gash E-V13>L241>PH2180
    Rrezallë, Skënderaj Gash E-V13>L241>PH2180
    Ceravik, Klinë Gash R1b-M269>PF7563>FGC40202
    Zhur, Prizren Gash R1b-M269>BY611>Z2705
    Bekaj, Tuz Triesh-Gashaj R1b-M269>BY611>Z2705>FT49932
    Brezne, Dragash Gash J2b-L283>Z638>Y21045
    Luzhë, Tropojë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Luzhë, Tropojë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Mitrovicë Gash i Gurit J2b-L283>Y21045>PH1751
    Lismir, Fushë-Kosovë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Mramorë, Prishtinë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Llaushë, Skënderaj Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Carrabreg i Poshtëm, Deçan Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Lubovec, Skënderaj Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Gjakovë Gash J2b-L283>Y21045>PH1751
    Aqarevë, Mitrovicë Gash I2a-L460>P37>Y3120
    Drenas Gash I1-M253>Z63>Y60985
    Suharekë Gash J1-M267>Y19093
    Majac, Prishtinë Gash J2a-M410>Z6046>Y26651
    Zhabar, Mitrovicë Gash G2-P15>L1259>PF3147
    Përfundime
    Siç dallohet nga tabela, gashjanët u takojnë një numri të madh linjave atërore, por disa linja kryesore përmbledhin shumicën e familjeve. Rezultatet sqarojnë përfundimisht disa të vërteta rreth prejardhjes së Gashit në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë, edhe pse nevojiten më shumë teste, sidomos në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni, për përfundime më gjithpërfshirëse.

    Formimi dhe zhvillimi i Gashit në Malësi të Gjakovës
    Siç theksuam më lart, Gashi ka rrënjë të paktën nga shek 16 në zonën ku sot ndodhet Gegëhyseni, por pas zhvendosjeve të fund-shekullit të 17, shumë familje nga fshati Gash u larguan për në Llap e Fushë-Kosovë.

    Gashi, Nikaj dhe Krasniqja
    J-Y126399: Gashi, Nikajt dhe Krasniqja në Malësi të Gjakovës
    Nga fshati Luzhë, që përmendet si i fisit të Gashit që në shek 17, kemi dy rezultate që i takojnë të njëjtës linjë atërore: J2b-L283>PH1751>Y126399. Pra fshati i hershëm i Gashit duhet të ketë patur popullsi të kësaj linje. Prejardhja e tyre e largët lidhet me fiset e lashta të Ballkanit, me prani prej të paktën 3500 vitesh në rajonin ku ndodhet edhe sot. Lidhja e supozuar me Toplanën dhe Shllakun, deri tani nuk gjen mbështetje në rezultatet gjenetike, pasi anëtarët e testuar të këtyre dy fiseve kanë lidhje gjaku mes tyre, por jo me Gashin. Në fakt, lidhjet më të afërta janë me fisin e Krasniqes dhe Nikajve, rreth 750-850 vjet largësi (~25-30 breza), prandaj me shumë gjasë të parët e këtyre fiseve kanë qenë banorë të zonës së Pultit që në Mesjetë, të paktën nga shekujt 13-14 (lidhja mes Gashit, Krasniqes dhe Nikajt: https://www.facebook.com/10170096153...1135728253998/).

    Nga përkimet në shënuesit gjenetikë STR, në dy raste të verifikuara edhe me SNP, mund të thuhet se nga ky trung kanë prejardhje edhe shumë familje të Gashit nga Kosova dhe Sanxhaku i Nishit. Mund të dalim në përfundimin se dëbimi i gashjanëve nga fshati i tyre gjatë Luftës Austro-Turke 1683-1699 vërtetohet edhe gjenetikisht, por një pjesë e familjeve mundën të vendosen përsëri në Malësi të Gjakovës dhe përreth, si në fshatin Luzhë, në Botushë, Carrabreg, etj.

    Pjesa tjetër e vëllazërive të Gashit në Malësi të Gjakovës, pra Bardhajt dhe Shipshani, janë banorë të vjetër të zonës së Alpeve Shqiptare por nuk kanë lidhje gjaku në vijë atërore Luzhën e Botushën. Të gjitha vëllazëritë e testuara të Bardhajve dhe Shipshanit i takojnë vijës atërore E-V13>L241>PH2180 e cila gjithashtu lidhet me popujt e lashtë të Ballkanit, me gjasë nga Epoka e Hekurit. Në trojet shqiptare, kjo vijë atërore gjendet në përqendrim shumë të lartë në Malësi dhe në Drenicë, kurse në jug të Pukës pothuajse mungon plotësisht, pra paraardhësit mesjetarë të Bardhajve dhe Shipshanit duhet të kenë qenë gjithashtu përreth zonës së Malësisë. Lidhur me gojëdhënën e prejardhjes nga Kuçi, edhe pse vetë fisi Kuç ka prejardhje tjetër, ka fise të tjera si Kiri, Berisha e Kuqe, etj, që gjithashtu ruajnë gojëdhëna për prejardhje nga pjesa juglindore e Malit të Zi dhe kanë lidhje me Bardhajt dhe Shipshanin. Lidhja mes Bardhajve, Shipshanit dhe këtyre fiseve e vëllazërive të tjera shqiptare nën E-V13>L241>PH2180 mbetet të përcaktohet më me saktësi pasi të përfundojë një test me rezolucion të lartë nga Bardhajt. Edhe nga Bardhajt e Shipshani ka familje të vendosura në Kosovë, por në numër më të vogël se nga trungu i vjetër i Gashit.

    Nga çfarë thamë më sipër del se Gashi në Malësi të Gjakovës përbëhet nga tri fise kryesore: Gashi i vjetër me pasardhës në Luzhë e Botushë, Bardhajt, dhe Shipshani. Luzha dhe Botusha kanë të njëjtën prejardhje, por nuk lidhen me Bardhajt dhe Shipshanin. Pra, rezultatet gjenetike janë në përputhje me të dhënat historike dhe gojëdhënat e trashëguara në breza.

    Gashi në Kosovë e në treva të tjera
    Nga rezultatet e deritanishme, del qartë se fisi i Gashit në Kosovë ka disa burime kryesore:

    – Familjet e ardhura nga Malësia e Gjakovës. Siç thamë më lart, ka pasur lëvizje të vazhdueshme nga Malësia drejt Llapit, Fushë-Kosovës, Drenicës, etj. Ndër familjet gashjanë të Kosovës që kanë prejardhje nga Malësia, shumica lidhen me Gashin e vjetër (linja J2b-Y126399), lidhje tashmë e verifikuar gjenetikisht për familje në Carrabregu të Poshtëm, Luboveci, Llausha, Mramora në Kosovë, dhe disa familje me prejardhje nga Sanxhaku i Nishit. Zhvendosja kryesore mund të lidhet me luftën Austro-Turke, mirëpo duhet të theksohet se familjet e këtij trungu në Kosovë nuk u zhvendosën të gjitha në të njëjtën kohë, pasi ka pasur lëvizje të vazhdueshme, sidomos nga zona e Junikut. Gashi në Lubovec të Drenicës, për shembull, sipas një gojëdhëne vjen nga Carrabregu[14], kurse Vukanoviç[13] thotë se kanë prejardhje serbe. Rezultati gjenetik mohon kategorikisht tezen e Vukanovicit por edhe na paraqet një rast të lëvizjeve që nuk lidhen me luftën Austro-Turke. Edhe pse më rrallë, në Kosovë ka edhe familje gashjane nga Shipshani dhe Bardhajt. Nga Shipshani kemi anëtarë në fshatin Skivjan të Gjakovës, kurse disa familje gashjane nga Rrezalla dhe Llokoshiqi që për shkak se i takojnë vijës atërore E-V13>L241>PH2180 mund të kenë prejardhje nga Bardhajt ose Shipshani, por kjo mbetet për t’u verifikuar me teste më të thella.

    – Familjet e ardhura nga Buzhala dhe Komani. Një lëvizje tjetër ka ndodhur nga zona e Komanit në drejtim sidomos të Anadrinit deri në Klinë, por edhe në krahina të tjera të Kosovës. Familje gashjane nga këto treva përputhen në linjat atërore R1b-M269>PF7563>FGC40202 dhe I1-M253>Y60985 me familje nga Komani e Qerreti në Pukë. Përderisa nuk ka lidhje me vëllazëritë e lartpërmendura të Gashit të Malësisë, nuk është e qartë nëse këto familje ishin u bashkuan me Gashin pas vendosjes në Kosovë apo ishin Gash edhe më herët, në Koman.

    – Familjet vendase (ose për të cilat nuk ka të dhëna për mbërritjen në Kosovë). Një pjesë e mirë familjeve të Gashit në Kosovë nuk kanë përputhje gjenetike as me fiset e Malësisë së Gjakovës, as me ato të Komanit. Deri tani, këto u takojnë linjave atërore E-V13>Y20805, E-V13>Z17107, E-V13>Y93102, R1b-Z2705, I2a-Y3120, J1-Y19093, J2a-Y19093, G2-PF3147. Për disa prej këtyre mund të bëhet fjalë gjithsesi për prejardhje nga treva të tjera dhe bashkim me fisin e Gashit në Kosovë. Për shembull, një familje gashjane nga Budakova që lidhet me Berishën dhe Sopin nën E-V13>Y93102 me siguri duhet të jetë bashkuar me fisin e Gashit të disa familjeve të tjera që jetonin në fshat. Po ashtu një familje I2a-Y3120 nga Aqareva thuhet se ka ardhur nga Mali i Zi. Por pjesa dërrmuese e këtij grupi nuk ka lidhje të ngushtë me ndonjë fis në Shqipërinë e veriut, prandaj shumica mund të jenë banorë më të vjetër të Kosovës që përkatësinë fisnore e kanë marrë nga banorë të ardhur më vonë.

    Thamë më lart se autorët serbë kanë spekuluar shpesh rreth prejardhjes së këtyre familjeve, duke i quajtur serbë të shqiptarizuar ato familje që nuk i lidhnin dot me fiset në Malësi. Mund të përmendim këtu disa raste që lidhen me Gashin. Për gashjanët e Lubovecit, Vukanoviç thotë se ishin banorë të vjetër serbë ortodoksë të Istogut, që u vendosën në Lubovec në 1685 dhe u konvertuan në 1745, duke u shqiptarizuar gradualisht. Rezultati gjenetik J2b-Y126399 hedh poshtë këto pretendime, pasi vërteton jo vetëm që kjo vëllazëri i takon një linje atërore tipike shqiptare, por edhe vërteton gojëdhënën e ruajtur në Carrabreg për lidhjen e tyre me Gashin në Carrabreg, Botushë, Luzhë, etj. Po ashtu, për Gashin në Rezallë, Vukanoviç thotë se ishin banorë të vjetër serbë në Drenicë që u myslimanizuan rreth fillimit të shek. 17. Testi gjenetik i një prej familjeve gashjane në Rezallë vërtetoi se i takojnë vijës atërore E-V13>L241>PH2180, përsëri një linjë e shpeshtë ndër shqiptarë, sidomos në Malësi e Drenicë, me gjasë në Ballkan që në Epokën e Hekurit. Për Gashin në Zhur të Lumës në Prizren, autori Filipoviç thotë se janë banorët më të vjetër të fshatit, sipas tij edhe këta me prejardhje serbe[15]. Mirëpo linja atërore gjenetike e një prej familjeve të Gashit në Zhur është R1b-Z2705, edhe kjo një linjë e lashtë ballkanike që lidhet ngushtë me etnogjenezën shqiptare në Mesjetën e hershme. Përveç këtyre rasteve specifike, edhe rezultate të tjera që nuk lidhen me Gashin në Malësi, si E-V13>Y20805, J1-Y19093, etj., lidhen me popujt e lashtë që banonin në Ballkanin para-romak.

    – Në Malësi të Madhe. Në Triesh gjendet vëllazëria anase Gashaj, e cila pavarësisht emrit nuk mbahet se ka lidhje me fisin Gash, por nisur nga gojëdhënat e Bardhajve dhe Shipshanit për zonën e Kuçit, ja vlen të përmendet. Kjo vëllazëri i takon vijës atërore R1b-Z2705>FT49932, që lidhet me Bekajt e Trieshit, një pjesë të Lulgjurajve, fisin Piper, disa rezultate nga Myzeqeja, etj. Pra edhe kjo vëllazëri nuk ka lidhje gjaku me familjet e Gashit në Malësi të Gjakovës dhe në Kosovë.

    Ftojmë të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat të bëhen pjesë e Projektit Shqiptar të ADN-së “Rrënjët” duke kryer nga një test gjenetik që të zbulojë prejardhjen familjare të secilit dhe të ndihmojë në studimin e prejardhjes së gjithë popullit shqiptar. Me rritjen e kampionit, ky dhe artikujt e tjerë të projektit do të zgjerohen e përmirësohen vazhdimisht.



    Përditësimi i fundit: 27 maj 2022



    Burime:

    [1] Zamputi, I. (1963). Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII: teksti origjinal dhe përkthimi përgatitur nga Injac Zamputi. Tiranë: [Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë].

    [2] Palnikaj, M. (2020). Klerikë atdhetarë, f.32. Tiranë.

    [3] Bartl, P. & Camaj, M. (1967). Ein Brief in albanischer Sprache aus Gashi vom Jahre 1689, në: Zeitschrift für Balkanologie, Jg. 5, Heft 1, München 1967, f. 23-33.

    [4] Akademia e Shkencave të Shqipërisë. (2002). Historia e popullit shqiptar. Toena, Tirana.

    [5] Palnikaj, M. (2020). Relacione për gjendjen e Shqipërisë në shek. XVII-XVIII. Relacioni i Fra Egidio D’Armento, f.69, 1697.

    [6] Palnikaj, M. (2022). Dioqeza e Pultit në dokumentat e arkivave të Vatikatit. Relacion i Misionit Françeskan në Pult, f.193, 1693/1694. Arte Graphic: Tiranë


    [7] Palnikaj, M. (2020). Relacione për gjendjen e Shqipërisë në shek. XVII-XVIII. Relacioni i Filipit nga Shkodra, f.95r-95v, 1697. Fast Print: Tiranë.

    [8] Malaj, I.K. (2004). Tropoja në breza, f.207-214, 255-257 & 265-270. Dardania: Tiranë.

    [9] Qorraj, B. (2017) Fisi si lidhje sociale në zonën e Dukagjinit: Rasti i fisit Gash në të dy anët e kufirit shtetëror Kosovë-Shqipëri. Mikrotezë për mbrojtjes e gradës Master Shkencor (drejtues shkencor: Nebi Bardhoshi). Marrë nga https://prezi.com/hrgjhdqgwj9x/presentation/ me 16 maj 2022.


    [10] Zojzi, Rr. (2018)[1962]. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com.

    [11] Nopcsa, F., Malaj, E., Verli, M., & Zallari, M. (2013 (1908)). Fiset e malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyre. Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë.

    [12] Durham, M. E. (1909). High Albania. Marrë me 16 maj 2022 nga https://digital.library.upenn.edu/wo...a/albania.html


    [13] Vukanoviç, T. (1998)[1934-1937]. Drenica. DD Grafika: Prizren.

    [14] Loshi, A. (2020). Carrabregu, f.24. Agimi De: Deçan. Marrë me 16 maj 2022 nga https://fliphtml5.com/mabgu/hgek/basic.


    [15] Filipoviç, M.S. (1967). Zhuri dhe fshatrat përreth. Beograd.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  19. #877
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Kabashi dhe Qerreti
    Kabashi dhe Qerreti janë dy ndër shtatë bajraqet kryesore të trevës së Pukës, sipas traditës së mbledhur nga Xhemal Meçi (Meçi, 1995). Pavarësisht se kanë secili veçoritë e tyre, po i paraqesim bashkë për shkak të prejardhjes së përafërt të vëllazërive të tyre.

    Kabashi
    Kabashi mbahet si bajrak i parë i Pukës (Meçi, 1995). Për prejardhjen e fisit Kabash ka dy mendime kryesore. Një gojëdhënë mjaft e dëgjuar pretendon se të parët e fisit mbërritën në Pukë nga jugu, konkretisht nga Kolonja (Nopcsa, 1908, përkth. 2013, f.226; Meçi, 1995), ku madje gjendet edhe një toponim Kabash. Një version tjetër, paraqitur nga Gazulli, flet për prejardhje nga Nishi (Gazulli, 1941, f.270). Sot fis Kabash ka në Pukë, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore, etj. Në disa raste, si psh në fshatin Korishë të Prizrenit, ende ruhet kujtimi i zhvendosjes nga Puka drejt Kosovës, lëvizje që Gazulli e jep si një rikthim në trojet e të parëve.

    Qerreti
    Fisi i Qerretit zë pjesën lindore bregut të Drinit. Sipas Elsie-t është një fis me prejardhje heterogjene, pra ku jo të gjithë anëtarët vijnë nga i njëjti paraardhës në vijë mashkullore (Elsie, 2015). Tradita vendase tregon se prejardhja e fisit Qerret është nga Buzhala fqinje, ku ndodhej dikur fisi Bytyç (Meçi, 1995). Fisi Bytyç mendohet që ka prani të lashtë në këto treva pasi është përmendur aty që në vitin 1637 nga Gj. Bardhi (Zamputi, 1963). Meçi tregon se popullsia e fisit ndahet në disa lagje, dhe se shumica e vllaznive të fisit mbahen të vijës së Bytyçit të Buzhalës, kurse një pakicë e përqendruar në lagjen e Gegës kujtojnë prejardhje nga Dibra. Shumica e fisit mbahen të një gjaku edhe me Kçirën (Meçi, 1995). Përveç Pukës, nga fisi i Qerretit/Bytyçit të Buzhalës ka edhe shumë anëtarë në afërsi të Gjakovës, Pejës e disa zona të tjera në Kosovë.

    Rezultatet gjenetike
    Në projektin tonë kemi pesë anëtarë të fisit Kabash nga Puka, Prizreni dhe Gjilani, dhe tre anëtarë me rezultate të afërta me ta. Nga fisi i Qerretit dhe Bytyçit të Buzhalës kemi 19 anëtarë nga Puka dhe Peja (njëri me prejardhje nga Gjakova), dhe tre anëtarë të tjerë të projektit kanë rezultate të afërta. Tabela e mëposhtme përmbledh të dhënat sipas fisit, vendlindjes së gjyshit në anën e babait, dhe rezultatit gjenetik.

    Fisi Fshati/Lagjia Rezultati
    Kabash Kabash, Pukë I1-Y60985>BY207773
    Kabash Meçe, Pukë I1-Y60985>BY207773
    Kabash Rrapë, Pukë I1-Y60985>BY207773
    Kabash Korishë, Prizren I1-Y60985>BY207773
    Kabash Viti, Gjilan I1-Y60985>BY207773
    Bytyç (Qerret) Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Pilacë, Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Pilacë, Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Pilacë, Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Pilacë, Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia e Agës, Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia e Agës, Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia e Agës, Qerret I1-Y60985>BY105294
    Qerret Buzhalë-Koman R1b-M269>FGC40202
    Qerret Buzhalë-Koman R1b-M269>FGC40202
    Qerret Lagjia e Gegës, Koman R1b-M269>FGC40202
    Qerret Lagjia e Gegës, Koman R1b-M269>FGC40202
    Qerret Lagjia Raskaj, Koman I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Raskaj, Koman I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Raskaj, Koman I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Raskaj, Koman I1-Y60985>BY105294
    Qerret Lagjia Geraj, Koman I1-Y60985>BY105294
    Bytyç (Qerret) Pejë I1-Y60985>BY105294
    Bytyç (Qerret) Gjakovë I1-Y60985>BY105294


    Nga këto të dhëna mund të nxjerrim disa përfundime mbi prejardhjen e fiseve Kabash dhe Qerret, si dhe mbi saktësinë e gojëdhënave rreth tyre.

    – Anëtarët e fisit Kabash janë të gjithë të të njëjtës linjë, I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY207773, që llogaritet të ketë moshë rreth 350-500 vjeçare. Pra, të gjithë kanë një paraardhës të përbashkët që ka jetuar në atë periudhë. Numri i testeve për këtë fis është pak më i kufizuar se për Qerretin, megjithatë fakti që të pesë rezultatet vijnë nga vendbanime të ndryshme, e nga persona që nuk mbajnë mend asnjë lidhje me njëri-tjetrin, rrit besueshmërinë e gjetjes. Me rrijen e kampionit, mund të verifikojmë përfundimisht a i takojnë të gjitha degët e fisit kësaj linje.

    – Dallohen dy linja atërore në vllaznitë e Qerretit: shumica i takojnë linjës I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294, kurse katër persona janë të linjës R1b-M269>PF7563>Z29758>PF7566>FGC40202. Në fakt, dy nga këta katër persona vijnë pikërisht nga lagjia Gegaj, ku disa familje ruajnë gojëdhënën e prejardhjes nga Dibra. Pjesa tjetër përfaqësojnë vllaznitë që kujtojnë prejardhjen nga Buzhala, si dhe lidhjet me Kçirën, Lëvrushkun, etj.

    – Kabashi dhe Qerreti janë dy fise të një gjaku. Paraardhësi i përbashkët i këtyre dy fiseve (me përjashtim të disa familjeve R1b në Qerret) duhet të ketë jetuar para rreth 500-600 vitesh.

    – Lidhur me gojëdhënat e përmendura më sipër, rezultatet nuk mbështesin idenë e lëvizjeve të vona të këtyre fiseve drejt Pukës. Fillimisht, vetë fiset Kabash e Qerret (shumica) kanë lidhje gjaku mes tyre. Gjithashtu, lidhjet me anëtarët e tjerë të projektit shfaqen kryesisht me familje të tjera nga Puka ose zona përreth. Fisi Kabash ka lidhje me një anëtar nga Bushati i Shkodrës, dhe një person nga Llapusha (sipas gojëdhënës së tyre me prejardhje nga Puka), dhe një person nga Ukthi në Pukë, kurse Qerreti ka lidhje rreth 500 vjeçare me fisin Kçirë dhe me një familje tjetër nga Kamenica (Gjilan), e cila kujton prejardhje nga zona e Shkodrës. Pra, për fisin e Kabashit mund të themi se rezultatet mbështesin traditën e prejardhjes së përbashkët, por jo ato të lëvizjes nga Kolonja apo Nishi. Nëse vërtet ka pasur zhvendosje të tilla, ato mund të kenë ndodhur shumë më herët se formimi i këtyre fiseve.Kabashi, Qerreti dhe Kcira Për Qerretin, konfirmojmë përkatsinë e shumicës së fisit në një trung, dhe lidhjen e tij me Kçirën. Gojëdhëna që lidh disa familje të lagjes Geraj me Dibrën ka mundësi të ketë vërtetësi, pasi R-FGC40202 ka larmi të lartë në pjesën lindore të Shqipërisë. Megjithatë, duhet gjetur një lidhje edhe më e afërt me ndonjë familje dibrane për të pasur provë bindëse. Për të dyja fiset mund të themi se kanë rrënjë në treva të Dukagjinit prej të paktën 500 vitesh, ndoshta edhe më gjatë.

    – Anëtarët e të dy fiseve në Prizren, Gjakovë e Pejë, konfirmojnë lidhjet e gjakut me banorët e krahinave nga ku tradita familjare ruan kujtimin e prejardhjes. Për Kabashët nga Prizreni e Gjilani, vërtetohet edhe lidhja mes tyre, e cila ishte po ashtu e ruajtur në traditat përkatëse.

    – Për prejardhjen më të hershme, mund të themi se anëtarët e fisit Kabash dhe shumicës së fisit të Qerretit, pra linja I1-M253>Z63>S2077>Y60985, janë pasardhës të popujve të parë që mbërritën në Europë, si gjithë halogrupi I. Degëzimet e I1-M253>Z63 që gjenden sot në Ballkan mendohet se kanë mbërritur me fiset e Europës veriore (kryesisht gjermanike) gjatë Antikitetit të vonë ose Mesjetës së hershme. Më shumë për haplogrupin I1-M253, mund të lexoni këtu. Kurse linja R1b-M269>PF7563>FGC40202 mendohet se ka mbërritur në Europë dhe Ballkan gjatë Epokës së Bronzit, me dyndjet indo-europiane. Më shumë informacion për gjithë haplogrupin R-M269 gjeni këtu, kurse për degëzimin e ngushtë mund të lexoni artikullin e posaCCëm R-FGC40202.







    Burime:
    Meçi, Xh. (1996). Kanuni i Lekë Dukagjinit – Varianti i Pukës. Çabej: Tiranë.

    Nopcsa, B. (1908, përkth. 2013). Fiset e Malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyre. Eneas: Tiranë.

    Elsie, R. (2015). The Tribes of Albania: History, Society and Culture. I.B. Tauris & Co Ltd: London.

    Gazulli, N. (1941). Fjalori toponomastik, Hylli i Dritës”, nr 6-8, Shkodër.

    Zamputi, I. (1963). Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII: teksti origjinal dhe përkthimi përgatitur nga Injac Zamputi. Tiranë: [Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë].
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  20. #878
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Krasniqja & Nikaj
    Artikulli i mëposhtëm mbi prejardhjen e fiseve Krasniqe dhe Nikaj ështuë botuar në nëntor 2021 në revistën Studime Historike të Institutit të Historisë (Akademia e Shqipërisë). Versionin online në faqen e revistës mund t’a gjeni këtu.



    Nr. 3-4 Studime Historike 2021

    Alban Lauka, Ardian Muhaj & Gjergj Bojaxhi

    PREJARDHJA E FISEVE KRASNIQE E NIKAJ NËN DRITËN E TË DHËNAVE GJENETIKE, HISTORIKE DHE TRADITËS BURIMORE



    Abstrakt:
    Nevoja e ndërmarrjes së studimeve ndërdisiplinore në hulumtimin historik bëhet gjithnjë e më e theksuar me shtimin e të dhënave shkencore të disponueshme të cilat shpien në sinteza gjithnjë e më të sakta të dukurive historike. Në këtë punim, si rast studimi kemi zgjedhur fiset Krasniqe dhe Nikaj si dy ndër fiset më të mëdha shqiptare, prej të cilave kemi mbledhur 23 mostra për sekuencim gjenetik. Të dhënat gjenetike mbështesin një sërë të dhënash të tjera të karakterit historik, etnografik, antropologjik dhe njëkohësisht shërbejnë si pasurim i mëtejshëm i historisë së këtyre fiseve dhe si plotësim i mozaikut të të dhënave mbi popullatat apo fiset që përbëjnë etninë shqiptare. Rezultatet tregojnë se vëllazëritë kryesore të të dy fiseve kanë prejardhje të përbashkët në vijë atërore, dhe se vëllazëritë e Krasniqes lidhen më afër mes tyre se me ato të Nikajve. Gjithashtu, anëtarë të të dy fiseve trashëgojnë një haplogrup karakteristik për shqiptarët e Veriut, i cili lidhet edhe me disa rezultate të lashta nga rajoni. Të dhënat gjenetike duke u trajtuar dhe përdorur në cilësinë e
    burimit historik, shërbejnë për historicizimin e të dhënave të mjegulluara nga koha dhe të parikthyeshme përmes metodave tradicionale historiografike.

    Fjalë kyçe
    Krasniqja, Nikajt, Gashi, fiset shqiptare, analiza gjenetike, historia, prejardhja, autoktonia, lashtësia.

    Përmbajtja hide
    1 Abstrakt:
    1.1 Fjalë kyçe
    2 Hyrje
    3 Metodologjia
    4 Konteksti historik
    5 Krasniqja dhe Nikajt në materialin burimor
    6 Rezultatet gjenetike
    7 Diskutim
    7.1 Prejardhja dhe formimi i fiseve
    7.2 Momenti historik i zhvillimit të Krasniqes dhe Nikajve
    7.3 Fiset Krasniqe e Nikaj në sfondin gjenetik shqiptar dhe ballkanik
    8 Përfundime
    9 Summary
    10 Burime
    Hyrje
    Nevoja e ndërmarrjes së studimeve ndërdisiplinore në hulumtimin e së kaluarës bëhet gjithnjë e më e theksuar me shtimin e të dhënave shkencore të disponueshme. Qasja ndërdisiplinore, pra, nënkupton nivele të shumëfishta analize të cilat shpien në sinteza e përfundime gjithnjë e më të sakta dhe në kuptime gjithnjë e më të qarta dhe më të thella të dukurive historike.

    Studimi dhe njohja e prejardhjes së popullatave apo fiseve që përbëjnë një popullsi, etni apo shoqëri të caktuar është gur themeli për njohjen e prejardhjes apo origjinës së popullsisë, etnisë apo shoqërisë si tërësi.

    Në këtë punim, si rast studimi kemi zgjedhur fiset Krasniqe dhe Nikaj jo vetëm për faktin se janë ndër fiset më të mëdha shqiptare, por edhe sepse nga këto fise kemi të dhënat më të plota gjenetike. Nëpërmjet këtyre të dhënave, provojmë të zbardhim më tej historinë e tyre duke u dhënë përgjigje disa pyetjeve të diskutuara gjatë, si: a janë Krasniqja e Nikajt fise homogjene në vijë atërore, pra a janë formuar nga përhapja e një trungu gjenetik apo nga bashkimi apo aleanca e disa vëllazërive të ndryshme? A kanë lidhje gjaku mes tyre? Nëse po, sa të afërta janë? A kanë lidhje me fise të tjera përreth? Çfarë prejardhje të largët kanë anëtarët e këtyre dy fiseve?

    Studimi i të dhënave gjenetike të mbledhura dhe analizuara në rastin e fisit të Krasniqes dhe Nikajt mbështet një sërë të dhënash të tjera të karakterit historik, etnografik, antropologjik dhe njëkohësisht shërben si mbështetje dhe pasurim i mëtejshëm i historisë së kësaj popullate. Kjo shërben si plotësim i mozaikut të të dhënave mbi popullatat apo fiset që përbëjnë një nga gurthemelet e etnisë shqiptare. Të dhënat gjenetike, duke u trajtuar dhe përdorur në cilësinë e burimit historik, shërbejnë për historicizimin e të dhënave të mjegulluara nga koha apo të humbura dhe të parikthyeshme përmes metodave tradicionale dhe të mirëfillta historiografike.

    Metodologjia
    Në këtë punim, materiali gjenetik i mbledhur në mënyrë empirike dhe përmes analizave të mirëfillta laboratorike do të përdoret në cilësinë e burimit historik. Një nga arsyet e përdorimit të të dhënave gjenetike si burim historik është edhe karakteri më i gjurmueshëm empirikisht i tyre dhe gjithashtu për faktin se “veçoritë antropologjike të një popullsie janë më konservatore dhe zhvillohen me ritëm më të ngadaltë sesa ato shoqërore[1]

    Konkretisht, në rastin e të dhënave gjenetike duhet sqaruar se meqenëse kromozomi Y, në pjesën më të madhe të tij, kalon nga babai tek i biri pa kombinim me gjenomin e nënës, studimi i tij mundëson zbardhjen e lidhjeve gjenetike të vijës atërore. Kështu, edhe studimi i
    prejardhjes, formimit dhe zhvillimit të “fiseve” shqiptare të ndërtuara mbi lidhje gjaku të vijës atërore, mund të realizohet me metoda dhe saktësi të ngjashme me ato të shkencave natyrore. Për këtë studim janë mbledhur 23 kampionë gjenetikë nga anëtarët e fiseve Krasniqe dhe Nikaj nga fshatrat e banuara prej tyre në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), ku mendohet se këto fise u formuan dhe u zgjeruan fillimisht. 17 nga të testuarit u takojnë vëllazërive të ndryshme të fisit Krasniqe, kurse 6 janë nga fisi Nikaj.* Asnjë prej të testuarve nuk ka dijeni për lidhje gjaku më të afërt se 6 breza me të testuarit e tjerë. Kampionët janë sekuencuar, analizuar dhe klasifikuar nga kompani private ndërkombëtare (YSEQ, Dante Labs dhe YFull). Përveç 23 të testuarve rishtas, si bazë krahasimore do të shfrytëzohet edhe databaza e Projektit Shqiptar të ADN-së “Rrënjët”, ku janë mbledhur vullnetarisht 1301 rezultate nga hapësira e trojeve shqiptare.



    Nga analizat e kampionëve janë nxjerrë të dhëna mbi shënues të caktuar SNP të kromozomit Y që mund të paraqesin mutacione të përbashkëta tek të testuarit, duke treguar trashëgimi të përbashkët në vijë mashkullore. Pesë prej këtyre mostrave janë analizuar përmes testeve WGS (ang: whole genome sequencing) që sekuencojnë gjenomin në tërësinë e tij, kurse pjesa tjetër janë sekuencuar vetëm në segmentet me pozicionet e kromozomit Y që paraqesin interes për këtë hulumtim. Tabela 4.1 përmbledh gjithë kampionin e mbledhur.
    Të dhënat gjenetike, duke u vendosur në kontekstin historik mesjetar, e sidomos të shekujve të parë të periudhës osmane, si dhe duke u krahasuar me të dhënat burimore nga të dy fiset, do të shfrytëzohen për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që ngritëm më lart.

    Konteksti historik
    Në periudhën e zanafillës së Krasniqes dhe Nikajve dhe zhvillimit të tyre progresiv si dy fise të veçanta, edhe pse me vetëdijen e ruajtur historike e të qenit të afërt, në rrafshin historik dhe demografik kemi të bëjmë me zgjerimin dhe shtrirjen e tyre hapësinore në vendbanime të reja me zhvillim të qëndrueshëm. Një dukuri e tillë është e ngjashme formalisht me atë të shekujve të fundit të Antikitetit dhe të filleve të Mesjetës, kur edhe ndodh procesi etnogjenetik si rezultat i të cilit lind etnia shqiptare. Ky proces etnogjenetik i shek. VII-IX, është pika lidhëse mes ilirëve të lashtësisë dhe shqiptarëve. Edhe pozicioni i autorëve më autoritativë shqiptarë mbi vazhdimësinë nga Antikiteti në Mesjetë shprehet në një mënyrë të ngjashme. Që në periudhën e kalimit mes dy epokave, pra Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme, shumë prej qyteteve të vjetra pavarësisht transformimeve ekonomike e politike shërbyen si qendra kryesore të transmetimit të kulturës materiale e shpirtërore të Antikitetit ilir në Mesjetën shqiptare. Natyrisht këta autorë nuk harrojnë të theksojnë se popullsia e këtyre qyteteve ishte autoktone dhe trashëgimtare e drejtpërdrejtë e etnosit ilir. Këta autorë në fakt nuk përdorin termin transferim (translacion), por një term të ndryshëm që nënkupton të njëjtin proces, pra termin apo fenomenin e quajtur prej tyre si “métastaze”: që shpjegohet si zhvendosja e qyteteve të Antikitetit të Vonë dhe themelimi i qyteteve të reja në shek. VII-VIII.[2]

    Nga ana tjetër, në shekujt në shqyrtim, vendosja e sundimit osman solli edhe ndryshime në aspektin ekonomik e shoqëror, gjë që është plotësisht e natyrshme. Në këtë rast nuk kemi zhvendosje popullsish autoktone dhe mbivendosje popullsish të tjera. Pra, nuk ripërsëriten proceset historike të antikitetit të vonë ku popullsitë e dyndura në Iliri nuk sjellin një shfrytëzim të ri e më efikas të territorit, por mbivendosen në të njëjtat zona që tashmë ishin humanizuar më përpara nga vendasit. Në fundin e Antikitetit, nuk kemi një humanizim të ri të territorit, apo të territoreve të reja, por në përgjithësi ndodh një dehumanizim i territorit, pasi një numër i madh i vendbanimeve të vjetra shkretohen dhe ndodh një regres human në zënien e territorit.**

    Me përfundimin e marrëveshjes së paqes mes Perandorisë Osmane dhe Venedikut (1479), ku Venediku ia njohu territoret e Shkodrës Perandorisë, kjo e fundit bëri organizimin administrativ të territoreve të reja. Po atë vit u krijua sanxhaku i Shkodrës me qendër në qytetin e Shkodrës.[3] Në vitin 1485, vit në të cilin hartohet edhe Defteri i regjistrimit të pasurive, sanxhaku i Shkodrës ndahej në katër kaza, që ishin njësi më të vogla administrative: kazaja e Shkodrës, e Podgoricës, e Pejës dhe e Bihorit.[4] Organizimi i ri administrativ përkoi edhe me një gjallërim ekonomik të dukshëm, nëpërmjet atij procesi të cilin A. Ducellier e quan “rigjetja e funksionit të tranzitit të tokave shqiptare në tregtinë mes Adriatikut dhe brendësisë së Ballkanit”.[5] Ky autor shton se ky proces është dëshmi e një rikthimi në atë traditë që përbënte çelësin e suksesit ekonomik të Ilirisë së lashtë, pasi në shek. XV një pjesë e mirë e trafikut të brendësisë së Ballkanit kishte si pikënisje e pikëmbërritje bregdetin shqiptar, gjë e cila padyshim i detyrohej unifikimit të tokave shqiptare nën sundimin perandorak.[6] Nëse disa bërthamave urbanizimi u ra rëndësia, kjo u kompensua nga ana tjetër nga lindja e zhvillimi i qendrave të reja dhe nga rigjallërimi i atyre të vjetra. Kështu Gjakova deri në fundin e shek. XVI ishte thjesht një fshat me 46 shtëpi.[7]

    Pasqyra më e qartë e rritjes ekonomike është shtimi i nivelit të urbanizimit. Selami Pulaha e konsideron me rëndësi për sqarimin e jetës ekonomike e shoqërore procesin të cilin e quan “gjallërimi i jetës urbane në shek. XVI, i lidhur ngushtë me zhvillimin e ekonomisë fshatare”. Ky gjallërim i jetës urbane në disa zona, veçanërisht në Kosovë dhe Çamëri kishte nisur që në fundin e shek. XV. Kështu, në vitin 1477, Prishtina ishte një qytet me 401 shtëpi, ndërsa Novobërda në vitin 1498 kishte tashmë 887 shtëpi.[8] Rimëkëmbja e qytetit shqiptar në shek. XVI siç e quan S. Pulaha, u shoqërua me shtimin e numrit të popullsisë jo vetëm si pasojë e rritjes demografike, por edhe për shkak të migrimit të brendshëm nga fshati në qytet.[9]

    Pra, qyteti shqiptar në shek. XVI hyn në një fazë të përshpejtuar zhvillimi në krahasim me Mesjetën. Rënia e disa qyteteve me karakter fortifikues, u kompensua nga lindja e qyteteve të reja me funksion tregtar ndërkrahinor, si edhe nga zhvillimi i vrullshëm i atyre të mëparshmeve. Organizimi hapësinor dhe vendosja e tyre tashmë kishte një logjikë të qartë tregtare dhe ndërlidhëse, ashtu si edhe balancuese mes qytetit si treg krahinor e ndërkrahinor dhe hinterlandit agrar që këto qytete u shërbenin si tregje.

    Qyteti i Shkodrës, nga fundi i shek. XVI po fitonte përsëri rëndësinë e vet si qendra kryesore ekonomike për krahinat përreth. Gjatë shek. XVII, qyteti vazhdon procesin e zhvillimit, duke qenë një nga më të rëndësishmit e Shqipërisë Veriore me rreth dy mijë banesa. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII, Shkodra kthehet në treg ndërkrahinor për një sërë krahinash. Rritja e qytetit, veçanërisht gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII shtronte nevojën e krijimit të zonave të reja të banuara.[10] Në zonën e Ballkanit situata e re krijoi një gjendje ndërvarësie mes hapësirave dikur të izoluara.[11] Në shek. XV, trojet shqiptare ishin të parcelizuara e të palidhura në mënyrë organike ndërmjet tyre përmes tregjeve që të bënin të mundur lëvizjen e njerëzve, ideve dhe shkëmbimin e mallrave ndërmjet zonave e krahinave të ndryshme. Ekzistonte një moskomunikim dhe izolim i thellë i krahinave të ndryshme nga njëra-tjetra. Nga Shkodra deri në Pejë, në distancë rreth 200 kilometra, nuk ekzistonte asnjë qendër urbane që të shërbente si pikë lidhëse tregtare e njerëzore për komunitetet
    e Alpeve shqiptare. Kjo duket se ishte edhe arsyeja që i dha shkas themelimit dhe suksesit ekonomik të Gjakovës, në rrëzë të Alpeve shqiptare në pikëtakimin e tyre me Rrafshin e Dukagjinit. Në defterin osman të vitit 1485, Gjakova përmendet si fshat me 67 shtëpi. Në shek. XVI-XVII u zhvillua vrullshëm si qytet në rrugën tregtare ndërmjet Shkodrës e Rrafshit të Dukagjinit, me pazarin në afërsi të xhamisë së Hadimit. Evliya Çelebi e përmend si qytet të lulëzuar dhe të bukur në vitin 1662 me dy mijë shtëpi.[12]

    Ngjashëm me rastin e Gjakovës e të Elbasanit dhe në përputhje me logjikën ekonomike, u rithemelua Tetova, në rrëzë të Malësisë së Sharrit, në pikëtakimin e saj me fushën e begatë të Pollogut dhe pellgun e Vardarit. Në bazë të defterit të vitit 1455, Tetova përmendet si fshat me pak familje shqiptare në bazë të emrave. Gjatë shek. XVI-XVII, Tetova u shndërrua në një qytet të zhvilluar me shpejtësi si qendër e rëndësishme tregtare. Mëkëmbja e ekonomisë fshatare dhe qytetare gjatë shek. XVI sipas S. Pulahës, solli krahas zgjerimit të tregut të brendshëm edhe zhvillimin e tregtisë së jashtme.[13]

    Në shek. XVI-XVII, kohë e cila përkon jo vetëm me periudhën e artë të Perandorisë Osmane, por edhe me atë të Habsburge dhe në përgjithësi me periudhën e artë të Mesdheut, shqiptarët janë të kudondodhur në Mesdhe dhe në Evropë dhe padyshim edhe në trojet e veta janë më aktivë dhe të pranishëm.[14]

    Nuk mungojnë burimet historike që mund të përdoren për hulumtimin e prejardhjes së popullatave apo fiseve të ndryshme të trojeve të banuara historikisht me shumicë nga shqiptarët. Megjithatë përdorimi shkencor i tyre mbetet i kufizuar nëse nuk mbështetet në të dhëna të tjera, të shkencave si gjenetika, gjeografia, arkeologjia, gjuhësia etj. Duhet theksuar se fjala fis në gjuhën shqipe nuk ka pasur asnjëherë kuptimin e fjalës tribu në gjuhët europiane. Rrjedhimisht nuk do të përdoret me atë kuptim as në këtë punim.[15]

    Megjithatë duhet theksuar se të dhënat historike në rastin e hulumtimeve të tilla janë të vonuara në kohë. Ato asnjëherë nuk e paraprijnë dukurinë gjenetike, ndërkohë që periudha ndërmjet lindjes së dukurisë gjenetike dhe dokumentimit historik është e ndryshme. Keqkuptimi më i madh që ndodh në punimet historiografike është kur identifikohet dokumentimi i dukurisë së hulumtuar me zanafillën e saj.

    Në kuadër të të dhënave historike të cilat gjithnjë janë më të vonshme sesa dukuria gjenetike, në vitin 1485 përmenden Shoshani, Dragobia dhe Nikaj. Nisur nga përmendja e tyre edhe më e hershme se e vetë Krasniqes, si dhe nga vazhdimësia e këtyre emërtimeve deri në ditët e sotme, Pulaha hipotezon edhe vazhdimësi të popullsisë së këtyre fshatrave, që mund të jetë bashkuar më vonë me Krasniqen16. Në vitin 1582 del fshati Kuqa në Nikaj.[17] Në relacionin e Benedikt Orsinit të vitit 1628 tashmë përmendet mes të tjerash edhe Crastignichieia (pra, Krasniqja) si fshatra tashmë të formuara në këtë zonë.[18] Krahas Krasniqes që del për herë të parë, në këtë vit përmendet sërish fshati Nikaj. Përmendja e Krasniqes (Crastenigeia) pak vite më vonë, më 1634 nga Gjergj Bardhi dhe po ashtu më 1638 nga Frang Bardhi është dëshmi e fortë se Krasniqja ishte tashmë bashkësi e konsoliduar.[19] Në vijim, në vitin 1671 nga Gaspari përmenden si Nicagni (Nikaj) ashtu edhe Krasniqja.[20] Ngjashëm edhe në hartën e Koronelit të vitit 1688, del si lumi Grastenicchia ashtu edhe Nicaj. Në këtë rast krahas Nikajt përmendet edhe Mërturi.[21] Në fundin e shek. XVII, në 1695-1696, përmenden edhe Kol gezzai dhe Kolmekshaj, shenja që Krasniqja tashmë kishte nisur të zgjerohej e të territorializohej pak a shumë në trevat ku e njohim sot.

    Krasniqja dhe Nikajt në materialin burimor
    Natyra fluide e gojëdhënave të trashëguara ndër breza në raport me dokumentet historike kërkon që shfrytëzimi i tyre në funksion të hulumtimit të së kaluarës, dhe në rastin konkret të hulumtimeve historike dhe gjenetike, të kalojë përmes filtrash të rreptë shkencorë. Pavarësisht kësaj, gojëdhënat paraqesin një burim të vyer materiali që mund të shërbejë për të plotësuar, dhe sipas rastit edhe për të orientuar kërkimin e provave të tjera, më të ngurta shkencore. Edhe këtu, pas një pasqyrimi përmbledhës, materiali burimor do të ballafaqohet me të dhëna historike e gjenetike.

    Gojëdhënat e trashëguara në breza mbi prejardhjen e Krasniqes dhe Nikajve vijnë në disa trajta të ndryshme, por me një bosht të përbashkët të ndërtuar mbi idenë se të dy fiset janë të një gjaku. Franz Nopcsa tregon se Nikajt thonë se i pari i tyre ka qenë një bari krasniqas, dhe se kanë lidhje gjaku, përveçse me Krasniqen, edhe me Hotin.[22] Duhet thënë se në Hot ka qenë e njohur gojëdhëna e prejardhjes së Hotit dhe Krasniqes nga dy prej katër apo pesë vëllezërve*. Sipas versionit që Durham mblodhi më 1908 nga Marash Uci i Hotit, Hoti është i një gjaku me Krasniqen, e duke llogaritur se Nikajt si degë e Krasniqes, nuk mund të martoheshin me asnjërën palë, për shkak të traditës ekzogamike të tyre.[23] Për fisin Nikaj, Durham thotë se 20 shtëpi janë me prejardhje nga Kelmendi, kurse pjesa tjetër janë degë e fisit Krasniqe.[24] Në gojëdhënat e mbledhura në Nikaj nga Rrok Zojzi në vitet 1950, theksohet gjithmonë lidhja e fisit Nikaj me Krasniqen, më konkretisht me vëllazërinë Kolmeksh të saj.[25] Kurse në versionin e I. Malaj i pari i Nikajve del vëlla me Gecin, të parin e Kolgecit, dhe Mekshin, i pari i Kolmekshit dhe Hysenmekshit, edhe pse theksohet se në Nikaj njihet edhe version i lidhjes më të afërt mes Nikajve e Kolmekshit.[26] Edhe sipas Prognit dhe Pecnikajt, Nikajt vijnë nga Nikë Mekshi, vëllai i Kolë Mekshit.[27]

    Malaj jep edhe hollësi mbi fshatra e vëllazëri të veçanta të Krasniqes. Rreth vëllazërive të fshatit Margegaj, për shembull, dhe për një pjesë të fshatit Markaj, thuhet se janë të ardhur po nga Shkreli.[28] Po kështu, thuhet se në territor të Krasniqes e të Nikajve, por pa lidhje gjaku me të dy fiset, janë vëllazëri si Ponari, Dushaj, Berbati, Kapiti, Ndrevata, Vatoci, Pepnikaj etj. Prejardhja e ndryshme e Berbatit tregohet edhe në një material të mbledhur nga Rrok Zojzi në Bujan, por për disa prej këtyre vëllazërive ka edhe pikëpamje të tjera. Bashkurti paraqet Pepë Nikën si një ndër djemtë e Gegë Hysenit, pra pjesë e vijës atërore të Hysenmekshit të Krasniqes.[29] Po ashtu, në një intervistë mbledhur më 2018, Osman Vocrri nga Margegaj numëronte brezat paraardhës të tij dhe jepte Mark Gegën, të parin e fshatit, si djalë të Kolë Mekshit,[30] duke hedhur poshtë idenë e prejardhjes nga Shkreli.

    Rreth vendndodhjes së paraardhësve të Krasniqes e Nikajve para formimit të tyre si fise, gojëdhënat kanë dallime edhe më të mëdha. Sipas tregimit të Marash Ucit, bashkë me Hotin dhe disa fise të tjera, Krasniqja e Nikajt duhet të kenë prejardhje nga Bosnja. Vlen të theksohet se evidentimi i toponimit Hot në afërsi të Plavës që prej vitit 1330 lë hapur mundësinë që me termin “Bosnjë”, të jenë nënkuptuar trevat lindore të territorit të sotëm të Malit të Zi. Ngjashëm, në Tropojë ruhet gojëdhëna e prejardhjes nga Hoti, por ka mbijetuar edhe një tjetër që thotë se të parët e Krasniqes kanë ardhur nga Drenica.[28] Ekziston edhe një gojëdhënë për prejardhje nga Reci. Për këtë ka shkruar Rrok Zojzi kur ka folur për Recin. Pas mbërritjes në Tropojë, thuhet se Krasniqja ishte vendosur fillimisht në brigjet veriore të Drinit, gjë që përforcohet nga prania në atë zonë e disa toponimeve që, siç shpjegon Malaj [28], lidhen me emrat e të parëve të disa vëllazërive (Bregdoç, Bregvukaj, Bregec etj.) si dhe përkon me të dhënat historike të përmendura më lart. Bashkërisht, traditat e ndryshme paraqesin disa veçori, mirëpo bashkohen në prejardhjen e përbashkët të fiseve Krasniqe e Nikaj.

    Rezultatet gjenetike
    Rezultatet e pesë analizave të plota WGS treguan se të pestë i takojnë haplogrupit J2b2a(J-M241) dhe degëzimit të tij J2b2a1 (JL283).[31] Më konkretisht, pas analizës së tyre nga YFull, u përcaktua se të pestë kanë trashëguar mutacionin G > A në Y126399. Më tej, katër individët që i takojnë fisit Krasniqe kanë trashëguar edhe mutacionet C > A në FT174196 dhe T > C në Y162882, kurse individi i pestë, që i takon fisit Nikaj, nuk ka trashëguar këto dy vlera. Këto pesë rezultate, përveç verifikimit të prejardhjes së përbashkët të të pesë personave të testuar, zbuluan edhe strukturën e brendshme të prejardhjes mes tyre, duke treguar se katër anëtarët e fisit Krasniqe kishin një paraardhës të përbashkët edhe më të vonë se paraardhësin e përbashkët që i lidh me anëtarin nga Nikajt.



    Për të parë nëse prejardhja e përbashkët si dhe degëzimi në dy vija atërore sipas dy fiseve do të verifikohej edhe në të gjitha fshatrat e vëllazëritë e tjera, pjesa tjetër e mostrave u sekuencuan në mutacionet kyçe për këtë grup: të gjitha u sekuencuan në segmentin që përfshin FT174196, më pas ato që nuk kishin mutacion në FT17496, u sekuencuan edhe në segmentin që përfshin Y126399. Tabela 5.1 përmbledh të gjitha rezultatet.



    Rezultatet tregojnë se të gjithë të testuarit kanë trashëguar një mutacion të përbashkët në Y126399, kurse të gjithë ata që vijnë nga fisi Krasniqe kanë trashëguar edhe mutacionin në FT174196, i cili mungon tek anëtarët e fisit Nikaj.

    Diskutim
    Rezultatet gjenetike lejojnë nxjerrjen e disa përfundimeve me rëndësi për prejardhjen e fiseve Krasniqe e Nikaj, kontekstin historik të formimit dhe zhvillimit të tyre si dy fise të afërta, por të veçanta.

    Prejardhja dhe formimi i fiseve
    Prejardhja e përbashkët e Krasniqes dhe Nikajve, siç përmendet në gojëdhënat e mbledhura nga Nopcsa, Durhami, Zojzi, Malaj etj., vërtetohet përtej çdo dyshimi nga rezultatet e mësipërme. Anëtarët e të dy fiseve kanë një paraardhës të përbashkët në vijë mashkullore, kurse anëtarët e Krasniqes kanë edhe një paraardhës më të vonë që duhet të jetë i pari i fisit të tyre. Edhe Nikajt me gjasë kanë një paraardhës të përbashkët specifik për këtë fis, pra më të vonë se paraardhësi që i bashkon me Krasniqen, por kjo duhet verifikuar në mënyrë përfundimtare përmes edhe një testi tjetër me rezolucion maksimal nga Nikajt. Sidoqoftë, të dy fiset shfaqen homogjene në vijën gjenetike atërore.

    Duhet theksuar se mund të ketë ndonjë vëllazëri ose familje të veçantë nga këto fise që nuk kanë prejardhje të njëjtë me pjesën tjetër. Në fakt, në databazën e Projektit “Rrënjët”, janë disa rezultate nga vëllazëri të tilla që nuk lidhen me trungun kryesor të fisit, mirëpo bëhet fjalë për familje që janë të vetëdijshme për prejardhjen e tyre të veçantë nga linja kryesore e fisit, e që edhe janë martuar me vëllazëritë e tjera, si Kapiti, Berbati, Ponari e Dushajt. Nga ana tjetër, homogjeniteti i rezultateve nga fshatra e vëllazëri të ndryshme që mbahen me prejardhje Krasniqe ose Nikaj, na shtyn drejt përfundimit se thelbi i gojëdhënës mbi prejardhjen e përbashkët, si brenda dy fiseve, si mes tyre, është i saktë. Madje edhe disa prej vëllazërive për të cilat ndonjë gojëdhënë pretendon se nuk kanë lidhje gjaku me Krasniqen ose Nikajt në vijë atërore, si p.sh. Pepnikajt, Markajt, Vatoci, Margegajt e Ndrevata, rezultojnë po ashtu me prejardhje të përbashkët me pjesën tjetër të fisit përkatës.

    Secila prej gojëdhënave që kemi përmendur më lart ka të vërtetat dhe pasaktësitë e veta. Rreth lidhjes mes fiseve Krasniqe e Nikaj, versioni i mbledhur nga I. Malaj (2003) qëndron disi më afër të vërtetës, duke qenë se nuk paraqet lidhje të ngushtë mes Nikajve dhe Kolmekshajve. Por edhe ky version nuk ka ruajtur plotësisht të saktë lidhjen më të afërt mes të gjitha degëve të Krasniqes me njëra-tjetrën, se sa me Nikajt. Me shumë gjasa, bërthama e saktë e traditës së prejardhjes së përbashkët, duke u përcjellë brez pas brezi në kujtesën kolektive të të dy fiseve, është pasuruar e shkrirë vazhdimisht edhe me elemente të reja, kushtëzuar nga rrethanat politike e ekonomike, derisa ka ardhur te ne në formën që njohim sot. Kjo dëshmohet jo vetëm nga versionet e ndryshme të gojëdhënës, por edhe nga përputhja në masë të madhe, por jo të plotë, mes tyre dhe rezultateve gjenetike. Të dhënat gjenetike dhe ato të gojëdhënave përputhen në prejardhjen e përbashkët mes Nikajve dhe Krasniqes, nga njëra anë, dhe të prejardhjes së ndryshme mes dy fiseve fqinje Nikaj dhe Mërtur. Për këtë arsye lidhjet martesore në Nikaj përqendrohen midis Nikajve (57% meshkuj; 36,6% femra) dhe Mërturit (24% dhe 43,7 % përkatësisht).[33]

    Momenti historik i zhvillimit të Krasniqes dhe Nikajve
    Sipas S. Pulahës, Krasniqja dhe Nikajt u formuan dhe filluan të territorializohen rreth shek. XVI, duke u përforcuar përfundimisht në shekullin pasardhës, hipotezë që e mbështet nga shfaqja në këtë periudhë në regjistrat osmanë e fshatrave që do të mbizotëroheshin nga këto fise deri në ditët tona.[34] Sipas YFull, mutacioni në FT174196 që karakterizon Krasniqen ka ndodhur para rreth 500 vjetësh,[35] prandaj paraardhësi i përbashkët i gjithë fisit mund të ketë jetuar gjatë shek. XVI, datë që përputhet me përfundimet e hulumtimit të Pulahës.

    Në këtë rast mund të shquajmë një përputhje e cila ia vlen të hulumtohet më tej, ndërmjet të dhënave historike, demografike, ekonomike, etnografike dhe atyre gjenetike e antropometrike.[36] Një nga të dhënat që mbështet këtë humanizim të shtuar të territoreve të brendshme e të larta malore është edhe shtrirja e krahinave etnografike të Mesjetës së Vonë në territore fqinje ose të tjera. Si shembull ilustrues, kemi shtrirjen e konceptit të Dukagjinit si krahinë që gjatë Mesjetës dëshmohet jo vetëm në jug të Drinit, por edhe në veri të tij.[37]

    Të gjitha të dhënat demografike të disponueshme përmes regjistrimeve periodike të popullsisë nga autoritetet shtetërore osmane, ashtu edhe relacionet dhe informatat e mbërritura nga autoritet fetare katolike dëshmojnë një rritje të qëndrueshme të popullsisë dhe vendbanimeve në shek. XVI-XVII.[38] Në këtë aspekt, degëzimi i fisit është dëshmi e krijimit të vendbanimeve të reja, të shkëputura nga vatra kryesore dhe e ndërthurur edhe me të dhënat e tjera tregon rritjen demografike që qëndron në themel të shtrirjes gjeografike dhe territorializmit të fiseve të reja. Ndarja gjenetike e Krasniqes që shpie te fillimi i shek. XVI dhe shtrirja e qëndrueshme e kësaj linje gjenetike në shekujt pasardhës mund të lidhet me atë dukuri të “eksplozionit demografik” që dëshmohet edhe në zonat e fiseve fqinje.[39]

    Në anën tjetër, hipoteza e Pulahës mbi vazhdimësinë e popullsisë në Shoshan nuk gjen mbështetje në rezultatet gjenetike. Të dy vëllazëritë e testuara të fshatit, si Biberaj edhe Çuti, janë pjesë e trungut kryesor gjenealogjik të Krasniqes, pra nuk janë bashkuar me fisin pa pasur lidhje gjaku. Një përgjigje përfundimisht negative nuk mund të jepet ende, pasi nuk mund të përjashtohet mundësia që ndonjë vëllazëri tjetër në Shoshan ose në Dragobi të ketë prejardhje të ndryshme. Ndërsa vazhdimësia në trevat e sotme mbetet e qartë, përhapja e një trungu familjar në fshatra të dokumentuar e të banuara edhe më herët, dëshmon raste të lëvizjes apo mbivendosjes së popullsisë brenda së njëjtës trevë.

    Fiset Krasniqe e Nikaj në sfondin gjenetik shqiptar dhe ballkanik
    Siç u theksua më sipër, anëtarët e të dy fiseve u takojnë vijës atërore J2b2a (J-M241) dhe degëzimit të saj J2b2a1 (J-L283), e cila i vendos brenda spektrit të larmisë së sotme gjenetike shqiptare. Kjo vijë atërore gjendet në përqindje relativisht të lartë te shqiptarët. Nëpër studime të ndryshme, frekuenca e saj ndër shqiptarë është rreth 14-18% [40], me përqendrim më të lartë në veri.[41] Një pamje më e hollësishme rreth shpërndarjes së J2b2a1 te shqiptarët përftohet nga databaza e Projektit “Rrënjët”, ku kjo linjë përfaqëson rreth 15-16% të mbi 1301 rezultateve shqiptare, dhe vërehet në përqindjet më të larta (mbi 30%) në Tropojë, në Malësi të Madhe, në Gollak, Junik, Mirditë e Dibër.[42] Në popujt e tjerë përreth, J2b2a gjendet ndjeshëm më rrallë. Në studime të ndryshme gjenetike mbi rumunët[43], serbët[44], grekët[45], kroatët[46], boshnjakët[47] e bullgarët[48] përqindja e haplogrupit J2b nuk i kalon 5%. Edhe në Itali, frekuenca lëviz nga zero deri në 8,3% sipas rajonit.[49]

    Në planin filogjenetik, jashtë dy fiseve në shqyrtim, lidhja më e afërt e gjetur deri sot, llogaritur nga YFull si rreth 800-vjeçare, është me një person po nga Tropoja, e fisit Gashi e nga fshati Luzhë. Fqinjësia e sotshme gjeografike mes Krasniqes, Nikajve dhe Gashit ka vijuar me pak ndryshime të paktën prej fillimit të shek. XVII, kur Gjergj Bardhi i përshkroi si Krasniqen edhe Gashin pranë bregut verior të Drinit.[50] Afria tashmë e zbuluar gjenetike sugjeron se përhapja fillestare e trungut mashkullor prej të cilit rrjedhin të tria fiset, mund të ketë nisur në trojet ku gjenden sot, ose diku pranë, gjatë Mesjetës së Vonë. Nga ana tjetër, nga krahasimi i të dhënave me rezultatet e tjera shqiptare në databazën e Projektit “Rrënjët”, nuk gjendet përputhje gjenetike në vijë atërore me Hotin apo fiset e tjera në Malësi të Madhe, të përmendura në gojëdhënat e mbledhura nga Hahn, Nopcsa etj. Lidhja gjenetike e zbuluar me rezultatin nga fisi i Gashit në mungesë të gojëdhënave për prejardhje të përbashkët, dhe mungesa e lidhjeve gjenetike me anëtarë të Hotit dhe fiseve të tjera të lakuara në gojëdhëna, tregon se kujtesa dhe identitetet e përbashkëta nuk u ndërtuan ekskluzivisht mbi lidhje gjaku, por u ndikuan vazhdimisht edhe nga faktorë të tjerë shoqërorë, ekonomikë apo politikë.

    Lidhjet e tjera të fiseve Nikaj e Krasniqe përmes vijës atërore, të përqendruara më fort në trevat veriore të hapësirës së sotme shqipfolëse, janë të shumta, dhe sipas YFull datojnë kryesisht nga Mesjeta e Hershme. Nga ana tjetër, lidhjet edhe më të largëta janë më të rralla, por paraqesin një vazhdimësi degëzimesh të linjës atërore që përfshin këto fise, nga Epoka e Bronzit deri në zgjerimin mesjetar. Edhe këto lidhje vijnë kryesisht nga hapësira historikisht të banuara nga shqiptarët.

    Përveç shpërndarjes së sotshme të degëzimeve më të afërta, prejardhja më e hershme e J2b2a dhe degëzimit J2b2a1 mund të shqyrtohen lehtësisht përmes rezultateve gjenetike të eshtrave të lashta. Paçka se ende nuk kemi rezultate të tilla nga hapësira ku banojnë sot shqiptarët, vlen të përmendet se lidhja parahistorike e J2b2a1 me Mesdheun Verior është tashmë e dokumentuar përmes gjetjeve të shumta të saj në eshtra nga Epoka e Bronzit në Dalmaci.[51] Rezultate të tjera vijnë nga Epoka e Bronzit në Vojvodinë[52] e Sardenjë[53], nga Epoka e Hekurit në Slloveni e Kroaci[54], nga Epoka e Hekurit dhe Antikiteti në Pulja[55] (mes fiseve japige) dhe në Romë[56], si dhe nga skaji verilindor i Dardanisë romake.[57]

    Lidhjet e afërta e të largëta me rezultate gjenetike bashkëkohore e të lashta sugjerojnë se prej Epokës së Bronzit, paraardhësit atërorë të fiseve Krasniqe e Nikaj kanë qenë pjesë e popullsive paleoballkanike që u përfshinë gjatë Mesjetës së Hershme në procesin e etnogjenezës shqiptare, dhe prej atëherë u përhapën në gjithë hapësirën shqipfolëse.

    Përfundime
    Të dhënat gjenetike, të përdorura në këtë artikull si burim historik, qartësojnë dhe mbështesin vazhdimësinë e linjave mashkullore të zonës dhe popullatës së marrë në shqyrtim që nga periudha e Bronzit deri në ditët e sotme. Kjo vazhdimësi gjenetike është e bashkëshoqëruar me një qëndrueshmëri gjeografike të theksuar, duke qenë se dokumentimi gjenetik i paraardhësve të popullatës së Krasniqes dhe Nikajve është i lidhur me një hapësirë pak të ndryshueshme gjeografike, të lidhur ngushtë me trevat veriore të hapësirës shqiptare. Presim që publikimi në të ardhmen i analizave gjenetike të skeleteve të lashta nga trevat shqiptare të mundësojë përcaktimin me saktësi edhe më të madhe të vendndodhjes së paraardhësve të këtyre fiseve.

    Afria mes të dy fiseve që është përmendur gjatë në traditën e trashëguar të tyre, tashmë është e vërtetuar edhe gjenetikisht. Të dy fiset shfaqin homogjenitet të lartë në vijë atërore, në përputhje me traditat ekzogamike të martesave ndërfisnore. Të dhënat gjenetike janë, në përputhje me dokumentimin historik, flasin për një përhapje të shpejtë të trungjeve kryesore gjenealogjike të Krasniqes dhe Nikajve, sidomos gjatë shek. XVI-XVII.

    Summary
    THE ORIGIN OF NORTH ALBANIAN TRIBES OF KRASNIQE AND NIKAJ BASED ON Y-DNA PHYLOGENY, HISTORICAL DATA AND ORAL TRADITION

    The broadening range of data available to scientific inquiry requires ever more interdisciplinary approaches for research in the historical sciences. In this paper, we have elected to concentrate on the Krasniqe and Nikaj clans of Northern Albania as two of the largest Albanian clans, from which we collected 23 samples for genetic sequencing. Y-DNA data from these clans’ members’ support the findings of several other lines of research from the fields of History, Ethnography and Anthropology, at the same time enriching the history of these clans in the context of the plethora of clans, brotherhoods and other groups that make up the Albanians as an ethnic group. We find that, in agreement with local legends of common ancestry, patrilineally, members of all the main brotherhoods of Krasniqe and Nikaj descend from one common male ancestor, while members of all the largest Krasniqe brotherhoods also share a more recent common ancestor which the Nikaj members do not descend from. These findings support the establishment and generational expansion of kinship-based groups as a key mechanism in the foundational stage of northern Albanian clans which endured into the 20th century. In the case of Krasniqe and Nikaj, a core cluster of closely related lineages subsequently diffused into several brotherhoods, and eventually even into two distinct clans which retained tales of kinship. On the other hand, social, economic and political factors must have played an important role in formation and evolution of collective memories and identities, as neither Krasniqe nor Nikaj claim kinship with the Gashi clan, despite sharing more a more distant common ancestor with at least some of its brotherhoods. Y-DNA haplogroup and subclade assignments for both Nikaj and Krasniqe members place their paternal ancestry in highly concentrated affinity to other Albanians, especially from the northern areas, and in more distant relation to several previously published ancient DNA results from the wider region. Utilized alongside historical facts, genetic data such as the results presented here, facilitate the historicization of poorly documented truths which would be difficult to verify through traditional historiographical methodology.



    Burime
    [1] Aleksandër Dhima, Antropologjia etnike e shqiptarëve, Tiranë: UET Press, 2017, f. 10-11.

    [2]Skënder Anamali, “L’état actuel des recherches sur l’origine des villes du Moyen Âge en Albanie”, në Actes du XIe congrès international d’archéologie chrétienne, Lyon, Vienne, Grenoble, Genève, Aoste, 21-28 septembre 1986, Rome: École Française de Rome, 1989, f. 2617-2635.

    ** Dëshmia më e sigurt dhe e qartë e dehumanizimit të territorit në fundin e Antikitetit është zhdukja e dioqezës së Shkodrës nga burimet historike për tre shekuj (VI-IX).

    [3] Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Paraqitja, hyrja, transliterimi, përkthimi dhe komentet nga Selami Pulaha, Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: 1974, f. 5.

    [4] Po aty, f. 4. Mbi kufijtë mes Drishtit dhe Shkodrës në shek. XV shih edhe Acta Albania Veneta, saeculorum XIV et XV, Josephi Valentini S. J. Labore, reperta et transcripta ac typis mandata. Pars secunda. Saeculi praescanderbegianam periodum complectens, Tomus duodecimus, Annos MCDXXIV ad MCDXXVI illustrans, Centro Internazionale di Studi Albanesi “Rosalino Petrotta”, etj., München-Roma: 1971, dok. nr. 3075, f. 286-287.

    [5] Alain Ducellier, “Genesis and Failure of the Albanian State in the Fourteenth and Fifteenth Century”, në Studies on Kosova, bot. Arshi Pipa & Sami Repishti. East European Monographs CLV, Boulder, Colorado: 1984, f. 3-22, ku thekson “after 1460, western merchants, especially the Ragusans, redescovered the virtues of a unified state in the Balkans. Thanks to the Turkish invasion, caravan traffic to Macedonia resumed, with the Turkish port of Vlorë as the point of departure. And though Prizren and Prishtinë became important stages on the route, where Albanian traders participated in the transactions”. (f. 16).

    [6] Alain Ducellier, “Les mutations de l’Albanie au XVe siecle. Du monopole ragusain a la redecouverte des fonctions de transit”, në Etudes Balkaniques nr. I, Sofje: 1978, f.76.

    [7] Selami Pulaha, “Qytetet e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës gjatë gjysmës së dytë të shek. XVI në dritën e të dhënave të reja të regjistrimeve kadastrale osmane”, në Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike, IX, 1979, Prishtinë: 1980, f. 13.

    [8] Selami Pulaha, “Qytetet shqiptare nën regjimin feudal ushtarak osman gjatë shekujve XV-XVI”, në Monumentet, nr. 1, Tiranë: 1984, f. 17-18.

    [9] Po aty, f. 29, 35.

    [10] Emin Riza, “Vështrim mbi urbanistikën e qytetit shqiptar (shek. XII-XX)”, në Monumentet, nr. 13, botim i Institutit të Monumenteve, Tiranë: 1977, f. 61-62.

    [11] Në aspektin ekonomik, “a la place des nombreux octrois et peages, consequence du morcellement feudal de la Peninsule avant la conquete ottomane, l’on a etabli un systeme douanier unique, fait pour favoriser les rapports commerciaux entre les diverses regions des Balkans”. Andrei Pippidi, Hommes et idées du Sud-est européen à l’aube de l’âge moderne, Bucarest: Editura Academiei Republicii Socialiste Romania, 1980, f. 27.

    [12] S. Pulaha, “Qytetet e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës…”, f. 13; Mbi themelimin e Gjakovës shih Hasan Kaleshi, Hans-Jürgen Kornrumph, “Das Vilajet Prizren im 19 Jahrhundert”, Südost Forschungen, 26, München: 1967, f. 209.

    [13] S. Pulaha, “Qytetet shqiptare nën regjimin feudal ushtarak osman gjatë shek. XVXVI…”, f. 36.

    [14] “les Albanais… ils en sont peut-etre l’element le plus remuant car, soldats ou agents diplomatiques, ils sont partout, a Constantinople et a Bucarest, a Venise et a Varsovie”. A. Pippidi, Hommes et idées…, f. 25; Gjerësisht për shtrirjen e pranisë së shqiptarëve në Mesdhe, Detin e Kuq dhe në Afrikë e Oqeanin Indian në shek. XVIXVII, shih: Ardian Muhaj, Nga Ballkani në Mesdhe. Shqiptarët prej Mesjetës në agimin e Kohës së Re, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë: 2019.

    [15] Edhe në këtë punim fjala “fis” do të përdoret sipas kuptimit lokal dhe tradicional shqiptar. Kuptimi i fjalës “fis” në traditën diturake shqiptare ka domethënien e grupeve që rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët, fiktiv ose jo, të lidhur mes tyre me marrëdhënie shoqërore e familjare e në njëfarë mase edhe me interesa ekonomike të veçanta prej banorëve të fiseve të tjera. Rrok Zojzi, “Ndamja krahinore e popullit shqiptar”, në Etnografia Shqiptare, vëll. I, Tiranë: 1969, f. 16-17; Mark Tirta, Etnologjia e shqiptarëve, Tiranë: Geer, 2007, f. 115; A. Dhima, Antropologjia etnike e shqiptarëve…, f. 22. Termi shqip fis është shpesh i ndërkëmbyeshëm me termin bajrak. Dallimi mes tyre qëndron në atë se termi “fis” nënkupton lidhje gjaku (reale ose të imagjinuara), kurse termi “bajrak” nënkupton territor. Robert Elsie, The Tribes of Albania: History, Society and Culture, London/New York: I.B. Tauris, 2015 f. 4; po ashtu: Azeta Kola, “From Serenissima’s Centralization to the Self-Regulating Kanun: The Strengthening of Blood Ties and the Rise of Great Tribes in Northern Albania, 15th to 17th Century”, në Acta Histriae, 25/2, Koper: 2017, f. 349-374.

    [17] Në regjistrin ose Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, dalin Nikijt (Nikajt) me 7 shtëpi. Defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Paraqitja, hyrja, transliterimi, përkthimi e komentet Selami Pulaha, vëll. I, Instituti i Historisë, Tiranë: 1975, f. 146-146 (fl. 335-337).

    [18] Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, Teksti origjinal dhe përkthimi përgatitur nga Injac Zamputi, vëll. I (1610-1634), Universiteti Shtetëror, Tiranë: 1963, f. 386, dok. nr. 29, fl. 171v. (cituar më pas: I. Zamputi, Relacione…,)

    [19] Po aty, f. 460, dok. nr. 39, fl. 65. Në këtë relacion Krasniqja jepet me 50 shtëpi e 450 frymë.

    [20] Krasniqja sipas Gasparit kishte 20 shtëpi me 200 frymë. Stefano Gaspari, “Relazioni delle Diocesi di Serbia, Pulati, Scutari, Sapa, Alessio, Durazzo e Antivari del 1671,” në Hylli i Dritës, Shkodër: 1930, f. 492-498 (fl. 68-69).

    [21] Në këtë hartë përmendet edhe Nicagni (Nikaj) dhe Mortur (Mertur). Ermano Armao, Localitá, chiese, fiumi, monti e toponimi varii di un’antica carta dell’Albania Settentrionale, Istituto per l’Europa Orientale, Roma: 1943, f. 87.

    [22] Franc Nopça, Fiset e malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e drejta zakonore e tyre, përkthyer nga Mihal Zallari, përgatitur për botim nga Marenglen Verli, Edmond Malaj, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë: 2013.

    * Kjo gojëdhënë jepet në versione të ndryshme sipas vendit dhe kohës ku është mbledhur, dhe zakonisht përfshin dhe fiset e tjera si Piperi, Vasojeviçi, Trieshi etj. 23 Abaz Dojaka, “Ekzogamia tek shqiptarët”, në Etnografia Shqiptare, nr. 5, Tiranë: 1974, f. 44-46.

    [24] Edith Durham, Shqipëria e Epërme. Një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Tiranë: IDK, 2012, f. 209-210.

    [25] Rrok Zojzi, “Shala”, vëll. III, 42/5, 1956, në ASA, Arkivi i Institutit të Antropologjisë ulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë.

    [26] Ibrahim Malaj, Tropoja në breza, Tiranë: Dardania, 2003, f. 36-38.

    [27] Dodë Progni, Zef Doda, Nikaj-Mërturi: Vështrim Historik, Shkodër: Shtjefni, 2003.

    [28] I. Malaj, Tropoja në breza…, f. 49-50.

    [29] Qemal Bashkurti, Brez pas brezi në shekuj, Tiranë: 2018, f. 49.

    [30] Intervistë e mbledhur nga Alban Lauka, 2018.

    [31] International Society of Genetic Genealogy. Y-DNA Haplogroup Tree 2019, Versioni: 15.73, Data: 11.07.2020, http://www.isogg.org/tree/, 03.11.2021.

    [32] Bashkime të tilla, për arsye politike, ekonomike apo shoqërore, nuk janë të rralla në Shqipërinë Veriore.

    [33] A. Dhima, Antropologjia etnike e shqiptarëve…, f. 191. Po ashtu, në rastin e Krasniqes, martesat më të shumta të subjekteve të studiuara nga autori janë lidhur me Gashin: 69% e meshkujve dhe 34,8% e femrave, sikurse 51,5% e femrave nga fshatrat e ndryshme të Gashit rezultojnë të jenë martuar në rrethinën e Krasniqes. Po aty, f. 192.

    [34] Selami Pulaha, “Mbi gjallërimin e lidhjeve farefisnore dhe krijimin e fiseve në Shqipërinë e Veriut në shek. XVI-XVII”, në Studime historike, nr. 2, Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë: 1975, f. 130-132. Pulaha thekson se mospërmendja e fiseve të Shalës, të Shoshit, të Nikaj Mërturit, të Gashit, të Krasniqes, në regjistrimet osmane dëshmon për moskrijimin e tyre ende në shek. XV-XVI.

    [35] YFull, Ytree v.9.05.00, 21.10.2021. https://www.yfull.com/tree/J-Y126399/.

    [36] Lidhje të ngushta tregojnë grup-popullsitë malore të Kelmendit dhe Krasniqes, çka përkon me panoramën e deritanishme sepse të dyja seritë në fjalë u takojnë dy ndarjeve respektive të grupi të madh etnokulturor të Malësisë. A. Dhima, Antropologjia etnike e shqiptarëve…, f. 324, 331.

    [37] Emërtimi i zonës së Shalës në veri të Drinit si Dukagjin i ri është domethënës. Po aty, f. 17, fig. 1. Në këtë drejtim kuptimor shkon edhe emërtimi Malësi e Vogël e zonës që përfshin edhe Krasniqen, Gashin dhe Bytyçin. Pra, Malësia e Vogël në kuptimin e zanafillës së imagjinuar nga Malësia e Madhe. Në mes të dy Malësive, u shtri Dukagjini i Ri, që futet si “pykë” midis dy pjesëve të Malësisë. Po aty, f. 38.

    [38] Vladimir Misja, Ylli Vejsiu, Arqile Berxholi, Popullsia e Shqipërisë. Studim demografik, Universiteti i Tiranës, Tiranë: 1987, f. 63-64.

    [39] Në rastin e Dukagjinit të Ri, prania e shumë kishave katolike, që datojnë në shek. XVI-XVIII, na dëshmon se kjo rrethinë pati njohur një eksplozion demografik” në këta shekuj. A. Dhima, Antropologjia etnike e shqiptarëve…, f. 83.

    [40] Haplogrupi J2b del rreth 14,5% në Shqipëri sipas Vincenza Battaglia, Simona Fornarino, Nadia Al-Zahery, Anna Olivieri, Maria Pala, Natalie M. Myres, Roy J. King et al. “Y-chromosomal evidence of the cultural diffusion of agriculture in Southeast Europe,” në European Journal of Human Genetics, 17, no. 6, United Kingdom: 2009, f. 820-830. 14.1% në Maqedoni; 18.2% në Shqipëri sipas Stefania Sarno, Sergio Tofanelli, Sara De Fanti, Andrea Quagliariello, Eugenio Bortolini, Gianmarco Ferri, Paolo Anagnostou et al., “Shared language, diverging genetic histories: high-resolution analysis of Y-chromosome variability in Calabrian and Sicilian Arbereshe”, në European Journal of Human Genetics, 24, no. 4, United Kingdom: 2016, f. 600-606.

    [41] Haplogrupi J2b gjendet në 25,2% të gegëve dhe 11,5% të toskëve te Sarno et al, 2016, kurse haplogrupi më i gjerë J2 në 23% të gegëve dhe 16,5% të toskëve sipas Gianmarco Ferri, Sergio Tofanelli, Milena Alù, Luca Taglioli, Erjon Radheshi, Beatrice Corradini, Giorgio Paoli, Cristian Capelli, and Giovanni Beduschi, “Y-STR variation in Albanian populations: implications on the match probabilities and the genetic legacy of the minority claiming an Egyptian descent”, në International journal of legal medicine, 124, no. 5, Gjermani: 2010, f. 363-370.

    [42] Projekti Shqiptar i ADN-së “Rrënjët”. Statistikat. 2021. www.rrenjet.com/statistikat.

    [43] Begoña Martinez-Cruz, Mihai Ioana, Francesc Calafell, Lara R. Arauna, Paula Sanz, Ramona Ionescu, Sandu Boengiu et al. “Y-chromosome analysis in individuals bearing the Basarab name of the first dynasty of Wallachian kings,” në PLoS One 7, no. 7, San Francisco, Cambridge: 2012, e41803.

    [44] Maria Regueiro, Luis Rivera, Tatjana Damnjanovic, Ljiljana Lukovic, Jelena Milasin, and Rene J. Herrera. “High levels of Paleolithic Y-chromosome lineages characterize Serbia”, në Gene, vol. 498, no. 1, Amsterdam, New York: 2012, f. 59-67.

    [45] V. Battaglia et al., “Y-chromosomal evidence…”.

    [46] Po aty.

    [47] Po aty.

    [48] Sena Karachanak, Viola Grugni, Simona Fornarino, Desislava Nesheva, Nadia AlZahery, Vincenza Battaglia, Valeria Carossa et al. “Y-chromosome diversity in modern Bulgarians: new clues about their ancestry”, në PLoS One 8, no. 3, 2013, e56779; Martinez-Cruz, Begoña et al. “Y-chromosome analysis…”.

    [49] Viola Grugni, Alessandro Raveane, Francesca Mattioli, Vincenza Battaglia, Cinzia Sala, Daniela Toniolo, Luca Ferretti et al. “Reconstructing the genetic history of Italians: new insights from a male (Y-chromosome) perspective”, në Annals of human biology 45, no. 1, UK: 2018, f. 44-56.

    [50] I. Zamputi, Relacione…, II, f. 147, dok. nr. 30, fl. 154.

    [51] Ian Mathieson, et al. “The genomic history of southeastern Europe”, në Nature, 555.7695, UK: 2018, f. 197-203.

    [52] A. Žegarac, et al. “Ancient genomes provide insights into family structure and the heredity of social status in the early Bronze Age of southeastern Europe”, në Scientific Reports, 11.1, UK: 2021, f. 1-11.

    [53] Joseph H. Marcus, Joseph H., “Genetic history from the Middle Neolithic to present on the Mediterranean island of Sardinia”, në Nature communications, 11.1, UK: 2020, f. 1-14.

    [54] N. Patterson, Isakov, M., Booth, T. et al. “Large-scale migration into Britain during the Middle to Late Bronze Age”, në Nature (2021). https://doi.org/10.1038/s41586-021-04287-4

    [55] Serena Aneli, Tina Saupe, Francesco Montinaro, Anu Solnik, Ludovica Molinaro, Cinzia Scaggion, Nicola Carrara et al. “The genetic origin of Daunians and the PanMediterranean southern Italian Iron Age context”, në bioRxiv (2021). (https://www.biorxiv.org/)

    [56] Margaret L. Antonio, Ziyue Gao, Hannah M. Moots, Michaela Lucci, Francesca Candilio, Susanna Sawyer, Victoria Oberreiter et al. “Ancient Rome: A genetic crossroads of Europe and the Mediterranean”, në Science 366, no. 6466, SHBA: 2019, f. 708-714.

    [57] Iñigo Olalde, Pablo Carrión, Ilija Mikić, Nadin Rohland, Shop Mallick, Iosif Lazaridis, Miomir Korać et al. “Cosmopolitanism at the Roman Danubian Frontier, Slavic Migrations, and the Genomic Formation of Modern Balkan Peoples”, në bioRxiv (2021). (https://www.biorxiv.org/)
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  21. #879
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Fisi Kelmend
    Fisi Kelmend është një ndër fiset më të vjetra, por edhe më të mëdha shqiptare, si shtrirje dhe si popullsi. Gjatë shekujve të parë të periudhës osmane, fisi Kelmendit fitoi rëndësi të madhe ushtarake dhe politike, duke qenë shpeshherë në pozicion dominues në pjesën më të madhe të trevave rreth Alpeve Shqiptare1.

    Përmbajtja hide
    1 Fisi Kelmend në histori e gojëdhëna
    2 Rezultatet gjenetike
    3 Diskutim
    3.1 Burime:
    Shtrirja e këtij fisi përmbledh hapësira të gjera që sot gjenden në katër shtete. Baza historike e fisit gjendet në pjesën veriore të Malësisë së Madhe në Shqipëri, ku Kelmendi kishte tre bajrakët fillestarë – Selca, Vukli e Nikçi – dhe bajrakun e katërt – Bogën – që u bashkua me tre të parët gjatë shek 191. Nga ky rajon, Kelmendi u përhap në disa drejtime: në luginën e Gucisë, (Vuthaj, Martinaj, etj), e prej aty, në Çerem e Valbonë të Malësisë së Gjakovës; në bjeshkët e Rugovës dhe më tej në Llap e në treva të tjera të Kosovës e deri në Sanxhakun e Nishit2; në Peshter të Sanxhakut të Novi Pazarit3; në ultësirën bregdetare veri-perëndimore, kryesisht në afërsi të Lezhës, e në shumë treva të tjera shqiptare.

    Fisi Kelmend në histori e gojëdhëna
    Gojëdhënat e ndryshme, mbledhura nga Bogdani4, Hecquardi5 e deri te Nopcsa6 dhe Durham7 ne fillimet e shek. XX, i përmbahen një forme të përafërt: i pari i fisit, Kelmendi, kishte pasur disa djem, dhe secili prej tyre filloi një familje, e më vonë, vëllazëri të veçantë; këto vëllazëri u zhvilluan deri deri në formën e fshatrave që njohim sot. Në pikëpamje etnografike, Zojzi vlerëson se Kelmendi, ashtu si fiset e tjera malësore rreth Alpeve Shqiptare, kanë prejardhje nga treva më veriore8.

    Përveç gojëdhënave dhe traditës, për Kelmendin ka edhe të dhëna të bollshme historike. Në regjistrin osman të 1497, përkthyer nga S. Pulaha, në nahijen e Kelmendit përmenden dy fshatra: Selçisha, me katundin Liçen, dhe Içpaja me katundet Gjonoviq, Leshoviq, Muriq dhe Kolemad9. Po aty, përmenden edhe disa individë që ndoshta mund të jenë themeluesit e trungut kryesor të fisit: Vukza, i biri i Kelmendit, Vladi i biri i Kelmendit, dhe Gjoni, i biri i Kelmendit (Klemendit), në Selçishë; Vuku, i biri i Kelmendit, në Içpajë-Gjonoviq; Deda, i biri i Kelmendit, dhe Stepani i biri i Kelmendit në Içpajë-Muriq9.

    Kelmendi: harta e trojeve kelmendase nga Malësia e Madhe deri në Rugovë.
    Vendbanime kelmendase rreth Alpeve shqiptare
    Nisur nga analiza e regjistrit të 1497 dhe atij të 1582, Pulaha del në përfundimin se ngulitja e përhershme (sedentare), dhe formimi i fisit territorial ishte në zhvillim e sipër në 1497, dhe ishin plotësisht të përfunduara në fund të shek. XVI. Rënia e numrit të popullsisë gjatë këtij shekulli, sipas Pulahës, sugjeron se vëllazëri blegtorale të Kelmendit mund të jenë larguar nga katundet Muriq dhe Kolemad, drejt trevave që sot gjenden në Mal të Zi, si Muriqani apo Goljemadi10.

    Rezultatet gjenetike
    Deri sot (nëntor 2020), kemi 15 anëtarë kelmendas në Projektin Rrënjët. Sipas nojhurive të secilit, asnjë nuk ka lidhje më afër se tre breza me të testuarit e tjerë. Prej tyre, 9 janë nga pjesa e Malësisë së Madhe që përfshihej në katër bajrakët e lartpërmendur, kurse 6 janë nga zona të tjera, por që ruajnë në familje traditën e përkatësisë fisnore Kelmend. Brenda grupit të dytë, katër familje ruajnë edhe gojëdhënën e prejardhjes nga fshatrat e Kelmendit, kurse një familje mendohet që është bashkuar me vëllazëritë e fisit që u vendosën në ultësirën afër Lezhës. Po i paraqesim të gjitha rezultatet në tabelën e mëposhtme:



    Qyteti/Fshati/Lagjia Vllaznia/Bajraku Rezultati
    Selcë, Malësi e Madhe Selcë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Lëpushë, Malësi e Madhe Vukël E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Vukël, Malësi e Madhe Vukël E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Muriq, Malësi e Madhe Vukël E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Shkodër Vukël E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Nikç, Malësi e Madhe Nikç E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Nikç, Malësi e Madhe Nikç E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Nikç, Malësi e Madhe Nikç E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Bogë, Malësi e Madhe Bogë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Okol, Bogë, Malësi e Madhe Bogë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Bogë, Rugovë Bogë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Valbonë, Tropojë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Tiranë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310
    Shkodër R1b-M269>Z2103>BY611>Z2705>Y32147
    Lezhë J1-M267>P58>Z643>Z2331>Y3081>Y179831


    Diskutim
    – Siç dallohet lehtë nga tabela, fisi Kelmend është nje fis mjaft homogjen në prejardhjen e vijës atërore. Shumica dërrmuese e të testuarve i takojnë një linje të vetme: E-V13>CTS9320>BY62310. Vetëm dy nga 15 rezultate nuk i takojnë këtij trungu. Madje edhe vëllazëria Pepushaj, që thuhet se janë anas3, janë gjithashtu të kësaj linje. Në Projektin Boshnjak të ADN-së11 ka edhe kelmendas të tjerë të testuar, shumica po ashtu në degën E-V13>BY62310, dhe një numër i vogël rezultatesh nën J2b-L283>Y23094 dhe R1b-BY611>Z2705.

    – Kelmendasit kanë prejardhje nga popujt e lashtë të Ballkanit. E-V13>CTS9320>BY62310, si nëndegë e E-V13>CTS9320, lidhet me një numër të madh linjash të tjera që gjenden te shqiptarët, si E-V13>CTS9320>Z17107, E-V13>CTS9320>Y84585, E-V13>CTS9320>BY4526, E-V13>CTS9320>BY34282. Brenda E-V13>BY62310, lidhjet më të afërta të trungut të Kelmendit janë me një të testuar në Pukë dhe një tjetër nga zona e Kolonjës në Korçë (me prejardhje vllahe). Për vjetërsinë dhe prejardhjen e gjithë kësaj dege do të shkruajmë më hollësisht në të ardhmen, por ndërkohë mund të themi se është një linjë që duhet të lidhet me popujt e lashtë Ballkanikë, me gjasë të anëve veri-perëndimore të gadishullit.
    —–Ndër linjat e tjera:
    —–R1b-M269>BY611>Z2705>Y32147, rezultat i një personi nga Shkodra që sipas traditës ka prejardhje nga Nikçi. Kjo degë gjendet në dendësi relativisht të lartë në Malësi, sidomos në familjet anase, prandaj, edhe pa rezultate të ngjashme nga Kelmendi, ka mundësi që gojëdhëna të jetë e saktë. Në Projektin Boshnjak të ADN-së janë disa anëtarë të kësaj dege që mendohet se kanë prejardhje nga Kelmendi (Muriqi), në largësi rreth 1000-1100 vjet nga personi nga Shkodra. Edhe kjo linjë ka prejardhje nga popujt e lashtë paleo-Ballkanikë.
    —–J2b-L283>Y23094, që përmendëm më lart, ka gjithashtu prejardhje nga popujt e vjetër të Ballkanit dhe ka dendësi e larmi të lartë në Malësi.
    —–Dega J1-M267>P58>Y3081 ka gjasa të jetë përhapur në Mesdhe gjatë Epokës së Bronzit dhe ttë Hekurit. Duke qenë se nuk e gjejmë as në Malësi, as në treva të tjera të Kelmendit, duket se vërtetë të jetë bashkuar me fisin në ultësirat e Lezhës.

    – Ka mundësi që pjesa më e madhe e fisit, vëllazëritë nën E-V13>CTS9320>BY62310, të kenë prejardhje të largët nga treva më veriore në Ballkan, por nuk ka prova që kjo lëvizje të ketë ndodhur 1000 vitet e fundit. Rezultatet më të afërta me kelmendasit E-V13>BY62310 vijnë nga trojet e sotshme shqiptare prandaj lëvizjet e këtij mijëvjeçari duhet të jenë përqendruar në pjesën veriore të trevave shqipfolëse.

    – Pavarësisht disa rezultateve të ndryshme, gojëdhëna që tregon se vëllazëritë e ndryshme të fisit kanë prejardhje të përbashkët, duket përgjithësisht e saktë. Nuk mund të thuhet me siguri, pa rezultate edhe nga disa vëllazëri të pa-testuara, sa familje në Selcë, Nikç e Vukël, i takojnë degëve të tjera, mirëpo rezultatet e deritanishme tregojnë bindshëm që pjesa dërrmuese janë të të njëjtit trung gjenealogjik.

    – Gojëdhëna e prejardhjes së fshatit Valbonë tregon se i pari i fshatit ishte një kelmendas që nguli nga Vuthajt në Valbonë. Rezultatet vërtetojnë lidhjen e gjakut mes Valbonës e kelmendasve në Malësi të Madhe. Edhe në vëllazëritë e fshatit Vuthaj që lidhen me Valbonën duhet të jenë të kësaj linje, megjithëse duhen rezultate edhe nga ky fshat për provën përfundimtare.


    Prijësi kelmendas, Prek Cali
    – Te kelmendasit jashtë Malësisë së Madhe, edhe pse E-V13>BY62310 mbetet mbizotëruese, vërehet larmi më e lartë. Kjo mund të vijë si pasojë e dy fenomeneve. Së pari, familje me prejardhje të ndryshme mund të jenë bashkuar me fisin në rajonet ku ky ka shtegtuar, si në rastin e rezultatit nga Lezha. Së dyti, siç sugjeron Pulaha, vetë fisi i Kelmendit mund të ketë qenë më heterogjen në periudhën e hershme të territorializimit të tij10, deri sa një vëllazëri dominoi pjesën tjetër të familjeve, duke i shpërngulur këto të fundit. Kjo dinamikë e homogjenizimit gradual deri në përputhje të territorit me përhapjen e bërthamës fisnore vërehet edhe te fise të tjera. Në rastin e Kelmendit, mbështetje për këtë skenar mund të japin rezultatet e linjës R1b-BY611>Z2705>Y32147. Fakti që në Projektin Boshnjak ka anëtarë të vëllazërisë Muriqi me rezultatin këtë rezultat, ndërsa një familje që banon sot në lagjen Muriq është testuar E-V13>BY62310 mund të jetë një rast i zëvendësimit të një vëllazërie më të vogël nga familje të trungut kryesor. Megjithatë, për të folur me më shumë siguri duhen të paktën rezultate nga lagjia Muriq.

    – Boga, si bajrak i veçantë deri në shek. 19, ka ngjallur vazhdimisht interes e debate rreth lidhjes me Kelmendin. Disa gojëdhëna e paraqesin edhe Bogën si pasardhëse të një vëllai tjetër të të parëve të Selcës, Vulit e Nikçit, por si Nopcsa6 edhe Malcolmi1, kanë supozuar se gojëdhëna është tjetërsuar për të justifikuar bashkimin politik të Bogës me Kelmendin. Rezultatet tregojnë se, pavarësisht a është ndryshuar gojëdhëna apo jo, lidhje gjaku mes Kelmendit e Bogës ka. Gjithashtu, gojëdhëna e regjistruar nga Mark Krasniqi12 mbi prejardhjen së fshatit Bogë në Rugovë nga Boga në Malësi të Madhe mund të gjejë mbështetje gjenetike në afërsinë mes anëtarëve nga të dy fshatrat, gjë që do të verifikohet me përmirësimin e rezolucionit të testeve të tyre. Me dy rezultate nga ky fshat dhe një nga Boga e Rugovës, nuk mund të thuhet ende nëse gjithë popullsia e Bogës lidhet me pjesën tjetër të Kelmendit. Megjithatë, duke qenë se dy rezultatet nga Boga në Malësi të Madhe vijnë nga dy familje relativisht të mëdha dhe pa lidhje me njëra-tjetrën, madje nga lagje të ndryshme të fshatit, dhe rezultati nga Boga në Rugovë sigurisht nuk lidhet me ta për të paktën 8 breza, mund të themi që të paktën një pjesë e mirë e Bogës janë të një gjaku me Kelmendin.

    Siç theksuam më lart, mbeten shumë të panjohura për t’u ndriçuar edhe më tej përmes zgjerimit dhe thellimit të kampionit. Dy anëtarë të projektit të linjës atërore E-V13>BY62310 janë në pritje të testeve me rezolucion të lartë. Ndërkohë, ftojmë gjithë kelmendasit që kanë kryer teste të kromozomit Y, të bashkohen me projektin Rrënjët, dhe ata që nuk janë testuar ende, të bëjnë një test e të anëtarësohen, që të mësojmë sa më shumë për prejardhjen e këtij fisi.

    L



    Burime:
    L

    1Malcolm, N. (2020). Rebels, Believers, Survivors: Studies in the History of the Albanians. Oxford University Press, USA. H

    2Hahn, G.H. (1858). Travels in Dardanian Albania. Retrieved November 1st, 2020 from http://www.albanianhistory.net/1858_Hahn/index.html.

    3Elsie, R. (2015). Fiset Shqiptare. Artini: Tiranë.

    4Malcolm, N. (2000). The Kelmendi: Notes on the Early History of a Catholic Albanian Clan. Südost-Forschungen, (59-60), 149-163.

    5Hecquard, H. (2016). Histoire et description de la Haute-Albanie-Ou Guégarie. Collection XIX.

    6Nopcsa, F., Malaj, E., Verli, M., & Zallari, M. (2013 (1908)). Fiset e malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyre. Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë.

    7Durham, M. E. (2017). High Albania. Lulu.com.

    8Zojzi, Rr. (2018). Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com.

    9Pulaha, S. (1974). Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485. Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Historisë.

    10Pulaha, S. (1975). Kontribut për studimin e ngulitjes së katuneve dhe krijimin e fiseve në Shqipërinë e veriut shekujt XV-XVI. Studime Historike, I. Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

    11Bosnjacki DNK Projekat. https://bosnjackidnk.com/baza-bez-markera/

    12Krasniqi, M. (1978). Vendbanimet e Rugovës.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  22. #880
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Shkreli
    Shkreli është ndër fiset kryesore të Malësisë së Madhe. Territori i Shkrelit shtrihet përgjatë luginës së Lumit të Thatë, duke u kufizuar me Kastratin, Kelmendin, Bogën, Shalën, Planin, Rrjollin, Reçin, Lohjen. Fshatrat e Shkrelit janë Vrithi, Bzhetë, Zagora, Dedaj, Ducaj, Xhaj, Makaj, Grishaj.

    Shkreli në histori dhe gojëdhëna
    Shkreli nis të përmendet në dokumenta historike nga shekulli i 15, kur del si vendbanim në trevën ku gjendet edhe sot, dhe mbiemër i banorëve të disa fshatrave të ndryshme në zonën mbi Shkodër (Zamputi, 1977). Sipas një gojëdhëne thuhet se Lekë Shkreli ishte i pari i fisit, dhe djemtë e tij Vrith, Dedë, Buzhetë dhe Zog formuar fshatrat kryesore të fisit: Vrith, Dedaj, Bzhetë dhe Zagore (Ukgjini). Ka hipoteza të ndryshme për vendin nga erdhi Leka me të bijtë: një version i mbledhur nga në 1858 thotë se i pari i fisit erdhi nga Peja (Hecquard, 1858), Rrok Zojzi përmend Fushën e Kosovës (1944), kurse një version tjetër më i njohur thotë se Leka mbërriti nga Bosnja (Durham, 1908; Nopsca 1912; Ukgjini), por duhet thënë se në shekujt e kaluar edhe territore të afërta që sot janë pjesë e Malit të Zi thirreshin Bosnje.

    Kujtesa e trashëguar thekson se të parët e këtij trungu gjeneaologjik gjetën në Shkrel një popullsi më të vjetër, nga të cilët mbetën vetëm pak familje, kurse të tjerat u larguan. Nga këta banorë të vjetër, sipas të gjitha gojëdhënave, rrjedhin banorët e fshatit Xhaj, dhe sipas Ukgjinit edhe Vukajt, Kolajt, Kapllajt, Luizi dhe Tuçajt. Rrok Zojzi tregon:

    “Kur fisi i Shkrelit u dynd prej fushës së Dardhanis (Kosovës), kaloi bjeshkët dhe i ra në shpinë Xhanit qi banojshin në tokën ku sot banon Shkreli. Xhajt luftuen sa mujten e në fund u dbuen dhe u ndoqën prej Shkrelit gjatë luginës së Prronit të That. Xhani i lodhun, nji pjesë i briti Shkrelit “në dorë t’ande, mos më çart”, e nji pjesë tjetër u kap mbi qafë të Shtogut e duel në Pult ku përtrini Xhanin edhe atje.”

    Që në fillim të shekullit të 17 Shkreli del si njësi e veçantë, pasi përmendet nga Bolizza me 65 shtëpi dhe 43 burra të armatosur nën udhëheqjen e Gjon Parubës. Pas kësaj periudhe Shkreli vijon të zjgerohet deri sa mbërrin në rreth 600 shtëpi në 1900. Përveç Shkrelit në Malësi të Madhe, shumë shkrelas u zhvendosën edhe në treva të tjera, si në Sanxhak, në Rugovë e më tej në Kosovë, në Shestan, në trevat fushore bregdetare mes Shkodrës e Lezhës, etj. Ka edhe fise të tjera që kujtojnë prejardhjen e tyre nga Shkreli, edhe pse tashmë nuk e mbajnë veten pjesë të këtij fisi, si psh Bytyçi (Rrok Zojzi thotë në 1962 se Shkreli e Bytyçi ishin një Mal që u nda në dy fise), Markajt e Margegajt në Tropojë, Vrithi e Dedajt në Pukë, Shëngjini në Mirditë, etj. Kurse Boga thuhet se ka qenë pjesë e Shkrelit përpara bashkimit me Kelmendin, por nuk ka gojëdhëna konkrete për lidhje gjaku.

    Rezultatet gjenetike
    Në databazën e projektit kemi, deri tani, 14 anëtarë të fisit Shkrel. Prej këtyre, 10 janë nga Shkreli në Malësi të Madhe, kurse 4 nga zonat e tjera të banuara nga anëtarë të fisit.

    Fshati Vëllazëria Rezultati
    Grykë Lugje J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Ducaj Bzheta J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Dedaj Dedaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Dedaj Dedaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Poicë Dedaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Zagorë Zagora J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Makaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Makaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Fushë Kosovë, Prishtinë J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786
    Xhaj Xhaj (anas) R1b-M269>Z2705>BY105603>Y177774
    Xhaj Xhaj (anas) R1b-M269>Z2705>BY105603>Y177774
    Lezhë E-V13>Z5018>S2979>L241>PH2180
    Klinë, Pejë I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
    Vogovë, Gjakovë I1-M253>Z63>S2077>Y60985>BY105294
    Showing 1 to 14 of 14 entries
    Nga këto rezultate, disa përfundime rreth prejardhjes së shkrelasve janë tashmë të qarta.

    Përfundime
    – Trungu kryesor gjenealogjik në Shkrel i takon vijës atërore J2b-L283>Y23094>Y82533. Kjo linjë është gjetur në të gjithë fshatrat e Shkrelit, përveç fshatit Xhaj. Pra Shkreli është fis mjaft homogjen dhe gojëdhëna që tregon se Vrithi, Zagora, Dedajt dhe Bzheta kanë prejardhje të përbashkët është e saktë. Prejardhja e largët e kësaj linje lidhet me fiset e lashta të Ballkanit, gati me siguri me ato ilire (më shumë rreth kësaj linje mund të lexoni këtu). Lidhur me kohën e vendosjes në Shkrelin e sotshëm, vjetërsia e nëndegës sugjeron së paku periudhën e Mesjetës së vonë, ndoshta edhe më herët. Ka mundësi që në vend të zëvendësimit të një fisi të vjetër me një fis të ardhur rishtaz, gojëdhënat kujtojnë përplasjet që lindën si pasojë e fuqizimit dhe zgjerimit të njërit prej fiseve të zonës kundrejt fiseve të tjera.



    – Duke parë shpërndarjen dhe larminë e linjës atërore J2b-L283>Y23094>Y82533, mund të thuhet me siguri se të parët e Shkrelit nuk kanë prejardhje nga Bosnja, por nga pjesa veriore e trojeve shqiptare, të paktën nga Antikiteti i vonë deri sot, kurse prania në Ballkan është të paktën 4200 vjeçare.

    – Familjet anase të Shkrelit kanë vazhdimësi sot në fshatin Xhaj, ku familjet e testuara nuk i takojnë trungut kryesor gjenealogjik, por një linjës atërore R1b-Z2705>BY105603. Edhe kjo është linjë e vjetër në Ballkan por pa lidhje me linjën e mësipërme (më shumë rreth kësaj linje mund të lexoni këtu). Përveç gojëdhënave, edhe rezultati mbështet vjetërsinë e Xhajit në këtë zonë, pasi kjo linjë është gjetur edhe ndër fise të tjera anase të Malësisë e përreth. Kurse ndër familjet e tjera që përmenden si anase, deri tani, rezultatet thonë se kanë prejardhje të njëjtë me trungun kryesor të fisit.

    – Ndër familjet shkrelase që banojnë jashtë territorit të fisit në Malësi të Madhe, vetëm disa kanë përputhje me trungun kryesor të fisit. Për familjet nga Peja dhe Fushë-Kosova, përputhja gjenetike me fisin në Malësi tregon për prejardhjen e tyre nga kjo zonë. Po ashtu, në projektin boshnjak të ADN-së ka anëtarë nga zona e Sanxhakut të cilët gjithashtu përputhen me linjën atërore të Shkrelit në Malësi. Një pjesë e këtyre kanë ende ose mbiemrin Shkreli ose ruajnë kujtimin e prejardhjes nga ky fis. Edhe një familje nga zona e Muriqanit, e cili tashmë e ka humbur lidhjen me fisin, lidhet në rreth 300 vjet (10 breza) me shkrelasit në Malësi. Në rastin e rezultatit nga Lezha me haplogrup E-V13>PH2180, nuk ka përputhje me anëtarët nga Shkreli, mirëpo rezultati është tipik për Malësinë, prandaj ka mundësi që bëhet fjalë për ndonjë familje anase të larguar. Kurse familjet nga zona e Gjakovës, të linjës atërore I1-M253>Y60985, kanë prejardhje nga Puka (Kçira dhe Komani). Nuk është e qartë nëse identifikimin si shkrelas e kanë trashëguar gjithashtu si të larguar nga Shkreli, apo e kanë përvetësuar diku mes Pukës dhe Gjakovës, por nisur nga mungesa e plotë e haplogrupit I1 në Malësi, gjasat anojnë nga mundësia e dytë.

    – Fiset e tjera që tregojnë prejardhje nga Shkreli, si Bytyçi, Markajt e Margegajt në Tropojë dhe Shëngjini në Mirditë, u takojnë linjave të ndryshme atërore, pa lidhje gjaku me fisin e Shkrelit. Nga Dedajt dhe Vrithi i Pukës nuk kemi rezultate, mirëpo nisur nga rezultatet e fshatrave përreth me të cilat kanë afri, ka më shumë gjasë që edhe këto fshatra mos të lidhen me Shkrelin. Po ashtu, nëse Boga ka qenë pjesë e Shkrelit, lidhje gjaku nuk ka pasur pasi familjet e Bogës janë kryesisht të linjës atërore E-V13>CTS9320>Z16988>BY62310.

    Mbeten disa familje të Shkrelit në Malësi të Madhe që ende nuk janë testuar. Po ashtu mbeten për t’u testuar shumë shkrelas nga treva të tjera, si nga Shestani, nga disa zona të Kosovës dhe nga zonat fushore rreth Lezhës. Ka mundësi që testimi i këtyre familjeve të zbulojë edhe ndonjë linjë tjetër atërore që tashmë nuk gjendet në trojet e fisit në Malësi.

    Burime
    Durham, M. E. (1928). Some tribal origins, laws and customs of the Balkans (p. 301). London: Allen & Unwin.

    Elsie, R. (2015). Fiset Shqiptare. Artini: Tiranë.

    Hecquard, H. (1871). Histoire et description de la Haute-Albanie ou Guégarie, Paris 1857.

    Nopcsa, F. (1912). Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens. Holzhausen.

    Nopcsa, F., Malaj, E., Verli, M., & Zallari, M. (2013 (1908)). Fiset e malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyre. Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë.

    Ukgjini, N. Shkreli: Një vështrim i shkurtër historik. Marrë nga http://kulturserver-hamburg.de/home/...a/shkreli.html, 23 mars 2022.

    Zamputi, I. (1977). Regjistri i kadastrës dhe i koncesioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417. Akad. e Shkencave, Inst. i Historisë.

    Zojzi, Rr. (1944). Fisi si njisi politike: Fisi-Shtet. Hylli i Dritës, 1944 (5), f. 63.

    Zojzi, Rr. (2018)[1962]. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrë me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 44 prej 45 FillimFillim ... 3442434445 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •