Teme mjaft intriguese, urime.
Nese munded ndonjeni te na tregoje pak me shume per bajrakun e Rrjollit, dhe nese fshati linaj apo gruemire i perkasin ktij fisi, rrjollit!?
Teme mjaft intriguese, urime.
Nese munded ndonjeni te na tregoje pak me shume per bajrakun e Rrjollit, dhe nese fshati linaj apo gruemire i perkasin ktij fisi, rrjollit!?
Mirembrema miq te mi.
A keni ndonje informacion mbi origjinen e mbiemrit Ramadani? I perket fese islame apo eshte term shqip?
"Janë mbinjeriu i Niçes, këta shqiptarë primitivë, diçka mes mbretërve dhe tigrave"
NUK e mar vesh se si per fisin Kastrati, ne shekullin XV, te ket patur nje person me emrin Ali, qe eshte emer Arab dhe te tjeret me e emra Shqiptar dhe nje me emer Ivan qe eshte emer Sllav. Si ka mundesi? Me duket e pabesushme.
Ramadani vjen nga emri Ramadan, eshte emer Turk/Arab. Nuk eshte mbiemer Shqiptar.
E diskutuam edhe tek tema tjetër se, ermi nuk kishte rendesi, nuk percaktonte kombin por fen..kryesore i krishter, e ai Ali qe ju mendoni, normale kjo se nê shekullin e XIV-tê filluan pushtimet osmane por nê shekullin XV-të te Skenderbeut, ishte gati i tËre Ballkani i pushtuar nga osmanet..
nese e keni mendje tek feja, ju lutemi drejtohuni tek rubrika per fe, ketu nuk eshte vendi...
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
SyntheticZero, mendime shumë të sakta, pêrgêzime mik, faleminderit, dhe për tê plotësuar mê tej këto hulumtime, këtu poshtë një veshtrim i mbeshtetur mbi burime historike nga dijetar tjerë se, Dorianët me siguri ishin ilirë dhe pa dyshim ishin shqiptar, shëndet.
================================================== =
Gurnia dhe Malia Doriane ?
Dihet që nga burimet e vjetra se, sulmet Doriane që vërshuan tërë Greqinë rreth vitit 1200 para Krishti dhe vijuan të pushtonin gati se të tërë ishujt e Egjeut, si duket, la gjurmë të pa shlyera pa dyshim në Kretë si dhe ishujt tjerë të Egjeut, ku sot hasim dy toponime, dy emra të njohur të qyteteve, Gurnia dhe Malia apo Mallia sipas disa teksteve.
Sipas studiuesit dhe autorit të njohur Gustave Glotz në vepren e tij "Qytetrimet Egjeane", 1923, në një paragraf që ia kushton invadimeve Doriane ai thotë; "Duke u perhapur kahë Lindja, nëpër të gjitha brigjet e Mesdheut, pra në Azië të Vogël, Akejet prapa tyre kishin lën një shpraztirë, ku pakë nga pakë, grupe tjera etnike, të njëjtës rac dhe që flisnin një dialekt të njëjtës gjuhë, dolen nga Iliria dhe shperthyen pertej maleve Pinde duke vijuar gjithnjë të shtyhën kah mesi i Greqisë, kështu Dorianët hynë në histori "!
"Fortifikata dhe muret e Mikenës në fillim iu sherbyen Akejve si mburoje perkohësishtë siç e prisnin këtë eventualitet, mirëpo Heraklidet, kështu i quanin Dorianet sepse si hyjni kishin Herakleun, të organizuar në tri grupe sulmuan tërë Greqinë, asgjë nuk iu dilte perpara, derisa u ndalen në Arkadië dhe pastaj filluan ti pushtojnë edhe ishujt gjitha një nga një; Kreten, Roden, Kosin, melos, Terra etj..."
Ky invadim shperndau shumë e shumë popuj të kêtyre ishujve të cilët mezi gjeten shpetim në brigjet e Azisë, e disa prej tyre kishin arrijtur edhe në kufijt e Egjiptit, në kohën e Ramsezit III-të s'iç ishte fisi Pelesati, që gjeti një vendbanim tjetër në Palestinën e sotme..."
Akejet mezi gjeten shpetim në Atikë tek vllëzërit e tyre, një valë e madhe e refugjatve kishin gjetur strehim tek kolonët e brigjeve të Azisë, (Tuki e sotme) që e ndryshoi qytetrimin. Ionia, që pastaj do ishte vendlindja e Homerit, pranoi refugjatët Akej dhe pa dyshim edhe te atyre që banonin në Pilos, Pelpponeze (Amore) ku Delos bëhët si qendër kulti e këtyre Akejve emigrantë atiko-ionanë..."
Një dinasti e Heraklidve dorian u bë kryzot i tokave të Lidisë, kështu pra, të gjithë Egjeanët braktisen ishujt, ndêr ta, si e permendem siper, Pelesati ose si quheshin nga egjiptasit, Kheretim, banorë të Kretës, si dhe popuj tjerë me emrin Zakkara, teukerien nga Zakro. Të gjithëkêta refugjatë suleshin drejtë Egjiptit, kjo turm e madhe njerëzish disa prej tyre kishin marrur anijet e tjerët nga Azia e vogël, familje te tëra gra e fëmijë tëngarkuar në karroca, ecnin drejtë Egjiptit..;"
Asnjë popull nëpër Azi të Vogël nuk arrijti t'ua ndali turrin kêtyre refugjatëve Egjeanë, edhe se Ramsezi u zuri priten dhe i ndali në vëndin e quajtur Magadil, (Liban-Siri) nuk mudi ti ndaloi të vëndoseshin në Gaza e Ashkelon dhe aty krijuan shtetin e trye të ri nê vitin 1193 para krishti, pra rreth 8 vite pas sulmeve të para Doriane.
Se çka ndodhi pastaj më boten Mikenase pas këtij invadimit Dorianë të 1200 para krishti, nuk krahasohet më ndodhit që pësoi Kreta dy shekuj më parë nga pushtimet e po këtyre Akejve, por që, Akejet iu pershtaten qytetrimit Egjean, nuk e shkatrruan...
Kurse invadimi Dorian i cili doli papritmas nga mbrëndësia e Shqipërisë së egër, shkatrroi gjithëqka që kishin përpara. Klimi i tyre nga Korinta në Spartë shënohet përmes germadhave që lanë pas tyre.
Poashtu edhe në Kretë, të gjitha portet ishin braktisur dhe gjetur strehim në naltësi të maleve, qyteti Knos digjet flakë i tëri.
Këtë herë gjithqka perfundoi për Knosin, që për disa shekuj ishte zotnuese nê ujërat e Mesdheut; nën gerrmadhat e nxiëra që mbuluan shekuj e shekuj, 3000 vite kaluan në një qetësi si vdekje, perfundimishtë si pas një kataklizmi universal, qytetrimi i bronzit u zhduk dhe u paraqit tjetri i hekurit, pra me invadimin e kêtyre barbarve Dorianë perfundoi qytetrimi Egjeanë i cili u kthye si në Mesjetë dhe priste Renesancen".
Referanca; Gustave Glotz "Qytetrimi Egjeanë" - 1923
Përgatitur nga Kreksi
për më shumë:http://rilindjailireshqiptare.blogsp...rete-jane.html
Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 04-07-2013 më 03:25
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Emrat turkoarabe filluan te perdoreshin ne teritorin shqiptar n ate shekull. Por ne ate kohe jane pasur te rralla. Sa per emrat sllave, kam pershtypjen qe perdoreshin ne nivel te madh nga shqiptaret dhe besoj qe sllavet ne ate kohe kan pasur influence te madhe mbi shqiptaret.
Edhe pse ka shum ko qe nuk diskutohet ma per kyt tem do provoj e ishalla munet me me nimu dikush prej antarve!! Mka pelqy shum ky diskusion per prejardhjen e fiseve e konkretisht un kam nevoj per sado pak informacion per fisin me mbiemrin REÇI qe jan te hapur ne shum qytete te veriut Lezhe Malsi e madhe Mirdit Diber Tirane Lac Mamurras egzistojn edhe fshatra ne diber e malsi me emrin reç edhe gur koder e kala. I lutem anarve kush ka dieni per per origjinen prejardhen qa do lloj informazionit. Ju rujt zoti e flm qysh tash.
=PIRAMIDA E KRENAVE SHQIPTARE=
Pjesa e Kosoves ishte pushtuar nga osmanet apo kishte kaluar nga administrata Bizantine në Administraten osmane sipas marrveshjeve te dy protagoniste; Paleologut dhe Muratit...qysh ne vitin 1363 Nishi e gjithe Ballkani kishte ra nen sundimin tatimor(pa lufte) osman...do thote 16 vite para betejes se Kosoves...(qe ne nuk e kemi mesuar ne hist. ne shkolla eshte tjeter arsyeje)... poashtu edhe Shqiperia ishte e sunduar para Betejes se Kosoves, qysh ne vitin 1385 ne Betejen te Drini Mati, në Sove (rastesi.. si në Ko-sove) shqiptaret humben ...do thote kur vie shekulli XV-të e etre Shqiperia ishte e pershkuar nga osmanet dhe feja menjehere perhapej ...
Pse aqë shpejtë ndodhi kjo ?
T'ju kujtojmi rastine Janines aty në një fshat turqit kishin mbledhur per rreth shqiptar dhe ua prejten kokat te gjithve ku me keto krena ndertuan Piramiden me krena shqiptare, (meqense me duhet ta gjeje vendin e saket, nje udhepershkruas e permend kete vendë, mendoj se me pake investime do ta identifikonim vendin e saket) pra si e shifni, ishte dhuna qe shkaktoi friken.; e pane se nuk eshte lojë...me mire te shendrrohen ne fen islame..;se perndryshe do ishim farua ka moti...!
Pra, Piramida e ndertuar me kafka et shqiptarve ka shkaktua frike dhe njerzit jane konvertu...shpejte ose me vdek ne maje te Piramides !
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Sanxahklit jane pra me origjin shqiptar , si per shembul sod bosnjak te sanxhakut me mbiemra si, Muminovic, Otic, Halilovic, Selimovic, Ujkanovic?
Unë desha të pyes ata që mund të dinë diçka rreth fiseve në Bardh të Madh, çfarë fisesh janë, përkatësisht, cila lagje cilit fis i përket?
Fiset Shqiptare ne Greqi
Jahja Drançolli
Shkurtim ( nga nje shkrime shume me i gjate)
Sipas te dhenave te Joan Kantakuzenit, po ne kete vit Adroniku III, ndemori fushate ne Tesali, dhe per disa muaj arriti ta rikethente keto treva te humbura.
Gjate qendrimit te perandorit ne Tesali, ne dimer te viteve 1332/3, beri marreveshje me shqiptaret qe banonin ne malet e Tesalise, te cilet nuk njihnin mbret (Alvanoi abasileutoi) dhe quheshin sipase krereve te fiseve, Malakas,Buje dhe Mazaraket. Numri i tyre ishte dymbedhjetemije fryme.
Historia e J.Kantakuzenit, dokumentet e kohes si dhe dokumentet e me vonshem si bie fjala, Kronika e Janines, konstaton ne menyre te prere se fiset me te cilat beri marreveshje Androniku III, pra Malakastet, Bujet dhe Mazaraket, ishin fise me origjine shqiptare.
Bujari shqiptar Pjeter Ljoshi ishte pjestar i fisit Malakas.
Po ne ket kronike pak me vone theksohet se Gjin Fraisi, me 14 shtator 1377 me ta Malakasion me nje ushti te vogel sulmoi Janinen.
Me ne fund, mund te konstatohet se, edhe dhendri i Gjin Bua Spates, Mirsi Makicon ne maj te vitit 1382 i nenshtroi Malakasit dhe katalonjotet.
Shembulli te veqant paraqet edhe historiani i njohur bizantin Niqifor Grigora (1295 - 1359).
Historia e tij sjell njoftime per Historin e Perandorise Bizantine nga viti 1204 - 1359.
N. Grigora, iliret (fjala esht per shqiptaret), ne shek. XIV i ze ngoje ne relacionin me perandorin Androniku III. Sipas tij, perandori i nenshtroi shqiptaret e Etolise dhe Akarnanise.
Ne kete aspekt , sipas studiusit H. Arweiller, i cili duke trajtuar qeshtjen e emerimit te nje sevasti komandant te trupave te huaj ne sherbim te perandorit bizantin, arrin kostantimi se ne kete post ushtarake sipas vendimeve te marreveshjes me perandorin Androniku III hipnin kryeparet e fiseve shqiptare (filarket).
Shqiptaret si faktor me rendesi ne Greqi dhe roli i tyre ne marredhniet me perandoret bizantin, me se miri verhen nga dhenat e Joan Kantakuzenit.
Ne faqet e zverdhura te Historise se kronistit ne fjale, pas rimekembjes se pushtetit te Kostandinopojes ne Tesali (1332), Andronikut III menjiher iu desh te bente marreveshje me fiset shqiptare.
Njestet mercenare osmane, shume shpesh shihen ne troje te Greqise se sotme, ne te cilen gjate shekullit XIV , siq dihet, qendronin qendresa e madhe shqiptare, e cila ne kushtet e krijuar paraqiste pengese te forte perballe pretenduesve ekspansionist dhe hegjemonist.
Ne nje situate te ketille,per te luftuar kunder shqiptarve, osmanet se pari i ftoi Niqifori II Engjulli, i cili se bashku me aleatet mercenar, pesuan disfate te madhe me Betejen e Ahelose.
Kronisti turk i shek. XV Idriz Bitlisi dhe disa tjere pas tij, te cilet invadimin e pare te osmanve ne SHqiperin jugore dhe Epir datojne ne vitet 1382.
Kronikae Janines na njofton se paskesaj date ushtrit osmane i shtuan sulmet kunder shqiptarve.
Keshtu, ne vitin 1382 po ai komandant osman Shahin beu (Isaim) qe sulmoi me 1381, erdhi dhe sulmoi dy here kunder shqiptarve. Sulmet e osmanve u perseriten edhe ne vitin 1384.
Kronika, nje tjeter komandat turk, Timurtashi, me nje mase te madhe osmanesh sulmoi Arten, qe ate kohe ishte kryeqytet i despotati shqiptar dhe mbasi mori nje numer te madhe roberish, u kthye prapa, Gjin bua Shpata, despot i Artes.
Ne vitin 1386 despoti i ri Janines,m Izau de Buondelmone, iu nenshtrua osmanve, duke u detyrua te shkonte ne oborrine e emirit.
Despoti Izau de Buondelmonte, shume shpesht luftonte kunder feudalve shqiptare te Epirit te cilet ushqenin aspirata per te zotruar Janinen.
Izau bente perpjekje qe te gjente aleate.
Kesisoj, ne vitin 1389, organizoi koalicion luftarak kunder Gjin bua Shpates.
Atebote, ne anen e zotruesit ye Janines, perveq qezarit te Tesalise, moren pjese edhe mercenar osmane.
Kjo ushtri aleate korri suksese kunder zoteruesve shqiptar.
Edhe ne vitin 1396, ne muajin janar, sipas kronikes se Janines, kunder Gjin Zenevisit, zbriten dy komandat te larte osmane, Evrenozi (Vranezi) dhe Jashi (Jaksi).
Kronika nuk jepe te dhena te hollesishme per ket inkursion osman, por nga nje shprehje e saj lakonike ,,edhe pasi kaluan andej, i priti Spata ne pozicionin e Driskut dhe rane ne lufte", mund te te mendohet se forcat e Zenevisit ishin terhequr nga zotrimet e tyre dhe per te perballuar bashkarisht forcat osmane, ne nji pozicion te pershtatshem siq ishte Drisku, ishin bashkuar me forcat e Spates te cilet kete radhe ishin ne numer me te madhe se gjdo here tjeter- Kronisti duke evituar pershkrimin e hollsishem te beteje, na jap vetem perfundimin.
Ai tregon se ,,te krishteret (shqiptaret), pasi theren ismailitet (osmanet), i ndoqi ata deri te Faneromeni" dhe se komandat osman iken me nje 300 veta, nderkaq shqiptaret pas kesaj u dhan pas plaqkes.
Pra nat kohe nuk shkrun kerkun grek po vetum Romeje(Romake)
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 29-01-2016 më 11:38
Gjate mesjetes mardhenjet midis Shqiptareve, Grekeve, Serbeve etj ishin shum te ngushta per shkak te fese, gjithashtu edhe martesat. Termi KOMB sic e kuptojme sot, nuk e ekzistonte atehere. Ne Shqiperine e sotme banonin shum popullata te ndryshme e flisnin gjuhera te ndryshme. Shumica e tyre u asimilua me krijimin e shtetit shqiptar. Nuk ka asnje fis ne Shqiperi qe te mos jet i ngatrruar me te huaj.
ADN-ja e shqiptarëve nuk ngjason me atë të vendeve të tjera në rajon
Një studim i profileve të ADN-së për vendet e rajonit ka treguar se banorët e Maqedonisë ngjasojnë më shumë me bullgarët, serbët dhe kroatët me boshnjakët, kurse shqiptarët nuk kanë ngjashmëri me ta. Siç njofton Balkan Insight, studimi është kryer nga Instituti për Mjekësi Ligjore në Shkup dhe tregon se cilat grupe janë më afër gjenetikisht në rajon.
Greqia nuk pranoi të merrte pjesë në studim. Drejtuesi i institutit, Zlatko Jakovski thotë se Maqedonia, Serbia, Bosnja, Bullgaria, Kroacia dhe Kosova dërguan të dhënat e analizave të ADN për personat që kanë vdekur në territoret e tyre. Ai thotë se studimi nuk ka qëllime politike, por thjesht mjekësore. Përfundimet janë botuar në disa revista të rëndësishme shkencore.
Gjenet, popujt dhe gjuhët
Përfundimi i fundit shkencor: Pema gjenetike përputhet me pemën gjuhësore; plotësohet dëshira e Darvinit; dhe vendi i Shqipes/Arbërishtes dhe Arbëreshëve është atje ku i përket.
Shkrimi i mëposhtëm është nxjerrë nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca, i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000. Profesor Luigji është i lindur në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë professor në Kembrixh, Parma, Pavia dhe tani është Profesor i Merituar i Gjenetikës në Universitetin famëmadh të Stanfordit, Kaliforni. Profesor Luigji ishte ndër të parët që shtroi pyetjen nëse gjenet e popujve bashkëkohorë përmbajnë regjistrin historik të qenjes njerëzore. Ai dhe të tjerë iu janë përgjigjur kësaj pyetjeje, të parashikuar nga Darvini, me një Po të fortë. Libri i tij është përfundim i një pune shkencore dhjetravjeçare të tij dhe shumë shkencëtarëve të tjerë me famë botërore që kanë patur si qëllim të gjurmojë historinë 100’000 vjeçare të zhvillimit njerzor. Ai ngre pyetje të rëndësishme shkencore, shoqërore dhe politike, të tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerëzit? Si u perhapën shoqëritë njerëzore nëpër kontinente? Si kanë ndikuar shpikjet kulturore në rritjen dhe përhapjen e popullsive? Cila është lidhja midis gjeneve dhe gjuhës? Në libër ai gjithashtu spjegon pse nuk ka bazë gjenetike ndarja racore, etj.
Trashëgimia njerëzore përbëhet nga dy pjesë: nga trashëgimia biologjike (gjenet) dhe trashëgimia kulturore (sjellja). Shumë tipare si gjatësia, sytë, flokët e lëkura janë të përcaktuara gjenetikisht, por mënyra e trashëgimit është pak e kuptuar sepse këtu ndërthuren edhe faktorë të tjerë jo-gjenetikë si ushqimi, qëndrimi në diell, etj. Me përkufizim, një gjen ose njësia e trashëgimisë është një segment i ADN që ka një qëllim biologjik të posaçëm dhe të njohur (domethënë që prodhon një proteinë të veçantë). Po ashtu me përkufizim, një racë është një grup njerëzish që mund të njihen si të ndryshëm biologjikisht nga të tjerët. Studimet gjenetike janë shumë të gjëra dhe të ndërlikuara, por në mënyrë të veçantë ka tërhequr vëmëndjen gjeni mtADN (mitochondrial DNA) ngaqë ai ndodhet në çdo qelizë biologjike. Është pikërisht ky gjen që duke harxhuar përbërsit ushqimore kimikë prodhon energjinë e nevojshme për rritjen dhe mbarëmbajtjen e qelizës. Ky fakt u përdor për të kqyrur skeletin e një burri të periudhës së Bronzit të zbuluar për shkak të shkrirejs së akujve në Alpet midis Italisë dhe Austrisë. Shkencëtarët e quajtën këtë njeri 5000 vjeçar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte në mënyrë të habitshme i njëjtë me atë të popullisë së tanishme të të njëjtit rajon. Kjo do të thotë se ajo popullatë ka qenë e qëndrushme për të paktën 5000 vjetët e shkuar.
https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...K1UhGrld5x2ZLA
Shqiperia edhe pergjithsisht Ballkani eshte vend ku kan kaluar me qindra popullata e raca nga me te ndryshme. Nqs ka nje komb me te cilin jemi me afer nga ana "gjenetike", (nqs mund te perdoresh nje term te tille, se per mua eshte absurde) ata jan Serbet edhe Sllavet e FYROM-it.
Pershendetje,
Une jam nga nje fshat shashkoc qe gjindet ne mes te janjeves dhe kishnices eshte afer prishtines dhe ate fshat te gjith jemi bytyq, dhe thojne se jane venali aty se din shum histori per at ven te cilat jan ppercjell brez pas brezi ne at rrethin dyshohet se ka qene damastioni kryeqendra e dardanis dhe sipas pleqve te fshatit thojn se atje ka qene nje qytet I madh qe prej kalase se veletinit ne shashkoc e deri tek janjeva dhe noveberda macja ka mujt me shku duke kercyer nga nje kulm tek tjetri, poashtu aty ka shum xeherore I gjith ai fshat dhe rrethin eshte I mbushur me 'zallina' me dhe te kuq dhe gur vullkanik ne at vend jan gjet monedha ilire por llatinet e janjeves shumicen I kan shit dhe kan ikur ne zagreb pastaj mbas lufte KFORI eshte vendosur ne veletin majen e veletinit dhe kan bere shum germime dhe thojn qe kan gjetur dukat por skan treguar dhe jan largu vetem disa monedha ilire I kan lajmeru qe jan gjet. Babgjyshi jem thojke qe ne ato xehe jon prej kohes te rimit ose rimjakve, mendoj se e kishte fjalen per romaket se ne at fshat eshte gjetur kshtjella romake nga arkeologet gjerman dhe me vone kan punuar saset ne ato xehe. Desha te tregoj diqka per ket vend ku jam lindur sepse eshte nje vend me rendesi te madhe arkeologjike dhe se fundi ka folluar te explorohet nga gjermanet , por une dua te di se si ne bytyqt perfunduam atje sepse disa pleq atje thojn qe jem venali ne at ven prej kohes tmoqme.
Me fe te gjith jemi mysliman por asnje me sa njoh une se ka mbajtur fen jan falur rrall naj xhuma dhe nuk njoh asnje hoxhe ose haxhi qe ka qen nga ky fshat aka pas kurr hoxh ose haxhi festat pagane I kemi mbajt si shengjergjin, por edhe nje her dua te them se si kemi perfunduar ne kete fshat meqense ktu po thuhet qe bytyqt vin nga malesia e gjakoves.
Ndryshuar për herë të fundit nga DRAN : 26-05-2016 më 07:19
Helshani/Elshani eshte nen fis i Thaçit, dhe emrin e merr mu nga ai fshat ne Has qe permende ti, pra Helshanit. Dy familje te fisit Thaçi jane vendosur ne Helshan dhe keto familje supzohet se jane paraardhesit e ketij fis, por jo ne teresi sepse ke edhe familje qe ju kan veshur ketij fisi sic ju kan veshur fiseve tjera. Ne Drenice, me saktesisht ne Drenas (ish Gllogovc), ne katunet Baice, Damanek, Krajkov, Gllobar, Gradice, Broje dhe ne disa fshate tjera qe gjinden si pakice, Helshanet e Thaçet ne shumice kane ardhur prej Shqiperie mes viteve 1700-1850.
Ndryshuar për herë të fundit nga skerdilaidas : 14-11-2016 më 22:12
Krijoni Kontakt