Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679

    Linux në shqip: projektet, përkthimet, libraritë

    Duke qene si te vetmet sisteme operimi ne shqip hapa kete teme per te diskutuar rreth gjitha projekteve te hapura per keto sisteme ne gjuhen shqipe.
    Dihet se shume distro te linux e unix jane publikuar ne gjuhen shqipe ekzistojene edhe shume projekte te tilla ne gjuhen shqipe ... Tregoniinteresimin tuaj ne aspektet qe ju interesojne e te diskutojme per keto projekte
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  2. #2
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    e para per mua eshte per tu diskutuar cfare termash duhen perdorur per funksione te ndryshme cka do te thote te krijojme nje tip fjalori per keto terma qe te gjithe ata qe jane ose mendojne te kontirbuojne ne lidhje me perkthuimin e programeve te ndryshem te dine ku te kerkojne termat baze ose te kene nje reference, qe te mos perfundojme ne perkthime termash te njejte ne menyre te ndryshme pra te fillojme nje si tip standartizimi te ketyre termave.
    Nuk e di nqs kjo ju duket e drejte ??!!

  3. #3
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    Hey Ckemi.
    Me quajne Edmond.

    jam nje perdorues i LINUX edhe e kam shume deshire te ndihmoj edhe te mesoj sa me shume se menyra me e mire ne internet surfing eshte nepermjet linux. E ke the gjithe OS ne doren tende. Por nje dicka e mire do te jet ne qofte se krijojme nje DICTIONARY ne albanian-english qe edhe ata persona qe nuk i dine ca commands mund te kene mundesi ti kuptojne edhe cfare funksioni kane.
    Edhe njehere .
    Kam deshire te ndihmoj me cfare te kem mundesi.

    Mbi te gjitha jam Shqiptar Nga Pogradeci.
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  4. #4
    Animateur Maska e kosti_fr
    Anëtarësuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    Bx=Bordeaux FR
    Postime
    17

    Thumbs up

    Hey LINUX Master, si perdorues i Linuxit do te me pelqente qe te perdorja kete OS ne gjuhen shqipe, dhe e gjej mjaft interesant kete projekt. Urime per idete!
    Persa i perket fjalorit te perdorur un mendoj qe shqipja nuk ka aq fjale specifike qe ti korespondojne cdo termi informatik.
    Ka shume programe ne shqip dhe njerezit pasi i instalojne i heqin menjehere, sepse mendojne qe ne gjuhe te huaj mund ta kuptojne me mire; kjo ndodh sepse cdo perdorues eshte mesuar ne nje ambient informatik ne gjuhe te huaj. Per te percaktuar termat, mendoj qe duhen hedhur baza nga gjuhetaret tane te famshem shqiptare, te cilet i vleresoj shume.
    Informaticienet ne pergjithesi kane tendenca qe te perdorin terma anglofone me idene se kushdo mund ti kuptoje, por informacioni qe mund te marre nje perdorues eshte shum i paket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosti_fr : 08-02-2006 më 15:12

  5. #5
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga kosti_fr
    Hey LINUX Master, si perdorues i Linuxit do te me pelqente qe te gjeja kete OS ne gjuhen shqipe, dhe e gjej mjaft interesant kete projekt.
    http://www.phlak.org/modules/news/
    http://www.albalinux.org/alba-old/redhat.php
    www.redhat.com
    ne qofte se shkon e download Redhat Enterprise AS version kur e instalon ne fillim te pyet ne cfare gjuhe deshiron ta instalosh linux OS. Zgjidh ALBANIAN

    Ne Fedora Project me duket se te pyet per gjuhen e instalimit.

    Ne Mandriva or Mandrake nuk jam fort i sigurte.

    Po ne qofte se te duhet nje Linux OS per te mesuar download. " PHLACK "
    eshte vetem 460 MB e mund ta lodish nga CD drive. Nuk te duhet te shkarkosh ne hard drive.


    just my 2cent worth.
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  6. #6
    tung!

    kam nje pyetjte: a ka knoppix ne shqip?? e kam vetem ne gjermanisht, e si tha se shume nuk perdorin programe ose os ne gjuhen shqipe se nuk i kuptojn fjalt, une vetem per ate po du me u mesu me i kuptu

    flm

  7. #7
    Ubuntu dhe Debian me GNOME janë relativisht mirë të përkthyer në Shqip.
    Portale aktive për GNU/Linux, krejtësisht në shqip janë: AlbTux dhe AlbLinux.

  8. #8

    Tastiera shqipe për Linux/Unix

    Marrë nga http://afd.homelinux.com/blog/?p=4


    TASTIERA SHQIPE PËR LINUX/UNIX
    March 29th, 2008

    Fadil Berisha
    54 Dalegrove Dr
    Kitchener, ON, N2M 2G5
    Tel: (519) 584 2813
    email: Fadil.R.Berisha@gmail.com



    1. Hyrje

    Shoqata Europiane e prodhuesve te paisjes kompjuterike ka definuar bashkësin e kodeve për prezentimin e shkronjave 8859. Bashkësin e kodeve e ka aprovuar si standard ndërkombëtar organizata ndërkombëtare për standardizim ISO, andaj bashkësia e kodeve njihet edhe si standardi ISO-8859. Me bashkësin e kodeve 8859 mbulohen shkronjat e alfabetit latin që përdoret në gjuhën angleze e poashtu simbolet specifike të gjuhëve tjera, si psh. ß në gjuhën Gjermane, ñ Spanjolle, å në gjuhët nordike si dhe shkronjave ë dhe ç të gjuhës Shqipe. Janë të definuara gjithësejtë gjashtëmbëdhjetë nëngrupe të kodeve. Alfabeti i gjuhës shqipe është i inkorporuar në grupin e parë e po ashtu në grupin e gjashtëmbëdhjetë.

    Krijuesit e sistemeve operative komjutorike moderne i kushtojne rëndësi të posaqme të ashtu quajturës - përkrahje e lokaleve, që në mes tjerave përfshine edhe qështjen e përkrahjes së alfabeteve të gjuhëve të ndryshme. Në mesin e atyre sistemeve operative është edhe sistemi operativ Linux. Linuxi i përkrah lokalet në të dy modet e punës, atë tekstual e po ashtu në modin grafikë - X Windows. Në këtë artikull do të mirremi me qështjen e definimit të tastierës shqipe për përdorim në modin grafikë.

    Përkrahja e alfabeteve nënkupton përkrahjen e njësis hyrëse (tastierës) dhe njësis dalëse (ekranit) të sistemit komjutorik në pajtim me standardet lokale të vendeve të ndryshme. Kështu psh. disa vende, me standarde lokale parashohin që shkruarja në ekran të bëhet nga e majta në të djathtë, ndërsa tjerat prej të djathtëas në të majtë. Edhe qështja e tastierës është e larëmishme. Edhe se egzistojnë shumë standarde nacionale për renditjen e shkronjave në tastierë, ato mund të klasifikohen në tri grupe grupe kryesore, me renditje të shkronjave qwertz, qwerty dhe azerty [1].

    2. Llojet e tastiereve

    Në trevat shqipëtare përdoren tastierat me renditje qwerty si dhe ato me renditje qwertz. Këtë larëmani e përcjellin edhe prodhuesit e paisjes komjutorike, kështu psh. kompania IBM ka të definuar tastierën qwertz të emërtuar KBD 448 Albania [2] dhe tastierën qwerty të emërtuar KBD 452 Albania [3].



    fig. 1 - Tastiera KBD 448



    fig. 2 - Tastiera KBD 452

    Tastierat më të shpeshta janë të prodhuesëve anonim, të cilat nuk kanë të gravuarë simbolet e shkronjave shqipe ndërsa renditjen e shkronjave e kanë qwerty amerikane (us-qwerty) [4] ose qwerty britaneze (gb-qwerty)[5].



    fig.3 Tastiera us-qwerty
    Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 09-04-2008 më 17:52

  9. #9

    Tastiera shqipe për Linux/Unix



    fig. 4 - Tastiera gb-qwerty

    3. Linux dhe tastiera shqipe

    Linux ka të zhvilluar fuqishëm mekanizmat e implementimit të alfabeteve të gjuhëve të ndryshme. Në sistemin grafikë X Windows, me shfrytëzimin e nënsistemit X Keyboard Extension (XKB) është e mundur definimi dhe implementimi i renditjeve të reja të tastiereve lokale. Deri më sotë, ka qenë e definuar vetëm varianta qwertz e cila përafërsishtë përputhet me tastierën të treguar në fig.1. Edhe sikur të ishte identike me tastierën KBD 448, ajo nuk prezenton saktësishtë alfabetin e gjuhës shqipe. Më parë mund të thuhet paraçet një tastier internacionale e nxjerrun nga grupi i parë të bashkësis së kodeve ISO-8859, e që ka të inkorporuar edhe shkronjat specifike ë,ç të alfabetit shqip.

    Tastiera qwerty KBD 452 është e liruar nga simbolet e panevojshme të gjuhëve tjera (Ð,ß), mirëpo për shkak të mungesës së përkrahjes së saj në X Windows, përdormi i sajë në gjuhën shqipe është tepër i vështirë. Për të shkruar shkronjën ‘ç’, shfrytëzuesi duhet të shtypë tastin ku është e gravuar shkronja ‘ë’; për të shtypë kllapën ‘[’, shfrytëzuesi duhet të shtypë tastin ku është e gravuar shkronja ‘ç’, e kështu me radhë!

    Shfrytëzuesit e tastiereve tjera (fig.3,4) ballafaqohen me probleme të ngjajshme. Shkronjat ‘y’ dhe ‘z’ i kanë të ndruara vendet, në vend ku janë simbolet gravuara simbolet ‘<’ dhe ‘>’ dalin simbolet ‘;’ dhe ‘:’ ,etj. Qëllimi i këtijë punimi është të definoi variantet e reja të tastirës shqipe në mënyrë që të tejlalohen problemet e theksuara.

    4. Definimi i varianteve të reja të tastierës shqipe

    Zgjidhja e problemeve të theksuara bëhet me definimin e varianteve të reja të tastireve për përdorim në gjuhën shqipe. Gjatë definimit i është përmbajtur këtyre parimeve:

    1) Varianta egzistuese e tastierës qwertz mbetet e pandryshuar dhe ajo do t’i kënaq shfrytëzuesit e tastiereve si ajo në fig.1.

    2) Definohet varianta e re tastierës al-qwerty e cila ka këto specifika:

    - shkronja shqipe ‘ç’ paraqitet ne tastin ku është i gravuar simboli ‘[’,
    - shkronja shqipe ‘Ç’ fitohet me shtypjen e tasteve ‘Shift’ dhe ‘{’
    - kllapa e mesme ‘[’ fitohet me shtypjen e tasteve ‘AltGr’ dhe ‘[’,
    - kllapa e madhe ‘{’ fitohet me shtypjen e tasteve ‘AltGr’, ‘Shift” dhe ‘{’,

    - shkronja shqipe ‘ë’ paraqitet në tastin ku është i gravuar simboli ‘;’
    - shkronja shqipe ‘Ë’ fitohet me shtypjen e tasteve ‘Shift’ dhe ‘:’,
    - pikë presë ‘;’ fitohet me shtypjen e tasteve ‘AltGr’ dhe ‘;’
    - dy pika ‘:’ fitohen me shtypjen e tasteve ‘AltGr’, ‘Shift’ dhe ‘:’

    - simboli ‘€’ fitohet me shtypjen e tasteve ‘AltGr’, ‘Shift’ dhe ‘E’,
    - simboli ‘¢’ fitohet me shtypjen e tasteve ‘AltGr’ dhe ‘e’.

    3) Definohet varianta e re e tastierës euro-qwerty e cila ka specifika të njejta sikurse varianta us-qwerty.

    4) Definohet varianta e re e tastierës kbd-452 e cila gjeneron simbole të njejta me ato të gravuara në taste.

    Me këtë zgjidhje, fitohen shkronjat e nevojshme të gjuhës shqipe duke mos ndryshuar renditjen e tasteve për simbole dhe shkronja tjera. Shtesë praktike konsiderojmë simbolin për centin ‘¢’ dhe dollarin europian ‘€’ të cilat fitohen me tastin ‘e’ në tastierën us-qwerty. Pa dyshim, specialist të profesioneve të ndryshme kanë nevojë edhe për simbole tjera. Kjo qështje i tangon problemit të personalizimit të tastierës në harmoni me nevoja specifike profesionale. Këtë qështje do të shqyrtojmë në në artikull të posaçëm.

    5. Instalimi i varianteve të reja të tastierës shqipe

    Në sistemin grafikë X Windows tastiera kontrollohet nëpermjetë pakos së programeve për tastier xkb. Kalimi prej një tastiere të një gjuhe në tjetrën bëhet me programin setxkbmap. Kështu p.sh. me komandën:

    setxkbmap al

    kalohet në tastierën shqipe si ajo në fig.1. Për kalim në tastierën amerikane fig.3 shtypet komanda:

    setxkbmap us

    Nëse nuk e kemi të instaluar pakon e programeve për tastier xkb, atë mund të bëjmë me komandën:




    Vazhdo me leximin e artikullit të plotë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 09-04-2008 më 17:53
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Tema të Ngjashme

  1. Mercator & InterSport, investon në një qendër tregtare në Shqipëri
    Nga shoku_sar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-12-2009, 02:05
  2. Gjuha e Ortodoksisë në Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  3. Fan S. Noli si burre fetar
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 17:28
  4. E Verteta Mbi Fatmir (foti) Cici
    Nga vllaznim në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-10-2003, 14:55
  5. Ndihme ne Projektet edhe disertations
    Nga Eglantina_A në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •