Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Mali qe polli gjysem milion euro.

    Nese ju bie rruga nga fshati i Dhrovjanit, per te shkuar ne Delvine apo Sarande dhe ju lind nje nevoje emergjente per te bere nje telefonate, trokisni ne deren e Kastriotit. Nuk ka nevoje t'i dini mbiemrin, se ky djale i ri fshati eshte shnderruar ne nje figure te vertete te qarqeve gjyqesore te Sarandes, Gjirokastes dhe tani edhe te Gjykates se Larte. Qe prej vitit 2002, ai eshte protagonist i nje procesi maratone ndaj kompanive celulare ne Shqiperi.

    Pas nje beteje te gjate per te njohur pronat e tij, me disa dokumente te kohes se Perandorise Osmane, Kastrioti eshte shembulli i vetem ne bote - pas Richard Branson dhe miliarderit Onassis, te dy pronare ishujsh private - si pronar i nje mali. Mali ne fjale quhet Kostar ne Delvine, eshte me shume se 400 metra i larte dhe rruga per ne maje te tij, eshte me shume se 1.4 kilometra. Ne te vertete rruga per atje, ishte vetem nje gjurme dhish dhe barinjsh, e zgjeruar nga ushtria para viteve '90-te. Por ne vitin 2001, nje prej kompanive mobile, AMC, me nje kontrate te ligjshme te lidhur me Drejtorine e Pyjeve, mori me qera 300 metra katrore toke, per te ndertuar aty nje antene, qe te shtrinte sinjalin e saj fort edhe ne Jug te vendit, qe edhe kjo pjese te komunikonte, jo me me celulare greke, por shqiptare. Gjithashtu kompania ne fjale rikonstruktoi mijera metra rruge, jo thjesht per te lidhur stacionin e saj me rrugen kryesore, por edhe duke sjelle zhvillim ne kete zone te humbur dhe duke e lidhur me pjesen tjeter te botes.

    Por qe kur mali kaloi ne pronesi te Kastriotit, zhvillimi po quhet "Dem i shkaktuar malit" dhe rruga "nje plage shkaktuar pyllit dhe natyres". Nese mbetej me kaq, kjo histori mund te tregohej edhe per te vene buzen ne gaz dhe shume-shume do te na shkaktonte buzeqeshje mosbesimi. Por kompanise ne fjale po i kushton shume me teper: afersisht 500.000 euro! Gjykata e Apelit ne Gjirokaster, me nje vendim grotesk, vendosi se rruga dhe puna ndertuese ne kete zone, ka shnderruar thelbin e natyres qe ka qene mal dhe kullota, sepse ato, sipas pronarit Kastriot, duhet te mbeteshin te paprekura!

    Por nese konsulton dokumentacionin, nuk mund te mos veresh shqipen e cale te akuzuesit dhe eshte e veshtire te besosh sesi sistemi gjyqesor i bindet me kaq lehtesi injorances dhe mbyll syte para zhvillimit. Por ne fakt gjithcka rrotullohet rreth vleres se "demit" te kerkuar, gjysem milioni euro. Nje shume qe tashme eshte derdhur ne xhepat e te "demtuarit", por qe me siguri eshte shperndare ndryshe. Djaloshi vertet shkruan nje shqipe modeste, por kontaktet e tij personale funksionojne shume me mire sesa drejtesia ne kete vend. Lidhje te fshehta dhe obskure, politike dhe krahinore, shtrihen rreth ketij procesi deri ne Gjykaten e Larte (jo rastesisht duhet evidentuar ne kete ceshtje, origjina krahinore shume e afert me malin Kostar, e ndonje figure kryesore te kesaj instance te larte te drejtesise shqiptare!). Sepse vertet qe 500 mije euro jane shume per t'u menaxhuar vetem nga duart e nje bariu, qe u gdhi befas pronar i nje mali!

    Gjykata e Larte ne fakt pritet te rimarre ne konsiderate nese egzistojne bazat per rihapjen e procesit. Nje procesi mes ushtrise se avokateve te nje kompanie te fuqishme, qe per te vene drejtesi, mori me qera nje satelit per te fotogratuar nga kosmosi demet e pretenduara nga pronari i malit Kostar. Por i cili zgjodhi nje rruge shume me praktike per te fituar gjysem milioni euro. Ai pagoi nje specialist me nje meter primitiv xhepi, qe mati rruget, qe i kishin "demtuar" malin, por njekohesisht aktivizoi nje skeme te sofistikuar lidhjesh politike, krahinore dhe juridike, funksionimin e se ciles do ta kishte zili edhe "Ndraghetta" kalabreze. Dhe ndoshta ky akt denoncues nuk mjafton. Pasi eshte vetem ne dore te Gjykates se Larte t'i jape serish shprese opinionit publik dhe te mos lejoje, qe sistemi gjyqesor ne Shqiperi te katandiset ne nje makine te ulet nxjerrjeje parash. Per me keq, nese kjo ndodh, jo per njerezit e thjeshte, por per piramiden e politikaneve, deputeteve, apo te zgjedhurve a gjykatesve lokale. Eshte ne dore te Gjykates se Larte qe te mos linde pyetja: nese nje investitor i fuqishem i huaj nuk mbrohet nga ligji, kush pritet te investoje ne kete vend dhe per me keq, po njerezit e thjeshte dhe biznesin vendas, kush do ta mbroje nga kjo skeme diabolike e racket-tit gjyqesor?
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Si nje punonjes i kompanise Al_Vodafon Mobile po ju jap disa fakte me teper se cndodh vertet me keta kastrioter te pa-ndreqshem. Normalisht une Odeoni jam shpesh maleve te shqiperise neper antenat e ndryshme te komanise ku punoj dhe ja cfare ndodh, shume nga tokat qe Vodafon paguan qerane jane bere objekt sherresh midis fshatareve te zones, sepse lakmia, zilia e te prapambeturit atje lart ne male te shtyn deri ne histerizem duke i dale dhe pronar edhe maleve!!!
    Nje nga faktet e tjera eshte dhe fakti qe sapo ve ne pune nje antene te nesermen e gjej te devijuar radiorelen nga dora e njeriut dhe per kete me duhet te bej te njejten pune mbase dhe tre here. Ketyre kastrioteve duhet qe shteti tu tregoje vendin dhe jo ti perkrahe. Nuk i prish askujt pune nje rruge deri ne majat e maleve apo kodrave per tu ngjitur lart makinat tona. Mos duhet te marrim ne krah paisjet tona deri maje maleve qe ti bejme qejfin malokeve, fshatareve qe per hir te fitimit financiar dhe asgje tjeter dalin me pretendime absurde. Njerez ka dy rruge qe per hir te zhvillimit ose tja u montojme antenat siper pallateve gje e cila paraqet rrezik per femijet tuaj pasi do ekspozoheshin kundrejt goditjeve manjetike ose maje malit.

  3. #3
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    shume e sakte....edhe une kam nje shok te ngushte qe punon per vodafonin dhe ben te njejten gje ne male.....edhe ai me thote shpesh se fshataret e zonave te thella (te harruara nga civilizimi) fusin duart ne gjera qe nuk ju takojne dhe shteti duhet ti ndaloje......
    une jam dakort qe keto firma te fuqishme telefonie ti paguajne qera fshatarit te ligjshem per pronesine e tij, por jo te ndalosh zhvillimin e komunikimit te nje vendi....si gjithmone shteti yne e tregoi veten per te 1000 here qe funksionon se prapthi.....ciao

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Normalisht une Odeoni jam shpesh maleve te shqiperise neper antenat e ndryshme te komanise ku punoj dhe ja cfare ndodh, shume nga tokat qe Vodafon paguan qerane jane bere objekt sherresh midis fshatareve te zones, sepse lakmia, zilia e te prapambeturit atje lart ne male te shtyn deri ne histerizem duke i dale dhe pronar edhe maleve!!!

    Nje nga faktet e tjera eshte dhe fakti qe sapo ve ne pune nje antene te nesermen e gjej te devijuar radiorelen nga dora e njeriut dhe per kete me duhet te bej te njejten pune mbase dhe tre here. Ketyre kastrioteve duhet qe shteti tu tregoje vendin dhe jo ti perkrahe. Nuk i prish askujt pune nje rruge deri ne majat e maleve apo kodrave per tu ngjitur lart makinat tona. Mos duhet te marrim ne krah paisjet tona deri maje maleve qe ti bejme qejfin malokeve, fshatareve qe per hir te fitimit financiar dhe asgje tjeter dalin me pretendime absurde. Njerez ka dy rruge qe per hir te zhvillimit ose tja u montojme antenat siper pallateve gje e cila paraqet rrezik per femijet tuaj pasi do ekspozoheshin kundrejt goditjeve manjetike ose maje malit.
    O vllai, kujdes kur i perdor keto epitete per fshataret tane qe po japin jeten neper male Greqie. Po per Nanon c;fare do thuash qe nuk po le fabrike te ndertuar me djerse shqiptari po i shkon neper tendera tek Greku.

    Me kujdes, ke te drejte por ama...
    ti je a je i gatshem personalisht meqe po ben akuza ndaj vellezerve te tu, ti pergjigjesh te gjitha akuzave ndaj VODAFONIT?

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    O vllai, kujdes kur i perdor keto epitete per fshataret tane qe po japin jeten neper male Greqie. Po per Nanon c;fare do thuash qe nuk po le fabrike te ndertuar me djerse shqiptari po i shkon neper tendera tek Greku.

    Me kujdes, ke te drejte por ama...
    ti je a je i gatshem personalisht meqe po ben akuza ndaj vellezerve te tu, ti pergjigjesh te gjitha akuzave ndaj VODAFONIT?
    Mos devijo temen permbaju asaj. Fola per ate pjese qe me nxin shpirtin. E di zoteria juaj qe kam qene tre here rresht ne leskovik sepse nje i pa-udhe me levizte radiorelen. Te duket e drejte te vi ne shtepine tende te fus duart?
    Meso dy gjera per Odeonin Jam definitivisht i depolitizuar dhe ateist. Puna eshte opsioni im. shpresoj te jesh i qarte.

    Me respekt Odeon.

  6. #6
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shembullin e Nanos nuk ta dhashe per arsye politike apo fetare,

    te thashe qe ke te drejte qe fshataret tane mundohen te perfitojne,
    por kujdes se po e tepron me epitete. E di fare mire qe nuk kemi edukate pune, marredhenie e shume gjera te tjera por keto duhet ti kerkosh me perpara ne vende te tjera. Kur keto nuk i ke ne presidence, kryeministri, ministri, universitete e shkolla mos i kerko neper male e fshatra. Per sa kohe qe jemi ne Shqiperi, megjithese eshte e veshtire te kerkojme njehere llogari ku duhet te jete me perparesore. Edhe une jam kundra shume tipareve apo sjelljeve tona si shqiptare.

  7. #7
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    te dalish ta prekesh anetenen e telefonit ne maj te malit eshte absurditet. Por shko na shko dhe gjerat lidhen me politiken. Kur e sheh qe politikanet te gjithe mundohen te rrjepin, edhe populli pastaj thote pse mos ta rrjep edhe une ni cop meqe ra anetena ne malin tim!!!
    Nje llogjike e papranueshme kur e sheh ne siperfaqe, por qe ne Shqiperi ecen.
    Pastaj edhe vodafoni skane pse qahen aq shume, pasi shqiptaret paguajne nder tarifat me te larta ne Europe

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga ErionB
    te dalish ta prekesh anetenen e telefonit ne maj te malit eshte absurditet. Por shko na shko dhe gjerat lidhen me politiken. Kur e sheh qe politikanet te gjithe mundohen te rrjepin, edhe populli pastaj thote pse mos ta rrjep edhe une ni cop meqe ra anetena ne malin tim!!!
    Nje llogjike e papranueshme kur e sheh ne siperfaqe, por qe ne Shqiperi ecen.
    Pastaj edhe vodafoni skane pse qahen aq shume, pasi shqiptaret paguajne nder tarifat me te larta ne Europe

    Arsyeton mire, llogjikon keq. Oburra turruni hidhini antenat poshte dhe pastaj qahuni qe s`flisni dot me njerzit tuaj. Sa per tarifat kete kerkojani shtetit jo vodafonit, pasi po gjetem mundesi per te fituar do fitojme sa na lejon ligji. Ligji na i lejon keto tarifa pse mos fitojme?

  9. #9
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    odeon, une spo ja ve fajin kompanise tende, nuk po i jap te drejte as atyre qe ti ngacmojne antenat, se ne fund te fundit i prishin pune vetes me shume se ti. Pastaj ne ekonomi te tregut jemi, dhe Vodafoni ka gjetur nje vend cop cop si ne, pse mos ti mbushin xhepat. por une them se populli imiton politikanet; ata vjedhin nepermjet kontratave qe i japin vodafonit te kene c'mime te larta, populli mundohet te vjedhe vodafonin duke i shitur malin ose duke i ngacmuar antenen. DMTH eshte nje zinxhir korrupsioni nga vodafoni-qeveri-popull dhe prape kthehet tek vodafoni.
    Nuk po te sulmoj as ty as vodafonin, por po behet zinxhir korrupsioni, dhe me vjen keq qe ti e gjen veten ne kete mes.

  10. #10
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Te gjithe duan te perfitojne si perfundim kush del i humbur ? lol

  11. #11
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    ahhahhahhahha shqiptaret gjithmone do lene nam!!! e bela ai i shkreti te sjell celularin te flasesh....kta ajde ti biem....po se ka fajin kastrioti ai e ka m;rregull fajin e ka shteti qe e lejon nje gje te tille se ne cdo vend te botes nuk ekziston nje gje e tille...pastaj injoranca nuk ka kufij...ia si thote Odeoni me lart si rrine as duart rehat ia ne rastin konkret me radiorelen....se per te fitur nuk fitojne gje po dhe prishin pune per bela...

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  3. Auditimi i Brendshėm
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •