Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Thumbs up Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!

    Shume here e kam vene re se ne histori qe Shqiptaret e kane patur paksa te veshtire ne zgjidhjen e liderave te tyre. Shume here nuk kane patur dhe shume alternative. Kur e kan gjetur liderin e duhur kane bere spektakel dhe kane qene me te fortit e botes duke mundur perandorite me te forta te botes.
    Rreth kesaj ceshtje i zgjodha ca mendime kuturu qe i kam bledhur nga eksperienca personale dhe takime me shume njerez.
    Ne rradhe te pare dua ti referohem shoqerise Anglo-Amerikane si shembull i shkelqyer demokracie dhe ku do mbeshtetem.
    E kisha fjalen tek organizimi i nje grupi te madh studentor nga zona te ndryshme te Shqiperise, mundesisht duke permbledhur te gjitha zonat dhe rrethet.
    Keta studente te kene te pakten njohuri te mesme te Anglishtes e detyrueshme.
    Te dergohen ne Britani ose Amerike per studim te mesem dhe te larte ne shkenca te ndryshme me qellim qe te kthehen ne Shqiperi pas mbarimit te studimeve. Tu lehtesohet jetesa ne keto vende dhe tu paguhen te tera pagesat akademike. Te mbahen takime dhe mbremje bisedash me Ambasadat tonat rreth politikes, jetes etj. Gjithashtu shoqatat shqiptare ne keto vende ti mbeshtesin sado qe te jete e mundur rreth cdo gjeje sociale, ekonomike, politike etj keta studente.
    Gjate viteve te studimeve kontakti dhe eksperienca "e duhur" qe keta te rinj e te reja do marrin ne keto shoqeri do jete e mrekullueshme dhe jashteqendrueshme (outstanding). Nenvizoj kontaktin e rregullt pozitiv me ambasadat dhe shoqatat shqiptare ne UK ose US.
    Kur studentet te kthehen ne Shqiperi ata do dine te flasin gjuhen e biznesit dhe suksesit dhe me nje moral te patundur optimist.
    Persa i perket shpenzimeve financiare nuk ma merr mendja qe eshte shume e veshtire po te mendohet seriozisht. Per shembull, ne ndeshjen Shqiperi - Greqi para ca kohesh u dhane shuma marramendese per te fituar kunder Greqise nga qeveria dhe biznese private. Perse mos te investohet per te mundur Greqine ose me mire per te rregulluar Shqiperine politikisht dhe ekonomikisht?

    Ju lutem reflektohuni ne keto ide dhe jepni mendimet e juaja, ose modifikojini keto mendime rreth dickaje serioze per te ardhmen.

    Cdo komb meriton me mire!

    Paqe dhe dashuri

    Saimiri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Thone qe Churchill si burre plak qe ish, pat thene qe: "Cdo popull e meriton qeverine qe ka!" Shume njerez e citojne ate ne bote dhe nder keta edhe shqiptaret, sa here qe duan te shesin popullin shqiptar si popull budalla. Pra sipas tyre fajin e ka populli per liderat qe ka ne krye.

    Kurse une kam nje teori tjeter. Une nuk therras as per largimin e X lideri, as per futjen e Y lideri ne politike. Une nuk jam as nga ata qe thone "fajin nga e ka politika", dhe as nga ata qe thone "fajin na e kane politikanet". Te gjithe ata qe bejne deklarata te tilla ende nuk e dine se cfare eshte politika dhe ende nuk kane arritur ate stad ndergjegjesimi kombetar per te pare realitetin shqiptar per ate qe eshte.

    Liderat shqiptare i zgjedh vota, dhe liria e cdo shtetasi fillon me voten e lire. Nese do qe te shikosh ne Shqiperi nje ndryshim per mire gradual e te qendrueshem, mos prit qe kjo te vije nga ngritja e X apo Y lideri apo individi. Nje shtet ngrihet nga kontributi i gjithe shtetasve, dhe emancipimi i politikes shqiptare fillon dhe mbaron me emancipimin e elektoratit shqiptar. Kjo nuk do te thote se populli shqiptar eshte budalla. Popull budalla mund te quash ate qe e njeh traditen demokratike dhe zgjedh te mos marri pjese ne procesin zgjedhor. Shqiptareve nuk u mungon deshira per te marre pjese, shqiptareve u mungon tradita demokratike, jo se nuk duan ta mesojne, por se nuk kane patur fatin ta mesojne. Kete tradite shqiptaret nuk mund ta marrin nga liderat politike ne Shqiperi qe jane lindur e thinjur ne vitet e rregjimit komunist, por mund ta marrim nga bankat e shkollave dhe eksperienca e jetes ne Perendim. Eshte detyrja e jone qe ta importojme dhe shperndajme kete tradite, duke marre pjese ne debate ne kete forum, duke shprehur mendimet dhe idete tona dhe ne shoqerine shqiptare, edhe pse jetojme larg saj.

    Kapitali me i madh politik per nje te ardhme me te mire te shqiptareve ne Ballkan jane ata mijra studente shqiptare qe studiojne sot neper bankat e shkollave ne bote. Perpara se te ngresh catine, duhet te hedhesh themelet e nje shtepie.

    Albo

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Saimir e duartrokis mendimin tend per nxjerrjen e studentve shqiptare neper bote qe te studiojne ne fusha te ndryshme dhe te kthehen mbrapshte ne menyre qe ta permiresojne Shqiperine. Ne mendim tim s'ka nevoje te organizohet plan per te cuar studente jashte qe te studiojne dhe te kthehen mbrapsht. Ka me qindra mijra studente shqiptare ne perendim qe po te kishin mundesite e duhura do te ktheheshin ne atdhe. Por ama fakti qe korruptimi, krimi dhe mos njenja e mundesise per te perparuar ne shqiperi i ndalon kta te rinj qe te kthehen mbrapsht nga tyre. Une per vete marr dipllome kater vjecare per Finance vitin tjeter, dhe me shume qejf do te doja te kthehesha ne Shqiperi dhe ta ndertoja jeten time atje, por me cfar shoh per tani dhe per te ardhmen jo te larget, s'do ishte vendimi i mire per mua te beja kte gje. Ne Shqiperi duhen te behen ca ndryshime fundamentale. Nuk dua te futem ne detaje per kto gjera, por duhet te kete nje ndryshim te thelle mentalitetit ne shume fusha.

    per Albon

    A mendon qe zgjedhjet ne Shqiperi jane te lira? A mendon se ceshtjet qe bien ne pah partite e ndryshme ne fushatat e tyre jane legjetime apo fyerje dhe sharje te pales tjeter ne menyre per ta vazhduar tradicionin e korruptimit dhe papergjegjesise per popullin qe duhet te sherbejne?

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •