Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si fillonte ngrenja e kokave

    gaz shqiptare

    ---


    Flet Kujtim Gjoni: Nė Kongresin e VIII na urdhėruan tė evitonim Mehmetin

    "Ne kineastėt i mėsonim tė parėt goditjet nė Byro"


    ---------------------------------------------------------------

    Fatos Veliu


    IDitėn e parė tė nėntorit tė vitit 1981, kineasti Kujtim Gjoni ndoshta ishte nga tė parėt qė kuptoi se diēka e keqe do tė ndodhte nė Byronė Politike. Dhe nuk kishte gabuar. Vetėm njė muaj mė pas, kryeministri historik i Shqipėrisė, Mehmet Shehu, do tė eleminohej nga rreshtat e saj, nė tė cilėt kishte sunduar me shikim tė rėndė pėr dekada tė tėra. Ka qenė pikėrisht tribuna e Kongresit tė 8-tė tė PPSh-sė ajo qė do tė dekonspironte para syve tė stėrvitur tė kineastit tė njohur, se pikėrisht nė Byro diēka e rėndė po ndodhte. Eksperienca e gjatė nė pėrgatitjen e filmave dokumentarė pranė udhėheqjes mė tė lartė partiake tė shtetit tė atėhershėm komunist e kishte bėrė atė dhe kolegėt e tijė tepėr tė aftė pėr tė zbėrthyer jo vetėm situatat qė krijoheshin nė radhėt e tyre, por, nga fokusimi i portreteve nė kamerat profesioniste.Kėshtu dhe nė atė konngres ata kuptuan shumė kur nga nga shefat e tyre nėpėrmjet kufjeve morėn urdhėra tė tillė si: "Portretizoni vetėm shokun Enver dhe askėnd tjetėr!". "Punoni vetėm me plane tė largėta me tribunėn!". "Nė rreshtin e parė tė sallės nuk do tė bėni asnjė portret!". "Kuptuam se nė mes anėtarėve mė tė lartė tė udhėheqjes sė shtetit diēka e rėndė do tė ndodhte, tregon tashmė pėr Gazetėn, Kujtim Gjoni, i cili aktualisht ėshtė drejtori i "Albafilmit" shqiptar. Mendja na shkoi te Mehmet Shehu, tė cilit po i privohej fiksimi nė celuloid. Atė mendim e pėrforcuam akoma pas njė tjetėr urdhri qė u dha pėr rreshtin e parė, kur ndodhej e ulur pikėrisht Fiqireti". Jo vetėm kaq, por specialistėt e filmimeve nė atė kohė bėhet e ditur se kanė kuptuar qė Enver Hoxha nuk i ka pasur punėt mirė me shėndetin, pasi njė urdhėr i ēuditshėm kishte vijuar pas tė parėve. Ai kishte tė bėnte pikėrisht me moslejimin e filmimit tė tij nė faqen e majtė.

    Zoti Gjoni, ju keni qenė ndėr punonjėsit e Kinostudios qė preferoheshit nė rastet e pasqyrimit tė ngjarjeve nė tė cilat merrte pjesė Enver Hoxha dhe udhėheqja mė e lartė e shtetit tė atėhershėm komunist?
    Eshtė e vėrtetė qė kam qenė. Jo vetėm nė njė takim apo vizitė tė Enver Hoxhės dhe tė udhėheqėsve tė tjerė tė asaj periudhe qė mund tė bėnin nė njė ndėrmarrje apo nė njė rreth, por, qė tė jem tepėr i sinqertė me lexuesin e kėsaj interviste dhe me veten time, unė kam marrė pjesė deri dhe nė shumė e shumė aktivitete tė mėdha tė Partisė sė atėhershme tė Punės, duke vijuar deri nė sallat e kongreseve apo festivalet kombėtare, qė atėherė pėrbėnin evenimentet mė tė mėdha nė vend. Nė kėto takime duhet tė kemi parasysh se, qoftė pėr tė filmuar apo qoftė edhe pėr procedura tė tjera gazetareske, caktoheshin njerėzit mė tė besuar, qė po tė flasėsh tamam me logjikėn e kohės, konsideroheshin si tė privilegjuar.Kjo gjė nuk duhet mohuar, pavarėsisht se kohėt kanė ndryshuar.

    Pėrmendėt disa herė fjalėn "privilegj". Mos duhet tė kuptojmė se nuk e kishin tė gjithė punonjėsit e Kinostudios tė drejtėn pėr tė kryer detyrėn qė u takonte?
    Absolutisht jo. Nuk mund tė flitej qė nė njė aktivitet tė pėrmasave kombėtare apo nė njė vizitė tė veēantė tė Enver Hoxhės, apo dhe tė disa udhėheqėsve tė lartė tė shtetit tė atėhershėm, nė ekipin tonė tė Kinostudios qė mund tė merrte pjesė nė pasqyrime filmike, tė mund tė ishte kushdo, pavarėsisht se punonim tė gjithė nė tė njėjtin institucion siē ishte Kinostudioja. Pėr kėto raste ishte e pėrcaktuar njė listė e veēantė, e cila saktėsonte emrat e personave qė mund tė merreshin me pėrgatitjen e filmimeve nė evenimente tė atilla, siē i konsideronim atėherė ato takime.

    Ju nuk jeni dakord me njerėzit qė mund tė kritikojnė ato forma tė asaj kohe?
    Unė nuk kam punė me kohėt, por me profesionin dhe punėn time. Kohėt ikin dhe artistėt apo kineastėt ngelen. Detyra e tyre ėshtė tė fiksojnė historinė. Nuk mund tė thuash dot se 50 vjetėt e kaluara nuk kanė qenė kohėt e periudhės komuniste nė Shqipėri. Kėshtu qė nuk mund tė rrije pa e pasqyruar, madje me detajet mė tė hollėsishme, ēdo moment, sidomos tė aktorėve kryesorė tė shtetit qė ishin politikanėt e atėhershėm.Tė gjitha sa kanė thėnė dhe sa thonė nė kėta 15 vjet, sidomos kolegėt tanė, janė gėnjeshtra, sajime dhe mohime. Ėshtė e mira tė thuhen ato qė kanė ndodhur nė tė vėrtetė. Koha jonė e gjatė me kamerat dhe stilolapsat nė dorė pranė udhėheqjes na kishte bėrė edhe profesionistė tė zbėrthimit tė gjendjes shpirtėrore tė tyre, aq sa kuptonim fare mirė kur ata ishin nė vėshtirėsi, kur ishin tė mėrzitur, kur kishin gėzim dhe kur kishin entuziazėm, pavarėsisht se nė pamje tė parė njė shikim joprofesionist kėto nuk mund t'i kuptonte. Jo vetėm kaq, por nga udhėzimet qė na jepnin pėr mėnyrat profesionale tė tė punuarit, ne kuptonim dhe goditjet e mėdha qė pritej tė ndodhnin nė tė ardhmen brenda udhėheqjes. Njė ngjasi e tillė na ndodhi p. sh. nė Kongresin e 8-tė tė PPSH-sė, kur ne kuptuam se Mehmet Shehu ishte nė buzė tė greminės, gjė qė ndoshta pėr momentin mund ta dinte vetėm Enver Hoxha.

    Ju keni qenė nė sallėn e Kongresit tė 8-tė tė PPSH-sė, i cili u zhvillua njė muaj para se tė vetėvritej Mehmet Shehu?
    Po, ashtu siē kisha qenė dhe nė shumė kongrese tė tjera, isha edhe nė sallėn e punimeve tė atij kongresi, nė tė cilin morėn pjesė pėr herė tė fundit jo vetėm Mehmet Shehu, qė pas njė muaji vrau veten, por edhe Enver Hoxha, i cili vdiq pikėrisht njė vit para kongresit tė ardhshėm tė PPSH-sė, pra tė 9-tit. Unė, ashtu si dhe shumė e shumė kolegė tė tjerė tė Kinostudios, medias sė shkruar dhe tė vetmit televizion qė ishte nė atė kohė, kishim pėr detyrė tė pasqyronim nė mėnyrėn mė tė rregullt punimet e atij kongresi. Ndėrkohė, ndryshe nga sot, duhet tė pranojmė se media atėherė ishte tejet e kontrolluar. Nuk mund tė bėhej fjalė tė bėje filmime sipas qejfit dhe tė pozicionoje plane sipas anės dhe bukurisė profesionale qė vareshin nga dėshirat e tua.Konkretisht, nė Kongresin e 8-tė, ndėrsa kishim filluar punė pėr filmime dhe regjistrime tė fjalimeve gjatė seancave, na jepet urdhri qė nuk duhej tė punonim me plane tė vogla apo me portrete, por vetėm me plane tė mėdha. Tė njėjtėn gjė duhej tė bėnim dhe nga salla, sidomos nė rreshtat e parė tė saj. Kjo do tė thoshte qė ne nuk duhej tė bėnim asnjė planportret tė askujt qė ishte nė tribunė, pėrveē Enver Hoxhės. Menjėherė kuptuam se dikush nga ata qė ishin nė tribunė, do ta hante sė shpejti. Kėtė e kishim mėsuar nga raste tė ngjashme qė kishin ndodhur mė parė. Apo, nga ajo qė na u tha tjetėr nė atė kongres, qė tė mos filmonim shokun Enver nė krahun e majtė, ne kuptuam se ai kishte probleme me faqen e majtė dhe ashtu ishte vėrtet, mė mbrapa saktėsuam se ishte fjala pėr paralizėn qė kishte kaluar nga ai krah i fytyrės. Gjithsesi, atė qė kuptonim, se do ta pėsonte njė anėtar i udhėheqjes, nuk bėhej fjalė qė ta shprehnim, por vetėm ta mendonim.

    As me kolegėt?
    Gjithēka qė mund tė bėnim nė kėto raste, kur menjėherė zbėrthenim shkaqet e dhėnies sė njė urdhri tė tillė, ishte qė t'i shkelnim syrin me kuptim njėri-tjetrit mes kolegėsh. Kėshtu ndodhi dhe nė atė kongres. Si na u dha nė kufje urdhri qė tė punonim me plane tė mėdha, menjėherė kthyem kokėn nga njėri-tjetri me shikime, qė vetėm ne i zbėrthenim. Gjithsesi vazhdonim tė ndiqnim ritmikisht zbatimin e urdhrave qė na jepeshin. Bėnim sė pari filmimin e Enverit qė vinte nė qendėr tė tribunės, duke mos bėrė as mė tė voglėn lėvizje tė saj, pėr ta spostuar majtas ose djathtas nga ndodhej i ulur kryeministri Shehu, pastaj e largonim pamjen derisa bėnim fokusim tė tė gjithė tribunės sė kongresit. Kėtu lindte dyshimi i parė, qė mund t'i vinte radha vetė njeriut tė hekurt tė sistemit dhe qė njihej si absolut pas Enver Hoxhės.

    Ndėrsa ju jepnin porosi nė kufjet tuaja qė tė mos bėnit fokusime portretesh, a u theksua nė ndonjė rast emri i Mehmet Shehut?
    Absolutisht jo. As qė bėhej fjalė pėr njė gjė tė tillė.

    Duhet tė keni episode tė veēanta nė lidhje me punėn tuaj gazetareske pranė udhėheqjes sė atėhershme, qė pėr tė tjerėt konsiderohej si "mit"?
    Sa tė duash, aq sa nuk mund tė kujtohen dot, pėr vetė faktin se janė grimca tė atilla qė nuk besoj se mund tė kenė ndonjė interes.

    Gjithsesi, do ishim tė interesuar pėr tė dėgjuar diēka, pėr tė njohur tė paktėn tipat e tyre pėrpara kamerės, e cila po i transmentonte nė ēdo familje shqiptare?
    E vėrteta ėshtė se para kamerės ishin tė gjithė tė ēuditshėm. Njė gjė kanė pasur tė pėrbashkėt, qė e ndienin tė gjithė filmin dhe nė atė moment bėnin lėvizje spektakolare. Ndėrsa pėr tė veēantat e pozicioneve qė merrnin para saj ka pasur cilėsi tė tjera Enver Hoxha dhe cilėsi tė tjera Mehmet Shehu apo Adil Ēarēani, si dhe tė tjerėt me radhė.

    Pse, Mehmet Shehu nuk e bėnte njė gjė tė tillė?
    Mehmet Shehu ka qenė ndryshe. Ai ka pasur raste qė mund tė ishte edhe shumė njerėzor, siē mė ka ndodhur njė herė qė unė i kam shkelur kėmbėn, ashtu siē ka pasur raste kur ėshtė treguar edhe shumė i prerė. Kėshtu, mund tė kujtoj njė rast tė tillė. Ka qenė 50-vjetori i shkollės teknike, qė sot quhet "Harri Fultz", ku ka kryer studimet edhe vetė Mehmet Shehu. Ai, si ish-nxėnės dhe kryeministėr i Shqipėrisė, pėr t'i dhėnė jehonė festės sė 50-vjetorit tė asaj shkolle, mori pjesė edhe vetė. Nė momentin qė udhėheqja u ul nė podiumin e sallės ku do tė bėhej ceremonia, fėmijėt qė ishin caktuar pėr t'u vendosur shallet e kuq, tė cilėt vendoseshin nė ēdo ceremoni jubilare, rendėn me vrap pėr nė drejtim tė tė ardhurve. Por, momentin kur u lidh shalli nė qafėn e Mehmet Shehut, kameramani nuk arriti ta filmonte, pėr shkak tė pozicionit tė gabuar ku ndodhej. Nė kėtė kohė, kur nuk kishin kaluar vetėm pak ēaste, u afrua te Mehmeti pėrgjegjėsja qė po pėrgatiste atė dokumentar, Marjanthi Qamo, e cila nė mėnyrė tė menjėhershme i kėrkoi qė brenda mundėsive tė pėrsėritej edhe njė herė vendosja e shamisė. Nė atė moment Mehmet Shehu, i tejnxehur, me njė lėvizje spektakolare tė kokės pėr tė shprehur mė mirė inatin e tij, i ka bėrtitur Marjanthit: "Shporru, moj kėtej, ē'jam unė, aktor kinemaje qė mund tė bėni ju qyfyre…".
    …
    Njė rast tjetėr, i cili tregon tipat e ndryshėm qė kishin Enveri me Mehmetin nė lidhje me filmimet, tregohet nė rastin kur ne po pėrgatisnim dokumentarin e ceremonisė sė organizuar pėr pėrurimin e busteve tė vėllezėrve Frashėri te kodrat e liqenit. Veē tė tjerėve merrnin pjesė dhe Enver Hoxha me Mehmet Shehun, si dhe gjithė udhėheqja e lartė. Ne nė kėtė rast punonim pėr tė krijuar planet pėr interes tė filmit dokumentar kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė njė moment Enveri dhe Mehmeti, si mbaruan ceremoninė zyrtare te bustet e rilindasve, bėnė tė largoheshin pėr nga ēezma qė ėshtė pėrballė piedestalit qė ndodhet anash rrugicės sė asfaltuar. Ne nuk mund tė rrinim pa u afruar, me merakun qė tė mos na ngelej asnjė plan i udhėheqėsit pa filmuar. Nė kėtė moment Mehmet Shehu, teksa lante fytyrėn te ēezma, i thotė Enverit: "Kėta nuk na lėnė tė lidhim as ushkurin e brekėve, se na ngelėn nga mbrapa me kamera". Ndėrsa Enveri, si me finesė, pa e vrarė terezinė, madje tepėr i kėnaqur qė pikėrisht ne po e bėnim detyrėn shumė mirė, i pėrgjigjet Mehmetit: "Ata bėjnė detyrėn e tyre. I shėrbejnė historisė".


    Desh mė ra tė fikėt kur i shkela kėmbėn Mehmet Shehut

    Ndėrsa vazhdon tė tregojė pėr vitet e gjata tė punės sė tij nė Kinostudio, duke pėrshkruar kryesisht situatat qė krijoheshin kur ata bėnin punėn dokumentale para ish-udhėheqjes komuniste,kineasti Kujtim Gjoni paraqet lloj-lloj episodesh qė tregojnė jo vetėm tipin, por edhe karakterin e tyre tė ēuditshėm. Kėshtu, ndėr tė tjera ai tregon njė ndodhi qė mund ta quash tė jashtėzakonshme nė atė kohė, pėr vetė faktin se ka tė bėjė me Mehmet Shehun."E mbaj mend shumė mirė, - thotė Kujtimi. - Ka qenė viti 1973, pikėrisht dita e pėrurimit tė ekspozitės 'Shqipėria sot'. Shiritin e pėrurimit do ta priste Enver Hoxha. Nė kėto raste, sipas protokollit, kur merrte pjesė Enver Hoxha duhej tė ishin tė pranishėm edhe gjithė udhėheqja e Partisė dhe e shtetit tė atėhershėm.Ne nxitonim pėr tė qėndruar sa mė pranė, me qėllim qė tė mos na shpėtonte asnjė frazė e thėnė nga ai, e cila neve do tė na duhej pėr ta pėrdorur nė tekstin e dokumentarit qė po pėrgatitnim. Nė njė moment Enveri bėri njė rrotullim tė papritur pėr tė vijuar nė njė seksion tė ndodhur mbrapa tij. Ne lėvizėm tė gjithė nė mėnyrė tė menjėhershme. Nė kėtė ēast unė ndjeva se nga mbrapa shkela njė kėmbė. Kthej kokėn dhe, ē'tė shikoj, kisha shkelur kėmbėn e Mehmet Shehut. Nuk rezistova dot, por u zverdha dhe u bėra dyllė, gati tė mė binte tė fikėt. Nuk e di, por duhet tė mė kenė dalė edhe djersė tė ftohta. Mirėpo vetė Mehmet Shehu, qė me sa kuptoj e ka vėnė re situatėn time, u tregua tepėr i kujdesshėm. Pėr tė mos u tronditur shumė, ai menjėherė mė kapi nga krahu me njėrėn dorė, ndėrsa me dorėn tjetėr kapi Agron Ēobanin qė ishte afėr meje, dhe na afroi afėr vetes, duke na pyetur me tė qeshur se si na shkonte puna dhe a e ndjenim gėzimin e saj. Pasi na pa qė e mblodhėm veten, na tha sėrish me tė qeshur: "Tani ikni tė shkruani te Komandanti, se atje e keni punėn", duke na treguar Enver Hoxhėn, qė tashmė ishte larguar disi nga vendi ku po rrinim ne me Mehmet Shehun."


    Enveri nuk e ndante vėmendjen nga kamerat nė mitingje

    Ish-diktatori komunist Enver Hoxha, veē ashpėrsisė dhe ekstremitetit tė tij nė drejtim tė zgjidhjes sė problemeve tė lindura, ėshtė i njohur edhe si orator dhe njeri i dhėnė jashtė mase pas mėnyrės sė propagandės dhe prezantimit tė tij nė publik. Nė rrėfimet e Kujtim Gjonit mėsohen edhe shumė cilėsi tė tjera, ndoshta tė panjohura mė parė, qė kanė tė bėjnė me natyrėn e Hoxhės para kamerės. "Ai, ndryshe nga drejtuesit e tjerė tė shtetit tė atėhershėm, - thotė tashmė Kujtimi, i cili ka bėrė nė tė shumtėn e rasteve dokumentarėt pėr tė, - tė ndihmonte tė bėje filmin. Kjo pėr vetė faktin se ka qenė jashtėzakonisht i vėmendshėm para kameras". Kjo ėshtė vėnė re nė shumė raste, kur si pa kuptuar ai ka pėrsėritur lėvizjet dhe gjestet, pėr t'u dhėnė mundėsi kameramanėve qė tė bėjnė filmimet e munguara. Dhe kjo pėr habi, sipas zotit Gjoni, ėshtė bėrė pikėrisht pėr ato momente qė ata nuk kishin mundur t'i kapnin. Nga kjo kuptohej se Enver Hoxha, ndėrsa bėnte lėvizjet dhe pėrshėndetjet publike, e kishte pasur vėmendjen edhe te kineastėt. Janė me dhjetėra rastet kur, sipas Gjonit, ai ndėrhynte pėr tė mos u penguar gazetarėt, tė cilėt, kur i kishte afėr, ndihej shumė mirė, ashtu siē ka dhe me dhjetėra raste tė tjera kur ai, pa marrė ndonjė kėrkesė nga ndokush, ka pėrsėritur lėvizjet dhe veprimet e paarritura nė celuloidin magjik tė shiritit tė filmit. I tillė kanė qenė p. sh. rasti i puthjes sė flamurit kombėtar mė 10 korrik tė 83-shit, me rastin e festės sė ushtrisė, kur, si e bėri veprimin dhe pa qė nuk u arrit tė bėhej filmimi, pas njė ecejakeje tė re, e pėrsėriti prapė veprimin.

    nga gsh

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ma chi se ne frega
    Ignore List: Den Bossi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zombush ne shqiptaret e cajm koken per historine e vendit.. ti si zezak Zimbabveje shko ne rr te s..

    qashtu..



    shekulli

    ---


    Botohet pėr herė tė parė e plotė letra e Enver Hoxhės dėrguar Mehmet Shehut gjatė luftės pas ekzekutimit tė 65 fshatarėve nė Lushnje. Enver Hoxha i indinjuar pėr vrasjen e 65 ballistėve apo pėr pushkatimet qė Mehmet Shehu i bėri me kokėn e vet?

    Ekzekutimet, letra e Enverit pėr Mehmetin


    Shekulli

    TIRANĖ – Pushkatimi i 65 fshatarėve nė Lushnje nė tetor 1943 ėshtė njė nga krimet e luftės qė i ėshtė atribuar Mehmet Shehut. Bėhet fjalė pėr fshatarėt e kapur si ballistė nė ēetėn e Hamit Matjanit, nė Shegan, Golem. Ai ėshtė akuzuar se kėtė ekzekutim e ka bėrė pa pyetur asnjėrin nga anėtarėt e Shtabit tė Brigadės dhe pa pyetur as Enver Hoxhėn. Ėshtė folur edhe pėr njė letėr tė Enver Hoxhės dėrguar Mehmet Shehut me kritika tė ashpra pėr aktin terrorist tė pushkatimit pa gjyq tė 65 fshatarėve-ballistė. Njė dokument i tillė gjendet nė Arkivin Qendror tė PPSH-sė dhe pėrmbajtja e tij botohet pėr herė tė parė e plotė nė gazetėn “Shekulli”. Flitet pėr njė letėr tė 5 nėntorit 1943, e cila i drejtohet Komandės sė Brigadės i dhe veēanėrisht Mehmet Shehut nga Shpati, njė nga pseudonimet e Enver Hoxhės gjatė Luftės.
    Nė kėtė letėr Enver Hoxha i cili edhe vetė, siē e tregojnė dokumente tė shumta disa prej tė cilėve do t’i botojmė sot, kishte urdhėruar likuidime dhe pushkatime gjatė luftės, bėn tė kundėrtėn, dėnon ekzekutimin e hapur tė 65 fshatarėve nga Mehmet Shehu si njė ekzekutim tė tepruar, pa vend dhe shumė tė gabueshėm duke u shprehur se njė gjė e tillė “nė vend qė tė na sjellė fitim, na dėmton”. Enver Hoxha i shkruan Mehmet Shehut mė tej se nė kėtė rast bėhet fjalė pėr fshatarė tė pafajshėm dhe se nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė armiqėsoheshin me katundarėt.


    Nexhmije Hoxha
    “Aktet terroriste tė Mehmet Shehut me
    qėllim qė tė bėhej udhėheqės i shquar”
    “...Nė “autokritikat” e tij, nė qoftė se mund tė quhen tė tilla, ekseset terroriste tė vetat, M. Shehu i shpjegonte me “urrejtjen pėr ballistėt tradhtarė”. Njė shpjegim tjetėr tė tyre e lidhte me “temperamentin borgjez tė ēastit”, me “origjinėn mikroborgjeze” ose me “tė metat mikroborgjeze” nė karakterin e tij. (...) Pėr tė mos folur, tani pėr tani, pėr qėllimet e errėta qė synonte M. Shehu, ishte e qartė qė ai me aktet e tij tė bujshme, qofshin ato trimėrie ose ato terroriste, donte tė krijonte imazhin e njė udhėheqėsi tė shquar dhe kėsaj ia arriti, pavarėsisht qė reaksionarėt e quanin “bandit”, sipas zakonit tė tyre edhe pėr luftėtarė tė tjerė.... Nė qoftė se pushkatimet qė bėnte, M. Shehu i justifikon si hakmarrje pėr vrasjet pabesisht tė partizanėve nga forcat reaksionare nė kėto krahina, ai hakmerrej edhe pėr arsye personale. Nė shtator tė vitit 1943, kur ndodhej nė zonėn e Librazhdit, M. Shehu kėrkoi me kėmbėngulje tė arrestonte dhe tė pushkatonte pa gjyq Xhaf Mirakėn, ish-vullnetar nė Luftėn e Spanjės, me pretekst se ai kishte dezertuar nė Spanjė. Xhaf Miraka nė kėtė kohė ka qenė bashkuar me Luftėn Nacionalēlirimtare. Duke qenė nė Spanjė bashkė me M. Shehun, ka mundėsi qė ky i fundit dyshonte se Xhaf Miraka mund tė dinte shumė gjėra qė ai ia fshihte Partisė...”
    Sipas Nexhmije Hoxhės



    mė 5 nėntor 1943

    I dashuri Mehmet

    Veēanėrisht jemi tė gėzuar pėr sukseset e Brigadės sonė Nacional-Ēlirimtare. Brigada jonė e Parė, dita ditės po shkon nė rrugėn e vėrtetė qė i ka caktuar Shtabi i Pėrgjithshėm. Komunikatat tuaja i presim me padurim sepse e dimė qė Brigada e Parė gjatė udhėtimit tė saj, i jep grushta tė forta okupatorit gjerman dhe tradhtarėve tė vendit tonė. Si kurdoherė dhe kėsaj radhe sukseset e brigadės kundėr gjermanėve kanė qenė tė dukshme dhe shokėt gjatė pėrpjekjeve kanė fituar eksperiencėn e duhur dhe ashpėrsinė e urrejtjen kundėr armikut. Rruga e saj do tė jetė patjetėr e lavdishme pėr nderin e madh tė ushtrisė sonė Nacional Ēlirimtare dhe pėr triumfin e ēėshtjes sonė tė shenjtė. Pėrmes teje, u shprehim shokėve tė Partisė nė Brigadė pėrgėzimet tona dhe ju urojmė qė nė tė ardhmen ata tė bėjnė dhe mė shumė, ata tė jenė kurdoherė nė radhėn e parė tė luftės, tė jenė shembėlla e heroizmės, e pjekunis politike, e gjakftohtėsisė, tė jenė ushtarėt e denjė tė ēėshtjes sė madhe tė Partisė sonė tė dashur.
    Nė pėrpjekjen qė bėri brigada me forcat e reaksionit si kundėr qė thoni nė raportin qė i ēoni Shtabit tė Pėrgjithshėm, kini zėnė mjaft robėr dhe pasi i keni gjykuar kini ekzekutuar 65 prej tyre. Ky gjest e errėson tabllonė. Ky ekzekutim, shoku Mehmet, si kundėr qė e njeh dhe vetė nė letrėn qė i ēon shtabit, ėshtė i tepruar dhe pa vend dhe shumė i gabueshėm pse nė vend qė tė na sjellė fitime, na dėmton. Duhet tė kemi parasysh se katundarėt qė ndodhen nė ēetat e Ballit janė elementė tė pafajshėm, tė pasqaruar dhe viktima. Me kėta duhet tė sillemi mė ndryshe, ėshtė e detyra e jonė, si ushtarė tė drejtėsisė qė jemi, duhet t’u flasim kėtyre njerėzve, t’i kėshillojmė tė gjejnė rrugėn e drejtė, tė dezertojnė radhėt e okupatorit e tė tradhtarėve. Por jo t’i ekzekutojmė nė masė. Ekzekutimi tė rezervohet vetėm pėr ata qė me koshiencė tė plotė bėjnė lodrėn e armikut dhe tė gjithė ata qė grabisin e gjakosin popullin.
    S’duhet tė armiqėsohemi me katundarėt, pse ata janė shtyllat e partisė sonė dhe njė sjellje si ajo e juaja karshi tyre sigurisht ka reperkursione nė shtresat katundare. Nė asnjė mėnyrė s’duhet t’i japim shkak armikut tė na akuzojė asisoj qė nuk jemi.
    Letra jote drejtuar Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr kėtė ēėshtje na siguron se do t’i moderoē ndjenjat e inspiruara nga momenti dhe nuk do tė pėrsėritet mė njė punė e tillė dhe herė tjetėr nuk do tė tė mungojė gjakftohtėsia. Kemi bindje se do tė veproē kėtej e tutje nė kėtė mėnyrė dhe kėto veprime do tė jenė tė matura, pa humbur ashpėrsinė e duhur dhe kėtė do ta bėsh pse si komunist qė je, nuk do tė permetosh kurrė qė me tė tilla akte tė preket emri i pastėr i Partisė sonė tė dashur.

    Tė fala ty dhe gjithė shokėve
    Pėr Komitetin Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare
    Shpati


    Dokumentet e tjera
    Disa nga urdhrat dhe porositė e Enver Hoxhės pėr likuidimin e shqiptarėve qė nuk ndanin tė njėjtėn ideologji me tė, megjithėse nė shumė raste i bashkonte kauza e pėrbashkėt e ēlirimit tė vendit. Sipas dokumenteve tė Arkivės sė Shtetit

    Urdhrat e Enver Hoxhės pėr
    eliminimin e kundėrshtarėve

    Pjesa mė e madhe e urdhrave tė Enver Hoxhės tė gjetura nė Arkivėn e Shtetit evokojnė asgjėsimin e Bazit tė Canės ose Abaz Kupit... Por ai pėrveē kėrkimit me ngulm tė vrasjes sė Abaz Kupit, kėrkon edhe vrasjen me “plumb kresė” siē shprehet nė ndonjė rast, tė mjaft nacionalistėve, krerėve, ballistėve e zogistėve tė tjerė. Ja ēfarė thonė dokumentet arkivore, prej tė cilave po botojmė pjesė me shkurtime:

    Pjesė nga letra e Enver Hoxhės drejtuar Gogo Nushit pėr tė zhdukur disa elementė komunistė e nacionalistė
    7 tetor 1943

    (...) Pėr disa ēėshtje tė vogla qė mė pyet, sidoqė nuk ėshtė nevoja tė mė pyesėsh, edhe sidoqė kemi vendosur njė herė sė toku, po tė pėrgjigjem. Pėr Ilo Pandukun, mė duket se thamė qė, nė rast se e mohon, thirreni atė nga Gjirokastra, dhe ai qė tė rrejė nga ata tė dy, e ēoni nė shtab.
    Anastas Plasarin as qė e kėrkuam tė vinte kėtu, por ju dhamė udhėzime qė ai tė qėrohej “sans bruit et sans trompettes” (pa zhurmė e pa trompeta, frėngjisht). Mė mos mė pyesni. Tė gjurmohet dhe tė vritet Irfan Ohri. Hetoni se nė njė shtėpi andej rreth kinemasė Rex po rri. Ua japim kėtė informatė, megjithėse zyra informative e juaja punon mė mirė. Pėr Bazin e Canės mos bėni shumė iluzione, si ju, edhe Doktori e tė tėrė. Se Bazi i Canės ėshtė Bazi i Canės dhe Xhemal Herri ėshtė Xhemal horri, tė cilit i ka hyrė frika nė bark dhe po bėn ato deklarata. (...)
    Po ju ēojmė kėtė letrėn tė cilėn t’ia dėrgoni Bazit me atė njeriun qė na shkruani nė letėr. Kėtė letėr jepja Dr. mė parė ta kėndojė dhe, po tė ketė gjėkafshė, le t’ia shtojė. Duhet qė dhe DR. tė ndodhet kėtu pėr ditėn qė i kemi caktuar Bazit. Mund tė vijė atė mbrėmje dhe tė ikė pasnesėr mbrėma. (...)
    Tė fala.

    Burimi: AQSH, FONDI.14, DOSJA 27


    Pjesė nga letra e Enver Hoxhės drejtuar Nako Spirut, ku jepet udhėzim pėr vrasjen e Zef Malos dhe Llazar Fundos.
    4 prill 1944

    I dashur shoku Nako,

    Zef Mala (ish-kryetar i grupit komunist tė Shkodrės. Shėn.red) tė mos shkojė nė Kosovė. Pėrkundrazi, ta dekoroni me njė plumb kresė. Ai s’ėshtė i mirė dhe duhet tė zhduket. Gjeni mėnyrėn qė tė mos kuptohet, por nė asnjė mėnyrė tė mos lihet pas dore kjo punė, sikundėr i ka lėnė pasdore shoku Hysen tė tjera kėshilla qė i kemi dhėnė dhe pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjės.
    Ēėshtja e Zai Fundos mbetet ajo qė ka qenė. Ēėshtja e autokritikės s’na intereson dhe as qė duhet tė pėrmendet, sikundėr qė e kanė bėrė nė Korēė, gjė qė e popullarizon. Ai mbetet armik i poshtėr i Partisė dhe hesapin dhe autokritikėn s’mund ta bėjė as kėtu, as nė Itali, po atje lart ku e kanė dėnuar. Prandaj dhe ky, po tė gjendet, po atė fat. Nė kėtė pikė u thuaj shokėve qė tė mos gabohen.
    Tė fala shoqėrore
    Tarasi
    4.04.1944

    burimi: AQSH.F14, DOSJA 76


    Pjesė nga urdhri i Enver Hoxhės pėr sulmin e divizionit tė parė tė Ushtrisė Nacional Ēlirimtare Shqiptare nė veri tė Shkumbinit
    1 qershor 1944

    3.Tė goditė e tė likuidojė Bazin e Canit, Legalitetin dhe forcat e ndryshme tė reaksionit e tė qeverisė kuislinge tė Tiranės.
    Komandant i Pėrgjithshėm UNĒL
    Gjeneral-kolonel
    Enver Hoxha
    Burimi: AQSH, FONDI 41, DOSJE 53


    Urdhėr i Enver Hoxhės drejtuar Shtabit tė divizionit tė parė pėr shkatėrrimin e forcave zogiste dhe vrasjen e Abaz Kupit
    16 korrik 1944

    Vazhdoni me ashpėrsi goditjet kundėr forcės sė gjallė tė Bazit, e cila duhet tė likuidohet. Ēarmatosni kėdo, ku ai ka influencė. Me njė ose dy skuadra tė forta, tė ndiqet Bazi nė rrethet e Ishmit buzė detit. Vrasja e tij do tė jetė njė fitore.

    burimi: AQSH,FONDI 41, DOSJE 158

    Urdhėr me radiogram i Enver Hoxhės drejtuar Shtabit tė divizionit tė parė pėr shkatėrrimin e forcave zogiste
    3 korrik 1944

    Sipas lajmeve tuaja, rezulton se zona e Matit ndodhet bosh. Ju kemi lajmėruar se duhet tė mos lini Bazin tė grumbullojė forcat e tė formojė njė front kundėr nesh. Mos e neglizhoni kėtė vėrejtje, pse pėrgjegjėsia bie mbi shtabin e Divizionit.
    Komandant i Pėrgjithshėm Iunēsh
    Enver Hoxha

    burimi: AQSH, FONDI 41, DOSJE 158

    Urdhėr me radiogram i Enver Hoxhės drejtuar shtabit tė divizionit tė parė pėr tė asgjėsuar zogistėt dhe krerėt nacionalistė dibranė
    6.07.1944

    Divizionit I
    Tė goditet me ashpėrsi Bazi (*Abaz Kupi). Zonat Mat, Dibėr tė pėrshkohen disa herė, tė kontrollohen disa pyje tė dyshmita dhe tė mitralohen. Krerėt e Dibrės tė goditen me ashpėrsi sikurse Bazi.
    burimi: AQSH, FONDI 41, DOSJA 158

    Urdhėr i Enver Hoxhės drejtuar shtabit tė divizionit tė parė pėr shkatėrrimin e forcave zogiste dhe krerėve tė tyre.
    20 korrik 1944

    dt.20.07. Vazhdoni spastrimin e forcave tė Bazit dhe krerėve tė tjerė
    burimi: AQSH, FONDI 41, DOSJE 158

    Urdhėr i Enver Hoxhės drejtuar Shtabit tė Divizionit I pėr ta provokuar Muharrem Bajraktarin dhe pėr ta likuiduar.
    26 gusht 1944

    Gjeneral Daliut (*Dali Ndreut)
    Hidhni njė trakt popullit tė Lumės ku t’i thuhet se Muharremi u ftua tė bashkėluftojė kundėr gjermanit okupator dhe se ai refuzoi. Kushdo qė do tė na pengojė nė veprėn tonė ēlirimtare, ne e konsiderojmė armik. Thėrrisni popullin tė bashkohet kundėr armikut dhe gjithė atyre qė e kanė gėnjyer. Pastaj vazhdoni punėn ose e detyroni Muharremin tė nėnshtrohet ose e demaskoni dhe e ndiqni pėr ta kapur, sipas situatės qė do tė krijohet.
    Enver

    Urdhėr i Enver Hoxhės drejtuar shtabit tė korparmatės I pėr shkatėrrimin e forcave tė G.Kryeziut.
    12 shtator 1944

    Gjeneral Dali Ndreut (*komandant i korparmatės I), D.D. (shumė konspirative).
    Tė pėrgatiten dhe tė nisen menjėherė pėr nė Kosovė Brigada I dhe Brigada III. Brigada I tė kalojė e para nė malėsitė e Gjakovės dhe tė Pejės, Brigada III tė ndjekė tė parėn menjėherė dhe mundėsisht tė bjerė nė kontakt me forcat e Kryeziut dhe ta detyrojė atė tė mbajė qėndrim. Me kėtė tė veprohet si me Muharrem Bajraktarin. Por mos vonohet rrugės dhe tė mos presė kontakt me Brigadėn I.
    AQSH, FONDI 41, DOSJE 158.



    07/02/2005

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gazeta Shqiptare


    --

    DOSSIER

    Dėshmia e kolonelit nė pension Ahmet Mehmeti pėr letrėn anonime qė zv/ministri i Mbrojtjes, gjeneral-major Halim Xhelo shkruajti pėr Enver Hoxhėn, nė 1967 kundėr heqjes sė gradave

    "Si dėshtoi nė '66 arratisja e gjeneral Halim Xhelos"


    -------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Ndėrkohė qė Halimi u nis pėr nė Vlorė, pak orė mė vonė, nė zyrėn e ministrit tė Mbrojtjes u thirrėn tre ushtarakė tė lartė: njė i ushtrisė dhe dy tė Ministrisė sė Brendshme. Me porosi nga lart, atyre iu komunikua urdhri pėr t'u nisur menjėherė pėr nė Vlorė, duke udhėtuar me njė mjet fluturues. Sapo mbėrritėn nė Vlorė, ata zbuluan se Halimi bashkė me djalin e tij ndodhej nė ish-hotel "Moska", dhe me tė marrė atė sinjalizim, ata shkuan menjėherė aty duke bėrė arrestimin e tij. Pasi e arrestuan, nėn masa tė forta sigurie ata e sollėn menjėherė nė burgun e Tiranės, ku pasi iu komunikua akuza si shkruesi i letrės anonime, i filloi menjėherė hetuesia". Kėshtu e kujton koloneli nė pension Ahmet Mehmeti arrestimin e ish-zv/ministrit tė Brendshėm dhe shefit tė Sigurimit tė Ushtrisė, gjeneral-major Halim Xhelos, nė vitin 1966, pas letrės anonime qė ai i kishte bėrė Enver Hoxhės. Po ēfarė shkruante gjenerali i famshėm vlonjat nė atė letėr, si u zbulua se ai ishte autor i saj dhe si u bė i mundur arrestimi i tij nė njė hotel tė Vlorės, ku ai kishte shkuar me mendimin pėr t'u arratisur? Pėr tė gjitha kėto e tė tjera fakte tė panjohura nga ajo ngjarje e largėt, na njeh intervista ekskluzive e 78-vjeēarit Mehmeti, ish-ushtarak i lartė nė Drejtorinė e Planifikimit pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nė vitet '60, i cili e ka njohur nga afėr gjeneralin rebel qė nuk u pajtua me vendimin e Byrosė Politike pėr heqjen e gradave.


    Zoti Mehmeti, si u prit nė atė kohė nga masa e gjerė e ushtarakėve vendimi i Byrosė Politike pėr heqjen e gradave?
    "Para se t'i pėrgjigjem direkt pyetjes suaj, nė parantezė desha tė shtoj se me njoftimin qė bėri udhėheqja e lartė e PPSH-sė nė atė kohė mbi vendimin qė kishte marrė Byroja Politike pėr revolucionarizimin e mėtejshėm tė Partisė, pushtetit e ushtrisė, nė tė gjitha organizatat-bazė tė Partisė, duke filluar qė nga Ministria e Mbrojtjes e deri poshtė nė njėsi, u diskutua gjerėsisht se ē'duhej bėrė me ushtrinė nė lidhje me atė orientim qė vinte nga lart. Nė kėtė kuadėr, u diskutua dhe u tėrhoq mendimi i bazės nė lidhje me heqjen e gradave. Pėr kėtė problem pati shumė reagime, pro dhe kundėr, por tė gjitha reagimet qė ishin kundėr argumentoheshin me atė qė heqja e gradave do tė dobėsonte disiplinėn nė ushtri. Njė nga ushtarakėt e lartė qė e kundėrshtoi mė shumė heqjen e gradave, ishte kolonel Dilaver Radėshi, i cili i bėri njė letėr udhėheqjes sė lartė tė PPSH-sė, dhe njėkohėsisht me atė letėr u bė dhe njė letėr tjetėr anonime, ku kundėrshtohej nė mėnyrė kategorike heqja e gradave nė ushtri. Ajo letėr, qė iu adresua personalisht Enver Hoxhės, siē u mor vesh mė vonė, ishte bėrė nga zv/ministri i Mbrojtjes dhe njėkohėsisht shefi i Sigurimit tė Ushtrisė, gjeneral-major Halim Xhelo. Ndėrsa letra e Dilaverit ishte me emėr dhe nuk pėrbėnte ndonjė hata tė madhe (ndonėse dhe Dilaveri pėrfundoi nė burg), ajo qė u dėrgua anonime vuri nė lėvizje tė gjitha hallkat e shtetit dhe organet pėrkatėse tė Sigurimit e Zbulimit e morėn shumė seriozisht punėn pėr tė bėrė tė mundur zbulimin e autorit tė saj".

    Mbi cilin ranė dyshimet e para si autor i asaj letre dhe a dyshohej pėr Halim Xhelon?
    "Nuk po ju pėrmend emra konkretė, por dyshime nė atė kohė pati shumė. Por, derisa u zbulua e vėrteta, pėr Halim Xhelon as qė nuk mendohej".

    Ju personalisht, a u takuat ndonjėherė me Halimin nė atė kohė qė ai e kishte bėrė letrėn dhe a e keni diskutuar problemin e saj?
    "Gjatė kohės qė nė tė gjithė ushtrinė diskutohej problemi i heqjes sė gradave dhe ai i letrės anonime, unė jam takuar dy a tre herė me Halimin. Ashtu si gjithė ushtarakėt e tjerė, dhe ne normalisht diskutuam pėr problemin e letrės, por pa e ditur se Halimi ishte autori i saj".

    Ēfarė thoshte Halimi pėr letrėn?
    "Mė kujtohen si tani fjalėt e Halimit kur mė thoshte: "Dilaveri u tregua burrė tė paktėn dhe e bėri tė hapur letrėn, por ē'ėshtė ky qė e ka bėrė anonime dhe po na sjell vėrdallė e s'e gjejmė dot. Ka shumė Dilaverė qė nuk dalin nė skenė", dhe shante pastaj mbarė e prapė atė qė e kishte shkruar. Pas kėtij takimi, unė e kam takuar Halimin edhe njė ditė para se ai tė arrestohej, pasi ai erdhi aty nė ministri pėr tė marrė njė autorizim pėr tė shkuar nė ishullin e Sazanit. Meqenėse nuk e gjeti nė zyrė shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjeneral Petrit Dumen (i cili kishte tė drejtėn e lėshimit tė autorizimit pėr tė shkuar nė Sazan), kur po dilte nga ministria Halimi u kthye nė zyrėn ku punoja unė dhe mė pyeti nėse ishte pėrgatitur njė hartė qė kishte kėrkuar ai pėr territorin e Shqipėrisė ku shtriheshin zonat kufitare. Po kėshtu, ai mė porositi qė kur tė vinte gjeneral Petriti, unė t'i merrja autorizimin pėr nė Sazan, duke mė thėnė se kishte biseduar vetė me tė. Teksa po largohej, ai mė tha: "Hajde dhe ti me mua nė Vlorė e Sazan".

    Ia morėt ju autorizimin sipas porosisė qė ju la?
    "Kur erdhi gjeneral Petriti, una ia bėra prezent porosinė qė mė la Halimi, duke i thėnė se mė kishte kėrkuar edhe mua pėr tė shkuar nė Vlorė. Petriti urdhėroi menjėherė formulimin e autorizimit, tė cilin e firmosi dhe e vulosi menjėherė, por mua mė tha: "Nuk do tė shkosh nė Vlorė, pasi do ikim bashkė nė Burrel, se na ka dalė njė problem". Atė pasdite Halimi erdhi nė ministri me makinėn e tij "Popjeda" dhe pasi mori autorizimin, u nis menjėherė pėr nė Vlorė, bashkė me djalin e tij qė e kishte me vete nė makinė".

    Si rrodhėn ngjarjet pas largimit tė Halimit pėr nė Vlorė?
    "Ndėrkohė qė Halimi u nis pėr nė Vlorė, pak orė mė vonė nė zyrėn e ministrit tė Mbrojtjes u thirrėn tre ushtarakė tė lartė, njė i ushtrisė dhe dy tė Ministrisė sė Brendshme. Me porosi nga lart, atyre iu komunikua urdhri pėr t'u nisur menjėherė pėr nė Vlorė, duke udhėtuar me njė mjet fluturues. Sapo mbėrritėn nė Vlorė, ata zbuluan se Halimi bashkė me djalin e tij ndodhej nė ish-hotel "Moska", dhe me tė marrė atė sinjalizim, ata shkuan menjėherė aty duke bėrė arrestimin e tij. Pasi e arrestuan, nėn masa tė forta sigurie ata e sollėn menjėherė nė burgun e Tiranės, ku iu komunikua akuza si shkruesi i letrės anonime, dhe i filloi hetuesia.

    Si u bė i mundur zbulimi i letrės, pra qė ajo ishte shkruar nga Halim Xhelo?
    "Siē thashė dhe mė lart, organet kompetente tė Sigurimit e Zbulimit nisėn menjėherė punėn pėr tė gjetur autorin e asaj letre qė kishte shqetėsuar udhėheqjen e lartė dhe personalisht Enver Hoxhėn. Fillimisht u bėnė ekspertizat pėrkatėse pėr tė gjetur makinėn e shkrimit me tė cilėn ishte shkruar ajo letėr. Pas krahasimeve tė shkresave, u konkludua se ajo letėr nuk ishte shkruar me makinat e shkrimit qė dispononte dega e Sigurimit tė Ushtrisė, por ajo ishte e njė makine shkrimi tė Ministrisė sė Mbrojtjes, e cila ishte dėrguar pėr riparim nė degėn e kazermimit tė ushtrisė. Pas gjetjes sė makinės sė shkrimit, u hodhėn dyshimet e para se mos ajo letėr ishte shkruar nga ajo ministri dhe u vunė disa persona nėn vėzhgim. Njėkohėsisht me kėtė gjė, u verifikuan nė degėn e kazermimit tė gjithė regjistrat e hyrje-daljeve dhe rezultoi se ajo makinė, qė i pėrkiste njė zyre nė Ministrinė e Mbrojtjes, ishte marrė pėr njė ditė nga sekretarja e Drejtorisė sė Sigurimit tė Ushtrisė, ku drejtonte Halim Xhelo. Ajo e kishte kėrkuar atė makinė pėr njė ditė, duke u thėnė se tė sajėn e kishte tė prishur. Pasi u gjetėn firmat e saj pėr marrjen e dorėzimin e makinės sė shkrimit, ajo u thėrrit dhe u mor nė pyetje, ku pranoi gjithēka. Sekretarja pohoi se, me porosinė e Halimit, letrėn e kishte shkruar me njė makinė tjetėr, me qėllim qė tė mos zbuloheshin. Ky pohim i saj koincidoi nė njė ditė dhe nė njė kohė kur Halim Xhelo ishte duke udhėtuar pėr nė Vlorė. Pra, kjo ishte dhe arsyeja qė tre ushtarakėt e lartė qė ishin thirrur nė zyrėn e ministrit tė Mbrojtjes, morėn urdhėr pėr tė udhėtuar me njė mjet fluturues pėr nė drejtim tė Vlorės, pasi ata dyshonin se Halimi kishte tendenca qė tė arratisej nėpėrmjet Sazanit. Kėshtu u tha nė atė kohė, se Halimi e mori vesh pėr arrestimin e sekretares sė tij dhe prandaj u nis pėr nė Vlorė, qė tė arratisej".

    Ėshtė thėnė se Halim Xhelon e helmuan nė burgun e Burrelit, pasi ai filloi tė tregonte krimet e Sigurimit tė Shtetit?
    "Jo, Halim Xhelo mbyti veten nė qeli, tamam atė ditė qė u arrestua Beqir Balluku nė aktivin e Durrėsit. Kjo gjė ndodhi pasi ai mbante shpresa se do lirohej njė ditė me ndėrhyrjen e Beqirit. Nė 1966, edhe Beqiri me Petritin ishin kundėr heqjes sė gradave, madje Petritin e detyruan tė bėnte autokritikė nė organizatėn e partisė.


    "Enver, ja si po e masakroni kėtė popull"

    I dashur shoku Enver
    Jemi njė grup komunista ushtarakė e civila qė kemi luftuar, qė e duam partinė, pushtetin e popullin tonė, por duke parė se kėto po rrezikohen vendosėm t'ju shkruajmė juve qė tė vini dorė para se tė jetė bėrė vonė. Ju keni vendosur qė tė bėni njė mori reformash: si uljen e rrogave, dėrgimin e kuadrove nė kazmė, heqjen e gradave, veshjen me uniformė kineze etj., etj. Fshatarėsisė po i rrėmbehet gjithshka dhe janė katandisur nė pikė tė hallit pėr bukėn e gojės. Punėtorėt duhet tė punojnė prej mėngjesit deri nė mbrėmje pėr tė realizuar normat e larta. Shkurt, tė gjitha shtresat e popullsisė po u shtrėngohet litari pėr fyti. Pėrse tė gjitha kėto mbas 22 vjetėsh ēlirim? Tani tė gjithė mendojnė pėr tė ardhmen ē'do tė bėhet. Asnjeri nuk e ka tė nesėrmen tė sigurtė. Armiqtė na rrethojnė por me kėtė valė pakėnaqėsie qė ka pėrfshirė tė gjithė popullsinė, vėshtirė tė mbrohet pushteti. Pėrse tė rrezikojmė pėr njė pushtet e parti qė nuk mendojnė fare pėr ne. Juve keni vėnė triskėtimin e heshtur. Buka, vaji, makaronat, djathi etj. jepen vetėm nė bazė tė regjistrit. Por mos harroni se tė pakėnaqurit nuk janė mė armiqtė e klasave por neve njerėzit e pushtetit, ne qė deri dje luftuam e sakrifikuam dhe qė mendonim se tė tillė do tė ishim deri nė fund. Po jini kaq tė ndėrgjegjshėm pėr kursimet nė interes tė popullit, jepni ju tė parėt shembullin tuaj personal nė ēdo gjė duke filluar nga vetja juaj. Lini makinat e shumta luksoze, vilat e rehatshme tė ngritura nė ēdo qytet pėr ju, paguani vetė qiratė, ngrohjen, ushqimet, ujin, dritėn, hiqni rojet e shumta nė Tiranėn e Re dhe do tė shihni vėshtirėsitė e mėdha tė jetės. Hiqni mė parė gratė dhe tė afėrmit tuaj nga pėrgjegjėsitė e mėdha, tė venė tė parėt nė prodhim dhe aty do tė shihni valėn e pakėnaqėsisė qė ekziston. Dilni ju, gratė tuaja dhe fėmijėt tuaj nė gjimnastikėn e mėngjesit, vraponi rrugėve tė Tiranės dhe pastaj pas jush do vrapojmė edhe ne. Kėshtu jepet shembulli i mirė personal. Mandej shkoni nė fshatra pa i lajmėruar qė t'u presin, dhe do tė shihni ku ėshtė katandisur fshatari jonė, sa keq jeton populli dhe oficeri qė do tė mbrojė Republikėn. Jo me konferenca por nė doni opinionin e vėrtetė tė masės, i vini nė votim tė fshehtė kėto reforma nė ushtri e nė popull dhe pikėrisht kėtu do tė merrni atė qė mendojnė njerėzit, mbėshtetjen qė trumpetoni ju. Nė konferenca tė hapta, njerėzit nuk mund tė thonė lirisht ato qė mendojnė, sepse s'duan tė venė nė burg apo nė kampet e internimit. Rėndėsi ka ajo qė njerėzit gjithandej flasin dhe preokupohen se ē'do tė ndodhė nesėr me neve. Njerėzit po mbushen me urrejtje dhe ēdo durim ka njė kufi. Fėmijėt tanė s'duan tė jetojnė e tė rriten me komoditetet e fėmijėve tuaj, por me ato tė njė kėrkese tė domosdoshme. Ushtarakėt mendojnė: Pse nesėr tė rijnė ushtarakė? Apo pėr njė trajtim si tė qenit. Dhe nesėr tė japin kokėn tė parėt. Pse kjo? Paskan tė drejtė tė gjithė ata qė na akuzojnė pėr dogmatizėm. Ishin jugosllavėt e ne bėnim si donin ata, erdhėn sovjetikėt e ne bėnim si urdhėronin ata, erdhėn kinezėt dhe ne o burra tė bėhemi aziatikė. Kinezėt vunė punėn fizike dhe neve menjėherė, kinezėt bėjnė gjimnastikė rrugėve, tė bėjmė edhe neve?! Kinezėt heqin gradat, o burra t'i heqim edhe neve. Po tė hanė kinezėt ... pa tjetėr do hamė edhe neve. Kėto janė kulmi i servilizmit, kopjimeve dhe varrim i ēdo gjėje nacionale, i ēdo gjėje kombėtare. Ne po humbasim ēdo gjė, ēdo krenari si popull e si komb. Kėto nuk ju thuhen juve haptas por tė gjithė i bisedojnė midis shokėsh tė vėrtetė ku kanė besim. Vetėm ju shokėt e udhėheqjes duhet t'i mendoni thellė kėto ēėshtje dhe mos lejoni qė tė rrezikohen fitoret tona. Kėto hapa tė pamatura sot, ndoshta nesėr do tė jenė tė pandreqshme. Vini dorė sa nuk ėshtė vonė. Mos i nėnvleftėsoni kėto mendime qė jua thonė shokėt tuaj. Kėto qarkullojnė nė masėn mė tė madhe tė komunistėve dhe veēanėrisht tė kuadrove. Po tė reagoni drejt, ne kurrė nuk do tė mendojmė se "ja u tėrhoqėn nga presioni", por do themi udhėheqja dėgjoi zėrin e masės. S'ka ēudi tė qeshni me kėto mendime. Njė ditė do na jepni tė drejtė!
    Me nderime dhe respekt
    Njė grup kuadrosh ushtarakė e civilė

    -------

Tema tė Ngjashme

  1. Pyetje rreth kokave tė kabllove tė internetit
    Nga erisa_djana nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-01-2009, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •