Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    MASHT: Me angazhim tė tė gjithėve, Universiteti i Prishtinės mund t'i kthehet misionit tė vet tė mirėfilltė

    Prishtinė, 27 korrik 2005 - Udhėzimi Administrativ i Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) dhe Vendimi i Qeverisė sė Kosovės pėr ndėrmarrjen e masave pėr rivendosjen e ligjshmėrisė nė Universitetin e Prishtinės ėshtė njė zgjidhje kompromisi qė synon krijimin e parakushteve pėr pėrpjekje tė pėrbashkėta nė rehabilitimin dhe konsolidimin e rrjedhave nė UP, - thuhet nė njė konunikatė tė lėshuar sot nga MASHT-i njė ditė pas masave tė ndėrmarra nė Universitetin e Prishtinės.

    Kjo zgjidhje pėrfshin preferencat e shprehura nga pothuajse tė gjitha palėt e involvuara nė njė proces tė gjatė tė konsultimeve qoftė nga zyrtarė tė MASHT it, qoftė nga ndėrmjetėsi i autorizuar ndėrkombėtar - Zyra Ndėrlidhėse Austriake.

    Ky kompromis ofron vetėm bazėn e domosdoshme pėr kthimin e ligjshmėrisė sė dėmtuar rėndė gjatė dhe pas zgjedhjeve tė vitit tė kaluar nė Universitetin e Prishtinės. Pos kėsaj, besohet se me angazhim tė tė gjithėve, Universiteti mund t'i kthehet misionit tė vet tė mirėfilltė: punės akademike dhe shkencore, po ashtu tė dėmtuara rėndė gjatė disa viteve tė fundit.

    MASHT ka mirėpritur mbėshtetjen e fuqishme tė tė gjitha institucioneve relevante vendore dhe ndėrkombėtare pėr tejkalimin e problemeve nė udhėheqjen e UP sė nė kėtė kontekst.

    MASHT ėshtė e vetėdijshme se pėr rivendosjen e plotė tė ligjshmėrisė nė UP duhej vendosur njė administratė tė pėrkohshme si dhe tė parashihen zgjedhje tė plota nė tė gjitha nivelet. Megjithatė, MASHT ka vlerėsuar se pėrfshirja sa mė e gjerė nė kėtė proces tė tė gjitha palėve dhe faktorėve relevantė ėshtė po aq e rendėsishme duke pasur para sysh rėndėsinė e Universitetit pėr shoqėrinė kosovare.

    Prandaj, kjo zgjidhje kompromisi nuk i siguron tė gjitha mekanizmat e nevojshme pėr rivendosjen e ligjshmėrisė, por siguron pėrkrahje dhe pėrfshirje tė gjerė pėr rehabilimitimin e UP sė me pėrpjekje tė pėrbashkėta tė tė gjithėve.

    MASHT e sheh tė nevojshme t'i informojė mediat dhe, pėrmes kėtyre, opinionin publik se nuk parashihet shkarkim i Kėshillit Drejtues tė Universitetit por plotėsim i tij, sipas Statutit tė UP sė.

    As Udhėzimi Administrativ i MASHT, as Vendimi i Qeverisė nuk parashohin as shkarkimin e dekanėve e as tė senatorėve. Kėto vendime janė tė mbėshtetura nė ligj dhe nė statutin e UP sė - tekefundit, qėllimi i kėtyre masave individuale ėshtė rivendosja e ligjshmėrisė sė shkelur gjatė procesit tė implementimit tė Statutit tė ri tė UP sė, e jo pėrsėritja e sjelljeve tė njė grupi tė vogėl tė mėsimdhėnėsve tė UP sė, - thuhet nė kėtė komunikatė.

    Nė fund, MASHT edhe njė herė konfirmon qasjen e vet pėr rehabilitimin e gjendjes nė UP pėrmes gjithėpėrfshirjes nė vend tė pėrjashtimit, pėrmes respektimit tė ligjshmėrisė nė vend tė dhunimit tė ligjit, profesionalizmit nė vend tė politizimit, dhe tė vėnies sė interesave institucionale dhe tė pėrgjithshme para interesave klanore, - thuhet nė fund tė kėsaj komunikate tė MASHT-it.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #42
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    [

    Vendimi i Qeverisė sė Kosovės me tė cilin miratohet Udhėzimi Administrativ i Ministrisė sė Arsimit


    Prishtinė, 27 korrik 2005 - Nė mbėshtetje tė nenit 9.3.16 tė Rregullores sė UNMIK ut mbi Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme nė Kosovė dhe tė nenit 1 tė Rregullores sė UNMIK ut nr.2001/19 mbi Degėn e Ekzekutivit tė Institucioneve tė Vetėqeverisjes nė Kosovė si dhe tė nenit 4, pika 3 tė Rregullores sė Punės tė Qeverisė sė Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 26 korrik 2005, mori kėtė vendim:

    1. Miratohet Udhėzimi Administrativ nr.37/2005 i Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė pėr Rivendosjen e qeverisjes sė ligjshme nė Universitetin e Prishtinės.

    2. Obligohet Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė tė fillojė menjėherė zbatimin e kėtij Udhėzimi Administrativ.

    3. Vendimi hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit.

    Ky vendim ėshtė nėnshkruar nga Kryeministri i Kosovės

    Bajram Kosumi mė 26 korrik 2OO5.


    ------------------------------------------
    UNMIK dhe OSBE mirėpritėn vendimin e Qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen e ligjėshmėrisė nė UP

    Prishtinė, 27 korrik 2005 - UNMIK u nėpėrmjet njė komunikate ka pėrshėndetur Qeverinė e Kosovės pėr hapin e marrė pėr vendosjen e ligjėshmėrisė nė Universitetin e Prishtinės. Ndėrkaq zėvendės shefi i UNMIK ut, Lari Rosin, vendimin e vlerėson tė drejtė i cili pėr Universitetin tė Prishtinės do tė jetė hap i parė drejtė inkuadrimit tė tij nė Bashkėsinė e Universiteteve Evropiane.

    Rosin thotė vendosja e ligjeve nė universitet ėshtė njė hap me rendėsi sepse mundėsomn vendosjen e ligjit dhe njeherit ėshtė nismė e shtrimit tė rrugės pėr zbatim tė reformave tė reja, tė cilat janė tė domosdoshme pėr integrim tė tij nė familjen e madhe tė universiteteve Evrpoiane.

    Po ashtu edhe OSEB e mbėshtet kėtė vendim tė qeverisė sė Kosovės i cili i mundėson UP zhvillim mė tė shpejtė.
    ---------------------------------------------

    Senati i UP Udhėzimin admnistrativ e quan tė papranueshėm dhe e hedh poshtė

    Prishtinė, 27 korrik 2005 - Senati i Universitetit tė Prishtinės sot nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme shqyrtoi Udhėzimin administrativ tė Qeverisė sė Kosovės.

    Nė njė komunikatė lėshuar nga kjo mbledhje thuhet se pas njė debati gjithėpėrfshirės dhe transparent, njėzėri me vetėm njė votė abstenuese, nxori disa konkluzione, duke e konsideruar "Udhėzimin administrativ nr. 37/2005 tė Qeverisė sė Kosovės pėr ndėrhyrje nė UP si tė paligjshėm, qė shkel autonominė e UP, pengon zhvillimin e reformave dhe mbarėvajtjes sė punės nė UP dhe si i tillė ėshtė i papranueshėm dhe hidhet poshtė".

    Po ashtu Senati konsideron se Qeveria e Kosovės nuk ka pėrfillur gatishmėrinė e udhėheqėsve tė UP pėr biseda dhe angazhime serioze tė zgjidhjes sė problemeve dhe ka marrė vendim tė njėanshėm, por thotė se edhe njė herė shpreh gatishmėrinė pėr bisedime me Qeverinė e Kosovės pėr tejkalimin e kėsaj gjendjeje.

    Senati kėrkon nga strukturat udhėheqėse tė Universitetit qė tė vazhdojnė punėn dhe tė sigurojnė funksionimin e plotė tė punės nė UP, ndėrkaq nga anėtarėt e Kėshillit Drejtues dhe sekretari i pėrgjithshėm kėrkon qė t'i respektojnė vendimet e Senatit tė UP dhe tė veprojnė nė pėrputhje me to.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    senati..eshte zvocnik i Thaqit.. sikurse eshte TMk SHPK e RTK..

    kjo beteje per te vendosur vullnetin e Votes se popullit ne RTK SHPK TMK e UK ka dasht fillue moti.. por ma mir von se kurre..
    I qelloj KOSUMIt ta filloj kte Beteje..
    I uroj Suksese..
    rezistenca e Thaqo-Nano-Qoseizmit do jete e forte..

    999 lahper-lleqe do bejne ata por aty do duket se vendos Vota e popullit ne Kosove apo filiali i PS-se ne Prishtine..PDK e jakup kanibalit..

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Studentėt e Mjekėsisė kėrkojnė dorėheqjen e dekanit tė fakultetit


    Prishtinė, 8 nėntor 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 54

    Qindra studentė tė disa organizatave tė Fakultetit tė Mjekėsisė tė martėn kanė protestuar para fakultetit tė tyre duke kėrkuar dorėheqjen e dekanit Bajram Nura dhe prodekanit Adem Limanaj, tė cilėt kanė formuar bllok-sistemin e mėsimit, i cili po kundėrshtohet nga studentėt.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Senati i UP-sė shkarkoi dy prodekanė tė FM-sė, i treti dha dorėheqje
    11.11.2005 08:22 ET Prishtinė (KosovaLive)

    Pas njė mbledhje qė zgjati deri nė orėt e vona tė sė enjtes, Senati i Universitetit tė Prishtinės (UP), shkarkoi nga detyra prodekanėt e Fakultetit tė Mjekėsisė, Adem Limanin dhe Halil Ahmetin, ndėrsa prodekani tjetėr Adil Raka, qė nga dita e djeshme ka paraqitur dorėheqjen e tij, tė cilėn e ka aprovuar edhe Senati.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria e LDK-AAK-sė sulmon Universitetin si nė kohėn e Serbisė

    Mendėsia moniste e LDK-AAK-sė vazhdon tė paraqesė kėrcėnimin mė serioz pėr
    ndėrtimin dhe zhvillimin e njė shoqėrie tė lirė dhe demokratike, tė njė shoqėrie
    pluraliste dhe moderne dhe tė njė shoqėrie ku do tė sundonin ligji e drejtėsia e
    jo partia dhe mafia. Sulmi i fundit i koalicionit tė dhunshėm dhe mafioz ndaj
    Uiversitetit tė Prishtinės ėshtė edhe njė provė mė shumė se ky koalicion ėshtė
    bėrė rrezik i pėrhershėm pėr lirinė e arritur me shumė mund, gjak e sakrificė tė
    Kosovės. Kontribut tė veēantė pėr kėtė liri tė Kosovės ka dhėnė edhe ky
    Universitet qė po sulmohet dhe luftohet me tė gjitha llojet e armėve nga
    LDK-AAK-ja dhe qeveria e saj.
    Mbledhja e qeverisė sė koalicionit amoral pėr “ēėshtjen” e Univesrsitetit ka
    filluar nė orėn dhjetė. Vendimin pėr shpalljen e gjendjes sė jashtėzakonshme dhe
    pėr masa tė dhunėshme (si nė kohėn e Serbisė) nuk e pranonte kryeministri Kosumi.
    Ai mendonte njė zgjidhje mė pak kompromituese pėr qeverinė dhe pėr tė, njė
    ndėrhyrje mė me takt nė punėt e Universitetit. Trysnia dhe shantazhi i Adem
    Salihut, Agim Veliut dhe Melihate Tėrmkollit u bėnė tė papėrballueshėm pėr
    Kosumin. Aty rreth orės pesėmbėdhjetė Kosumi, pėr tė shpėtuar nga kjo bandė qė i
    ka ministra, doli nga mbledhja dhe shkoi nė zyrėn e tij… Edhe aty e gjetėn.
    Menjėherė pas tij, me projektvendimin nė dorė, nė
    zyrė u futėn Adem Salihu dhe Melihate Tėrmkolli. Presioni dhe ultimatumi qė iu dha
    nė zyrė Bajram Kosumit e detyruan atė ta nėnshkruaj vendimin. Kjo ėshtė e vėrteta
    pėr mėnyrėn se si u mor ky vendim. Por, kjo nuk e liron aspak nga pėrgjegjėsia
    Kosumin, sepse nė fund tė fundit vendimi ėshtė nėnshkruar nga dora e tij si shumė
    nėnshkrime tė tjera tė paligjshme dhe tė dėmshme. Edhe vendimin pėr “shpėrblimin” e
    Hazellokut me mbi njėqindėmijė euro nė muaj Kosumi e ka nėnshkruar nėn presionin e
    Rugovės dhe tė paraardhėsit tė tij… Tė njėjtėn gjė e ka bėrė edhe me vendimin pėr
    “decentralizimin” (ndarjen e Kosovės), pėr dialogun me Serbinė, e tė tjera.
    Natyrshėm shtrohet pyetja: A do ta “nėnshkruante” Kosumi rikthimin ose lidhjen e
    Kosovės me Serbinė? Mendja (faktet e deritashme) ta thotė se po… Mund tė konstatojmė
    logjikshėm se ky koalicion qeveritar i shėrben shumėkujt, por jo Kosovės dhe
    interesave tė saj.
    Tė gjithė drejtorėt e shkollave tė mesme dhe fillore nė Kosovė (aty ku qeverisė
    LDK-ja) janė fanatik dhe militantė tė pėrkushtuar tė LDK-sė. I vetmi Rektori i
    Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajrami, ishte jo partiak (dha dorėheqje nga
    tė gjitha funksionet partiake) dhe nuk ishte militantė i LDK-sė, prandaj edhe u
    luftua me tė gjitha mjetet e mundshme joligjore e mafioze. Zgjedhja e tij dhe e
    organeve tė tjera tė Universitetit ishte e rregulltė, konformė Statutit dhe
    dokumenteve tė tjera zyrtare. Mėkati i tij i vetėm ėshtė se nuk e mori pėlqimin
    dhe bekimin e LDK-sė, e cila nuk njeh zgjedhje dhe konkurs, por funksionarėt i
    emron me vendime partiake. Ministria e
    LDK-sė (e arsimit) “ēėshtjen” ia besoi Gjykatės dhe deklaroi botėrisht se vendimi i
    saj do tė jetė “vendim i zotit” (pėrfundimtar). Pas shumė muajve Gjykata vendosi nė
    tė mirė tė Rektorit tė zgjedhur, Arsim Bajramit. Megjithatė, LDK-ja i hėngri fjalėt.
    Edhe pas vendimit tė Gjykatės vazhdoi trysninė, sabotimin dhe shantazhet ndaj
    Universitetit. Pėr kėtė qėllim ajo pėrdori edhe organizata studentore partiake (tė
    krijuara prej saj) dhe lloj-lloj formash tjera antiligjore. Kulmimi i gjithė kėsaj
    politike tė dhunėshme ndaj Universitetit ishte vendimi i djeshėm antiligjor i
    qeverisė sė kėtij koalicioni famėkeq. Studentėt dhe qytetarėt e Kosovės e kanė tė
    vėshtirė tė bėjnė dallimin midis kėsaj dhune dhe dhunės serbe ndaj Universitetit tė
    Prishtinės. Ndėrsa, ata qė e kanė pushtetin real dhe absolut nė Kosovė, UNMIK-u,
    edhe kėsaj here po fėrkojnė duart dhe po pėrgatiten tė ndėrhyjnė si
    “shpėtiumtarė”… Profesorėt dhe studentėt e Universitetit, qė nuk lejuan
    nėpėrkėmbėjen e nderit dhe tė krenarisė sė tyre as nė kohėn e Serbisė, do tė dijnė
    si ta mbrojnė nderin dhe dinjitetin e tyre edhe pėrballė kėsaj mafie politike dhe
    kriminale…
    Koalicioni, qė ėshtė i gatshėm dhe bisedon pėrditė me Beogradin, edhe atė nė
    gjuhėn serbe (dėrzhavni jezik), nuk qe i gatshėm tė ulet dhe tė bisedojė nė
    gjuhėn shqipe me organet e ligjshme tė Universitetit. Koalicioni, qė ėshtė
    prodhuesi mė I madh I korrupcionit, I shkeljes sė ligjit dhe I krimit politik e
    ekonomik, po pėrpiqet ta fusė nė grusht edhe Universitetin dhe ta pėrdorė atė
    pėr qėllimet e tij mafioze dhe antishqiptare. Edhe UNMIK-u dhe Peterseni, qė
    kanė njė mal me fakte pėr korrupcionin dhe krimet e kėtij koalicioni qeverisės
    dhe nuk marrin masa, po tregohen tė gatshėm tė marrin pjesė nė shkatėrrimin me
    dhunė tė organeve tė zgjedhura nė
    mėnyrė demokratike tė Universitetit tė Prishtinės… Kjo nuk do shpjegim!


    Xhevat Bislimi
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jane disa K-kala enveriste ne Kosove e kuptohet dhe shtabe kriminale.. qe duhet te merren nga Populli.. i cili ka votuar kunder krimineleve enveriste disa here.

    shtabi enverist-kriminal ne RTK, radiotelevizion te Kosoves.
    shtabi enverist-kriminal ne TMK , trupat mbrojtese te "kosoves" ne fakt te PDK-se.
    shtabi enverist-kriminal ne UK, universiteti i Kosoves..
    shtabi enverist-kriminal ne shpK, sherbimi policor i "kosoves" ne fakt forc rezerviste e polpotisteve ne PDk qe bejne pastrimin e sigurimin e terrenit qe te punojne lirisht hijet e nates..

    pra 4 shtylla anti-Vote..anti-institucionaliste.. 4 pengesa per demokratizimin dhe Pamvaresimin e Kosoves.. 4 shpella nga ku dalin falangat qe bejne Stankovace e Marse.. kunder Popullit te Kosoves..

    Ka pune Votuesi Kosovar deri ne jetesimin e aspirates se tije atdhetare ..

    4 hale te njohura permenda.. por ka me shume gjirize te panjohura.. mbushur me halit jaha e togera e fatona e mavro bislima e burim dreqnish qe zezojne jeten dhe te ardhmen e Kosoves..



    Zot shpetoje Kosoven.. si e shpetove nji her ne 99 kur ja dergove Naton ..

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 14:52
  2. Kosova me kod tė ri ndėrkombėtar postar
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58
  4. Projektvizionet pėr qendrėn e Prishtinės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 05:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •