Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aleksandër Kondo, kampioni i peshëngritjes shqiptare

    “Pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist, Aleksandër Kondo tentoi të godiste…”/ Çfarë ndodhi në zyrën e Komisariatit të Lartë të OKB. Ja raporti sekret


    Dashnor Kaloçi

    Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.

    Emri:  aleksander-kondo3.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  44.1 KB

    Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

    Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

    Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

    Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

    Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

    Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

    Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.

    Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

    Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

    Raport-informacion i funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit, me emrin e koduar “Blerimi”, i kamufluar si diplomat, që u takua me Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin, në Zyrën e Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët në Beograd, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Tiranë

    S e k r e t

    Eksemplar nr.1

    Pozitë, me 8.6.1985

    I n f o r m a c i o n

    Me datën 6.6.1985 së bashku me sh. ………………..shkuam në orën 10.00 në Zyrën e Komisariatit të Lartë të OKB-së, për refugjatë, ku u pritëm nga…………………., shefi i kësaj zyre, zëvendës shef, siç tha vetë, sepse nuk e dha kartvizitën, të dy me shtetësi jugosllave, ……………………..siç u prezantua, politolog i diplomuar, përkthyes dhe një grua punonjëse teknike – jugosllave.

    Porsa filluam të bënim këmbimin e kartvizitave të tyre dhe unë po i thosha shefit të zyrës për të biseduar me të, ata sollën menjëherë dy qytetarët tanë, Aleksandër Kondon dhe……………………….. Sa hynë brenda, Aleksandri tha: “Më falni, nuk u’a jap dorën, kot që u çuat në këmbë, bile keni bërë gabim që keni ardhur këtu, sepse neve kemi ikur vetë dhe nuk na ka rrëmbyer njeri, siç doni ta paraqitni ju. Të ishte për neve, nuk do të kishin ardhur, por çfarë t’u bëjmë këtyre që na thirrën”.

    Ne i thamë: si ju ndodhi, sepse është shqetësuar e gjithë familja, shoqëria, shteti ynë, gjithë kolektivi juaj i sportistëve, të cilët ju presin në gjirin e vet, për të vazhduar jetën normale. Në këtë kohë, Aleksandri tha se: unë nuk dua të bisedoj fare me juve dhe në këtë kohë u ngrit në këmbë për t’u larguar, e duke i’u drejtuar edhe Xhelalit, që të çohej, me fjalët se: nuk kemi punë me ta.

    Ne me gjakftohtësi, i ftuam të uleshin, duke u vënë në dukje se gjendja e juaj shpirtërore, të cilën ne e kuptojmë shumë mirë, nuk duhet të bëhet shkak për një sjellje të tillë. Pavarësisht nga rrethanat që u kanë ndodhur dhe si u kanë ndodhur, do të ishte mirë të na e tregoni atë që ngjau me ju.

    Aleksandri tha se: çfarë mendoni ju, mos na ka rrëmbyer njeri, nëse doni ta dini, këta na kanë trajtuar shumë mirë, i falenderojmë dhe siç e shihni, jemi shumë mirë. Ne mezi kemi pritur këtë ditë që të vinim këtu, në këtë vend ku njerëzit janë të lirë, e jo si në Shqipëri, ku njerëzit vuajnë për bukë, nuk kanë asnjë liri, nuk i lë kush të dalin jashtë dhe populli mbahet vetëm me fjalë të bukura. Unë jam rekordmen dhe nuk kam parë asnjë të mirë nga sporti.

    Ne i thamë se kjo gjendje në të cilën ndodheni ju, nuk duhet t’u bëjë të bini në ato pozita dhe të flisni kështu për atdheun tuaj, për gjendjen e mrekullueshme në vendi tonë, për gjithë atë që kemi ndërtuar me gjak e me djersë, pasi nuk i kemi shtrirë dorën askujt, për një vend të lirë, që është i vetmi në botë, për atë punë të madhe që ka bërë Partia për ju dhe për gjithë popullin, sepse kujt nuk i ka munguar as puna, e as shtëpia, as shkolla dhe as mënyra socialiste e jetesës, e jo më buka që nuk është problem në Shqipëri.

    Nëse ju flisni për privilegje, e dini shumë mirë se tek ne nuk ka të pasur dhe të varfër e as polarizime, që disa të jetojnë shumë mirë dhe disa të vuajnë. Prandaj ju themi se çdo lloj presioni nuk duhet t’ju çojë juve deri në këtë pozitë. Në këtë kohë iu drejtuam………………………, i cili deri në atë moment nuk kishte folur fare dhe i thamë: Hë more…………………………, si ju ndodhi, se kemi gjithë këtë shqetësim?!

    Ndërhyri Aleksandri dhe tha: mos u përgjigj, se u përgjigjem unë këtyre dhe na drejtohet me fjalët se edhe ky, po ato mendime që kam unë, ka. Nëse doni të dini, po ju them se unë jam djali i shefit të shtabit të Gardës dhe për shkakun tim, sepse mora dy revista kur isha në Spanjë, u ul nga përgjegjësia. Megjithëse njerëzit e dinë se ne jetojmë mirë, ju duhet të dini, se për javë të tëra nuk kemi patur bukë në shtëpi. Merreni me mend si këto janë të tjerët. Juve flisni këshut sepse jeni jashtë shtetit dhe i keni ca plaçka. Nuk e dini si jeton populli në Shqipëri, të cilin e ka çuar regjimi i Enver Hoxhës në këtë gjendje. Unë e realizova qëllimin tim, do të iki në fund të botës dhe do të jem kundërshtar deri në fund i atij vendi.

    Ndërhyn………………………….nuk e ka populli, Aleksandri e ndërpret………………… duke thënë, se fajin e ka qeveria që e ka çuar popullin në atë gjendje e fut në miniera dhe e ka lënë në atë gjendje.

    Ne i thamë se nervozizmi juaj na habit, gjë që tregon se diçka e madhe ju mundon dhe përsa i përket të tjerave, që thatë, mos i’a lejoni vetes që rrethanat e krijuara t’u çojnë deri në shprehje të tilla. Ju e dini mirë se puna tek ne është nder dhe njeri pa punë nuk ka, minierat, tokat, fabrikat dhe çdo vend pune janë tonat dhe secili punon e fiton për të jetuar me nder e lavdi.

    Në këtë kohë, Aleksandri u nervozua dhe tha: Kështu u takon të flisni juve, mua më bënë polic, gjoja se më dhanë ndonjë gjë të madhe. Këto që po u them juve, unë i them edhe publikisht, bile edhe në televizion dhe do t’i them.

    Ne ndërhymë duke i thënë se: nuk ju takon juve të flisni kështu dhe pozita e ndodhia, nuk duhet t’u bëjë të zhyteni në llum. Ne kemi dëgjuar prej këtej edhe intervista, por ato nuk u takojnë juve. Neve ju themi edhe njëherë në emër të familjes, të Federatës e të shtetit tone, që të ktheheni në jetën tuaj të qetë, pranë familjes, në vendin tonë, sepse duhet të dini që pas nesh, do të kërkojë familja juaj t’u takojë.

    Aleksandri u ngrit në këmbë, po me të njëjtin nervozizëm, por ndërhyri shefi i zyrës dhe u thotë: uluni, po deshët mos jepni përgjigje, ndërsa shokët që kanë ardhur të pyesin dhe të thonë fjalët e tyre.

    Ne i thamë se duam të dimë konkretisht ngjarjen. Aleksandri tha se: unë e as shoku im, nuk do të përgjigjemi, e nuk do t’u japim asnjë hollësi. Ne dimë se çfarë na gjen po të kthehemi, por edhe po të jetë kështu siç thoni ju, nuk e duam atë jetë. A e di ti se unë nuk të përgjigjem fare dhe do të më lesh rehat, apo të veproj ndryshe të të qëlloj me këtë filxhan?!

    Ne i thamë se me këtë gjendje, ju edhe këtë mund ta bëni dhe ne nuk do të kundërpërgjigjemi, sepse e kuptojmë gjendjen tuaj, pavarësisht se jemi këtu si përfaqësues shteti. Ne nuk kemi marrë me presione të tjerë, e jo me juve që nuk u bëjmë fajtorë.

    Në këtë kohë ndërhyri shefi i zyrës dhe thotë se: këtu jam unë dhe për mua ligj është fjala juaj: çfarë do të thoni juve, do të veprojmë neve (këto i tha duke i’u drejtuar qytetarëve tanë dhe e përsëriti disa herë).

    Pastaj na u drejtua neve: Ju e shikoni se këta nuk duan të bisedojnë me ju, ne mezi i kemi bindur për t’u takuar me ju, prandaj nuk kam çfarë të them tjetër!

    Ne i thamë atij se: është e drejta jonë që të kërkojmë të gjitha hollësitë, sepse qoftë nervozizmi i dy qytetarëve tanë, i lenë të gjitha gjërat të paqarta dhe nuk na bindin. Qytetarët tanë janë të tronditur, këtë e shpjegon edhe vet mënyrën e qëndrimit të tyre, që është e çuditshme e aspak bindëse dhe ana psikologjike nuk tregon vetëdashje, por i le rrethanat të paqarta. Bile këtu ka nuanca artificiale.

    Aleksandri tha se unë nuk dua të bisedoj më me juve, i bëri thirrje edhe……………………..dhe u nisën të largoheshin. Ne ndërhymë duke i’u drejtuar atyre se është hera e parë që vijmë në këtë zyrë të shtyrë nga pafajësia juaj, prandaj edhe njëherë ju themi, se ne jemi këtu. Ambasada është këtu dhe presim të kërkoni ndihmën tonë për t’u kthyer në Atdhe, pranë familjes.

    Aleksandri tha se: mua më vjen keq për familjen, asnjë të mos bëjë asnjë përçapje, se nuk do t’i pranoj, qoftë babën, qoftë nënën time.

    Ne i thamë se: familja juaj e ka krijuar avenirin e vet me luftë e djersë, por vetkuptohet që mungesa juaj i godet shpirtërisht, ndaj kthehuni në gjirin e saj. Ata u larguan.

    Gjatë gjithë kohës, foli Aleksandri. Dukej i verdhë, shumë i nervozuar, por i përgatitur vetëm ai për të folur,……………………rrinte në heshtje dhe kur i ndërhynim neve, menjëherë përgjigjej se jam dakord me ato që thotë Aleksandri, i cili nuk e lejonte të fliste. Mendojmë se tek ata ka luftë motivesh.

    Duhet thënë se Aleksandri tha që: edhe sikur me flori të ma shtroni, nuk kthehem. Unë do të kthehem një ditë, por kur të përmbyset regjimi, sepse do të përmbyset një ditë.

    Pasi u larguan ata, shefi i zyrës, pyeti nëse jemi të qartë dhe ne i’u përgjigjëm: çdo gjë është e paqartë, duke filluar nga mënyra e sjelljes të dy qytetarëve tanë, tek përgjigjet e tyre, ose më mirë mos përgjigjet, për asnjë nga ato që ne pyetëm, gjë që bën fjalë për artificializëm dhe gjendje jo të qartë shpirtërore të qytetarëve tanë.

    Na çudit mungesa e gatishmërisë, për të evituar qoftë edhe një rrethanë lidhur me zhdukjen e tyre. Një njeri i ndërgjegjshëm për aktin që kryen, nuk ka pse të mos thotë gjithë ndodhinë si ka rrjedhur?! Besojmë se këtë e kuptoni edhe ju fare mirë. Shefi, i zënë ngushtë, tha se: kjo është e drejta e tyre, kurse neve jemi një organ humanitar i OKB-së.

    Në këtë rast ne e pyetëm nëse punonjësit e kësaj zyre janë jugosllavë. Ata fillimisht bënë sikur nuk e kuptuan, por kur iu përsërit, thane: po jemi shtetas jugosllavë, por kjo nuk do të thotë gjë. Shefi u çua dhe na tregoi kartën e identitetit, si përfaqësues i OKB-së.

    Ne i evidentuam se, këtë pyetje e bëmë vetëm për ta ditur. Gjithashtu i thamë atij, se do të dëshironim të denim disa rrethana që vazhdojnë të ngelet të paqarta:

    Kur kanë rënë në kontakt për herë të parë qytetarët tanë me organet e vendit dhe kur jeni njoftuar juve?
    Shefi tha se këto janë çështjet tona dhe nuk mund tua themi juve. Juve ju kanë sqaruar organet jugosllave.
    Ne ndërhymë se nuk dinim asnjë hollësi dhe asnjë rrethanë. Është mirë që ju si organizëm i një organizate ndërkombëtare, ku neve bëjmë pjesë dhe japim një kontribut jo të vogël, bile shumë të madh në të, duhet të na i bëni të qarta gjërat. Dhe në fakt kjo është detyra e një organizmi të tillë. Qartësimi i gjërave deri në fund, do t’i kontribuonte edhe marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Predispozicioni juaj, do t’i shërbente një gjëje të tillë. Mirpo kjo mungon. Ne nuk kërkojmë hollësira se çfarë kanë deponuar ata, por duam të dimë çdo rrethanë mbi humbjen e qytetarëve tanë, për një kohë kaq të gjatë.
    Shefi tha se janë paraqitur me datën 29 maj në organet e Punëve të Brendshme, kurse tek neve me 3 qershor. Ne e pyetëm se në cilin vend ka ndodhur ngjarja, por shefi nuk deshi të përgjigjej dhe pasi i ndëryhri përkthyesi, i cili i tha në Titograd, këtu nuk ka ndonjë gjë, ai e pohoi këtë.
    Ne e pyetëm nëse: qytetarët tanë organeve të vendit dhe juve u kanë drejtuar ndonjë kërkesë me shkrim. Shefi përsëri u nervozua, tha se kjo është çështja jonë dhe nuk jemi të detyruar të përgjigjemi. Përsëri i thamë se: e dimë se kemi të bëjmë me një organizëm ndërkombëtar, që në mënyrë të pa anëshme, është i obliguar të bëjë sqarime deri në fund, e jo të përgjigjet në një mënyrë të tillë. Në qoftë se do të ishit ju në vendin tonë, do të bënit të njëjtat pyetje të cilat janë të natyrshme.

    Shefi hapi dokumentat e tyre (dy dosje formale, me nga një proçes – verbal) dhe na tregoi firmat e qytetarëve tanë, duke menduar se e kreu “detyrën” e tij. Ne i kërkuam lutjet me shkrim që është akti i parë dhe kryesor në raste të tilla.

    Ai nuk dinte çfarë të thoshte dhe shtoi se: më shumë se kaq nuk kam çfarë të them. Çfarë të them unë, që nga Shqipëria arratisen njerëz në Jugosllavi, ndërsa nga Jugosllavia, nuk ka asnjë rast të tillë, të paktën këto 10 vjetët e fundit, ndërhyri ai.

    Shfrytëzuam rastin për t’i shprehur atij habinë, se si qenka kaq i painformuar, apo më tepër, kur dihet se nga Jugosllavia në Shqipëri, kanë ikur me qindra vetë, të shtresave e funksioneve të ndryshme, të cilët pala jonë i ka kthyer kryesisht.

    Kësaj zyre do t’i takonte ta njihte këtë fakt kaq të rëndësishëm, i cili do të ndihmonte shumë në gjykimin dhe praktikën e saj. Këto që themi neve, i keni edhe në shtypin e këtushëm. Neve na çuditi ky fakt, që ju jeni kaq të painformuar?!

    Shefi tha se: nuk jemi shtet në Jugosllavi, por zyre që kryejmë një detyrë humane.

    I bëmë të qartë se njohja e praktikës midis dy vendeve, do t’u ndihmonte juve, në këtë humanizëm që na theksoni. Megjithatë ne duhet të dimë nëse kjo proçedurë e shpejtë gati 3-4 ditore ndiqte edhe me të arratisurit në Jugosllavi?

    Shefi njëherë tha: po, pastaj tha: varet nga rastet dhe duke parë se kjo nuk ishte përgjigje, tha se: kjo varet nga rastet dhe duke parë se kjo nuk ishte përgjigje, tha se: kjo varet nga organet e vendit, kush ikën nëpërmjet kufirit dhe kush me pasaportë.

    Duhet të dini se: zyra jonë nuk bën veprimtari kundër Shqipërisë dhe nuk pranojmë të hyjmë në çështje politike, se çfarë keni ju me Jugosllavinë, për komunizmin, apo për Lidhjen e Veteranëve. Nëse doni, neve ju kontaktojmë edhe me të arratisur të tjerë, nëse dëshironi, megjithëse nuk e kemi praktikë me vendet e tjera.

    Ne i thamë se: është hera e parë që vijmë në këtë zyrë dhe këtë e bëjmë pikërisht, për ndodhinë dhe mënyrën e çuditshme të saj.

    Ai tha: pse nuk jeni të qartë?! Ne i’u përgjigjëm se: paqartësia u thellua akoma më shumë, jo vetëm nga qëndrimi i qytetarëve tanë, por edhe nga qëndrimi juaj. Në fakt të nervozuar duhet të ishim neve, por ndodhi e kundërta. Të pa qartë dhe të nervozuar ishin qytetarët tanë dhe ju si zyrë, gjë që nuk do të kishte arsye të ndodhte. Këto biseda të çuditshme të pa qarta e pa shpjegime, i mjegullojnë akoma më shumë rrethanat e zhdukjes së dy qytetarëve tanë. Ne, mund t’u falenderojmë juve për pritjen dhe organizimin e takimit, ndërsa të tjerat na befasojnë.

    Shefi i zyrës tha: Na i bëni kërkesat me shkrim, për shembull, me notë.

    Ne i’u përgjigjëm: kërkesave tona, për të cilat deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

    Ai tha në mënyrë të prerë se unë nuk kam tjetër gjë të them.

    U larguam duke bërë përshëndetjen e rastit, por në gjendje të pa qartë. Në dalje të ndërtesës, përkthyesi, i cili na shoqëroi, na pyeti: nëse e kishte kryer mirë detyrën e tij si përkthyes.

    E falenderuam, por i theksuam se: me përjashtim të përkthimit, çdo gjë është e pa qartë, e çuditshme e artificiale.

    Në këtë kohë ai mblodhi supet.

    Ne do të përpiqemi të grumbullojmë hollësi mbi dy personat për të parë gjendjen e mëtejshme të tyre.

    Për këtë është vënë në dijeni Ministria e Punëve të Jashtme.

    I evidentojmë për dosjet e tyre.

    U bë informacioni Drejtorisë së Parë. /Memorie.al

    “B l e r i m i”

    Panorama
    17 qershor 2021

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aleksandër Kondo, kampioni i peshëngritjes shqiptare

    Dosja sekrete e legjendës së peshëngritjes: Aleksandër Kondo shkoi pranë makinave tona tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën, bërtiti “dilni o shqiptarë” dhe…

    Emri:  aleksander-kondo4.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  50.3 KB

    Dashnor Kaloçi

    Pjesa e nëntë

    Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

    Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

    Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

    Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

    Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

    Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

    Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.

    Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

    Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

    Vijon nga numri i kaluar

    Raport-informacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për sjelljet dhe qëndrimin e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit në Jugosllavi

    SEKRET

    Ekzemplar i vetëm

    Tiranë më 7.8.1985

    I N F O R M A T Ë

    I arratisuri………………………ka shkuar në ambasadën tonë në Beograd në datën 31.7.1985 dhe midis të tjerave ka thënë: “Në hotel ‘Trimi’ në Beograd, ndodhen të arratisurit Aleksandër Kondo dhe………………………..Aleksandri dhe……………………….rrinë me……………………….është bërë pishman me vra veten, por ka rënë në hall e s’ka çfarë bën.

    Ai, është i pakënaqur me Aleksandrin dhe shan qëndrimin e tij ndaj ambasadorit shqiptar, kur ky i fundit e takoi dhe ai i tha “ta vesh me tavëll kokës”. Aleksandri, ka pyetur të arratisurin ………………………………….nga Tirana, që u arratis kohët e fundit, se ç’thonin nga Tirana për arratisjen e tij, se ç’i kanë bërë familjes së tij, etj.

    Aleksandri, në një bisedë që ka bërë me mua, më ka thënë, arsyen e arratisjes “Unë – shpjegonte ai – kur kthehesha nga jashtë, shokët më pyesnin se ç’kisha parë dhe sesi ishte jeta andej. U tregoja për jetën këtu, ose nga ato që me të vërtetë i kisha parë, se ca i trilloja. Këto biseda, i kishin marrë vesh dhe ata të Sigurimit, sepse para se të nisesha jashtë herën e fundit, babai më këshilloi që të mos flas lart e poshtë nga përshtypjet e udhëtimeve, e të jem i matur e i kujdesshëm. Nga frika se mos një ditë më arrestonin, u arratisa”.

    Për arratisjen e Aleksandrit, kanë pasur dijeni dhe ca shokë të tij në Tiranë. Ai është arratisur për muzikë “Rrok” se të gjitha të tjerat i ka pasur në Shqipëri. Kushtet ekonomike shumë të mira, babai me pozitë, etj. Para disa ditësh, Aleksandri dhe……………………………kërkuan që të shkojnë tek ekipi ynë i qitjes që mori pjesë në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua këtu në Jugosllavi, por nuk i lanë.

    “Donim të shkonim atje – theksoi Aleksandri – për të rrëmbyer ndonjë”! …………………………është penduar shumë për gabimin që ka bërë. Ai është djalë i zgjuar, ndërsa Aleksandri, duket si torollak. Ky gjatë darkave në Koshtunjak, kur ka muzikë vallëzimi në lokal, ngrihet në këmbë dhe bërtet si i çmendur, duke i’u drejtuar të arratisurve nga vendi ynë: “Çohuni, degjenerohuni çuna”.

    Informata është nxjerrë nga Informacioni Nr.220 datë 1.8.1985. U nxorr në dy kopje, njëra për dosjen e Aleksandër Kondos ndërsa tjetra, për dosjen e………………………………!

    OFICERI I DREJTIMIT

    F.H.

    Raport i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me informatën e rezidentit të Sigurimit të Shtetit në Beograd, për provokimet e Aleksandër Kondo ndaj personelit të ambasadës shqiptare atje

    Sekret

    Ekzemplar i vetëm

    Tiranë, me 14.08.1985

    Rez. Beogradit me tel. NR.186 dt. 07.08.1985 njofton:

    Dje mbasdite i arratisuri Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës, bërtiti “dilni o shqiptarë” dhe u largua.

    Për dijeni.

    Teli është parë nga sh. Ministër e………………………………….nuk ka shënim të veçanta.

    U nxuar në një kopje për dosjen e A. Kondos.

    OFICERI I DREJTIMIT

    F.H.

    Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi rrethanat e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

    SEKRET

    Ekzemplar Nr. 1

    Tiranë, më 30.9.1985

    I N F O R M A C I O N

    Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, ditën e arratisjes kanë shkuar me një taksi të Titogradit në Beranë të Ivangradit, ku njëri prej tyre ka njerëzit e tij. Meqenëse nuk kanë patur para për të paguar, taksisti i ka dorëzuar në UDB-n e Ivangradit.

    Tani të dy sportistët ndodhen në Beograd në hotel “1000 Rusha” dhe presin të shkojnë diku në Perëndim.

    Shënim: Kjo informatë është nxjerrë nga Informacioni Nr. 197 datë 7.08.1985, në dy kopje, për t’i vendosur në dosjet e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit.

    Informacioni ndodhet në dosjen e objektit të veprimatrisë subversive.

    OFICERI I DREJTIMIT

    F.H.

    Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për qëndrimin e Aleksandër Kondos me të arratisurit shqiptarë në Koshtunjak të Jugosllavisë

    Sekret

    Ekzemplarë i vetëm

    Tiranë, me 27.09.1985

    Beogradi me tel.246 datë 24.9.1985 njofton sh. Sefer:

    “1740” infromon:

    Aleksandër Kondo nuk ka ikur akoma në Amerikë, diçka ka në analizat mjeksore. Qysh kur ka dalë nga burgu, ndodhet në hotel “Astorja”. Atje nuk i pëlqen mjedisi. Gjithë ditën rri me të arratisur të tjerë në Koshutnjak që e mbajnë për të ngrënë me ushqimin e tyre.

    Shoku Sefer shënon: Drejtorisë I-rë

    U nxorr pjesa e dytë në dy kopje

    – dosja objektit

    – Për Aleksandër Kondon

    Oficeri Drejtimit

    B.M

    Raport i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me planin e masave që do realizohej për ndjekjen e survejimin e dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

    Ar.238/1 “A.Res.Personal”

    Ekzemplar Nr.

    Beograd, më 30.8.1985

    Nr. 284 datë 6.9.1985

    PLAN MASASH

    PËR PËRPUNIMIN E ALEKSANDËR KONDOS E XHELAL SUKNIQIT NË 2/A

    Me burim “1740” do të sqarohet vendndodhja e tyre, si dhe lëvizjet që mund të bëjnë brenda Jugosllavisë nga një vend në tjetrin. – Kryen P.Op. G.M. e L.A., deri 15.8.1985 e vazhdim. Kontrollon rezidenti V.P.
    Me burime të ndryshme legale e ilegale të sqarohen e thellohen rrethanat e zhdukjes së tyre në Titograd dhe veprimet e mëtejshme të organeve jugosllave me ta. – Kryen P.Op., G.M e L.A., deri 30.9.1985. Kontrollon rezidenti V.P.
    Gjatë kohës që të dy objektet do të qëndrojnë në Jugosllavi të ndiqet aktiviteti i tyre armiqësor që do të zhvillojnë ndaj vendit tonë. Do të shfrytëzohet për këtë qëllim “1740” e ndonjë i arratisur që mund të vij në seli, ose që mund të takohet jashtë asaj. –Kryen P.Op., G.M e L.A. Kontrollon rezidenti V.P.
    Të ndiqet përpunimi i tyre edhe me përpunimin e të arratisurit………………………, cili si agjent i UDB-së që duhet të jetë, përpunon të gjithë të arratisurit që shkojnë në kampin e Koshutnjakut. Mbajtja e……………………në kamp e vërteton këtë. – Kryen P.Op., L. A. e G.M., gjatë kohës që objektet do të jenë në Jugosllavi.
    Rrethanat e arratisjes së A. Kondos e Xh. Sukniqi, mund të kenë krijuar edhe ndonjë dyshim tek organet jugosllave. Për t’i vënë në provë mund ti shtyjnë për të kryer ndonjë veprim konkret ndaj shokëve tanë, familjeve të tyre apo ndonjë qytetari tonë që vjen me shërbim apo kalon transit. Për sa sipër do të jepen porositë e nevojshme gjithë shokëve për të rritur vigjilencën kudo e në çdo kohë. –Kryen P.Op., L.A. e G.M., vazhdimisht.
    Të ndiqet interesimi që mund të kenë për ta zbulimet e huaja, takimet që mund të marrin gjatë qëndrimit të tyre në Jugosllavi. – Kryen P.Op., G.M. e L.A., vazhdimisht. Kontrollon rezidenti V.P.
    Të shfrytëzohet në drejtim të objekteve i arratisuri………………i cili ka ardhur një herë në seli e mendohet të vijë përsëri. – Kryen P.Op., L.A. e G.M., në vazhdim.
    Për të dhënat që do të dalin në ngarkim të tyre dhe largimin nga Jugosllavia do të njoftohet menjëherë qendra. – Kryen P.Op., L.A.
    Plani do të analizohet herë pas here dhe pot ë lind nevoja do të merren edhe masa të tjera.

    PUNËTORI OPERATIV REZIDENTI

    L.A d.v V.P. d.v

    Shënim: Plani i masave është shtypur në dy kopje, një për në dosjen e përpunimit të A. Kondos e tjerat në dosjen e Xh. Sukniqit. Është nxjerrë nga materiali i fotografuar, i cili asgjesohet. Vërtetohet asgjesimi i materalit të fotografuar.

    Punëtorët Operativ

    B.M. e S.M.

    OFICERI I DREJTIMIT

    F.H.

    Raport i Drejtorit të Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar me jashtë, mbi bisedën e Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit, me një grua në Mal të Zi

    REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË Sekret

    MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1

    DREJTORIA E TRETË

    Nr.______ Tiranë, më_____1986

    I N F O R M A C I O N

    Një grua shqiptare në Mal të Zi, ka thënë se: nga një kushëri i saj shofer taksie në Titograd, ka mësuar që atë e kanë ndaluar në rrugë të arratisurit Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, të cilët mbasi i kanë thënë se janë nga Shqipëria e kërkojnë strehim politik në Jugosllavi, i kanë kërkuar që t’i çonte në organet e punëve të brendshme. Gjatë rrugës, ata i kanë folur me ngjyrat më të zeza për situatën politike e ekonomike në R.P.S.SH.-së, duke i sharë edhe udhëheqjen e Partisë e të shtetit shqiptar.

    DREJTORI I DREJTORISË III

    S.R.

    Konsp. S.I.

    Dakti. N.A.

    Kopje një

    Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi telegramin shifër të rezidentit të Sigurimit të Shtetit në Beograd, për arrestimin e dy sportistëve shqiptarë nga ana e autoriteteve jugosllave

    Beogradi me tel.323 datë 23.11.85 njofton sh. Sefer:

    Sipas “1740”, të arratisurit A. Kondo, Xh. Sukniqi dhe një tjetër, janë arrestuar sepse janë rrahur me një serb. Kjo është e vërtetë, por mund të jetë ndonjë kombinacion për të justifikuar largimin disa ditë të tyre, prandaj duhet patur kujdes. Burimi nuk ka mundësi verifikimi. Ndërkohë midis të arratisurve në “Trim” e Koshutnjak ka patur rrahje.

    U nxor në tre kopje për dosjen e të arratisurve, dhe dy personat.

    Oficer Drejtimi

    B.M.

    Relacionet e Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për njoftimet kontradiktore të rezidenturës së Beogradit dhe asaj të New York, mbi mbërritjen në SHBA-ve të Kondos dhe Sukniqit

    S E K R E T

    Ekzemplarë Nr.____

    Tiranë, më 25.11.1985

    Qendra me tel. Nr.1462 datë 25.11.1985 udhëzon Rez. New York:

    Kohë më pare, na keni njoftuar se të arratisurit Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, kanë ardhur aty. Nga njësia jonë në Beograd, na thuhet se të sipërmit ndodhen akoma në Beograd.

    Prandaj verifikoni sa më sipër dhe na njoftoni më përgjegjësi.

    Teli u nxorr në dy kopje për të arratisurit A. Kondo e Xh. Sukniqi.

    OFICERI I DREJTIMIT

    F.H

    Sekret

    Ekzemplarë i vetëm

    Tiranë, më 28.12.1985

    New York me telin Nr. 1636 dt. 23.12.1985 njofton:

    Takuam “6131”. Njoftoi se Aleksandër Kondo nuk ka ardhur akoma këtu. Megjithëse është i pajisur me të gjitha dokumentat përkatëse dhe vizë – amerikane, si mbahet atje për çështjen e gjyqit që ju kemi njoftuar. Për sa sipër, burimi na foli me siguri.

    Shënim: Ti kalohet shokut B.M. që e ndjek si problem

    Punëtori Operativ

    P. K.

    Sekret

    Ekzemplarë Nr. Dy

    Tiranë, më 4.1.1986

    Misioni tonë në New York me Tel. 2266 dt. 28.12.1985, njofton MINISTRINË e PUNËVE të JASHTËME: B.S., na tha se sipas një dibrani që ka ardhur në Amerikë këto ditë, jugosllavët i kanë vrarë dy sportistët, ngritësit e peshave.

    Teli u nxuar në dy kopje për Aleksandër Kondon e Xhelal Sukniqi.

    OFICERI DREJTIMIT

    F.H. S E K R E T

    Ekzemplar nr. 1

    Tiranë më 3.1.1986

    Sh. S.R. me tel nr.1586 datë 31.2.1986 T. Urgjent udhëzon rezidenturën e Beogradit:

    Sipas një emigranti kosovar me banim në SHBA, thuhet se Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, janë vrarë nga jugosllavët këto ditë. Me porosi të sh. Ministër, verifikoni këtë problem me përgjegjësi të plotë, dhe na thoni se si është e vërteta.

    Mundësisht këtë ta bëni sot e nesër, sepse po të jetë e vërtetë e dhëna e mësipërme, ne jemi të detyruar të mbajmë qëndrim publik. Presim.

    Teli u nxorr në dy kopje për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin

    OFICERI I DREJTIMIT

    F.H.

    Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dënimin me dy muaj burg, të dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

    SEKRET

    Ekzemplar nr

    Tiranë më 3.1.1986

    Beogradi me tel. nr. 388 datë 31.12.1985 njofton sh. S.R.

    Thuaji nr. “1588”. “1740” informon se A. Kondo dhe Xh. Sukniqi janë dënuar me dy muaj burg dhe po vuajnë dënimin. Më gjatë do të interesohemi përsëri. Një numër i madh të arratisurish janë në burgun e “Padinska Skelës”, pasi janë arratisur për në Austri dhe organet e atjeshme, i kthejnë përsëri.

    Teli është parë nga sh. Ministër e sh S.R. dhe nuk ka shënime

    U nxorr në dy kopje për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin.

    Memorie.al


    Panorama
    21 Qershor 2021

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aleksandër Kondo, kampioni i peshëngritjes shqiptare

    “Aleksandër Kondo tha: Në Shqipëri një milion janë kuadro dhe agjentë të sigurimit dhe një milion të burgosur dhe internuar”/ Zbulohen informatat e agjentit të zbulimit në SHBA

    Dashnor Kaloçi

    Pjesa e trembëdhjetë

    Publikohet historia e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

    Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

    Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

    Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

    Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

    Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

    Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.

    Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

    Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

    Vijon nga numri i kaluar

    Relacionet e Punëtorit Operativ dhe Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, lidhur me qëndrimin dhe bisedat e Kondos e Sukniqit me të arratisurit politikë shqiptarë në SHBA-ve

    Marrë nga P.op. B.S.

    Dhënë nga B.p. “6431”

    Datë 20.12.1985

    I N F O R M A T Ë

    Sipas të arratisurit………………………………, del se para dy javësh kanë ardhur me banim në SHBA, të arratisurit Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi……………………………………., ka thënë se pas disa ditësh, të lart përmendurit, i ka pasur për darkë, në banesën e tij. Siç ka njoftuar telegrafikisht këtë të dhënë e marrin me rezerva. Sepse këtë problem e kemi ndjekur dhe me burime të tjera dhe deri tani, nuk kemi pasur ndonjë sinjalizim të tillë, që ata të kenë ardhur këtu për këtë arsye, meqenëse është hera e dytë që ky burim, na e jep kështu dhe mendojmë se kjo e dhënë, nuk është e vërtetë.

    Për këtë punë i kemi kërkuar burimit se sa e sigurtë është e dhëna e tij dhe se është shprehur se nuk është takuar me të, por atij i ka thënë……………………………, dhe…………………………………, të cilët dhe mund ta kenë gënjyer. Shtoi se kur burimi, njoftoi në takimin e mëparshëm për ardhjen në SHBA, të A. Kondos dhe Xh. Sukniqit, ai është nisur nga një letër që……………………………….., i kishte dërguar disa shokëve të tij këtu. Aty u thoshte se është bërë gati dhe se do vijë bashkë me dy të lartë përmëndurit në SHBA.

    Edhe burimi “6431”, theksoi se vonesa e A. Kondos dhe Xh. Sukniqit për në SHBA, sipas thënieve të………………………., bëhet me qëllim nga organet jugosllave, për shkak të një gjyqi që jugosllavët do ta bëjnë, për dy vetë dhe që sipas tyre janë dërguar me detyra nga sigurimi shqiptar, në drejtim të këtyre të dyve. Dhe për këtë arsye, Aleksandri dhe Xhelali, do ju dalin në gjyq si dëshmitarë.

    Sipas burimit……………………….., vazhdojnë të jenë në ndjekje të organeve të vendit për tregti drogërash.

    E dhëna u nxor në 5 kopje.

    Për…………………………………….., Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin.

    Puntori Operativ

    M.T.

    Sekret

    Ekzemplar Nr 5

    Tiranë më 7.10.1986

    Marrë P.op. M.Gj.

    Dhënë burimi “6131”

    Datë 24.3.1986

    I n f o r m a t ë

    Gjatë një vizite që të arratisurit A. Kondo dhe Xh. Sukniqi, kishin bërë në lokalin që ka burimi, kishin thënë që gjatë kohës që kishin qenë në Jugosllavi, janë trajtuar shumë mirë nga organet vendase. Sipas tyre, burimi theksoi se me ta kuadrot e organeve të UDB-së, kanë mbajtur kontakte të shpeshta dhe i kanë shfrytëzuar, për të marrë prej tyre informata të ndryshme për vendin tonë. Ata, tha ai, kanë folur shumë keq, duke theksuar në veçanti diktaturën e fortë që ekziston në Shqipëri, frikën e popullit nga organet e Sigurimit, gjendjen shumë të vështirë ekonomike, etj. Ata theksuan gjithashtu se i kanë pyetur dhe i kanë dhënë informata të karakterit ushtarak, sidomos dislokimin e reparteve të ndryshme, punimet e llojeve të ndryshme xheniere, armatimin që dispononin, mbi stërvitjet që janë bërë e do të bëheshin, duke theksuar se për sa më sipër kanë folur aq sa dinin.

    Të sipërmit kanë folur gjithashtu se gjatë kohës së qëndrimit në Jugosllavi, janë mbajtur nën kontroll për të mos u ndodhur gjë. Kjo, kanë thënë ata, ndodhi kur u mësua dërgimi nga Sigurimi Shqiptar i dy personave, me rrugën e arratisjes, të cilët kishin si detyrë asgjësimin e tyre. Të dy kanë pranuar propozimin që u është bërë nga organet jugosllave dhe janë vënë në shërbim të tyre, duke firmosur edhe deklarata bashkëpunimi, për të punuar për ta, kudo që të jenë në Perëndim. Kanë thënë se janë përdorur si dëshmitarë nga jugosllavët, për të dy personat nga rrethi i ……………………………., që u dërguan si të arratisur sipas tyre, për asgjësimin e këtyre të dyve.

    Njëri nga ata u dënua me burg, pak ditë përpara largimit nga Jugosllavia, ndërsa tjetri, nuk është kapur akoma. Ata kanë thënë se Xhelali, mbërriti në New York në datën 5 shkurt, ndërsa Aleksandri në datën 7. Dy ditë para, kanë qëndruar në shtëpinë e N.K. Më vonë për gati dy javë në dhomën që ka i arratisuri……………………., në New Jersey. Mbas kësaj u larguan dhe shkuan në një vënd tjetër po në New Jersey. Dy javë më parë, janë larguar dhe janë vendosur në një hotel, në afërsi të selisë sonë tha burimi, (në 32 Street ndërmjet 5-6 Avenue). Ky hotel edhe më përpara është përdorur dhe vazhdon të përdoret për strehimin e të arratisurve të ndryshëm. Burimi ynë tha se edhe gjatë kohës që po qëndrojnë këtu, ata kanë marrë kontakte jo vetëm me të arratisur të kohëve të fundit, të cilët i pyesin për familjarët e tyre në Shqipëri, por edhe me krerët e emigracionit, të cilët janë të interesuar për gjëndjen në vëndin tonë.

    Sipas burimit i cili i ka dëgjuar edhe vetë, të dy bëjnë propagandë armiqësore, kundër RPSSH-së. Më aktiv në këtë drejtim është Aleksandri, ndërsa tjetri nuk para flet. Asnjëri nga të dy, thekson burimi, nuk është penduar për aktin e kryer. Jo vetëm kaq, por Aleksandri ka thënë se do të japi intervistë për TV vëndase dhe në “Zërin e Amerikës”, po të jetë nevoja. Aleksandri që është më i acaruar, ka deklaruar se do të ndërmarri edhe veprime të bujshme ndaj nesh.

    Prandaj tha “6131” ruhuni e bëni kujdes. Në një rast thotë burimi, kur morën vesh se vdiq shoqja Semiramis, Aleksandri tha se “e ka mbytur vetë, se don të martohet me………………….” Në këtë moment, thekson burimi, u nxeha dhe e ofendova keq Aleksandrin. Ndër të tjera i thashë se “çfarë thua more budalla, se ata janë të njëri tjetrit” dhe ai duke e parë se e teproi shumë, u largua.

    Puntori Operativ

    D.M.

    SEKRET

    Ekzemplar Nr 1

    Tiranë më 15.10.1986

    I N F O R M A T Ë

    Sipas P.C., i cili është takuar në një rast me të arratisurin Aleksandër Kondo, në restorantin…………………, dhe me banim në New York, Aleksandri kishte folur shumë keq për gjendjen në Shqipëri dhe në veçanti fliste me urrejtje të madhe për regjimin.

    Nxjerrë sipas raportit të burimit “6432” dt 8.4.1986 në dy kopje

    Oficeri i Drejtimit

    N. Gj.

    Sekret

    Ekzemplar Nr 1

    Tiranë më 15.11.1986

    EKSTRAKT

    Nxjerrë nga radiogrami i rez. New York Nr.1315 datë 2.11.1986 dhënë nga burimi “6120”

    Aleksandër Kondo, është larguar nga puna që ka pasur në New York dhe është takuar përsëri me Xhelal Sukniqin. Të dy kanë…………….., në qendrën e punës ku punonte Aleksandri………………………dhe kanë blerë një makinë të madhe, për ta përdorur privatisht për transport mallrash nga një qytet në tjetrin.

    Puntori Operativ

    D.M.

    Relacion i Kryetarit të Degës së Sigurimit për agjenturën shqiptare në SHBA-ve, të cilëve u tërheq vërejtje lidhur me mos ndjekjen e survejimin si duhet që i bëhet Kondos e Sukniqit

    Shoku A. Th.

    Së pari dua të theksoj se, është shumë keq për ne që Aleksandër Kondon e ndjekim pa ndonjë plan masash, për kohën që po kalon në New Jork. Një veprim i tillë, për një person që paraqet rrezikshmëri të theksuar, është i papranueshëm. Kjo tregon papërgjegjësi dhe menefregizëm të theksuar. Unë nuk e kuptoj se me se merreni ju. Së dyti, brenda datës 10.12.1986, të hartoni planin e masave dhe ta sillni për miratim. Në rast se edhe objektet e tjera 2/A do i ndjekësh kështu, do të jetë shumë keq për ty dhe shumë keq për mua, që të lë ty të livadhisësh.

    Kryetari i Degës

    M.D.

    Tiranë më 27.11.1986

    Shënim

    Të gjitha objektet e përpunimet e tjera, janë dhe ndiqen me plane të rregullta masash.

    Puntori Operativ

    A. Th.

    Relacionet e Informatat e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit lidhur me bisedat që ka bërë Aleksandër Kondo për Kongresin e VIII-të të Partisë në Tiranë dhe takimet e tij me shqiptarët e arratisur në SHBA-ve

    Sekret

    Ekzemplar Nr 2

    Tiranë më 25.11.1986

    Shoku B.S. nga New Jorku me telin nr.1452 datë 20.11.1986 njofton:

    Duke folur rreth zhvillimit të Kongresit të 9-të të PPSH-së, tha burimi se, masa e të vjetërve nisur nga mentaliteti i tyre që kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë akoma, prisnin që në këtë kongres që do të zhvillohej pa Enver Hoxhën, të shpërthenin grindjet dhe lufta për pushtet, midis grupeve dhe fraksioneve, që sipas tyre ekzistojnë dhe lindin herë pas here, në gjirin e Partisë.

    E kundërta theksoi ai, ndodh me të rinjtë dhe me ata që janë me shkollë. Këta, i kundërshtonin thëniet e të parëve duke thënë se: nuk ka për të ndodhur asgjë, vetëm se kishin shumë shpresa, se në kongres do të vendosej për një amnisti të përgjithshme dhe në veçanti, faljen e emigracionit të pasluftës dhe lejimin e tyre për të vizituar familjet që kanë në Shqipëri.

    Për këtë problem, Aleksandër Kondo ka thënë se: “Unë për vete edhe nga ky kongres, nuk pres asgjë, pasi si në çdo vend komunist, ashtu edhe në Shqipëri, kongreset janë formale. Gjithçka bëhet dhe vendoset në një tjetër vend. Në Shqipëri jetojnë tre milionë vetë. Nga këta, një milionë janë popull i thjeshtë, një milionë kuadro të shtetit dhe agjentë të sigurimit, ndërsa një milioni tjetër, të burgosur dhe të internuar”.

    Sa më sipër nga burimi “6131”.

    Shënimi i shokut Ministër: Kur, ku, dhe si është takuar B.p. me A. Kondon?

    Ku punon, banon dhe me çfarë jeton, A. Kondo?

    Përveç burimit tonë, kush tjetër e ka takuar ose ka mundësi kontakti me A. Kondon?

    Puntori Operativ

    D. M. Sekret

    Ekzemplar nr

    Tiranë më 2.8.1986

    I N F O R M A T Ë

    Sipas të arratisurit S.A. të arratisur nga rrethi i………………….., në vitin 1985, për në Jugosllavi, del se Akesandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, janë bërë gati dhe do të udhëtojnë për në SHBA, ku do të stabilizohen me punë e banim në datën 7 shkurt 1986.

    Nxjerrë nga raporti informativ i takimit me B.p. “3869” datë 29.1.1986

    Puntori Operativ

    P. K. Sekret

    Ekzemplar nr

    Tiranë më 5.8.1986

    I N F O R M A T Ë

    Aleksandër Kondo, është vendosur me ndihmën e…………………….., në një dhomë jo të përshtatshme në lagjen më të keqe të New Jorkut (Harlem) për të cilën ai është i pakënaqur. Aleksandër Kondo, mban shoqëri me………………………………..!

    Nxjerrë nga raporti informativ i b.p. “3869”

    Puntori Operativ

    P. K. Sekret

    Ekzemplar nr 1

    Tiranë më 6.12.1986

    Shoku R.L. me telin nr.1240 datë 8.12.1986, njofton New York:

    Tuajit Nr.1452 datë 20.11.1986:

    Me porosi të shokut Ministër verifikoni:

    Kur dhe si e ka takuar “6131” A. Kondon.
    Ku punon, banon dhe me çfarë jeton, A. Kondo.
    Veç “6131” kush tjetër nga burimet e ka takuar ose ka mundësi kontakti me A. Kondon.
    Për këto çështje dërgoni njoftim sa më shpejt.

    Veprimtarinë e A. Kondos dhe Xh. Sukniqit, ndiqeni me përparësi, hartoni planet e masave për ndjekjen e tyre dhe dërgojini në rastin më të parë.

    U nxor për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin

    Puntori Operativ

    A.Th. Sekret

    Ekzemplar Nr

    Tiranë më 16.8.1986

    Shoku B.S. me telin Nr.963 datë 7.8.1986 nga New Jork njofton:

    Sipas………………………., kohët e fundit kishte marrë letër nga………………, Johanesburgu, ku i shkruante dhe përpiqej të nxiste që të intensifikojë propagandën kundër Shqipërisë e të organizojë punën e nxjerri gazetën, veçanërisht tani në prag të kongresit. I thoshte, që të kenë shpresë dhe besim sepse së shpejti, do bëhet diçka dhe për ta.
    Siguronte se kohët e fundit, kishte pasur kontakte e korespondencë me personalitete amerikane, të cilët i kanë premtuar, se së shpejti do t’i vijë radha dhe emigracionit shqiptar. Dhe SHBA-ja, do ti ndihmojë e nxisë me të gjitha forcat kundër regjimit komunist…………………………, u ka shkruajtur dhe disa krerëve të tjerë letra të tilla, por sipas……………………, këto nuk duhet të jenë të vërteta…………………………..përpiqet t’i nxisë e t’i bashkojë për të evidentuar degradimin e OKLL.

    Sipas………………………….., në Jugosllavi, i kishin detyruar të flisnin në RTV, duke i kërcënuar me riatdhesim në Shqipëri. I patën kthyer madje, deri në liqenin e Shkodrës, për ti trembur dhe i kishin thënë se dhënia e intervistës, do të ishte një nga provat, që nuk i kishte dërguar sigurimi shqiptar……………………………… pati hezituar për intervistë, për shkak të pasojave ndaj familjes dhe jo për regjimin, që e urren në maksimum. Ka theksuar, se për atë që bëri Sigurimi Shqiptar e ndjek këmba këmbës, ndoshta për ta vrarë.
    Para disa kohësh, i patën çuar një të arratisur të vjetër, një pasanik që ishte pronar ndërtesash në New Jersey, dhe nga pyetjet dhe bisedat që i bëri ky e kuptoi menjëherë, se ai ishte agjent i Sigurimit. Dhe ky me marifet e sikterisi. Mburret se nuk ka frikë nga kurrkush dhe se nuk i ka ardhur akoma radha, por do të hakmerret dhe do ta tregojë veten se kush është. Nuk ka ekspozuar ndonjë plan për veprime. Është i interesuar, që të investojë para në ndonjë firmë biznesi dhe po nuk i eci, do të transferohet në Itali. Për gjendjen në Jugosllavi flet mirë.

    ……………………., nga rrethi i Shkodrës, i arratisur para disa kohësh nga ushtria, bashkë me një shok. Tjetri u kap nga rojet tona. Ndërsa ky, është stabilizuar në Detroit, pranë kushëririt të tij. Shikojnë punën e tyre dhe mban qëndrim indiferent ndaj nesh. Është arratisur për aventurë. Po kështu i arratisuri……………, është stabilizuar pranë kushëririt…………………, nuk flet keq për Shqipërinë, por thotë se u arratis pasi i’u mërzit jeta si bari në mal.
    Aleksandër Kondo, ka filluar punë si pastrues në lokalet e seksit në New Jork. Ka thënë se u ka dërguar disa para, familjes së tij në Shqipëri, por ja kanë kthyer mbrapsht. Është plotësisht i dërrmuar, i zhgënjyer dhe madje i penduar, por për kryeneçësi këtë gjë nuk e shpreh. Gjatë kësaj kohe, nuk është shprehur për ndonjë veprim.

    Memorie.al

    Panorama
    25 Qershor 2021

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •