GJENERON ME TEJ GJENERATA E RE E SHQIPTARE

Te jesh shqiptar eshte nje nder, ta mbajme kete nder eshte nje detyre. Pikerisht, ne kete slogan, nisi punen Gjenerata e Re Shqiptare me degen e saj ne Itali ne nje kumtese zyrtare qe njoftoi dhe zyrtarizoi nendegen e saj ne Milano. Nder te tjera, kjo kumtese cilesonte se Gjenerata e Re Shqiptare me degen e saj ne Itali, eshte krijuar me 28 nentor 2003 nga nje grup te rinjsh qe studiojne dhe jetojne ne Genova te Italise, te vendosur per te mbrojtur interesin kombetar shqiptar ne marreveshje me parimet demokratike perendimore, te inkurajojne vlerat e arsimit te larte si dhe integrimin e Gjenerates se Re Shqiptare ne Gjeneraten e Re Boterore. Kjo organizate eshte pjese integrale e organizates Nee Albanian Generation e themeluar ne vitin 2002, me baze ne Nee York dhe me deget e saj te shtrira ne pese kontinentet. Pra, Gjenerata e Re Shqiptare eshte njera nder deget kryesore qe organizata Nee Albanian Generation me kryetar Shkelqim Berisha ka ne Europe.

Perse e emeruam Gjenerata e Re Shqiptare?

E emeruam organizaten tone "Gjenerata e Re Shqiptare", sepse ne aspirojme dhe perpiqemi per integrimin e plote te shoqerise shqiptare ne shoqerite e civilizuara boterore. Ne jemi te vetedijshem qe shoqeria shqiptare duhet te ngreje lart vlerat kulturore dhe parimet shoqerore, si nje shoqeri me prejardhje nga qyteterimi i mocem ilir "nje nder civilizimet me te hershme ne kontinentin europian). Po ashtu e ndiejme obligim personal dhe institucional: solidaritetin e te gjithe komuniteteve shqiptare rreth e qark rruzullit tokesor. Ne duhet t'i bashkojme dhe t'i perqendrojme te gjitha energjite tona per te perballur njehere e mire problemet qe hasin shqiptaret si emigrimin e paligjshem, punen e zeze qe kryejne shqiptaret brenda dhe jashte vendit, integrimin e Shqiperise ne institucionet euro-atlantike, korrupsionin zyrtar, papunesine, analfabetizmin dhe mungesen e perkujdesjes mjekesore.

Te gjithe ne mund te kontribuojme ne menyra te ndryshme per Shqiperine tone. Gjate punimeve te mbledhjes u zgjodh Ireli Elezi, kryetar per nendegen ne Milano. Nga ana tjeter, pjesemarresit e mbledhjes u shprehen qe ne jemi per demokracine, sepse ajo ne te vertete nenkupton nje "qeveri te mire", te bazuar dhe mbeshtetur tek ligji, institucionet trasparene shteterore qe mbi te gjitha

respekton qytetaret dhe shtetasit e saj. Jemi per nje demokraci globale qe eshte e mbeshtetur tek te drejtat e njeriut, liria

civile, toleranca, dialogu dhe pluralizmi shoqeror. Pra, lirine dhe demokracine i shohim si vlera themelore jo vetem per komunitetin shqiptar qe ndodhet ketu ne Itali, por per te gjithe shqiptaret qe gjenden kudo ne bote. Nga ana tjeter, ne duam te ndertojme marrdhenie te mira ndermjet kombit shqiptar si dhe kombeve te tjera te botes qe e shohin demokracine si nje reforme qe duhet t'u perkase te gjitha shoqerive te civilizuara, qe nuk duan te krijojne pengesa artificiale te krijuar mbi bazen e dhunes dhe humbjen e ndergjegjies humane.

Alban Daci, kryetar

www.nuovagenerazionealbanese.com ose

www.nuovagenerazionealbanese.com/forum ku mund te jepni mendimin tuaj.