Egesta, te faleminderit per pergjegjen e kendshme dhe menyren e argumentimit tend te lirshem.
Marre parasysh se jam ritur ne nje mjedis intelektualesh, ne nje bllok profesoresh, letraresh, shkencetaresh, artistesh, historianesh, politikajsh etj, dhe femijte e tyre poashtu i takonin nje mjedisi te stimuluar nga dituria dhe risite, imagjinata etj. Prandaj neper keso temash kam kaluar me ta nje jete te tere, sidomos kur marr parasysh se nga klasa e trete shoqerohesha me gjenerata te klaseve shtata dhe teta, thjeshte sepse me interesonin muhabetet e ketyre "te rriturve" me teper se te moshatareve. Dhe tema te ketilla ktheheshin dhe mbeten aktuale gjate gjithe moshes time transhedentale edhe me gjeneraten time me vone.
Prej gjithe atyre fantazmave te femijerise, ne fund kam arritur ta besoj vetem nje gje: njeriu ka nevoje pothuaj organike qe te besoje, pavaresisht se cka.
Thjeshte, njeriu ka nevoje te thyej kufij, te shperthej horizonte, ti hape vetes perspektive se perndryshe jeta ne perditshmerine e saj pridhese fillon te behet e pamundur qysh nga femijeria. Duke filluar me kufizimin e embelsirave, oreve te daljes, e te tjerat qe i dijme te gjitha varg...
Kjo deri ne nje mase eshte "argetuese", psiqikisht/shpirterisht eshte shume e dobishme te besosh ne fantazma, UFO, perpetum mobile, jashtoksor, telepati, telekinize, bote paralele, reinkarnim, udhetim ne kohe, materializim e cudira tjera, pse jo. Cdo gje me mase eshte ndoshta e pademshme, perpos fiksimit pas ketyre gjerave.
Ne fund njesoj sikur uji mineral shume muaj pas terrmetit, pergjegja jote sado freskuese me le pak shijen e hidhur per shkak te tonit te lehte ironik qe ndihet vetem pasi ta kesh mbaruar goten.
Sidoqofte edhe hekuri qe permban ky uje i mineralizuar eshte i dobishem per organizmin e njeriut pavaresisht nga shija qe te jep.
Uroj te kalosh nje mbremje edhe me te kendshme se qe e paramendon i/e dashur Egesta.
Me, The Eternal Wonderer.
Krijoni Kontakt