Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antitrup
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    Nju Njerk
    Postime
    62

    Christina Rossetti

    Goblins Market

    Nga Kristina Rozeti

    Poem nga Kristina Rozeti


    Tregu i Xhindeve


    Mengjes dhe mbremje
    Vajzat degjuan thirrmen e magjepsur:
    "Ejani dhe blini frutat e pemishtes tone,
    Ejani blini, ejani blini:
    Molle dhe ftonj,
    Limona dhe portokalle,
    Qershi te kolmta te pachukitura,
    Manaferra dhe pjepra,
    Pjeshke faqecelura,
    Mana zeshkane,
    Boronica dhe molle te egra,
    Manaferra te zeza,
    Kajsi dhe luleshtrydhe;--
    Te gjitha piqen sebashku
    Ne motin veror,--
    Ne agimet qe shkojne tutje,
    Ne muzgun e kthjellet;
    Ejani blini, ejani blini:
    Rrushi yne i fresket prej hardhise,
    Sheget plot me mbushje fine,
    Hurma dhe pruna te mprehta,
    Dardha dhe kumbulla te gjelbra,
    Pruna te purpurta dhe manaferra kuqerrem
    Provoini dhe shijoini:
    Stafidhe dhe kumbulla,
    Manaferra te kuq si zjarr i ndritshem,
    Fiq qe te mbushin gojen,
    Qitro prej Jugut,
    Te embel per gjuhen dhe terheqes per syte;
    Ejani blini, ejani blini."
    Mbremje mbas mbremjes
    Anes perrenjve gjarperues
    Laura perkuli koken e saj te degjonte
    Liza i vuri vele veshtrimit te saj:
    Duke u strukur afer sebashku
    Ne motin e fresket,
    Me duart shtrenguar dhe buzet e kujdesshme,
    Me maja te gishtave,
    "Shko me afer," tha Laura,
    Duke sembuar lart kryet e saj te arta:
    "Ne nuk duhet ti shohim ata,
    Ne nuk duhet ti blejme frutat e tyre:
    Ne nuk e dime se mbi c'fare dheu jane rritur
    Me se jane ushqyer rrenjet e tyre te uritura dhe te etura?
    "Ejani blini," therasin te ligjte
    Duke capitur me te poshte luginave.
    "Oh," bertiti Liza, "Laura, Laura,
    Mos i pergjo njerzit e ligj."
    Syte e saj Liza i mbuloi,
    I mbuloi aq afer sa te mund te shihnin;
    Laura rralloi veshtrimin e saj
    Dhe peshperiti si nje rreke qe s'pushon:
    "Shif Liza, Shif,
    Me te poshte ngushtise po vjen verdalle nje burre i vogel.
    Disa te tjere vene-e-vijne
    Njeri po mbart nje shporte,
    Tjetri nje kanister,
    Njeri po zvarrit nje pjatance te arte
    Me peshe shume te rende.
    Sa kendshem rritet valle hardhia
    Rrushi i se ciles eshte me epsh;
    Me sa ngrohtesi duhet qe te fryje era
    Midis drizave dhe frutave."
    "Jo", tha Liza: "jo, jo, jo;
    Oferta e tyre nuk duhet te na joshe,
    Dhuratat e tyre te magjepsura mund te na demtojne."
    Ajo futi gishtat e saj
    Ne secilin vesh, mbylli syte dhe vrapoi:
    Laura kurioze zgjodhi te ngurronte
    Duke u habitur me secilin prej tregetarve.
    Njeri e kishte fytyren si te maces,
    Njeri fshinte mustaqet,
    Tjetri vente-vinte si mi tutje-tehu,
    Njeri zvarritej si kerrmi,
    Tjetri si nje koala endacak i topitur dhe lemshak,
    Njeri si nje miush qe hidhet nxitimthi vrapimthi.
    Ajo degjoi nje ze si zeri i pellumbave
    Duke gugatur te gjithe njeheresh:
    Ata krijonin tinguj te perzemert dhe plot dashuri
    Ne motin qe te kenaqte.
    Laura zgjati qafezen e saj
    Si nje mjellme e zhytur ne xunkthe,
    Si nje zambak perrenjsh,
    Si ndricimi i henes prej degeve te plepit,
    Si nje anije ne leshimin e saj
    Kur cima e fundit i eshte zgjidhur.
    Me te larte lugina me myshk
    U kthye dhe tufezoi te magjepsurit,
    Me thirrjen kelthitse riperseritse,
    "Ejani blini, ejani blini."
    Kur ata arriten aty ku qe Laura
    Qendruan si mal i palevizshem mbi myshkun,
    Duke synepsur venger njeri-tjetrin,
    Vellai me vella te rreme
    Vellai me vella tinzar.
    Njeri uli shporten e tij poshte,
    Tjetri ndali se terhequri pjatancen e tij;
    Tjetri filloi te tundte kuroren e tij
    Te thurur me loze dhe gjethe arrash bojkafe te ashpra
    (Askush nuk shet te tilla ne ndonje vend);
    Njeri flaku peshen e arte
    Per ti ofruar asaj:
    "Ejani blini, ejani blini," vazhdonte thirrja e tyre,
    Laura veshtronte ngultas por nuk u nxit,
    U deshirua po nuk kishte leke:
    Tregetari mustaqebisht shijes i ofroi
    Me nje ton te lemuar si mjalti,
    Fytyra e maces gerhiu
    Ai me ritmin e miut foli nje fjale
    Qe te ftonte,
    Ai me ritmin e kerrmillit madje u degjua;
    Njeri me ze papagalli dhe gazmor
    Bertiti "bukuri dinake" ende per "bukuri te zgjedhur": --
    Njeri fershelleu si zog.

    Por Laura e bukur foli e ngutuar:
    "Njerez te mire, une asnje monedhe nuk kam;
    Per ti marre eshte per ti rrembyer:
    Une monedhe bakri ne kuleten time nuk kam,
    Dhe as monedha argjendi gjithashtu nuk kam,
    I gjithe ari im eshte ne ferrat me gjemba shpues
    Qe tunden ne motin me ere
    Mbi shqopat e prishura."
    "Ti ke mjaft ar mbi koken tende,"
    Ata u pergjigjen te gjithe nje heresh:
    "Bli prej nesh me nje kacurrel te arte."
    Ajo hoqi karficen e arte,
    Dhe pikoi nje lot me te rralle se perla,
    Pastaj thithi frutat rrubullake te shtrenjta ose te kuqe:
    Me te embla se mjalti prej nje shkembi,
    Me forte se vera qe ngazellen burrat
    Me qarte se uji rrodhi ai leng;
    Ajo kurre s'kish shijuar te tille me pare,
    A mund te velet me zgjatje shijimi?
    Ajo thithi dhe thithi dhe thithi me te shumten
    Frutat qe ajo pemishte e panjohur lindi;
    Ajo thithi derisa buzet e saj u lenduan;
    Pastaj i verviti levoret tutje
    Por ruajti nje kokerr thelbi,
    Dhe nuk e dinte nese qe dite a nate
    Pasi u kthye vetem ne shtepi,
    Liza e priste te hyrja e portes
    Me qortime te zgjuara:
    "E dashur, ti nuk duhet te qendrosh kaq vone,
    Muzgu nuk eshte i mire per vajzat;
    Ti nuk duhet te vertitesh neper lugina
    Neper fanitjet e njerzve te ligj.
    A nuk te kujtohet Xheni,
    Se si ajo i takonte ata ne driten e Henes,
    Mori dhuratat e tyre te shumta dhe te zgjedhura,
    Hengri frutat e tyre,
    Vendosi lulet e tyre,
    Te keputura prej lendinave
    Ku vera te prek ne c'do kohe?
    Por kurre ne driten e Henes
    Ajo u tret dhe u tret se largu;
    I kerkoi ata prej nates dhe dites,
    Me ata nuk i gjeti por u zvogelua dhe u thinj si hiri;
    Pastaj ra me boren e pare,
    Ndersa deri ne kete dite jo bar do rritet,
    Aty ku ajo prehet e dlire:
    Une luleshqerra mbolla aty nje vit me pare
    Qe kurre nuk celen.
    Ti nuk duhet te vertitesh keshtu."
    "Jo, shshet," motra ime:
    Une hengra e hengra sa u ngopa,
    Ende goja ime si uji i heshtur;
    Neser naten
    Une dhe me do te blej:" Dhe e puthi:
    "Kryer me brenge ne zemer;
    Une do te sjell dhe ti kumbulla neser
    Te fresketa prej degezave,
    Qershi qe vlejne te merren;
    Ti nuk mund ta mendosh se cfare fiqsh
    Dhembi im ka prekur,
    Cfare pjeprash te ftohte si akulli
    Pirg mbi nje pjatance te arte,
    Shume e madhe per mua ta mbaja,
    Cfare pjeshkesh me pushin si kadife
    Rrush i tejdukshem pa asnje fare:
    Aromatik me te vertete duhet te jete livadhi
    Aty ku ato rriten, dhe me pasterti te qarte
    Vala qe ato pine
    Me zambaket anes tyre,
    Dhe i embel si sheqeri ujthi i tyre."
    Kokerr arte nder kokerr arte,
    Si dy pellumba ne nje cerdhe
    Mbledhur ne krahet e njeri-tjetrit,
    Ata prehen poshte ne shtratin e tyre me perde:
    Si dy celje ne nje kercell,
    Si dy leska ne renien e re te bores,
    Si dy skeptra fildishi
    Te majuar me ar per mbreter te temerrshem.
    Hena dhe yjet syngultazi veshtruan brenda tyre,
    Era u kendoi atyre ninulla,
    Duke perhedhur te vegjlit e qyqes ne fluturim,
    Asnje lakuriq nate nuk fluturoi andej-ketej
    Rreth folese se tyre:
    Faqe me faqe, gjoks me gjoks
    Te mberthyer sebashku ne nje fole.
    Heret ne mengjes
    Kur gjeli i pare kikiriu
    Qarte si bletet, te embla dhe te zena me pune,
    Laura dhe Liza u zgjuan:
    Te ardhura ne mjalte, molen lopet,
    U ajrosen dhe u ulen te rregullonin shtepine,
    Mbrujten kek prej me te bardhit grure,
    Torta qe gojet e brishta ti hane,
    Rrahen qumshtin dhe bene gjalpe, dhe fshine kremin,
    Ushqyen shpezet, u ulen dhe qendisen;
    Folen me aq modesti sic duhet qe vajzat:
    Liza me nje zemer te hapur,
    Laura ne nje enderr munguese,
    Njera e kenaqur, tjetra e semure pjeserisht;
    Njera duke peshperitur thjesht per ndricimin dhe kenaqesine e dites,
    Tjetra duke pritur zgjatazi naten.
    Mbremja erdhi me hapa te ngadalte:
    Ato shkuan me kanat te perroi me zhurme te mprehte;
    Liza me e patrazuar ne pamjen e saj,
    Laura me shume si nje flake qe neperdridhet.
    Ato mbinxorren ujin gurgullues prej thellesive te tij;
    Liza keputi flamuj te purpurt dhe me pasuri te arte,
    Dhe duke u kthyer ne drejtim te shtepise tha: ulja e diellit po kuqelon
    Shkrepat e thepisur me se largu;
    Eja, Laura, jo dhe nje vonese vajzash mbetje pas tjeter,
    Jo me perperitje ketri te vullnetshme,
    Bishat dhe zogjte bien te flene shpejt ne gjume."
    Por Laura ende vertitej nder ngutjesh
    Dhe tha qe ledhi ishte i lagesht.
    Tha qe ora ishte ende heret,
    Vesa nuk po binte, dhe s'po merdhinte prej eres:
    Duke degjuar si gjithmone, por pa i kapur fjalet
    Thirrma e zakonshme
    "Ejani blini, ejani blini,"
    Me tingellimin e ritheksuar
    Me fjalet ngasmuese si sheqeri:
    Jo per gjithe veshtrimin e saj
    Vetem nje here duke shquar qofte dhe nje prej te ligjve
    Ne gare, duke u tundur, turrur, dhe capitur;
    Ler menjane bagetine
    Qe qe mesuar te bridhte nder luginat,
    Ne grupe ose vetem,
    Prej burrash te shkathet, tregetare frutash.
    Deri sa Liza meshoi zerin, " Laura, eja;
    Une po degjoj frutthirrjen por guxoj te mos veshtroj:
    Ti nuk duhet te menosh me gjate te ky perrua:
    Eja me mua ne shtepi.
    Yjet jane ngritur, dhe hena po perkul harkun,
    Secila xixellonje po pulit xixen e saj,
    Lejo te arrijme ne shtepi perpara se nata te rritet erret:
    Perpara se rete te grumbullohen
    Edhe pse kjo eshte kohe vere,
    Vendosi dritat jashte dhe le te vrapojme duke u lagur me tej;
    Dhe nese kemi humbur udhen cfare duhet te bejme?"
    Laura nderroi si gur i ftohte
    Qe te gjeje motren e saj qe degjoi thirrjen e vetme,
    Thirrmen plot ngasje,
    "Ejani blini frutat tona, ejani blini."
    A duhet qe ajo te mos bleje me fruta te tilla te brishta?
    A duhet qe ajo te gjeje me nje kullote te tille te lengshme,
    Duke shkuar e shurdhet dhe e verber?
    Pema e jetes se saj u ligeshtua prej rrenjve:
    Ajo nuk i tha asnje fjale zemres qe po e plasariste dhimbja:
    Por duke shikuar neper vrenjtjen, zhbirimin prej koti
    Duke ecur me mundim per ne shtepi, kana e saj currilte
    Gjate-gjithe rruges;
    Duke u zvarritur per ne shtrat, dhe u preh
    Ne heshtje derisa Liza fjeti;
    Pastaj u ngrit ne kembe me nje mall te pasionuar,
    Dhe kercelloi dhembet e saj per deshiren e ndaluar, dhe
    Qau sikur zemra e saj po thyhej
    Dite mbas dite, nate mbas nate,
    Laura e mbajti oren se koti,
    Ne heshtje te vranet prej dhimbjes se tejkaluar.
    Ajo kurre se kapi me serisht thirrjen e xhindeve:
    "Ejani blini, ejani blini;"--
    Ajo kurre nuk i pergjoi me njerzit e keqinj:
    Qe fajkonin frutat e tyre gjate lugines:
    Por kur mesdita shkelqeu si rreshira
    Floket e saj u rriten te holla bojhiri;
    Ajo u tkurr, si hena
    Per te kalbur dhe djegur me shpejtesi
    Zjarrin e saj larg.
    Nje dite duke kujtuar kokrren e thelbit
    Ajo e vendosi prane nje muri qe fytyronte jugun;
    Me vese lotesh, shpresonte per nje rrenje,
    Shikonte per nje syth te ndritshem,
    Por aty nuk u duk asnje;
    Kurre nuk pa asedhenje bilbil,
    Kurre nuk ndjeu vrapimin pikues te lagesht:
    Ndersa po rrinte me syte e varur dhe gojen e venitur
    Ajo enderronte pjeprat, sich i sheh nje udhetar
    Vale te rreme ne thatesiren e shkretetires
    Me hijen e pemeve me gjethet si kurore,
    Dhe djeg me te eturin ne flladin e reres.
    Ajo se fshiu me shtepine,
    Ose te kujdesej per shpezet ose bagetine,
    Ose te nxirrte mjalte, dhe mbrujnte kek prej gruri,
    Te sillte uje prej burimit:
    Por u ul poshte pa liste ne qoshen e vatres
    Dhe nuk donte te hante.
    Liza e dhembshur nuk mund te mbart'te
    Te shikonte kujdesjen e cenosur te motres se saj
    Mbetur ende e pandare
    Ajo naten dhe diten
    Kapte thirrmen e xhindeve:
    "Ejani dhe blini frutat e pemishtes tone,
    Ejani blini, ejani blini:'--
    Anes perroit, gjate lugines,
    Ajo degjoi zhurmen e hapave te njerzve te ligj,
    Zerat dhe gjallerine
    Laura e shkrete nuk mundej te degjonte;
    E deshiruar te blinte frutat qe ta qetesonte,
    Por kish frike qe te paguante shtrenjte.
    Ajo mendoi Xhenin ne varrin e saj,
    E cila duhet te qe bere nuse;
    Por per cilen kenaqesi nuset duhet te shpresojne te kene
    U ndie semure dhe vdiq
    Ne lumturine e saj te pare,
    Ne kohe dimri te hershem,
    Me brymen e pare zmaltuese,
    Me renien e bores se pare ne kohen e acarte te dimrit.
    Deri sa Laura duke u pakesuar
    Dukej sikur po i trokiste deres se vdekjes:
    Dhe Liza nuk rendoi te ngrihej me
    Per me mire ose me keq;
    Por futi nje monedhe argjendi ne kuleten e saj,
    Puthi Lauren, kaloi shkurret me nje zhurme te shurdhet
    Ne muzg, ndaloi prane perroit:
    Dhe per here te pare ne jeten e saj
    Filloi te degjonte dhe shihte.
    Secili prej xhindeve qeshi
    Kur ata spiunuan qe ajo po pergjonte:
    Erdhen prane saj duke capitur,
    Fluturimthi, vrapimthi, kercimthi,
    Duke gulcuar dhe duke shfryre,
    Duke kakaritur, dhe trokitur duart, dhe duke gugatur,
    Duke llomotitur e kaucitur,
    Me perqeshje dhe ngerdheshje,
    Duke terhequr me qesendi fytyrat
    Grimasa te shtira,
    Si macja dhe miu,
    Si miush dhe si kerrmi,
    Me hap kerrmiu qe ngutet,
    Zeri i papagallit dhe fishkellyesi,
    Duke u hallakatur, nxitimthi vrapimthi,
    Kerrkerritnin si korbat,
    Valavinin si pellumbat,
    Shkisnin si peshqit,--
    E perqafuan dhe e puthen,
    Shtrenguan dhe ledhatuan:
    I zgjaten para pjatancat e tyre,
    Shportat dhe pjatat:
    "Shiko mollet tona
    Te kuqerremta dhe te murrme,
    Hidhua syte dhe qershive tona,
    Nduk pak prej pjeshkeve,
    Qitrot dhe hurmat
    Rrushte per te pyetur,
    Dardhat e kuqe te pjekura ne diell
    Kumbullat ne degezat e tyre,
    Keputi dhe thithi,
    Sheget, fiqte."--
    "O njerez te mire," tha Liza,
    Duke ndermendur Xhenin:
    "Me jepni dhe me shume:"--
    Mbajti perpara perparsen e saj,
    Dhe u hodhi monedhen.
    "Jo, jo, rri dhe ulu me ne,
    Na ndero dhe ha me ne,"
    U pergjigjen ata duke u zgerdhire:
    "Festa jone sapo po fillon.
    Nata eshte ende heret,
    Eshte ngrohte,
    Vesa si perlat,
    Syzgjuar dhe te pergjeruar:
    Fruta te tilla
    Askush nuk do ti mbart;
    Gjysma e lulezimit te tyre do te fluturoje
    Gjysma e veses se tyre do te thahet,
    Gjysma e shijes se tyre do tu iki.
    Ulu dhe festo me ne,
    Ji vizitor i mirepritur te ne,
    Ngazellehu dhe pusho me ne."
    "Ju falenderoj,"tha Liza:" Por dikush per mua
    Po me pret vetem ne shtepi:
    Keshtu me jo fjalurina te metejshme,
    Nese ju nuk do te me shisni ndonje
    Prej frutave tuaja edhe pse te shumta,
    Me jipni pas monedhen time te argjendte
    Une e hodha per nje kembim."--
    Ata filluan te krruanin kokat,
    Jo me gjate po llomotisnin, ose te kerrnjisnin,
    Por duke u shtire dukshem,
    Duke murmuritur dhe germushur
    Njeri e thiri krenare,
    Te regjur prej vuajtjeve, e pacivilizuar;
    Toni i tyre u theksua,
    Shikimet e tyre qene djallezore.
    Duke fshikulluar leshrat e tyre
    Ata iu ndersyen dhe e shtyne,
    Me berryla dhe e ngjeshen,
    E corren me thonj,
    Duke lehur, mjaullitur, fishkellyer, dhe tallur,
    I grisen fustanin dhe i ndoten chorapet,
    I shkulen floket
    I shkelen shputat e kembes rishtazi,
    I mbanin duart dhe i shtrydhnin frutat brenda tyre,
    Kundrejt gojes se saj qe ta benin ti hante.
    E bardhe dhe e arte Liza qendroi,
    Si nje zambak ne permbytjen vershuese,--
    Si nje shkemb me venat te ngurtta
    E rrahur prej rrymave te dhunshme dhe poteres,
    Si nje fener i lene vetem
    Ne nje det te thinjur qe uturon si i cmendur,
    Duke sjelle lart nje zjarr te arte,--
    Si nje peme e kurorezuar me fruta portokallesh
    E bardhe me lulezime te embla-mjalte
    Lenduar prej mesythjes se grenxes dhe bletes,-
    Si nje qyteze e virgjer mbreterore
    Mbuluar me kube te praruar dhe kreshte
    Mbyllur rrethuar prej nje ushtrie,
    Si te marre qe te lekundin trupin e saj.

    Dikush mund ta coje kalin te uji,
    njezet nuk mund ta bejne te pije.
    dhe xhindet i kishin mberthyer dhe kapur,
    me lajka e luftonin,
    brutalisht e ngacmonin duke e lutur,
    e corren, dhe pickuan aq zi sa boja,
    e shkelmuan dhe goditen,
    e coptuan dhe perqeshen,
    Liza nuk leshoi asnje fjale;
    nuk mund te ndante buzen prej buzes,
    vecse nese duhej ti fusnin nje kafshate brenda:
    por qeshte brenda zemres
    per te mbushur pikellimin,
    prej lengut qe i rridhte ne fytyre,
    dhe i ngulen ne gropeza te mjekres se saj,
    dhe vija-vija i vizonin qafen qe i dridhej si e ngrire.
    Se fundi xhindet e djallezuar,
    te kapitur prej rezistences se saj
    i flaken pas monedhen, dhe shkelmuan frutat e tyre
    prej c'do udhe qe ata morren,
    duke mos lene me kembe as rrenje as gur, as filiza;
    disa u perdrodhen neper dhe
    disa u krrodhen ne perrua,
    si turrme duke llokocitur,
    disa vrapuan neper lugine pa bere zhurme,
    disa u shduken ne distance.

    Me nje dhimbje te zgjuar therese,
    Liza e coi veten menjane;
    nuk e dinte nese qe nate apo dite;
    iu turr me te lart ledhit, u corr duke kaluar drizave,
    ne korien e dendur, luginen e thelle
    dhe degjoi tringellimen e monedhes
    qe tundej ne kuleten
    kercimi i saj qe muzike per veshet.
    ajo rendi dhe vrapoi,
    sikur te trembej prej xhindeve
    ngulmuar paepur me shpoti mallkimi
    ose disa gjera me te keqia:
    por asnje nga xhindet nuk iu ngjit pas,
    dhe as ajo nuk qe e shpuar prej frikes;
    zemra e saj e mire e beri te ecte me hapa si te eres
    qe e nguten ate per ne shtepi pothuajse pa fryme,
    me nje buzeqeshje te brendshme.

    Ajo bertiti "Laura", prej kopshtit,
    a te kam munguar?
    eja dhe me puth,
    mos i ve re blanat,
    me shtrengo, me puth, dh epije kete leng frutash qe ka mbetur
    i shtrydhur prej frutave te nemura per ti,
    pulpe e nemur dhe leng ogurzi.
    me shijo, me pi, dhe me dashuro;
    Laura, me merr te gjithen,
    Per hatrin tend une guxova kunder te ligjve,
    dhe pata te bej te tregetaret xhinde.

    Laura filloi qe prej karriges,
    vertitit krahet ne ajer,
    dhe e shtrengoi
    "Liza,Liza, a ke shijuar
    per hatrin tim frutin e ndaluar?
    A duhet qe drita jote te fshihet si imja,
    jeta jote rinore te harxhohet dhe te veje dem si imja
    e pa bere ne paberjen time
    dhe shkaterroje shkaterrimin tim,
    e etur, e zjarrte, e ndjekur prej te ligjve?-
    ajo u kap prej se motres,
    e puthi, puthi dhe e puthi:
    dhe lote serisht
    te rifreskuar me sy te trishtuar
    qe pikonin si shiu
    pas nje thatesire perveluese,
    duke u dridhur me frike ankthi, dhe dhimbje,
    ajo e puthte me buzet e etura.
    buzet e saj filluan te plasariteshin
    ai leng qe si krrimb i neveritur per gjuhen e saj,
    ajo e urrente kenaqesine:
    duke u dridhur si nje e pushtuar nga djalli ajo kerceu dhe kendoi,
    i grisi te gjitha rrobat dhe i shtrydhi,
    duart e saj duke vajtuar me ngut,
    dhe goditi gjoksin e saj,
    kacurrelat e saj rrodhen si pishtar,
    te mbartura prej nje vrapisti te shpejte
    si nje shqiponje kundrejt drites,
    drejt ne drejtim te diellit,
    si nje gje e liruar prej kafazit,
    si nje flamur qe valevitet kur sulmon ushtria.

    Zjarr i shpejte u perhap neper venat e saj, dhe trokiti
    ne zemren e saj,
    takoi zjarrin qe digjej perbrenda,
    dhe e shpoi tej dhe flaken me te mpakur;
    ajo u ushqye ne hidherim pa emer:
    ah! mashtrim, te zgjedhesh pjese te tille
    prej kujdesi qe konsumon shpiritin!
    sense te mundur ne grindjen vdekjeprurese:
    si kulla e vrojtimit e nje qyteti
    te cilen nje termet e shemb poshte,
    si nje direk kur goditet nga rrufeja,
    si nje peme e rrenjeshkulur prej eres
    e shkundur nga te kater anet
    si nje vorbull e mbuluar me shkume
    e hedhur poshte duke u kryeturrur ne det,
    ajo se fundi u rrezua;
    kenaqesia dhe ankthi kaloi,
    eshte vdekje apo jete?
    Jete prej vdekjes.
    ate nate gjate Liza u pa prej se motres,
    duke i numeruar traziren e flamujve te pulseve,
    ndjeu frymen e saj,
    mbajti uje te buzet e saj, dhe i meku fytyren,
    me lote dhe gjethe freskuese:
    por kur zogjte e pare ciceruan prej foleve,
    dhe korresit e hershem arriten te vendi
    prej duajsh te arte
    dhe bari te lagesht si vesa,
    te perkulur ne puhine e mengjesit kaq shkathet kaloi,
    dhe sythe te reja me dite te re
    si zambaket qe lulezojne ne rreke
    Laura u zgjua si prej nje endrre,
    qeshi ne menyren e vjeter te pafajshme,
    perqafoi Lizen por jo dy ose tri here;
    ricat e saj ndritse nuk tregonin asnje fije te hirte
    fryma e saj qe e embel si maji
    dhe drita vallezonte ne syte e saj.
    dite, jave, muaj, vite,
    me vonshem, kur te dyja u rriten
    dhe kishin femijet e tyre;
    zemrat prej nene te mbytura me frike
    jeta e tyre me hov te brishte;
    Laura mund te thirrte te vegjlit e saj,
    dhe thoshte atyre per rendesine kryesore
    ato dite te deshirueshme te shkuara
    prej hohe qe nuk kthehet:
    mund te flisnin per luginen e gjahtareve
    dinak, e pikturar me tregetare frutash te cuditshem
    frutat e tyre si mjalti ne goje,
    por helm per gjakun:
    "te tilla fruta nuk shet askush"
    do u thoshte se si motra e saj qendroi
    ne rrezik vdekjeprures per te qendruar e mire,
    dhe fitoi kunder helmit te zjarrte:
    pastaj duke lidhur prej duarsh
    i ftonte te kapeshin se bashku,
    "nuk ka shoqe me te mire se motra"
    ne mot te qete ose me stuhi;
    qe ta lumturoje dikend ne menyre te lodhshme,
    ta joshe dikend nese shkon gabimthi,
    ta ngrej dike nese i merren kembet,
    ta forcoje ndersa po qendron.


    Kete perkthim po ia kushtoj femrave shqiptare viktime e prostitucionit.

    Ka dhe cuna te mire.. eh

    Perktheu Erion B.

    05/09/04

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thumbs up

    te lumte dora
    wrong verb

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antitrup
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    Nju Njerk
    Postime
    62

    Ke teper te drejte..

    Me ta shuar kureshtjen..
    Poemen e perktheva kot per sport se nuk me pelqente anglisht.
    Po ste pelqen kurre mos te pelqefte -- ankohu te administratori ta hedhi ne kazan te plerave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 19-11-2004 mė 20:31 Arsyeja: gjuhe e huaj

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antitrup
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    Nju Njerk
    Postime
    62

    Keqkuptim..

    [D.D]

    [Posti me lart qe keqkuptim]

    Kam rreth dy jave qe sjam futur ne forum dhe se kisha mendjen se c'po behej.

    Lexova disa prej perkthimeve te tua dhe pashe qe i je futur "heavy duty".. i ke rreshtuar mbarazi ... urime

    Nje nga veglat qe perdor une eshte [find] [replace] at the word processor..

Tema tė Ngjashme

  1. Mė duhet pėrkthim italisht-shqip
    Nga paperino nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-11-2009, 17:12
  2. Video ilahi rreth droges me perkthim ne shume gjuhe
    Nga Fatime-uk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 12:10
  3. Buton pėr 'toolbar' "Google pėrkthim nė Shqip"
    Nga JACK FOLLA nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 13:59
  4. Mė duhet njė pėrkthim (anglisht/shqip) ...
    Nga McLaren nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •