Ilir Kulla shkoi nė Siri pėr dy pengjet italiane tė rrėmbyera nė Irak
Njė shqiptar negocioi lirimin e dy Simonave
________________________________________
"La Repubblica"
Nė qendėr tė rrjetit tė ndėrmjetėsve, Salah Kuftaro, djali i Myftiut tė Madh, qė priti nė shtėpinė e tij tė dėrguarin e qeverisė italiane. Takimi i diplomatėve italianė dhe pėrfaqėsuesve tė SISMI-t u organizua nga Ilir Kulla. Djali i Myftiut tė Madh nė Damask ishte miku i tij. Gazeta italiane La Reppublica tregon nė detaje udhėtimin e tij nė Siri pėr tė arritur ndėrmjetėsimin si dhe qėndrimi nė "hotelin-burg" deri sa dy misionaret italiane tė liroheshin. E gjithė buja e madhe e kėsaj ngjarje qė tronditi Italinė ka njė tė vėrtetė nė vijėn e parė tė frontit historinė e njė qytetari shqiptar, i njohur mė shumė nė fushėn e medias nė Shqipėri, Ilir Kulla sipas medias italiane arriti t'i sigurojė dy Simonave rikthimin e tyre nė shtėpi. Ndėrsa nė Itali pritej me ankth kthimin i tyre nė Damsak dhe nė malet e Sirisė realizoheshin bisedimet me ndėrmjetėsinė e njė qytetari shqiptar pėr lirimin e dy vajzave.
DAMASK
Indinjata ėshtė rritur nė Siri. Lirimi i Simona Parit e Simona Torretės ėshtė vendosur kėtu. Kėtu gjatė 28 ditėve tė pengmarrjes pėr fatin e vajzave ėshtė negociuar nga shėrbimet secrete tė ushtrisė Sismi me autoritetet fetare sunite tė Damaskut nėpėrmjet njė ndėrmjetėsit shqiptar. Kėtu me ndėrhyrjen personale tė kryeministrit Italia ka ndėrmarrė detyrime politike tė cilat Siria pret ende tė realizohen dhe pėr tė cilat tashmė po heshtet. Nė ditėt mė tė errėta tė krizės sė dy Simonave, njė letėr e Silvio Berlusconit drejtuar liderit tė ri sirian Bashar Assad dukej se pėrmblidhte nė pak rreshta shumė miqėsorė marrėdhėniet mes dy vendeve, duke afruar nė Siri njė ndėrmjetės efektiv, tė afėrt me Uashingtonin. Tashmė ai entuziazėm ka rėnė. Zyrtarėt italianė duket se e ka harruar ditėt e kaluara nė Damask dhe premtimet.
***
Ilir Kulla, 30 vjeē, ėshtė shqiptar. Ka parė shumė nė jetė. Ka qenė kėshilltar politik i presidentit Meidani dhe ministrit Meta, anėtar i Kėshillit Atlantik. Mbi tė gjitha ka njė mik personal nė Damask, Salah El Din Kuftaro, djali i Myftiut tė Madh, qė ka nė dorė pushtetin e autoritetit fetar sunit nė Siri dhe drejtor i "Abou Nour", fondacioni mė i rėndėsishėm islamik nė Lindjen e Mesme. Por Iliri ka edhe miq tė mirė nė Romė. Dhe pikėrisht nga Roma i erdhi njė telefonatė mė 10 shtator, tre ditė pas rrėmbimit tė Simonave. Njė njohje e vjetėr i kėrkon tė hetojė lidhur me disponibilitetin e Salah Kuftaro pėr tė takuar njė delegacion italian pėr tė diskutuar pėr rrėmbimin. Iliri niset menjėherė pėr nė Damask. Shkon nė hotel "Meridien" dhe bind mikun e tij pėr kėtė brenda pak orėsh. Nė fund tė fundit kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme e qė duhet zgjedhur shpejt. Kėrkon, nė mėnyrė evidente, qė ai nder qė i kėrkohet nga italianėt tė mos ngelet rrugės.
***
Nė mėngjesin e vonė tė 13 shtatorit, nė Damask, njė varg makinash tė errėta ndalon para hyrjes sė vilės sė Salah Kuftaro. Eshtė njė ndėrtesė e bardhė jashtė qytetit i rrethuar nga kopshte tė mėdhenj dhe njė pishinė shumė e bukur. Ai ka pėrgatitur njė banket nė kopsht, nė shenjė respekti dhe mikėpritjeje pėr 6 miqtė italianė qė shoqėrohen nga Iliri. Mes tyre janė njė zyrtar i qeverisė i ardhur nga Roma, njė koleg i tij dhe njė zyrtar i ambasadės italiane nė Damask. Kuftaro dėgjon shumė dhe flet pak. Italianėt kanė shumė pyetje dhe njė kėrkesė. Duan tė dinė nga Salah se ēfarė di pėr rrėmbimin e vajzave, nėse ka informacionese kush i mban tė burgosura dhe ku. Pyesin nėse ėshtė i gatshėm tė angazhohet pėr lirimin e tyre. Diskutimi zgjat pėr orė tė tėra, me qebapėve tė mrekullueshėm, ėmbėlsira me susam dhe frutave. Kuftaro ka pamje dhe mėnyra perėndimore sjelljeje. Por nė kulturėn arabe njė pyetje direkte nuk merr kurrė pėrgjigje direkte. Aludon, tenton tė kuptojė se ēfarė dinė bashkėbiseduesit e tij. Duket i ēuditur nga funksionari i lartė i qeverisė sė Romės. Ai ėshtė prezantuar me emrin e tij duke lėnė nė hije profesionin e vėrtetė. Sepse ėshtė njė funksionar i lartė i SISMI-t, shėrbimeve sekrete tė ushtrisė. Ndoshta Kuftaro e merr me mend, ndoshta e kupton. Pranon se ka mbetur i habitur nga "pėrgatitja e tij dhe aftėsia" dhe e ruan me fanatizėm kartvizitėn. Gjithsesi, vendos tė dorėzojė informacionin qė italianėt ia kėrkojnė. "Vajzat janė gjallė. Mbahen tė burgosura nė zonėn Ramadi-Tikrit-Bagdad. I kanė rrėmbyer formacionet e njerėzve tė partisė Baath tė Al Dourit dhe eksponentėt e tribuve fetare lokale. Kjo shpjegon edhe mungesėn e videos pėr marrjen e pėrjgegjėsisė, mungesėn e informacionit nga ana e televizioveve "Al Jazeera" dhe "Al Arabiya". Janė informata shumė tė ēmuara. Edhe sepse Kuftaro vendosi qė ky pakt tė ishte sa mė i ngushtė. Ai do tė ndihmojė nė lirimin e vajzave dhe Roma do tė dijė t'i jetė mirėnjohėse politikisht. Do tė ketė kurajon tė njohė politikisht atė qė e ka mohuar publikisht. Qė nė Irak, veē terrorizmit ka nga ata qė praktikojnė njė rezistencė tė armatosur dhe fetare. Qė Siria ėshtė njė vend mik. Qė Italia ka bėrė njė gabim duke hyrė nė Irak krahas forcave angloamerikane. Nuk ėshtė pak. Roma pranon. Dreka ėshtė njė sukses. Madje njėri nga miqtė vendos tė bėjė njė foto. Tė ulur nė kopsht rreth tavolinės sė bardhė duken nė plan tė parė fytyrat e Kuftaro dhe njeriut tė Sismi-t. nė fund, nė tė djathtė, ėshtė ulur Iliri, ndėrmjetėsi, zyrtari i ambasadės italiane nė Damask dhe njė italian tjetėr. Amerikanėt nuk duhet ta dinė kanalin sirian. Nėse do ta merrnin vesh do tė kėrkonin shpjegime dhe nėse kjo do tė ndodhte, Romės do ti duhej tė pranonte para Uashingtonit se po bashkėpunonte me njė nga armiqtė e saj. E gjithė kjo kėrkon qė lėvvizje tė matura dhe diskrete. Edhe pėr kėtė Sismi vendos tė lėrė nė Damask vetėm Ilir Kullėn. Vajtja e tij pėr pak kohė kthehet nė banesė. Hoteli Meridien", kthehet nė shtėpi-burg. Zyra e Salah Kuftaro, nė katin e kartėt tė Fondacionit Abou Nour, nė pikėn e vrojtimit tė paktit. Dhe kjo nuk ėshtė e thjeshtė, edhe sepse nė Damask ka njė tjetėr njeri qė po merret me ēėshtjen e Simonave. Si njė zyrtar i biznesit tė naftės, ai pyet gjithandej pėr kėtė. I kėrkon takim Bashar Assadit si kryetar i delegacionit tė komunistėve italianė. Eshtė njė trafik qė e bezdis Assadin. Qė nuk e ndihmon tė vendosė si tė sillet me shėrbimet sekrete duke patur peshėn politike tė krizės sė dy Simonave. Tė mbėshtesė publikisht qė Siria po ndihmon Italinė, do tė thotė tė pranojė qė Damasku ka lidhje me rrėmbimin ose ėshtė nė gjendje tė lėvizė fijet e rezistencės irakene. Tė mos bėjė asgjė pėr kėtė do tė thotė tė mos e pranojė ofertėn e Romės. Assad vendos tė mendohet pėr ca kohė, tė lėrė Salah Kuftaro tė marrė pjesė nė kėtė tratativė dhe qė mė pas kjo tė ketė gjurmėn e saj politike.
E hėnė 20 shtator
Silvio Berluskoni ėshtė bindur ose mė saktė e ka bindur Gianni Letta, (krahui i djathtė i kryeministrit italian) qė vetėm njė gjest konkret do ta angazhojė Sirinė nė kėtė mes. Letra personale qė kryeministri i dėrgoi Assadit i dėrgohet ambasadės nė Damask me njė valixhe diplomatike dhe i jepet ambasadori Francesco Cerulli. Berluskoni i shpreh mirėnjohjen Sirisė pėr atė qė po bėn pėr lirimin e dy Simonave. Por mes rreshtave ka diēka mė shumė. Italia angazhohet tė mbėshtesė arsyet e Sirisė nė lojėn e vėshtirė qė po luhet nė OKB lidhur me rezolutėn 1559. I njeh rolin nė luftėn kundėr terrorizmit. Kalojnė vetėm tre ditė dhe tė enjten, mė 23 shtator situata precipiton. Nė faqet e internetit njoftohet ekzekutimi i Simona Parit e Simona Torrettės. Nė hotel "Meridien" telefoni i Ilir Kullės nuk pushon. Sismi do tė dijė se ē'po ndodh vėrtet. Shqiptari nis tė kėrkojė Kuftaron qė gjendet vetėm ditėn tjetėr. Nė telefon ėshtė shumė lakonik.
***
Lė njė takim pėr pasdite dhe pas orės 2 dėrgon dikė tė marrė Ilirin nė hotel. Shfaqet njė mercedez i zi qė kėsaj here nuk drejtohet mė nga fondacioni "Abou Nour", por drejt maleve nė kufurin mes Sirisė dhe Libanit. Nė makinė ndodhet njeriu i Kuftaros njė personazh misterioz, kuqalosh. Ndėrsa, tjetri me kėmishė e pantallona ngjyrė kaki ėshtė njė mik i vjetėr i Ilirit, Jasim Hakmadi. Jasim ėshtė njė iraken qė ndodhet prej vitesh nė Kuvajt. Familja e tij ka lidhje me rezistencėn e armatosur nė Irak.
***
Ai punon pėr faqet fetare tė gazetės "Al Rai Al Aam". Se ē'bėjnė ata tė dy nė Damask ky ėshtė njė mister qė shuhet me ardhjen e Kuftaros. Ata ulen nė njė tavolinė nė njė restorant nė mal, ku sheiku pret miqtė e tij. Kuftaro flet direkt me njė perkthyes tė pallatit Chigi. "Vajzat janė mirė", thotė ai. Premton tė reja nė ditėt nė vazhdim dhe nuk flet kot. Kuqaloshi ėshtė njė njeri i lėvizjes irakene. Jasim ėshtė gazetari qė nga ai moment do ta bėjė gazetėn "Al Rai Al Aam" njė gazetė nėpėrmjet tė cilės rezistenca do tė bėjė tė ditura kohėn dhe mėnyrėn e zgjidhjes sė krizės.
***
Mė 28 shtator tė dy Simonat janė tė lira. Kjo u bė dy ditė para parashikimit nė mėnyrė qė mbreti i Jordanisė qė pritej pėr njė vizitė nė Romė tė mos merrte meritat e lirimit. Nė Damask nuk flitet pėr para. As kur kriza ėshtė nė momentet mė delikate. Flitet pėr diēka tjetėr, njė shkėmbim mes grash ėshtė Kuftaro ai qė e deklaron kėtė dhe e bisedon me Ilirin para lirimit tė dy vajzave. Rezistenza irakene ėshtė shumė kurioze tė dijė se deri kur Italia mund tė luajė me Amerikėn. Nėse nė vend tė Simona Torrettės e Simona Parit mund t'i kėrkojė Uashingtonit lirimin e gruas dhe vajzės sė ish-zv/presidentit tė kėshillit revolucionar iraken, Izzat Ibrahim Al Douri, tė arrestuara nė nėntor tė vitit 2003 nė Samarra. Eshtė njė situatė qė s'ka kthim. Por qė hedh dritė mbi njeriun qė SHBA po e kėrkon qė nga dita e arrestimit tė Sadamit, ku fshihet ai dhe ē'rol ka patur nė rrėmbimin e dy vajzave. Ka kaluar njė muaj qė prej atyre ditėve tė krizės. Por, kėtu askush s'ka harruar asgjė. As atė qė ndodhi dhe as premtimet e Silvio Berluskonit.
Krijoni Kontakt