Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 48
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Si breshka tek nallbani

    Si mor breshka na quake ata qe u shpronesuan nga komunistet 4 apo 10 bejlere????
    Si na quake ata qe u burgosen nga komunistet vetem se nuk i pelqenin Enverit nje minoritet. Si na i beke ekstremist te djathte ata qe i kerkojne llogari Sales pse nuk ishte me djathtas nga ēduhej?
    Por tokat e gjirokastritėve si nuk i moren gjirokastritet por ua beme peshqesh grekeve???? Ne emer te demokracise?, Internacionalizmit?, te drejtave te njeriut apo te drejtes per te patur pronen?
    E megjithate une di te beje diferencen midis Sali Berishes dhe te tjereve, por sidoqofte nuk duhet trajtuar si engjell.
    Dhe diēka pė Breshkėn. Klasat qe Enver Hoxha permbysi ne Shqiperi nuk ishin domosdoshmerishte me te pasurit nga ana ekonomike por ishin investimi i kombit shqiptar ne vite e vite. Ata ne radhe te pare dhe mbi te gjitha ishin intelektual dhe nacionalist. Aq sa dhe vete dikatatori nuk e mohonte nje fakt te tille. Ndoshta ty nuk te vjene mire por ja qe keshtu eshte. Dhe ata jane djepi i nacionalizmit te vertet shqiptar dhe i kane dhene aq shume Shqiperise sa ti megjithe deshiren tende te keqe per ti quajtur e djathte ekstreme, nuk i mohon dot.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  2. #32
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Si ēdo gje tjeter dhe kete diskutim te bukur ne shqipot e kthejme ne diskutim personal.

    Breshka ne ato fjalet tuaja jeni nxituar, dhe keni fyer nje pjese te mire te shqiptareve te pervuajtur ng ai regjim.

    Sipas jush:
    Bukur fort, merr gjithe shqiperine dhe jepja nje tufe njerzish, qe absolutisht jo per fajin e tyre, tashme jane te pa afte te administrojne nje pasuri kaq te madhe mbas 50 vjetesh duke pasur 0 eksperience
    Pse o pronaret e rinj qe mbine pas '92 nga e morren kete eksperience ?
    MOs ua dha gje xhaxhi me leksionet mbi administrimin e prones se perbashket socialiste ?

    Si i djathte qe jeni e mbrojtes i Berishes a vijes se djathte, ju nuk duhet te flisni me kete gjuhe per viktimat e komunizmit.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Denisa
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    43
    Karriera politike e Berishes eshte e tera nje fiasko. E vetmja merite e tij eshte fakti se ai ishte nder te paret qe haptazi ngriti zerin kunder komunizmit. Cdo gje tjeter pas saj nuk i ka sjelle asgje te mire Shqiperise. Per mendimin tim, kushdo qe akoma mbron Berishen e ben kete thjesht nga tifozlleku i semure. Berisha nuk eshte asgje tjeter pervecse nje udheheqes autokrat dhe egoist. Ai me kokefortesi e udhehoqi vendin deri ne shkaterrim. Berisha nuk beri asgje per te luftuar mafien. Perkundrazi, mafia ne kohen e tij ishte vete shteti. Shpesh ne e leme ate jashte zhvillimeve te kohes se tij, e quajme te ndershem, dhe themi se ja hodhen. Kush ja hodhi??? Aleksander Meksi te cilin Berisha vete e kishte bashkepunetor te ngushte? Apo gjithe ministrat e tjere qe bene miljardat me pislliqet e tyre? Dhe personi me i parendesishem me nje pune ne shtet kerkonte ryshfet per te te mbaruar dicka. Policia u kthy ne nje bande idiotesh e maskarenjsh qe rrihnin e godisnin ke ti dilte perpara pa asnje respekt per me te voglen te drejte njerezore. I teri i ashtuquajturi zhvillim u ndertua mbi nje iluzion: Piramidat. Dhe kur iluzioni u zhduk te gjithe kishin mbetur lakuriq me duar ne xhepa. Dikush thote se Berisha pati guximin te pranonte fajin per rremujat e '97. Aty nuk kishte asgje per guxim. Guxim eshte te dalesh e te thuash qe une jam pergjegjesi numer 1. Bashke me mua eshte filani, filani filani. Ti tregonin popullit haptazi cfare ndodhi. E pastaj ndershmerisht ta reformonte partine, te sillte njerez te rij qe nuk mungojne e te vinte standarte. Pse nuk ngrihemi e te themi "qe mbreti eshte lakuriq". Askush te mos me keqkuptoje. Te jesh kunder Berishes nuk do te thote te jesh socialist. Por fakti qe ne shqiperi duhet te zgjedhesh o njerin, o tjetrin tregon injorancen e popullit shqiptar. Eshte e cuditcme se si duke qene vendi me i varfer i Europes, nuk u ngritem njehere per te drejtat tona ekonomike. Nuk pame punetoret te ngrihen e te thone duam rritje rroge. Nuk pame te ngrihen dhe ta rrezojne qeverine sepse nuk ka bere asnje arritje ekonomike. E vetmja arsye per tu ngritur eshte rrezimi i njerit dhe venja e tjetrit. Berisha deshtoi ne krijimin e nje kulture demokratike. Ai thjesht krijoi nje injorance demokratike, nje kult pasionesh. Berisha duhet te largohet e ti lere vendin te tjereve. Ylli i tij ka perenduar me kohe.
    If you ReAlLy LoVe SoMeThInG sEt iT fReE, iF iT cOmEs BaCk iT's YoUrS, iF iT dOeSn'T iT wAs NeVeR MeAnT tO Be

  4. #34
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    "Te maturit"

    More anton i "dashur" dhe i "qete" bile dhe i "matur"......
    Vill sa te duash dhe nxirr zorret po deshe pa ta dishe se
    nuk e ke nga gjaku im por nga trute e tua. Nuk jam drejtuar
    ndonjerit me emer deri me sot, por se si me erdhi qe me shane
    "gjakun", sic e di dhe ti "mik" gjaku jone eshte pak i nxehte.
    Nuk te kerkova as ty as ndonje nga kryesia e forumit te me
    drejtoheshe dhe as ju drejtova. Fola per temen duke menduar
    se kete te drejte ta jep e qenura antar forumi. Deri me sot te
    vetmen vjellje qe kam nxjerre, ashtu sikurse kam bere
    qe kur kam filluar te kuptoj ne kete bote, dhe besome je ti
    "pioner para meje", e kam bere kundra te kuqve. Ne se juve
    qe administroni kete faqe mendoni se mund te shani, dhe te kufizoni
    si te doni vetem pse keni ne dore nje enter button apo delete, ej
    vazhdoni , kjo eshte loja juaj, lueni si te doni.
    Ato HEROJN qe me permende me lart, i kam mbrojtur shume perpara
    se te egzistonte kjo faqe , por dhe ketu.
    Mos me plas mua cfar di e cfar nuk di , kur ne po flisnim pse Sala
    nxorri ligjet qe nxorri per pronen. Ketu "herr" nuk eshte arkive
    shteti kur te na plasesh zoteria tate cte duash. I gjejme dhe
    i lexojme ato qe duam, dhe kemi bere keshtu. Ketu kemi dhe
    emocionet dhe preferencat dhe i shprehim ato se ndjehemi mire
    ketu ne fund te botes ku jemi. Dhe mos harroni nje gje, ju jeni
    host-i ne jemi client-i, ju keni fuqine thoni cte doni, ne te mos
    click-ojme me ne faqen tuaj. Vijme ketu per tu ndjere mire
    jo per te degjuar pallavrat e nje endrimtari nga "Elisa ne
    Boten e Cudirave". Ekstremi i djathte thote, aty ne kemi
    90% te nje populli te uritur, kemi prinderit tane dhe tere
    pensionistet qe jane te uritur, te djersitur nga vapa
    te ngrire nga te ftohtit, si i shpeton teoria e ekstremit te
    djathte ata? Duke i hequr qafe? E pra Sala u perpoq dhe per ta,
    kete thashe. Po nejse me sa duket nuk ja vlen ta zgjasesh.
    Ti dhe ata qe merren me kete faqe duket se me mire se
    cdo gje dine ate "teorine" TOPI ESHTE I IMI PENALLTINE DO
    TA GJUAJ UNE.

    Beni qejfe o "miq"

  5. #35
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    E mor breshka mor breshka :

    Ne asnje vend une nuk kam shkruar se kam te drejte e po nuk thate si them une u bete armiq me mua.

    Une nuk jam ekstrem i djathte, une jam nje hic, une vetem ca shkopinj gome ne 1990 kokes kam ngrene, "lufte" me gure me policine kam bere, dora me eshte gjakosur dhe ne greve te urise te studentave kam qene.

    Mikun tim Mikel Laren e ekzekutoi sigurimimi.( e njef kush?)

    Burra ishin ata qe ekzekutuan Xhemal Selimin( e di ti kush eshte?), ata qe mbrojten Berishen e shtetin shqiptar qe ti i quajte bijte e amortizuar.

    Interesant sa shpejt e nderrove nga te amorizuar ne Heronj?

    Nejse kur flet per Saliun ndoshta te erresohen syte si vullnetareve te enverit.

    Po mbaje ore kryetar, mbaje derisa te behet 82 vjec mbaje.





    Mire une po ky njeri ka te drejte:


    Pse nuk votohet me PD?!

    Nga Ali Kazazi/ Kudo, ne cdo ambjent, me shume se kurre diskutohet e debatohet per politiken. Nuk diskutohet Bulqiza (ishte e pritur), nuk diskutohet as Kryeministri i ardhshem, as edhe kush do te jete Minister i Mjedisit apo i Pastrimit te Kanaleve se edhe keto hamendesohen. Aty ketu, ndeshen "hiena", te cilet (menjehere pas marreveshjes) presin punesim ne ShISH dhe te ndonje me "gjynahqari" te pakten ne dogane, Rinas, a Kapshtice. Ndersa, masivisht, debatohet: Ku po shkojme? Ku po i dergon elektoratin, simpatizantet dhe anetaret e saj, Partia Demokratike? Ata qe pyesin nuk mungojne te japin edhe shpjegime, te nxjerrin edhe perfundimin, ndersa nje pjese jo e vogel e mbyllin me fjalet "si dje", "si sot", "si dhe neser", por jo pak e trajtojne me teper shqetesim. Jo pak reagojne dhe shume ashper, ndersa nuk jane te paket ata qe, perkundrazi, shprehen prerazi se duhen zgjidhje te tjera politike, brenda po ketij formacioni politik. Keshtu, PD po pergatit opoziten dhe per zgjedhjet e ardhshme. Ne keto biseda dhe reagime nuk mungojne te jene prezent edhe shume personalitete, anetare te forumeve drejtuese, te cilet ose nuk reagojne, ose shprehen se keshtu e do "taktika", sic nuk mungojne dhe miratimet per kete gjendje, por me nje kusht, te mos e marre vesh Njeshi!!

    Njembedhjete zgjedhje jane zhvilluar ne Shqiperi nga 31 Marsi i vitit 1991: te pergjitheshme, lokale si dhe referendume. Ne tre prej tyre Partia Demokratike e percaktuar qarte si formacion politik i qendres se djathte, me elektoratin qe sot aderon ne Partite e Djathta me te cilat PD eshte ne koalicion, u votua nga rreth 1 milion e njeqindemije shqipetare. Ndersa, ne 7 a 8 votimet e tjera numri i votuesve per kete formacion, te cilit i ishte besuar shpresa dhe e ardhmja, radhe pas radhe erdhi duke zbritur, duke u reduktuar aq sa arriti ne shifrat katastrofike, ne rreth 40% te atyre qe thyen kliken Alia, te atyre te cilet, Partine Demokratike e sollen ne Pushtet.

    Te pakten ne 5 vitet e fundit nga nepunes e politikane anonime, u hodhen lloj-lloj skemash qe coroditen, dhe cthuren jo pak anetare dhe struktura te Partise Demokratike, duke i kthyer ato ne inaktive dhe duke i perjashtuar nga misioni dhe pergjegjesia politike. Me dhjetra llogari politike kalemxhinjesh u hodhen per konsum, por asnjehere dhe ne asnje rast, ato nuk u bene objekt diskutimi ne strukturat e Partise Demokratike, antaresi, seksione deri ne ato vendimmarrese. Asnjehere, pak shpresa ka edhe per te ardhmen, nuk u shtrua pyetja: Perse elektorati tradicional dhe klasik i djathte po braktis gjithnje e me shume Partine Demokratike. Perse realisht, Partia Demokratike ra ne keto nivele kaq te ulta votebesimi, gjithahtu asnjehere dhe ne asnje rast, nuk doli pergjegjesia jo vetem para strukturave te PD-se, jo vetem ndaj simpatizanteve dhe votuesve te saj, po pse jo, dhe ndaj gjithe shqiptareve, te cilet vuajne pasojat e politikave qe pak garantojne te sotmen, dhe me pak garantojne per te ardhmen.

    Pse ndodh kjo braktisje

    Kur politika braktiset prej shqiptareve (prej votuesve), pikerisht ne ate dite ne te cilen ata duhet e mund te percaktojne te ardhmen e tyre, ndodh fenomeni i mbylljes ne shtepi, spse percmojne programet Tuaja, te cilat garantojne pak ose aspak ndryshime per me mire. Pra a nuk ka ardhur dita qofte edhe nje here te reflektojne dhe thellesisht te ndryshojne. A nuk ka ardhur dita te kuptojne se nuk jane dhe nuk mund te jene te perjetshem drejtues, prijes ne politike, se nuk garantojne nje te ardhme ndryshe se nuk ngrohin shpresen e shqipetareve. Dy jane hamendjet por edhe shume afer te vertetes, qe qarkullojne jo pak te cilat, e detyrojne shqiptarin ne kete braktisje kaq massive:
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #36
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk je ne gjendje, nuk ke potenciale njerezore e programore, jo vetem t'u paraqesesh shqiptareve por, as te garantosh ndryshimet e thella dhe te shpejta ne ekonomi, punesim, privatizim, ne shtypjen e krimit ose, je shmangur, po devijon cdo dite nga e djathta, ke hyre ne anije pa timon por, te mjafton Kapiteni-Shtabi, qe perben nje grusht, pra mjafton me kete te perfaqesohesh dhe ky grusht te perfitoje ndryshimet.

    Te shumta jane shkaqet e kesaj braktisje te madhe. Nder keta, pa dashur t'i jepen vlera e madheshti se me shume do te maisej, nga u gjet, nga pikoi mbrenda dites "Kryeministri" i ardhshem. Kush na e nxori ne drite (politike) kete shpetimtar dhe reformator te ketij vendi. Mundet sic edhe thuhet, te jete zbulimi i "Gogos". Nje parade politike, nje imitator i shkelqyer i krereve te djathte dhe te majte, me nje eskorte makinash mundesisht nga me te shtrenjtat, gardiste kostumesh e kollaresh te ndritshme, nje shkalle deri ne peshtirosje serioziteti, me nje program shterp, pa platforme, vec tymnaje e mjegull aq sa as edhe vete strukturat dhe anetaret e Partise Denokratike, as simpatizantet, bile as dhe vete tek te majtet (teper e favorshme per ta) nuk kuptuan asgje. As edhe vete, guri i cmuar i Partise, aktori dhe ideatori deri ne persosmeri i humbjeve rradhazi, nuk dinte: paraqet program te djathte, te qendres, te majte apo nje Mishele Politike.

    Mund te duket pa rendesi por zakonisht anashkalohet, thuajse ne 7-8 zgjedhje keshtu u veprua. Te tilla "shaka" me pasoja politike per te djathten jane te panumurta. Keto jo pak ndikuan, ndihmuan qe elektorati i qendres se djathte nga 1,1 milion te perfundoje ne 40-45% te tij. Rezultati: "Kryeministri" e nje grusht me te, te perfaqesuar ndjeshem ne komisione dhe mjaft pozant para kamerave, ne nje kohe kur mijera e qindra mijera demokrate ndodhen rrugeve, pa siguri e shprese per te ardhmen, te djathtet ne tronditje te thelle, se po shohin e perjetojne asgjesimin politik, e kur pjeses me te madhe te shqiptareve u mbetet te hedhin syte pertej detit. Detashmentet e Ilireve, poseduesit e trojeve e te vizave, te hedhurit nga Partite e Majta tashme te emeruar e mandatuar ne Partine Demokratike, nuk shkojne as ne nivelin e votuesve ne fshatrat me te thella e te varfera te Bulqizes. Keto nga jashte shprehin pikellim, ne thellesi kenaqesi se u sigurua edhe viti 2005, se po e cojne qendren e Djatht- ne Qender te Majte, se po pergatisin asgjesimin e te djathtes ne PD, se po kontribuojne jo pak, te krijojne sa me lehtesira Partise Qeveritare per Tetorin 1993 e Qershorin 2005.

    -Ti si Parti me gjithe aleatet (teper e dyshimte se e realizon) duhet njehere te gjesh kurajon, te ribehesh demokrati i qendres se Djathte i viteve '91-'92 dhe te shprehesh:

    -Nuk te votojne me rreth 1 milion shqipetare se ti nuk paraqet program te qarte, dhe se nuk bind keshtu me shume se 50% te elektoratit tend se do te rikthehesh e te ripozicionohesh qarte si force e Qendres se Djathte.

    -Nuk te votojne mbi 50% e elektoratit tend sepse ti, fushaten e nderton ne funksion te nje grupi kemishash te bardha, jo rralle te perzgjedhur mbi interesa te kupoles, nenkupolave, shoqeruar nga drejtoret dhe se paku doganieret e ardheshem. Gjithashtu, ti, strukturat e Partise Demokratike (ku kane mbetur, gje qe realisht te trondit se tepermi) i shkele dhe braktise, emerove, kooptove e zgjodhe ne drejtim te tyre deri edhe deputete te Partise se Punes ne legjislaturen e marsit 91.

    -Nuk te votojne me as 50% e elektoratit, i cili duhet te jete pro teje, se ke shume vite qe nuk percaktohesh qarte mbi pronen e trasheguar ne breza si edhe mbi privatizimin.

    -PD-ne nuk e votojne me 50% e elektoratit te qendres se djathte sepse aleancat para e pas zgjedhore kane shprehur deri me sot vetem efekte figurative, vetem mes 5 burrave dhe vetem mes 4-5 grave. Ditet e fundit para e pas Bulqizes u shfaq nje sfilate e tere politikanesh te larte nepunesish te mesem e te ulet, te cilet raportuan (sigurisht jo pa kenaqesi te brendeshme) se dolem te dytet dhe se lame prapa Hysni Enveristin. Ditet e fundit aleanca me Gramoz Josif Pashkon, Arben Gjen. Imamin, e ndonje deputet te dale nga Dushku, shprehin me se qarti se ku po shkon Partia Demokratike, ne c'spekter politik ajo po rend me shpejtesi.

    -Nuk votohesh, sepse elektorati lexon dhe kupton braktisjen nga simotrat, homologet e Djathta dhe te Qendres se Djathte te Europes se qyteteruar, te cilat nderuan totalisht ngjyrimin politik ne Europe.

    -Nuk votohesh, se nuk mund te paraqesesh e te garantosh te ardhmen sic beri nje mbret i harruar (ne vite por jo ne kujtese) i Bullgarise, i cili per dy muaj solli te djathtet ne qeverisje.

    Nuk e besoj se po i trajtoj te rradhitura, por te reflektosh mbi keto deformime te spektrit politik (urojme te mos jete perfundimisht keshtu), te arrish ne nje perfundim te tille, duhet te mbaje dikush pergjegjesi, te reflektojne, te shmangen perkohesisht apo largohen perfundimisht Ai apo Ata, te cilet hartojne, perpunojne e i servirin hibride te tilla politike elektoratit, pra dikush duhet te marre mbi vehte pergjegjesite dhe rrisqet politike.

    E shpjegueshme eshte se po u moren keto pergjegjesi, po te shihet realisht kjo metamorfoze politike jo pak tronditese, ai qe i ideon, "Kryeministri i humbjeve", ato sekretare, organizimi, burimesh njerezore, zgjedhjesh e drejtore (qe nuk dihet ke dhe c'fare drejtojne) duhet t'a lehtesojne kete elektorat, perkohesisht apo pergjithmone, duhet te hapin rruge, pra: te behen njehere demokrate dhe te gjithe se bashku, te shpetojme rreshqitjen perfundimtare te PD-se ne Parti e Qendres se Majte. Fatkeqesisht faktet flasin per qendrim ndryshe, per kokefortesi te vendosur.

    Ndoshta me reale eshte paracaktuar, sot eshte me afer kesaj linje politike: Te perfaqesohemi me 20-30 a 40 deputete, pra te sigurohet nje perfaqesim aty ku te tjeret qeverisin, aty ku te tjeret vendosin per gjithcka, packa se Shqiperia radhitet krahas Kirkiztanit (FMN 18.07.2002). Gjithashtu, ne kuader te marreveshjes, t'i sigurojme "antiamerikanit", njeriut a njerezve te cilet perfaqesojne PD-ne ne KQZ, dhe qe zakonisht ne erresire perpunojne dhe perfundojne ne pazare dhe me me te lartin e gjykatave, pra Fonit, te majmurit te PD-se dhe rimorkios se tij, te atyre qe i ze hija e Sofos, perfaqesim ne ShISh, Kontroll Shteti, dogana apo pika ku avionet dhe tragetet t'i kene sa me afer.

    Me 45-50% pjesemarrje te shqiptareve ne votime, shprehet qarte denoncimi se politika shqiptare e Majte e Qendres apo e Djathe, do nje pergjigje, dhe pse nuk do ta lexoje, duhet paralajmeruar se kane humbur besueshmerine se pozita dhe opozita nuk jane votuar se kane varrosur shpresen.

    Brenda ketij niveli ne pjesemarje, pra edhe ne kaq sa ka mbetur sadopak nje shprese per ndryshim, 10-12% e tyre perbehet nga punonjes qe jetojne nen qiellin e pushtetit, zyrtare e drejtues tenderash, doganiere, zyrtare ku mund te perfitohen sheshe e leje ndertimi, etj, etj, pra keta te cilet sot i zoterojne dhe ata qe neser presin te vershojne mbi te paret, do ta ruajne kete si shifer te qendrueshme ne pjesemarjen ne votim, por kush ka veshe, kush ka sadopak ndjesi politike, po e sheh cdo dite e me teper se edhe 45-50 perqindeshi do te jete edhe me i pasigurte.

    Cdonjeri i lexon keto shifra dhe nuk ka veshtiresi te kuptoje se me marsin e '92 dhe partite e majta kane nje firo prej 8-10% te elektoratit te tyre.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #37
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Po ne Partine Demokratike ku u votua dhe u besua u gjykua se Qendra e Djathte dhe e Djathta do t'i siguronte te ardhme tjeter Shqiperise, te ardhme tjeter mases qindra mijeshe, te syrgjynosurve e te shpronesuarve nga diktatura, te atyre, me gjakun e te cileve u pergjak Shkodra, Tirana, Kavaja, dhe e gjithe Shqiperia, c'fare ndodhi? Perse u braktis nga 60% e elektoratit, perse kjo e care ne mbeshtetjen politike rrezikon te mos mbyllet me, pra te ndodhe shkeputja katastrofike?

    A nuk eshte e mjaftueshme te hidhet sheshit alarmi se Partia Demokratike po perfundon Majtas. A nuk duhet te vleresojme si rrezik potencial dhe te reagojme sa nuk eshte vone kur shohim se Qendra e Djathte dhe e Djathta ne PD po asgjesohet?

    Megjithekete shterpesi e deshtim te turpshem te Ridvanit, te shume Ritkave te tjere, te ideatoreve, te pjellesve te ketyre deshtakeve nuk mjafton t'a kuptoni se ju duhet te ishit, dhe sot sa nuk eshte vone te shlyheni si kujtim i hidhur nga kujtesa e anetareve te PD, simpatizanteve, votuesve dhe e bashkeudhetareve te saj, se ka pasur ndonjehere organizatore kaq te shquar nga humbja ne humbje.

    Ja qe shqiptareve ashtu si dhe demokrateve ju paraqit dhe nje kryeminister i jashtem. Gjeja e pare qe presin votuesit, presin shqiptaret, presin demokratet eshte:

    a-Si dhe cfare do te paraqiste programi i qeverise se djathte, e cila nen drejtimin e Ridvanit do te vinte pas 24 qershorit?

    b-Kur te gjithe e dine se ne pergjithesi te djathtet perqendrohen me shume pergjegjesi tek privatizimi, tek zhvillimi i vrullshem i aktiviteteve te vogla te prodhimit e ne vecanti te sherbimit...

    c-Cfare ndermerrte persiper Ridvani, Kryeministri i ardhshem ne "shuarjen" e 5-6 metropoleve per t'i hapur mundesine dhe per t'i krijuar kushte qindra apo mijra bizneseve te vogla e te mesme, per t'i shpetuar ato nga konkurenca e pandershme.

    d-Sa do merrte persiper qeverisja e ardhshme per mbylljen e plageve, prona, punesim dhe ne vecanti thellimi rrenjesor ne kuader te integrimit te shtresave te cilat i perkasin ketij formacioni politik, pra te djathtet klasike?

    Jane vene re, mjaft here shenja frike. Keta qe do te ishin qeveritaret e ardhshem kane informacion, por duhet ta dijne shume e shume me teper, se tani, ne 12 vitet e fundit jane shkolluar, jane formuar, jane pjekur se tepermi, qindra e qindra te rinj ne te gjitha fushat e ne universitetet tona e ne me te shquarit e perendimit dhe se keta duhet te ishin ne stafin e pergatitjes se programeve dhe nepunesat e administrates se ardhshme. Ti, stafi yt dhe ai i cili u ka imunizuar, ju ka hipnotizuar si e vetmja shprese e te vetmit potencial jeni maksimalisht "ushtaret" me te bindur si njerez te cilet nuk premtojne, te cilet nuk rrisin shpresen e shqiptareve per te shprehur besimin ne kutite e votimit. Prandaj, duhet te leshoni rruge, duhet t'u hapni hapesire se provuat dhe deshmuat se mbi 45% nuk mund te rrisnin numrin e atyre qe shpresojne.

    e-Bujqesia, burimet njerezore. Sic duket "xhamat e zi" kane mbyllur pamjen e kesaj pasurie kombetare te pazevendesueshme, nuk e merrni persiper se paku ta njihni realisht situaten katastrofike dhe periodikisht te formuloni ne afat te shkurter ose te gjate nevojat materiale, financiare per ndryshimin e saj.

    Nuk e kuptojme as dhe sot se Sofo, Gogo, Fonet, Iliret, etj, etj, etj, do ta cojne Partine Demokratike te votohet vetem nga nepunesit e selise, nga te emeruarit dhe nga familjaret e te kandiduareve?

    -As dhe sot Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare nuk don dhe nuk ka vullnetin t'a kuptoje?

    -Perse Partia Demokratike me disa sekretare qe na lidhen me jashte, nuk shprehet, nuk shpjegohet: Ku jane marredheniet, ku eshte mbeshtetja e Partive te Qendres se Djathte dhe e te Djathteve te Europes se qyteteruar?

    -Kush na largoi nga SHBA, ku drejtohen sot syte e te gjithe botes qe kerkon demokraci dhe zhvillim.

    -Ku eshte miku, idhulli deri dhe i femijeve shqiptare Ibrahim Rugova?

    -A mos politika e Partise Demokratike nuk pajtohet me faktin se 82% e francezeve moren pjese ne votime dhe se mbi 60% e votave shkuan per qendren e djathte?

    Dy jane shkaqet (sipas mendimit tim):

    a-Ata te cilet duhet te realizojne bashkepunimin, asistencen, perkrahjen dhe mbeshtetjen e Partive europiane, pjesa me e madhe jane ish-punonjes te nomenklatures se kuqe. Te cilet, sic e ndertuan socializmin "me forcat e tyre" dhe demokracine dhe Partine Demokratike te Qendres se Djathte ne qeverisje te ketij vendi po mbi ato modele, po mbi ato principe po kerkojne ta udheheqin. Te largosh Partite e Djathta Europiane, te te mos takoje Ibrahim Rugova, kur "antiamerikanet" te mbushin mire xhepat ne valute dhe 2 ore para perfundimit te votimeve braktisin mijera e mijera demokrate dhe u lene shpresen pengvarur, do te thote: Ti vazhdon shume me afer te Djathtes ne Moske, Pekin, Hanoi, etj..

    b-Apo me siguri Partite e Qendres se Djathte te Europes se qyteteruar, se Demokraci Amerikane, se Ibrahim Rugova, presin dhe kerkojne se pari: Partia Demokratike mbi te gjitha te zhvilloje demokracine e brendeshme, se e dine qe ne Partine Demokratike konkurimi thuajse nuk njihet.

    c-Me siguri te djathtet ne Europe e SHBA kane informacion te plote se pinjollet e diktatures (te sekretareve te pare, te ish prokuroreve, te ish kryetareve famekeqe te degeve) se, ish police te policise sekrete te Alise apo dhe ne pushtetin Demokratik jane emeruar dhe kane vershuar mbi strukturat drejtuese te Partise Demokratike dhe braktise thuajse te gjithe perfaqesuesit e te Djathtes klasike. Por ndersa Mulet, mostrat 150 kg te PD-se dhe sorollopi "antiamerikani" e soji i tyre vajtojne se mbeten pa u bere deputet, mijera dhe qindra mijera te tjereve u eshte siguruar pasiguria, paniku, braktisja e shkolles etj..

    Shqiperia = ciflig i nje grusht njerezish. A do ta pranoje Qendra e Djathte? Them se jo. Ajo do te zgjohet, ajo do te ribashkohet.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #38
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Para zgjedhjeve te 24 Qershorit, kur ne keshillin Kombetar te PD-se u paraqit Fillimi i Ri dhe aleancat me te djathten pati nje rritje shprese, pati nje besim se po i kthehemi vitit '92. Por shpejt kur u pa se ne disa prej ketyre Partive as perfaqesues, jo me ne cdo qender votimi, por as edhe ne komisionin e zones nuk gjendej, kur zgjedhjet ne PD u zevendesuan me emerime e mbeshtetes individesh u pa qarte se kjo levizje dhe kjo aleance nuk siguroi asgje me teper se votat e qershorit te vitit '97 ku ne 30% te vendit, PD nuk e lane te merte pjese ne votime.

    Nuk e besoj te kete mbetur demokrat i vitit 1990-2002, simpatizant dhe njerez me bindje te djathta qe te mos jene tronditur kur, Gramoz Josif Pashkos, Arben Gjen. Imamit, iu be ftesa zyrtare per bashkepunim dhe koalicion. Nuk ka njeri qe ka jetuar sadopak me lajme, te mos e dije se eshte ky Gramoz e cili jo para shume viteve deklaroi jashte Shqiperise se ne vendin tone, pra ne Shqiperi jetojne 400 mije minoritare dhe keto me kombesi vetem te nje shteti, (as diktatori nuk e ka deklaruar keshtu).

    Kush ne Shqiperi nuk e ka te gjalle kujtesen kur "gjenerali" shpalli konfederaten e jugut, kete publikisht as diktatori nuk e ka thene. Megjithese te perjashtuer edhe nga Partia Qeveritare per faktin se nuk sigurojne as 100 vota, cuditerisht Partia Demokratike shpall dhe forcon aleancen me ta, vret moralin dhe shpresen e demokrateve dhe me gjere se kaq.

    Nje nga skemat e Fillimit te Ri e cila u organizua me shpejtesi ishte edhe shmangja a atyre qe realisht shprehin dhe perfaqesojne te Djathten historike si Rizes, Hysenbegasit, Sharres, Jukes, Rusit, Bushatit, Kastratit, Toptanit, Bishanakut, Kodres, Kaloshit, Camit etj, etj, me nje grusht zyrtaresh qe nuk mund te bindin as rojen e PD-se e se fundi te presin zgjidhje nga perfaqesuesit e aleances se fundit. Kjo do te thote qarte, se Qendres se Djathte dhe te Djathtes ne Partine Demokratike po i pergatitet asgjesimi.

    Ai i cili ndermerr e organizon lidhje e marreveshje te tilla me ne fund do ta kuptoje se nje dite mund te mbese dhe i vetem se po kryen nje sherbim nga me te denueshmit per te djathten shqiptare.

    Jo rralle ustallaret dhe pergatitesit e humbjeve shprehen se e Djathta do te fitoje. Sa mund te besoje lushnjari, kur ti kandidon pinjollin e kryetarit te Deges se Brendeshme. Si mund te tallesh e te ulesh kaq shume ato mijera demokrate, ato mijera e mijera qe u syrgjynosen kenetave dhe pane me syt` e tyre kur Prokurori para pushkatimit u hiqte dhembet viktimave. Sa mund te te besojne vlonjatet, ata te cilet ngriten ne kembe gjithe Shqiperine ne ate maj te paperseriteshem dhe kur ti u delegon nje nepunes te urte e te bindur sikur ky te kish qene vete Avni Rustemi. Si ka mundesi qe zgjedhjet do t'i drejtoje pinjolli i ish-nomenklatures, pra i Sekretarit te Partise se Punes ne Elbasan e per merita me pas Drejtori Pergjithshem i RTV. Si mund te te ndjekin kur drejtuesi i PD-se te nje zone ne Tirane emerohet nje ish deputet i Partise se Punes (ushtarak i respektuar). Si mund te zgjidhesh probleme ne komisionin qendror (nga nje bulldog 150 kg) dhe sot me bustin e Enverit ne shtepi. A eshte pyetur ndonjehere R.Bode a eshte anetar i Partise Demokratike, ne cilin seksion eshte pranuar, a e njeh drejtuesin e seksionit ne lagjen ku banon. Ne rast se e gjithe kjo fushate politike dhe te tjera qe do te vijne mbas 1 e 3 vitesh, behet per te punesuar 20-30 a 40 deputete, per t'u siguruar te tjereve nga 1000m2 truall ne zemer te Tiranes, per t'u siguruar jo pak por 2 saraje 3-4 kateshe perballe kasolles ku jetojne femijet e Azem Hajdarit etj, etj, do te thote se edhe 44% i arritur ne Bulqize mund te pergjysmohet.

    Pra paralajmerimi per te djathten, per ato qindra e mijera te syrgjynosur te diktatures, per ato mijera te shpronesuar po behet realitet. Eshte dita t'i behet thirje drejtuesit te Partise Demokratike: Te deklaroje dhe te reagoje ndaj te gjithe politikave te cilat te cojne nga humbja ne humbje.

    Te shqyrtoje me pergjegjesi pse elektorati ne pergjithesi dhe ai i djathe ne vecanti po braktis Partine Demokratike.

    Eshte me se e domosdoshme te formulohet nje pakete programore dhe elektorale me Partite e djathta ne koalicion, te rithiren edhe ato qe u braktisen ne vitin 2001. Perballe nje situate te tille, cdo Parti e emancipuar do te realizonte nje kuvend te jashtezakonshem me te zgjedhurit, me te votebesuarit, me ato qe duan ta shpetojne Partine Demokratike.

    Mund dhe te vazhdohet perseri me kokefortesi por pergjegjesia mbetet vetem tek ata dhe mbi ata qe nuk pranojne te marrin pergjegjesi.

    Atehere e Djathta me siguri do te fitoje vetedijen politike, askush nuk mund te shese me shpirtin, angazhimin dhe bindjet, tek ata qe jane te pandreqshem.

    Menjehere do te filloje skutave diskutimi i zyrtaruceve i atyre qe politikisht jetojne e vegjetojne nen hijen e Te Tjereve: se dhe Ali Kazazi iku nga Partia Demokratike apo dhe meqe ka keto mendime duhet perjashtuar: Por i garantoj se:

    Pa ikur te gjithe ish-komunistet e anetare te Partise se Punes, te gjithe ish-anetare te Partise Socialiste te flakur prej tyre si te pavlere, te gjithe atyre servile e sahanlepires para targave jeshile, Ali Kazazi nuk largohet nga Partia Demokratike.

    Pa ikur te gjithe ata te cilet i shkaktuan 7-8 humbje Partise Demokratike dhe qe plagosen rende shpresen e demokrateve, qe tradhetuan te Djathten, i siguroj se Ali Kazazi nuk largohet nga Partia Demokratike.

    Nga Partia Demokratike Ali Kazazin nuk mund ta perjashtojne gjithashtu as sekretare te medhenj e te vegjel, as nepunesit e erresires te katit te pare, te cileve kryetari i Partise Demokratike iu ka besuar humbjen dhe qe nuk jane se paku as anetare te PD-se. Ali Kazazi do te largohet nga Partia Demokratike, vetem kr te zyrtarizohet ne statutin e Partise me vendim te Kuvendit Kombetar, pozicionimi i Partise Demokratike si Parti e Qendres se Majte.

    -Eshte pikerisht kjo platforme e cila pak besohet nga shqiptaret si dhe nga vete perkrahesit e anetaret e Partise Demokratike.

    -Eshte pikerisht programi, i cili pak dallon nga ai i se majtes.

    -Eshte mbyllja e strukturave ndaj simpatizanteve, perkrahesve, njerezve te shquar, te cilet jo vetem te formuar e prirur qarte djathtas, por jane ato qe mund te japin, te hedhin ide, hartojne programe ne cdo fushe. Gjithashtu, personaliteti i tyre, kultura i dhjetefishon vlerat e strukturave te PD, idete e saj si dhe qindra here me teper terheqin shqiptaret per ne kutine e votimit.

    -Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare dhe drejtuesit e tjere, ata qe jane sot, kete duhet te shtjellojne ne Kuvendin e Jashtezakonshem te PD-se. Sa me larg nga PD, ata te cilet po e asfiksojne, sa me afer atyre njerezve e shtresave qe te siguruan vitin '92. Nuk e bete, do deshmoni se mendoni e veproni ndryshe nga e djathta!

    Shenim: Shpreh dyshimin se qashtu sic veproi para Kuvendit te Partise Demokratike, cekisti, Lenini i vogel i Partise, perseri mund te mos e botoje kete material ne gazeten RD. Kjo analize politike do te botohet, se ka akoma shtyp te lire, ndersa cekisti nuk do te beje gje tjeter vecse do te shprehe degradimin e tij dhe te PD-se, qe ushqen inkuzitore te tille.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk pretendoj ti mbush mendjen njeriut nga ju, ndryshe nga shume prej jush. Eshte e drejta juaj te mendoni si te doni per politikanet tuaj. Secili gjykon fale aftesive dhe intelektit qe ka por mua me vjen keq vetem per nje. Me vjen keq qe bashkekombasit e mi ne mase nuk gezojne kulture demokratike, kulturen e te berit shtet.

    Me fjale te gjithe jeni flamurtare te medhenj, te gjithe hiqeni me katolike se Papa dhe jepni edhe mendime kaq radikale sa arrin nje pike qe nuk merren me parasysh. Sali Berisha ka bere, po ben dhe do te vazhdoje te beje detyren e tij si lider absolut i opozites. Kete ai e ka bere me mire se kushdo, si ne spektrin politik edhe ne ate shoqeror ne kushtet qe eshte Shqiperia. Duke qene se une e ndjek dhe e analizoj situaten nga afer, kam bindje se Berisha eshte pak muaj ardhjes ne pushtet dhe sipas zerave ai do te behet kryeminister i vendit. Ka nje mirekuptim shume te gjere ne perendim per ngritjen e faktorit shqiptar ne Ballkan, dhe Berisha eshte ne krye te forcave progresive. Mandati i ardhshem i demokrateve do te jete i krahasueshem me mandatin e kancelarit Kohl ne Gjermani pasi zgjedhjet e ardhshme nuk do te sjellin vetem nje ardhje te opozites ne pushtet, por do te sjellin edhe veteshkaterrimin e te majtes shqiptare.

    Per ata qe nuk e dine, opozita eshte aktualisht ne pushtet !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Anton, ato parti qe ti quan te djathta (pervec PD) jane parti qe PD ne 24 qershorin e vitit te kaluar u dha 2-3 deputete nga te sajet ne menyre qe te kapnin pragun e hyrjes ne parlament. Keto parti nuk kapin as 5% e votave ne Shqiperi, dhe keto jane partite e tua te ekstremit te djathte.

    Ti nuk ke perse te revoltohesh nga qendrimet e PD, pasi PD nuk i perket ekstremit te djathte por eshte parti e qendres se djathte. Te gjithe partite e djathta te tjera jane satelite te saj qe vertiten rreth saj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •