Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Buzeqesh optimist ! Maska e Miremengjes
    Anëtarësuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    -xyz-
    Postime
    261

    Google, motor kërkimi në kompjuterin personal

    Pas Google News, Google mail, hartave, formatit print dhe Google Sms, e reja e fundit e portalit më popullor në botë është kërkimi në desktopin e kompjuterit tuaj për file të caktuara. Utiliteti i fundit i prezantuar nga Google synon kërkimin në në kompjuterin tuaj personal të dokumenteve tuaja, pas instalimit që duhet të bëni në kompjuterin tuaj të një motori të vogël kërkimi, që do të thotë se së bashku me këtë motor kërkimi ju mund të hapni edhe postën tuaj elektronike apo të arkivoni gjithçka direkt në PC tuaj, si bisedat në chat, faqet e vizituara si dhe dokumenta të ndryshëm në formatet e Office si, Word, Excel, Powerpoint. Sistemi i ofruar nga Google, garanton gjithashtu edhe një ruajtje të të informacionit personal ndaj sulmeve të hackerisë. Kërkimi është mjaft i thjeshtë dhe mjafton kjo pas instalimit të programit në fjalë. Tashmë do ta keni fare të thjeshtë për të kërkuar në kompjuterin tuaj me anë të një motori kërkimi personal, i cili pasi të shkarkohet në kompjuter dhe instalohet gartanton utilitete të shumta. Shkarkimi i filet në fjalë është 400 kb dhe programi siguron kërkim peferkt qoftë edhe për file që mund ti konsiderojmë të humbura. Nëse doni të shkarkoni klikoni këtu : http://desktop.google.com

    Olsi Kolami

    (Marre copy/paste nga www.shekulli.com)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Koha eshte jeta!
    Koha eshte si shpata po se preve te pret ajo ty.
    Ditet jane si shigjeta kurse njerzit jane shenjestrat e tyre!
    Dora qe nuk shkruan eshte kembe!

  2. #2
    Ricky Maska e EnRiQu3
    Anëtarësuar
    02-11-2004
    Vendndodhja
    Rumani
    Postime
    81
    E pse e do kete...eshte koti fare

  3. #3
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    E kam unë dhe është shumë i shpejtë. Por është brengosës ky program për internet kafetë. Nëpër botë është konsideruar si programi më i rrezikshëm spiun.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    mire e ke thene Goni, edhe une e instalova para ca javesh dhe e hoqa me pas...
    MtrX ubicumque felix

  5. #5

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    GooGle - Desktop Search

    Google nxorri Desktop Search.Tani eshte e mundur te kerkosh tekste pdf dhe multi-media files ..

    Google Desktop

    Find your email, files, media, web history and chats instantly
    View web pages you've seen, even when you're not online
    New! Search directly from your desktop with the deskbar


    me poshte po ve linkun ku mund ta Download-oni :

    http://desktop.google.com/


    Lori!!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Eshte gje shume e bukur,vec duhet pas parasysh qe "Desktop search" i Gogles te mos perdoret ne asnje menyre ne rastet kur kompjuterin qe ke e perdorin edhe te tjere.Eshte e pasigurte.Nqs nje kompjuter e perdorin 2 e me shume persona cndodh? Kerko ne google desktop duke futur fjalen Inbox.Gogle desktopi do te nxjerre si rezultate gjithe emailat e reja ne jahoo,hotmail,lycos dhe gjithe emailat me baze webi qe i perkasin te tre personave qe perdorin kompjuterin.Dmth mund te lezosh emaila jo vetem te llogarise tende qe ke ne Yahoo,hotmail dhe lycos,por edhe emailat e rinj te personave te tjere qe perdorin kompjuterin.E njejta gje ndodh ne qofte se shtyp ne kerkim fjalen Compose.Tek rezultatet e kerkimit do shikohen te gjitha emailat qe ke derguar ne Yahoo et si dhe emailat qe kane derguar persona te tjere qe kane perdorur kompjuterin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Ke te drejte Benseven11 .. Desktop Search do ishte mire te perdorej ne Kompiuterin personal ..

    Ja dhe disa pamje ..
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Tema të Ngjashme

  1. Kompjuteri Personal: Ditëlindja e 25-të
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:52
  2. Google Pack (beta)
    Nga besart në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:41
  3. Google – superfuqia e re
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2005, 19:53
  4. Mbi presupozimet e Shpetimit tone personal, At. Kleopas i Rumanisee
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-11-2002, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •