Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 128
  1. #101
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Aquamarin ke dale jashte akuariumit (temes). Behet fjale per figura shqiptare. Ti ke sjelle te gjitha nacionalitetet e botes. Tema duhet te ishte personalitete qe kane kontribuar per kombin shqiptar. Po nejse.

  2. #102
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. – 10. nėntor 1938)

    Ahmed Zogu.
    Ushtarak,politikan,minister,kryeminister,president ,mbret.
    Krijoi shtetin e pare modern shqiptar.Bashkoi gjithe krahinat.Zhduku banditizmin dhe krijoi xhandarmarine dhe ushtrine e rregullt.Per here te pare shqiptaret njohen autoritetin e nje shteti shqiptar.Forcoi sistemin bankar dhe parane vendase.Kontribuoi ne modenizimin e infrastruktures,rruget,shkollat,spitalet etj.
    Kontribuoi ne emancipimin e shoqerise shqiptare duke e orientuar nga perendimi. Pati nje kohe shume te shkurter si mbret ( e cila eshte edhe koha me stabile qe ka njohur ndonjehere Shqiperia), me pak se 11 vjet. Fatkeqsisht u la ne balte nga fuqite si Anglia dhe Franca dhe u detyrua te pranoje kushtet e Italise. Nuk eshte tradhtar pse u largua,por ka fajin e madh se i hapi rrugen komunisteve internacionalist vellezer te jugosllaveve per te ardhur ne pushtet pas luftes(pas pilafit).

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. – 10. nėntor 1938)

    [QUOTE=murik;3829007]Ahmed Zogu.

    ARKIVA BRITANIKE, Ballit Kombėtar: Ahmet Zogu, tradhtar
    Shqipėria, njė provincė turke deri nė vitin 1912, u krijua si shtet i pavarur nė fund tė Luftės Ballkanike 1912-1914 edhe pse nė njė gjendje tė copėtuar. Shteti i ri shqiptar ishte sėrish i dėnuar tė copėtohej sipas paktit tė Aleatėve nė Londėr nė vitin 1915 pėr tė kompensuar shtetet fqinjė dhe nė mėnyrė tė veēantė Italinė. Brenda kufijve tė saj tė vitit 1914, vendi ynė u shpėtua fatmirėsisht nga Lėvizja Kombėtare, qė drejtohej kundėr dominimit italian, veēanėrisht nė Vlorė nė vitin 1920. Mė pas, nė sajė tė ndihmės bujare tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėrmes mesazhit tė paharruar tė Presidentit Uillson, dėrguar Konferencės sė Paqes, vendi ynė i shpėtoi njė copėtimi tė mėtejshėm.

    Shqipėria dhe fqinjėt



    Shtetet fqinjė nuk neglizhuan tė pėrdornin kėta elementė pėr tė ēuar pėrpara ambiciet a tyre politike nė Shqipėri. Kėshtu, pavarėsisht pėrpjekjeve tė fuqishme tė patriotėve shqiptarė pėr konsolidimin e shtetit tė pavarur dhe pėrshpejtimin e zhvillimit kombėtar, planet e tyre nuk mundėn tė zbatoheshin pėr shkak tė intrigave tė shteteve fqinjė me tė cilėt u pėrballėn nė ēdo hap. Jo vetėm Italia fashiste e shikonte Shqipėrinė si njė pre tė lehtė gjatė periudhės sė ambicieve perandorake tė Italisė, por edhe qeveritė maniake tė Beogradit, me ėndrrėn e tyre ekstravagante pėr njė hegjemoni jugosllave nė Ballkan, nuk ishin tė kėnaqura vetėm me zotėrimin e tyre tė afro njė milionė shqiptarėve, por e konsideronin pjesėn tjetėr tė vendit, qė ndėrkohė ishte themeluar si shtet i pavarur, si tokėn e premtuar.
    Pėr tė gjitha kėto arsye, nė sajė tė kombinimit tė zgjuar tė intrigave ndėrkombėtare, kreu i reaksionarėve, Ahmet Zogu, i cili kishte shkuar pėr tė gjetur strehim nė Beograd, u vendos si monark absolut i vendit me ndihmėn e fuqisė sė shteteve fqinjė. Institucionet demokratike, nė kuptimin e plotė tė fjalės, u eleminuan dhe pėr 14 vjet me radhė populli ynė jetoi nėn njė regjim terrori. Njė numėr i madh bashkėpatriotėsh mėrguan ose u burgosėn.
    Kėshtu Shqipėria u bė njė trampoline e Italisė fashiste nė Ballkan. Nė saj tė ndihmesės efikase tė Romės, Zogu sundoi vendin dhe shtypi kryengritjet e vazhdueshme gjatė 15 viteve tė mbretėrimit tė tij. Patriotėt shqiptarė nuk kishin asnjė dyshim nė qėllimet imperialiste tė Italisė fashiste qė mbajti nė kėmbė regjimin e Zogut kundėr vullnetit kombėtar. Kjo ėshtė arsyeja pėrse pushtimi i Shqipėrisė sė vogėl nga "aleati ynė" mė 7 prill 1939 nuk ishte diēka e papritur. E kishim pritur kėtė fatkeqėsi pėr shumė kohė dhe kishim bėrė gjithēka ishte e mundur pėr ta parandaluar si pėrmes propagandės pėr jashtė vendit, ashtu edhe nėpėrmjet rebelimeve brenda vendit.

    Shitja nga Zogu

    Ky pretekst ishte shumė qesharak pasi elementėt komunistė nė Shqipėri mund tė numėroheshin me gishta. Kjo goditje e rėndė ndaj pavarėsisė kombėtare u krye nėn hundėn e Lidhjes sė Kombeve dhe tė Britanisė sė Madhe qė mbajti qėndrim indiferent; madje e aprovoi me pretendimin se ėshtė nė interes tė rendit dhe paqes nė Ballkan.

    Qeveria e Beogradit, qė mė shumė se ēdo fqinj tjetėr kishte ndihmuar nė vendosjen e regjimit tė Zogut, politikisht u mashtrua pėr pėrmbushjen e ėndrrės sė saj pėr kthimin e vendit tonė nė njė lloj province jugosllave. Nė vend tė vasalit tė tij, Zogu, pėr shkak edhe tė urrejtjes nga populli dhe sidomos nga rinia intelektuale e vendit, u detyrua nga lėvizja e parė kombėtare kundėr tij qė tė kėrkonte vendosjen e tij nėn mbrojtjen e Musolinit, tė cilin Zogu e shihte si njė padron mė premtues dhe me tė sigurt se padroni i vjetėr Pashiē.
    Me mijra dokumente jan per trdhtarin Ahmet Zogun!





    Nė 100-vjetorin e tradhtarėve tė atdheut

    FJALA E MBAJTUR NGA MIHAL GRAMENO, MĖ 9 SHTATOR 1913 DHE BOTUAR NĖ FORMĖN E NJĖ LETRE TĖ HAPUR PAS DISA DITĖSH NĖ GAZETĖN “PERLINDJA E SHQIPĖNIĖS”


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...tvsNY_erksrlUQ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-05-2017 mė 03:22

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Ibrahim Kodra

    Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra (lindi nė Ishėm, mė 22 prill 1918 - mė 7 shkurt 2006 vdiq nė Milano) ishte njė piktor shqiptar me famė ndėrkombėtare. Kodra ajo ėshtė konsideruar si piktori mė i rėndėsishėm shqiptar i njohur ndėrkombėtarisht.

    Jetėshkrimi
    Kodra lindi nė Ishėm mė 22 prill tė vitit 1918. Jeta e tij nė Tiranė nė konviktin e shkollės "Naim Frashėri", ndėrpritet kur 20 vjeē (1938) largohet nga Shqipėria pėrgjithmonė me njė bursė studimi nga oborri mbretėror pėr nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė. Ai e lėshon Romėn dhe pėrfundon nė Milano, nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Brerės. Ai ekspozon nė Romė, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorė tė mėdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarė, Kritike e regjisorė nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

    Varri i tij monumental gjendet pėrballė hyrjes sė kalasė sė Ishmit.

    Muzeu

    brahim Kodra ka lėnė pas rreth 6 mijė vepra, tė shpėrndara nga muze privatė, koleksionistė dhe vetėm 2 mijė prej tyre janė tė regjistruara dhe tė dokumentuara:

    Vatikan Muzetė, Vatikan
    Dhoma e Deputetėve (Itali), parlamenti italian, Itali
    Muzeu Kodra, Lugano, zvicerane
    Kosova Galeria Kombėtare e Arteve, Prishtinė, Shqipėria
    Muzeu Kodra, Milano, Itali
    Art Gallery nga bazilike Santuario di Santa Maria de Finibus terrae, Santa Maria di Leuca, Itali
    Art Gallery mbledhja e Metropolitan qytetin e Milanos (Provincia di Milano), Itali


    Ekspozita art
    Disa nga ekspozitat e tij:

    Ekspozitė kolektive nė "Paradise" me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.
    Ekspozitė kolektive nė "Stone Gallery" nė Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.
    Ekspozita nė Milan, The Stone Gallery nė Newcastle, "Senator" nė Stuttgart, poashtu edhe nė "New Art Center" nė Zurich.
    Expozitė personale nė Galerinė e Artit Modern nė Prishtinė.
    Expozitė personale nė Princess Hall nė New York, "2D Gallery" nė Sassari.



    Katalogė dhe bibliografi
    Ibrahim Kodra : [Catalogue], Ibrahim Kodra, Antonino De Bono, OCLC 22099930, Series: Profili del Comanducci
    Il Carpine. Galleria d'arte (1966), Ibrahim Kodra, Walter Fedler, OCLC 25750755, Rome
    Solaritą mediterranee (2004), Ibrahim Kodra, OCLC 60681846, Palermo - Palazzo della Regione
    Nga Ishmi nė Brera : Kujtime (2000), Ibrahim Kodra, Demetrio Patituc̦it, ISBN 9789992730218, OCLC 48038281, Onufri, Tirana
    Ibrahim Kodra : artist file : study photographs and reproductions of works of art with accompanying documentation 1930?-1990, OCLC 855508359, New York - Museum of Modern Art
    Ibrahim Kodra (1974), Antonino De Bono, OCLC 487777958
    Ibrahim Kodra (1972), OCLC 717918057, La Spezia - Galleria Il Gabbiano
    Kodra (1974), Carlo Munari, OCLC 220465417, Milano - Collana d'oro maestri del mediterraneo
    Ibrahim Kodra e il Teatro Massino (1997), OCLC 799494763, Palermo - Centro Paolo Borsellino
    Ibrahim Kodra : Palazzo Muncipale dal 16/11 al 9/12/84 (1984), Ibrahim Kodra, Cernusco. Assessorato alla Cultura, OCLC 313541343, Milano - Tipogr. B.C.S. [Dr.].
    Ibrahim Kodra : 25 marzo-20 Aprile 1972 (1972), OCLC 2606927, Napoli - Galleria d'arte "Il Tarlo"
    Ibrahim Kodra : mostra personale del pittore 14 marzo - 3 aprile 1959, Milano - Galleria Bergamini, OCLC 272565950
    Ibrahim Kodra : Galerija e Artit Prishtinė Jugosllavia, korrik 1968 (1968), Anton Ēeta, OCLC 780550902, Pristina, Yugoslavia - Umetnička Galerija Priština
    Ibrahim Kodra : omaggio a Positano (2006), Massimo Bignardi, OCLC 849322394
    Kodra das Fantastische in der Kunst ; Vernissage am 7. März 1984 ... anläßlich der Partnerstadt-Aktion "Die Lombardei & Mailand" (1984), OCLC 179755168, Frankfurt am Main - Hertie Zeil
    Ibrahim Kodra : opere degli anni '80 (1982), Michele Prisco; Giorgio Celli; Carmelo Strano, OCLC 849043385, Palermo - La Tela Petruso
    Ibrahim Kodra : colori d'acque e d'Albania, Aldo Gerbino; Ivan Caric; Giorgio Celli, OCLC 849043391
    Dal 13 al 28 marzo 1976 per una ricerca comune Ibrahim Kodra pił Gigi Gherard (1976), OCLC 797452882, Monza - Galleria Agrati
    Kodra (1982), Paul Éluard; Enrico Crispolti; Renzo Bertoni, OCLC 849031229, Palermo - Edizioni Centro d'Arte La Tela
    Kodra, njė univers (1992), Abdulla Tafa, OCLC 255014199, Tirana - Enti ART
    Il lungo inverno (The long winter) (1988), Roberto Ruberto; Ibrahim Kodra, OCLC 52561452, Milano - Rosone
    Sav taj crtež : 17 međunarodnih izložba (originalnog) crteža (2009), Daina Glavočić; Ljubica Dujmović Kosovac; Andy Jelčić; Slobodan Drenovac, OCLC 781150027, ISBN 9789536501649, Rijeka (Croatia) - Muzej moderne i suvremene umjetnosti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura     

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Ismail Qemal Bej Vlora (Vlorė, 16 janar 1844 - Peruxhia, 24 janar 1919)

    Jeta
    Ismail Qemali lindi mė 16 janar 1844 nė Vlorė nė njė nga familjet e mėdha tė Shqipėrisė sė Jugut, i biri i Mahmud bej Vlorės dhe Hedije hanėm Asllan-Pashali. Pas shtypjes sė Kryengritjes kundėr Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolekės - 1847), Mahmud beu, si njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė kėsaj kryengritje, u arrestua dhe bashkė me tė vėllanė Selim pashėn u burgosėn nė Manastir. Familja iu dėrgua pas 15 ditėve nė Selanik ku ndejtėn pėr tre vjet. Rrugės pėr nė Selanik i vdes e gjyshja. Nė Selanik familja e tij gjeti mbėshtetjen e madhe tė konsullit francez Edouard Grasset, i njohur i Mahmud beut qysh kur kishte shėrbyer me po atė detyrė nė Janinė. Gjatė qėndrimit nė Selanik, Ismailit i vdes vėllai i vogėl, Sulejmani, i cili u varros nė oborrin e xhamisė Ortaj. Me shkollimin fillor nxuri turqishten.

    Pas politikės sė re tė Portės sė Lartė familja e Ismailit qė ishte e vendosur nė Selanik kthehet nė Vlorė. Mė 1852 lirohet Mahmud beu, i cili kthehet nga Konja nė Vlorė; ndėrsa i ungji Selim pasha bashkė me njė nga krerėt, Ēelo Picarin, detyrohen tė qėndrojnė nė Thesali.

    Me vdekjen e tė gjyshit nga e ėma nė Janinė, Tahir bej Asllan-Pashali, i bashkohet s'ėmės pėr zinė dhe pak kohė mė vonė regjistrohet nė gjimnazin «Zosimea» nė Janinė mė 1855. Kushėriri i parė i tė atit, Mustafa pasha ish nė atė kohė "Myslimme Kalemi" Mydiri pranė tė kushuririt, Ismail pashė Tepelenės qė ishte atėkohė Valķ i Janinės. Nė «Zosimea» Ismail Qemali ishte i vetmi nxėnės musliman nė atė kohė, kaloi aty greqishten e vjetėr, latinishten; mori njohuri nė matematikė e fizikė dhe privatisht arabisht e frėngjisht. Pasi i ati kthehet nė Janinė me tė shtypur revoltėn e Epirit, i shpreh dėshirėn e ungjmadhit, Ismail pashė Plasės dhe ministrit tė Jashtėm Fuad pashės qė i biri tė shkonte nė Stamboll. Sipas regjistrave tė «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit tė fundit mė 15 korrik 1859.

    Nė majin e 1860 ndėrmerr udhėtimin qė i zgjati dhjetė ditė nga Janina pėr nė Stamboll. Banon nė shtėpinė e Guiridli Mustafa pashės, i cili qe i afėrt nga lisi i qumėshtit. Fuad pasha e punėsoi nė zyrėn e pėrkthimeve tė Ministrisė sė Jashtme, ndėrkohė qė vazhdoi dhe studimet pėr drejtėsi. Me njė ndryshim tė ambasadorit osman nė Paris, emėrohet atashč pranė ambasadės, por me t'u nisur misioni merr lajmin e vdekjes sė tė motrės qė e shtrėngon tė kthehet nė Janinė dhe tė qendrojė pranė familjes.
    Aqif pasha, Guvernator i Pėrgjithshėm nė vitin 1862 e mori ndihmės drejtor tė ēėshtjeve politike dhe bėjnė njė tur deri kur nė shtator nė Athinė ndodh grushti i shtetit. Detyrohen pėr t'u kthyer nė Janinė pėr tė marrur masat e duhura qė kėrkonte kjo ngjarje. Pas Aqif pashės, do t'i shėrbente Hysni pashės, Dervish pashės dhe Kaizerli Ahmed pashės deri mė 1864. Sipas merakut tė sė ėmės martohet me njė vejushė tė re nga Konica, e cila vdiq pas lindjes sė vajzės sė tyre vitin e parė e jetės sė tyre bashkėshortore. Pas disa rrethanash qė e shtrėnguan tė jipte dorėheqjen, vajti nė Larisa me ftesė tė ungjit tė tij Ismail Rahmi pashės, guvernator i pėrgjithshėm i Thesalisė, i cili e bėri shef tė kabinetit tė tij.

    Mustafa Pasha ia paraqiti nė at'kohė (1867) komisarit tė lartė pėr reformat nė Bullgari, Mid'hat Pashės. Kur u bė Mid'hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte nė Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesė nė komisionin shtetėror pėr hartimin e kushtetutės turke, e cila u shpall mė 1876. Mė 1868 ishte kryesekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Perandorisė.

    Kur ra Mid'hat Pasha dhe u burgos nė Taif, kjo ngjarje la njė pėrshtypje shumė dėmprurėse nė karrierėn e tij. Pas heqjes sė kushtetutės nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit tė Mid'hat Pashes me 1877, Ismail Qemali dėrgohet si bashkėpunėtor i tij nė internim nė Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri nė vitin 1899, u emėrua pėrsėri disa herė. Megjithatė, sepse ish shumė i ēmuar nga qarqet qeveritare, u emėrua pas pak kohe Mytesarrif nė Afjon Karahisar (Anadoll). Kėtu qėndroi mjaft kohė e tregoi zotėsi e shpirt pėrparimtar. U bė Mytesarrif i klasit I nė Manisė, Izmid dhe mė sė fundi Vali nė Kastamonu, dhe nė Bejrut. Kudo qė shkoi fitoi mirėdashjen e tė krishterve dhe tė pjesės pėrparimtare tė popullit. Por nė Stamboll (nė qarqet e Pallatit) rėndonte mbi tė mosbesimi edhe dyshimi, qė rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrėdhėnieve tė tija tė ngushta me Mid'hat Pashėn. Mbasi u pushua nga Valillėku i Bejrutit u emėrua "Shuraj - devlet Azasi" nė degėn e Tanzimatit. Nė Stamboll qeveria dhe pallati vėzhgonin ēdo sjellje tė tij. Ishte vazhdimisht nėn vėrejtjen e policisė sė fshehtė. Mė sė fundi vėndosėn ta dėrgojnė Valķ nė Tarabullus, Libi. I paraqiti Abdyl Hamitit njė promemorje ku, pasi pėrshkruante gjendjen e rėndė tė brendshme e tė jashtme tė Perandorisė, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin qė zotėronte nė aparatin shtetėror qėndror e lokal dhe mungesėn e tė drejtave njerėzore e politike pėr gjithė shtetasit, parashtronte programin e tij tė reformave. Ai propozonte qė tė zbatoheshin me ngut reforma radikale, tė cilat duhet tė ishin tė pergjithshme, t'u siguronin shtetasve tė drejta nė qeverisjen e vendit, lirinė e mendimit e tė veprimit. Nė promemorje kėrkohej qė tė rivendosej e tė vihej menjėherė nė jetė kushtetuta e vitit 1876, sė cilės duhej t'i bėheshin ndryshime e pėrmirėsime qė t'u pėrshtateshin gjendjes sė Perandorisė Osmane nė fundin e shek. XIX dhe lėvizjeve kombetare te popujve; kėto ndryshime e pėrmirėsime do tė miratoheshin nga asambleja kushtetuese, qė do tė thirrej posaēėrisht pėr kėtė qėllim. Ismail Qemali mendonte qė nė vend tė regjimit absolutist tė sulltanėve osmanė tė vendosej njė monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atė tė disa vendeve tė Evropes. Mehmed Said Pasha, ish-kryeministėr i Turqisė, shkruante nė kujtimet e tij (mė 1912) se, bashkė me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e njė kushtetute, tė cilėn ai (Said Pasha) e quante si mė tė pėrshtatshme pėr vendosjen e njė regjimi parlamentar nė Perandorinė Osmane. Miratimi i njė kushtėtute tė tillė do t'u hapte rrugėn reformave decetralizuese, me zbatimin e tė cilave pushteti lokal do tė kalonte nė duart e vendasve dhe tė pėrfaqėsuesve tė tė gjithė popujve tė Perandorise.

    Arratisja nga Perandoria
    Disa ditė pas takimit qė pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia sė bashku me tre djemtė e tij tė vegjėl. Nė fillim shkoi nė Athinė, nė Misir, pastaj nė Napoli, nė Romė, nė Lozanė, nė Paris, ne Bruksel dhe u vendos nė Londėr, ku qendroi pėr njė kohė me tė gjatė. Nė Athinė pati takime edhe me personalitete politike e shtetėrore tė kohės. Pėrveē tė tjerėve u prit edhe nga mbreti i Greqisė, Gjergji I, qė tregoi interes tė veēantė pėr tė duke qenė se respektin qė gėzonte e kishte nė Greqi e kishte nga i ati. Arratisja e Ismail Qemalit bėri pėrshtypje tė madhe nė Turqi e nė Europė, prandaj sulltani qysh ne ditėt e para tė largimit tė tij bėri disa pėrēapje pėr ta tėrhequr nė Stamboll duke i premtuar poste tė ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi. Nė emigrim iu kushtua tėrėsisht veprimtarisė politike nė dobi tė Levizjes Kombėtare Shqiptare. Krahas me kėtė Ismail Qemali, si dhe mjaft shqiptarė tė tjerė, mori pjesė nė levizjen e Turqve te Rinj, ku u bashkua me perkrahėsit e rrymės sė decentralizimit qė kėrkonin zbatimin e disa reformave, nga tė cilat mund tė pėrfitonin edhe kombėsitė e Perandorisė. Me to u prishėn marrdhėniet mė 1903, pas mbledhjes sė mbajtur nė Paris ku idetė e tij binin kundėr "Osmanllillekut". Nė Bruksel bashkėpunoi me Faik Konicėn, duke marrė pėr pak kohė edhe drejtimin e gazetės sė tij, "Albania" (1897-1909). Mė pas nxori kėtu gazetėn e vet "Le salut d'Albanie" (lexo: Shpėtimi-i Shqipėrisė). Programin e vet politik per Levizjen Kombėtare Shqiptare Ismail Qemali pėr herė tė parė e shfaqi publikisht nė intervistėn qė i dha gazetės sė njohur italiane "Tribuna", me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romė; ndersa me 15 tetor tė po atij viti ai botoi nė revistėn "Albania" thirrjen "Vėllezėrve shqiptarė!" drejtuar gjithė shqiptarėve, nė tė cilėn paraqiti edhe njėherė pikėpamjet e veta pėr lėvizjen shqiptare. Nė tė dyja kėto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia pėr t'u bashkuar me vėllezėrit e tij shqiptarė dhe pėr t'u marrė vesh me ta pėr shpėtimin e atdheut, tė Shqipėrisė, e cila pėr shkak tė rrokullimės sė Perandorisė Osmane rrezikon tė copėtohet nga vendet fqinje dhe tė humbase bashkė me tė. Ismail Qemali parashtroi si njė kėrkesė tė ngutshme, tė drejtė e tė rėndėsishme njohjen e kombėsisė shqiptare, pranimin si njė kurm e njė komb tė shqiptarėve qė rrojnė tuberisht nė Shkodėr, nė Kosovė, nė Manastir e nė Janinė, e tej e kėtej nė viset e tjera tė Turqisė Evropiane. Ne sendertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare.

    "Ne duam vetėm bashkimin dhe unitetin e racės shqiptare, pėrparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qėllim qė tė behemi mjaft tė fortė pėr tė kundėrshtuar atė qė synon tė na perpijė ne. E ardhmja e shqiptarėve, tė cilėt nė gjak kanė mbetur gjithmonė europianė, sigurohet vetėm po tė futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian.
    Ismail Qemali zhvilloi njė aktivitet tė dendur politik pėr njohjen e Shqipėrisė nė opinionin evropian. Ai shpalli botėrisht programin e tij autonomist nė intervista e artikuj tė botuar nė shtypin shqiptar tė kohės dhe nė organe tė huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. nė pėrgjithėsi pėrputhej me atė tė ideologėve tė tjerė tė Rilindjes, por me disa veēori nė lidhje me rrugėt e mjetet pėr sigurimin e autonomisė. Nė kėtė etapė tė veprimtarisė sė tij ai mendonte tė vazhdohej rruga reformiste pėr sigurimin e autonomisė nga lart. Aktiviteti diplomatik dhe tentimi pėr bashkėpunim me Turqit e Rinj nga ana e Ismail Qemalit u vėrejt qė me pjesėmarrjen e tij nė Kongresin e tyre nė Paris qė u mbajt nė shkurt tė vitit 1902, ku sė bashku me D. Himėn, Jashar Erebarėn etj, tentuan qė forma e bashkėpunimit tė jetė e sinqertė, duke i ruajtur parimet e veta, ēka nėnkuptonte qė tė mos cėnohet integritetit dhe pavarėsia e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė kėrkesat e veta, qė deri nė Kongresin e Dytė tė xhonturqve tė vitit 1907 nuk u pritėn mirė nga turqit e rinj.

    Rikthimi si deputet, aktiviteti patriotik
    Mė 1908 me shpalljen e Kushtetutės (21 korrik) kthehet nė Vlorė dhe zgjidhet deputet i Beratit, nė Mexhlisin osman. Bėhet udhėheqės i “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrėveshjes”), anėtarėt e sė cilės ishin prej tė gjithė kombėsive qė pėrbėnin Perandorinė Otomane. Midis tyre tė bashkuar vetėm kundra xhonturqve, pėrbėheshin prej elementėsh heterogjenė dhe nuk ishin tė organizuar si parti nė popull.[1]

    Mbledhja e Taksimit
    Nė janar tė 1912 mblidhet me deputetėt e tjerė shqiptar qė bėnin pjesė n'opozitė pėrkundrejt politikave tė Turqve tė Rinj pėr Osmanllillėkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke vėnė re se fjala e deputetėve shqiptarė pėr tė drejtat kombėtare tė cilat Turqit e Rinj u kishte valėvitur flamurin pėr t'ardhė nė pushtet, Nexhib beu bashkė me Ismail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtinėn, Myfid bej Libohovėn, Esad pashė Toptanin etj. takohen nė fillim pranė Hotel "Pera Palace" dhe mė pas me 12 janar nė shtėpinė e Syrja beut nė lagjen Taksim, qė u pagėzua "Komploti i Taksimit".[2]

    Sė bashku me Gurakuqin e patriotė tė tjerė hartoi memorandumin e Greēės tė qershorit 1911, megjithėse nuk ishte i pranishėm. I ngarkuar nga rrethet patriotike tė vendit shkoi nė Stamboll pėr ta bindur qeverinė osmane t'u jepte shqiptarėve autonominė. Pas fillimit tė Luftės sė Parė Ballkanike ndėrmori sė bashku me Luigj Gurakuqin njė aksion tė ri politik pėr tė shpėtuar atdheun.[3] Zhvillimet e Luftės sė Parė Ballkanike, tė shpallur nė tetor 1912 nga shtetet ortodokse tė "Aleancės ballkanike" qė kishin pėr qėllim copėtimin e tokave shqiptare, pėrshpejtuan aktivitetin diplomatik tė Ismail Qemalit. Kėshtu, mė 3 nėntor 1912 Ismail Qemali i shoqėruar nga Luigj Gurakuqi, arriti nė Bukuresht tė Rumanisė, pėr t“u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar qė vepronte atje. Nė Bukuresht gjetėn njė situatė krejt tė ndryshme nga ajo qė sundonte nė Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte pėrfshirė nga euforia dhe tė gjitha organizatat shqiptare qė vepronin atje, qenė tė vendosura pėr pavarėsinė e Shqipėrisė (shkėputjen e plotė tė saj nga Turqia). U desht fare pak kohė, qė Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte pėrfundimisht e humbur dhe se pavarėsia e plotė nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Pėr mė tepėr, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte kėtė akt si tė kryer tashmė. Patriotėt shqiptarė nė Bukuresht me kohė kishin pėrgatitur flamurin kombėtar, i cili do tė ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe njė bandė (korė) muzikore, qė do tė kėndonte himnin kombėtar.

    Pas disa konsultimesh mė 5 nėntor nė Hotelin "Kontinental" tė Bukureshtit, u mbajt mbledhja e pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptarė dhe tė delegacionit nė krye me Ismail Qemalin qė kishte ardhur nga Stambolli.

    Nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė kėsaj mbledhjeje, qė jetuan deri vonė, thuhet se: mbledhja vendosi njėzėri pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij tė kontaktonte pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Fuqive tė Mėdha dhe tė merrte aprovimin e tyre pėr kėtė vendim.[4] Sejfi Vllamasi nė kujtimet e tij tregon se nė momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la nė dorė Ismail Qemalit njė ēek prej 500 mijė frangash ari, dhuratė e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dy ditė mė vonė (7 nėntor) delegacioni i plotėsuar edhe me katėr pėrfaqėsues tė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, u nis pėr nė Vjenė. Ismail Qemali me delegacionin shqiptarė sapo kishte mbėrritur nė Vjenė, mori njė telegram nga miku i tij i vjetėr, konti Andrasay, ku e ftonte qė tė vijė nė Budapest pėr t“u takuar me njė mik tė tijin. Mė 8-9 nėntor nė Budapest I.Qemali do tė takohet me kontin Hadik ish-nėnsekretar shteti dhe me Ministrin e Jashtėm tė Austro-Hungarisė Kontin von Berthold - detyrėn e pėrkthyesit e kreu njė seminarist i ri, mė vonė Atė David Pepa, i cili para se tė jepte shpirt do t'i rrėfente Atė Zef Pllumit. Nė kėto takime pasi u vu nė pah rreziku i coptimit tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbėshteste Pavarėsinė e Shqipėrisė. Konti Handik e siguroi Ismail Qemalin se qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritė italiane e gjermane pėr kėtė qėllim dhe sė bashku nuk e shihnin me sy tė mirė njė shtrirje tė Malit te Zi dhe Serbisė nė jug tė Ballkanit.[4] Biseda e perifrazuar na vjen nga dėshmia e Atė Zef Pllumit:

    - Flamurin po e ēoj, por nuk kam shtizė...
    - Shtizė do keni bajonetat austro-hungare.
    Gjatė muajit tetor dhe gjysmės sė parė tė nėntorit 1912 ushtria turke nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet, ndėrsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke qė pėrbėnin “aleancėn ballkanike”, pėrmes operacioneve shfarosėse ndaj shqiptarėve, kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare.[5] Me 13 nėntor nis njė telegram nga Viena sa vijon:

    “"Me vaporrin e parė po mbėrrij. E ardhmja e Shqipniės āsht sigurue. Ju porosis qi tyke i u mbėshtetun fatit tė atdheut tė punoni bashkė e si vllezėn, tė merreni me rregullimin e punėvet tė pėrgjithshme edhe tė ruani qetėsiėn. I epni rrethevet lajmen e gzushme. Ju falem tė gjitheve atėnisht,
    Ismail Qemali"”[6]
    Me kėrkesėn e Ismail Qemailit, diplomatėt austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan njė vapor pėr tė zbarkuar nė Durrės. Mė 19 nėntor 1912, Ismail Qemali, pėrpara nisjes pėr nė Durrės, gazetės italiane “Piccolo”, i deklaroi, se: "Shpallja e pavarėsisė ėshtė e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropės faktin e kryer. Do tė krijohet njė qeveri e pėrkohshme dhe ndoshta, unė do tė jem kryetar. Ju siguroj se pėr idenė e pavarėsisė jemi tė gjithė nė njė mendje". Nė mbrėmjen e 19 nėntorit 1912, pėrfundimisht delegacioni shqiptar nė krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak "Graf Wurmbrand von Brünn" nga Trieste niset drejt brigjeve tė Shqipėrisė dhe zbarkoi nė Durrės, ku e priti Dom Nikoll Kaēorri mė 24 nėntor, ora 4[7]. Ndonėse ishte menduar qė ngritja e Flamurit tė bėhet mė 22 nėntor nė qytetin e lashtė tė Durrėsit, me qėllim qė tė shmangnin lėvizjet e mėtejshme nėpėr Shqipėrinė e trazuar nga lufta, situata nė kėtė qytet ishte shumė mė ndryshe nga ē'pritej. Pėr shkak tė gjendjes sė nderė qė mbretėronte nė qytet, po atė ditė Ismail Qemali i lajmėroi telegrafisht tė gjitha qytetet qė delegatėt e tyre t'i nisin pėr nė qytetin e tij tė lindjes nė Vlorė. Ato ditė, meqė forcat serbe pėrparonin shpejtė drejt Shqipėrisė sė Mesme, rrethet patriotike tė Elbasanit (mė 25 nėntor), tė Tiranės e Durrėsit (mė 26 nėntor), tė Kavajės, tė Peqinit dhe tė Lushnjės mė 27 nėntor, ngritėn flamurin kombėtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit tė Vlorės[8]. Delegacioni nė krye me Ismail Qemalin niset mė 25 nga Durrėsi, duke iu shmangur rrugės kryesore sė bashku me delegatėt e Shqipėrisė sė Mesme niset pėr nė Vlorė. Gjatė rrugėtimit tė karvanit tė Ismail Qemalit pėr nė Vlorė, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, qė kontrollonte zonėn midis Lushnjės, Fierit dhe Beratit, si pararojė tė pjesės tjetėr tė armatės sė Vardarit, qė po vinte prapa nė rrėmujė (e shpartalluar), dha urdhėr tė arrestohej Ismail beu me tė gjithė kolonėn e tij; pėr kėtė arsye karvani nuk u fut nė Lushnjė, por e kaloi natėn nė Ēermė, nė ēifligun e Dervish bej Biēakut. Njė natė e kalon nė Fier tek Omer Pasha[7]. Mirėpo gjatė natės komanda e trupave turke nė Berat, nėn trysnin e pėrfaqėsuesve shqiptarė ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhėton me dy karroca[9] dhe pas shumė peripecive, nė pasditen e 27 nėntorit 1912 arrijnė nė Vlorė.

    Shpallja e pavarsisė
    28 nėntor 1913 Me rastin e 1-vjetorit tė pavarsisė
    Situata nė Vlorė ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrėsit. Populli vlonjat me kėtė rast i bėri pritje madhėshtore delegatėve tė ardhur nga disa krahina tė Shqipėrisė. Ismail Qemali pėr kėto momente nė kujtimet e tij do tė shkruaj: ”Njė zjarr i shenjtė patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”[8]. Delegatėt e ardhur nga shumė vise tė Shqipėrisė..., u vendosėn nė shtėpinė e Xhemil bej Vlorės (nė selamllek - oda e burrave), kushėri i Ismail Qemalit. Meqenėse anijet luftarake greke i qenė afruar portit tė Vlorės dhe me tė drejt i druhej ndonjė sulmi tė forcave greke, por edhe pėr shkak tė pėrparimit tė pandaluar tė ushtrisė serbe nė verilindje tė vendit, pa arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė vendosėn tė nesėrmen tė mblidhnin Kuvendin Kombėtar, pėr ta shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombėtar[10] qė shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912, ndėr to Isa Boletini, Mehmet Pashė Deralla (njė ditė mė vonė). U caktua kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme. Nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme tė qeverisė kombėtare u tregua i prirur pėr kompromise me ēifligarėt, pėr tė pėrfituar nga ndikimi qė gėzonin kėta nė shtresat e pasura e tė mesme, por edhe i vendosur pėr demokratizimin e jetės sė vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonėse nė kushte shumė tė vėshtira tė brendshme e tė jashtme, mori njė varg masash nė fushėn e ekonomisė, tė ndėrtimit shtetėror dhe tė kulturės kombėtare qė hapnin rrugėn e zhvillimit demokratik tė atdheut. Mbrojti pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe pranė kancelarive tė Fuqive tė Mėdha tė drejtat e ligjshme tė popullit shqiptar, tėrėsinė territoriale tė vendit. Me politikėn e tij ngjalli kundėrshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti pėrplasje edhe nga bejlerė brėnda familjes sė tij.

    Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkėjetonin me qeverinė e Vlorės edhe pas 28 nėntorit 1912, ku dhe batalionet e Vardarit tė mundura nga trupat serbo-bullgare ishin shtrehuar nė fshatrat e Myzeqesė kishin shprehur gadishmėrinė pėr mbrojtjen e territorit tė shteti shqiptar nė qoftė se do tė cėnohej. Ishte kjo ushtri qė i dha “qeverisė sė Vlorės”, njė copė territor, Llogara-Mifol. Nė morinė e pretendetėve pėr fronin e Shqipėrisė renditeshin fisnikė tė ndryshėm, e njė ndėr kėto ishte Izet Pasha, njė ushtarak me origjinė shqiptare i `lėvizur` nga Turqit e Rinj. Me prirjet e dėshpėruara qė tė shpėtonin territoret e Perandorisė nė Ballkan, dėrguan nė mision majorin nė karrierė Beqir Grebenenė me mbi 400 trupa nė vaporėt e linjės austriake Lloyd qė shkonte deri nė Trieste. majori zbarkon m'anė tė njė varke nė Vlorė me pak oficerė pėr t'iu parashtruar planin qeverisė sė pėrkohshme[9]. Misioni i majorit xhonturk me origjinė shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrė nė kontakt edhe me Ismail Qemalin dėshtoi (pasi dhe u arrestua nga gjendarmėria e qeverisė sė Vlorės me tė zbarkuar nė breg pėr tė shprehur qėllimet[9]), pasi konsulli i Serbisė i paditi kėta tė fundit nė fillim tė janarit tek KNK-ja. Ky ishte dhe shkaku kryesor qė Ismail Qemali u detyrua tė japė dorėheqjen dhe mė pas tė largohej nga Shqipėria.[11] Pushtetin ia "dorėzoi" Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Pas kėsaj u largua nga Shqipėria pėr nė Nicė tė Francės, pėr t`u kthyer disa muaj mė pas e pėr t'u larguar sėrish nė Itali. Vdes nė rrethana tė dyshimta nė Peruxhia tė Italisė mė 24 janar 1919.

    Vitet e fundit tė jetės

    Vlorė, Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepėr e skultorit Odhise Paskali
    Vitet e fundit tė jetės i kaloi nė mėrgim duke punuar gjithnjė pėr tė mirėn e atdheut dhe duke bashkėpunuar me kolonitė shqiptare. Mė 1917, Partia Kombėtare Politike e shqiptarėve tė Amerikės, e caktoi delegat tė saj pėr nė Konferencėn e Paqes nė Paris 1919-1920. Pak kohė para vdekjes, i bindur se historia do t'i ipte tė drejtė largpamėsisė sė tij ndaj kėrkesave legjitime tė popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja nė Ballkan nuk do tė mund tė rivendoset duke sakrifikuar tė drejtat e kombeve tė tjera nė interes tė synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqipėrisė nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Ēamėria, nuk mund tė shtrohet qetėsia nė Sinisinė e Ballkanit».


    Busti i Ismail Qemalit
    Ceremoni e Varrimit dhe rivarrimit[redakto | redakto tekstin burimor]
    Ismail Qemali vdiq nė Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria Italiane pėr tė arritur njė bashkėpunim mbi tė ardhmen e Shqipėrisė. I shoqėruar nga tre djem tė tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme italiane, mė 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dėrgua me tren nė Brindizi nga ku, nė bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqėrua nė Vlorė. Mė 12 shkurt, nėn njė ceremoni madhėshtore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbėshtjellė me Flamurin Kombėtar, u shoqėrua nė Kaninė, ku u varros nė oborrin e Teqesė, nė varrezat e familjes Vlora. «...Nėse masim madhėshtinė e njė personaliteti politik me dashurinė e popullit tė thjeshtė,- shkruante nė ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora,- duhet tė pohojmė se asnjė nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorės. Nė ceremoninė e pėrmotshme... as fshatar as qytetar nuk qėndroi nė shtėpi. Tėrė faqet e maleve dhe brigjeve, qė qėndronin gjatė udhėtimit, ishin mbushur me njerėz. Ishte njė apotezė madhėshtore e tė gjithė popullit, pa dallim, dhe njė kurorė qė Ai e fitoi me punėn e tij tė madhe nė shėrbim tė vendit tė tij, derisa dha frymėn e fundit...”[12].

    Nė atė kohė Vlora ndodhej nėn pushtimin italian. Komanda italiane, qė ia kishte frikėn rebelimit, urdhėroi qė nė ceremoni tė mos pėrdorej asnjė flamur shqiptar. Kjo ishte poshtėruese pėr ndjenjat e njė populli patriot. Kėshilli bashkiak i Vlorės kėmbėnguli nė pėrdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirė ultimatumin atdhetar dhe lejoi qė gjatė ceremonisė arkivoli tė mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u bė. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjėn e zezė. Kėtė flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesė nė mars 1913, kur ai bėri njė vizitė nė Vlorė. Nė ato ditė flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Ethem Bej Vlora. Ceremonia e varrimit u bė me 12 shkurt 1919. Ishte e mėrkurė. U mbajtėn dy fjalime mbresėlėnėse nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua hymni mbretėror italian. Pastaj kortezhi i gjatė u nis pėr nė Kaninė. Ishte ora dhjetė. Karroca ku ndodhej arkivoli tėrhiqej nga gjashtė kuaj. Anash ecnin me ngadalė dy rreshta ushtarėsh. Banda ushtarake ekzekutonte melodinė e pėrmortshme Jone tė kompozitorit italian Petrella. Kortezhi prihej nga dymbėdhjetė kurora qė mbaheshin nga Djelmoshat e Vlorės, tė shoqėrisė me po kėtė emėr. Kurorat ishin gjithė lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorės, nga shkollat, nga shoqėria Djelmoshat e Vlorės dhe nga gazeta Kuvendi. Mbas kėtyre vinte Shoqėria djaloshare. Pastaj ecte banda ushtarake qė luante Marshin funebėr. Mbas bandės ushtarake ishin ushtarėt e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierėve italianė. Mbas kėtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjėn e zezė, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarėsh. Mbas karrocės ecte grupi i hoxhallarėve dhe mbas tyre tė tre djemtė e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundėradmirali Lrubetti, autoritete ushtarake dhe civile tė krahinės, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarėt, nxėnėsit e shkollave dhe nė fund ushtarėt e kavalerisė. Pėrpara varrimit flamurin e morėn djemtė e Ismail Qemalit, tė cilin flamur e pėrdorėn pėrsėri nė rivarrimin e tij nė Sheshin e Flamurit me 28 nėntor 1932. Mbas kėsaj Ethem Bej Vlora e dhuroi flamurin pėr Muzeun Kombėtar.

    Mė 28 nėntor 1932, me rastin e 20-vjetorit tė Pavarėsisė, me kėrkesėn e popullit tė Vlorės dhe me vendim tė Qeverisė Mbretėrore, trupi i tij u zhvendos nė Vlorė, nė lulishten e qytetit, nė njė varr monumental, vepėr e skulptorit Odhise Paskali, aty ku mė parė ishte shtėpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė. Sot, pėrbri varrit tė tij, ngrihet njė monument madhėshtor, qė simbolizon atė ditė nėntori, qė do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi tė madh: “Sheshi i Flamurit”.

    Pasardhėsit e Ismail Qemalit
    Mė 1864, siē shkruan edhe veė, Ismail Qemali u martua me njė grua nga Konica, e cila vdiq nė vitin e parė tė martesės, sė bashku me vajzėn (ndoshta gjatė lindjes). Mė 1867, duke qenė me punė nė Rusēuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, njė fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit tė Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). Duke qenė se familja e vajzės, kryesisht e njerka, pėr shkak tė ndryshimit tė fesė, nuk ishte dakord qė tė martoheshin, Ismail Qemali, me njerėzit e tij tė besuar, e rrėmbeu gruan e tij tė ardhėshme dhe, po tė njėjtėn ditė, nė prani tė dėshmitarėve nėnshkroi «kontratėn e martesės» sipas tė cilės, nga pikpamja islamike, hiqej ēdo mundėsi tjetėr pėr njė martesė tė dytė. «Martesa ime,- shkruan Ismail Qemali,- me gjithė zhurmėn qė kishte shkaktuar, mė dha shumė prova simpatie nga ana e miqve tė mi». Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinė, siē do shprehej edhe vetė, tė kishte 10 fėmijė[13]: gjashtė djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et'hem bej Vlora (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953), Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe katėr vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), njė vajzė vdiq pak pas lindjes.[14]Wikipendia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura     

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Dr. Anton Ashta
    Ėshtė folur shumė pėr malarjen, pėr sėmundjen e tmerrshme tė shekullit tė njėzetė, e cila shkaktoi vdekjen e mijėra njerėzve. Ėshtė folur shumė gjithashtu pėr arsyet dhe shkaktarėt qė e stimuluan kėtė sėmundje nė Shqipėri. Megjithatė, duhet thėnė se ėshtė folur tepėr pak pėr Anton Ashtėn, i cili qysh prej vitit 1966 ėshtė cilėsuar si mjeku qė udhėhoqi fushatėn kundėr malarjes, tė cilėn e kurorėzoi me sukses pikėrisht nė vitin 1966. Anton Ashta ėshtė njėkohėsisht edhe mjeku i parė dhe i vetėm qė ėshtė shpallur "Hero i Punės Socialiste" dhe ai i ka merituar tė gjitha titujt qė akordoheshin nė atė kohė. Duhet thėnė qė nė fillim, se Anton Ashta ishte njė gjeni i fushės sė mjekėsisė dhe ai qysh nė vitin 1932 botoi librin e tij tė titulluar "Malarja". Nė kėtė libėr, ndėr tė tjera shkruante: "Malarja ėshtė njė sėmundje qė kishte gjetė nė vendin tonė ambjentin tipik me u zhvillue e me u zgjerue tue marrė deri ngjyrė kroniciteti tė vėrtetė". Dhe, ndoshta pėr shkak tė njohjeve tė tij individuale me shkaqet e pasojat e kėsaj sėmundjeje vdekjeprurėse, Anton Ashta pėrveē studimeve shkollore, bėri mjaft kurse individuale pėr shmangjen e rrezikshmėrisė sė malarjes.


    Anton Ashta lindi nė Shkodėr mė 30 mars 1895. Nė vitin 1921 u diplomua pėr mjekėsi, nė Universitetin e Romės. Nė vitin 1922 kreu njė kurs suplementar pėr dermosifilopatinė. Duke folur me detaje pėr jetėn e tij, duhet tė themi se Antoni gjatė kohės sė studimeve ishte pjesėtar i Shoqatės sė Studentėve dhe madje nė vitin 1921 u bė kryetar i kėsaj shoqate. Nė kėtė shoqatė atėherė bėnin pjesė edhe Avni Rustemi, I. Tartari, L. Benusi. Gjatė atyre viteve, njeriu qė kishte mbaruar me nota tė shkėlqyera pati shumė oferta pėr tė qėndruar si mjek nė Romė, ose pėr tė shkuar nė vende tė tjera. E gjithė bota mund t'i ofronte atij njė pagė tė pranueshme, kundrejt kontributit tė vlefshėm qė do tė jepte. Veēse Antoni dėshironte tė kthehej nė Shqipėri, pėr tė vizituar e shėruar bashkėpatriotėt e tij. Sipas bashkėkohėsve tė tij, qė nė moshė tepėr tė re Antonin e tėrhiqnin sėmundjet shoqėrore me shkaqe tė pėrgjithshme, siē ishin sifilizi dhe sidomos malarja. Pėr kėtė arsye, nė numrin e parė tė revistės "Shpresa e Atdheut", nė vitin 1922 Antoni shkroi artikullin e titulluar "Duhet tė shkatėrohet malarja". Nė kėtė shkrim prej tre faqesh, mjeku i porsadiplomuar flet me hollėsi pėr shenjat dhe shkaqet e shfaqjes sė malarjes, si edhe pėr mėnyrėn e organizimit tė luftės, qė tė shkatėrrohej kjo sėmundje vdekjeprurėse: "Do ta rrėzojmė kėtė sėmundje dhe kėtė armik, pa kursyer asnjė sakrificė e do ta bajmė qė i huej mos tė vijė nė vendin tonė tuj u dridhė prej friket se do tė gjejė fytyra tė zbehta e tė vdekun". Duhet kuptuar saktėsisht se epoka e zymtė, ku jetoi dhe punoi princi i madh i mjekėsisė shqiptare, ishte epoka e kulminacionit tė mushkonjės "Anofel", e cila hapte mijėra varre nė vit. Qė atėherė, nė moshėn e rinisė sė hershme dhe tė iluzioneve, Anton Ashta deklaronte nė shtypin e kohės: "Lypset qė Shqipnia tė bahet lulishte e bukur, me popull tė shėndoshė e tė fuqishėm". Megjithatė, asi i mjekėsisė shqiptare e dinte fare mirė se sfida ishte njė guxim i tepruar, pėrballė kushteve inekzistente pėr tė luftuar epideminė e varfėrisė dhe tė injorancės. Dhe pavarėsisht nga kjo, kur u kthye nė atdhe u emėrua mjek nė Lezhė, pastaj ne vitin 1923, u tranferua nė Shkodėr dhe bėri betimmin para vetvetes "se malarjen do ta zhdukte njė ditė". Megjithatė nė vitin 1928, Anton Ashta kreu pėrsėri njė kurs njėvjeēar nė Romė pėr luftėn kundėr malarjes. Pasi e pėrfundoi shkėlqyeshėm kėtė kurs, ai u rikthye nė vendin e tij me ėndrrėn konstante pėr tė zhdukur malarjen. Megjithatė, Lufta e Dytė Botėrore ndėrpreu nė mes ėndėrrimet e mjekut tė shquar. Kėshtu, qė pėr konkretizimin e tyre u desh tė ēlirohej Shqipėria. Dhe, nė vitet e paraēlirimit Antoni njohu e provoi shumė ēaste tė hidhura. Kėto ēaste lidheshin sidomos me prezencėn e tij nė shtėpitė, ku njerėzit vdisnin nga malarja. Kjo ndodhte sidomos nė shtėpitė e fshatarėve tė bregut, ku mundėsia e kontrolleve mjekėsore ishte e vėshtirė dhe e paprogramuar.

    Fushata e plotė kundėr malarjes nė Shqipėri filloi nė vitin 1947. Kėtė fushatė, pa asnjė dyshim, e drejtoi mjeku dhe Heroi i Punės Socialiste, Anton Ashta. Ishte pikėrisht ai qė sanksionoi metodat e luftimit dhe zhdukjes sė malarjes, sipas procedurave bashkėkohore. Veēse nė Shqipėri specifika dhe strategjia e kėsaj lufte duhej bėrė me shumė kujdes dhe mbi baza vullnetarizmi. Atėherė kishte shumė njerėz pesimistė, qė nuk besonin kurrsesi qė lufta kundėr malarjes mund tė fitohej. Megjithatė, Anton Ashta ishte ndėr tė pakėt njerėz qė besonte se brenda 20 vitesh kjo luftė do tė fitohej. Dhe parashikimi i tij doli krejtėsisht i plotė. Duke folur konkretisht pėr situatat e pasēlirimit, duhet shėnuar se Anton Ashta nė vitin 1945 u caktua shef i seksionit antimalarik pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ndonėse ishte 50 vjeē, ai iu pėrvesh punės me pasionin e madh pėr tė mposhtur sfidėn shekullore kundėr malarjes. Kėshtu, pėr luftinin e saj mbi baza tė plota shkencore, ai hartoi njė program tė hollėsishėm. Mė vonė, duke kujtuar kėtė periudhė, Anton Ashta shkruante: "Fushata antimalarike filloi me entuziasėm nė vitin 1947. U pėrdorėn dy aeroplanė pėr spėrkatjen periodikisht tė sipėrfaqeve kėnetore me insekticidin DDT. Nė tri vitet e para (deri nė 49) efekti i insekticideve ka qenė jashtėzakonisht i mirė. Ndėrsa nga viti 1950 u bė denoncimi i detyrueshėm i tė sėmurėve nga malarja dhe mjekimi e profilaksia e tė gjithė tė sėmurėve me malarje, i cili bėhej falas". Megjithatė, gjatė dhjetėvjeēarit tė parė (47-57) qėllimi kryesor ishte zhdukja e mushkonjės "Anofel", bonifikimi, tharja e kėnetave, apo diognostikimi shtėpi mė shtėpi tė tė sėmurėve. Dhe gjatė viteve 47-57 seksioni antimalarik nė Ministrinė e Shėndetėsisė kishte pėr qėllim kryesor dy objektiva: Mbarėvajtjen e shėndetit tė popullit nga infeksioni malarik dhe zhdukjen e shkaqeve qė e kriijonin kėtė infeksion. Njė drejtim tjetėr ishte edhe procedura ligjore dhe pėrgatitja e personelit mjekėsor. Dhe ngaqė vėnia nė jetė e kėtij programi kėrkonte sakrifica tė panumėrta, Antoni, si kryemjek i luftės kundėr malarjes, punoi pa u lodhur duke shkuar shtėpi mė shtėpi dhe fshat mė fshat. Aq i zakonshėm ishte Anton Ashta nėpėr zonat malarike, saqė mjekėt e asaj kohe e quanin edhe "Mjeku i kėnetave dhe i mushkonjave". Megjithatė, Antoni ishte i ndėrgjegjshėmm se po kryente njė mision me rėndėsi tė madhe epokale dhe pėr kėtė gjė ai thoshte shpesh se do tė gjente mirėnjohjen e brezave tė ardhshėm. Krahas kėsaj pune, ai gjente kohė tė kryesonte edhe procedurat propogandistike, duke pėrgatitur broshura dhe materiale ndihmėse.

    Ai ishte gjithashtu i shqetėsuar pėr punonjėsit qė merreshin me dizifektimin dhe helmet, si edhe me me tė burgosurit e Kėnetės sė Maliqit, qė kontribuonin pėr kėtė detyrė. Sepse Anton Ashta ishte njė njeri human dhe nuk kishte paragjykime politike. Ai i donte njerėzit dhe kėrkonte me ēdo kusht qė t'i shėronte tė sėmurėt, duke ruajtur tė shėndoshėt. Njė faktor me rėndėsi nė zhdukjen e malarjes ka qenė edhe aksioni pėr tharjen e kėnetave tė Tėrbufit, Roskovecit, Maliqit e shumė tė tjerave. Ndėrsa, duke filluar nga viti 1958 u pėrpunua programi i fazės sė dytė. Kjo fazė nėnkuptonte ērrėnjosjen e malarjes nga vendi ynė. Ky program dhe plani ērrėnjosės i malarjes mbėshtetej nė rezultatet e arritura dhe nė pėrvojėn e fituar. Duhet thėnė se disa prej ndihmėsve tė tij mė tė afėrt kanė marrė disa herė mikrobin e malarjes, duke shėruar tė tjerėt. Megjithatė, askush prej bashkėpunėtorėve tė tij tė afėrt, nuk u dorėzua asnjėherė. Nė sajė tė kėtij programi, u parashikua qė nė vitin 1962 malarja tė zhdukej. Dhe kjo u arrit nė shumicėn e zonave tė Shqipėrisė. Veēse bashkėpunėtori i tij mė i afėrt ka deklaruar se nė vitin 1967 ai dhe doktor Anton Ashta kanė zbuluar rastin e fundit nė njė fshat tė Gramshit. Dhe pas kėtij rasti, aventura e malarjes nė Shqipėri mori fund. Mushkonja e tmerrshme "Anofel" nuk kishte mė histori dhe vendi ynė shpėtoi njėherė e mirė nga masakra vdekjeprurėse. Sidoqoftė, Anton Ashta u cilėsua pėrgjithmonė si njeriu qė udhėhoqi luftėn kundėr malarjes dhe atij i njihet kontributi i veēantė pėr kėtė fitore historike tė mjekėsisė shqiptare. Dhe pėr kėtė kontribut, familja e tij e respektuar nė Tiranė ėshtė krenare. Sė bashku me tė janė krenarė tė gjithė bashkėpunėtorėt qė i qėndruan pranė Heroit tė Punės Socialiste, i cili sfidoi vėshtirėsitė dhe shėnoi njė sukses historik nė kėtė betejė shumėvjeēare. Njerėzit qė e njohėn e vlerėsuan kontributin e Anton Ashtės dhe kėrkuan qė ky kontribut tė evidentohet pėrgjithmonė nė historikun e mjekėsisė shqiptare. Ndėrkohė, duhet thėnė se emri i Antonit ėshtė nė tė gjitha skedarėt e biblotekės mjekėsore, si edhe nė Enciklopedinė e njerėzve mė tė shquar tė vendit tonė. Anton Ashta u nda nga jeta nė vitin 1977 nė Tiranė. Nga Flamur Tartari


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...epUTdFSRqtTGCQ
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. – 10. nėntor 1938)

    [QUOTE=Akuamarini;3829016]
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Ahmed Zogu.

    ARKIVA BRITANIKE, Ballit Kombėtar: Ahmet Zogu, tradhtar
    Shqipėria, njė provincė turke deri nė vitin 1912, u krijua si shtet i pavarur nė fund tė Luftės Ballkanike 1912-1914 edhe pse nė njė gjendje tė copėtuar. Shteti i ri shqiptar ishte sėrish i dėnuar tė copėtohej sipas paktit tė Aleatėve nė Londėr nė vitin 1915 pėr tė kompensuar shtetet fqinjė dhe nė mėnyrė tė veēantė Italinė. Brenda kufijve tė saj tė vitit 1914, vendi ynė u shpėtua fatmirėsisht nga Lėvizja Kombėtare, qė drejtohej kundėr dominimit italian, veēanėrisht nė Vlorė nė vitin 1920. Mė pas, nė sajė tė ndihmės bujare tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėrmes mesazhit tė paharruar tė Presidentit Uillson, dėrguar Konferencės sė Paqes, vendi ynė i shpėtoi njė copėtimi tė mėtejshėm.

    Shqipėria dhe fqinjėt



    Shtetet fqinjė nuk neglizhuan tė pėrdornin kėta elementė pėr tė ēuar pėrpara ambiciet a tyre politike nė Shqipėri. Kėshtu, pavarėsisht pėrpjekjeve tė fuqishme tė patriotėve shqiptarė pėr konsolidimin e shtetit tė pavarur dhe pėrshpejtimin e zhvillimit kombėtar, planet e tyre nuk mundėn tė zbatoheshin pėr shkak tė intrigave tė shteteve fqinjė me tė cilėt u pėrballėn nė ēdo hap. Jo vetėm Italia fashiste e shikonte Shqipėrinė si njė pre tė lehtė gjatė periudhės sė ambicieve perandorake tė Italisė, por edhe qeveritė maniake tė Beogradit, me ėndrrėn e tyre ekstravagante pėr njė hegjemoni jugosllave nė Ballkan, nuk ishin tė kėnaqura vetėm me zotėrimin e tyre tė afro njė milionė shqiptarėve, por e konsideronin pjesėn tjetėr tė vendit, qė ndėrkohė ishte themeluar si shtet i pavarur, si tokėn e premtuar.
    Pėr tė gjitha kėto arsye, nė sajė tė kombinimit tė zgjuar tė intrigave ndėrkombėtare, kreu i reaksionarėve, Ahmet Zogu, i cili kishte shkuar pėr tė gjetur strehim nė Beograd, u vendos si monark absolut i vendit me ndihmėn e fuqisė sė shteteve fqinjė. Institucionet demokratike, nė kuptimin e plotė tė fjalės, u eleminuan dhe pėr 14 vjet me radhė populli ynė jetoi nėn njė regjim terrori. Njė numėr i madh bashkėpatriotėsh mėrguan ose u burgosėn.
    Kėshtu Shqipėria u bė njė trampoline e Italisė fashiste nė Ballkan. Nė saj tė ndihmesės efikase tė Romės, Zogu sundoi vendin dhe shtypi kryengritjet e vazhdueshme gjatė 15 viteve tė mbretėrimit tė tij. Patriotėt shqiptarė nuk kishin asnjė dyshim nė qėllimet imperialiste tė Italisė fashiste qė mbajti nė kėmbė regjimin e Zogut kundėr vullnetit kombėtar. Kjo ėshtė arsyeja pėrse pushtimi i Shqipėrisė sė vogėl nga "aleati ynė" mė 7 prill 1939 nuk ishte diēka e papritur. E kishim pritur kėtė fatkeqėsi pėr shumė kohė dhe kishim bėrė gjithēka ishte e mundur pėr ta parandaluar si pėrmes propagandės pėr jashtė vendit, ashtu edhe nėpėrmjet rebelimeve brenda vendit.

    Shitja nga Zogu

    Ky pretekst ishte shumė qesharak pasi elementėt komunistė nė Shqipėri mund tė numėroheshin me gishta. Kjo goditje e rėndė ndaj pavarėsisė kombėtare u krye nėn hundėn e Lidhjes sė Kombeve dhe tė Britanisė sė Madhe qė mbajti qėndrim indiferent; madje e aprovoi me pretendimin se ėshtė nė interes tė rendit dhe paqes nė Ballkan.

    Qeveria e Beogradit, qė mė shumė se ēdo fqinj tjetėr kishte ndihmuar nė vendosjen e regjimit tė Zogut, politikisht u mashtrua pėr pėrmbushjen e ėndrrės sė saj pėr kthimin e vendit tonė nė njė lloj province jugosllave. Nė vend tė vasalit tė tij, Zogu, pėr shkak edhe tė urrejtjes nga populli dhe sidomos nga rinia intelektuale e vendit, u detyrua nga lėvizja e parė kombėtare kundėr tij qė tė kėrkonte vendosjen e tij nėn mbrojtjen e Musolinit, tė cilin Zogu e shihte si njė padron mė premtues dhe me tė sigurt se padroni i vjetėr Pashiē.
    Me mijra dokumente jan per trdhtarin Ahmet Zogun!





    Nė 100-vjetorin e tradhtarėve tė atdheut

    FJALA E MBAJTUR NGA MIHAL GRAMENO, MĖ 9 SHTATOR 1913 DHE BOTUAR NĖ FORMĖN E NJĖ LETRE TĖ HAPUR PAS DISA DITĖSH NĖ GAZETĖN “PERLINDJA E SHQIPĖNIĖS”


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...tvsNY_erksrlUQ




    Mihal Grameno u "be zogist" mbas 1924,u be nje nga mbeshtetesit kryesore te Zogut.

    Xhaxha Mihali,siē e quante Ahmet Zogu,vepren e tije "Kryengritja shqiptare" ja dedikoi ate kohe presidentit Ahmet Zogu.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. – 10. nėntor 1938)

    [QUOTE=SERAFIM DILO;3829041]
    Citim Postuar mė parė nga Akuamarini Lexo Postimin


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...f8z-OoyySCeIpg




    Xhaxha Mihali,siē e quante Ahmet Zogu,vepren e tije "Kryengritja shqiptare" ja dedikoi ate kohe presidentit Ahmet Zogu.
    Pushtimi italian i Shqipėrisė, - nė vitin 1939.

    Mbreti shqiptar Zogu I ikur ditėn e parė tė pushtimit tė vendit, duke vjedhur rezervat e arit.

    Ushtria italiane pushtoi Shqipėrinė mė 7 prill, 1939.
    Udhėheqėsi i politikės italiane ishte nė atė kohė, Benito Musolinit, me titullin e Kreut tė Qeverisė, duēes sė Fashizmit dhe themeluesi i Perandorisė (ital. Capo del Governo, Duce pjesė Fascismo e Fondatore dell'Impero).

    Italianėt pushtuan njėkohshėm Shqipėrine nė shumicėn e portave shqiptare.
    Aksioni u ndoq nga rreth 100.000 ushtarė italianė dhe 600 avionė.
    Ushtria shqiptare ka qenė shumė mė e dobėt dhe shpejt u nėnshtrua.
    Mbreti shqiptar Zogu I ikur ditėn e parė tė pushtimit tė vendit, duke vjedhur rezervat e arit te shtetit shqiptar.
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...f8z-OoyySCeIpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 05-05-2017 mė 17:10

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. – 10. nėntor 1938)

    [QUOTE=Akuamarini;3829044]
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Pushtimi italian i Shqipėrisė, - nė vitin 1939.

    Mbreti shqiptar Zogu I ikur ditėn e parė tė pushtimit tė vendit, duke vjedhur rezervat e arit.

    Ushtria italiane pushtoi Shqipėrinė mė 7 prill, 1939.
    Udhėheqėsi i politikės italiane ishte nė atė kohė, Benito Musolinit, me titullin e Kreut tė Qeverisė, duēes sė Fashizmit dhe themeluesi i Perandorisė (ital. Capo del Governo, Duce pjesė Fascismo e Fondatore dell'Impero).

    Italianėt pushtuan njėkohshėm Shqipėrine nė shumicėn e portave shqiptare.
    Aksioni u ndoq nga rreth 100.000 ushtarė italianė dhe 600 avionė.
    Ushtria shqiptare ka qenė shumė mė e dobėt dhe shpejt u nėnshtrua.
    Mbreti shqiptar Zogu I ikur ditėn e parė tė pushtimit tė vendit, duke vjedhur rezervat e arit te shtetit shqiptar.
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...f8z-OoyySCeIpg


    Mbasi tham dy fjale per Mihal Gramenon mundet te themi edhe dy fjale per rezervat e arit te shtetit shqiptar : Rezervat e arit te shtetit shqiptar ndodheshin ne Rome nuk kan qene asnjehere ne Shqiperi.

  10. #110
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. – 10. nėntor 1938)

    Konica ne bisede me Nolin i thote me ironi: ne bejme llogje, maloku beri shtet.Si Noli si Konica ia kane pranuar meritat Zogut. Noli e Konica me idete e tyre mund te kishin bere kariere ne Europe,por ne ate Shqiperi mbushur me banda,me percarje,me gjakmarje,me intriga,me injorance duhej nje njeri si Zogu. Vetem nje gje nuk ja fal Zogut qe nuk e vari ate pederastin e Gjirokatres se mori ne qafe nje popull te tere. Pas rikthimit ne pushtet Zogu beri nje amnisti per kundershtaret te cilet 6 muaj me pare e paten rrezuar. Eqrem bej Vlora qe ishte konservator i revoltuar e i habitur i drejtohet Zogut; Shkelqesi perse i lironi ata qe ju rrezuan e deshen tju vrisnin. Zogu qeshi, e kapi per supi dhe i pergjigjet. Eqrem bej, Shqiperia eshte shume e vogel, shqiptare jane edhe ata. Ka me mijra deshmi se kush ishte Zogu i vertete me te mirat dhe te keqijat e tij,por nuk mund te pranohet versioni i shpifur i krimineleve te Mehmet Shehut dhe eunukeve te Enver Pinderit

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Tradhtari Ahmet Zogu u bė mbret me urdhrin e tij, dhe ia mbathi me

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...jzPGN9oMxv1R7Q

    Zemra Shqiptare - Pirro Prifti: Nderohet tradhtari Ahmet Zogu
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...01huNm8K1_VhtA

    Pėr tradhtarėt nuk duhet tė ketė pajtim dhe falje- nga Arben LLALLA
    Pėr tradhtarėt nuk duhet tė ketė pajtim dhe falje!
    url
    Nga Arben LLALLA
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...Lhup85HbgvKaEg
    Kur tradhtari Esat Pasha u dorėzoi Shkodrėn serbėve dhe malazezėve (Foto)
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...Ne7sEeaRX73WPA
    Kur Beogradi dhe Shkupi na i pėrzgjedhin tradhtarėt e patriotėt ...

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...-Z_ku5djSxPLjg

    Ahmet zogu esht i mir per greko filat, serbo filat per Haxhi filat...........

    Heronjtė e Kombit, tradhtarėt e Shqipėrisė dhe pinjollėt e tyre ..

    Blendi Toptani (e ka ndryshuar mbiemrin nė Fevziu, qė tė humbė gjurmėt) ėshtė nipi i tradhtarit me damkė, Esat Pashė Toptanit, pra dhe nip i Zogoll horrit ( nėna e Zogut, Sadije Toptani, ishte motra e Esat Pashė Toptanin). Blendi Toptani ėshtė gazetari kanakar i gjithė kryeministrave tė kėtyre 25 vjetėve dhe pėr kėtė, mė i paguari nė Shqipėri.

    E vėrteta e lidhjeve mes Toptanit dhe Ahmet Zogut


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...VwYygiUHllH0WQ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 06-05-2017 mė 02:00

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Akuamarini Lexo Postimin
    Tradhtari Ahmet Zogu u bė mbret me urdhrin e tij, dhe ia mbathi me

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...jzPGN9oMxv1R7Q

    Zemra Shqiptare - Pirro Prifti: Nderohet tradhtari Ahmet Zogu
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...01huNm8K1_VhtA

    Pėr tradhtarėt nuk duhet tė ketė pajtim dhe falje- nga Arben LLALLA
    Pėr tradhtarėt nuk duhet tė ketė pajtim dhe falje!
    url
    Nga Arben LLALLA
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...Lhup85HbgvKaEg
    Kur tradhtari Esat Pasha u dorėzoi Shkodrėn serbėve dhe malazezėve (Foto)
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...Ne7sEeaRX73WPA
    Kur Beogradi dhe Shkupi na i pėrzgjedhin tradhtarėt e patriotėt ...

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...-Z_ku5djSxPLjg

    Ahmet zogu esht i mir per greko filat, serbo filat per Haxhi filat...........

    Heronjtė e Kombit, tradhtarėt e Shqipėrisė dhe pinjollėt e tyre ..

    Blendi Toptani (e ka ndryshuar mbiemrin nė Fevziu, qė tė humbė gjurmėt) ėshtė nipi i tradhtarit me damkė, Esat Pashė Toptanit, pra dhe nip i Zogoll horrit ( nėna e Zogut, Sadije Toptani, ishte motra e Esat Pashė Toptanin). Blendi Toptani ėshtė gazetari kanakar i gjithė kryeministrave tė kėtyre 25 vjetėve dhe pėr kėtė, mė i paguari nė Shqipėri.

    E vėrteta e lidhjeve mes Toptanit dhe Ahmet Zogut


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...VwYygiUHllH0WQ
    Ahmet Zogu,"more djale" eshte e vertete qe ishte tradhetar,por ne historine e Shqiperise eshte i vetmi tradhetar qe ka qene dhe shtetar.

    Si perpara tije dhe mbas tije asnje tjeter nuk ka arritur te bej shtet. Siē ta tha dhe Murik njerezit e zgjuar si Konica dhe Noli e kuptuan,per te tjeret qe nuk e kan kuptuar eshte nje fatkeqsi qe akoma po e vuajm.


    Nuk e kuptoj se ēfar hyn Blendi Fejziu,megjithate nga Toptanet ka dale dhe Murat Toptani...

    Po nejse,nga te gjitha qe ke shkruar,hiq Esat Pashen qe nuk mund ti mohoet tradhetia,te tjerat jane budalliqe.

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Unė Ēatin Saraēi, tė akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar tė atdheut tėnd, si vrasės e hajdut …
    Ēatin Saraēi

    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut tė ngushtw tė Zogut, Catin Saraēi, pėr vite tė tera ishte pranė tij. E pėrshkruan si njeri brenda tė cilit triumfoi pėrfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, pėrfitimet e frikshme nė ryshfete tė padėgjuara dhe shitja e njė vendi, nė rrėfimin e rralle tė Saraēit:

    Ahmet Zogu, i kurorėzuar me vone mbret i Shqipėrisė me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipėria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve nė asnjė vis tė perandorisė. Ndėrkohė qė tė krishterėt shqiptare regjistroheshin nė librin e kishės, krahina e Zogut nuk e njihte kėtė lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc nė fenė muhamedane nė vitin 1851. Kur mbushi tete vjeē, Zogu u dėrgua nė Kostandinopoje ku kreu shkollėn fillore dhe mėsoi turqisht nė mejtep. Gjate gjithė jetės se tij, Zogu ka kryer vetėm kėto tri klase shkolle: Nga Shqipėria kishte marre me vete njė tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bėmat dhe krimet e tė cilit nuk lėnė pa prekur as njerėzit e familjes (dihet se cyti vrasėsit e tė vėllait). Saraēi saktėson se ngaqė nuk e mėsoi kurrė gramatikėn e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrė njeriu asnjė letėr me dorėn e vet, por i ka diktuar ato.

    Nė vitin 1917, kur ndodhej nė Vjene me studime pas njė burse tė qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atėherė Austria ndihmonte nė arsimim njė grusht shqiptaresh tė spikatur, pasi kishte plane pėr kėtė vend tė vogėl. Ndėrsa mbi dy tė tretat e Shqipėrisė ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen nė Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanė pėrshtypje tė thelle fjalėt patriotike qė dilnin nga goja e njė muhamedani shqiptar”, thotė pėr Zogun Saraēi. Takimi i dyte tre vjet me vone nė Tirane, e bindi Saraēin se njė njeri me entuziazėm tė tille i duhej Shqipėrisė, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipėrinė me kėtė pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerėt, ndėrsa Zogu ishte nė opozite, i pėrkrahur nga rinia.

    “Ai ishte tipi ideal pėr udhėheqje, po tė kemi parasysh se asnjė katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar njė konflikt serioz fetar”. Saraēi vuri re se si kryeministėr, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane nė parqe, u dha mundėsinė grave myslimane tė merrnin iniciativėn nė duar, ndaloi me ligj poligaminė, fete nuk duhej tė pėrziheshin nė punėt e shtetit. “Atėherė vendosa tė predikoj pėr tė nė zonėn e Shkodrės, ku Zogu njihej shume pak”, thotė Saraēi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet pėr Shqipėrinė e vogėl. Por kėtu mbarojnė pėrshtypjet e tij tė mira pėr Ahmetin, i cili tė vetmen histori qė kishte mėsuar edhe nė detajet mė tė hollėsishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

    Ja si e pėrshkruan Catin Saraēi situatėn e nxehte tė viteve 1922-1924, e papėrsėritshme nė historinė shqiptare qofte dhe pėr faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Ēifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke tė punueshme nė Shqipėrinė e jugut pa llogaritur sipėrfaqet e shitura, ai kishte gjithmonė njerėz tė gatshėm pėr ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj nė 1923-shin fejohet me vajzėn e Verlacit. Pas kėsaj, ky i fundit i jep gjithė votat e pėrkrahėsve nė parlament dhe stabilizon situatėn e dobėt financiare tė dhėndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraēi flet gjithmonė me monedhėn britanike). Njė vit me vonė, Zogu kryeministėr plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur pėr disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndėrkaq, thurr planin me ndihmėn e pėrhershme tė Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kėtė do tė ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje nė konflikt me tė holla e njerėz, por Shefqet beu qė nuhat rrezikshmėrinė e situatės, rreket pėr kompromis me kryengritėsit nga frika e humbjes se pasurisė. “Atėherė ne morėm rrugėt dhe u larguam, ndėrsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator nė Tirane, e la mėnjanė Vėrlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijė paundet e dhėna nga ish vjehrri pas fejesės”.

    Sa pėr pėrgatitjet e rikthimit, pėrveē faktit tė njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me tė holla (250 mije paunde) e njerėz, duke i falur nė kėmbim Jugosllavisė kullotat e pasura tė Vermoshit dhe Shėn Naumin, Saraēi nėnvizon se ajka e ushtrisė se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qė u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte nė luftimet frontale dhe nė armėt automatike. Kėta udhėhiqnin rreth 5 mije shqiptare tė Kosovės, tė cilėt marshuan drejt njė kundėrshtari po aq tė forte, por tė pajisur keq. Dinakėria e Zogut inicioi edhe njė lėvizje mashtruese pėr qeverinė e Fan Nolit. Ai bashke me shpurėn e vet, bene njė udhėtim ēoroditės nga Beogradi nė Vjene e nė Prage, pėr tė dhėne idenė e ikjes. Nė Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila pėr ca kohe me pas, jetoi si mantenute nė Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe tė vogla dhe u largua me dy kamionė plot baule tė reja dhe njė dore tė mirė parash.

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...GCCFXhataWHPng

    Edhe Leka I qe ne Beograd te Millosheviqi, Rugova tha : ka vdeke ajo kohe e dime si erdhi ne pushtet Ahmet Zogu!

    Sot kemi plote te till Sali "protpapa" qe i hengri bagtin e shkatroi shqiperin, Ramon e lulzoi shqiperin me bime helmues, Isan, hashen" e plote te tjer qe veq per veti mendoin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 06-05-2017 mė 09:09

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Abdyl Frashėri

    Abdyl Frashėri lindi nė vitin 1839 nė fshatin Frashėr tė Pėrmetit, nė Shqipėri e vdiq mė 23 tetor tė vitit 1892 nė Stamboll tė Turqisė. Ishte patriot dhe demokrat i shquar, njė nga ideologėt pėrparimtarė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare e njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Hero i Popullit.

    Lindi nė Frashėr (Pėrmet) nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar; vėllai i madh i Naim Frashėrit dhe Sami Frashėrit, fis Dakollarėsh nga Dera e madhe Frashėri. Abdyl Frashėri e kaloi pjesėn e parė tė jetės nė fshatin e lindjes deri nė moshėn 18-vjeēare kur u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet politik qysh mė 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar tė Janinės qė u formua po atė vit, hartoi projektin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė me anėn e kryengritjes ēlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenė e shtetit shqiptar do ta pėrkrahnin rivalėt e Perandorisė Ruse, tė cilėt nuk e dėshironin supremacinė e saj nė Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet qė zhvilloi me pėrfaqėsuesit e Greqisė nė korrik dhe nė dhjetor 1877, pėr njė aleancė politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundėr Perandorisė Osmane dėshtuan gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idenė e njė Shqipėrie tė Pavarur nė kufijtė e saj etnikė.

    Nė fund tė vitit 1877, Abdyl Frashėri (atėherė deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll (Komiteti i Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha njė kontribut tė rėndėsishėm nė pėrpunimin e platformės politike qė adoptoi lėvizja kombėtare pas fitores ruse mbi Perandorinė Osmane dhe sidomos pas nėnshkrimit tė Traktatif tė Shėn Stefanit. Sipas tezės sė Abdyl Frashėri nė kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste tė Rusisė cariste, nga interesat e fuqive perėndimore pėr ta mbajtur mė kėmbė Perandorinė Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinjė pėr ta copėtuar Shqipėrinė, zgjidhja mė e pėrshtatshme (njė zgjidhje kjo e pėrkohshme) ishte krijimi i njė shteti autonom shqiptar nėn suzerenitetin e sulltanit ose, tė paktėn, krijimi i njė vilajeti tė bashkuar shqiptar nė kuadrin e Perandorisė Osmane, i cili, po tė realizohej, do tė sanksiononte kufijtė etnikė tė Shqipėrisė dhe tė drejtat kulturore tė shqiptarėve.

    Si njė nga autorėt kryesorė tė platformės politike tė Komitetit Qendror tė Stambollit, tė cilėn Abdyl Frashėri e parashtroi publikisht edhe me anėn e artikujve qė botoi nė disa organe tė shtypit evropian gjatė pranverės sė vitit 1878, ai mori pjesė aktivisht nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas themelimit tė Lidhjes, e cila e adoptoi kėtė platformė, Abdyl Frashėri. u shqua si udhėheqės, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinė e tij kryesore e zhvilloi sidomos nė viset e vilajetit tė Janinės dhe tė Kosovės. Nuk e shkėputi asnjėherė luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut nga lufta pėr autonominė e Shqipėrisė. Mori pjesė pothuajse nė tė gjitha kuvendet kryesore qė u organizuan nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndėrkrahinore tė saj. Kudo udhėhoqi krahun autonomist tė lėvizjes. Nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit tė punėve tė jashtme tė saj. Ai pėrfaqėsoi Toskėrinė nė Kuvendin e Parė tė Dibrės (1 nėntor 1878), ku u miratua rezoluta me tė cilėn kėrkohej zyrtarisht nga Porta e Lartė krijimi i vilajetit tė bashkuar autonom tė Shqipėrisė. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit tė Prevezės (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lėshimin e Ēamėrisė nė favor tė Greqisė. Nė pranverėn e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qė vizitoi kryeqytetet e Fuqive tė Mėdha pėr tė mbrojtur nga afėr tėrėsinė territoriale dhe tė drejtat pėr autonomi tė Shqipėrisė. Abdyl Frashėri, ishte promotori i projektit qė miratoi Kuvendi i Dytė i Frashėrit pėr tė formuar qeverinė e pėrkohshme. Ai udhėhoqi gjithashtu Kuvendin Kombėtar tė Gjirokastrės qė u shpreh pėr krijimin e shtetit autonom shqiptar me anėn e lėvizjes sė armatosur.

    Abdyl Frashėri, e mbrojti programin e Gjirokastrės nė Kuvendin e Dytė tė Dibrės ku udhėhoqi si gjithnjė krahun radikal tė lėvizjes. Edhe pse programi i autonomisė nuk u pranua nga pėrfaqėsuesit e rrymės sė moderuar, ai kaloi nė Kosovė dhe aty sė bashku me bashkėluftėtarėt e vet kosovarė, vuri nė jetė vendimet e Gjirokastrės. U bė anėtar i qeverisė sė pėrkohshme qė u formua nė Prizren nė fillim tė vint 1881 dhe dha njė kontribut tė rėndėsishėm né pėrgatitjet politike dhe ushtarake qė u morėn pėr mbrojtjen e autonomisė kundėr ekspeditės ushtarake osmane.

    Pas shtypjes sė Lidhjes, u arrestua dhe u dėnua me vdekje nga gjyqi special osman, por dėnimi u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Megjithatė, pasi qėndroi nė burg 3 vjet dhe nė internim 20 muaj, pėr arsye shėndetėsore u lirua, por me kusht qė tė, hiqte dorė nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sėmurė dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinė patriotike derisa vdiq nė Stamboll mė 23 tetor. Eshtrat e tij u sollėn nė Tiranė mė 1978.


    KANĖ THĖNĖ PĖR ABDYL FRASHĖRIN

    SAMI FRASHĖRI: “Edhe vdekjen, sikurse jetėn, e pati burrėrore. Vdiq duke dhėnė kėshilla tė urta dhe duke thėnė fjalė trimash”

    DERVISH HIMA, atdhetar: “Shpirti i Abdyl Frashėrit vėrtitej nė qiellin e Shqipėrisė pėr t’u kujtuar shqiptarėve detyrėn qė kishin ndaj atdheut”.

    FAIK KONICA: “Mjekra e gjatė, pak e thinjur, balli i lartė dhe i gjerė i jepnin Abdyl Beut njė hije vėrtet madhėshtore …Po sytė? Dy sy tė mėdhenj e tė thellė, qė kishin shkėlqimin e yjeve dhe forcėn e ēelikut dėftenin shumė, gjithė vlagėn, gjithė fuqinė e kėtij burri. I tillė ishte ky tribun i lirisė sė kombit. Abdyl Frashėri ishte trim, e kishte syrin si shigjeta dhe i bėnin tė gjithė tungjatjeta, ishte i matur dhe nuk ia hidhte dot as mbreti dhe as krajli, ishte i pėrmendur pėr penė dhe dije”.

    Shpėrndaje
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 06-05-2017 mė 09:21

  15. #115
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    John Belushi lindi mė 24 janar 1949 nė Chicago, Illinois; vdiq mė 5 mars 1982 nė West Hollywood, ishte aktor dhe kėngėtar nga ShBA me prejardhjen shqiptare.[1] Ponierė i ahengut Saturday Night Fever, shpikėsi i artikujve e shfaqjeve pėrcjellės tė filmave artistikė. John Belushi u rrit nė Wheaton, Illinois. Qė nga koha e kolegjit luajti nė teatėr. Qė atėherė vėrehet talenti i tij si "stand up" humorist.

    Mė 1970 ai luan sė bashku me Dan Aykroyd nė bendin "The Blues Brothers".
    Nė mbarė ShBA-tė bėhet i njohur kur luan nė emisionin televiziv "Saturday Night Live". Ky emision ėshtė njė nga shkallėt e para pėr shumė aktorė pėr tė hyrė nė Hollywood.

    Filmi i parė i John Belushit ėshtė Animal House, kurse suksesi i tij mė i madh ėshtė komedia The Blues Brothers nga regjisori John Landis, ku ai sė bashku me Dan Aykroyd bėhet figurė kulti.

    Nga pėrdorimi i gjatė i drogės ai vdes mė 1982 nė moshėn 33 vjeēare dhe lė pas gruan Judy Jacklin.

    Vėllai i tij James Belushi ėshtė njė aktor dhe kėngėtar i bluzit i suksesshėm.

    Vitet e para[redakto | redakto tekstin burimor]

    Belushi nė shkollėn e mesme, mė 1967
    Belushi lindi nė Chicago, Illinois. Ishte djali i Agnes Belushi (lindur Samaras), shitėse nga brezi i parė i Shqiptaro-Amerikanėve, dhe Adam Belushi (lindur nė 1919), njė emigrant[2] shqiptar punonjės nė njė restorant, i cili braktisi fshatin e tij tė lindjes, Qytezė, nė 1934, nė moshėn gjashtėmbedhjetė vjeēare. Mbiemri i familjes gjatė emigracionit ishte Bellios, ose Belliors. Belushi i vogėl u rrit nė kishėn Orthodokse Shqiptare e mė pas jashtė Ēikagos nė Uiton (Wheaton), ku bėhet pjesė e skuadrės sė futbollit. Aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afėr Ēikagos. Vėllai mė i vogėl, James Belushi, ėshtė edhe ai aktor dhe humorist. John takon gruan e tij tė ardhshme, Judy Jacklin, gjatė vitit tė dytė tė gjimnazit. Ata do tė qėndrojnė bashkė deri nė vdekjen e tij.
    Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]
    Okazioni i parė i suksesit si humorist erdhi nė 1971 kur ai i bashkohet trupės sė humoristėve “The Second City” nė Ēikago, Illinois. Falė karikaturės sė habitshme mbi qėndrimin e ndjerė e tė parregullt nė skenė tė kėngėtarit Joe Cocker, u pranua tek National Lampoon's Lemmings.




    1975-1979
    Belushi fiton famė kombėtare nga roli i tij tek Saturday Night Live. Mes dy sezoneve tė spektaklit, realizon njė nga filmat e tij mė tė famshėm, “Animal House”. Siē kanė vėnė nė pah shumė biografi tė Belushit, gjatė tridhjetėvjetorit tė tij (1979), filmi gjendej nė vend tė parė, albumi i tij gjendjej nė vend tė parė nė ShBA dhe Saturday Night Live ishte shfaqja mė e ndjekur gjatė mbrėmjes.

    I intervistuar mbi kujtimet pėr John Belushin, Dan Aykroyd, tregoi se shpesh John, kur mbaronte provat e SNL, shfaqeve apo filmave, i lodhur siē ishte, paraqitej papritur nė shtėpitė e fqinjėve, tė miqve, apo dhe tė panjohurve, hante ushqimin e tyre dhe ndonjėherė e zinte gjumi, duke mos u paraqitur pėr ditėt e ardhshme nė punė. Kjo ishte shtysa pėr parodinė e skeēit “The thing that wouldn’t leave”, ku Belushi mėrzit njė ēift nė shtėpinė e tyre duke u kėrkuar pėr tė ngrėnė, gazeta dhe revista pėr tė lexuar, dhe duke mbajtur nėn kontrollin e tij televizorin. Aycroyd e quajti atė “I ftuari i Amerikės”.

    Ai braktis Saturday Night Live nė 1979 pėr tė vazhduar karrierėn kinematografike. Belushi do tė realizojė 4 filma gjatė karrierės sė tij, dhe tre prej tyre, “1941”, “Neighbors” dhe mė i famshmi “The Blues Brothers” u realizuan me bashkėpunėtorin dhe mikun e tij, gjithashtu “ish-nxėnės” i SLV, Dan Aykroyd.

    Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]
    Belushi ishte shumė bujar me miqtė dhe tė afėrmit e tij dhe shpesh iu jepte para borxh kur ata ia kėrkonin. Ai pėrdori njė pjesė tė parave pėr t’i blerė tė atit njė fermė afėr San Diegos, dhe ndihmoi disa miq tė ngrinin njė tregti tė tyren nė Ēikago. Ndihmoi gjithashtu vėllain e tij Jim Belush tė gjente njė vend tek “Second City”, ku dhe ai kish luajtur gjatė viteve tė parė tė karrierės sė tij. Ana e tij bujare duket edhe gjatė lojės tek “The Blues Brothers”; ai interpreton shpesh kėngė tė artistėve blues, tė cilėt do tė pėrfitonin kėshtu nga tė drejtat e autorit.

    Vdekja


    Mė 5 Mars 1982, Belushi u gjend i vdekur nė dhomėn e tij nė Bungalow nr.3, Sunset Bulevard nė Los Angeles, California. Shkaku i vdekjes ishte njė injeksion kokaine pėrzier me heroinė. Natėn e vdekjes sė tij, ai priti nė shtėpinė e tij (veēas) miqtė e tij Robin Williams dhe Robert De Niro, secili prej tė cilėve e lanė Belushin nė shoqėrinė e shumė tė tjerėve, mes tė cilėve dhe Cathy Smith. Autopsia vėrtetoi se shkaku i vdekjes ishte i lidhur me drogėn.
    Dy muaj mė vonė, Smith pranoi gjatė njė interviste se ajo ia kish injektuar dozėn Belushit natėn e vdekjes. Pas publikimit tė artikullit “Unė vrava Belushin” ēėshtja u rihap. Smith u ekstradua nga Toronto dhe u arresua me akuzėn per vrasje me paramendim. Mė pas akuza u reduktua nė vrasje tė pavullnetshme dhe ajo u dėnua me 18 muaj burg.

    Nė njė nga paraqitjet e fundit tė tij nė TV, Belushi luan njė rol pėr njė serial humoristik “Police Squad!”. Sipas sugjerimit tė producentit, Robert K. Weiss, Belushi u filmua kokėposhtė nė njė pishinė, i vdekur. John pėr pak nuk vdiq i mbytur gjatė xhirimit tė skenės. Kjo skenė nuk u transmetua kurrė.
    Nderime[redakto | redakto tekstin burimor]
    Belushi dhe miku i tij Dan Aykroyd duhet tė prezantonin shfaqjen pėr dhėnien e Ēmimit Pėr Efekte Pamore (i pari i kėtij lloji), tek Akademia e Ēmimeve (Academy Awards) nė 1982, por John vdiq disa javė para eventit. Megjithėse i pushtuar nga dhimbja e humbjes sė John, Aykroyd e prezantoi shfaqen vetėm duke thėnė “Miku im do tė kishte dashur shumė tė ishte i pranishėm, pėr vėtė faktin se ai vetė ishte njė efekt pamor”.

    Nderime pas vdekjes
    Jeta e John Belushit pėrshkruhet me detaje nė biografinė “Wired: The short life and fas times of John Belushi” nga Bob Woodward nė 1985. Shumė miq e tė afėrm tė Belushit, duke pėrfshirė gruan e tij Judy, Dan Aycroyd dhe Jim Belushi, pranuan tė intervistoheshin pėr librin, por mė pas ndjenė se prodhimi final ishte njė eksploziv dhe jo njė pėrfaqėsim i Xhonit qė ata njihnin. Libri mė pas u pėrshtat pėr njė film, nė tė cilin Belushi interpretohej nga Michael Chiklis. Familja dhe miqtė e Belushit bojkotuan filmin, gjė qė provokoi dhe mossuksesin e tij.

    Belushi u varros nė varrezat e Abel's Hill tek Martha's Vineyard Chilmark, Massachusetts. Mbi varrin e tij shkruhet “Unė mund tė kem ikur, por rokenrolli (Rock and Roll) jeton akoma.” E veja e tij mė vonė u martua sėrish dhe tani quhet Judith Belushi Pisano. Biogragia e saj mbi Xhonin (nė bashkėpunim me Tanner Colby), “Belushi: Njė Biografi” ėshtė njė pėrmbledhje nė vetė tė parė e intervistave dhe fotografive dhe u publikua ne 2005.

    Mė 1 prill 2004, 22 vjet pas vdekjes sė tij, Belushi u nderua me njė yll nė Hollywood Walk of Fame, pas njė presioni 10-vjeēar tė James Belushit dhe Judith Belushi Pisano.


    Nė 2006, Biography Channel, shfaqi episodin “John Belushi” e “Final 24”, njė dokumentar mbi 24 orėt e fundit tė jetės sė tij.
    Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]
    John Belushi
    Ky ėshtė njė version i shqyrtuar i kėsaj faqejeshow/hide details
    John Belushi
    Belushi in Animal House.jpg
    Belushi nė filmin Animal House
    Emri: John Adam Belushi
    Ditėlindja: 24 janar 1949
    Vendlindja: Humboldt Park, Chicago, Illinois, SHBA
    Ditėvdekja: 5 mars 1982
    Vendvdekja: Hollywood, Los Angeles, California, SHBA
    Filma & seriale
    tė shquar: Saturday Night Live
    Bashkėshort(ja): Judy Belushi (1976–82; deri nė vdekje)
    Kombėsia: amerikan
    The Blues Brothers
    Tarzoon: Shame of the Jungle (1975) (Dublim)
    Animal House (1978)
    The Rutles: All You Need Is Cash (1978)
    Goin' South (1978)
    Old Boyfriends (1979)
    1941 (1979)
    The Blues Brothers (1980)
    Continental Divide (1981)
    Neighbors (1981)
    Imitimi i pėrsonaliteteve tė famshme nė SNL.Wikipendia


    -Belushi nė shkollėn e mesme, mė 1967

    -The Blues Brothers
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura     
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 06-05-2017 mė 09:29

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Ja dhe nja dy-tre fakte nga tradhtari Zog se si e shiti Shqiperine tek greket dhe serbet


    Ministrija e Arsimit i jep 5.000 fr.ari Z-it Prof.Dr. Jockl per shtypjen e nje fjalori.- "VULLNETI" Tirane 19 Kallnuer 1930. Viti I,nr.22,fq 1.
    Me kerkesen per ndihme te Prof. Norbert Joklit,u muer vendim qe t'i jepen 5.000 fr.ari per botimin e fjalorit etimologjik te gjuhes shqipe.


    Nje fjalor Gjermanisht -Shqip.- "ZERI I KORCES" Korēe 21 janar 1930,viti i II, nr 4688,fq 2.

    Mbi nje shume prej 800 fr.ari dhane nga qeveria shqiptare baroneshés Godin per botimin e fjalorit te saj gjermanisht-shqip.


    Librat e bibliotekes se filoshqiptarit von Ippen. Gazeta Shqqipetare....12 qeshor 1936.

    Njoftohet se Ministria e Arsimit bleu dhe mori ne dorezim nga trashgimtaret e TH. Ippenit biblioteken personale te albanologut Ippen (150 vellime,dy drsh.,dhe dy albume fotografish,kundrejt 1.300 fr.sv.

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    ESAD PASHĖ TOPTANI BRISTOL, Gusht 1924.... NIKOLLA PASHIQ AHMET ZOGU E CENO BEJ KRYEZIU

    MARRĖVESHJA Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu; Gusht, 1924...(Nga libri Sh.Hysit)
    "1. Shqipėria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
    2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.
    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti . . . dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.
    4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.
    5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
    6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.
    7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.
    8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve. 9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
    10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe tė bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do tė varet nga ajo Jugosllave.
    12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
    13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.
    14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t'i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
    16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve".

    Busullat" e Mbretit Ahmet Zogu I

    Mbreti Zog nuk u mjaftue me miljonat e depozitueme me kohė nė bankat e hueja, por vjedhi edhe shufrat e fundit tė arit qė kishte Thesari i Shtetit. Simbas njė relacioni tė hartuem me 6 Qershor 1939 nga drejtori i Thesarit Kel Naraēi, nė mbasdreken e datės 6 Prill 1939, me linje telefonike, drejtori asht urdhnue nga kryeministri Kostaq Kotta qė t’i jepte togerit tė gardės sė mbretit Selim Gjoēi tė gjithė sasinė e arit qė gjendej nė kasaforten e Thesarit tė Shtetit Shqiptar.

    7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939..7 PRILL 1939…

    Punimi grafik nga Fritz RADOVANI (2012).



    ■5 MARS 1927 – 5 MARS 2012■85 VJETORI I VARJES MARTIRIT■5 MARS 1927



    DOM GJON GĄZULLI (26 Mars 1893 – 5 Mars 1927)






    Mbas vrasjes sė atdhetarit opozitar, demokratit tė madh Luigj Gurakuqi, tė idhullit tė rinisė shqiptare e liridashėsit tė zjarrtė Avni Rrustemi, tė Plakut tė Maleve, Lisit tė paepun tė Kosovės, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhė deputetit tė Opozitės, atdhetarit Dom Gjon Gązulli, tė cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik qė ishte, mėnyrėn ma "speciale" dhe ma ēnjerėzore: "varjen".

    Kujtuen shqiptarėt se mbas Ditės sė Madhe tė 28 Nandorit 1912 nuk do tė provonin ma shėmtime e masakrime si ato tė turqėve. Po jo, ēibanėt qė la mbrapa otomani, feudalėt e agallarėt atavikė, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj tė krishtenėve, edhe pse bashkatdhetarė tė tyne, shikonin po tė njejtat andėrra tė kobshme:"Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu nė 1927 u ankue pėr klerikėt katolikė: "Ah sa shumė do tė dėshroja t’i varja ashtu siē e meritojnė"…E qė tė kėnaqte kėrkesen e mbrendshme pėr t’i varė, ai ēoi nė trekambėsh njė klerik…( Dom Gjon Gązullin). " (Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilitą in Albania, Monographs dell’ Europa orientale, Boulder, 1984.)

    Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, qė dėnonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndėrsa ēonte nė litar meshtarin Dom Gjon Gązulli, pa i provue asnjė faj, nėse faj nuk do tė konsiderohen:

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...Lfj3BY-N3S6A1g


    http://www.voal-online.ch/index.php?...er=1&act=print
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 06-05-2017 mė 10:34

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Po mir,po per atentatin qe ka pesuar Zogu ne Vjene ke ndonje lajm. Kuj ja beri atentatin ?

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Pashko Vasa
    Pashko Vasa (Shkodėr, 17 shtator 1825 - Bejrut, 29 qershor 1892) i njohur gjithashtu si Vaso Pasha e Vaso Pashė Shkodrani, qe nėpunės i konsullatės britanike nė Shkodėr, oficer kalorėsie nė Bolonjė, revolucionar i Risorgimento-s, nėpunės i Perandorisė Osmane dhe veprimtar i Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

    Mė 1978, me rastin e qindvjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, eshtrat e tij atdhesohen dhe vendosen tė prehen nė varrezat e dėshmorėve tė Shkodrės[1].

    Jeta
    Leu nė Shkodėr, i biri Mhill (Hilė) Gjokė Vasės dhe Drande Gjergjes, e motra do tė ishte e ėma e Imzot Luigj Bumēit. Tė parėt e fisit tė tij, nga i ati, ishin shpėrngulur prej Mirdite dhe ishin zhvendosur nė qytet, nė atė shtėpķ ku sot ėshtė shtėpia-muzé e Pashko Vasės.

    Pasi kreu mėsimet e para nė vendlindje, shėrbeu si sekretar i konsullatės britanike nga 1842 deri mė 1847, ku pati mundėsinė tė pėrmirsojė dijet e tij nė gjuhėt e huaja: Italishte, Frėngjishte, Turqishte dhe Greqishte. Gjithashtu kishte njohuri nė Anglishte e Serbishte dhe mė vonė nxuri edhe Arabishten[2].

    Mė 1847 vajti nė Itali, ku ziente lufta kryengritėse pėr lirķ. Ai mori pjesė gjallėrisht nė radhėt e forcave kryengritėse italiane. Nė Bolonjė u caktua si oficer i Rojės Qytetare. I frymėzuar nga atdhetarėt e shquar italianė, si Mazzini, Garibaldi, Gioberti, dhe tė vendeve tjera si Mickieviēi etj. Idetė qė e ushqyen pėr kėtė qėllim solidar ai i shpreh nė dy letra, qė i dėrgon nė qershor dhe korrik 1848, nga Bolonja, Nikolo Tomazeut, poet dhe enciklopedist, mik i Jeronim De Radės dhe i Dora d'Istrias. Nė shpalljen e Republikės Venedikase jetėshkurtėr, nga Daniele Manin, mori pjesė pėrkrah popullsisė kryengritėse tė atij qyteti qė u rrethua nga austriakėt nė Mestre. Ndėrkohė qė austriakėt hynė me 28 gusht 1849 dhe Pashko Vasa u largua me disa shokė tjerė pėr nė Ankona. Aty austriakėt e kapėn dhe e detyruan, si shtetas turk, tė kthehej nė Stamboll.

    Pėr atė ēka pa e pėrjetoi nė Itali, botoi pas njė viti librin La mia prigionia, episodio storico dell'assedio di Venezia, 1850 (Burgimi im, episod historik nga rrethimi i Venedikut). Nuk ėshtė e rastit qė kjo biografi historike italisht mban njė titull tė ngjashėm me atė tė kujtimeve tė famshme tė atdhetarit dhe dramaturgut italian Silvio Pellico (1789-1845), Le mie prigioni (Burgjet e mija), botuar mė 1832[3].

    Mbas disa peripecish zė vend nė shoqėrinė e tramvajeve tė kryeqytetit, duke u ngjitur mė vonė nė shkallėt e administratės sė saj. Qė kėtej u vendos me punė nė aparatin e Ministrisė sė Jashtme tė Perandorķsė Osmane.

    Nga disa tė dhėna qė dalin nga pėrmbledhja me vjersha italisht "Rose e spine" ("Trėndafila e gjemba"), botuar nė Stamboll mė 1873, mėsohet se Pashko Vasa ka qenė i martuar me njė shqiptare (rreth vitit 1855), qė vdiq mė 1872. Nga po kjo vepėr mėsohet se Pashko Vasa tė paktėn qė nga viti 1861, ishte me punė nė Halep tė Sirisė. Gjitashtu thuhet se Pashko Vasa kishte shėrbyer disa vjet pranė ambasadės turke nė Londėr, ku dhe botoi mė 1887 veprėn frėngjisht "Gramatikė e shqipes". Mė 1862 e gjejmė nė Shkodėr. Vit nė tė cilin nji grup intelektualėsh, pėrfshirė Zef Jubanin e tjerė, u pėrpoqėn pėr njė kryengritje antiosmane nė Shqipėrinė e Veriut, nė Mirditė. Mė 1864, nė Stamboll, bashkohet me Kostandin Kristoforidhin, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin, pėr sigurimin e fondeve financiare, lidhur me formimin e shkollave shqipe, si dhe me caktimin e nje alfabeti tė vetėm. Mė 1867 ai qėndron nė krye tė pėrpjekjeve pėr themelimin e njė shoqėrie kulturore dhe tė njė alfabeti tė pėrbashkėt mbi bazėn e alfabetit latin. Mė 1869 merr pjesė nė grupin nismėtar pėr krijimin e njė shoqate shqiptare me karakter kulturor, arsimor e gjuhėsor. Mė 1871, gjithėnjė nė Stamboll, bashkė me Jani Vreton dhe Sami Frashėrin, nis pėrpjekjen pėr krijimin e njė organizate atdhetare shqiptare. Pashko Vasa hyri qė herėt nė lėvizjen patriotike, por veprimtarinė e dendur pėr ēėshtjen kombėtare e zhvilloi nė vitet 70, kur bashkė me Kostandin Kristoforidhin, u pėrpoq pėr krijimin e njė shoqėrie pėr pėrhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndėrgjegjies kombėtare. Nė vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashėrit u shqua si njė nga figurat kryesore tė Komitetit tė Stambollit pėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Mė 1879 ishte ndėr veprimtarėt mė aktivė tė «Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa ishte autor i njė vargu veprash me karakter politik e historik, nė tė cilat mbrojti ēėshtjen e popullit shqiptar, tė drejtėn e tij pėr tė jetuar i lirė dhe i pavarur. Botoi «Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d'aprčs les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku pėrshkroi pashallėkun e Shkodrės nėn Bushatėt, «E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), nė tė cilėn, krahas tė dhėnave historike mbi popullin shqiptar dhe qėllimet e luftės sė tij, kritikoi administratėn burokratike osmane dhe paraqiti kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Penės sė Pashko Vasės i pėrket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).

    Pashko Vasa shkroi njė varg veprash tė cilat i shėrbenin zgjidhjes sė ēėshtjes sė shkrimit dhe mėsimit tė shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L'alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe pėr tė u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maītre», London 1887).

    Pashko Vasa zuri njė vend edhe nė historinė e letėrsisė shqiptare qė po krijohej; ai ėshtė autor i vjershės sė njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletė fluturuese. Me dashurinė e flaktė pėr atdheun qė dergjej nėn thundrėn e tė huajit, me notėn e dhimbjes pėr tė, me grishjen drejtuar bashkatdhetarėve pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe pėr t'u bashkuar nė emėr tė ēlirimit tė vendit, vjersha luajti rol pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. E vėnė nė muzikė, ajo u kėndua si himn patriotik. Vepėr tjetėr e Pashko Vasės nė lėmin e letėrsisė ėshtė «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), njė nga romanet e para nė letėrsinė shqiptare. Aty pėrshkruhet mjedisi shqiptar nė Shkodėr nė vitet 40 tė shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe njė pėrmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).

    Qė nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shėrbeu si Guvernator i Pėrgjithshėm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollėn nė atdhe pas Luftės sė Dytė Botėrore.


    Burimi i tė dhenave[redakto | redakto tekstin burimor]
    ^ Imaj A., Ne, diplomatėt qė riatdhesuam eshtrat e Pashko Vasės, Panorama, 23 dhjetor, 2011.
    ^ Kopeček M., Discourses of collective identity in Central and Southeast Europe (1770-1945), 2, Budapest, Hungary: Central European University Press, p. 119, ISBN 963-7326-60-X
    ^ Elsie R., Histori e Letėrsisė Shqiptare, pėrktheu A. Myftiu, Tiranė & Pejė: Dukagjini, 1997.
    ^ Gjuha Shqipe pėr tė huajt dhe shqiptarėt jashtė atdheut, Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Franēesko Krispi
    Pėrshkrimet

    Franēesko Krispi ish-kryeministėr i Italisė
    Franēesko Krispi (nė dialektin arbėrisht tė shqipes: Franēishku Krispi) (4 tetor 1819 nė Pallaci-Ribera nė Siēili - 11 gusht 1901 nė Napoli) ish revolucionar arbėresh, kryeministėr i Italisė dhe patriot.
    Nė Siēili
    Krispi (ēdomėthėn kryeshpi) lindi nga njė familje arbėreshe e Siēilisė dhe u pagėzua nė Kishėn Bizantine Arbėreshe nė Pallacė, sipas dėshirės sė prindėrve tė tij. Gjyshi i tij, Franēesko, ishte njė prift orthodhoks-bizantin i kishės arbėreshe dhe xhaxhai i tij, Jozefi, ishte njė peshkop i kishės arbėreshe dhe rektor i Seminarit Arbėresh nė Palermo, ku Franēesko Krispi shkoi pėr tė studiuar (1828-1835).

    Fėmijėrinė e kaloi nė tė parat kohė tek katundin arbėresh e t'atin, Pallaci, i cili ėsh njė vendbanim i vogėl i krijuar nga shqiptarėt tė ikur prej pushtimit otoman nė shekullin XV.

    Ai pati njė rol shumė aktiv nė kryengritjen pėr pavarėsi tė sicilianėve kundėr mbretit Ferdinand II nė Palermo gjatė vitit 1848. Kjo kryengritje dėshtoi nė maj tė vitit 1849 dhe ndryshe nga pjesėtarėt e tjerė, Krispi nuk u pėrfshi nė faljen e pėrgjithshme qė ju bė kryengritėsve, gjė qė e detyroi tė largohej pėr nė Piemonte. Nė Milano, ai u pėrfshi nė "konspiracionin e Mazzinit" gjatė vitit 1853, dhe pėr kėtė arsye u pėrzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos nė Maltė e mė pas nė Paris. I pėrzėnė edhe nga Franca vendoset nė Londėr duke u bashkuar pėr herė tė parė me Giuseppe Mazzinin.

    Krispi nė vitin 1860, bashkė me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhėhoqi "ekspeditėn e tė njėmijėve" qė arriti ne Siēili nė datėn 11 maj 1860. Mė 13 maj 1860 Krispi mori pjesė nė shpalljen e Mbretėrisė sė Italisė. Pas rėnies sė Palermos, Krispi u emėrua Ministėr i punėve te brendshme dhe tė financave i qeverisė provizore siēiliane por iu desh tė jepte dorėheqjen pas kundėrshtimeve tė ideve tė Cavourit rreth aneksimit tė Siēilisė nga Italia .

    Mė pas i emėruar sekretar i Garibaldit siguroi dorėheqjen e Agostino Depretisit si diktator "pro-tempore" i Siēilisė, i cili ėshte emėruar nė atė post me urdhėr tė Giuseppe Garibaldit.

    Parlamenti dhe Qeveria
    Nė 1861 kandidoi pėr ekstremin e majtė nė Palermo, por humbet. Megjithatė ai arrin tė fitojė njė vend nė kuvend si pėrfaqėsues i komunės Castelvetrano. Nė kėto votime u mbėshtet nga njė mik i ngushtė sicilian, republikani Vincenzo Favara.

    Krispi fitoi emėrimin si anėtari mė agresiv dhe mė i apasionuar i partisė republikane. Por, nė 1864 ai deklaroi se ishte monarkist me citatin e njohur "Monarkia na bashkoi, Republika na ndau", tė cilin e gjejmė edhe nė korrespondencėn qė kishte me Mazzinin.

    Nė 1866 refuzon tė bėhet pjesė e qeverisė Ricasoli. Pas shpalljes sė luftės franko-prusiane nė 1870 u vu kundėr aleancės sė mundshme nė mes tė Italisė dhe Francės.

    Pas ardhjes tė sė majtės nė pushtet nė nėntor 1876, emėrohet President i Dhomės. Nė 1887, rikthehet si ministėr i brendshėm nė qeverinė e Agostino Depretisit dhe mbrenda vitit e zėvendėson si kryeministėr, pas vdekjes se Depretisit. Nė 1889, miraton kodin penal tė ri tė Giussepe Zanardellit qė solli shumė ndryshime tė rėndėsishme, si lirinė e shoqatave dhe tė grevės pėr herė tė parė nė Evropė si dhe heqjen e dėnimit me vdekje. Nė lėmin ekonomik adoptoi njė politikė proteksioniste duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale nė doganė. Pėrparime u bėnė edhe nė industri, sidomos nė atė tė rėndėn si metalurgjia e cila nuk ekzistonte aspak nė Itali.

    Nė 1891 Krispi largohet nga qeveria e Rudinit por pas rėnies tė qeverisė Giolitti nga skandali i Bankės Romana, emėrohet sėrish kryeministėr. Kėtė herė qeveria e tij sa vjen e bėhet mė shumė konservator edhe autoritare, duke shtypur me dhunė revoltat e punėtorėve si dhe shkrirjen e Partisė Socialiste nė 1894.

    Nė kėtė kohė pati si sekretar personal shkrimtarin dhe diplomatin milanez Carlo Dosi.

    U largua nga skena politike pas dėshtimit nė Adua nė 1896. Dalja e fundit publike ėshtė nė Romė katėr vjet mė vonė, gjatė funeralit tė mbretit Umberto I. Vdes nė Napoli mė 12 gusht 1901 gati tetėdhjetė vjeēar.Wikipendia shqip

    -Njė portret zyrtar i Crispi, gjatė mandatit tė tij tė dytė.
    -Francesco Crispi dhe ministrat e tij kan marre pjese me Mbretin Umberto I nė ditėn e Vitit tė Ri 1888 .
    - Francesco Crispi me kancelarin gjermane Otto von Bismarck nė vitin 1887.
    -Pėrpjekja e dėshtuar pėr tė vrarė Crispin nga anarkisti Paolo Lega mė 16 qershor, 1894.
    me gjersisht.
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...W4mMqBCuyYMAQw
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura       
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 06-05-2017 mė 17:10

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •