Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 128 prej 128
  1. #121
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Catin Saraci nje shqiptar tipik, mik ***** e breke me mbretin,por sapo ju prishen pak interesat e veta filloi e nuk la gje pa thene per Zogun. Catin te tille ka plot sot i shohim e i degjojme perdite ne mediat tona.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Vasil Lupu, “ujku” shqiptar qė udhėhoqi Moldavinė pėr 19 vjet
    Njė nga figurat mė pak tė trajtuara nga historiografia shqiptare ėshtė padyshim ajo e Vasil Koēit ose Vasil Lupu, siē njihet mė gjerė, njeriu qė pėr mė se 19 vjet qėndroi mbi fron si princ i Moldavisė. Por kush ishte Vasil shqiptari, siē i pėlqente shpesh tė identifikohej apo “ujku”, siē e njihnin tė tjerėt pėr shkak tė intrigave tė shumta qė e hipėn nė pushtet…

    “Ujku” shqiptar qė sundoi Moldavinė

    Pėr prejardhjen e familjes Koēi ka disa teza. Njėra prej tyre i identifikon paraardhėsit me rrėnjė nga Shqipėria Jugore, tė emigruar nė fshatin Arbanas nė Bullgari, ku ende jeton njė komunitet shqiptar. Njė tjetėr i vendos, pas mbėrritjes nė Bullgari, nė njė zonė pranė qytetit Razgrad. Duke qenė se studimet e mirėfillta pėr kėtė figurė mungojnė, edhe vendi i origjinės sė saktė tė familjes ėshtė i vėshtirė tė thuhet. Elementi qė bashkon tė gjithė studiuesit dhe historianėt ėshtė fakti se rrėnjėt e tij ishin qartėsisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinėn e tij.

    Vasili lindi nė vitin 1595, duke qenė njė nga 8 fėmijėt e Nikollė Koēit. Ky i fundit u vendos nė territoret rumune pas njė kryengritjeje tė dėshtuar, me ndihmėn e njė prej princėrve tė kohės, Radu Mihneas. Pas vdekjes sė tė atit, familja u vendos nė Moldavi, ku nisi rrugėtimin ”ujku” shqiptar.

    Vasili pati pozicione tė larta gjatė viteve 1626 – 1629 dhe 1633, kur nė sundim tė Moldavisė ishte Miron Barnovchi. Nė 1634-n, si kundėrpėrgjigje e fisnikėve vendas ndaj forcimit tė konkurrentėve grekė dhe levantinė, ai u zgjodh princ i Moldavisė. Ky vendim ishte rezultat i vendosmėrisė dhe forcės qė ai tregoi nė revoltėn ndaj princit Alexandru Ilias dhe njerėzve tė tij. Vasil Koēi u mbėshtet mjaft edhe nga njė sundimtar tjetėr, Matei Basarab, princ i Vllahisė, si dhe pashai turk i Silistrės, Mehmet Abza. Hipja nė fron e sundimtarit shqiptar konsiderohej si njė sukses jo thjesht ushtarak, por edhe pėr vetė reformat modernizuese qė ai ndėrmori, ashtu si edhe investimet qė ruhen ende sot.

    Vasil Lupu njihet si sundimtari i parė qė kodifikoi ligjet nė Moldavi. Ky dokument i veēantė u quajt Romanesca de Invitatura ose kodi i Vasil Luput dhe i dha prioritet jo thjesht anės juridike, por edhe elementeve tė tjera, siē ishte gjuha rumune. Kjo reformė shėnoi kalimin nga ligjet e pashkruara e tė bazuara mė sė shumti nė zakonet e kohės tek ato zyrtare, tė hartuara dhe publikuara sipas njė stili romano – bizantin.

    Jo mė kot filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, qė jetoi gjatė viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhėn e sundimit tė Vasil Koēit si atė tė rizgjimit dhe rikthimit nė dritė nga errėsira e barbarive qė shtriheshin nė vend. Vasili ishte njė drejtues i aftė jo thjesht nė politikėn e brendshme, por edhe nė rrafshin diplomatik. Ai mbajti marrėdhėnie me tė gjitha superfuqitė pėrreth, duke forcuar lidhjet me Vjenėn, Varshavėn, Moskėn etj. Pozita e tij u bė kaq e rėndėsishme sa shpesh ai ndėrhyri pėr tė forcuar rolin dhe pushtetin e tij edhe nė konflikte, siē ėshtė ai nė Krime, nė vitet 1635 – 1637 apo nė krizėn turko – ruse pėr qytetin e Azovit, nė vitet 1637 – 1642.

    Princi themeloi, nė vitin 1640, shkollėn e parė, qė njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhėnė mundėsi nė kėtė mėnyrė tė rinjve vendas tė mėsonin aty pa u dashur tė largoheshin drejt Polonisė, siē kishte ndodhur deri nė atė kohė pėr pinjollėt e familjeve tė mėdha. Biblioteka e Universitetit tė Lashit ishte gjithashtu vepėr e tij, ndėrsa shtypshkronja e parė ishte njė tjetėr investim qė u ngrit me mbėshtetjen e fortė tė sundimtarit dhe qė shėnoi nisjen e njė tjetėr epoke pėr publicistikėn vendase.

    Ai ndėrtoi mjaft objekte kulti, ndėr tė cilat edhe kishėn e “Tre Hierarkėve”, njė monument i mbrojtur nga UNESCO. Nė fakt, princi Vasil u shndėrrua nė njė mbrojtės tė ortodoksisė jo vetėm nė territoret e tij, por edhe shumė mė gjerė. Shuma tė mėdha parash iu dhanė, me urdhrin e tij, Patriarkanės sė Kostandinopojės dhe Jerusalemit, ashtu si manastirit tė malit Athos nė Greqi. Mė se 30 kisha dhe manastire nė Moldavi u ngritėn prej tij, ndėrkohė qė bamirėsi tė tjera bėri edhe nė Poloni, Bullgari etj.

    Paralelisht me investimet, Vasil Koēi kėrkoi tė forconte pushtetin duke u pėrpjekur tė pėrfshinte nėn sundim zotėrime tė reja. Nėse me princin e Transilvanisė, Gheorghe Rakoczi I, mbajti marrėdhėnie mjaft tė mira tė bazuara mbi dy traktate tė nėnshkruara nė vitet 1638 dhe 1646, me njė ish-aleatin e dikurshėm, princin e Vllahisė, Matei Basarab, qė e mbėshteti pėr tė hipur nė fron, gjėrat shkuan ndryshe. Etja pėr territore bėri qė Vasil Koēi t’i shpallte luftė rivalit tė tij. Pėr kėtė qėllim, ai lidhi edhe krushqi me ushtarakun e lartė tė kozakėve, Bohdan Chmelnyckij, i njohur ndryshe si Bogdani i Zi. Princi shqiptar i dha vajzėn e tij, Ruksandrėn, djalit tė Bohdanit. Pozicionet kyēe nėn sundimin e tij i mbanin jo thjesht njerėzit mė besnikė, por mbi tė gjitha tė afėrmit. Mjafton tė pėrmendet fakti se 10 nga 17 guvernatorė ishin familjarė tė sundimtarit tregues i kujdesit qė Vasil Koēi tregonte pėr tė mos forcuar njerėz tė jashtėm qė mund t’i cenonin pushtetin, por ishte pikėrisht kjo etje pėr rritje tė pushtetit qė e rrėzoi.

    I forcuar edhe me koalicionin e ri pas martesės sė tė bijės, Vasili mendoi se do ta kishte mė tė lehtė tė shkatėrronte princin e Vllahisė. Plot tri herė ushtritė u pėrplasėn nė 1639-n, nė Ojogeni e mė pas nė Nenisori, e nė fund nė 1653-shin nė Finta. Nė tė tria rastet, ushtritė e sundimtarit shqiptar u mposhtėn. Beteja e fundit rezultoi mė fatalja.

    Pas kėsaj beteje nisi njė rebelim i menjėhershėm i fisnikėve moldavė, tė cilėt 19 vjet mė parė e kishin mbėshtetur. “Ujku” nuk mundi kėtė herė tė qetėsonte gjėrat me dredhitė e tij dhe pėrfundoi i zėvendėsuar nė fron nga princi Gheorge Stefan. Vasili u largua drejt Stambollit, ku jetoi nė ekzil pėr vite tė tėra. Ka tė dhėna se 5 vite ai i kaloi nė njė nga burgjet e perandorisė, i arrestuar nga autoritetet osmane.

    Ndonėse nuk rreshti pėr asnjė moment nė pėrpjekjet e tij pėr rikthimin nė pushtet, kjo nuk ndodhi mė kurrė. E megjithatė, Vasili arriti tė shihte nga larg, nė vitin 1559, hipjen nė fron tė djalit tė tij, Stefan Lupu. Nė vitin 1661, sundimtari i dikurshėm, qė kaq shumė ndihmoi nė zhvillimin e principatės sė drejtuar prej tij, vdiq nė ekzil nė Stamboll, ndėrsa vetėm pak kohė mė pas djali i tij ra nga froni. Stefani, mesa duket, nuk kishte trashėguar aftėsitė e tė atit pėr tė qėndruar gjatė nė pushtet pėrmes aleancave tė ndryshme, duke e mbajtur atė vetėm dy vjet.

    Trupi i sundimtarit shqiptar qė udhėhoqi Moldavinė pėr 19 vite sot prehet nė katedralen e “Tre Hierarkėve” nė Lashi.

    Vasil Lupu ishte i pari i njė pushteti shqiptar, qė mė pas vijoi edhe me dinastinė e famshme tė familjes Gjika, qė drejtuan pėr breza Vllahinė e Moldavinė apo edhe familjet Duka, Shucu, Balsha etj.

    http://periskopi.com/vasil-lupu-ujku...doi-moldavine/

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...OTzFD49SUCB8pQ
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Andrea Kryeziu (1813-1880)

    Lindi nė ishullin e Hidrės. Pėr pikturė studioi nė Paris. Dhe kur u kthye nė Greqi, u emėrua mėsues i vizatimit nė gjimnazin Ermupoli nė ishullin e Siros. Vepra tė kėtij piktori ka nė Galerinė Kombėtare Greke, nė Galerinė e Patrės dhe nė koleksione private. Nga veprat mė me vlerė tė Andrea Kryeziut janė “Kapedani nga Psara, Mbėrritja e mbretit Gjeorgjio nė Greqi” dhe mjaftė tablo me tema detare, dhe portrete. Andrea Kryeziu vjen nga familje e shquara qė i kanė dhėnė shumė pavarėsisė sė Greqisė dhe kanė qenė aktiv nė jetėn politike tė Greqisė. Fisi Kryeziu janė arvanitas dhe pėr herė tė parė me dokumente tė shkruara i ndeshim nė shek. XVII nė ishullin e Hidrės. Por sipas gojėdhėnave, ata kanė ardhur nė Greqi nga viset shqiptare tė Kosovės. Edhe sot e kėsaj dite nė Kosovė ndeshim mbiemrin Kryeziu i cili i pėrket mbiemrave tė kuptimit nė gjuhėn shqipe, pra fjala Kryeziu apo Kriezis nuk ka kuptim nė gjuhėn greke. Valėt e mėdha tė mėrgimit tė arbėrve nga pushtimi i tokave tė tyre nė veri nga sllavėt dhe mė vonė nga osmanėt turq bėnė qė edhe fisi i Kryezive tė shpėrngulen dhe tė vendosėn nė Greqi si shumė familje tė mėdha arbėreshe qė ngulimet e para nė dokumentet historike i ndeshim nga shek. XIII. Nė shek. XV-XVI mendohet qė arbėreshėt u vendosėn nė masė tė madhe nė ishullin e Hidrės. Gojėdhėnat flasin se shumica e kėtyre arbėreshėve qė nga grekėt u quajtėn arvanitas vinin nga Morea, Eubea, Ēamėria (Parga, Suli, Arta), Vlora, Himara, etj., pas humbjes sė Venedikasve nė luftėn 1714-1718 kundėr turqve qė e fituan kėtė luftė. Mundet qė Kryezitė t’i kenė rrėnjėt nga Kosova dhe duhet tė kenė qenė ushtarė nė gardėn e Skėnderbeut dhe mbase pas vdekjes sė tij ashtu si qindra ushtarė tė cilėt me familjet e tyre u shpėrngulėn nė viset e tjera tė banuar nga shqiptarėt, ndoshta edhe Kryezitė pėr t’u shpėtuar masakrave sllave dhe turke tė kenė mėrguar nė tokat shqiptare qė sot janė tė Greqisė. Si fillim mundet tė jenė vendosur nė Sul, Eube dhe pėrfundimisht me dėshmi tė shkruara i ndeshim qė u ngulėn nga shek. XVII nė ujdhesėn e Hidrės. Pra, Kryezitė nuk kanė ardhur nė Hidra nga toka e tyre amė, por nga Eubea Jugore. Kryezitė u morėn nė pėrgjithėsi me tregti detare qė nė fillim tė shek. XVII e nė vazhdim. Sipas dokumenteve, Dede Kryeziut u zu rob nga piratėt nė Kretė, ku aty mėsoi teknikėn detare dhe kėtė teknikė e solli nė ishullin e Hidrės. Nė shek. XVIII kemi Mihal Kryeziun, i cili ishte tregtar dhe kapiten anije dhe solli nga Venediku hartat e para detare dhe busullat. Familja Kryeziu kishte nė pronėsi tė saj anije tė vogla dhe tė mėdha. Pra, bėhet fjalė pėr njė nga familjet e mėdha dhe tė pasura arvanitasve tė ishullit Hidrės. Nė vitin 1781 Dimitri Kryeziu ishte sekretar i drejtorisė sė Hidrės. Ai kishte shtatė djem, tė cilėt drejtoni shtatė anije tė mėdha. Dy nga djemtė e Dimitėr Kryeziut u vranė nė Revolucionin e 1821. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Greqisė Kryezitė u morėn edhe me politikė. Njė nga Kryezitė qė pati karrierė tė suksesshme nė politikė ishte Andon Kryeziu, nipi i Dimitrit. Ai, mė 1836 bėhet ministėr i Marinės detare greke, mė vonė bėhet krye kujdestar i oborrit tė mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministėr mė 1842-1844, dhe nė vitin 1849-1854
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    William Graham Walker
    (i lindur mė 1 qershor 1935) ėshtė njė veteran i shėrbimit tė jashtėm United States diplomat i cili ka shėrbyer si ambasador amerikan nė El Salvador dhe si kreu i Misionit Verifikues nė Kosovė .
    Walker ka lindur nė Kearny, New Jersey , dhe ka shėrbyer kryesisht nė Amerikėn Latine , sidomos Bolivi , Brazili , El Salvador , Honduras , Peru , dhe nė Argjentinė tavolinė nė Departamentin e Shtetit tė SHBA .

    Ai i kishte parė nga afėr krimet serbe nė Kosovė, veēanėrisht Masakrėn e Reēakut, pas sė cilės alaramoi botėn se “Serbia po kryen gjenocid nė Kosovė”.
    Amerikani William Walker e kishte udhėhequr Misionin Verifikues tė OSBE-sė nė Kosovė, prej vjeshtės sė vitit 1998 deri nė prag tė fushatės ajrore tė NATO-s kundėr forcave serbe, qė nisi mė 24 mars tė vitit 1999.

    Kreu i misionit mė tė vėshtirė civil ndėrkombėtar nė Kosovė, nė vitet 1998/99, qė e kishte quajtur gjenocid ndaj njerėzimit Masakrėn e Reēakut, tė kryer nga forcat serbe mė 15 janar 1999, ka thėnė se ėshtė koha qė Kosova t’u thotė mjaft ndėrkombėtarėve.
    Ish Ambasadori Uilliam Uokėr (William Walker), kryetar i OSBE-sė nė Misionin e Verfikimit tė Kosovės nė vitet 1998-1999, ėshtė nga radha e atyre miqve tė shqiptarėve, i cili vjen nga sferat mė tė larta tė politikės sė SHBA-ės.
    Ambasdori Walker, ka qenė dhe mbete besnik i mbėshtetjes sė plotė pėr pavarėsinė e Kosovės.
    --Nė 18 vjetorin e masakrės sė Reēakut, u zbulua shtatorja e ish-ambasadorit William Walker

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Reēakut
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura      
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 15-05-2017 mė 07:57

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Bekim Fehmiu


    Bekim Fehmiu ishte njė aktor Shqiptar nga Kosova. Lindi nė Sarajevė, Bosnja dhe Hercegovina mė 1 Qershor 1936 dhe vdiq mė 15 Qershor 2010 nė Beograd.

    Rrjedh nga njė familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njėri ndėr mėsuesit e gjeneratės sė parė nė Kosovė dhe propagandues i madh i arsimit nė gjuhėn shqipe.

    Jeta
    Fehmiu u bė i famshėm me filmin "Mbledhėsit e Puplave", nė vitin 1966. Deri nė atė kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi tė gjitha, ai ėshtė i madh pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore.

    U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipėrinė e ka vizituar nė vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanike ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. "Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodhė as babanė as vėllezėrit, as fqinjėn, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė, qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku nuk kemi mėsuar nga njėri- tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen",-shprehet ai.

    Fehmiu u gjet i vdekur nė apartamentin e tij nė Beograd mė 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve tė para del se kryer vetėvrasje.[1][2] Ministrja e brendshme e Serbisė Ivica Dačić tha se Fehmiu u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij.[3] Ai ishte 74 vjeēar.

    Aktrimi
    Rolet e tij nė "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", pėrmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenė "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanėve" dhe "Tė kuq dhe tė zinjė". Ai ka bashkėpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar nė shqip, sėrbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht.

    Bekim Fehmiu ėshtė njė nga artistėt mė tė mėdhenj shqiptarė. Nga viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik nė Jugosllavi.

    Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund karrierės edhe nė aktivitetet artistike botėrore. Pak kohė mė parė nė Jugosllavi ėshtė botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkėlqim dhe frikė", nė tė cilin pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė, duke pėrfshirė gjithėēka deri nė vitin 1955, kur u pranua nė teatrin e dramės sė Prishtinės.

    Filmografia
    Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond
    Gengis Khan (1992)
    Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2
    Bambino di nome Gesł, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph
    Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
    Crveni i crni (1985) si Da Giozo
    Sarāb (1982) si Vlsdar
    Voce, La (1982)
    Siroko je lisce (1981)
    Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
    Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
    Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
    Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
    Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
    Disposta a tutto (1977)
    Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
    Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
    Pavle Pavlovic (1975)
    Kosava (1974) si Adam Milovanovic
    Deps (1974) si Deps
    Gioco della veritą, Il (1974)
    Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
    Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
    Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto
    Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi
    Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
    The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
    Klopka za generala (1971) si Doktor
    The Adventurers (1970) si Dax Xenos
    "Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
    Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
    Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
    Skupljaci perja (1967) si Bora
    Protest (1967) si Ivo Bajsic
    Tople godine (1966)
    Vreme ljubavi (1966) si Milija
    Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
    Roj (1966) si Halil Beu
    Devojka (1965)
    Klakson (1965)
    Ko puca otvorice mu se (1965)
    Neprijatelj (1965)
    Pod isto nebo (1964)
    Sasa (1962) si Maric
    Opstinsko dete (1953) si Shitės gazetash
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura       
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 17-05-2017 mė 10:16

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Eqrem Ēabej
    Biografia
    Leu nė Eskishehir, i biri i Hysenit dhe Lisheshit[2].
    I ati ishte gjykatės i diplomuar nė "Dar-ul-Hukuk" tė Stambollit. Shkollimin fillor e kreu nė shkollėn qytetėse tė vitin 1921 nė Gjirokastėr, nga ishte edhe prejardhja e familjes.
    Pėr tė vazhduar studimet u dėrgua nė Austri. Para se tė hynte nė ndonjė shkollė, iu desh tė qėndronte njė vit pranė familjes Reinmyler, nė St. Pölten afėr Vjenės, pėr tė mėsuar gjermanishten[3].

    Kreu gjimnazin nė Klagenfurt (1923-1926), pėr shkollimin e lartė pati njė fėrkim me synimin qė i ati i kishte vėnė qė tė bėhej mjek.
    Por pas kėmbėnguljes pėr gjuhėsinė, regjistrohet nė Grac pėr vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi nė Vjenė (1930-1933), ku ndoqi mėsimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl.
    Nėn drejtimin e Joklit, Ēabeji filloi tė kishte interes tė madh nė zhvillimin historik tė Gjuhės Shqipe. Nė 1933, ai dorėzoi disertacionin e doktoraturės mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare)[3].

    Ēabej u kthye nė Shqipėri ku edhe punoi si mėsues gjimnazi dhe nėndrejtor i konviktit "Malet Tona" nė Shkodėr (1934) ku dha letėrsi shqipe. Nė vitin shkollor 1935-'36 Ēabej u transferua nė shkollėn Normale tė Elbasanit, ku edhe atje ndenjti njė vit.
    Qė andej u transferua nė Ministrinė e Arsimit pėr t“u marrė me drejtimin e arsimit tė mesėm. Me sa kuptohet nga qėndrimi i tij, ai nuk e kishte mirėpritur njė emėrim tė tillė.
    Me njė lutje mė datė 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisė sė Arsimit, ai kėrkon qė pėr arsye shėndetėsore tė transferohet nga ai dikaster e tė riemėrohet si profesor i letėrsisė nė liceun e Tiranės.
    Kėrkesė qė nuk i plotėsohet, duke e emėruar nė Shkollėn e Plotėsimit Ushtarak. Me "ēėshtjen Ēabej“ u mor mė nė fund edhe Kėshilli i Ministrave tė asaj kohe, i cili vendosi qė Ēabej, pas mbarimit tė Shkollės sė Plotėsimit Ushtarak, tė transferohej si profesor nė Gjirokastėr.
    Mė 1938-'39 e gjejmė pėrsėri arsimtar, kėsaj radhe nė Gjirokastėr, ku vazhdoi tė jepte mėsimin e letėrsisė tė bashkėrenduar me elemente tė gjuhės shqipe[3].

    Nė vitin shkollor 1939-'40 Ēabej u transferua nė gjimnazin e Tiranės ku u ngarkua me drejtimin e shkollės. Mė 1940 dėrgohet nė Romė nga min. i Arsimit Ernest Koliqi pėr tė punuar mbi Atlasin Gjuhėsor Shqiptar, i cili nuk u krye pėr arsye tė ndryshimeve politike pėrgjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė shtator tė 1943 u emėruar min. i Arsimit nė qeverinė Mitrovica, post tė cilin nuk e pranoi. Mė 25 janar 1944 i pushkatohet vėllai, Selaudini, nėnprefekt i Malėsisė sė Gjakovės. Nė Shqipėri u kthye vetėm pas korrikut 1944[3].

    Nė 1947, ai u caktua anėtar i Institutit tė Shkencave, instituti paraardhės i Universitetit tė Tiranės.
    Nga 1952 deri mė 1957, ai shėrbeu si profesor i historisė sė Shqipėrisė dhe fonetikės historike. Nė 1972, ai u bė anėtar themelues i Akademisė sė Shkencave.

    Universiteti i Gjirokastrės mban emrin "Eqrem Ēabej".

    Veprimtaria shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]
    Ēabej u specializua nė gjuhėsinė krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinė shkencore e shtjelloi nė gjuhėsi, por edhe jashtė saj, nė folklor, etnografi dhe histori tė letėrsisė. Vend zenė studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikės si edhe kodifikimi i gjuhės letrare.

    Eqrem Ēabej ka dhėnė njė ndihmė tė ēmuar me njė varg sqarimesh etimologjike gjatė hartimit tė Fjalorit tė gjuhės shqipe tė botuar nė Tiranė mė 1980.

    Tituj tė veprave
    Diana dhe Zana - 2011
    Elemente tė gjuhėsisė dhe literaturės shqipe
    Hyrje nė Indoeuropianistikė
    Sonete - 2008
    Studime gjuhėsore I-VIII. Rilindja, Prishtinė 1986
    Studime etimologjike nė fushė tė shqipes. Akademia e schkencave e RPS tė Shqipėrisė, Tiranė 1976-2006
    I - 1976; II: A-B - 1982; III: C-D - 1987; IV: Dh-J - 1996; VI: N-Rr - 2002; VII: S-Zh - 2006; V: K-M - 2014. - ISBN 978-99956-35-20-6
    Hyrja nė historinė e gjuhės shqipe. Fonetika historike e shqipes. Rilindja, Prishtinė 1970
    Meshari i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Pjesa e parė. Universiteti Shtetėror i Tiranės, Tiranė 1968
    Hyrja nė historinė e gjuhės shqipe. Pjesa e parė. Tiranė 1958
    Shqipja nė Kapėrcyell
    Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes
    Fjalor i gjuhės shqipe i vitit 1954, (Bashkautorėsi)
    Odiseu dhe Konstandini
    Mirėnjohjet[redakto | redakto tekstin burimor]
    Urdhrin "Nderi i Kombit", Shqipėri 10 maj 2003
    Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit Kosovė
    Universiteti i Gjirokastrės mban emrin e tij, pra Universiteti Eqerem Ēabej
    Burime[redakto | redakto tekstin burimor]
    ^ Elsie R., Historical dictionary of Albania (2nd ed.). Lanham: Scarecrow Press. 2010. fq. 67. ISBN 9780810873803.
    ^ Imaj A., Dosja e Sigurimit, Mehmet Shehu: Ēabej, eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar, Panorama, 29 tetor, 2009.
    ^ a b c d Demiraj Sh., Eqrem Ēabej, njė jetė kushtuar shkencės, Tiranė: Akademia e Shkencave, 2008.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura     
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 25-05-2017 mė 11:22

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Niket Dardani
    Niketė Dardani ishte ndėr tė parėt kompozitor i cili shkroi shumė vepra tė ndryshme si ato laike dhe fetare.
    Niketė Dardani (340 - 414) Iliri , njihet si autori i "Te Deum" hymnit bazė dhe simbol tė krishtėrimit, ky artist nga Dardania ėshtė njė nga emrat e parė tė historisė kulturore tė krishtėrimit dhe njė nga themeluesit e kėsaj kulture. Etnomuzikologu Ramadan Sokoli, nė librin e tij argumenton kontributin e kesaj figure tė shquar shqiptare tė artit kishtar mesjetar. Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė. Ancient Illyria: An Archaeological Exploration
    Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjeēare Ipeshkėv i Ramesianės.

    Vepra e tij sipas Ilir Secit mė e njohur ėshtė himni "Te Deum Laudamus", i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha qė e ndan kėtė artist nga pasuesit e tij ėshtė njė hendek shekullor qė thellohet nė terrin e "Dark Age", ku nga trashgimia jonė humbėn shumė vlera tė ndėrtuara nė mijėvjeēarė.
    Niketė Dardani ose Shėn Niketa i Remesianės ėshtė nderuar si shenjt nga Kisha Katolike.
    Ai konsiderohet si njė nga etėrit themelues tė Kishės romane dhe festa e tij ėshtė caktuar 22 qershori sė bashku me shenjtin Paulin i Nolės.
    Emri origjinal i Bela Palankes (Remesiana), nė shekullin e tretė (viti 292) sot gjiden gjurme nė formėn e bazilikės, shtyllat romake dhe piketa.
    Nė bazė tė funksionimit misionare tė famshme Peshkopit Niketa Dardanit (Remizijanit )(338- 420) arriti nė pėrfundimin se nė fund tė shek IV dhe nė fillim tė shekullit tė V Remesiana bėhet selia e ipeshkvnore.
    Niketa misionar dhe shkrimtar fetar emri i tė cilit kishte plotėsuar Remesianen e famshme.
    Ekzistenca e ndenjėsen ipeshkvore tregon se ne Remesian mbizotėronte krishterimi.
    Trashėgimia kulturore dhe historike
    Vendbanimi Urban nė Bela Palank egziston 2300 vjet.
    Pėrveē Cuprija (Horeum Magri) dhe Nishit (Naissus), Bela Palanka (Remesiana) i takon njė nga qytetet mė tė vjetra nė Dardani (Serbi).
    Remesiana ishte njė nga qytetet mė tė rėndėsishme gjate Perandorise Romake.
    Dėshmi tė shumta historike dhe dokumentar ishte duke folur nė lidhje me tė, tė tilla si vend arkeologjik nė qendėr tė qytetit dhe monumenti nderit kushtuar Septimius Severus perandorit dhe djali i tij Caracalla (viti 202).
    Unazė meshkrimin Fidemo Constantino
    Unazė floriri shėnuar Fidemo Constantino gjetur nė kėtė vend nėn rrethana tė panjohura.
    Unaza e kėtij lloji ka tė ngjarė tė caktohet pas Kostandini pushtoi Nais (Nishin)dhe Serdicen .
    Analiza e "unazat e besnikėrisė Konstandinit" ėshtė datė bizhuteris nė periudhėn nga viti 315 deri 317, apo 319.
    Supozohet se unaza ju kadhen njė zyrtari tė lartė perandorak te cilit ėshtė njė banor nga Remisiana .

    Aty u lind peshkopi i parė, misionari dhe shkrimtari fetar Niketa Remesiana (Dardani)(330-410), krijuesi i himnit tė famshėm tė kishės "Te Deum LAUDEAMUS" ose "Ty Perėndi te falenderojme ".
    Sot ne Bellapallank(Remezijana) esht edhe nji shkoll e larte me emrin Niketa Remesijanes(serbia mundohet me bere serb)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 02-06-2017 mė 13:30

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Pietro Marubi
    Pietro (Pjetėr) Marubi i lindur nė Piacenza (lexo: Piaēenca) Itali mė 1834 ishte fotografi i parė nė Shqipėri e Ballkan. Ishte gjithashtu arkitekt, piktor e skulptor i aftė
    Jeta
    Lindi nė Piacenza tė Italisė mė 1834.
    I talentuar nė shumė fusha, si nė kohė tė Rilindjes dhe i apasionuar pas artit tė ri tė fotografisė, kultivonte dhuntitė e tija qė nė vendlindje. Por duke pėrjetuar nacionalizmin italian dhe levizjet[1] maciniane e ato garibaldine, u gjend i pėrfshirė nė vrasjen e kontit tė Piaēencės, asokohe qyteti qeverisej nga austro-hungarezėt; qė pėr tė cilėt lėvizjet garibaldine ishin njė halė nė sy. Kėto rrethana politike e dėtyruan tė zhvendosej drejt Ballkanit, dhe nga Korfuzi, Vlora kaloj nė Shkodėr sepse atje "ka katolikė" (sipas kėshillės sė konsullit italian nė Vlorė). Qyteti qė atėherė, bashkė me Janinėn ishin qendrat mė tė mėdha tė kulturės nė trevat shqiptare.

    Mė ~1856 mbėrriti nė Shkodėr, ku gjeti strehė nga pėr ndjekėsit e tij falė ndikimeve e rrethanave, dhe kėtu filloi punėn si fotograf. Nė tė njėjtin vit hapi atelier (frėngjisht, dhomė pune t'artistit) e parė fotografike “Studio Marubi”. Njė dhomė e madhe me sipėrfaqe 35 m², gjysmė prej muri, gjysmė prej xhami. Ana e djathtė e mureve e edhe ēatia ishin tė tėra prej xhami (baxhė/-a), me qėllim qė drita tė hynte edhe tė depėrtonte natyrshėm. Klishetė e para bardh e zi qenė tė formateve 21x27, 26x31 dhe 30x40. Mė pas vijnė e ndryshohen dhe fotografi arrin tė bėjė klishe thuajse tė tė gjitha formateve tė kohės. Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda atelies edhe bar, degė e trungje pemėsh, pėrherė me lidhje ideore me subjektin qė do fotografonte. Nė fillim, Marubi pėrdori procesin kolodium nė pėrgatitjen e negativit. Si sfonde, brenda nė studio, mjeshtri ashtu si gjithė kolegėt e tij evropianė, pėrdorte beze tė pikturuara tė pėrshtatshme me atė qė do fotografohej, si natyra tė qeta, peizazhe tė natyrės shqiptare, pamje te mjediseve familjare etj. Tė mos harrojmė se jemi nė njė kohė kur Evropa veēse pak vite mė parė kishte njohur artin mrekulli tė fotografisė.

    «Qyteti kishte mir'prit' krįh'hįp nji magjistar, qi ndezte flakė do pluhna dhe lāngje e māndźj t'népte nė dorė nji copė letėr tė trashė ku ishe pikrisht ti” - shkruenin kronikat (Qyteti kishte mirėpritur krahėhapur njė magjistar, qė ndizte flakė ca pluhura e lėngje e mė pas tė jipte nė orė njė copė letėr tė trashė ku ishe pikėrisht ti). Filloi tė fotografoi me procesin e kolodiumit tė lėngėt si nė tė gjithė Evropėn, kryesisht njerėz tė njohur, por edhe tė panjohur tė qytetit.

    Ndėr fotografitė e kėsaj periudhe ėshtė dhe ajo e kaēakut tė njohur tė krahinės, Hamza Kazazi (1858) 79 vjeēar, ky i fundit pozon i veshur me njė kostum feste me fustanellė (pikėrisht qė paraqet kostumin tradicional tė burrave shqiptarė shkodranė nė njė ditė feste) dhe njė shpatė tė gjatė dhe dy pistoleta varur nė ije. Ky mėsohet tė jetė kontakti i parė i fotografit mjeshtėr Marubi me botėn shqiptare, me tė cilėn zė fill fotografia shqiptare. Sipas dėshmive tė trashėgimtarėve Marubi fotoja e parė daton qė mė 1856, sipas dokumenteve tė tyre. Por imazhi ó u fshi gjatė punės tė fotografit, ó nuk ekziston sepse n'atė periudhė metodat imponin pėrdorimin e njė xhami pėr shumė negativė. Zyrtarisht data e fillimit t'artit tė fotografisė shqiptare ėshtė viti 1858, me foton e Hamz Kazazit. Tre vite mė pas (1861), peizazhin e parė fotografik qė paraqet Shkodrėn dalėngadalė, Pietro Marubi nisi tė pėrthithte mendėsinė e shqiptarėve. Duke qenė edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale tė Kishės Ortodokse tė qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarė tė ndryshėm pėr aftėsitė e fėmijėve tė tyre nė artet pamore. Njė nga kėta ishte dhe marangozi ēam Arsen Idromeno qė me kėshillėn e mjeshtrit Marubi e dėrgoi djalin e tij Kólė tė studionte pikturė nė Venezie (lexo Venecie) tė Italisė. Ndoshta artisti i njohur Kólė Idromeno ėshtė njė dhuratė e madhe e Pjetėr Marubit pėr kulturėn tonė.

    Me rritjen e namit, fjala u pėrhap.
    Organet e ndryshme botėrore, revistat dhe gazetat lidhin kontrata. Ndėrkohė, mjeshtri filon tė dali nga atelieja e tė fotografoi nė natyrė subjekte shoqėrore, por edhe historike.

    Kėsaj periudhe i pėrkasin foto tė tilla si shumė e njohura “Lypės nė rrethinat e Shkodrės” (1875) me forcė tė madhe shprehėse, si dhe “Portret gruaje” (1878) e “Cigania e vogėl”. Me vlera tė mėdha ėshtė dhe fotoja e Pietro Marubit qė paraqet delegatėt e Vilajetit e Lidhjes sė Shkodrės nė Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo qė pasqyron Kryengritjen e Mirditės (1876-1877). Me kėto foto ai nis bashkėpunimin e gjatė me revista tė njohura evropiane si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London News”, duke u bėrė kėsisoj fotoreporteri i parė nė histori tė fotografisė shqiptare.

    Fotot e Marubit mbi lėvizjet luftarake tė shqiptarėve pėr liri, janė pothuaj vėrsnike me ato qė mbahen mė tė parat fotografi botėrore tė luftės si tė anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Pėrmendim gjithashtu se ai ka realizuar fotografitė e para nė Malin e Zi (1865). Kėshtu nuk ėshtė e rastit qė fotografitė e kohės tė Pietro Marubit, gjenden nė shumė gazeta italiane dhe franceze te kohės.
    Aparatet e tij nė fillim tė veprimtarisė ishin prodhime franceze dhe gjermane me pėrmasa 30 cm me 40 cm.

    Shumė foto tė tij janė shtypur edhe si kartolina postare qė kėrkoheshin nga tė huajt pėr bukurinė dhe ekzotiken e tyre. Pietro Marubi, ėshtė nderuar edhe me njė medalje arit (“Premiato con Medaglia d’Oro”) pėr fotografi, kėtė e mėsojmė nga njė kartolinė, ku fatkeqėsisht, nuk pėrcaktohet as data e as vendi i konkursit.

    Studioja e tij u specializua jo vetėm nė shėrbime fotografike private (portrete tė personave e familjeve), por nė vitet ’70 Pietro bėri njė shėrbim si reporter pėr revistėn italiane “Illustrazione Italiana" nė vilajetin e Shkodrės. Qyteti shqiptar nė veri tė vendit, pranė maleve tė larta qė njė krahinė sė pari epike e disi autonome, ku kėndoheshin epet dhe kėngėt e kreshnikeve legjendarė. Nė njė mjedis tė tillė, Pietro Marubi pas disa vitesh qėndrimi nė Shkodėr, vetėquhet Pjetėr Marubi, shkodran mes shkodranėve.
    Pjetri duke pasur shumė punė merr tė parin ndihmės. Njė djalosh si “djalė dyqani”, te birin e bahēevanit te shtėpisė sė tij, Mati Kodhelin.
    I lindur me 1862, Matia ėshtė i mrekulluar nga puna e mjeshtrit Marubi, e kėshtu nė kėtė drejtim, ai kėrkon tė punėsohet pranė mjeshtrit.

    Ky e dėrgon pėr njė kohė specializim ne Trieste. Mė pas kthehet nė Shkodėr tė punojė pranė Pjetėr Marubit ku lidh miqėsi tė ngushtė me Kolė Idromenon, por fatkeqėsisht jeta pėr Mati Kodhelin ėshtė shumė e kursyer. Vetėm 21 vjeēar, Mati Kodheli mbyll sytė mė 1881, por duke lėnė njė emėr jo tė paktė nė atė qė do tė quhet dinasti e Marubėve, ato ishin fotografėt e parapėlqyer nga tė gjitha klasat shoqėrore.

    Emigroi nė njė vend ku askush nuk dinte tė fotografonte.
    Shqipėria jetonte me kujtimet e sė shkuarės. I ardhuri nga Italia duhej t’iu dukej si nga e ardhmja ; ai solli me vete edhe teknologjinė mė moderne tė fotove. Mė pas i mjaftoi ta vendoste modernitetin pėrballė antikes dhe duke llogaritur saktėsinė e parametrave tė dritės e tė kohės. Mbi lastrat tė mbuluara me argjend dukeshin figurat, tė cilat do tė ishin mė tė pėrshtatshme si piktura, njė variant i Rilindjes.[2] [3]

    https://books.google.se/books?id=ROh...DE4ChDoAQhDMAk

    https://www.google.se/search?q=pjete...wM4FBD8BQgGKAE


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...exXvk9SvslhvPg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura       
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 09-06-2017 mė 12:58

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •