Mbretėresha Geraldinė
Mbretėresha Geraldinė mė vonė Nėna Mbretėreshė Geraldinė ose Kontesha Géraldine Margit Virginia Olga Mįria Apponyi de Nagyappony formalisht Madhėria e Saj Mbretėresha Geraldinė e Shqiptarve (lindi mė 6 gusht 1916 nė Gjenevė tė Zvicrės, nė shtėpinė e gjyshes sė Saj. Vdiq nė Tiranė nė moshėn 86 vjeēare, mė 22 tetor 2002) ishte mbretėresha e shqiptarve dhe bashkėshortja e Mbretit Zogu I dhe nėna e Leka Zogut I.[1]
Origjina[redakto
Mbretėresha Geraldinė rrjedh nga njė familje shumė e njohur Hungareze. Origjina dhe pedigreja e Familjes sė Saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetės, kur Hungaria u pushtua nga Arpadėt nė vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesėmarrėse nė krijimin e monarkisė hungareze, nėn dinastinė Arpadiane. Nė historinė mijėravjeēare tė Hungarisė, nuk ka ngjarje tė rėndėsishme ku familja Apponyi tė mos ketė luajtur rol tejet tė rėndėsishėm. Nė periudhėn e fundit tė dinastisė Arpadine, nė 1280, u shfaq emri Chevalier dApponyi pėr herė tė parė, si zotėrues i njė ferme shumė tė madhe, pėr tė cilėn konfirmohet me dokumente arkivore se mbante emrin Nagy Apponyi, e qė ishte dhe mbeti deri vonė pronė e kėsaj familjeje. Tė gjithė paraardhėsit e Familjes Appony kanė pasur karrierė shumė tė suksesshme politike dhe kanė mbuluar detyra nga mė tė rėndėsishmet shtetėrore nė Perandorinė Austriake, nė tė cilėn kanė gėzuar tituj tė rėndėsishėm fisnikėrie, sikundėr: baron, kont, etj..
Kushriri i pare te Mbretėreshės Geraldinė, Konti Albert Appony, kryesoi delegacionin Hungarez nė Konferencėn e Paqes sė Versajės dhe mė pas pėrfaqėsoi Hungarinė nė Lidhjen e Kombeve. Ndėrsa gjyshi i Saj, Konti Lajosh Appony, mbajti funksionet mė tė larta honorifike tė Perandorisė Austriake: si Kėshilltar intim dhe shambellan i perandorit Franc Jozef dhe Mareshal i Madh i Oborrit tė Perandorit Franc Jozef. Gjyshja e Saj ishte njė aristokrate prusiane dhe njėkohėsisht edhe vajza e Kontit Herman Roger dė Seherr Tos, pasardhės i Princit Ernest Joakim d Anhalt, prej tė cilit kanė rrjedhur shumica e dinastive mbretėrore evropiane, ēka mė pas u bė shkas pėr tė marrė nofkėn e merituar Babai i mbretėrve. Atdheu i tyre, Hungaria, u copėtua dhe nė bazė tė Traktatit tė Trianonit tė vitit 1919, njė pjesė e madhe e territorit hungarez, krahas 3.5 milonė hungarezėve, mbetėn jashtė kufijve shtetėrorė dhe sė bashku me to edhe pronat e familjes Apponyi, tė cilėt u pėrfshinė nėn administrimin e Sllovakisė. Familja Appony ka lidhje gjaku me tė gjitha mbretėritė e Europės. Gjyshi nga nėna i Mbretėreshės Geraldinė ishte Xhon Herri Stewart, i cili rridhte nga njė familje fisnikėsh skocezė, tė emigruar nė SHBA nė shekullin XVII, dhe ishte diplomat i suksesshėm. Ndėrsa gjyshja e Saj nga nėna ishte pinjolle e Familjes Hardingun, pronarė tė mėdhenj tokash nė Karolinėn e Veriut. Ajo ishte e bija e kontit Gyula Appony dhe e konteshės Glayds Virginia Stewart, e cila ishte njė shtetase amerikane shumė e pasur nga shteti i Marylendit, babai i sė cilės ka qenė emėruar si Konsull i Pėrgjithshėm i Amerikės nė Hollandė. Pėrveē vajzės sė madhe Geraldinė, ēifti Appony kishte edhe njė vajzė tjetėr tė quajtur Virxhinia, si dhe njė djalė tė quajtur Xhula.
Pas vdekjes sė gjyshes sė tyre, pėr Geraldinėn dhe motrėn e saj Virxhinia u kujdes e motra e babait tė tyre, kontesha Fanny Karolyi, e cila zotėronte njė nga kėshtjellat mė tė famshme dhe mė te bukura tė Hungarisė nė Zebegeny. Vajzat qė kalonin verėn nė kėshtjellėn e Zebegeny-it, kishin marrė nga njė emėr luleje. Pėr shkak tė bukurisė sė Saj dhe bardhėsisė natyrale tė lėkurės dhe veshjes me rroba po tė tė njėjtės ngjyrė, Geraldina u quajt meritueshėm Trėndafili i Bardhė i Hungarisė. Geraldina tashmė e rritur, na shfaqet si njė europiane autentike qė kish trashėguar shumė virtyte dhe vlera morale nga jeta intensive e brendshme e Seher Tesėve, nga bujaria dhe kultura e rafinuar e Aponyve, nga dinamizmi i Stewartėve, nga sensi i pėrshtatjes dhe i kurajės pėrballė fatkeqėsive prej Hardingėve.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Mbret%...Geraldin%C3%AB
Krijoni Kontakt