Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Gjino Mund te Kaloje ne ...Opozite

    http://www.gazeta55.com/editorial.htm

    Gjinushi, emigrant i Moskės nė Tirane, njeriu qė punėsoi shqiptarėt nė gomone.

    Nga Fahri Balliu

    Skėnder Gjinushi, i shkelmuar nga Partia Socialiste, lidhur me pjesėmarrjen nė qeveri, mbajti dje ne parlament njė fjalim qė pasqyronte totalisht, dėshtimin dhe trishtimin qė e ka mbėrthyer.

    Gjinushi u kujdes veēanėrisht pėr tė na zbėrthyer njė here si trimeri intelektuale, me burim nga pėrvoja e tij politike, lidhur me faktorin nderkombėtar dhe raportin e marrėdhėnieve me tė. Ai foli pėr tė ashtuquajturin kompleks inferioriteti ndaj faktorit ndėrkombėtar dhe madje, pėrgojoi dhe thashethemnoi dhe zonjėn Doris Pack.

    Ai pėrsėriti haptas dhe me forcė, se vazhdonte tė ishte kundėr marrėveshjes pėr presidentin konsensual, dhe bėri thirrje nė tė vėrtetė, pėr njė izolim tė Shqipėrisė nga Europa e Perėndimi. Sepse praktikisht, marrėdhėniet ndėrkombėtare me peshė e vlerė politike, Shqipėria i ka sot me Perėndimin.

    Megjithėse nė njė gjuhė tė maskuar, me pak retorikė nacionaliste, ai tė gjithe merakun e kishte nė sulmin ndaj Washingtonit e Brukselit. Dhe kjo ėshtė krejt e natyrshme pėr Gjinushin, i cili si kryetar parlamenti, pati ftese vetėm nga "Duma" Ruse.

    Kjo tregon, se Skėnder Gjinushi gjatė kohės qė ka ushtruar postin e zv/kryeministrit dhe te ministrit te Punės, apo kur ishte kryetar i Kuvendit, ka vepruar nė praktikė, krejt nė bojkot ndaj Perendimit dhe nė hapje ndaj Lindjes. Sigurisht, kjo tregon dhe njė anė tė karakterit, qė pėr hir tė postit, Gjinushi pranon platformat perėndimore, bėn tė pėrulurin, madje servilin ndaj tyre, por nė veprim e sipėr, ai godet kėto platforma. Nė kėtė kuptim, duke perifrazuar edhe atė punėn e emigracionit, qė Gjinushi e bėnte edhe me gomone, vetė ky i fundit, eshte njė emigrant nė Shqipėri. Po cila ėshtė kombėsia e tij? Skėnder Gjinushi ėshtė njė emigrant sovjetik nė Tiranė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alumni : 01-08-2002 mė 18:15
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Po e Merr Lumi Partine e Gjinos!

    Inati karrierist i Gjinushit shkaterron PSD-ne
    Mospranimi i Gjinushit per t'u futur ne qeverine "Nano", meqenese nuk iu dha posti i zv/kryeministrit, solli reagimin dhe sulmin e tij ndaj kabinetit Nano dhe PS-se, cka e rendon poziten e socialdemokrateve ne elektoratin e majte dhe ne postet shtetrore qe kane perfituar nga qenia ne koalicion. Kreu i PSD-se Gjinushi nuk u mjaftua me humbjen e postit te tij, por ka rrezikuar perfundimisht shkeputjen nga e majta socialiste te partise se tij si dhe mbetjen e partise se tij ne periferi te politikes shqiptare. Zoti Gjinushi u mundua te luaje ne Kuvend gjate seances se debatit per programin qeverises me argumentin "Anti-Berishe", me synimin qe te fitoj antiberishet e PS-se. Por ai gabon pasi socialistet shumehere zihen me njeri tjetrin, por perseri mbesin ne unitet kur vjen puna per fitimin e zgjedhjeve, pra per pushtetin. Edhe kete rradhe shume deputete socialiste deklaronin se do te votonin kunder Nanos, por ne Kuvend voten e hodhen "po" per kryetarin e PS-se. Keshtu qe edhe levizja e Gjinushit, pervecse shpreh nje inat pervers ndaj PS-se qe i dha padrejtesisht vota, pushtet, prona dhe para, tregon se ai perpara karrieres se tij personale nuk ve asgje, as moralin e PSD-se, as hallet e socialdemokrateve, te cilet humbin pushtet dhe bashkeqeverisje. I kundert me kryetarin e PSD-se eshte nje shumice ne rradhet e Keshillit Kombetar te kesaj partie, e cila eshte ndergjegjsuar se nuk mund te militojne me ne kete parti, e cila eshte kthyer ne nje parti private e per interesat e Gjinushit. Ish-ministri i Jashtem, zoti Paskal Milo ka kembengulur qe te mos vazhdohet ne kete rruge, pasi po humbasim jo vetem elektoratin, por do te na largojne njerezit tane ne administraten e larte shteterore per hir te tekave te kryetarit te PSD-se. Ai e akuzoi kryetarin e tij se po perdor partine per pune e interesa private, qe e ka kthyer ate si nje shtojce te oborrit te shtepise se tij, se mund te futeshim ne qeveri me dy emra te tjere profesioniste nga rradhet e kryesise ose te keshillit Kombetar. Pra akuza e Milos e leshuar dje ne media parakupton ndeshje te dy lobeve sot ne mbledhjen e Keshillit, njeri lob qe kerkon bashkeqeverisje e mirekuptim me socialistet per te ndertuar Shtetin, kurse lobi tjeter i perfaqesuar nga Gjinushi e Apostoli qe duan krejt Shtetin per vete e per familjet e tyre. Jane shume specialiste dhe drejtues te afte socialdemokrate qe punojne si zv/ministra, drejtore drejtorish, shefa apo detyra te tjera shtetrore, por qe kane ardhur ne keto detyra fale koalicionit me PS-ne, te cilet rrezikojne te humbasin vendet e punes menjehere pergjate ketyre diteve nese edhe mbledhja e sotme e Keshillit Kombetar do te perkrahe inatin e Gjinushit ndaj PS-se e kryeministrit Nano. Aleanca me socialistet e PSD-se ka qene jetike p`r te mbajtur gjalle elektoratin e saj. Nese ndodh shkeputja per inat te tekave te kryetarit te PSD-se qe nuk u be perseri zv/kryeminister, atehere ka mundesi qe tronditja ne rradhet socialdemokrate kete rradhe te gelltise njehere e mire emrin e saj te krijuar e te mbajtur gjalle nder vite nga qindra socialdemokrate. Me sa duket kryetari i PSD-se eshte mesuar qe partia duhet te punoje per te dhe jo per programin politik e militantet. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe reagimi i Gjinushit ne momentin qe iu refuzua me te drejte posti i zv/kryeministrit, nderkohe qe ai mund te fuste ne qeveri emra te tjere, si deputetin Engjell Bejtja apo plot te tjere emra intelektualesh qe militojne ende ne kete parti te quajtur edhe si parti private e familjes Gjinushi. Nuk paska gjithe ajo PSD emra profesionistesh qe mund te futeshin ne qeveri ne poste ministrash e qe te tregonin vlerat e tyre ne sherbim te mireqeverisjes apo vetem Gjinushi e Apostoli jane vlerat e socialdemokracise shqiptare?! Nese socialdemokratet mburren vetem me emrin e Gjinushit dhe te Apostolit, i pari karrierist tipik, ndersa i dyti i shumedeshiruar per tendera rrugesh dhe me akuza korrupsioni mbi supe, atehere kjo parti po shkon drejt venitjes dhe rrumpallopartise. Kryeministri dhe njekohesisht kryetar i PS-se zoti Nano i leshoi nje mesazh zotit Gjinushi ne Kuvend se eshte mire qe te reflektohet per keto akuza te tij dhe te mos kalohej ne prishje te Koalicionit per hater te inateve private e per interesa karrieriste. Zoti Nano i kerkuar Gjinushit qe " nese nuk do te vish personalisht ne kabinet me jep dy emra te tjere per ministra qe t'i dergoj per dekretim". Por ku pyet kryetari i PSD-se per te tjere personalite perpara emrit dhe karrikes se tij , te cilen e ka perlare ne kohen e Ramiz Alise, te Adil Carcanit, te Berishes dhe qe prej vitit 1997 nga Koalicioni me Nanon. Pra PS-ja i kerkoi te reflektonte me qetesi dhe te pranonte dy poste ministrash. Dhe i kishte teper, pasi kater deputete ishin, por donin tre vende, dy ministra dhe nje zv/kryetar parlamenti ! Po kete gje tha ne Kuvend edhe zoti Ruci, Sekretar i Pergjithshem i PS-se, por me sa duket inati i Gjinushit do ta kaloje kete parti ne opozite me PS, duke e rrezikuar seriozisht vetveten per zgjedhjet lokale te vitit 2003.

    Kryeministri Nano mesohet qe te jete shprehur mbreme ne nje bisede telefonike me zotin Gjinushi qe te mos i rrezikoje perfaqesuesit e PSD-se qe kane pushtet ne piramiden ekzekutive, pasi nese ai nuk reflekton te gjithe do te largohen nga puna brenda javes qe vjen, meqenese Koalicioni quhet i prishur. Por kjo do te thote shkaterrim i te gjithe strukturave lokale te socialdemokrateve, cka parakupton kalim i kesaj partie ne fundin e listes se partive politike, pasi gjate ketyre viteve shume figura jane larguar ose perjashtuar nga Gjinushi. Edhe durimi ka nje kufi-thote nje fjale e urte popullore. Sot eshte nje funddurimi per socialdemokratet e vertete ndaj kryetarit qe syte i shikojne vetem brenda oborrit dhe vetures se tij.

    A.Apostoli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 08:00
  2. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  3. Ekzekutimi i deputetėve tė opozitės sė parė tė '45-ės
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28
  4. Fushata pėr kreun e bashkisė sė Tiranės
    Nga reporter nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17
  5. BERISHA: MITINGU I NDRYSHIMIT
    Nga Dita nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 01:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •