A ka ndonje faqe qe te jep mundesine e ftp online pa instaluar programin?
Moderatori: Një temë tjetër që mund t'u vijë në ndihmë për shkëmbimin e skedarëve:
A ka ndonje faqe qe te jep mundesine e ftp online pa instaluar programin?
Moderatori: Një temë tjetër që mund t'u vijë në ndihmë për shkëmbimin e skedarëve:
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-10-2007 më 22:39
Nuk është nevoja të kesh një program për FTP sepse shumica e kompjuterave mund të përdorin windows ose internet explorer duke shtypur adresën e FTP tek i njëjti vënd ku shkruan edhe adresat e faqeve të internetit.
psh:
ftp://ftp.sunet.se/
Kjo do bëjë lidhjen me ftp.sunet.se
Nqs ftp nuk lejon komunikim anonim, atëherë do të të pyesë për emrin e llogarisë dhe fjalëkalimin. Kur bëhet lidhja ti mund ta përdorësh njësoj si hard diskun tënd nqs ke lejë nga administratori i ftp-së.
Nqs kërkon përdorimin e FTP me ndonjë apletë në JAVA si ajo e chatit, nuk do ta rekomandoja sepse personi që ka apletën mund të të vjedhë emrin dhe fjalëkalimin. Ti nuk e di çfarë ndodh me informacionin që fut në apletë dhe personi që e ka shkruajtur atë, mund ta ruajë informacionin tënd për veten e tij.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 04-02-2004 më 04:09
Edi
Jo une doja thjesh ti trasferoja nje mikut tim disa file qe me ane te e-mailit nuk mundeshin pasi jan pak te medha ....
flm per gjithshka
Reni,
Për të përdorur FTP dikush duhet të hapë një sërvër FTP dhe të lejojë personin tjetër të futet tek sërvëri për të shkëmbyer skedarë.
Pra njëri nga juve, ti ose shoku yt, duhet të ketë një sërvër FTP në kompjuter dhe personi tjetër do lidhet tek ky sërvër për të marrë ose për të hedhur skedarë. Kjo duket si diçka e lehtë por ka punë se si fillim duhet të marrësh programin për të hapur FTP, pastaj duhet ta konfigurosh që vetëm shoku tënd të futet aty. Nqs nuk ke lidhje të drejtë-për-drejtë me internetin ti nuk mund të jesh i aftë ta hapësh sërvërin. Pra ju që të dy duhet të futeni në internet direkt nga kompjuteri juaj dhe të mos ketë kompjutera të tjerë në mes me proxy, firewall, router sepse këto zakonisht pengojnë përdorimin e FTP. Ka vështirësi dhe nuk ja vlen që të hapësh FTP për një skedar që do transferoni.
Për të transferuar skedarin mund të përdorësh:
- Kazaa dhe programe të tjera të ngjashme.
Futuni të dy në një kohë dhe shkëmbeni skedarin. Duhet të keni kujdes që vetëm një person ta marrë skedarin dhe të mos futen persona të tjera nga interneti.
- Mesazhierët MSN, Yahoo, AOL, ICQ që të lejojnë të shkëmbesh skedarë. Një prej butonave është që ti dërgosh personit një skedar. Nuk e di nqs kanë limite për madhësinë e skedarit por provojeni njëherë.
- MIRC, kjo mund të jetë mënyra më e mirë. Futuni të dy në chat me programin MIRC, nuk ka rëndësi se në cilën dhomë, dhe tek ikonat në krye të programit zgjidh "send file". Personi tjetër duhet ta pranojë skedarin duke shtypur butonin "accept".
http://www.mirc.com
- Nqs kompjuterat nuk mund të komunikojnë direkt me njëri tjetrin metodat më lart nuk punojnë. Në këtë rast mund të përdorni Yahoo Briefcase, e cila të lejon të hedhësh file në llogarinë tënde të yahoo dhe të lejosh personin tjetër ti marrë. Më duket se nuk mund të hedhësh skedarë më të mëdhenj se 1MB por provoje njëherë se është falas.
http://briefcase.yahoo.com/
Nqs nuk është vetëm një skedar por shumë skedarë të bashkuar në një mund ti ndash skedarët në disa pjesë dhe të përdorni një nga mënyrat më lart disa herë deri sa të plotësohet e gjithë dosja. Gjithashtu, mund të marrësh programin winrar http://www.rarlab.com/rar/wrar330.exe që të lejon të kompresosh disa skedarë në një skedar më të vogël ose të ndash një skedar të madh në disa skedarë më të vegjël. Psh nqs ti ke një dosje që është 5 MB me këtë program mund ta kompresosh (psh: 3MB) ose mund ta ndash në 5 skedarë me nga 1 MB sejcili. Hidhi një sy dhe nqs ke nevojë për ndihmë si ta përdorësh pyet në forum.
Edi
Une do te sugjeroja nje menyre tjeter.
Hap nje llogari falas tek www.netfirms.com
pastaj me ane te nje programi ftp lidhu me te dhenat e meposhtme te ftp dhe ngarko ne internet skedaret. (Te sugjeroj Cute FTP si program mjaft te mire dhe te lehte per tu perdorur)
Host ftp://emri.netfirms.com
username emri
password koajsfa
(jane te dhena sa per shembull sepse te vertetat do te dergohen me email kur te regjistrohesh)
Ne kete menyre skedaret rrine aty gjithmone dhe ne cdo kohe cdo shok i joti mund t'i marri me dy menyra:
Ose thjesht duke shkruar URL psh. www.emri.netfirms.com/skedari.zip
ose duke u lidhur dhe ai me te dhenat e FTP dhe ne kete menyre merr skedaret me ane te ftp.
Pershendetje!
Ndryshuar për herë të fundit nga Gepardi : 07-02-2004 më 20:21
mund tja dergosh edhe me email ato filet po ti besh ndarje (split) me ndonje program si psh HJ-Split i cili ben ndarjen po ashtu eshte ne gjendje te beje bashkim te skedareve te copetuar
Mire eshte qe te dy juve ti qe e dergon skedarin copa-copa ashtu si dhe ai qe do e marre copa copa(dhe me pas do i bashkoje copat ti beje(join) te perdorni te njejtin program HJ-Split
Hidhi nje sy kesaj faqes
http://www.freebyte.com/hjsplit/
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
ju falenderoj per shpjegimet
Dua Te Di Si Mund Te Hap Nji Server Me Protokoll Ftp Ne Nji Pc Shpie.psh Kam Programin Flashfxp Dhe Dua Te Di Si Ta Konfiguroj Qe Te Hap Nji Server Ne Pc Tim.
Divide Et Impera
" Yo soy cubano, latinoamericano
y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"
Flash FXP nuk të lejon të hapësh sërvër me FTP. Flash FXP përdoret për tu lidhur me një FTP dhe të marrësh ose të hedhësh skedarë. Gjithashtu lejon që të lidhesh me dy FTP dhe të transferosh skedarë direkt nga njëra tek tjetra.
Nqs do të hapësh FTP në kompjuterin tënd mund të marrësh programet që përmënden nga këto faqe:
http://compnetworking.about.com/cs/f...winftpserv.htm
http://compnetworking.about.com/cs/ftpservers/
http://www.sofotex.com/download/FTP_...e/Ftp_Servers/
Këto programe lejojnë kompjuterat e tjerë të lidhen me kompjuterin tënd me FTP dhe të shkëmbejnë skedarë me njëri tjetrin. Ki kujdes të vësh fjalëkalime për të gjitha llogaritë dhe mos hidh në FTP skedarë të windowsit. Duhet të kesh lidhje të shpejtë me internetin për të ngarkuar (upload). Shumica e kompanive që ofrojnë internetin nuk lejojnë të hapësh sërvëra në kompjuterin tënd, prandaj merri njëherë në telefon që të mos kesh probleme.
shënim: Po vazhdove të shkruash te gjitha fjalët me shkronja të mëdha, tema do të fshihet. Nuk je në chat këtu.
Edi
Perdor Me mire Cerberus.
pasi e instalon ke mundesi ta perdoresh falas komplet duke vene mundesine personal use.
Duhet te kesh public IP address qe te kesh mundesi te lidhesh me ftp me komputerin tend te shtepise nga te duash ti.
Une perdor cerberus rreth 2 vjet ne rrjetet e firmes si ne Ceki ashtu dhe ne slovaki dhe jam shume teper i kenaqur. Ne Control panel te programit ke dhe logs te plote te gjithe lidhjeve qe jane bere including IP address, user name used, etc etc
Po qe se ndihme me konfigurimin ose me programin, mund te shkruash ketu, megjithse eshte shume i thjeshte.
Oni
kini parasysh te serverat ftp qe perdorni qe ata te jene te sigurte dhe te bejne nje thirrje tip chroot() ne *nix qe te mos kete mundesi te kaloje ne direktori te tjera te kompjuterit pasi ka shume menyra per ta hackuar.
Me e njohura per siguri eshte ncftp ose vsftp te cilat kan dhe opsione si reverse-domain lookup qe kontrollojne per spoofed ip address me ane te nje reverse dns lookup.
NQS ju duhen me shume keshilla kerkoni
te keshilloj te perdoresh FTP Serv-U eshte program i thjeshte dhe stabel.Postuar më parë nga sherri
Nese ke win XP mund ta aktivizosht ftp server nga cd e XP . Eshte nje nga komponentet e sistemit Windows XP .
nuk e duroj dot i-ne pa pike.
Dergo me email programe,dokumenta,filma,kraks,serials,imazhe cfare do lloj skedari qe te duash,duke perdorur njeren nga keto faqe:
http://www.megaupload.com/
http://www.4shared.com/index.jsp
http://www.yousendit.com/
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Shumë të mira qenkan ket sajte.
Te përgezoj per punen benseven11.
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Dy faqe per te ngarkuar falas imazhe nga kompjuteri juaj.
Ka vlere per rastet kur keni fotografi,imazhe te medha mbi 600x600
dhe forumi nuk e lejon postimin e tyre per shkak te madhesise.
http://www.imageshack.us/ Kerkon regjistrim
http://www.buzznet.com/ose http://www.buzznet.com/www/homepage.htm Kerkon regjistrim.Pas regjistrimit klikohet ne linkun Post.Pastaj klik ne browse,gjen imazhin ne kompjuter dhe e fut.I fut nje titull imazhit,ndonje koment dhe klikon save poshte.Pasi imazhi eshte bere save(kursyer),te faqja,kopjohet adresa ne fushen www... dhe postohet si link ne forum.Ne regjistrim fusni nje adrese emaili fallco,jo adrese te vertete,per te mos marre emaila te padeshiruar(spam).
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-06-2005 më 00:47 Arsyeja: shtese
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Ja dhe disa faqe te tjera:
http://rapidshare.de/
50 mb maksimumi per nje skedar.Afati ruajtjes 30 dite
----
http://ww3.sharebigfile.com/
250 mb maksimum per 1 skedar.Afati i ruajtjes se skedarit 7 dite.
----
http://www.uploadtemple.com/
----
Pranon cdo lloj skedari pervec .php dhe mp3
Maksimumi 30 MB 1 file
---
http://www.filecabi.net/
Pranon ngarkim te skedareve:wmv .avi .mpg .mov .swf .asx .jpg .gif .png .pdf I ruan skedaret pergjithmone maksimumi 10 mb 1 skedar
----
http://uploadhut.com/
50 mb maksimumi
---
http://www.swiftdesk.com/
maksimum 30 mb 1 file
---
http://sendthisfile.com/
maksimum 3 downloads>ndrysho IP-ne
---
http://www.dropload.com
hapesire 100Mb per 7 dite
----
http://www.sharebigfile.com
maksimum 25mb file.I ruan per dy jave.
----
http://www.putfile.com
10Mb hapesire falas vetem per imazhe dhe video.
-----
http://www.webfile.ru
20Mb hapesire falas
---
http://sharefiles.ru
50Mb hapesire falas
---
http://www.updownloadserver.de/
---
http://www.ultrashare.net/
28,6MB maksimumi madhesise se nje skedari
----
http://www.glintfiles.net/upload.php
30 mb maksimumi
--
http://www.datapickup.com/
---
filefront.com Ky server nuk pranon materiale pirate kraks,warez.Duhet maskuar
emri i skedarit.Kthehet ne rar dhe mbrojtur me pasword qe te dergohet.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 22-06-2005 më 21:44
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Ja dhe 2 adresa te tjera per shkembim skedaresh:
http://webfilehost.com
http://www.mytempdir.com/
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Po per te postuar video te shkurtra apo .ppt files si i behet?
When in Doubt, Act Stupid!
Keto Nausike jane per cdo lloj fajlli:Postuar më parë nga nausika
www.rapidshare.de
www.yousendit.com
www.megaupload.com
www.putfile.com
Filetype = pic/vid
Filesize = 2MB/10MB
Filelife = until unused for 6 months
www.mytempdir.com
Filetype = Any
Filesize = 25MB
Filelife = 14 days
www.ultrashare.net
Filetype = Any
Filesize = 30MB
Filelife = until unused for 30 days
www.sendmefile.com
Filetype = Any
Filesize = 30MB
Filelife = 14 days
www.uploadtemple.com
Filetype = Any
Filesize = 30MB
Filelife = until unused for 30 days
http://www.picapic.net
Filetype = pic/vid/flash
Filesize = 2MB/40MB/10MB
Filelife = unsure
www.gigashare.com
Filetype = pic/vid
Filesize = 2MB/50MB
Filelife = Unsure
www.qfile.de
Filetype = Any
Filesize = 50MB
Filelife = 50MB an hour/unsure if ever self deletes
www.uploadhut.com
Filetype = Any
Filesize = 50MB
Filelife = until unused for 30 days
www.filehd.com
Filetype = Any
Filesize = 60MB
Filelife = No Limit
www.youtube.com (Registration required)
Filetype = vid
Filesize = 100MB
Filelife = No limit
www.sharebigfile.com (Slow Downloads)
Filetype = Any
Filesize = 250MB
Filelife = 250 Downloads/7 Days
www.megaupload.com (Slow Downloads)
Filetype = Any
Filesize = 250MB
Filelife = Until unused for 30 days
www.datapickup.com
Filetype = Any
Filesize = 1.5GB
Filelife = 25 downloads/7days
www.g1x.org (Registration required)
Filetype = pic/vid
Filesize = unsure
Filelife = unsure
www.filefront.com (Registration required)
Filetype = Any
Filesize = Unlimited
Filelife = No Limit
My silence doesn't mean I am gone!
FileFactory ju lejon qe te ngarkoni skedarët e madhësisë deri në 500MB, si dhe të dergoni email me madhësi deri në 1.5GB.
E gjitha kjo është falas. Nuk keni nevojë qe te regjistroheni si dhe shkarkimet nuk janë te kufizuara si në rapidshare.
http://www.filefactory.com/
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Krijoni Kontakt