Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 234
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    edhe une per fjalen me te bukur ne bote DASHURINE

    Do i vesh zemres sime nje mbulese
    qe ajo kurre te mos kete ftohte
    sepse une zemren ta kam dhene ty,
    ndaj ti kujdesu per te o yll, o shpirt.



    Do i bie botes me kembet e mia verdalle
    qe te te gjej kudo qe te jesh kete ta dish
    sepse une ty perhere do te te kerkoj
    dhe buzet e tua perhere do t'i puth


    Do e vjedh diellin çdo mengjes,
    nese lypet nevoja edhe henen do e pres,
    sepse ti mbi to duhet te mbreterosh,
    ti force hyjnore qe mua me bere te rilind!


    Do mbledh lulet e bukura neper lendina,
    nese ke deshire do te kepus edhe trendafila
    sepse ti je lulja qe lulezon tek une
    dhe si lulet e tjera ti je me e bukur shume!



    Do i pi lotet e botes per ty
    qe ti vete te mos ndjehesh asnjehere ashtu
    sepse ti meriton kaq shume prej meje,
    ti qe deshirat tek une do ti gjesh pa dyshim



    Do i bie me pasion kitares edhe violines
    qe te kompozoj tingujt me te embel te muzikes,
    sepse ti je e vetmja melodi qe une degjoj,
    o shpirti im qe me mungon sa te dashuroj!



    Do e bej gjithçka per ty qe ta dish,
    do e bej gjithçka me zemer e shpirt,
    sepse nuk kam si te jem ndryshe sesi
    hyjni e pafajshme me ty jam ne dashuri,
    ti mire e di, o dashuri..........

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    dashuria

    Gjuha e zemres

    Naim Frasheri

    Flet natyra ne çdo çast ne kete bote
    Dhe te fshehten qe ka brenda, shkoqur thote.
    Kush mund t’i thote keto te fshehta me gjuhen e thashethemeve?!
    Sepse kush me fjal’ ato shpjegon
    ose nga te trupezuarit eshte ose vetveten shpreh.
    Kaq te fshehta i thote era trendafilit,
    Keto thote dhe renkimi i bilbilit.
    Gjithe sendet dhe ç’permban kjo gjithesi
    Nxjerrin, shfaqin, kaq te fshehta dhe çudi.
    Reja, era, lumi, deti i shkumbezuar,
    Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
    Qielli, yjet dhe te tjera nje nga nje,
    Flasin qarte, flasin bukur sa s’ka me.
    Prandaj zemres kjo gjuh’ i eshte dhene
    Qe t’i thot’ asaj te fshehten e pathene.
    Fjalet e kesaj gjuhe degjojini o dijetare,
    O rrugenjohes te dijes, o zbulimtare.

    Ne kete vjershe, qe titullohet "Gjuha e zemres", shohim burimet me te rendesishme te njohjes se gjithesise dhe te dashurise tek Naimi. Sipas unitetit te ekzistences se gjithesise, e cila perfshin qeniet lendore e qiellore, dua te them natyren dhe gjithçka prapa saj.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    dua

    Dua tiu cliroj
    Dua tiu cliroj
    Dua tiu cliroj nga genjeshtrat
    Dukeni te vetekenaqur, skam nevoje per ju
    Me duhet tiu cliroj
    Zoti e di, Zoti e di, une dua tiu cliroj.

    Kam rene ne dashuri
    Rashe ne dashuri per here te pare
    Dhe kete rradhe me te vertete
    Kam rene ne dashuri, oh po
    Zoti e di, Zoti e di, kam rene ne dashuri

    Sa cudi, por e vertete
    Ej, sa keq jam kur me dashuron sic vetem ti di
    Por duhet te jem i sigurt
    Kur te dal nga ajo dere
    Oh, sa dua te jem i lire, shpirt
    Oh, sa dua tiu cliroj.

    Por jeta ende vazhdon
    Nuk po mesohem te jetoj pa ty
    Te jetoj pa ty, perkrah
    Sdua te jetoj i vetem, ej
    Zoti e di, vete ne krye do ja dal
    Pra e dashur spo e sheh
    Se une dua tiu cliroj.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    lulja magjike dashuri

    Nje lajm majave shushurit:
    Cdo njemije vjet
    Ne Toke lulezon
    Nga amshimi
    Nje lule magjike.

    E naten hap syte
    Ne fundin e ciles
    Te fshehte, te shenjte fsheh
    Bekimin e errte
    Amshimin e errte

    Kush e puth lulen magjike, do te vdese.

    Na ishte nje here nje flutur e ndritur, e frikur, qe kishte humbur rrugen ne nje lugine te ftohte. Shume e pikelluar ishte ajo ne ate lugine: shkembinj te zhveshur, lule te zbehta, te semura, te cilat ngriheshin te vetmuara ne te carat qe kishin mbledhur pak dhe; heshtja gri qe dremiste mbi te gjitha, dhe ajri i ftohte qe mbeshtillej, per te gjitha keto u zhduk nga shpirti i saj i tere gezimi; vetem mallengjimi, i madh e i mistershem, mbeti, mallengjimi i paskajshem qe nuk e braktiste prej se u paraqit nje mrekulli e endrres se saj. Nje here, ne te vertete, ajo kishte pare enderr nje lule te bukur, te erret, qe u perkul prane saj dhe i foli fjale te bukura. Atehere deshi te fluturonte dhe ta puthe ne petalet kalterore te nates, por krahet i kishte si te magjepsura, keshtu qe vetem qete dhe nga nje distance gjithashtu e qete mund te veshtronte kete cudi te mistershme. Por lulja e kishte puthur me aromen e saj te shenjteruar dhe zgjoi ne te mallengjimin e thelle per pafundesite e largeta, nga te cilat pahitej aroma e saj. Qe atehere flutura nuk kishte me qetesi, dite me dite valevitej se mos e gjente ate qe e kishte pare ne enderr.
    Me ne fund, nje nate, kur dielli perhapi mbi toke vellon e njome te trendafilit, ajo gjeti lumturine e paskajshme. Ishte pikerisht duke kerkuar nje vend te qete per te kaluar naten, nje kend te sigurt midis dy shkembinjve, kur pa para vetes nje lule te larte, qe valvitej, me nje hark te bukur e te gjere. Ende ishte gonxhe, petalet e errta mezi vereheshin, por flutura i njohu menjehere, nga hareja e zjarrte, dritheritese, qe iu ngjall ne zemer. Turperisht e embelsuar, ajo zbriti prane lules dhe e shikoi; gjate, gjate e shikoi me droje te ngazellyer. Qete, fare qete dhe fshehurazi shpirtit te saj rrodhi nje peshperime: o, e dashur, o lule magjike e dashur. Kaloi era, dhe lulja u perkul thelle drejt saj.
    Pelerina e purpurte e diellit ngadale zbehej, nga larg pervidhej nata dhe mbushte te gjitha plasurinat e zeza. Dheu ngadale palonte qepallat e lodhura, se shpejti do te fleje me gjume te thelle dhe do te enderroje yjet e shendritshme dhe henen e zbehte qe endet midis tyre. Atehere lulja magjike hapi goten e vet dhe zgjati ne nate petalet kadif, thuajse hapej nje sy i madh, i erret, qiellor. Dhe fryu aromen e vet te shenjte, aromen qe lulezon ne amshim. Flutures iu duk se rreth saj rrapelluan dhe shushuriten krahe te zeza, se krahet e saj ia preku furtuna e mallengjimit dhe mbeltimit dhe se e nxiste te fluturonte drejt lules magjike. Dhe keshtu ajo e puthi. Nga fundi i gotes shpertheu atehere puthja si nje vale dashurie e embel, kurse shpirti i saj u zhyt ne te. Edhe njera edhe tjetra e parandien amshimin, e parandienin parandjenjen te cilen buzet e njeriut nuk dine ta tregojne. Kur te nesermen ne mengjes flutura u soll rreth vetes, kishte ndodhur nje cudi. Peizashi i shkrete, guror, ishte shnderruar ne kopsht te lulezuar, ne nje fushe te gjere te shendritur nga dielli me mijera lule ngjyra-ngjyra, me pikat e shendritshme te veses ne bar, kacubat e jargavanit, me cicerrimen e zogjve dhe eren e pranveres. Bile edhe nje perroske dritheronte ne ate salltanet te ndritshem. Flutura u dridh nga gezimi, ishte aq e lumtur dhe aq e gezuar, thellesish falemnderuese shikoi drejt lules se saj magjike, sepse e dinte se per gjithe kete gezim te bukur, te ngrohte pranveror duhej ti falenderohej vetem atij, per cdo lule, per cdo pike dijamanti te veses, per te gjitha, per te gjitha. Por lulja tashme kishte mbyllur gotezen ne driten e dites dhe kishte fshehur shpirtin e saj te turpshem - dhe tash me gjethet e buta pershendeste fluturen dhe buzeqeshte, oh, sa kendshem, sa kendshem buzeqeshte!
    Atehere per ata te dy filloi nje kohe perrallore. Gjate dites luanin ashtu si luajne femijet: plot kercime, qeshje e dashuri femijerore. U dukej sikur dielli cdo dite, gjithnje e me fort, ndriconte, kurse zogjte kendonin gjithnje e me embel; por kjo vetem u dukej keshtu atyre, sepse perdite e me shume duheshin, aq shume duheshin sa me asgje nuk benin pa njeri-tjetrin. Por kur vertet nuk do te ishin se bashku, vazhdimisht mendonin per njeri-tjetrin dhe me mallengjim prisnin, numronin oret deri ne takimin e ardhshem. - Dhe e gjithe hareja e lulezuar pranverore rreth tyre, drita e diellit plot shkelqim, per ta nuk ishte me e bukura, as me e lumtura lumturi; sepse e dinin qe e gjithe kjo nje dite do te vyshkej, lulet, kacubat, fijet e barit dhe fusha e gjere, e dinin bile fshehtesine se edhe dielli, ai diell i madh e i zjarrte, nje dite duhej te shuhej. Lumturia e tyre me e ndritshme lulezonte nga puthjet kur diktonin dicka te papershkrueshme, pandehnin ato shkrirje te amshimit te cilat nuk vyshken dhe nuk vdesin kurre.
    Nje dite ndodhi dicka e tmershme. Ishte vere, fushes dritheronte nje qetesi diellore. Ishte shtrire si kafshe, me sy te mbyllur, e shtrire dhe e palevizshme, degjohej vetem frymemarrja e zjarrte. Nen te cdo gje kishte vdekur me gjumnin e prushte, zogjte nuk fluturonin, as nje qime nuk levizte. Dukej sikur cdo gje, me frike paralizuese pret dicka qe duhej patjeter te vinte. Larg ne horizont digjej mjegulla, angushtia atje ngadale ishte mbledhur. Rete ishin fryre, re te zeza e te renda. Kercenuese dhe te errta ata mbeshtilleshin qiellit, me gjemime te shurdheta rreshqitnin drejt diellit, duke shtire lependrat e medha drejt tij. Se shpejti nen qiell u err dhe cdo gje u be e zeze. Nga largesia ngrihej furtuna, fshinte pergjate fushes me versulje te egersuara, frika e zbehur shkundte drunj e kacuba dhe gjithe lulet nga endrra e nxehte; ata kercyen, furtuna me atllaret e vet te harlisur fluturoi mbi to, derisa ato thelle, thelle ju perkulen, duke u dridhur nga pamundesia dhe nga plogeshtia. Lart, ne ajrin ngulcues, lepinin llapat shperthyese te gjarperit te zjarrte, nje lemsh mbeshtillej ne qiell, qielli i dendur fshikullonte dheun dhe atehere perseri gjemoi furtuna dhe shpertheu hapesirave pa skaj.
    Kishte kohe qe flutura e kishte parashikuar kete, nje pandehme kishte paralajmeruar nje fatkeqesi te madhe. Dhe fatkeqesia kishte ardhur. Furtuna i kishte ndare, fluturen dhe lulen magjike, ato qe aq thelle, nga zemra, dashuroheshin. E rrembeu fluturen dhe e shpuri diku larg. Tundej flutura neper shtullungat e ngaterruara te reve te bardha te pluhurit si nje gjethe e vyshkur, gjithnje e me larg, pastaj furtuna e ngriti perpjete, e endi neper avujt e reve, neper mjegullen e perhapur, neper gjemimin e rrufese, pertej deti, nje det te hirte e te trazuar, te terbuar deri ne thellesite me te medha, te hirta, nga fundi ne siperfaqe, e ktheu pastaj ne toke, ne pyje, majat e te cileve tundeshin si dallge furtune. Oh, ishte ky nje fluturim i eger, i marrezishem, plot frike te tmerrshme.
    Kur furtuna me ne fund pushoi dhe kur gjithcka perreth u qetesua, flutura perseri u gjet ne hapesiren e shkrete shkembore, ku kishte qene para se te gjente lulen magjike. Tash kur furtuna e kishte braktisur, nisi vuajtja dhe dhembja e eger qe ia lendonin shpirtin. Ajo fluturoi si e marre, duke u perpjekur te ike prej tyre ne fund te botes. Por ato nuk e leshonin dhe vazhdimisht e ngacmonin. Atehere ajo deshi te perplasej ne shkembinjte e rrepishem, te ashper, derisa nuk u thye dhe ra poshte e vdekur. Ne ate cast, me te dhe me dhembjen e saj, do te vdiste e tere vuajtja. Po kur deshi ta beje kete, e kuptoi se nuk mundej, se dicka e pengonte dhe e mbante. I dukej se duhej te bente edhe dicka qe te mund te vdiste.
    Ate nate nuk e zuri gjumi, e mendonte lulen magjike. Nje mallengjim i thelle qante ne te; lote te rende e te erret derdhte. Kurse lotet shnderroheshin ne perla e brilante te mrekullueshem; rubine, te kuq si prushi i fundit i mbremjes, smeralde, safire, opale, qe u ngjanin ofshamave mbi trendafilet e zbehte. Kur me ne fund dielli i mengjesit vershoi me rrezet e tij, flutures nga lotet i vezulloi nje shkelqim. Me kete ajo cuditerisht u qetesua, dhembja nuk e digjte me si zjarri, por ishte e bute dhe tingelluese si harfe. Por, e cuditshmja tek duhej te ndodhte. Ne te vertete margaritaret u ngjallen, nje dore e padukshme ngadale i radhiste. U shnderruan ne nje diademe te cmueshme, ne kurore mbreterore. Kurora rritej dhe zgjerohej, rritej ne muret kristalore, ne kubete e ndritshme, ne kupolat e shkelqyera, ngritej lart ne qiell si nje tempull i madh. Dielli i ndritshem e kurorezonte gjithe ate shkelqim me flaket e arte. Ne brendesi, ne kupolat e gjera, silleshin yjet: plot hena te ergjendeta dhe xixelloja qiellore. Thelle, poshte ne toke, lulezonin me mijera mrekulli tokesore, ngjyra-ngjyra, kurse nga muret me peshe derdheshin ujerat e shkumbezuara, e mbi to, ylberet e shkelqyer. Tingujt e thelle plot embelsi shperthenin nga lartesite, kalonin neper tempull si plyme shpirterash qe luten, zhyteshin ne vetvete, shushuritnin kenget me tunguj te magjepsshem te amshimit.
    Dhe tash shikoni, duhet te flas me ze te ulet, fare te ulet dhe me peshperime, mos ta shprish pasionin e shenjte qe me rremben derisa ju rrefej fundin. Kur kjo ndodhi, flutura ndjeu se mund te vdiste. Por para se te vdiste, ajo gjeti serish lulen e vet magjike. Dhe kur ra nata e qetesia e thelle, ata u puthen aq mrekullisht, pafundesisht, bute.. aq shenjterisht, embelsisht. Atehere u pershpirt dicka e erret.

    Buzet e mia duhet te heshtin...

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    Njelloj si perendi me ngjan ti dashuri,
    Qe te rritet prane, perballe teje,
    Dhe ta degjon fjalen e embel nga goja.

    Me buzeqesh plot magji,
    Zemra ne kraharor me perpelitet nga malli,
    Duke te soditur, zeri me ngrin ne buze.

    Gjuha me mpihet, dhe nje zjarr perkedheles
    Me vershon ne kurm, sa syte nuk shohin me,
    Dhe gjithcka qe me jehon neper vesh,
    Me kthehet vetvetiu ne zhurme te pakuptimte.

    Rreke djersesh me mbysin, cdo gjymtyre
    Me rrenqethet, zbehem i teri dhe behem
    Si fija e barit e fishkur, dhe mend besoj,
    Se mu afrua vete dashuria!

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Dashuria rron me gjat se njeriu, se vjen nga perjetesia dhe shkon ne perjetesi

    DASHURIA....

    Fjale e embel,e bukur dhe e mbushur me plot mistere.
    Nje ndjenje e cilter,e sinqerte,e mahnitshme kur respektohet nga
    vajza dhe djali.Eshte e paster si debore mali dhe delikate porsi kristali.
    Eshte ndjenja me e magjishme qe njeriut i jepet ta jetoje.Kur ajo eshte
    e forte,asnje s'mundet ta coptoje.Nese ajo behet nje themel i hekurt
    per shtepine atehere kjo ndertese do te jete me e hijshmja,e larta dhe e mrekullueshmja.Brenda saj do te mbizoterojne tre cilesite e kesaj
    dashurie:

    1)Miresia
    2)Sinqeriteti
    3)Lumturia

    Me pak fjale "parajsa".

    Nese ne zemren e cdo njeriut triumfon kjo ndjenje,atehere ajo behet me
    e gjate se vete jeta.Le gjurmet e saj ne te,duke u kthyer ne nje legjende,
    tamam si "ROMEO dhe XHULIETA".

  7. #47
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dashuria e gabuar

    Dashuria është e rëndë
    Për atë që dashuron
    Dashuria të verbon sytë
    Por shumë vonë ti e kupton

    Dashuria të shkatërron jetën
    Dhe mendjen ta fluturon,
    Dashuria ta thith gjakun
    Si mushkonja kur të kafshon.

    Mos nxitoni në dashuri
    Shumë pasoja sjell më vonë.
    Dashuria është si bleta
    Lule më lule fluturon.

    Këto fjalë që unë po ju shkruaj
    Mos t’ju duken budallëk
    Është diçka që e njeh jeta
    Dashuria të del armik.


    E kam lexuar dikur me pelqeu.

  8. #48
    tropojane per jete Maska e mishelle
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    ne ferrin e parajses new york
    Postime
    21

    Question

    Dashuria eshte e paster
    si debora e pare
    dashuria eshte e embel
    thjesht nje margaritar

    dashuria eshte e hidhur
    dashuria eshte e krisur
    madje si dileme me fije
    tradhetije qendisur

    ka ne jete dashuri te vogla
    ka ne jete dashuri te medha
    ka ne jete si dhe ato dashu ri
    qe te japin e te marrin gjithca
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 01-11-2004 më 21:11 Arsyeja: dalje nga tema
    Mos Lejoni Tju Puth Nje I Marre Dhe Mos U Marrosni Pas Nje Puthje!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Miti i dashurise

    Sa here hyj ne zemren tende
    M'i hap portat qiell i paster
    te kerkova prane me erdhe
    Ne ç'do çast ne dite e nate

    Syri yt me ndjek ne jete
    Ne çdo hap e ne c'do stine
    Doren ke lendine te blerte
    Ku mbeshtetem si femije

    Sa here hyj ne shpirtin tend
    Ndjej aty veç ngohtesi
    Dhe kur fjala jone te dhembe
    Si askush , te falesh di

    Me esht' ajer fjala jote
    Ku buron veç urtesi
    Zemermadhe e kesaj bote
    Vuajtjen tende ben dashuri

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    dashuria duhet te kultivohet dhe ushqehet me trasparence dhe sinqeritet
    genjeshtra eshte nje kanser qe vret dashurine

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    dashuria eshte gjithmone xhentile dhe durimtare
    nuk eshte kurre xheloze
    dashuria nuk eshte kurre krenare
    nuk eshte kurre e pasjellshme dhe egoiste
    nuk shan dhe fyen kurre

    dashuria nuk provon kurre kenaqesi nga gabimet e te tjereve
    por vetem gezohet me embelsine e jetes
    dashuria eshte gjithmone e gatshme te fale
    dhe te japi besim
    dhe shprese

    dhe ti rezistoje cdo lloj furtune dhe stuhie...

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    jeto ne bindjen qe ke bere zgjedhjet me te mira ,midis atyre te mundshme qe jeta te ka afruar....
    pertej mureve qe shikon ,duke ecur perpara,
    gjerat qe ndjen ne zemer mos i moho, mos i largo, kurre...

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    ne dashuri

    nuk eshte e rendesishme te kesh
    e rendesishme eshte te japesh
    dhe kur jep me zemer
    nga zemra jote mer ate emocion
    qe te lejon te thuash
    kam mare edhe une

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    fjalet qe i bejne mire zemres, dhe dashurise,
    nuk gjehen ne nje fjalor, por ne koshencen tende

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    dashuria eshte si era ...
    lind,rritet,shperthen,largohet,vdes lehtesisht...
    por len gjithmone dhe kudo
    gjurmet e kalimit te saj...

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    (Blaise Pascal)

    zemra ka arsyet e veta
    qe arsyeja nuk i njeh...

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    mos i tradhto kurre personat qe te dashurojne
    per ato qe bejne gjoja sikur te dashurojne

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    nese qetesia e dy zemrave te dashuruara
    mund te fliste...
    atehere degjoje kete qetesi...

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    mrekullia e cdo dashurie ...
    eshte forca te ecesh perpara ne veshtiresi

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    kupton qe dashuron me te vertete nje person
    kur qendron zgjuar gjithe naten
    vetem per ta pare kur flen...
    dhe te zbulosh ne frymemarjen e tij te qete
    muziken me te embel qe nuk e kane degjuar kurre veshet e tua

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 13:13
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •