Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 234
  1. #21
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Citim Postuar më parë nga Ari-Intimidator
    Dashuria nuk egziston. Te gjitha ato mendime te mesiperme jane shume qesharake. E shoh se shumica nga jush keni tendence te enderroni. Dashuria 'blah blahh blaah".....

    Dashuria nuk egziston

    shume pesimist..ato(shprehjet mbi dashurine) ikane thene te tjere para nesh..secili i nisur nga eksperienca personale.
    megjithate gjithkujt i pelqen te besoje se ekziston ajo dashuria "e papercaktuar";qe nje e vetme mbush "te teren"
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  2. #22
    Dashuria e parë i ngjan borës së parë, rrallë ndonjëherë mbetet.
    Finlandeze.

    Dashuria e vjetër nuk ndryshket.
    Gjermane

    Barra e madhe mund për deve, dashuria e madhe mund për zemër.
    Mongoleze

    Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.
    Azerbejxhane

    Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria.
    Angleze

    Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu.
    Italiane

    Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
    Koreane

    Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
    Suedeze

    Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.
    Franceze

    Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.
    Fmnceze

    Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.
    Shqipe

    Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
    Italiane

    Bukuria është premtim i fatit.
    Stendali


    Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
    Uajldi

    Ishte e bukur si gruaja e huaj.
    Morandi

    Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.
    Masingjeri

    Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
    Gorki

    Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.
    Demokriti

    Bukuria frenon çdo zemërim.
    Gëte

    Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
    Vidmari

    Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.
    Shekspiri

    Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
    Shqipe

    Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
    Lakorderi

    Vetëm e vërteta është e bukur.
    Dekarti

    Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.
    Shopenhaueri

    Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.
    Epiharmi

    Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.
    Shezali

    Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.
    Shileri

    Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
    Italiane

    Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.
    Kareli

    Të bukurve çdo gjë u falet.
    Boigny

    Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.
    Tomazeu

    Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
    Dctgestane

    Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
    Dyma i Ri

    Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.
    Hygo

    Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë.
    Kocebu

    Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë.
    Dostojevski

    Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë.
    La Roshfitko

    Ai që të detyron të qash, ai edhe të do.
    Shqipe

    Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.
    S.Frashëri

    Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.
    P.Vasa

    -Pse dashuron?
    -Që të lirohem prej një pjese tjetër të dhembjes që s'e shterr puna krijuese dhe që të frymëzohem për punë.
    Qosja

    Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
    Xoxa

    Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.
    Spasse

    Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët.
    Petrarka

    Dashuria është iluzion.
    Uajldi

    Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.
    Tomaseu

    Në dashuri nuk është rritur askush.
    Eemarku

    Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k'ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.
    Sheli

    Kush dashuron nuk guxon të flasë për viktima.
    Bjernsoni

    Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.
    De Stali

    Në dashuri është e mundur të falësh shumëçka, por jo edhe të harrosh.
    Shamfori

    Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.
    Aligieri

    Dashuria ushqehet me shpresë.
    Lao Ce

    Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.
    Sagani

    Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.
    Kocebu

    Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
    Polaku

    Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.
    Tileri

    Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.
    Sandi

    Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
    Kanti

    Dashuria fitohet me dashuri.
    Spanjolle

    O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".
    Tagora

    Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.
    Lagerlefi

    Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.
    Z.Lençi

    Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
    Hajsi

    Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.
    Çehovi

    Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.
    Zheraldi

    Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.
    Ashardi

    Dashuria është një lindje e re.
    Gjermane

    Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
    Volteri

    S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
    Rumune

    Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
    Shamfori

    Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.
    Qosja

    Për dashnorin s'ka gjë më të ëmbël se lotët kur fshi-hen në duart e së dashurës.
    S.Frashëri

    S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
    Gëte

    Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?
    Ruso

    Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
    Polgari

    Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.
    Gabori

    Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
    Habe

    Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.
    Heminguei

    Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
    Fleçeri

    Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.
    Rumi

    Në qoftë se dashuron, askush nuk mund të të bëj gjë.
    Kieopatra

    Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.
    Klopshtoku

    Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël.
    Japoneze

    Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi.
    De Kosteri

    Dashuria është e amshuar deri sa zgjat.
    Renie

    Ikja është fitoria e vetme në dashuri.
    Bonaparti

    Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
    Rikerti

    Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde.
    Gogoli

    Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
    Molieri

    I frikohemi vetëm atij që e duam.
    Tolstoi

    Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson.
    Dekobra

    Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
    Monteskie

    Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
    Manjani

    Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
    Adleri

    Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara.
    Uajldi

    Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari.
    Momi

    Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
    Paskali

    Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
    Tagora

    Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit.
    A.Podrimja

    Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
    Bjelinski

    Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
    Karlo

    Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli

    Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
    Pajeroni

    Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
    Herriku

    Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
    Hoperi

    Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
    Sandi

    Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
    Balzaku

    S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
    Myse

    Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
    Peshi

    Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
    Shetmfori

    Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
    Femau

    Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
    Platoni

    Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
    Kineze

    Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
    Japoneze

    Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
    Ikbali

    Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
    Gëte

    Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
    Myse

    Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
    Shekspiri

    Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
    Raseli

    Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
    Dostojevski

    Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë.
    Cezari

    Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë.
    Hygo

    Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
    S.Bemardi

    Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
    Bodleri

    Një dashuri është, por kopje të saja ka me mijëra.
    La Roshfuko

    Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen.
    Volteri

    Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
    Gëte

    Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave.
    Keseli

    Ç'është risia? Një ëndërr. Ç'është dashuria: përmbajtja e ëndrrës.
    Kierkegardi

    Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër.
    Prusti

    Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes.
    Zola

    Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë.
    Mickijeviçi

    Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit.
    P.Vasa

    Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi.
    Dyma

    Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër.
    Koltoni

    Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi.
    La Fonteni

    Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë
    Spamjolle

    Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë.
    Servantesi

    Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikë.
    Konfuçi

    Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.
    Shileri

    Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë.
    Bekoni

    Dashuria platonike është vullkan pa erupcion.
    Pitigrili

    Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet.
    Remarku

    Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë.
    Ebner -Eshenbahu

    Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
    Ueselmani

    Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit.
    De Stali

    Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
    Seneka

    Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë.
    Kurtleni

    Ai u martua me të sepse e dashuroi. Ajo e deshti atë,sepse u martua.
    Gilli

    Ç'është dashuria? Rast i volitshëm për dhembje të gjatë.
    Eminesku

    Koha zakonisht është e bukur, kur bën dashuri.
    Stivensoni

    Besnikët njohin vetëm anën triumfuese të dashurisë, kurse të pabesët edhe tragjiken.
    Vilde

    Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.
    Longfellou

    Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë.
    Didroi

    Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojë vetveten dhe përfundon duke mashtruar të tjerët.
    Uajldi

    Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja. Mund të jetë një dashuri e re.
    Kotarbinski

    Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere pushon së dashuruari.
    Jesenski

    Në dashuri është mbret ai që dashuron më së shumti.
    Helvecinsi

    Dashuria që mund të vdesë nuk ka qenë dashuri.
    Auerbahu

    Engjejt e quajnë gëzim i qiellit, djajtë e quajnë vuajtje e skëterrës, njerëzit e quajnë dashuri.
    Hajne

    Turpi është mëkat i madh kundër dashurisë.
    Fransi

    Dashuria është epshi më pëshpëritës.
    Uilsoni

    Në luftë është si në dashuri: për të përfunduar duhet t'i shihet fundi.
    Haksli

    Dashuria është e verbër, miqësia përpiqet të mos shohë asgjë.
    Bismarku

    Ata që vdesin duke dashuruar mbesin shehitë.
    Muhameti

    Të jesh i dashuruar në vetvete, është idilë që zgjat tërë jetën.
    Uajldi

    Dashuria është si lufta: fillon lehtë, por mbaron vështirë.
    Menkeni

    Shumë njerëz që gjatë tërë jetës kanë dashuruar mund të flasin më pak mbi dashurinë, se sa fëmija i cili e ka humbur qenin para një dite.
    Uajlderi

    Jeni të përshëndetur gjithë ju që dashuroni! Mallkuar qofshin ata që asnjëherë nuk kanë pasur dashuri; më shumë mallkuar ata që ua pengojnë dashurinë të tjerëve.
    Shënim pompejan

    Dashurojmë, sepse dobësitë i kemi të njëjta
    Suifti

    Dashuria është ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dëshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarë hise.
    Stendali

    Në dashuri si dhe në luftë, e drejta gjithmonë është në anën e të fortit, andaj femra që dashurojmë gjith-monë do të ketë të drejtë.
    Myse

    Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë.
    S.Bernardi

    Dashuria është si fati: nuk do që të vrapohet pas saj.
    Gotje

    Më mirë të mos kesh fare, se sa ta humbësh dashurinë.
    Hebeli

    Nuk është i dashuruar ai që nuk dashuron gjithmonë.
    Euripidi

    Kush do drurin i do edhe degët e tij.
    Molieri

    Në dashuri, edhe shumë është pak.
    Bomarshe

    Biseda më interesante e dashnorëve është kur heshtin.
    Furnie

    Dashuria është sëmundje e rëndë e shpirtit.
    Platoni

    Në dashuri nuk ka shaka. Shumica fillojnë të shtiren se janë të dashuruar, që pastaj të jenë vërtetë të dëmtuar.
    Dosi

    Të mos jesh asgjë dhe të mos duash asgjë, është njësoj.
    Fojerbahu

    Të gjithë ne jemi rezultat i dashurisë dhe i dalldisë.
    Bajroni

    Gjuha e dashurisë ështënë sy.
    Fleçeri

    Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes.
    Drajdeni

    Tragjedia e secilës dashuri është zemërgjerësia.
    Momi

    Për dashuri, jo për urrejtje unë jam lindur.
    Sofokliu

    Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria.
    Zilahi

    S'ka dashuri zjarrin e të cilës nuk e shuan martesa.
    P.Vasa

    Të martohesh do të thotë t'i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasësh gjysmën e të drejtave.
    Shopenhaueri

    Martesa është shkencë.
    Balzaku

    Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet.
    Niçe

    Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit kurrë.
    Servantesi

    Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorëzohet pse ka durim dhe në fund martohet sërish pse harron.
    Salakru

    Martesa vjen pas dashurisë, mu si tymi pas zjarrit.
    Shamfori

    Martesa; Kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy.
    Niçe

    Lidhja martesore është shkollë e lartë altruiste.
    Balzaku

    Mosha ideale e mashkullit për martesë është rreth moshës nëntëdhjetë vjeçare, dy minuta para vdekjes.
    Sinatra

    Martesa ka probleme të shumta, por jeta e vetmuar nuk ka kurrfarë kënaqësie.
    Xkonsoni

    Martesa është varr i dashurisë, e gruaja kryqi mbi të.
    Safiri

    Nuk ka njeri më komik se filozofi i martuar.
    Niçe

    Martesa e lumtur edhe sot përbëhet prej treshes: burrit, gruas dhe televizorit.
    Buhvaldi

    Martesa e dështuar është kur gruaja kalon aq kohë në kuzhinë sa ç'ka kaluar para pasqyrës para fejesës.
    Tuholski

    Mosmarrëveshjet në martesë më së shpeshti fillojnë kur gruaja flet shumë, e burri dëgjon pak.
    Tuvimi

    Shumë martesa janë dënime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite.
    Strindbergu

    Bashkëshortët jetojnë më gjatë se të vetmuarit. Mirëpo, për ata kjo është dënim.
    Houpi

    Martesa është shkolla më e mirë e rendit, e mirësisë, e njerëzisë.
    Mirabo

    Martesa është fushëbeteja ku mbaron liria personale.
    Bekoni

    Ekziston vetëm një zgjidhje për martesën pa dashuri: kjo është dashuria pa martesë.
    Hiçkoku

    Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur.
    Tomaseu

    Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
    Sokrati

    Ai që ende s'është martuar, ende s'ka bërë ndonjë ga-bim të madh.
    Ginisi

    Martesa pa fëmijë është si dita pa diell.
    Latine

    Martesa është përpjekje që t'i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t'i kishim.
    Sagani

    Nuk ka rëndësi me kë martohet njeriu, sepse është e sigurt se mëngjesin e ardhshëm do ta kuptojë që ai ka qenë dikush tjetër.
    Rogjersi

    Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit.
    Shekspiri

    Martesa e bërë në sajë të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë.
    Bekoni

    Martesë e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër dhe gruas së verbër.
    Montenji

    Martesa nuk është gjë tjetër veçse një krijesë e çuditshme për të nxirë jetën e njeriut.
    Tolstoi

    Në martesën fatlume njeriu do mësuar se s'është më i lirë, por edhe nuk guxon të mësohet se është i martuar.
    Laubi

    Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur.
    Molieri

    Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë.
    Tueni

    Martesa është ferr dhe parajsë.
    Gjermane

    Puthja i ka gdhendur buzët.
    Xoxa

    Puthjet janë lajmëtaret e zemrës.
    Midëltoni

    Momenti më i bukur në dashuri, qe vërtetë na deh, është hyrja: puthja.
    Zheraldi

    Duhet ditur se puthja e parë nuk jepet me buzë por me sy.
    T.Bernardi

    Puthjet për gratë janë si gotat e verës për ne: një pastaj edhe një, derisa nuk shtrihemi.
    Linderi

    Kur puthja flet shumë, atëhere sigurisht nuk punohet për botimin e parë.
    Houpi

    Të puthësh është si të pish ujë deti. Sa më shumë të pish aq më shumë ndien nevojë.
    Firdusi

    Kam puthur dhe kam pirë, gruan dhe cigaren e parë, të njëjtën ditë; prej atëhere s'kam pasur kohë kurrë më për cigare.
    Toskanini

    Oshëtima e puthjes nuk është aq e vrullshme si e topave, por vrulli i saj zgjat më shumë.
    Holmsi

    Njerëzit puthen që të mos grinden.
    Sartri

    Urrejtja dëmton shëndetin.
    Dekarti

    Mendojmë se jemi të pastër, ngase urrejmë atë që nuk e dëshirojmë.
    Jursenari

    Vetëm dashurohet dhe urrehet pa arsye.
    Renardi

    Kur urrehet deri në moshën dyzet vjeçare, urrehet përgjithmonë.
    Konfuçi

    Urrejtja është e shkurtër, kurse dashuria e pakufishme.
    Mistrali

    Njerëzit gjithmonë urrejnë më së shumti atë që më së tepërmi e lakmojnë.
    Menkeni

    Ashpërsia lind frikën, por vrazhdësia lind urrejtjen.
    Bekoni

    Luftën e ka krijuar natyra, urrejtjen e ka gjetur njeriu.
    Çapeku

    Xhelozia ushqehet me dyshim: ajo shndërrohet në çmendi ose zhduket fare në çastin kur nga dyshimi kalon në siguri.
    Morrisi

    Aty ku ka dashuri, aty ka xhelozi.
    Shekspiri

    Xhelozia lind çdoherë me dashurinë, mirëpo jo çdoherë vdes me të.
    Shopenhaueri

    Vetëm qentë dashurojnë pa xhelozi.
    Gorki

    Zëri i xhelozisë është zëri i natyrës, kërkon monogaminë.
    Xhoberti

    Zemra bën gjithçka.
    Molieri

    Asgjë nuk eshtë më e ëmbël dhe më e fortë se zemra.
    Lihternbergu

    Ç'është zemra? Gjë e rëndomtë: shëndet i mirë dhe kujtime të këqija.
    Heminguei

    Mendimet e mëdha vinë nga zemra.
    Vovennargu

    Arsyeja nuk më ka mësuar për asgje: gjithë ç'di më ka dhënë, më ka zbuluar zemrën.
    Tolstoi

    Kush do ta kuptojë zemrën e tjetërkujt, duhet nisur nga vetja.
    Gjermane

    Ajo që nuk vjen nga zemra, nuk hyn dot në zemër.
    Turke

    Fitorja më e bukur është të fitosh zemrën tënde.
    La Fonteni

    Zemra më e pasur është ajo që as nuk blihet as nuk shitet, por vetëm dhurohet.
    Bernardi
    o me dy molle moj te godita
    o me vrave o te vrafte pika
    E nuk te rashe per te vrare

  3. #23
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Urime per postimet ishin me te vertete te vecanta po do desha te theksoja dicka, se do ishte me mire qe tema te ishte mbyllur tek 4 postimet e para sepse shumica e postimeve te mevonshme thjesht mendoj se ia prishen hijeshin dhe bukurine fillimit dhe u shndruan me vone thjesht ne spekulime.

    Gjithesesi, urime sterolles dhe shpirt njeriu
    Ndryshuar për herë të fundit nga gurl : 02-07-2004 më 05:12

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e bushido
    Anëtarësuar
    13-07-2004
    Vendndodhja
    sh.b.a.
    Postime
    15
    dashuria eshte si trendafili qe, trendafil do te mbetet gjithmone, por po se ushqeve, po si more ere, po se kujdese, do te vdese.

    Eshte si ai trendafili i "princit te vogel" te Saint-Exupery qe edhe pse nje trendafil i rendomte, ishte lulja me e bukur ne bote sepse i perkiste atij dhe vetem atij.

    dashuria i perket vetem nje zemre dhe jo dy zemrash. Dashuria i perket nje zemre dhe prandaj te ben te lumtur e te pervuajtur ne te njejten kohe.

    dashuria ka gjithmone nje objekt qe s'mund te jete asnjehere nen kontrollin e personit qe eshte i dashuruar. ne momentin qe ushtron kontroll mbi objektin e dashurise ky objekt behet thjesht dicka qe zoteron dhe si rrjedhim pa interes, dhe dashuria vdes.

    dashuria ka nevoje te jete gjithmone katalisti i maredhenies midis personit te dashuruar dhe objektit te dashurise. Ne momentin qe dashuria s'eshte ne rolin e katalistit ajo vdes. dashuria ka nevoje te vihet ne veprim ne menyre te panderprere qe te mbijetoje.

    Dashuria rrjedh nga nje burim ku fjalet, mendimet, ndjenjat s'arrijne dot kurre. vetem dashuria rrjedh nga ky burim dhe asgje tjeter.

    dashuria mund te pershkruhet vetem me nje fjale, dashuria e vertete eshte heshtje.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2004
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga Ari-Intimidator
    Dashuria nuk egziston. Te gjitha ato mendime te mesiperme jane shume qesharake. E shoh se shumica nga jush keni tendence te enderroni. Dashuria 'blah blahh blaah".....

    Dashuria nuk egziston

    Dashuria ka egzistuar gjithmon dhe do te egzistoj Vetem ata qe nuk kan shpirt fisnik nuk din te dashurojn,apo ata qe kan deshtuar ne dashuri me nuk i besojn dashuris...............Hajt shnet e t mira

  6. #26
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anëtarësuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    Te dashurosh don te thot te ndjesh diellin nga te dyja ane, por edhe perendimin e tij nga te dyja anet...

    Dashuro dhe patjeter do te ndodhe...
    bajko

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-01-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    2
    dashuria eshte perjetesia
    eshte e pakuptueshme eshte misteriose
    eshte gjithcka qe tejkalon cfare do mase dhe krahasimi te mundshem
    kalon neper lobet dhe ne labirintete e mendjes eshte si nje hapsire ku mund te jetosh ,,,,,,,...ne nje pafundesi.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Dashuria





    duke parë që dashuria është një temë interesante në jetën e njerëzimit ,mendova që ta filloj me një citat të të madhit

    Platonit:

    Nëse nuk të ka prekur dashuria,je duke ecur nëpër erresire



    Dashuria është motiv i jetës ,ajo ka një ndikim të fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut.Asnjë element tjeter në zhvillimin e njeriut nuk është aq me rëndesi për punën dhe suksesin e tij në jetë,sepse në thellesi të natyres njerëzore ekziston deshira e pakundershtuaeshme dhe nevoja për të dashur dhe për të qenë i dashuruar…….

    Dashuria është çelsi ,që tek njeriu prek motivet më të bukura ,mendimet ,fuqitë që arrijne edhe më të pamundurën………….

    Ajo zhvillon tëk njeriu qellimet dhe respektin ndaj njëri –tjetrit,dëshirë për të kuptuar,deshirën për mirësjellje të përgjithshme……

    Mu për këtë,duhet treguar kujdes dhe të përpiqemi t` i kompensojmë.Pra thellimi i ndjenjës së dashurisë –një nga problemet e rëndësishme të jetës së përbashkët.

    Kjo është një fakt ,sepse njeriu jeton me dashuri , me atë dashuri që si një pishtarë ndriçon rrugen e jetës ,i ndez zemrat dhe i mbushë me një ndjenje të ngrohtë.

    Vetëm ndjenja e dashurisë nuk mjafton ,duhet patjetër që ajo duhet të provohet e të komfirmohet me mjetet e shpresës ,si për shembull,me anë të fjalve dhe bisedave të ngrohta dhe shumë gjeste jetësore si këto.Dashuria ka shumë kushte ,që të ketë një stabilitet,para së gjithash ,duhet të jemi të sinqertë ,larg hipokrizisë ,e pastër nga çdo dyshim ,larg artificializmit.

    Ajo duhet të burojë nga thellsia e shpirtit.

    Së fundi ,dashuria e siqertë është një ndjenjë fisnike ,që nuk ka moshë .Ajo nuk pret asnjëherë atë që do të takojë dhe nuk njeh asnjë lloj kushti,nëpërmjet dashurisë ,mund të kultivoni në zemrën e një personi ndjenja të mëdha e plot vitalitet.Ajo penetron në zemrën e tij për të zëne vendin që i takon e për të influencuar tek ajo/ai .

    Qëndrushmeria e dashurisë do të thotë rritje e shpresës ……..,e asaj shprese, që në rrugën e saj ,fshin tronditjen dhe shqetësimin për t´i zëvëndësuar me qetësi dhe siguri, Jeta pa dashuri duket bosh , pa dashurin e ketij burimi të pastër e plot ndjenja stabiliteti ,qetësie dhe gezimi.Po e mbyll me një thënje ,ashtu edhe si e fillova këtë temë ,që ka shumë të flasësh ......................

    Pushkini:

    TË DASHUROSH , EDHE MË KEQ TË MOS DASHUROSH,POR MË E VËSHTIRË ËSHTË TA GJESH ATË QË DO !
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 03-09-2004 më 11:12

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Dashuria, në thelbin e njeriut
    E. Fromm, duke e trajtuar problemin psikologjikisht, e quan dëshirën për dashuri si të vetmen forcë të bashkimit të njerëzimit. “Kjo dëshirë për dashuri, është përpjekja më e fuqishme te njeriu. Ajo është shtysa themelore, forca që e mban të bashkuar racën njerëzore, fisin, familjen, shoqërinë. Dështimi në përpjekjen për të plotësuar atë, do të thotë çmenduri, vetëshkatërrim ose shkatërrim i të tjerëve. Pa dashuri njerëzimi nuk mund të jetojë asnjë ditë”. Duke vijuar në këtë prizëm psikologjik, ai thotë. “ Njeriu, i çfarëdo moshe dhe kulture qoftë, përballet me zgjidhjen e një pyetje të vetme: si të kapërcejë veçimin, si të tejkalojë jetën e tij individuale dhe të arrijë bashkimin”.Kjo ndodh se raca njerëzore ndryshon nga bota e kafshëve rrënjësisht. Ajo përtërihet vetë qysh në gjenezën e vet në binomin: lindja e trashëgimtarëve dhe prodhimi i sendeve të domosdoshme për egzistencë. Në këtë bazë lind dëshira për dashuri që mban gjallë dhe përtërin racën njerëzore. Po Fromm sikur është në kontradiktë me këtë të vërtetë kur përpiqet të vertetojë se dashuria duhet të mësohet, se njeriu duhet të aftësohet që të dashurojë dhe bile parashtron një sërë rregullash për këtë qëllim. Jo, dashuria nuk mësoshet, po është ndjenjë thelbësore në genet e njeriut, ashtu si e krijoi atë natyra apo “Perëndia”.

    Ndershmëria, dashuria dhe dilemat
    Në praktikën e dashurisë Fromm thotë se duhet të dallojmë ç’është ndershmëria dhe ç’është dashuria. “Ndershmëri (Paanësi dhe drejtësi-përkthimi im), do të thotë të mos përdorësh mashtrim dhe dredhi në shkëmbimin e mallrave dhe të ndjenjave”. Ai thekson se në këtë parim egoist bazohet gjithë organizimi ekonomik dhe shoqëror i sotëm. Po pretendimi se nuk përdoret mashtrim dhe dredhi në shkëmbimin e mallrave dhe të ndjenjave është vetëm në dukje ose jo plotësisht i vërtetë. Kurrë ndonjëherë shoqëria njerëzore nuk ka patur kaq shumë armë dhe kaq shumë dhunë sa sot dhe të gjitha këto shërbejnë për të mbajtur më këmbë një shoqëri në dukje plotësisht të drejtë dhe jo mashtruese. Objektivisht miliarderët e sotëm janë të ngjashëm me skllavopronarët antikë, që e grabisnin hapur me dhunë fuqinë punëtore të skllevërve, ndërsa miliarderët e sotëm e përfitojnë në forma indirekte nga qytetarët e lirë të botës, me një mashtrim dhe dredhi të sofistikuar, shfaqja më e lartë e së cilës është globalizmi, pa e mohuar që ky është një proçes objektiv, i pandalshëm dhe në thelbin e vet progresiv. Pastaj Fromm formulon një tezë që nuk mund të themi se nuk është në kontradiktë me dëshirën për dashuri “me pasionin themelor që mban të bashkuar racën njerëzore”. “Parimi që përshkon shoqërinë kapitaliste dhe parimi i dashurisë janë të papajtueshëm”. Në thelb kjo është përgjithësisht e vërtetë në të gjitha sistemet që kanë egzistuar: në skllavopronari, në feudalizëm dhe në atë të fillimeve të kapitalizmit, të cilin autori e zbukuron ca. Zhvillimi i shoqërisë njerëzore është kontradiktor. Megjithëse bën hapa para në zhvillimin e prodhimit material, njëkohësisht ecën prapa relatisht në fushën e marrëdhënieve mes njerëzve, pavarësisht se fasada e jashtme të jep një përshtypje të kundërt. Pra shoqëria njerëzore zhvillohet në një kotradiktë të brendshme dhe kjo kontradiktë tani është në shkallën më të lartë. Sot prodhohen sasi kolosale mjetesh materiale, mjetet e prodhimit kanë arritur përsosmëri të lartë dhe njëkohësisht ka gjasa që njerëzimi ka arritur në një pikë që e kërcënon vetvrasja nga armët e shfarosjes masive, plagët shoqërore dhe problemet ekologjike. Fromm përcakton: “Njeriu është një automat i ushqyer mirë, i veshur mirë, pa një interes final që të ketë të bëjë me cilësinë apo fuksionin e tij njerëzor”. Pra ai i është afruar robotit. Pikërisht këtu është dilema dhe pikëpyetja. Nëse shoqëria njerëzore vijon të zhvillohet në këtë drejtim, pra sipas parimit “të ndershmërisë” në kundërshtim me dëshirën për dashuri a e rrezikon veten?! Në qoftë se nuk rrezikohet, do të thotë se ajo zhvillohet sipas ligjeve të veta, që nuk ka forcë ta ndryshojë dhe shqetësimi ynë për dashurinë është sipërfaqësor, pa rol veprues të rëndësishëm. Gjithashtu nëse shoqëria njerëzore e determinuar nga ligjet e saj të brendshme shkon drejt asgjësimit, shqetësimet për gjendjen e saj marrin tone tragjike, por gjithashtu pa forcë komanduese. Në këtë rast dëshira për dashuri do të atrifizohet vevetiu si domosdoshmëri e proçesit. Vetëm nëse vlerësohet se egzistenca e racës njerëzore rrezikohet dhe njëkohësisht shihet një rrugëdalje, vetëm atëherë forca e mbarë njerëzimit do të drejtohet te ky shteg.

    Dashuria, normë sunduese nga rrethanat
    Fromm na këshillon si shteg: ”duhet atëherë të arrijmë në konkluzionin që ndryshimet e rëndësishme dhe rrënjësore në strukturën tonë shoqërore janë të nevojshme, në qoftë se dashuria do të bëhet një fenomen shoqëror dhe jo një dukuri krejtësisht individuale, anësore ”. Këtu mund të thuhet se shkelet në dërrasë të kalbur, se mund të krijohet iluzioni që dashuria mund të futet nga jashtë, si rezultat i një strukture të veçantë të papërcaktuar. Socializmi real pretendonte gënjeshtrëm e madhe se kishte krijuar njeriun e ri. Duke e vëzhguar me kujdes konkretisht zhvillimin historik dhe pasqyrimin e tij në letërsi e filozofi rezulton se përgjithësisht, ashtu si theksohet edhe në këtë libër, dashuria është normë te pak individë, tek jo konformistët e pathyer, të panështruar kurrë, cilado qofshin rrethanat. Ata i mund vetëm vdekja. Rrethanat e caktuara i shumojnë individë të tillë duke zgjuar dashurinë që është latente në shpirtin e tyre dhe së fundi po këto rrethana e bëjnë dashurinë normë sunduese të shoqërisë pa ndryshuar domosdo strukturën e saj, apo në çdo lloj strukture. Ky është një fenomen që është shfaqur vazhdimisht në historinë e popujve, kur e kanë kërkuar domosdoshmëria kombtare apo sociale, pavarësisht se ajo ka shoqëruar çdo ndryshim strukture. Këtë fenomen unë, si gjithë brezi im, e kam parë me sytë e mi në këtë më tepër se një gjysmë shekulli në gjashtë faza kryesore: 1.Në kohën e Mbretit Zog shoqëria ishte e fjetur dhe pak veta, mes tyre edhe komunistët, kërkonin ndryshime të rëndësishme, por nuk kishin ndonjë ndikim në masat. 2. Rreziku dhe pushtimi fashist e zgjoi shpirtin e kombit shqiptar. Në rradhë të parë rinia u ngrit më këmbë, kërkonte armë e frymëzuar nga dashuria për liri dhe Atdhe. 3. Pastaj Shqipëria u pushtua dhe fashizmi solli ca ndryshime sipërfaqësore në fushën ekonomike e sociale. Rinisë sikur iu venit dashuria për liri dhe Atdhe, veshi rrobat e balilave dhe të avanguardistave, vuri bigotina dhe brilantinë, filloi të lexonte romane të tipit “ Bija e mallkuar ” dhe të merej me dashuriçka. Udhëheqësit fashistë italianë priteshin me lule nga një pjesë e madhe e popullit. Dukej sikur nuk kishte rrugëdalje nga ky pushtim. Po një pakicë jokomformistësh të vendosur, si M. Peza me shokë, grumbulloheshin me armë në dorë duke e mbajtur të ndezur flakën e dashurisë për liri dhe Atdhe. Kjo ishte gjendja në vitin 1940. 4. Po më 1942 kjo gjendje u përmbys. U grisën rrobat fashiste, u flakëm brilantinat dhe bigodinat, dashuriçkat së bashku me romanet sentimentale, në rrugët e qyteteteve gjëmonin demostratat kundër fashizmit, në male kërciste pushka. Fshatarësia tregoi bujarinë, trimërinë tradicionale duke u bërë strehë e luftëtarëve të lirisë, duke shtuar rradhët e çetave të lirisë, pavarësisht se armiku fashist e digjte dhe e vriste. Shumica e popullit u përfshi nga një dashuri e zjarrtë për liri dhe Atdhe dhe kjo pati ndikimin e vet në marrëdhëniet mes individëve, mes prindëve dhe fëmijëve, mes çifteve. Dashuria u bë normë sunduese për shkak se u pa një shteg dalje nga pushtimi. 5. U mund fashizmi dhe filloi të ngjallej morali egoist, të venitej dashuria për liri dhe Atdhe, që i hapi rrugën një diktature të urryer. Kjo sikur do të vijonte gjithmonë. Po prapë një pjesë e vogël pa ndikim nuk u thyen nga diktatura me gjithë shtypjen dhe persekutimet çnjerëzore dhe mbajtën gjallë frymën e lirisë dhe të dashurisë për Atdhe, për një atdhe të lirë demokratik. 6. Erdhi koha që rinia e Dhjetorit përqafoi idealet e tyre dhe i bëri për pak kohë mormë të përgjitshme. Ato ideale të pastërta mund të përtëhihen tani vetëm në dritën e një vizioni global. Po prapë te një pakicë këto ideale mbahen gjallë në Shqipëri dhe kudo në botë.

    Fromm dhe zëri i një industrialisti
    E. Fromm shkruan: “Nnjeriu që dashuron duhet të aftësohet të shkëmbejë përvojën, punën, në rastin më të mirë të ndajë fitimet”. Theksojmë edhe një herë se dashuria nuk ka nevojë të aftësohet, se ajo egziston te një pakicë e pashuar, në një shumicë në gjendje latente dhe rrethanat e bëjnë atë normë sunduese në shoqëri si rrugëdalje nga rreziqe të mëdha, që kërcënojnë deri egzistencën. Në fillim të shekullit të kaluar një industrialist i madh amerikan në fushën e çelikut bënte jetëm e një njeriu të thjeshtë, ndihmonte personat që ishin të aftë për biznes, ndërtonte vepra socialkulturore dhe u bënte thirrje të pasurve të ndiqnin shembullin e tij. Praktika e tij nuk ishte filantropi, po shfaqja e së vërtetës, e së drejtës në thellësinë e vet, shfaqje e një dashurie të arrirë. Pasuria e çdo individi qoftë, nuk është rezultat vetëm i mundit dhe i djersës së tij. Nëse pasuria do të vihej nga mundi dhe djersa e njeriu të vetëm, atëherë shumica e njerëzve në botë do të ishin të pasur. Po pasuria grumbullohet duke përfituar edhe nga djersa dhe mundi i të tjerëve në sajë të hallkës të favorizuar në të cilën ndodhet individi, nga kapitali i trashëguar, nga shteti në cilin punon, nga pjelloria e tokës apo pasuria e nëntokës të cilën e përdor dhe për të cilën nuk ka askush merita të veçanta dhe gjer diku edhe nga merita individuale që përgjithësisht janë të barabarta te individët. Industrialisti i madh i detyruar vetëm nga ndërgjegja e tij, ligji suprem i njeriut, e kapërceu ndershmërinë dhe drejtësinë formale të tregut të lirë dhe praktikoi dashurinë në thelbin e vet. Ai i deshi njerëzit sa veten dhe nuk pranoi që pasurinë të grumbulluar i favorizuart kryesisht nga rrethanat natyrore dhe sociale, edhe nga mundi i të tjerëve, ta shpërndorojë për shpenzime vetiake, por i “ ndau fitimet ”. Zëri i tij nuk u dëgjua dhe u bënë dy luftra botërore. Tani njerëzimi ndodhet para një rreziku më të madh se ai ai i luftrave botërore, para kërcënimit të egzistencës së tij. Si shtegdalje është zëri i industrialistit të madh dhe këshilla e Fromm për “ndarjen e fitimit”. Në përputhje me këtë frymë Brzhezhinski në librin e tij “Jashtë kontrollit” sugjeron “vetëkufizimin” vullnetar në shpenzime vetiake si të vetmen mënyrë për të gjetur një konses të përbashkët dhe ky do të do të ishte mesazhi moral i domosdoshëm, burim qëndror, bile i vetëm i sigurisë në një botë të pasigurtë që tenton të dalë jashtë kontrollit.

    Mungesa e sotme e dashurisë
    Si e përmendëm në fillim të këtij shkrimi Fromm thekson. ”Dështimi në përpjekjen për të plotësuar dashurinë, do të thotë çmenduri, vetëshkatërrim ose shkatërrim i të tjerëve”. Realiteti botëror e konfirmon plotësisht këtë të vërtetë. Planeti është i mbushur me armë, gjer te ato të shfarosjes në masë dhe shpenzon shuma kolosale për prodhimin dhe mbajtën e tyre në gatishmëri. Shpenzohen gjithashtu shuma kolosale për mbajtjem dhe fuksionimin e një morie institucione të dhunës, informuese dhe kontrolluese. Dhuna shtetërore dhe terrorizmi i organizuar apo individual është shfaqja më ekstreme e mungesës së dëshirës për dashuri që i lëshon vendin urrejtjes, e cila rrezikon të bëhet gjithënjë e më tepër sunduese dhe po e mbërthen edhe vetë qytetarin amerikan nga ankthi i jetës së përditshme. Përdorimi i dhunës krijon çdo ditë njerëz të urrejtjes që e quajnë të parëndësishme qenien njerëzore dhe ka gjasa që ata të bëhen gjithnjë e më të fuqishëm, gjersa shoqëria njerëzore ecën në këtë drejtim të pandryshueshëm. Historia na paralajmëron me figurën e Hitlerit. Po të kishte arritur të posedonte armë bërthamore, do ta përdorte pa asnjë hezitim, edhe nëse do ta kishte të qartë që do të shfarosej bashkë me popullin e vet. Mungesa e dashurisë deprimon një shumicë të madhe njerëzish që e kërkojnë shpëtimin në drogë, seks. Të gjitha këto anomali vërtetojnë se dashuria është ushqim i parë i jetës njerëzore, sidomos në shoqërinë e sotme të tregut të lirë dhe mungesa e saj të shpie në shkatërrim. Individët me mendje të thellë dhe shpirt të madh e kanë të domosdoshme të praktikojnë vullnetarisht “Ndarjen e fitimit” që të shkohet drejt një morali, ku dashuria mos të jetë përjashtim, po normë morale e shumicës, që njerëzimi të shkrihet në një dhe të kapërcejë të gjitha rreziqet.

    Dashuria njerëzore në të gjitha fazat e saj
    E. Fromm analizon dashurinë qysh në ngjizjen e njeriut në mitrën e nënës, kur nëna dhe krijesa që do të lindë janë të shkrirë në një qenie. Dashurinë e nënës për fëmijën e quan pa kushte. Po kjo nuk i përgjigjet plotësisht të vërtetës. Nëna duke e dashur fëmijën pa kushte, në fakt shlyen një borxh ndaj natyrës dhe shoqërisë që e kanë sjellë në jetë pa i kërkuar asgjë, pa i vënë asnjë kusht. Dashuria e nënës ndaj fëmijës është sublime dhe pikërisht drejt saj synon njerëzimi. Gjithë anomalitë, krizat janë shqetësime që të na ndërgjegjësojnë për domosdoshmërinë e arritjes së këtij qëllimi. Pas lindjes shfaqet dhëmbja, ankthi i ndarjes dhe i veçimit që njeriu gjatë gjithë jetës përpiqet ta kapërcejë, të shkrihet me seksin e kundërt dhe me gjithë njerëzimin dhe nuk ia arrin qëllimit. Autori përshkruan femrën apo mashkullin në marrëdhënie me nënën dhe babanë në pozita të ndryshme duke vënë theksin në defektet dhe neurozat.

    Dashuria erotike
    Dashuria mes çifteve është një domosdoshmëri e përcaktuar nga përtëritja e brezave të ardhshëm. Dashuria mes çifteve është e arrirë vetëm në dy individëve jokonformistë dhe se në përgjithësi ajo është lidhje rastësore e detyruar nga praktika e jetës, nga konformizmi me rregullat e shoqërisë, të cilës i mungon dashuria e arrirë. Ashtu si është sipërfaqësore në një shkallë apo në një tjetër “ndershmëria”, ashtu si ndërhyn dhuna, mashtrimi dhe hilja në shkëmbimin e mallrave, ashtu kjo reflektohet edhe në dashurinë mes çifteve. “Akti seksual pa dashuri kurrë nuk mund të kapërcejë hendekun që ndan dy qenie njerëzore, veçse momentalisht”. Mund të thuhet edhe se akti seksual pa dashuri nuk e kapërcen ndarjen njerëzore as momentalisht, po përkundrazi e thellon atë, tenton ta shkatërrojë racën njerëzore duke e ulur në nivelin e kafshës. “Për shkak se ne jemi të gjithë të ndryshëm, dashuria erotike kërkon elementë të caktuar specifikë, lartësisht individualë, të cilat hasen në mes të disa njerëzve, por jo midis të gjithëve”. “Në dashuri ndodh paradoksi që dy qenie bëhen një dhe megjithatë mbeten dy ”. Dashuria erotike kërkon elementë lartësisht individualë thekson Fromm, pra bashkimin në çift të tipave që shkojnë me njeri tjetrin dhe ndër të cilët ndodh paradoksi që dy qenie të bëhen një dhe megjithatë të mbeten dy. Kjo për shkak se tentohet që trashigimtarët të jenë fryt i qenieve që shkrihen në një, në dashuri dhe të rriten në dashuri sa më të madhe. Në libër analizohen gjërësisht iluzionet dhe diziluzionet e lidhjeve mes çifteve. Fromm shpall ”Polarizimi i sekseve po zhduket dhe bashkë me të dashuria erotike, e cila mbështetet në këtë polarizim”. Ky fenomen është sintezë e mungesës së një dashurie të arrirë në shoqëri, një simbol se shoqërisë i kërcënohet asgjësimi. “Dashuria... mund të praktikohet vetëm në liri dhe asnjëherë si rezultat i një shtrëngimi”. E pamë se dashurinë në shoqëri Fromm e lidh me “ ndarjen e fitimit”. Kur njerëzimi të arrijë në lartësinë e shpirtërore të ndarjes të fitmit pa shtrëngim, atëherë dashuria do të bëhet normë morale e përgjithshme dhe normalisht do të ekuilibrohen në mënyrë të plotë dashuria prindër fëmijë edhe ajo mes sekseve. Në përputhje me predispozitat natyrale të seksit, që përcakton Frojdi, marrëdhëniet mes çifteve mund të jenë të lira për çdo rast që ato e ndihmojnë jetën e njeriut, se të ndihmosh jetën qoftë edhe të një njeriu të vetëm, do të thotë të ndihmosh gjithë njerëzimin. “Të kesh besim në mundësinë e dashurisë si për një fenomen shoqëror jo vetëm si një dukuri individuale të veçantë, është një besim racional i bazuar në vrojtimin e thellë të vetë natyrës njerëzore”. Të besosh në mundësinë e dashurisë si një fenomen shoqëror dhe jo individual, do të thotë të vihet ky problem në qendër të të gjithë veprimtarisë, të jesh aktiv drejt këtij qëllimi me të gjitha mundësitë në mënyrë që ky besim të bëhet realitet, ndryshe meriton të mundesh nga skeptikët, cinikët, spekulantët, nga mëria dhe urrejtja që lulëzon tek njerëzit me besim fare të paktë.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Mendime mbi dashurinë

    Puthi syte e bashkeshortes tende nese jane te lagur me lot. (Anonim )

    " O Zot cfare do t´ishte njerzimi pa gruan, o Zot pa gruan?" " Do t´ishte i shkrete, o Perendi, tmerresisht i shkrete ". (Mark Twain)

    Aq sa me shume dashurojme, aq me pak mund ta shprehim. (Proverb anglez )

    Dashuro dhe ben ate qe te pelqen ty. (S. Agostino)

    Dashuria eshte gjysma e fesë. (V.Hugo)

    Te dashurosh domethene ta transmetojsh lumturine tende ne lumturine e tjetrit. (G.W.von Leibnitz)

    Te dashurosh domethene te zgjedhish, puthja eshte vula e zgjedhjes. (Anonime)

    Dashuroni, dashuroni, gjerat e tjera jane te pavlera. (La Fontaine)

    Dashuria dhe kollitja nuk mund te fshihen. (Ovidi)

    Dashuria shikon jo me sy, por me shpirt… (Shakespeare)

    Dashuria nuk eshte te shikuarit njeri tjetrin; te shikuarit se bashku ne nje drejtim. (A.deSaint-Exupery)

    Dashuri , dashuri, cfare mrekullie. (La Fontaine)

    Ta definojsh dashurine eshte e pamundur! (Giacomo Casanova)

    Te pasurohemi me dallimet tona reciproke. (Paul Valery)

    Puthjet e marra lehte, harrohen lehte. (Proverb anglez )

    Puthje te njejta nuk ekzistojne, cdo puthje ka shijen e vete. (Anonim )

    Puthjet: fjale qe nuk mund te shkruhen. (Anonim )

    Puthje. Aguliçe ( lule ) ne kopshtin e perkdheljeve. (P.Verlaine)

    Puthja eshte: dashuri, besnikeri, miqesi, pasion, adhurim dhe embelesi. (Anonime )

    Cka eshte dashuria, pos nje dhimbje jashtzakonisht e embel. (Heinrich Heine)

    Dashuri eshte cdo gje, kjo eshte krejt cka dijme per dashurine. (Emily Dickinson)

    Cdo njeri qe dashuron...beson ne gjera te paarritshme. (Elizabeth Barret Browning)

    Ata qe jetojne nga dashuria, jetojne nga perjetesia. (Emile Verhaeren)

    Posa te pashe u dashurova. E ti buzeqeshe sepse e dije. ( )

    Elena e embel , me ben te perjetshem me nje puthje; buzet e saja thithin shpirtin tim: shiko po fluturon. (Marlowe)

    Aty ku shkojne syte vullnetarisht, atje shkon edhe zemra, as kembet nuk vonojne per t´iu bashkangjitur. (Carlo Dossi)

    Eshte me e preferueshme te kesh dashuruar dhe ta kesh humbur dashurine, se sa te mos kesh dashuruar kurre. (Lord Tennyson)

    Puthja eshte poezia me e madhe e dashurise. (Anonim )

    Puthja eshte premtimi i shkruar ne buze. (Anonim )

    Zemra ndjen, koka konfrontohet. (Chateaubriand)

    Une i kuptoj puthjet e tua, e ti te miat ?… (Shakespeare, Henriku IV)

    Lumturia eshte e fshehur kudo: mjaftojme te germojme. (Anonime )

    Xhelozia lind me dashurine, mirepo nuk vdes me ate. (F. de la Rochefoucauld)

    Arsyeja e shendoshe dhe dashuria jane armiq te perbetuar.. (Corneille)

    Dashuria eshte dobesia me fisnike e shpirtit. (J.Dryden)

    Dashuria eshte poezia e ndjenjave. (Honorè de Balzac)

    Dashuria nuk ka moshë, ajo eshte gjithmone ne lindje e siper. (Anonime )

  11. #31
    .......TART.......
    Anëtarësuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    25
    puthja ne vesh nuk eshte tallje
    "Biologically speaking, if something bites you it's more likely to be female."

  12. #32
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Se besoj se mund te kete perkufizim per dashurine. Dashuria nuk njeh as Kufij, as Moshe .



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    eshte bukur qe shumica qe ka shkrujt ktu beson ne dashuri, dhe jeni gati me shume pasion ta mbroni ket ide me fjale te embla dhe "fakte" qe te perplasen ne mendje vrullshem. jeni te gjithe besimtare, do ju hapen syte por do zoti ngadale ngadale.
    Money Makes Man act Funny

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Dashuria

    Do të lëvdoj dashurinë
    barabar me perëndinë,
    se dashuri e vërtetë,
    na mban të gjallë në jetë.

    S'e kam parë perëndinë,
    shoh ngaherë dashunnë;
    dashuria mbretëron,
    se njeriu pa të s'rron.

    Cilnë të besoj taninë,
    perëndin' a dashurinë?
    Perëndi në këte jetë
    është dashuria vetë.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Dashuria

    -Faktet dhe studimet shkencore në fushën e moralit kanë provuar se martesa është faktori i vetëm që siguron stabilitet e qëndrueshmëri në jetën e njeriut. Kjo, sepse martesa do të thotë lidhje e bashkim ndërmjet dy njerëzish nën hijen e një jete të përbashkët, ku të sundojë dashuria dhe miqësia e pastër.
    Familja është çerdhja e ngrohtë që u siguron dy bashkëshortëve kushte për lumturi e paqe, që ndërtohen mbi bazën e dashurisë. Nga ana tjetër, martesa do të thotë integrim për bashkëshortët dhe zhdukje e ndjenjës së boshllëkut që ekziston një lloj si tek burri edhe tek gruaja.



    Baza e dashurisë-
    Bazat e dashurisë shfaqen në formën e solidaritetit, mirëkuptimit, sakrificës, faljes, respektit të ndërsjelltë, etj. Dashuria është perla e jetës bashkëshortore. Pa të gjithçka të duket bosh dhe pa kuptim. Kjo sepse njeriu jeton në fakt me dashurinë, me atë dashuri që si një pishtar i ndriçon rrugën, i ndez zemrën dhe e mbush me ndjenja të ngrohta e intime.
    Dashuria është themelore në jetën bashkëshortore dhe përbën faktorin më të rëdësishëm për vazhdimin dhe përsosjen e saj.





    Thellimi i ndjenjës së dashurisë-
    Një nga problemet e rëndësishme të jetës së përbashkët është që të dy bashkëshortët të punojnë për forcimin e ndjenjave të dashurisë dhe thellimin e tyre tek njëri-tjetri me anën e një fjale të ëmbël, një qëndrimi të butë apo vështrimi të ngrohtë e forma të tjera të kësaj natyre që shprehin dashuri e miqësi. Por ka shumë bashkëshortë që, ndërsa janë magazina të mëdha për këto shprehje të larta, nuk janë në gjendje t’i shprehin ato. Si pasojë, një mal prej akulli ngrihet në marrëdhëniet e tyre. Ata e shohin veten të izoluar e të vetmuar, duke rrezikuar kështu jetën e tyre të përbashkët me shkatërrim.
    Vetëm prushi i dashurisë nuk mjafton, duhet patjetër që ajo të provohet e të konfirmohet me mjetet e shprehjes, si përshembull, me anën e fjalës dhe të bisedës së ngrohtë, kujdesi për ushqimin dhe pastërtinë, lëvdatës e të tjera gjërave jetësore si këto. Problemet negative dhe sëmundjet që mund të godasin njeriun në jetë, përbëjnë në fund të fundit shanse të përshtatshme për të provuar ndjenjat e dashurisë e të solidaritetit midis dy bashkëshortëve.





    Kushtet e dashurisë-
    Nëse dashuria ka gjithë këtë rëndësi, atëherë cilat do të jenë kushtet e saj?
    Dashuria, para së gjithash, duhet të jetë e sinqertë, larg hipokrizisë, e pastër nga çdo dyshim e hije, larg çdo artificializmi. Ajo duhet të burojë nga thellësitë e zemrës e të shpirtit.

    Pozita e gruas ne familje eshte me e rendesishme nga ajo e burrit.

    Martesa e lumtur, zakonisht është një lloj miqësie, dashurie dhe afiniteti, sa që është e vështirë të dallohen anët e saj materiale nga ato shpirtërore e morale. Ajo është një nga format e integrimit e të bashkëpunimit që plotëson të gjitha nevojat shpirtërore e trupore.
    Në të gjithë këtë nuk duhet të presim ledhatime të vazhdueshme me rast e pa rast. Kjo sepse dashuria është një ndjenjë e sinqertë që shpërthen në kohën e caktuar, për të shprehur vetveten në kushte dhe kohë të caktuar.
    Së fundi, dashuria e sinqertë është një ndjenjë fisnike. Ajo nuk e pret asnjëherë atë çka do të takojë dhe nuk njeh asnjë lloj kushti apo trajtim të tipit tregtar.





    Roli i gruas-
    Megjithëse dashuria konkretizohet me një marrëdhënie martesore, domethënë, presupozon që të marrin pjesë në të dy palët, burri dhe gruaja, prapë se prapë roli i gruas në të është shumë më i madh nga ai i burrit. Dashuria e gruas jo vetëm që i shkakton burrit ndjenjën e besismit, por i rinovon gjithashtu frymëmarrjen e jetës bashkëshortore.
    Gruaja, nëpërmjet dashurisë, mund të kultivojë në zemrën e burrit ndjenja të mëdha e plot vitalitet. Ajo penetron në zemrën e tij për të zënë aty vendin që i takon e për të influencuar tek ajo. Qëndrueshmëria e dashurisë do të thotë rritje e shpresës ... të asaj shprese që, në rrugën e saj, fshin tronditjet dhe shqetësimet për t’i zëvendësuar me qetësinë dhe sigurinë.
    Një dashuri e tillë do të jetë mbështetje e fuqishme për mbrojtjen e gruas nga zemërimi i burrit. Jeta duket boshe dhe e thatë pa dashurinë e këtij burimi të pastër e plot ndjenja stabiliteti, qetësie e gëzimi.



    Etapa e dashurisë-
    Dashuria lind tek të martuarit sapo përfudon lidhja e tyre. Gjatë kësaj periudhe secili ruan cilësitë dhe tiparet e veta personale. Por, pasi miqësia rritet deri në dashuri, që do të thotë bashkim i plotë, butësi, falje e sakrificë, jeta bashkëshortore hynë në një etapë të re, ku dalngadalë zhduken të gjitha tiparet e cilësitë personale, për të lindur një personalitet i ri, ngritur mbi bazën e integrimit, që realizojnë martesa dhe dashuria. Që këtej shohim që familjet njerëzore ndryshojnë tërësisht në jetën e tyre nga krijesat e tjera të gjalla, sepse ngrihen në lartësinë e shenjtërisë








    Edhe me tutje per Dashurinë, Fjalen me te ëmbel në botë



    Dashuria-
    Edhe në dashuri, ndjenja më sublime e shpirtit, mbi përcaktimin e të cilës janë shprehur poetë të gjithë kohërave, mund të jesh me edukatë apo paedukatë.





    Mjafton të mendohesh pak dhe të vijnë në mendje shembuj të ndryshëm "dashurish të paedukuara". Dashuria është një ndjenjë e lartë, e sinqertë dhe e thellë, që lind nga zemra dhe është sinonim i altruizmit dhe zemërgjerësisë. Dashuri është të duash të mirën e personit që ke në krah, që jo shpesh përkon me të mirën tonë; kjo tregohet me akte konkrete dhe sjellje të përshtatshme, sidomos jo për egoizëm të pastër. Të dashuruarit "mbytës", xhelozë, për të mos folur për ata që "venë dorë" apo që grinden në publik, janë të paedukatë shembullorë.





    Unaza-
    Unaza nuk vihet në hundë, në këmbë apo kërthizë, por vetëm në gishtin e vogël dhe në atë të unazës. Edhe burrat mund të mbajnë unazë, por vetëm në gishtin "e unazës". Ato që preferohen më shumë janë unazat martesore dhe ato me stemat e familjes. Në disa vende është zakon të vihen unazat me stemën e universitetit ku janë kryer studimet. Gjithësesi, një burrë, nuk duhet të mbajë kurrësesi unazë të ekzagjeruar.








    THËNIET MË TË BUKURA PËR DASHURINË

    YGO: Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie - kjo quhet dashuri.

    TUPER: Tërë një libër në një fjalë, i tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiell në një shikim, fortunë në një ofshamë, rrufe në një prekje, njëmijë vjet në një çast! Kjo është dashuria.

    BOMARSHE: Dashuria është romani i zemrës.

    BALZAKU: Nëqoftëse drita është dashuria e parë e jetës, athua a është dashuria drita e zemrës ?
    VOLTERI: Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje!
    BRICIS: Dashuria është zjarr, flaka e të cilës i djeg të gjitha vështirësitë e njerëzimit.

    SIMON: Dashuria është poet i madh i cili kurrë nuk e sheh të dashurin ashtu siç është, por ashtu siç dëshiron të jetë.

    SUEDEZE: Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.

    FLOBERI: Zemra është pasuri, që as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet.

    KONT: Dashuria nuk mund të jetë e thellë, nëqoftëse nuk është e pastër.

    SANDI: Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë.

    GAJBELL: Dashuria shndërrohet në shkallë të arta nëpër të cilat zemra ngjitet deri në qiell.



    Dashuria e vërtetë është si fantazmatë gjithë flasin, por pak e kanë parë.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    ja dhe nje poezi e imja per dashurine

    eshte koha te duhemi

    Koha është të duhemi,

    të kesh besim ne mua kur të them: zemra ime

    të kem besim në ty kur më thua: t.............


    me ditë lexoja poezine tende në hijen e pemeve

    se dua të takoj ty, te liqeni i mjelmave mbreterore.

    Ma ruaj syrin, dashuria ime,

    ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!

    Kam frikë se ma therin syrin cubat e erresires,

    kam frikë se ma vrasin dashurine time të pabesët.

    Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë

    hendek të madh,

    i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.


    ai liqeni i bardhë është yni tani e përgjithmonë.

    Më shiko drejt në sy, lëri fjalet, fjalët

    Unë do të sjell Lulen(trandafilin) nga zemra e tiranes


    Kur une të dua, ti çoje kete dashuri deri ne fund

    Kur më do, eja ti dashuri me një djale të mbarë

    Na iku jeta, romantikja ime,

    duhet te mendojme pak edhe për vete.

    Koha është të duhemi,

    pergjithmone dashuri

    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 29-09-2004 më 05:45

  17. #37
    *Shijo*Jeten* Maska e *Dorina*83*
    Anëtarësuar
    04-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    48
    Komplimente
    shume te bukura
    LA VITA E BELLA SE SAI VIVERLA
    SE NO FA SCHIFO.

  18. #38
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    DASHURIA

    Dashuria... eshte jete, shijoje
    Dashuria... eshte enderr, endrroje
    Dashuria... eshte e bukur, adhuroje
    Dashuria... eshte dhimbje, sheroje
    Dashuria... eshte tradheti, mesohu me ta
    Dashuria... eshte detyre, plotesoje
    Dashuria... eshte pasuri, ruaje
    Dashuria... eshte loje, luaje
    Dashuria... eshte mister, zbuloje
    Dashuria... eshte fat, perfitoje
    Dashuria... eshte avanture, kujdes
    Dashuria... eshte luft, mesohu edhe me te
    Por dashuria... eshte dashuri, lufto per te!!
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  19. #39
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Dashuria

    Deshiroj te shikoj me sy
    te mos digjem mall per ty
    sikur te isha reze HENE
    do te hy ne dhomen tende,
    vetem ta dish se sa te DUA
    sdo te jetosh as nje ore pa Mua!
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  20. #40
    Përkufizimi i dashurisë!!

    Ti vjen ngahera ashtu krejt papritur
    Pa laps as letër për të kornizuar
    Në krahët e tua ndjehesh lajthitur
    Ndjesh liri e pa përkufizuar.
    Ti djeg si prushi , ti djeg si zjarri
    Flakëve të tua ndjehesh harruar
    Kërkon t’u ikësh , të mund malli
    Kërkon ç’prangosesh, je skllavëruar.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 13:13
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •