Krijimet me poshte jane shkeputur nga vellimi me poezi "nje grua bredh ne endrren time"
Si nje vegim i larget
Si nje vegim i larget vjen ti,
cdo nate.
Me syte e tu te blerte vjen me trazon.
Si dikur me behesh burim ne Sahara...
Si vegim i larget me rrezohesh
Mbi gjoksin e ngrate
Oh, si me dritherohet krejt
Kjo zemershkreta ime e mpakur
Edhe pse pas kaq javesh shekullore
ty te kerkon
Si perendeshe vjen ti cdo nate
Permbi trupin tim rrezohesh, si shtrengate
O drita ime ne sketerren cmenduri
C'po me trazon sonte
me keto vargje varferie
S'ka zot qe t'i ndale lotet e mi
Sa kohe larg ndodhemi
UNE DHE TI...
Nga kokefortesia
Nga kokefortesia
Nderruan datelindjet
Nderruan datevdekjet
Edhe nates i thone dite
Nga kokefortesia...
Nga kokefortesia
Ngriten e shemben
Keshtjellat e keshtjellave
Faltoret e faltoreve
Nga kokefortesia...
Nga kokefortesia
Shemben te shemburat
Dogjen te djegurat
Pollen figura prej guri
Pollen buste prej bronxi
Nga kokefortesia
Nga kokefortesia
Vrane qiellin
Mbyten detin
Dogjen njeriun
Fantazme ne klithje
Nga kokefortesia
Enderr vjeshte
Lotonin gjethet e rena dhunshem
Prej eres se mbremjes tretur
E serish te puthja ty pertej
Skeletit te degezuar
Frymen me zuri flaka bukuroshe
Flaka e tėndes buzeqeshje
Lakuriqe afrohet vjeshta topalle
Drejt hijes sime zemeruese
I plagosur
Kerkoj
Jeten
Endacake
Ndersa ti, e bukura ime
Fershellen me zerin e magjise
Duke kerkuar ne hutim gjilperen
Per t'ia qepur fustanblertin
pranveres...
Pranveres
Se thermuar
Qe fle
Ne tjeter kontinent
Dridhesh...jo nga emocionet
Nga vetmia melankolike
Syqeshur shpeshhere me flisje
Per oret e paardhura!
Te pata thene
Se cdo gje vdes
Se cdo gje shperbehet
Por jo shpresa!
Te puth ne permallim buzet e tua te tretura
Me krahun e shpervjelur hedhur mbi supe
Ecim disa hapa nen driten henore
Te dehur duke vrapuar flokeshprishur
Largohemi ne ndarje
Ne kryqezimin e udheve pa semafor
Thyhet, jo gota e rakise
Ekrani i vogel i endrres sime
Thermohet
Jo nga shikimi yt i fundit
Por nga dridhjet e ziles
Se ores se kurbetit qe trishtueshem
Dite per dite me zgjon shume sakte
Krijoni Kontakt