Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Arianit Roshi

    ------1------

    Ti kurre nuk dite te puthje rete
    Une kurre nuk dita te prekja qiellin
    Mekatet tona i mori era
    te gjithe i shohin tani
    ne pa turp shohim njeri-tjetrin ne sy
    Bashkohemi me turmen
    tregojme njeri-tjetrin me gisht.

    -------2------

    Tingujt e harreses dhe ne
    E une shume larg me nenqeshjet pas shpine luaj te heshturin
    Te diturit imitojne njeri tjetrin
    Te marret nuk dine se kujt duhet ti besojne
    Tingujt e harreses dhe ne
    E une shume larg nga ju mes jush
    Imitoj te diturit
    Te marret me mbajne hise
    Cudi, mua me besojne!!!


    Nje permbledhje krijimesh nga Arianit Roshi mund ta gjeni ketu

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Zanafilla e njeriut - Arianit Roshi

    E hene.

    E hena nuk eshte nje dite e mire per te hyre ne biznes mendoi, e me parate qe kishte kursyer shkoi ne kishe e u martua me Karinen
    nje prostitute franceze me gjoks te madh e kembe te shtrembera.
    E c'gje me e mire se nje dasem mund te ndodhi te henen???

    E marte
    Te marten i fali Karines nje bebe te bukur, nje vajze te me floke e sy te zinj. E puthi me dashuri femijen e tij, dhe shpenzoi kusurin e dites i lumtur. Ishte i lumtur te marten.

    E merkure.
    Te merkuren e pagezoi foshnjen me emrin Maria, dhe po te merkuren ashtu sic ia donte zemra e martoi ate me Gjergjin, nje
    bixhozxhi i ndershem i lagjes se VERDHE. Pastaj krenar vendosi ta ruaj ne kujtese te merkuren.

    E enjte
    Te enjten e deshi shume te shoqen.
    E rrembeu prej beli, i perplasi fort ne krevat, ia hekurosi me gjuhe rrudhat e ballit, ia nanuriti e ia qetesoi furtunat qe i fshiheshin pas syve dhe cepave te buzeve. Pastaj beri ate qe mund te behet te enjteve. Ia shapullosi te ndenjurat e beshme me gjymtyret dhe terpicen e tija. Kuptoi qe i kishte munguar tere kete kohe.

    E premte
    Te premten donte te ishte serish burre.
    U deh ne prag te shtepise, e ne prag te shtepise qau me ze si cilimi. Pastaj si foshnje u drodh, e si foshnje dremiti po ne prag. E vetem nje burre i vertete mund te qaj me ze si femije. Dhe ishte e premte.

    E shtune
    Te shtunen foli me veten gjate.
    Ju thane veshet prej heshtjes, e buzet ju mpine. Do donte ta donte te shoqen, po smundi, dhe heshti, dhe deshi veten. Sa shume e deshi veten te shtunen.

    E diel
    Te dielen nuk donte te bente azgje.
    U shtri ne kurriz dhe pasi i hodhi nje veshtrim te mpire gjithckaje qe kishte perreth, vendosi te vdiste.
    Dhe ashtu beri.
    Mbylli syte dhe vdiq.
    Nuk e dinte qe i kishte urryer te dielat.

  3. #3
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    E ku eshte zanafilla e njeriut ? Te henen apo te dielen? Apo ne kufirin midis te dyjave, andej nga ora 12 e notes?
    Nejse, mo, rendesi ka qe ky njeriu paska qene shumicen e diteve te javes i lumtur...

    P.s Edhe une inot i kom te dielat, jo do lahen pjatat, jo do ndehen rrobet....lol

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    po une qe jam i lumtur dhe esell te premten, i dehur te shtunen dhe perseri i qete dhe rehat te dielen kur i bie te vdes?

    Krispi

    PS. Po Monin ku e le?

  5. #5
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    *

    sa ton te bukur ka shkrimi yt o njeri! dhe si ma ke qare te shtunen!!

    *

  6. #6
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Thumbs up

    e bukur!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    nitROSH

    mua kjo qe ke bere me ka ngaterruar fare.fillimisht titulli mund te jete zanafilla e burrit,po jo e njeriut.une e di qe vetem burri mundet te beje te tilla gjera dhe asgjera brenda nje jave te tere.nuk ka faj.prejardhja e tij dhe arsyeja e ekzistences nuk dihet akoma plotesisht.te pakten nje dite duhet t'ia kishe kushtuar te "shpremtes", dmth dites se tete dhe qe do ishte dita e shpreses se nje burri ose e ringjalljes.
    nitROSH!si do bejme ne me kete perfytyrim mashkulli.me te gjitha forcat e fantazise mund ta nderrojme e ta bejme c'te duam, por thuaj nje realitet, te vogel,nje fije floku sa te kapemi...pastaj e dime vete drejtimin.
    buna terbohet nga e verteta dhe clirohet me genjeshtren...

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o buna, meqe jemi mike me me te mirin "nit"=mit....
    kam qeshur duke u ndjere ne mes te te dyve. Si me te dashurit e mije!
    muah nga e djathta ku kam nitin, muah nga e majta ku kam bunen. muah ne balle te poezise.

    ajo maCIA mistreCIA!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Nit Roshi

    Sekonda perfekte


    Ai vetevritej cdo dite ne oren 20:00.
    Rreth ores shtate pasi ishte rruajtur me kujdes, vishte ashtu si njė dite mė pare, tė njėjtėn kemishen te bardhe me jake te kollarisur, tė njėjtat pantallona te zeza, te njejtat corape te erreta. Pas kesaj ai shkonte ne dhomen tjeter ku gjendej nje pasqyre e madhe dhe kalonte fiks 15 minuta duke rregulluar floket. Kur ora ishte e19 e 35 minuta, ai mbathte kepucet e zeza te lyera me kujdes, dhe ne 19 e 40 ai ulej ne kolltukun e tij, perballe ores se murit, pinte konjak, dhe syte i mbante vazhdimisht mbyllur. Ne tavolinen perballe tij, gjendej pistoleta e nikeluar zastava, ndersa pak me larg saj karikatori.
    Kur ora shkonte 19:55 ai mbushte pistoleten, mbeshteste shpinen ne kollutuk, mbyllte syte, dhe priste te ndjente gravitetin e asaj qe ishte gati te ndodhte. Kur ora ishte 19:58 ai mbeshteste pistoleten ne temth, mbante frymen nje hop dhe syte ia ngulte akrepit te sekondave i cili leviste me te njejtin ritem drejt sekondes perfekte. Ne dhome nuk degjohej asgje pervec tiktakut te ores i cili sa vinte e behej me i forte. Kur ora ishte 20:00 fiks, pikerisht ne momentin kur akrepi i sekondave qendronte poshte 12-ės, ai terhiqte kėmbėzėn e pistoletės, dhe tik taku i deri atėhershėm i ores kthehej ne nje krisme te mbytur te thate pistolete. Nje shkulm gjaku perplasej mbi faqen e murit, ndersa koka e tij, tani me nje vrime aq te madhe sa gishti tregues mund te futej lehtesisht, varej mbi gjoks.
    Kur ora ishte 20:05, gjithcka i kthehej normalitetit.
    Ai ngrihej dhe me te njejten perpikmeri te nje dite me pare fillonte ritualin e pergatitjes per vetevrasjen e rradhes. Ne fillim pastronte njollat e gjakut nga muri dhe kolltuku, pastaj fuste rrobat ne lavatrice, nxirrte karikatorin nga pistoleta e nikeluar, lante me kujdes goten e konjakut, e keshtu me rradhe deri ne oren tre te mengjesit. Ne oren tre kishte mbaruar gjithcka, ai shtrihej dhe flinte per tu zgjuar fix ne oren 15:00. Zgjimi ishte normal, me nje ritem te shtruar, ai pergatiste mengjesin, pinte nje cigare dhe kur ora shenonte 17:00 ai ulej ne kolltukun e tij dhe kalonte pjesen tjeter te dites duke u perpjekur te kuptonte arsyen e kesaj qe bente. Sa here qe nxirrte nje konkluzion te ri e shenonte ne nje fletore.
    Kjo ishte e vetmja pjese qe nuk kishte te bente drejte per drejte me momentin e vetevrasjes, pasi ajo qe dihej ishte se cfare do qe ai te mendonte ne oren 20:00, pikerisht kur akrepi i sekondave te ndodhej poshte 12-ės ai do te terhiqte kembezen.
    Kjo qe sapo ju pershkrova ndodhte per 15 vjet resht. Me nje perpikmeri te adhurueshme ai vetevritej, persosshmerisht kaq bukur, kaq madherishem, dhe nuk kishte asgje qe ta shmangte ate qe do te ndodhte, ne ate sekonde perfekte qe finalizonte sinkoronizimin e veprimeve te tija.

    E diela e fundit e tetorit ishte nje dite normale, dhe si e tille ajo nuk mund te ndryshonte asgje nga ditet e tjera. Ai u ngrit atehere kur ora ne mur shenonte fiks 15:00 dhe pasi hengri mengjes dhe shijoi me te thithura te forta cigaren e pare te dites filloi ti bindej ritualit te zakonshem. Mekanizmi i vetevrasjes ishte ngrehur qė nga mbremja e nje nate me parė. Cdo gje ishte e qete, e paqte si zakonisht. Ingranazhet e sistemit vetevrases leviznin me nje perpikmeri absolute dhe nuk mund te linin hapesira per gabime, ndersa maratona e veprimeve te tia rendete drejt sekondes ne te cilen ai duhej te vdiste per tu ringjallur serish. Teresia e veprimeve qe ai kryente deri ne finalizimin e aktit te vetevrasjes ishin bere tashme gjenetike dhe padyshim rikthimi ne jete pas vetevrasjes ndodhte pikerisht sepse ai vetevritej gjithmone ne te njejten menyre, ne te njejten sekonde.
    Keshtu do te ndodhte edhe te dielen e fundit te tetorit, kur ai ne 19:58 (pasi kishte kryer me perpikmeri te gjitha veprimet e tjera) qetesisht do te mbeshteste tyten e pistoletes pas kafkes dhe do te priste fundin e ciklit te jetes, do te priste mberritjen e sekondes perfekte, qe do te finalizonte besnikerine e tij ndaj te perditshmes.
    Kur ora shenoi 19:59 ai u mbush me fryme si zakonisht, mbylli edhe njehere syte, dhe pa me te voglin dyshim i hapi ata per ti fiksuar mbi akrepin e sekondave qe po levzite me shpejtėsinė e vdekjes drejt 12-ės. Ai u pėrqėndrua dhe kur akrepi ishte nė pozicion ai terhoqi kembezen. U degjua zhurma e thatė, sperkat e gjakut rane si zakonisht mbi mur dhe kolltuk, ndersa koka e tij u perplas mbi gjoks.
    Kur ora e murit shenoi 20:05, koha kur ai duhet te ngrihej per te rinisur gjithcka nga e para ashtu sic ndodhte prej 15 vjetesh, ai nuk dha asnje shenje jete, madje edhe kur ora tregoi 20:20, ai vazhdonte te kullonte gjak mbi kolltuk. Kur ora ishte 20, 45 gjaku ishte mpiksur dhe trupi i tij filloi te nxihej. Pikerisht tani ai duhet te kishte mbaruar pastrimin e njolles se gjakut, ishte koha kur ai fuste kemishen dhe pantallonat ne lavatrice, por nderkohe ai rrinte i shtrire sa gjate e gjere mbi kolltuk.
    Ne oren 21 :00, trupi i rrethuar nga nje pellg gjaku dhe nga mbeturina trush ishte plotesisht i ftohte.
    Kishte vdekur, kesaj here perfundimisht.

    Nė dhomėn tjeter, ne televizor transmetohej edicioni i lajmeve, ku spikerja, me nje ze te embel i kujtonte degjuesve se pikerisht ate ditė kishte ndodhur ndryshimi i ores, dhe se te gjithe duhet tė kujtoheshin qe ta leviznin atė 60 minuta mbrapa.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI Lexo Postimin
    E hene.

    E hena nuk eshte nje dite e mire per te hyre ne biznes mendoi, e me parate qe kishte kursyer shkoi ne kishe e u martua me Karinen
    nje prostitute franceze me gjoks te madh e kembe te shtrembera.
    E c'gje me e mire se nje dasem mund te ndodhi te henen???

    E marte
    Te marten i fali Karines nje bebe te bukur, nje vajze te me floke e sy te zinj. E puthi me dashuri femijen e tij, dhe shpenzoi kusurin e dites i lumtur. Ishte i lumtur te marten.

    E merkure.
    Te merkuren e pagezoi foshnjen me emrin Maria, dhe po te merkuren ashtu sic ia donte zemra e martoi ate me Gjergjin, nje
    bixhozxhi i ndershem i lagjes se VERDHE. Pastaj krenar vendosi ta ruaj ne kujtese te merkuren.

    E enjte
    Te enjten e deshi shume te shoqen.
    E rrembeu prej beli, i perplasi fort ne krevat, ia hekurosi me gjuhe rrudhat e ballit, ia nanuriti e ia qetesoi furtunat qe i fshiheshin pas syve dhe cepave te buzeve. Pastaj beri ate qe mund te behet te enjteve. Ia shapullosi te ndenjurat e beshme me gjymtyret dhe terpicen e tija. Kuptoi qe i kishte munguar tere kete kohe.

    E premte
    Te premten donte te ishte serish burre.
    U deh ne prag te shtepise, e ne prag te shtepise qau me ze si cilimi. Pastaj si foshnje u drodh, e si foshnje dremiti po ne prag. E vetem nje burre i vertete mund te qaj me ze si femije. Dhe ishte e premte.

    E shtune
    Te shtunen foli me veten gjate.
    Ju thane veshet prej heshtjes, e buzet ju mpine. Do donte ta donte te shoqen, po smundi, dhe heshti, dhe deshi veten. Sa shume e deshi veten te shtunen.

    E diel
    Te dielen nuk donte te bente azgje.
    U shtri ne kurriz dhe pasi i hodhi nje veshtrim te mpire gjithckaje qe kishte perreth, vendosi te vdiste.
    Dhe ashtu beri.
    Mbylli syte dhe vdiq.
    Nuk e dinte qe i kishte urryer te dielat.
    kur ti te behesh shkrimtar i madh pas disa vjetesh (po nuk n'a mori ne qafe te githeve ngrohja globale ) ne do mburremi vetem me faktin, qe kemi qene ne te njejtin forum me ty...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Lulet1

    Ne kopshtin e tij nuk mungon asnje lule.
    Eshte kopshti me i bukur dhe me imadh ne bote. Mund te ecesh gjithe diten dhe perseri ta shohesh veten mes lulesh.
    Ato celin gjitheandej, dhe rriten pa pasur nevoje per asnje lloj kujdesi.
    I mjafton dashuria e tokes per tu harlisur mbi cdo siperfaqe te lire. Cdo dite shperthejne mijera sythe te reja e mijera gonxhe bujisin te shendetshme.
    Ai jeton ne nje shtepi druri, ne zemer te kopshtit, poshte nje luledielli gjigande.
    Mureve te jashtme te shtepise varen dorezonjat, ndersa themelet jane te mbushura me lule guri. Lulet kacavjerrese burojne nga catia si te ishin floke te gjelber. Dritaret jane te pushtuara nga lulet e gjakut dhe karafilet. Perreth shtepise zambaket dhe tulipanet kane shperthyer nga zemra e tokes . Vjollcat dhe karakaftet lulezojne ne cdo stine. Gjithcka gardhohet nga trendalilat dhe manjolat... ka aq shume mimoza sa edhe ajri zverdhet prej tyre.
    Ai jeton ne nje shtepi druri, ne mes te kopeshtit, dhe gjithe diten rri pas dritareve te mbyllura hermetikisht duke soditur frikshem se si harlisja e tyre gjithmone e me teper po rrenjoset ne muret e shtepse, ne cati e themele, se si ajri po mbushet me kundermimin e tyre.
    Dhe nuk ka si te mos tmerrohet nga prania e tyre e pafajshme.
    Eshte alergjik ndaj luleve.



    http://pikeuji.wordpress.com

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •