Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 215 prej 215
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    kjo pun ka rrenjet diku tjeter problemi qendron se vet shqiperia dhe veqanarisht qeveria ishte mase e interesuar qe kosova te jet vend trazirash dhe qe ata te perfitonin siq edhe ndodhi, duhet then edhe ket se sherbimi sekret i shqiperis ishte thell i zhytur ne shum vrasje ne ket te ahmet krasniqit po se po, duhet then edhe ket se vet vrasja e REMZI HOGJES ishte vrasje nga shiku dhe plotesisht me dijoni te sali berishes ne at koh president qe duhet then edhe ket se pas kesaj vrasje president rugova i pat ftohur mardheniet me berishen arsyeja se remzi hogja dinte per takimin milosheviq berisha takim i fsheht per tu marr vesh per kosoven, por kto tradheti ndaj kosoves ka pasur edhe me heret, me qellim apo pa qellim ismajl qemajli dhe njerzit rreth tina nuk e priten isa boletinin dhe delegatet nga kosova kshtu qe kosova mbeti jasht madje pastaj edhe e deryruan isen qe te largohet nga shqiperia i cili u masakrua ne mal te zi tradhetia me e madh nda kosoves ka qen ajo vrasja e HASAN PRISHTINES vetem 6ore pasi u zgjodhe kryeminister i shqiperis u shkarkua nga mbreti zog dhe u detyrua te largohej nga shqiperia rruges ne selanik ai exekutohet nga njeze te qeveris se zogut qe edhe vet zogu e pat pranuar ket vrasje pra tradhetit ndaj kosoves i kan rrenjet thell, e kam cekur edhe ne nje shkrim timin se po te donte qeveria e shqiperis ajo do i bashkonte forcat kosovare duke ja shtrenguar dhembet thaqit e xhavitit dhe duke ju then se ju nuk jeni kerkushi se kosova ka nje qeveri te zgjedhur nga populli dhe ju ose i bindeni asaj ose per ne jeni armiq dhe si te till do ju konsiderojm por nuk e ben perkundrazi ata nxiten urretjet nderkosovare madje financuan ndimuan dhe mor4en pjes edhe ne exekutime si kjo e kolonel ahmet krasnicit, duhet then edhe ket se natyrisht jo te gjithe ishte azem hajdari si kryetar i komisionit per mbrojtje kishte ndihmuar shum forcat e armatosura te R Kosoves dhe vrasja e tij ka shum lidheje me vrasjen e ahmet krasnicit , por edhe pandeli majko gjat kohes sa ishte kryeminister qe fatkeqesisht nuk zgjati shum 3muaj ai i kujtoi thaqit se si kryeminister duhet te jet ne kosov jo ne shqiperi dhe ka ardhe koha qe ai te jet atje ket deklarat publike majko e ka ber gjat vizites qe ju ben refugjateve ne kukes majko thaqi dhe qosja dikush ketu mund ta ket edhe si video, po tash pse nuk zbaredhet kjo vrasje arsye e thjesht pushtetar ne kosov dhe pushtetar ne shqiperi kan lidhje me ket vrasje socialistet kan gisht direkt ne vrasjen e ahmet krasnicit demokrat dhe personalisht berisha ne vrasjen e REMZI HOGJES themelusit te uck pra kjo shum e thjesht mos em nguc as un nuk te nguc, edhe ne kosov bukoshi me thaqin mos em nguc as un nuk te nguc ja pra armiqt si behen miq bukoshi thaqi ne nje qeveri ne nje koalicion qudi

  2. #202
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Nuk duhet te cuditemi me vrasjet e para lufte dhe mbas lufte . Shqipetaret gjithemone tregon historia kane vra njeri tjetrin , vetem atehere kurre serbi i ka shty ne bire te minit , jane bashkuare .

    Kush i vrau gjithe ato patriot shqipetare nga Rilindja kombetare ?? 99% vrases te shqipetareve ishin vete shqipetaret.

    Kurre te luftojshe per shqiptarizem me me fate do te jeshe te vritesh ne lufte kunder armikut se sa te mbetesh i gjalle nga tradhetaret qe te vrasin mbas shpine .

    Shqipetaret nuk dine te vrasin burre me burre , te vret mbas shpine SHUMARET E MBAS LUFTES

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nje esht e sigurt qe ahmet krasniqi ishte nga nje familje atdhetaresh dhe shum patriotike se kush dha urdher qe ky te likfidohet kjo sdo shum te mendosh ata sot jan ne krye te pushtetit ne kosove por edhe kjo dote zbulohet

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Pėrkujtohet strategu i luftės pėr liri, kolonel Ahmet Krasniqi

    13 vjet nga vrasja e ministrit tė parė tė Mbrojtjes

    Homazhe nė Tiranė nė varrezat e kolonel Ahmet Krasniqit, ministėr i Mbrojtjes i Republikės sė Kosovės dhe te varri i dėshmorit tė demokracisė, Azem Hajdari.

    http://www.zemrashqiptare.net/images...a-Krasniqi.jpg

    Nga Muharrem Sfarqa

    E Shtune, 26-11-2011, 06:02pm (GMT)

    Nė pėrvjetorin e 13- tė vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit, ministėr mbrojtjeje i Republikės sė Kosovės , dega e LDK-sė nė Gjermani, si edhe herave tjera, bėri atė qė mundi dhe qė e ndjeu si detyrim kombėtar, pėrkujtoi kėtė strateg tė luftės pėr lirinė e Kosovės.

    Fillimisht, njė delegacion i saj nė pėrbėrje Muharrem Sfarqa, Muharrem A. Gashi, Ekrem Sylejmani…nė ditėn e rėnies, mė 21 shtator, bėri homazhe dhe vendosi lule aty ku prehet i qetė nė tokėn shqiptare, nė varrezat e Tiranės, gati ngjitas me dėshmorin e demokracisė, Azem Hajdarin. Ata, ngjitas thuaja e patėn dhe fatin mė kobzez, vrasjen nė pritė, nė pabesi, mu nė mes tė Tiranės, nga dorė kriminele, antishqiptare. A, qė tė dy kishin tė njejtin qėllim, ēlirimin e Kosovės. Derisa koloneli, si ministėr mbrojtjeje konstruktonte dhe niste pėr front formacione tė rregullta ushtarake, Azemi ynė, kurajonte, ndihmonte dhe me tėrė potencialin e tij mbėshteste kėtė luftė tė drejtė pėrmes krijimit tė hapėsirave pėr pėrgatitjen e tė rinjėve nė luftė, zonave tė Tropojės, ngjitas kufirit me Kosovėn.

    Por, qarqe antishqiptare, qė i pėrcillnin nga afėr kėto ngjarje dhe lėvizjet e tyre, bėn tė veten. Pėrmes vrasjes sė Azemit, ata u pėrpoqėn tė vrasin mbėshtetjen e Shqipėrisė pėr njerėzit e gjakut qė luftonin gati njė shekull pėr lirinė e Kosovės. Ndėrsa pėrmes vrasjes sė kolonelit, ata u pėrpoqėn ta vrasin pėrgatitjen profesionale tė luftės, ndėrtimin e strukturave dhe formacioneve tė rregullta ushtarake qė luftonin Brenda Kosovės.

    Nderohet lufta pėr liri
    http://www.zemrashqiptare.net/images...-Krasniqi2.jpg
    Pėr fatin tonė tė mirė, nuk ndodhi as njėra e as tjetra. Mbėshtetja e Shqipėrisė vetėm sa u pėrforcua. Si dhe lufta pėr lirinė e Kosovės fitoi njė dimension tė ri, nxiti dhe ndėrhyrjen e forcės mė tė madhe sot nė botė, NATO-s pėr ta shpėtuar njė popull. E, kjo ndodhi….

    Prandaj, njerėzit nuk ngurrojnė pėr t’i nderuar, si njėrin , si tjetrin. Sepse, me kėtė, nderojnė dhe luftėn pėr liri, luftė kjo e pėrgjakshme, e mundimshme, me plot peripetirash, qė pati dhe njė ēmim tė shtrenjtė por, qė kulmoi me fitore.

    Atė ditė me diell shtatori tė datės 21 shtator, familiar, miq e baskėluftėtar dhe veprimtarė politikė u gjendėn nė Sharrė, aty ku janė varrezat e Tiranės, nė nderim tė Kolonelit. Njė muaj mė pas, organizuar po nga dega e LDK-sė nė Gjermani, nė qytetin e Henefit, u gjendėn nė njė vend qindra bashkėatdhetar e veprimtar, po nė nderim tė jetės dhe veprės sė kolonel Ahmet Krasniqit.

    Rreshtit qė nderojnė dhe pėrkujtojnė nė ēdo pėrjvetor tė rėnies sė kolonelit, pėrherė i shtohen emra tė rinj, edhe kur mungojnė emra tė tjerė, qė ishin njė vit mė parė apo dy, tri… shkaku i angazhimeve, agjendave dhe kohės qė ikėn shpejt. Anise ka tė tillė qė, nderimin pėr kolonelin qėllimisht e injorojnė. Ata tė krahut tjetėr tė luftės, tė cilėt penguan unifikimin e saj tė cilėn e gjakoi me ngulm pikėrisht kolnel Ahmet Krasniqi, si ministėr mbrojtje dhe si Komandant i Shtabit tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės.

    Nė kėtė pėrvjetor tė rėnies dhe tė pėrkujtimit nga dega e LDK pėr Gjermani, aty ku njė kohė u strehua, jetoi dhe veproi ky emėr i ndritur i luftės sonė, kėsaj radhe ishin edhe Astrit Zemaj, nga konsullata e Republikės sė Kosovės, nė Frankfurt, Anton Kolaj, ish nėnkryetar i LDK-sė dhe ministėr i parė i mbrojtjes nė qeverinė e Republikės sė Kosovės qė veproi nė ekzil, pastaj, bashkėluftėtarė dhe veprimtarė strukturash tė ndryshme politike si Naser Kuliqi, Hamza Halabaku, Agush Bala, Zymber Rrahmani, Ilmi Gashi, Myftar Dragidella,Magjun Smajli,…

    Nė vend tė atyre qė munguan pėr arsye objektive, erdhėn telegrame, fjalė inkurajuese pėr organizimin dhe, sidomos vlerėsime tė larta pėr figurėn e kolonelit, siē ishte telegrami i dr. Isa Mustafės, kryetar i LDK-sė dhe i komunės sė Prishtinės, i cili pikėrisht kur koloneli u emėrua ministėr i mbrotjes, ishte pjesė e njė kabineti deri nė vrasjen e tij.

    Nuk mungoi kėsaj radhe dhe telegrami i z. Adem Salihajt kryetar i degės sė LDK pėr Ferizaj, i cili kishte dhe barrėn e organizimit ushtarak pėr komunėn e Ferizajti nė kohėn kur si Antoni e mė pas, kolonel Ahmeti, kishin pėrgjegjėsinė e organizimit ushtarak tė luftės pėr liri.

    Dhe, natyrisht, nė kėta pėrvjetor, ata qė s’ mungojnė asnjėherė, janė familjarėt e dėshmorėve dhe bashkėatdhetarėt tanė, tė cilėt pas punės sė rėndė mėrgimtare, vijnė dhe ēlodhen me fjalė dhe epitete pėr figurat qė i respektojnė pa masė.

    Pėrkujtimet tona rikujtojnė

    Pėrkujtimet tona qė organizohen nė Gjermani nga Dega e LDK-sė pėr figurat e mėdha tė kombit, si pėr presidentin historik tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn, pastaj pėr Sali Cekajn, pėr Agim Ramadanin, pėr kolonel Ahmet Krasniqin….rikujtojnė pėrpjepkjet dhe sakrificat e kėtyre emrave qė bėnė nė periudhat mė tė rėnda tė historisė sonė pėr lirinė e Kosovės.

    Pjesė e kėsaj sakrifice deri nė flijim dhe e angazhimeve tė parreshtura ishte dhe koloneli ynė, Ahmet Krasniqi. Njė figurė komplete ushtarake, i njohur dhe pėr kontributin e madh qė ju dha kroatėve nė luftėn e tyre pėr pavarėsi nga ish Jugosllavia, kontribut qė, realisht nuk u shpėrblye por u ndėshkua mė pas me burg dhe jetė tė rėndė nėpėr qytete kroate. Por, qė nuk e dekurajoi sepse ai, si largpamės, ruante pėrgatitjet e tija profesionale dhe vullnetin e pamohueshėm pėr tė kontribuar aty ku i dhimbte mė sė shumti, nė luftėn pėr lirinė e Kosovės. Dhe, i erdhi ky ēast tė cilin e kishte pritur njė jetė.

    La Kroacinė dhe u vendos nė Gjermani ku ju pėrkushtua punės, strukturimit tė ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės,duke lėvizur me qėllim veprimi edhe nė Zvicėr, Norvegji e shtete tjera pėrėndimore.

    Fati i tij, ngjanė pak a shumė me kthimet e bujshme tė disa nga figurat mė tė ēmuara tė historisė sonė, pėr lirinė e vendit tė tyre. A nuk ishte i tillė dhe kthimi i moēėm i Skėnderbeut. La privilegjet qė ua ofronin tė tjerėt dhe ju kthye vendit tė tij. Sepse e thėrriste gjaku, ai gjak qė i rridhte nėpėr vena.. Si dhe Ahmet Krasniqit, gjashtė shekuj e sa mė pas. La Kroacinė, Gjermaninė dhe u vendos aty ku Kosovėn e kish mė afėr, nė Tiranė.

    Kontributi i tij ishte kolosal, e kėtė do ta thonė pa ngurrim edhe Magjun Smajli (gazetar dhe luftėtar lirie), Naser Kulqi (Pjesė e Shtabit tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės,), Astrit Zemaj ( nga Konsullata e Republikės sė Kosovės, Qazim Bajgoraliu e Muharrem Sfarqa, (nga Dega e LDK-sė,- Gjermani) Zymber Rrahmani (nga dega e AAK - Gjermani), Elmi Gashi, (nga Dega e LDD-sė – Gjermani), Smajl Cekaj (vellai i heroit Sali Cekaj),…dhe vetė pjesmarrėsit e tubimit pėrkujtimor me praninė e tyre edhe nė kėtė pėrvjetor tė trembėdhjetė, tė dhembjes e tė krenarisė.

    Pėrmes kolonelit tonė, lufta pėr lirinė e Kosovės, mori njė dimension tė ri. Armiku shekullor i vėrjeti ndryshimet, prandaj edhe u organizuan, investuan dhe tinėzisht, nė pabesi, si shpeshherė nė histori, qėlluan kokėn – strategun e kėsaj lufte. Anise nuk ia arritėn qėllimin, ata pėr njė kohė, penguan strukturimin dhe zhvillimin e mėtejmė tė njė ushtrie…e cila u rikonsolidua pėr pak muaj dhe kulmoi me Betejėn e Koshares dhe thyerjen e kufirit, duke nxjerrė para bote strategė tė rinj si Agim Ramadanin, Sali Ēekun…qė ishin dhe fryte tė veprės dhe angazhimeve tė kolonelit. Fitore qė ia lehtėsuan prehjen nė varr, atje nė Sharrė, afėr Tiranės.

    Figurė qė na obligon
    E tha mė tė drejtė Magjun Smajli, po edhe tė tjerėt nė tubimin pėrkujtimor tė Henefit, organizuar nga Dega e LDK-sė, nė pėrkujtim tė kolonel Ahmet Krasniqit, kjo figurė obligon. Sepse ėshtė figurė kolosale e luftės sonė pėr liri. Ai i vuri bazat, themelet njė ushtrie ēfarė nuk e kishte Kosova deri atė kohė. Ėshtė tjetėr gjė qė nuk u kuptua sa duhet dhe nuk u unifikuan tė tjerėt pas tij, anise ai me mish e shpirt u pėrpoq dhe punoi pėr kėtė unifikim . Dhe, si thuhet edhe nėpėr legjenda, nė momentin qė po e arrinte atė unifikim,(si me pare Jusuf Gėrvalla), njė plumb si njė zog i ēartur, po i sulej nė gjoks, pėr t’ ia vrarė zemrėn. Ashtu do tė shprehet pėrmes vargut, poeti Hasan Qyqalla, e pėrmes kėngės edhe rapsodi i mirnjohur Agim Gashi, qė artit tė tij tė interpretimit pėr kolonelin, do ti falė dhe lot e emocione.

    Mungon njė libėr – monografi komplete pėr kolonel Ahmet Krasniqin. Mungon njė nderim i mirėfilltė institucional. Mungon dhe njė vendosje e figurės sė tij aty ku e ka vendin. Mungon dhe koncenzusi pėr ta pranuar mė nė fund kontributin dhe veprėn e pamohueshme tė tij. Dhe, kjo nuk na duhet. Por, e kundėrta.

    Pėrkujtimet pėr tė dhe pėr gjithė heronjtė e tjerė qė ranė pėr lirinė e Kosovės, rikujtojnė kėtė unitet, kėtė nderim dhe pėrkushtim, pėr secilin, ashtu tė renditur sipas veprave dhe angazhimeve.

    Nėse jo ata qė duhet, koha vetė kėtė, njė ditė do ta bėj. Dhe, ky do ishte ngushėllimi mė i mirė edhe pėr Behxhet Krasniqin, vėllain e kolonelit,( i cili faleminderoi mėrgimtarėt pėr kėtė nderim pėrkushtues). Por, edhe pėr shumė familjarė tė heronjėve tanė, bijtė e tė cilėve ende nuk ēmohen e vlerėsohen sa e meritojnė.
    ___________________
    Zemra Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 28-11-2011 mė 00:10
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gezuar Festen e 28 Nentorit Nazmi Bllaces, te vetmit burr te Kosoves !

    Nderim e respekt Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqit !

  6. #206
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    nje esht e sigurt qe ahmet krasniqi ishte nga nje familje atdhetaresh dhe shum patriotike se kush dha urdher qe ky te likfidohet kjo sdo shum te mendosh ata sot jan ne krye te pushtetit ne kosove por edhe kjo dote zbulohet
    I pari duhet te pyetet Adem Demaēi.

  7. #207
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Xhevat Rexhaj: Si mund tė jetohet nė nji shoqėri ku vrasėsit e shqiptarėve tė shquar sorollaten lirshėm?
    E Shtune, 26-11-2011, 06:03pm (GMT)






    http://www.zemrashqiptare.net/images...et-e-vrare.jpg





    SI MUND TĖ JETOHET NĖ NJI SHOQĖRI KU VRASĖSIT E BURRAVE TĖ SHQUAR SHQIPTARĖ SORROLLATEN LIRSHĖM?

    Nga Xhevat Rexhaj


    Shteti i Gjermanisė ka afer 100 milion banorė, shteti i kosovės ka 2.5 milion banorė. Nė Gjermani funkcionon ēdo gjė pėr sė mbari, nė Kosovė pėrkundrazi gjithashtu funkcionon ēdo gjė pėr sė mbrapshti, nė Gjermani ka pas dhe ka vrasje ama vrasėsit nxinen dhe denohen sipas ligjit, nė Kosovė ka pas vrasje por vrasėsit vazhdojnė punene, pasurohen, gradohen, institucionalizohen dhe ngadal shpallen edhe heronjė. Ndoshta ky krahasim interesant dhe alarmant nuk do kishte kuptim sikur mos tė ishte ma se e vėrtet se e tillė ØØeshtė gjendja e jonė mjerishtė.
    Kosova e jonė nė pėrgjithsi dhe familjet shqiptare nė veqanti humben shumė tė dashur te tyre para dhe gjatė luftesė nga gjenocidi serbo-sllav, mjerishtė humbje tė tė dashurve ndodhen edhe pas luftesė dhe kėto humbje pėr familjarėt dhe pėr tė njohurit e viktimave mbetet teper e dhimbshme me plagė nė zemeØre se si u bė qė nė liri tė vriten njerėz me emra shqiptarėsh?!

    Pas lufta nė Kosovė krijoi nji vakuum dhe nji teren tė pėrshtatshėm pėr kriminel, kontrabandues, hajna dhe vrasės me pagesė dhe pa pagesė. Me kėtė rast duhet ndalur nė trajtimin e disa vrasjeve tė veprimtarėve tė mėdhenj tė qėshtjesė kombtare, disa u vranė gjatė luftesė e shumica pas lluftesė, qė tė gjithė u vranė nė mister, u vranė sikur Kosova tė ishte e pa njerėz, askush nuk pau, nuk dėsgjoi dhe nuk ndjeu krismat e as dorasit? A ėshtė kjo e mndur? Jo nuk ėshtė e mundur, njerzit panė dėgjuan dhe u frikuan, frikohen ende sot e tutje edhe pse sigurishtė se i brenė ndėrgjegja pėr atė qė heshtin por realiteti i bėnė ata tė heshtin, shteti i detyron ata tė heshti, pushteti i rrezikon nėse ata tregojnė dhe deshmojnė, pra thjeshtė u vranė figura tmdha kombtare nga radhėt e LDKsė pra njerėz qė ishin institucionalistė, patriotė dhe veprimtarė tė denjė tė shqiptarisė.

    Vrasjet ishin dhe mbeten nė terr edhe pse kishte vrasje edhe diten e diellit, mbeten nė terr ngase ato dikush i terroi, i fshehi, po i fsheh por ama nji ditė ndoshta edhe therrat dhe muret do flasin, po sigurishtė se do dalin sheshit dorasit, shtytėsit dhe paguesit. tė gjithė shqiptarėt e dijtėn dhe e dijnė se kush ishin ata qė u vranė, jo nga dora e shkaut, por nga nji dorė e zezė, pra populli dinė si nanderr edhe kush ishin zbatuesit por realiteti dhe momenti po i pengon ata qė tė jenė tė lirshėm qė tė ndihmojnė nė mbylljen e plagave qė kanė familjarėt e atre burrave shqiptarė qė u vranė.
    Filluan vrasjet ndaj penes dhe mendjes se asaj kohe Enver Malokut, vazhduan me plagosjen e S. Hamitit i cili falė Zotit shpėtoi, vranė Ministrinė e Mbrojtjesė tė Forcave tė Armatosura tė Kosovės A. Krasniqin pėr tė mos u ndalur deri ditet e sotme. Athua a do ketė ndonjihere pushtet dhe shtet tė mirėfilltė shqiptarė, si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, athau a do ketė ndonjihere kurajo njerzore dhe kombtare qė ti dilet pėrballė murtajės sė krimit qė plandosi pėr toke veprimtarėt e mėdhenj tkombit, athua do tė ketė ndoj here polici tė cilės do i besoi populli, athua do ketė ndojhere prokurori ku do akuzohen kriminelet, athua do ketė ndojhere gjykata ku do marrin denimin e merituar vrasėsit? Pėrgjigjja ėshtė teper e vėshtirė, ose e pa arritshme ngase tė tillė jemi ne mjerishtė, nuk e prishim rehatinė tonė personale edhe pėr qėshtje madhore qė dikur do u bien nė qafė tė gjithėve.

    Nė kėto foto ne shofim Burra tfortė tė shqiptarisė, nė kėto foto ne shofim fytyra tė uruara tė qeta dhe tė pastra me plotė vullnet pėr jetė pėr ardhmėri, po ja dikush ua vodhi buzėqeshjet, dikush ua ndaloi frymėmarrjen, dikush ua mori jeten dhe ua qeli plaget ma tė randa qė mund tė jenė familjarėve tė tyre. Kėto foto na lusin edhe sot e kėsaj dite qė tė ecim rrugės sė drejtė por ama kėto foto na kėrkojnė qė edhe gjatė ecjesė ti zemė ata qė ua shkurtuan jeten nė lirinė pėr tė cilėn qė tė gjithė dhanė shumė nga jeta e tyre e deriathershme. Athua kur shofim kėto foto a nuk na vret sadopak ndėrgjegjja, athua a nuk kanė dėshiruar edhe ata tė jetonin nė Kosovėn e lirė e tė pavarur si ne, athua nuk do donin qė tė ishin nė mesin tonė? Po sigurishtė se do dėshironin, e ne a po bėjmė sa duhet qė sė paku tkerkojmė drejtėsi, Kosova nuk i ka 100 milion banorė si Gjermania, Kosova ėshtė sa nji qytet i Gjermanisė, nė Kosovė tė gjithė njihen nė mes veti, andaj edhe vrasėsit dihen, pyetja mbetet kush do ua bėj me gishtė!
    Ne qė jetojmė sot e kėsaj dite nuk e ndiejmė vehten mirė dhe tė lirė pėrderisa vrasėsit e miqve, familjarve dhe bashkėveprimtarėve tanė sillen lirshem dhe na e mbajnė edhe neve tė gjallėve shpaten mbi kokė, deri kur ma? Ata qė e dinė pėrgjigjen e bajnė ligjin, por ama pėr veten e tyre, deri kur ma? deri sa tkanė qejf se e kanė gjet butė mjerishtė.

    Ne qė kemi humbur tė dashurit tanė nė luftė, e para lufte nga dora e serbit e kemi ma tė lehtė dhimbjen sesa familjaret e tė vrarėve nė paqe dhe liri ngase dhimbja e tyre ashtė e dyfishtė me pyetjet; pse?kush?, andaj ne shoqėria kosovare nė pėrgjithėsi duhet gradualishtė tė vetėdijėsohet dhe tė lirohet nga frika e sė keqės ngase sa ma shumė ajo mbillet nė kokat tona aq ma tė lehtė e kanė fushveprimin kriminelet, tė vrarėve u mbesim borgj ne tė gjallėt, pėr ndriēimin e atyre krimeve...
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Kush janė vrasėsit e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushecit, Agim Ramadanit...

    Epoka e UĒK-sė, Ilir Konushefci - Mėrgimi
    Heroi i Kombit Ilir Konushevci, ėshtė pjesė e debateve dhe shkrimeve tė gjata, ngase jeta e tij ishte modeste..., bashkėshort i dalluar, i dashur dhe i ndershėm i gruas sė tij Lules dhe babai i Nertilės, i dėshmuar me veprėn e tij, kombėtarisht shumė tė vlefshme, qė duhet tė paraqitet nė mėnyrėn mė dinjitoze, ashtu siē ishte vet ai. Ju me tė drejtė mund tė shtroni shumė pyetje, dhe tė bėni ēudi pse aq pak shkruhet pėr jetėn e tij familjare, ku gjendet bashkėshortja e tij, dhe vajza e vetme Nertila, cili ėshtė pėrkushtimi i institucioneve tė shtetit pėr familjen e tij tė ngushtė, a i ka takuar ata ambasadori i Kosovės nė Zvicėr, a ka pasur ndonjė korrespondencė zyrtare tė presidentes Jahjaga me te dhe vajzėn Nertilen, dhe cilat janė benificionet e shtetit, qė i takojnė bashkėshortes sė Ilirit, Lules, dhe vajzės sė tyre, Nertiles? Aq pak dinė opinioni pėr kėtė familje gjigande! Edhepse ka pak informata kam arritur tė kuptoj se ajo ka qėndruar stoike nė pėrcaktimet e saja si i shoqi, nė idenė qindvjeēare tė Bashkimit Kombėtar, ajo me vajzėn jetojnė nė Zvicėr.
    ...............
    Thėniet e pa vėrtetuara se njė prej zyrtarėve mė tė lartė shtetėror dhe dy njerėzit e dorės sė tij tė djathtė - kanė urdhėruar vrasjen e komandantėve mė tė lartė tė organizatės sė tyre dhe rivalėt potencialė janė shqetėsim edhe sot pėr Kosovėn........
    (Tekstin e plotė nė disa vazhdime mund ta lexoni tė hėnėn nė “Bota sot”)

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

    PDK pėr, LDK kundėr akademisė pėrkujtimore pėr Ahmet Krasniqin

    Publikuar: 19.09.2013 - 20:31

    Vushtrri, 19 shtator - Komuna e Vushtrrisė, e udhėhequr nga PDK-ja, ka paralajmėruar organizimin e njė akademisė pėrkujtimore me rastin e 15 vjetorit tė vrasjes sė Ahmet Krasniqit, mirėpo, LDK-ja, anėtar i sė cilės ka qenė koloneli Krasniqi, ėshtė shprehur kundėr organizimit tė kėsaj akademie.

    Nė njė reagim tė degės sė LDK-sė nė Vushtrri, thuhet se Komuna e Vushtrrisė dėshiron tė organizojė akademisė pėrkujtimore nė “NDERIM” tė kolonel Ahmet Krasniqit, gjė qė tingėllon shumė ēuditshėm, pasi kryetari i Komunės, Mulaku nė asnjė pėrvjetor tė vrasjes sė tij nuk ka organizuar akademi nė shenjė respekti e vlerėsimi tė figurės sė kolonel Krasniqit.

    Sipas LDK-sė, “z. Mulaku kjo akademi i duhet pėr poenė politikė, nė prag tė fushatės parazgjedhore”. “Tani kur z. Mulaku e ka parė rrezikun serioz nga humbja e pushtetit, nga se i ėshtė harxhuar ‘kredia’ pėr ta ‘thirrur’ popullin nė pėrkrahje tė tij, ai e bėn kėtė organizim pėr pėrfitim politik dhe ‘pėrmirėsim’ tė imazhit tė tij tashmė tė rrėnuar”.

    “Para ca kohe, kryetari Mulaku kishte publikuar nė ueb faqen e Komunės lajmin pėr "nderimin" qė ai bashkė me dy bashkėpunėtorė tė tij (B.Bivolaku dhe N. Hyseni) i kishin bėrė figurės sė Hasan Prishtinės te lapidari i tij, nė Kukės. Athua nuk i ra ndėrmend z.Mulaku ta vizitojė varrin e kolonel Ahmet Krasniqit nė Tiranė?!”.

    “Pėr mė tepėr, po tė ishte z.Mulaku ai qė vėrtet e nderon jetėn dhe veprėn e kolonel Ahmet Krasniqit, ish ministrit tė parė tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, sigurisht qė do t’i binte ndėrmend qė sė paku njė shkollė apo rrugė tė Vushtrrisė tė emėrtojė me emrin e kolonel Ahmet Krasniqit! Ne i bėjmė tė qartė z. Mulaku se kaloi koha kur ai mund t'i shiste popullit dushk pėr gogla!”, thuhet nė reagimin e LDK-sė.

    Nė anėn tjetėr, Bahri Bivolaku, zėdhėnės i kreut tė Vushtrrisė, pėr “Veriu.info” ka thėnė: “Iniciativa pėr mbajtjen e akademisė nė shėnim tė 15 vjetorit tė vrasjes sė heroit Ahmet Kraniqi ka ardhur nga familja dhe bashkėfshatarėt e heroit Krasniqi. Mbajtja e kėsaj akademie pėr heroin nuk ėshtė mirė tė politizohet, dhe mė sė shumti nga ky politizim ju bėhet dėm iniciatorėve tė mbajtjes sė akademisė”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #211
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

    Kujt po i han palla per "ceremoni past-mortore" ?!

    Le t'arrestohen krerėt e PDK-ės dhe t'gjykohėn per krimin ne fjale, si dhe per qindra krime tjera !!
    … ///

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi



    “Sipas tij, vrasėsi i Ahmet Krasniqit tashme dihet. Ai ėshtė njė ish truprojė e tij”, thotė dėshmitari N. Ramabaja.

    Askush nė Kosovė ende nuk ka marrė guximin kėrkimit tė zbardhjes sė vrasjeve. Nė historinė e re tė shqiptarėve ka pasur disa vrasje ndėrshqiptare pėr qėllime te pėrfitimit material, plaēkitjes dhe motiveve te ulėta morale brenda llojit te vete dhe pastaj duke u munduar te qiten ne terrenin pėr qėllime politike, sa qė vlerėsohet se kjo pjesė e historisė sė pistė e kriminalitetit,drogės,trafikimit te armeve do tė mbetet njollė e zezė. Nė momentin qė shqiptarėt me ne krye UĒK-ėn po pėrplaseshin me jetė a vdekje me okupatorin serb, njėrės nga palėt shqiptare qe e quanin veten vija institucionale, t‘i dilte koha, jo pėr qėrim hesapesh mes veti, sepse i kishin parat ne dore te mbledhura nga diaspora pėr 7-8 vite rresht, por tė vrisnin edhe njerėzit e vete pėr t’ia hapur rrugėn pushtetit nė tė ardhmen. Fatkeqėsisht kjo ndodhi gjatė luftės sė fundit dhe nė vitet e para pas ēlirimit, kur i ashtuquajturi tabori politik i dalė nga ish sistemi komunist Jugosllave dhe te inkriminuar njerėz te besuar nga ai sistem ne shėrbime si UDB dhe KOS, vriste prej taborit te vet paqėsor pėr qėrim hesapesh brenda llojit te vete dhe pėrftimin e markave te gjermanit dhe dollarit amerikan dhe pastaj pėr te fajėsuar pėr qėllime politike krahun e luftės. Por, ky tabor nuk ishte paqėsor siē identifikohet, ky ishte pikėrisht organizatori krimit prej ish sistemit komunist marrja me punėt e pista te specializuar nga shėrbimet e fshehta jugosllave pėr nevoja te veta institucionale si punėn e drogave, tregtisė me arme, vrasjeve me porosi etj, dhe te cilėt i rrezikuan Kosovės sukseset mė tė mėdha tė luftės, pavarėsinė e Kosovės. Edhe vrasja e Ahmet Krasniqit sipas dėshmitarėve, i cili ishte njė rrathė brenda sistemit te ngritur pėr qėllime jo te mira pėr shqiptaret ėshtė vra pėr para nga njerėzit qe i rrinin afėr tij pėr ti plaēkitur 5milon marka gjermane.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Pėr: "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin


    “Sipas tij, vrasėsi i Ahmet Krasniqit tashme dihet. Ai ėshtė njė ish truprojė e tij”, thotė dėshmitari N. Ramabaja.

    Askush nė Kosovė ende nuk ka marrė guximin kėrkimit tė zbardhjes sė vrasjeve. Nė historinė e re tė shqiptarėve ka pasur disa vrasje ndėrshqiptare pėr qėllime te pėrfitimit material, plaēkitjes dhe motiveve te ulėta morale brenda llojit te vete dhe pastaj duke u munduar te qiten ne terrenin pėr qėllime politike, sa qė vlerėsohet se kjo pjesė e historisė sė pistė e kriminalitetit,drogės,trafikimit te armeve do tė mbetet njollė e zezė. Nė momentin qė shqiptarėt me ne krye UĒK-ėn po pėrplaseshin me jetė a vdekje me okupatorin serb, njėrės nga palėt shqiptare qe e quanin veten vija institucionale, t‘i dilte koha, jo pėr qėrim hesapesh mes veti, sepse i kishin parat ne dore te mbledhura nga diaspora pėr 7-8 vite rresht, por tė vrisnin edhe njerėzit e vete pėr t’ia hapur rrugėn pushtetit nė tė ardhmen. Fatkeqėsisht kjo ndodhi gjatė luftės sė fundit dhe nė vitet e para pas ēlirimit, kur i ashtuquajturi tabori politik i dalė nga ish sistemi komunist Jugosllave dhe te inkriminuar njerėz te besuar nga ai sistem ne shėrbime si UDB dhe KOS, vriste prej taborit te vet paqėsor pėr qėrim hesapesh brenda llojit te vete dhe pėrftimin e markave te gjermanit dhe dollarit amerikan dhe pastaj pėr te fajėsuar pėr qėllime politike krahun e luftės. Por, ky tabor nuk ishte paqėsor siē identifikohet, ky ishte pikėrisht organizatori krimit prej ish sistemit komunist marrja me punėt e pista te specializuar nga shėrbimet e fshehta jugosllave pėr nevoja te veta institucionale si punėn e drogave, tregtisė me arme, vrasjeve me porosi etj, dhe te cilėt i rrezikuan Kosovės sukseset mė tė mėdha tė luftės, pavarėsinė e Kosovės. Edhe vrasja e Ahmet Krasniqit sipas dėshmitarėve, i cili ishte njė rrathė brenda sistemit te ngritur pėr qėllime jo te mira pėr shqiptaret ėshtė vra pėr para nga njerėzit qe i rrinin afėr tij pėr ti plaēkitur 5milon marka gjermane.
    zyrtare eshte qe dy ore para vrasjes truperoja eshte qarmatos nga shik i shqiperis me urdher te fatos klosit e xhavit bashibuzukut dhe tash kush e ka vra nuk ka ma rendesi me rendesi eshte qe dihet kush e deshi at te vdekur kjo ka rendesi per njerzit me mendje te shendosh

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Pėr: "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi


  15. #215
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Pėr: "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

    Koloneli Ahmet Krasniqi, ėshtė kthyer nė Kosovė.

    Pas 20 vitesh prehje nė Shqipėri, eshtrat e ministrit shqiptar tė luftės sot janė kthyer nė Kosovė.

    Ai do tė rivarroset nesėr nė Varrezat e Dėshmorėve nė Prishtinė. Nesėr do tė bėhet edhe rivarrimi i babait tė kėngėtares Leonora Jakupi, Qazim Jakupit, dėshmor i lirisė.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 20-09-2018 mė 13:58

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  2. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  3. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Hulumtim: Perėndimi i egėr i Kosovės
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •