Close
Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 215
  1. #61
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Arb dajli qe po fluturon si zog mali,
    nga nje therre ne tjeten therre
    dhe ne kete pune nuk po ke haber.

    Per artikullin, Llapi u pergjigj per se mbari.
    Po ku eshte Brari qe nuk po del kendej pari ?
    Mos po pret te del behari dhe pasaj t'i pjell gomari!
    Po e takova neper forume mos e le per pa i shkruar,
    Te duket njehere ke Revolucioni i tij i vonuar.

    Merri o zot se nuk dine c'thone !
    Shkoza nga Prizreni

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Shqiptarėt kėrkojnė zbardhjen e vrasjes sė komandantin legjendar tė Alpeve Shqiptare, tė madhit kolonel Tahir Zemaj

    Pse mungojnė dėshmitė nė dosjen e rastit “Tahir Zemaj?”(Gazeta “PAVARĖSIA”)

    Shqiptarėt, anekėnd trojeve shqiptare sot pėrkujtojnė me respekt veprėn e ushtarakut tė ushtrisė sė parė tė rregullt tė Republikes sė Kosovės, komandantit e betejės sė Logjės e tė shumė betejave, ballė pėr ballė mė shkaun. Pėrkujtojnė komandantin legjendar tė Alpeve Shqiptare, tė madhin Kolonel Tahir Zemaj. I vrarė mė 4 januar 2003, nė pabesi, nga dora e ligė tradhtare, bashkė me tė birin Enisin dhe kushėririn Hasanin.

    Por, dy vjet pas kėsaj vrasje makabre, nė dosjen e rastit “Zemaj” jo rastėsisht mungojnė dėshmitė, apo dhe dėshmitarėt qė do tė zbardhnin kėtė vrasje qė ka mbetur enigmė. I ndjeri Tahir Zemaj derisa ishte gjallė, nė prononcimet e tij publike, qė kishte bėrė nė shtyp, kishte shprehur versionėt e tij se nga kush ndjehej i kėrcėnuar. Por tashmė, pėrgjegjėsi penale pėr fshehjen me dashje tė kėtij krimi dhe mbrojtje tė autorėve tė krimit duhet tė mbajnė tė gjithė ata qė porositėn, urdhėruan dhe botuan shkrime, qė kishin dhe kanė si qėllim fshehjen e sė vėrtetės rreth vrasjes sė kolonel Tahir Zemaj.

    Tahir Zemaj do tė angazhohej pėr ta bėrė ushtrinė e re tė Kosovės, sipas modelit amerikan

    U vra vetėm dy ditė para se tė udhėtonte pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku duhej tė takohej me personalitete me rėndėsi tė veēantė, pėr tė ardhmen e ushtrisė sė Kosovės. E ku kolonel Zemaj do tė kishte rol kyē nė tė gjitha kėto reforma, ku pritej tė angazhohej nė detyra tė caktuara, nė profesionin e vet, pėr ta bėrė ushtrinė e Kosovės sipas modelit amerikan.

    Ata qė janė sot janė deputetė, gjatė luftės i bėnė tri tradhti tė mėdha kolonelit Zemaj

    Kolonel Tahir Zemaj hyri nė luftė duke u betuar para Zotit dhe Flamurit pėr atdhe dhe komb. E jo pėr pėrfitime nė dėm tė ēėshtjes kombėtare. Ai nuk ia kishte friken vdekjes, sepse askujt si kishte bėrė gjė tė keqe, pėrpos armikut. Kolonelin mirė e njohin tė gjithė gjatė luftės nė Dukagjin dhe katėr vjet nė liri.

    Fatėbardhėsia e tij dhe e gjithė ushtarėve tė tij ishte se duart i kishim tė pastėrta, edhe pse ai shumė mirė i dinte dhe njihte kriminelėt, brendapėrbrenda shqiptarėve, i dinte dhe njihte edhe ata qė disa herė tentuan ta vrasin. Por koloneli Zemaj nuk deshti tė hakmerrej, vrasjet nuk i shihte si zgjidhje.

    Zgjedhje tė vetme shihte dialogun me gjuhėn e fakteve. Tri ishin tradhtitė e mėdha qė iu bėnė legjendės sė FARK-ut.

    Tė parėn tradhti kolonel Tahir Zemajt ia bėri Adem Demaēi, kur e shkeli marrėveshjen e Oslos tė arritur me ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin. Ky ishte grusht i rėndė mbi institucionet e Kosovės dhe shėrbimi mė i madh qė majtistėt, me Demaēin e Qosjen, ia bėnė okupatorit serb.

    Rastin e dytė i tradhtisė ndaj kolonelit ia bėri Hashim Thaēi, kur ndikoi nė mosnjohjen marrėveshjes sė 20-21 gushtit 1998 nė Prapaqan, kur kolonel Tahir Zemaj zgjedhet komandant i Zonės II Operative tė Dukagjinit.

    Tradhtia e tretė ndaj komandantit tė FARK-ut iu bė menjėherė pas vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit nė Tiranė. Sipas normave ushtarake, kur vdes apo kur vritet ministri i Mbrojtjes, vendin e tij e merr zėvendėsministri. Kjo nuk ndodhi. Detyra e ministrit tė Mbrotjtjes nuk iu besua Agim Mehmetit, i cili ishte zėvendėsministėr, por nė atė post u emėrua Halil Bicaj.

    Atėbotė Bicaj fatkeqėsisht ndėrroi tėrėsisht kursin dhe objektivat e mėparshme tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Kosovės, dhe nuk lejoi kolonel Tahir Zemajn qė pėr tė dytėn herė, tani me brigadėn "Mergimi" tė shkonte nė Papaj pėr t'u futur nė betejėn e Kosharės nė Kosovė.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    O Llap Burreci! O marrja e Shqiptarise!

    Po pse ore burre flet per Kolonel Zemaj kur as qe e njeh. Ti flet per te ashtu sic te kane porositur ata nga te cilet paguhesh.

    Populli e din fare mire se kush ishte Kolonel Zemaj, nuk kane nevoje te lexojne as nga une e as nga ti rreth figures se tij.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Me njė akademi pėrkujtimore sot nė nė Prishtinė u pėrkujtua dyvjetori i vrasjes sė kolonel Tahir Zemajt

    Prishtinė, 4 janar (QIK-u) - Me njė akademi pėrkujtimore sot nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė, nė organizim tė degės sė LDK-sė nė Deēan, u pėrkujtua dyvjetori i vrasjes sė kolonel Tahir Zemajt, kushėririt tė tij Hasan Zemaj dhe tė birit Ėnisit. Merrnin pjesė qytetarė dhe aktivistė tė LDK-sė nga Deēani dhe Prishtina, familjarė tė ndjerėve.
    Pėr figurėn prej komanadantit ushtarak tė Tahir Zemajt foli sekretari i degės sė LDK-sė nė Deēan dr. Ramadan Tahiraj.

    "Jemi tubuar nė kėtė akademi pėr tė kujtuar aktivistin e madh tė LDK-sė, luftėtarin e ditėve tė para tė luftės, kryetarin e Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, Hasan Zemaj, gjithashtu edhe Enisin, qė ėndrrat e rinisė iu kėputėn nė ditėt mė tė mria tė jetės sė tij", tha Tahiraj duke folur nė kėtė akademi.

    Ai tha se kolonel Zemaj ishte betuar para flamurit dhe ministrit tė Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit se "nuk kishte plumba kundėr shqiptarėve por kundėr okupatorit serb. Kėtė e vėrtetoi koha dhe sfidat e luftės nė Deēan e rrethinė".

    "Kolonel Tahir Zemaj ishte shpirti i shpresės dhe fitores kundėr armikut, ai ishte komandanti i shumėpritur qė Kosovės i duhen edhe 50 vite qė ta lindė njė talent tė tillė tė artit ushtarak dhe ta ngrisė nė cilėsinė e komandantit", tha Tahiraj dhe theksoi se "nuk e lejoi dora e zgjatur serbe me ekzekutues shqiptarė".

    "Ata fizikisht e ndanė nga ne mė 4 janar 2003 e me tė, gjithashtu, vetėsakrifikuesin e madh tė LDK-sė dhe kryetarin e Forumit tė Rinisė tė LDK-sė – Dega nė Deēan, Hasan Zemaj", tha Tahiraj, duke shtuar se Hasani ishte dhe mbetet sinonim i sacrificės sė rinisė sė LDK-sė, jo vetėm tė Deēanit por i tėrė Kosovės. Ai tha se Hasani gjatė tėrė luftės mbajti armėn nė dorė duke e ndėrruar natyrėn e aktivitetit, nga ai politik nė atė ushtarak, pasi qė me armikun serb flitej pėrmes pushkės.

    Pas pėrfundimit tė luftės, tha nė vazhdim tė fjalės sė tij sekretari i degės sė LDK-sė, "nė Kosovė ishin krijuar rrethana tė reja, sa tė favorshme pėr shkak tė lirisė edhe tė vėshtira pėr shkak tė rrethanave antidemokratike, tė cilėt pėr ēudi dhe fat tė keq, pa pikq arsye LDK-nė e shihnin si njė pengesė pėr tė arritur qėllimet e tyre tė pasluftės".

    Ramadan Tahiraj theksoi se kėto vrasje janė vrasje tė ardhmėrisė sė Kosovės, pavarėsisė sė saj dhe pengesė e njė demokracie qytetėruese.

    Ndėrkaq pėr Tahir Zemajn tha se "ishte dhe mbetet komandanti mė i lavdishėm i Ushtrisė Ēlirimtare, ku pėr kėtė dhe prova fundamentale prej njė komandanti tė pavdekshėm. Ishte udhėheqės profesional, por jo vetėm tė vijės institucionale shtetėrore gjatė luftės, por edhe i atyre qė u vranė dhe atyre qė sot punojnė dhe veprojnė pėr shtetin e Kosovės".

    Nga kjo akademi pėrkujtimore iu bė thirrje SHPK-sė, UNMIK-ut, organeve tė tjera hetimore, qė siē u tha, sa mė parė tė nxjerrin para drejtėsisė tė gjithė ata qė po e vrasin Kosovėn dhe tė ardhmen e saj.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    O Llap Burreci! O marrja e Shqiptarise!

    Po pse ore burre flet per Kolonel Zemaj kur as qe e njeh. Ti flet per te ashtu sic te kane porositur ata nga te cilet paguhesh.

    Populli e din fare mire se kush ishte Kolonel Zemaj, nuk kane nevoje te lexojne as nga une e as nga ti rreth figures se tij.

    O Arb "burri" o krenarija e shkinis!

    Une flas se e kam njoft ate faqezi siq thoin nji fjal si paren e kuqe
    Po ti kujna po mundohesh ti tregoi kush ishte tradhtari se ?
    po keshtu keni veprue ju sllavo-komunistat tradhtaret i keni be heroi e heroit tradhtar
    por mos harro se ka kalue ajo koh e juaja dhe dine qe ini vetem ne enderr
    endrra vazhdon.

    E sa i perket Popullit perime e din se kush ishte dhe e muarr ate dhurat prej populli plumb ne lule te ballit e qendisen per bukuri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 05-01-2005 mė 10:23
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Mė 4 janar, u bėnė dyvjet nga vrasja politike e kolonelit Tahir Zemaj, birit tė tij Enisit, dhe ish - kryetarit tė FR-tė LDK-sė nė Deēan, Hasan Zemaj.

    Ja se ēfarė deklaroi Tahir Zemaj 10 ditė para se tė vritej

    Rrėfim origjinal i Kolonel Tahir Zemajt me datė 26 dhjetor 2002, publikuar dje nė gazetėn e pėrditshme “PAVARESIA”.

    Kolonel Tahir Zemaj fillon te flas: Sė pari dėshiroj tė them se mė vjen shumė keq se u desht tė dėshmoj kundėr shqiptarėve, pėrkatėsisht pėr kėtė grup tė Dukagjinit. Po aq mė keq mė vjen pėr ushtarėt e Kosovės, tė cilėt u zhdukėn dhe u vranė, nga njerėzit tė cilėt drejtėsia do t’i sqarojė.

    Unė qė nga fillimi kam thėnė se nuk do tė merrem me thashetheme, unė nuk kam dėshmuar dhe deklaruar pėr atė se ēfarė kam dėgjuar nga dėshmitarė tė tjerė, por kam dėshmuar vetėm pėr atė se ēfarė kam pasur mundėsi tė shoh dhe tė argumentoj me argumente. Dėshminė time do ta filloj pas dhėnies sė betimit me tri brigadat e para qė u nisa nga Shqipėria pėr nė Kosovė. Mė 19 shtator 1998 unė si komandant i brigadės 134 dhe si udhėheqės i brigadave tė tjera 131-133, kam filluar marshimin drejt Kosovės me marshutėn Papaj-Jasiq-Junik-Pacaj-Racaj-Gllogjan-Isniq.

    Kur arritėm nė fshatin Jasiq, aty pėrherė tė parė kam takuar grupin e komandimit nė Dukagjin, nė krye tė se cilės ishte Ramush Haradinaj, Sali Veseli dhe Naim Maloku. Mbas njoftimit me ta dhe prezenimit tim se me
    >tė cilat detyra dhe me vijėn e marshutės, ata me sugjeruan qė ne tė shpėrndahemi nėpėr fshatrat e Dukagjinit tė cilėn gjė menjėherė e kam refuzuar, ndėr to edhe disa fėrkime tė tjera, duke iu falėnderuar gjakftoftėsisė sime personale i kemi tejkaluar kėto gjėra dhe nuk ka pasur incidente.

    Kemi arritur nė Dukagjin, gjatė kohės sa kam qėndruar nė Dukagjin kishin ndodhur disa incidente, ndėr to ishte incidenti nė kazermėn kur se bashku me Sali Ēekun ishin duke bėrė rivistėn e trupave dhe objektit nė Prapaēan vjen Ramush Haradinaj se bashku me njė njėsi speciale tė udhėhequr nga Idriz Balaj-me nofkėn Togeri dhe filloi tė shtėnat nė ajėr dhe kėrkohej qė ne sa mė parė tė largohemi nga objekti nė Prapaēan.

    Unė kam pasur mundėsi dhe forcė t’i kundėrvihem kėtij akti, por qė tė mos vie deri tek ndonjė gjakderdhje apo vėllavrasje kam lėshuar pe. Dhe pas disa orėsh se largimit tonė nga objekti njerėzit e Haradinajt me ftojnė qė tė takohemi nė Llukė qė tė bisedojmė pėr kėtė qė ndodhi. Haradinaj nė ato momente ka kėrkuar falje, dhe mė pas ne jemi kthyer nė objekt dhe kemi vazhduar punėt tona ushtarake nė kazermėn e Prapaēanit.

    Aty ishte e vendosur Brigada e 134, ndėrsa nė fshatin Baran ishte e vendosur Brigada 131 e udhėhequr nga Nazif Ramabaja, kurse nė fshatin Bardhaniq-nė Lugun e Dushkajės, ishte e vendosur Brigada 133. Ky ėshtė incidenti i parė qė ndodhi dhe aty pata rastin qė prej kėtyre tė akuzuarve ta njoh pėrherė tė parė Idriz Balajn, sepse ky ishte prezent aty. Pas takimit historik qė u mbajtė nė rajonin e Dukagjinit, gjegjėsisht nė Prapaēan mė 15-16 gusht tė vitit 1998, ku morėn pjesė 72 komanda tė mbrojtjes territoriale nė tėrė Rafshin e Dukagjinit, komanda e Gllogjanit nė krye me Haradinaj dhe komanda e njėsive operative qė ishin tė vendosur nė kėto tri fshatra qė i pėrmenda mė lart Prapaēan, Baran dhe Bardhaniq.

    Mbas ofensivės sė dytė qė ndėrmorėn forcat armike serbe nė rajonin e Dukagjinit, Lugu i Dushkajės me tė gjithė ato fshatra deri te Gllogjani ishte e udhėhequr dhe e komanduar nga Haradinaj, bie shum shpejt dhe duke mos pasur mundėsi nė mėnyrė profesionale tė udhėhiqej lufta, Ramushi vetė nė atė takim ngritet dhe deklarohet "qė unė luftėn deri me tani e kam udhėhequr aq sa kam ditur dhe sa kam mundur, tani e tutje do t’i pėrgjigjem ēdo urdhri dhe ēdo veprimi qė do tė vinte nga komandanti i njėsive operative qė isha unė".

    Tė gjitha komandant territoriale kėrkuan qė menjėherė tė bėhej emėrimi tė bėhej zgjedhja e komandantit. Por unė u ngrita dhe thashė se kėtė propozim tuaj do ta pėrcjelli tek ministri i Mbrojtjes z.Ahmet Krasniqi dhe ai nė bazė tė vlerėsimit tė Ministrisė do tė duhej ta bėnte edhe emėrimin e komandės. Kjo ndodhi shumė shpejt dhe propozimin e dėrgova tek ministri i Mbrojtjes dhe menjėherė e mora emėrimin e komandės.

    Kėshtu qė u formua komanda e Zonės sė Tretė Operative pėr Rafshin e Dukagjinit, ku merrnin pjesė njėsitė operative, tri brigadat operative, dhe e katėrta ishte nė formim e sipėr dhe u deshtė tė formohet nė Rekėn e Keqe, por edhe njėsitė e mbrojtjes territoriale. Njė incident tjetėr qė ndodhi nė atė kohė ishte edhe plagosja e katėr ushtarėve, tė cilėt nė detyrė u nisėn pėr tė maerė njė armatim qė kishte arritur nė fshatrat e Rekės sė Keqe, gjegjėsisht Pacaj dhe Racaj.

    Udhėheqės i grupit ishte Ismet Ēeku, sė bashku me tė ishin edhe Petrit Lokaj, Azem Gashi, dhe Idriz Ukėhaxhaj. Kur ata arritėn nė fshatin Gllogjan ftohen tė hyjnė brenda nė komandė, aty bisedojnė me Haradinajn. Ismet Ēeku bisedon me tė dhe ēdo gjė kinse kishte qenė nė rregull. Por nė dalje tė objektit kėta ushtarė fillojnė tė rrahėn nga njerėzit e asaj komande. Dhe nė deklaratat e tyre thuhej qė Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj kanė marrė pjesė nė
    kėtė incident.

    Aty plagosėt me armė zjarri Ismet Ēeku nė dorė dhe Azem Gashi nė kėmbė. Kurse Idriz Ukėhaxhaj dhe Petrit Lokaj rrahėn duke u goditur mė gjėra tė rėnda. Pas rrahjes kėta zhvishėn lakuriq dhe gjithashtu kėtyre iu merret tė gjitha pajisjet, tė hollat, automjeti, armatimi. Idriz Balaj me nofkėn Togeri e drejtonte makinėn dhe i bjerė deri nė fshatin Kodrali ashtu tė zhveshur. Unė e mora kėtė lajm nė orėn 22.00 dhe menjėherė intervenova, kėshtu qė mora njė garancė dhe njė kėrkim faljeje nga Haradinaj, ku ai tha se kjo ka ndodhur dhe nuk do tė ndodhė mė.

    Pas dy ditėsh na kthehen pajisjet e ushtarėve, por jo tė hollat e armatimi, ky ishte incidenti i dytė. Ndėrsa incidenti i tretė kur nė shtabin e Prapaēanit erdhi komanda e Shtabit tė Pėrgjithshėm, qė unė nuk kisha kurrfarė njohurie pėr kėtė shtab, i cili udhėhiqej nga drejtori i Drejtorisė politike Hashim Thaēi. Gjatė njė takimi nė sallėn operative nė Komandėn e Zonės sė Tretė Operative, pėrcjellėsi im futet brenda dhe thotė: "Komandant, ju lutem intervenoni shpejt se po donė me e vra Rexhė Osajn".

    Unė intervenova shumė shpejt dhe nė dalje e shoh Idriz Balajn-Togerin, i cili ishte nė gatishmėri me revole tė drejtuar nė kokėn kah Rexhė Osaj, ushtar ky i vrarė mė vonė nga po kėta njerėz, tė cilėt do t’i zbulojė drejtėsia. Unė intervenova shpejt dhe e ēarmatosa, ndoshta intervenova pak ashpėr dhe ēdo gjė kaloi sepse policia ushtarake e armatosur gjendej brenda. Por nė hyrje tė sallės Hashim Thaēi prapė mė drejtohet se unė reagova shumė dhe mė tha se tė isha mė i matur.

    Unė i thash se ka gjė mė tmerr se kėtu brenda nė kazermė tė ndodhin kėto gjėra. Kėshtu qė nė bazė tė kėtyre rasteve kam vėrejtur se Idriz Balaj ka qenė i involvuar nė disa incidente. Ėshtė e rėndėsishme qė ta theksoi se emėrimi im nė komandėn e Zonės sė Tretė Operative tė Dukagjinit nuk i konvenonte Shtabit tė Pėrgjithshėm. Dhe pas disa ditėsh ata kėrkojnė njė takim nė fshatin Bardhaniq, ku e bejnė zėvendėsimin e komandės, e unė nuk u pajtova duke thenė se unė i pėrgjigjem Shtabit Suprem tė Ministrisė sė Mbrojtjes, por nėqoftėse ju merreni vesh me ministrin e Mbrojtjes apo me Qeverinė e Republikės sė Kosovės unė do tė isha i gatshėm t’i zbatoj kėto urdhėra.

    Nė prezencėn time nė telefon satelitor bisedojmė me ministrin - kolonel Ahmet Krasniqin, pra nė prezencėn e Hashim Thaēit, Rexhep Selimit, biseduam pėr kėtė marrėveshje. Pas gjysmė ore bisede, Ahmet Krasniqi i drejtohet nė telefonin me interfon Hashim Thaēit se ne jemi marrė vesh shumė mirė nė Tiranė, sepse Thaēi kishte qenė nė Tiranė nė bisedime me kolonel Ahmet Krasniqin, prandaj Tahir Zemaj i zbaton vetėm urdhėrat e kėsaj Ministrie dhe kėtij Shtabi.

    Unė i thashė atė qė kisha thėnė edhe mė parė, unė jam ushtarak dhe jam i gatshėm pėr tė bėrė ēdo gjė qė tė respektoj vetėm atė hierarki ushtarake. Nė ato momente mė drejtohet dhe mė thotė se ti je ēelėsi i zgjidhjes sė kėtij problemi, prandaj duhet qė kėtu tė jetė komandat Ramush Haradinaj, kurse ti me njė pjesė tė oficerėve tė vish me njė pozicion tjetėr nė Shtabin e Pėrgjithshėm.

    Unė thash se derisa nuk bėhen disa ndryshime dhe derisa nuk intervenon Shtabi Suprem, sė bashku si deri mė tani do ta luftojmė shkaun, nė atė kohė kishim dy beteja tė cilat ishin udhėhequr nė mėnyrė profesionale. Aty, ai i revoltuar mė drejtohet dhe mė thotė se do tė luftojė me ty, sikurse me shkaun. Edhe aty u pėrpoqa dhe i tejkaluam kėto gjėra, vetėm e vetėm pėr hir tė unifikimit tė faktorit ushtarak.

    Unė, nė prezencėn e tyre, thėrras edhe njė herė kėrkoj nga Ministria e Mbrojtjtes qė brenda dhjetė ditėsh, tė futet nė Kosovė, njė grup ushtarakėsh i Ministrisė sė Mbrojtjes, apo i Shtabit Suprem dhe njė pjesė e qeverisė sė Kosovės, dhe tė qėndrojnė kėtu dhe ne do tė krijonim kushte tė futeshin nė Kosovė dhe tė merreshin vesh me Shtabin e juaj, kėshtu qė tė bėhej unifikimi.

    Kėshtu qė ne u ndamė. Ishte kohė e vėshtirė, filluan operacionet e tjera, forcat serbe kishin marrė njė sinjal tė gjelbėr pėr zhdukjen e ēdo njėsie tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e cila ndodhej jo vetėm nė Dukagjin, por edhe
    >nė zonat e tjera tė luftės. Siē kam thėnė edhe herave tė tjera, armatimi i premtuar pėr ne nuk erdhi. Ne ishim tė armatosur me njė armatim jo tė sofistikuar, nė krahasim me faktorin teknik tė forcave armike serbe.

    Ne nuk kishim mundėsi qė nė mėnyrė frontale tė ballafaqoheshim me forcat armike. Prandaj, zgjodhėm mėnyrėn e veprimit taktik qė me kėtė armatim, tė bėnim tė pamundurėn. Kjo ka ndodhur mė 3-4 shtator. Mė 7-8 shtator 1998 filloi ofensiva me gjitha pėrmasat e mėdha, dhe me tėrė arsenalin ushtarak tė forcave serbe, e mbėshtetur edhe me aviacion.

    Pėrqėndrimi i popullsisė civile ishte bėrė pikėrisht nė kėto fshatra, sepse mendonin se shpėtimi i tyre ėshtė afėr kazermave tė njėsive operative ku ndodheshim ne. Dhe pėr kėtė, popullsia civile ishte grumbulluar afėr fshatit Prapaēan, Isniq, Dubovikė, Broliq, Krushevc dhe Lugė tė Baranit.

    Sipas vlerėsimeve, aty ishin tubuar mė se 60.000 njerėz, gra, plaka, pleq, fėmijė dhe ishte shumė mė vėshtirė tė merrej njė vendim qė po nė kėtė zonė, ku ishin tė vendosur kėta njerėz, tė zhvillohej ndonjė luftė me forcat serbe. Dua tė pėrmend vetėm njė shembull, ku nga njė predhė e njė minahedhėsi tė armikut 120 mm, menjėherė vdiqėn 3 njerėz, dhe 4 tė plagosur rėndė, gjė qė ishte e pamundur tė ndėrmirrej ndonjė veprim operativ nė kėto kushte.

    Aty u takova me vėzhguesit ndėrkombėtarė, gjegjėsisht me njeriun kryesor qė ishte gjermani Volfgang Kaufman, i cili gjatė qėndrimit tė tij dhe detyrave qė i kishte marrė nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr ta pėrcjellė situatėn nė rajon, m’u drejtua mua, duke mė thėnė se nė qoftė se bėhet tėrheqja e trupave ushtarake sepse, nuk ka tjetėr mundėsi, atėherė ne do tė ndėrmjetėsojmė qė asnjė civil mos tė ekzekutohet.

    Mbas kėtyre konsultimeve dhe vlerėsimeve ushtarake me komplet komandėn e shtabit dhe komandėn e njėsive operative dhe mbas vlerėsimeve tana dhe pas informimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, ne morėm urdhrin decidiv, qė sa mė parė njėsitė operative tė tėriqen dhe tė ndahen nga popullata civile se vetėm kjo ishte shpėtimi.

    Kjo ėshtė e vėrteta, pėrpos betejave tė cilat janė zhvilluar nė Rrafshin e Dukagjinit, unė mendoj se beteja mė e madhe ka qenė ėshtė dhe do tė jetė shpėtimi i 60.000 njerėzve civilė, tė Rrafshit tė Dukagjinit. Mund tė them se bashkėpunimi edhe mė tutje ka qenė nė nivel edhe pėrkundėr se Shtabi i Pėrgjithshėm tentonte ta ndėrronte marrėveshjen. Unė nga njė korier e mora njė lajm se ishte keqėsuar shumė situata nė Lugun e Dushkajės, dhe se nuk mund tė bėnin kalimin edhe pjesa tjetėr e Shtabit nė rajonin e Drenicės.

    Unė dėrgova njė batalion tė Brigadės 134 i cili nė bashkėveprim me njėsitė e Mbrojtjes Territoriale tė Lugut tė Dushkajės dhe me Brigadėn 133, lufton deri nė ato momente kur nuk ka pasė mė asnjė mundėsi tjetėr, pas dy ditėsh kishin njė tėrheqje taktike drejt Bjeshkėve tė Nemuna dhe Shqipėrisė.

    Mbas kalimit tė ushtarėve dhe pas pritave gjatė kalimit nė Ministrinė e Mbrojtjes, pėsuan shumė ndryshime, pas vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit. Aty nuk patė njerėz tė gatshėm qė tė sakrifikojnė dhe tė udhėheqin Ministrinė e Mbrojtjes ashtu siē kishte udhėhequr vetė kolonel Ahmet Krasniqi.

    Aty hasėm nė shumė probleme tė brendshme, por pėrkundėr kėsaj, unė isha kėmbėngulės qė edhe mė tutje, tė futeshim me njėsitė tė cilėt i komandova, dhe djemtė e vajzat e njėsive operative tė Brigadės 133, 134 dhe 131, menjėherė pas ardhjes nė Shqipėri, pas disa ditėve, filluan tė lajmėrohen nė fshatin Papaj, ku aty kisha formuar pėr herė tė parė kazermėn e parė ushtarake.

    Aty filluan tė grumbullohen, tė riorganizohen njėsitė dhe tė pėrgatiten pėr luftė kundėr armikut nė Kosovė. Ndryshimet nė Ministrinė e Mbrojtjes na kanė kushtuar shumė, por ne megjithatė formuam brigandėn "Mėrgimi" emėr i brigadės ky i marrė nga Ilir Konushefci-Mėrgimi, me djemtė dhe vajzat nga tėrė rajoni i Kosovės. Kjo ishte njė brigadė pėr ndėrhyrje tė shpejta, aty kishte djem dhe vajza tė stėrvitura maksimalisht nė fshatin Kolsh tė Kuksit tek Nazif Ramabaja, ushtar kėta pėr t’i dėrguar me vonė nė pjesėt ku zhvilloheshin luftimet, pra nė Koshare.

    Brigada 134 udhėhequr nga Sali Ēeku dhe Brigada 131 e udhėhequr nga Rrustem Berisha. Tė dyja kėto brigada ishin nė Zonėn e Tretė Operative. Por kjo zonė operative pėsoi disa ndryshime, i japin emrin Grupi i Tretė Operativ, por e rėndėsishme ishte se kishte djem dhe vajza tė stėrvitur mirė qė gjithashtu ishin tė gatshėm t’i kryejnė tė gjitha obligimet jo vetėm si ushtar, por edhe si komandues tė njėsive tė ulta, prej skuadrės deri nė tog.

    Edhe kėtu ishte njė lojė e cila ishte luajtur nga disa njerėz nė Ministrinė e Mbrojtjes, pėr tė mos u armatosur sa mė parė me armatimin mė tė cilin kishin mundėsi tė armatoseshin, kaloi njė kohė e gjatė duke i pritur ato. Kėshtu qė
    >brigada nė fjalė nuk pati mundėsi qė tė futet drejtpėrdrejt nė luftė nė Kosovė, vetėm e vetėm si pasojė e njė loje tė luajtur nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe nga disa njerėz tė cilėt ishin brenda.

    Pas pėrfundimit tė luftės me ardhjen e forcave tė NATO-s nė Kosovė, Brigada "Mėrgimi" me urdhėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes duhej qė tė futej brenda nė Kosovė, ku njė pjesė u demobilizua. Pjesa dėrmuese mund tė them se ėshtė demobilizuar, sepse brigada ka pasur varjacione prej numrit 250-600-400 etj., njė pjesė e saj ėshtė demobilizuar ata tė cilėt kanė pasur familjaret dhe ata tė cilėt ti kthehen jetės normale si rikthimi nė diasporė apo nė Kosovė.

    Kurse pjesa tjetėr nė mėnyrė tė organizuar u bė organizimi i saj qė tė futej brenda nė Kosovė. Propaganda e Shtetit shqiptar e bėri tė vetėn, nė bashkėpunim apo lidhje me Qeverinė e Pėrkohshme e cila u formua pas Rambujes, qė kjo brigadė apo ēdo njėsi tė udhėhequr nga Ministria e Mbrojtjes tė deklasohet, tė largohet dhe tė ndoshta tė bėheshin edhe ekzekutimet. Unė e vlerėsoj se ky ka qenė njė bashkėveprim, dhe pėr atė arsye Ministria e Mbrojtjes e Shtetit shqiptar nė bashkėveprim me Ministrinė e Vendit e sollėn njė vendim qė kjo brigadė tė ēarmatoset.

    Unė nuk kam lejuar qė tė ēarmatosemi komplet, pėr arsye edhe pse kishte mbaruar lufta, pėr arsye tjetėr se gjithė ky arsenal ushtarak ishte i paguar nga qytetarėt e Kosovės. Unė kam qenė kėmbėngulės qė nė arsenali ushtarak deri nė kalibrin 12.7mm tė futet nė Kosovė, ndėrsa armatimi kolektiv qė ėshtė mbi 12.7mm deri tė reketat tok-tok, tok-ajėr t’i falėn Akademisė Ushtarake tė Shqipėrisė, e cila edhe ashtu u bė.

    Unė aty me urdhėr tė Ministrisė tė Mbrojtjes kaloi nė njė detyrė tjetėr dhe brigada nė fjalė e udhėhoqi zėvendėsi im Fazli Rugova. Dhe kėshtu u dėsht tė futet nė Kosovė dhe t’i lajmėrohej Organeve tė Ministrisė nė Prishtinė. Policia ushtarake e Shqipėrisė nė bashkėpunim me policinė e rendit publik tė Shqipėrisė vijnė pėr tė bėrė pėrcjelljen e forcave tona, por mendimi ishte qė kjo pėrcjellje tė bėhej edhe nga Ministria jonė e Mbrojtjes, ashtu dhe siē e kam theksuar mė parė, ashtu do ta them edhe tani se edhe nė librin tim ka dalė njė gabim se Ramė Maraj nuk ka dashtė tė udhėheq kėtė, por mė vonė e kuptova se aty kishte dorė dikush tjetėr, nė mėnyrė qė Brigada tė mos pėrcillej nga policia jonė, por nga Policia Ushtarake e Shqipėrisė.

    Kėshtu qė pėrcjellja u bė deri nė Qafėn e Malit dhe policia ushtarake e trathton brigadėn dhe e lenė nė Qafė tė Malit dhe e vazhdon vetėm rrugėtimin pėr nė Bajram Curr. Nė Bajram Curr ndalohet nga forcat e Haklajve ku Haklaj ishte komandant i policisė se atij qyteti.

    Aty ushtarėt tanė maltretohen tėrė ditėn deri nė mbrėmje. Unė gjatė gjithė kėsaj kohe isha nė kontakt me telefon se si po zhvillohet kjo marshutė e brigadės. Mbas shumė peripetive brigada nė mbrėmje fillon marshimin kjo ishte data 20, mė datė 21 i dorėzojnė tė gjitha pajisjet ushtarake tė forcave tė KFOR-it, si armatimin personal, ndėrsa pajisjet e ndėrlidhjes dhe pajisjet e logjistikės si dhe makinat ushtarake pėr udhėtim.

    Po nė kėtė proces gjyqėsor kanė dėshmuar edhe dėshmitarė tė tjerė si Ramiz Muriqi, Vesel Muriqi edhe sigurisht do tė ketė edhe dėshmitarė tė tjerė, vlerėsimi im ėshtė se kėta dėshmitarė e kanė folė tė vėrtetėn. Por mund tė veēoj atė qė e kam thenė nė hetuesi, se mbas dėshmis sime nė seancėn e hetuesisė unė dhe bashkėpunėtorėt e mi jemi gjuajtur, ėshtė bėrė njė atentat ndaj nesh nė Pejė, i paparė deri mė tani nė arrenėn shqiptare.

    Unė mendoj se Vesel Muriqi ėshtė shum i rrezikuar, ai ka qenė shum i saktė nė dėshmitė e tij. Po tė mos ishte Vesel Muriqi e vėrteta do tė zbulohej shumė mė vonė, sepse dėshmia e tij ishte nė nivel. Por edhe dėshmitė e tjera sidomos e Ilir Selimajt i cili ishte edhe ushtar i kėtyre (tė akuzuarve) ėshtė e mjaftueshme qė drejtėsia tė japė vendimin adekuat.

    Gjithashtu desha tė theksoj isha i ēuditur sepse nuk gjendej nė mesin e tė akuzuarve ai njeri, i cili unė mendoj se ishte inplikuar nė tė gjithė propagandėn dhe nė veprimet jo vetėm kundėr njėsive operative, por edhe nė shpifjen dhe propagandėn e ndyrė. Ky person ėshtė Faton Mehmetaj, dhe ndihem i befasuar se pėrse ky person nuk ndodhet nė bankėn e tė akuzuarve.

    Unė mendoj se po aq dėm sa i ka bėrė njėsive operative, po aq dėm i ka bėrė edhe njėsive tė cilat i udhėhiqte Ramush Haradinaj. Pėrfundoi Kolonel Tahir Zemaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2018 mė 23:17
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vajtone vajtone nja 10 dit bile nashta qohet .
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Vajtone vajtone nja 10 dit bile nashta qohet .
    A edhe ketu paske shkretu a?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #69

    Letėr vėrejtjeje ndaj RTK-sė

    28 shtator 2003 / Luftėtari i lirisė

    I nderuari z. Agim Zatriqi!
    Ju shkruaj me rastin e 5-vjetorit tė vrasjes sė Ministrit (tė parė) tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, Kolonel Ahmet Krasniqi, i cili u vra nga shqipfolėsit tradhtarė serbo-grekofil. Nuk iu shkruaj me qėllim qė t“iu tregojė se kush e ka vrarė, meqė kush janė vrasėsit e Tij mė sė miri e din kryetari i Bordit tė RTK-sė, Adem Demaēi, mirėpo iu shkruaj pėr ti shprehė zhgėnjimet e mia, besoi edhe zhgėnjimet e shumė ish-luftėtarėve dhe shqiptarėve tė tjerė, ndaj klasifikimit tė luftėtarėve tė lirisė nga ana e RTK-sė, si pėrmes edicioneve tė ndryshme informative, ashtu edhe pėrmes dokumentarėve dhe emisioneve tė ndryshme ku i favorizoni disa luftėtarė gjersa disa tė tjerėve tentoni t“iu mohoni trimėrinė dhe kontriutin e tyre nė luftėn ēlirimtare.
    Kur flas pėr favorizimin e disa luftėtarėve ėshtė fjala, mė konkretisht, pėr p.sh: Daut Haradinaj, Rrustem Mustafa, Hashim Thaqi, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, bile-bile thuani se edhe Agim Ēeku ka qenė lutėtarė i UĒK-sė ēka ėshtė absurde. Kėta persona tė lartėpėrmendur jo veq se favorizohen dhe zmadhohen nga RTK-ja nė krahasim me luftėtarėt tjerė (sigurisht pėr ēėllime politike), por nė formė propagandash edhe gėnjehet me tė madhe pėr ”kontributin” e tyre gjatė luftės ēlirimtare nė Kosovė. Janė tė pėrgatitura dokumentarė tė shumtė pėr kėta persona, tė cilat RTK-ja i pėrsėrit, sikurse nji papagaj, gati ēdo ditė.
    Kur ėshtė fjala pėr tentimet e drejtuesve tė RTK-sė dhe ”donatorėve tė saj tė fshehtė” pėr ta mohuar faktin e ekzistencės sė rezistencės luftarake kundėr pushtuesit serb tė organizuara (dhe atė nė nivel tė lartė) nga organet legjitime tė Republikės sė Kosovės, pra Ministrisė pėr Mbrojtje tė Republikės sė Kosovės, ėshtė e paktė tė them se ėshtė e tmerrshme. Unė vetė kam qenė lufėtarė i lirisė dhe kam marrė pjesė nė betejat mė tė ashpėra nė Kosovė. Unė vetė kam qenė njėri ndėr ata tė cilėt u ndalėm dhe u maltretuam nga shqipfolės me uniforma tė UĒK-sė, tė cilėt atėherė ishin ndėr komandėn e Ramush e Daut Haradinajt dhe Et“hem Ēekut.
    Ju lutem z. Zatriqi, ku janė dokumentarėt pėr komandantėt e mi, tė cilėt tė gjitha i dhanė pėr kėtė liri? Ku janė dokumentarėt pėr Kolonel Ahmet Krasniqin, Sali Ēekajn, Agim Ramadanin, Kolonel Tahir Zemajn, Major Nazif Ramabajėn, Smajl Hajdarajn, Ukė Bytyqin, Haki Ymerin e shumė tė tjerė? Jo veq se nuk transmetoni dokumentarė pėr ta, por kur vėriten edhe i shukatni rastet sikurse asgjė nuk ėshtė bėrė. Nė njė mėnyrė ajo ėshtė edhe pjesėmarrje nė krim.
    Vetėm si shembull tė marrim Fondin Limaj, sa dokumentarė janė transmetuar pėr Fatmir Limajn dhe bandėn e tij prej se ėshtė formuar fondi pėr plaēkitjen e popullit sikurse ai ”Vendlindja thėrret”, qė i bleu pompa tė benzinės tė gjithė hajnave tė Kosovės. Pse asnjėherė nė emisionet e juaja pėr Fatmir Limajn, Daut Haradinajn apo Rrustem Mustafėn nuk tregoni se ata persona janė tė akuzuar, respektivisht tė dėnuar pėr krime dhe vrasje tė bėra ndaj shqiptarėve, e jo ndaj sėrbėve.
    Ju mundoheni ti bėni heronjė tė gjallė ata tė cilėt kanė vrarė shqiptarė, pėrderisa mundoheni ti vėni nė harresė ata tė cilėt kanė luftuar me zemėr pėr ta ēliruar Kosovėn. Mėnyra se si mundoheni sistematikisht tia shpėrlani trurin popullatės kosovare nė tė njejtėn mėnyrė sikurse edhe Millosheviqi me fabrikėn e tij mediale tė propagandave nė Sėrbi, ėshtė e tepėrt dhe po shihet haptazi se ēka po bani.
    Me tė vėrtetė ėshtė tė turpėroheni.
    Adem Demaēi ndoshta ka tė drejtė qė ti bėjė oferta banale e tė palakmueshme kėngėtarės Parashqevi Simaku gjatė vizitės sė saj nė Kosovė pėr tė kėnduar pėr fėmijėt bonjakė tė Kosovės, mirėpo nuk ka tė drejtė tė sillet sikur se RTK-ja tė ishte televizioni i tij privat. E njejta gjė vlen edhe pėr Ju z. Zatriqi. Vetėm tė dini se gjithēka ėshtė duke dalur nė pah, e Juve ku do t“ju mbetet fytyra. Tė bėhesh ”piun” i Hashim Thaqit ėshtė diēka ndėr tė gjitha nivelet njerėzore qė ekzistojnė, andaj ndoshta ėshtė mė mirė tė tėrhiqeni me vonesė sesa kurrė.
    Me nderime:
    Ish-luftėtar i Tahir Zemajt
    Veq njė komb e njė flamur n'histori e njeh shqiptari...

  10. #70
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    [QUOTE=Kreshniku1985][B]28 shtator 2003 / Luftėtari i lirisė

    I nderuari z. Agim Zatriqi!
    Ju shkruaj me rastin e 5-vjetorit tė vrasjes sė Ministrit (tė parė) tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, Kolonel Ahmet Krasniqi,
    Eh i ndjeri Ahmet...Ministri i Esat Pashes,i qeverise se "republikes" se Kosoves ne ne egzil, ne selanik,beograd apo vatikan!

    MOs hy ne vreshte te huaj ku s`e ke vendin se "shkon si qeni ne rrush" thot populli!Qeni ne vreshte s`ben asnje dem,por vrahet se rojes i ngjane ndoshta ne njeri!
    Nuk iu shkruaj me qėllim qė t“iu tregojė se kush e ka vrarė, meqė kush janė vrasėsit e Tij mė sė miri e din kryetari i Bordit tė RTK-sė, Adem Demaēi,
    Sa ēudi,Ademi ta dije vrasesin e tij thuaja se ai e kishte percellur Ahmetin,"ministrin" ne udhetimet e tija neper serbi,kroaci,gjermani dhe shqiperi,kur ky Ademi vet s`ka bere kemben jashte Kosoves asnjehere!

    mirėpo iu shkruaj pėr ti shprehė zhgėnjimet e mia, besoi edhe zhgėnjimet e shumė ish-luftėtarėve dhe shqiptarėve tė tjerė, ndaj klasifikimit tė luftėtarėve tė lirisė nga ana e RTK-sė, si pėrmes edicioneve tė ndryshme informative, ashtu edhe pėrmes dokumentarėve dhe emisioneve tė ndryshme ku i favorizoni disa luftėtarė gjersa disa tė tjerėve tentoni t“iu mohoni trimėrinė dhe kontriutin e tyre nė luftėn ēlirimtare.
    Ti s`duhet te zhgenjehesh fare.Aty ku vendoset kunder Shqiptareve,aty e kane fjalen ata qe s`ua lejojne ndoshta ne RTK!Ky Agim Zatriqi (Zorani) eshte i partise se Pjetrit qe nga mosha 10 vjeqare,si kryetar i pionereve,rinise,studenteve,komitetit te LKJ-se per Kosoven dhe Jugosllavine e perparme dhe te sotme!Habitem qe s`i perkrahka luftetaret e permendur nga ti...apo ndoshta s`ka ku te marre asnje argument ,ndonje fakt,ndonje xhirim apo shkrim per ta...se ky Zorani vet s`di te shkruaje,ai di vetem te lexoje ato qe ia shkruajne te tjeret,bile ne serbishte me mire dhe rrjedhshem!

    Unė vetė kam qenė lufėtarė i lirisė dhe kam marrė pjesė nė betejat mė tė ashpėra nė Kosovė. Unė vetė kam qenė njėri ndėr ata tė cilėt u ndalėm dhe u maltretuam nga shqipfolės me uniforma tė UĒK-sė, tė cilėt atėherė ishin ndėr komandėn e Ramush e Daut Haradinajt dhe Et“hem Ēekut.
    Maltretuar s`jeni,ndaluar,kontrolluar,legjitimuar po!Sepse ju ishit ne Zonen e shtabit te rrafshit te Dukaxhinit dhe vetem Uniforma e juaj nuk ishte nje siguri e mjaftueshme qe te lejohet dikush te kaloje pa u legjitimuar ne kohe lufte!Keto rregulla s`ti ka mesuar "komandanti" yt!
    Ju lutem z. Zatriqi,
    ku janė dokumentarėt pėr komandantėt e mi, tė cilėt tė gjitha i dhanė pėr kėtė liri? Ku janė dokumentarėt pėr Kolonel Ahmet Krasniqin, Sali Ēekajn, Agim Ramadanin, Kolonel Tahir Zemajn, Major Nazif Ramabajėn, Smajl Hajdarajn, Ukė Bytyqin, Haki Ymerin e shumė tė tjerė? Jo veq se nuk transmetoni dokumentarė pėr ta, por kur vėriten edhe i shukatni rastet sikurse asgjė nuk ėshtė bėrė. Nė njė mėnyrė ajo ėshtė edhe pjesėmarrje nė krim.
    Pyetje me vend por ti duhesh vet ti gjesh ata dokumentare dhe t`ia dergosh RTK-se se keshtu ti ndihmon vetvehten edhe popullin shumice te kosoves qe asgje s`di kush kane qene apo a ka patur fare luftetare lirie nga LDK-ja ne luften ēlirimtare!
    Vetėm si shembull tė marrim Fondin Limaj, sa dokumentarė janė transmetuar pėr Fatmir Limajn dhe bandėn e tij prej se ėshtė formuar fondi pėr plaēkitjen e popullit sikurse ai ”Vendlindja thėrret”, qė i bleu pompa tė benzinės tė gjithė hajnave tė Kosovės.
    Fondi Limaj ishte fond vullnetar e jo i detyrueshem.Popullit i kerkohet perdite permes mediave ndihme per gjera te ndryshme siq jane sherimet dhe operacionet per te semuret apo invalidet,per te varferit etj...dhe kjo s`eshte nje perkrahje ndaj dikujt dhe mosperkrahje ndaj dikujt tjeter.Ne kete rast,jane Uēk-istet ata qe tentohet nga Pacifistet dhe ANMIK-u te denohen,per Luften qe kane bere.Te tjeret qe s`kane Luftuar fare ata s`denohen se ky gjyq i Hages dhe ata te ANMIK-ut denojne luftetaret e jo ikesit dhe trathtaret,por as te vdekurit kuptohet...
    Fondi Limaj dhe te tjere qe hapen,jane fonde per te mbrojtur luften e drejte e jo -joluften !Fondi "Vendlindja therret" eshte i vetmi fond qe e ka financuar Luften e UēK-se.Pas Luftes sigurisht qe jane blere pompa benzine dhe gjesende tjera,por ato aty ne Kosove kane mbetur,skane shkuar ne Firmat Piramidale te Sales si ato parate e tre perqindeshit te Bukoshit dhe ne investime tjera edhe tejoqeanike per ahengje dhe darka per t`u fotografuar me te huajt!
    Pse asnjėherė nė emisionet e juaja pėr Fatmir Limajn, Daut Haradinajn apo Rrustem Mustafėn nuk tregoni se ata persona janė tė akuzuar, respektivisht tė dėnuar pėr krime dhe vrasje tė bėra ndaj shqiptarėve, e jo ndaj sėrbėve.
    Sepse keta persona kane vrare armiq qe e luftonin luften e UēK-se kunder shkjaut! Keta kane vepruar sipas ligjeve te Luftes,lufte kjo qe parlamenti i Pjetrit asnjehere s`e la te emrohet dhe te sankcionohet si lufte ēlirimtare,se keshtu te akuzuarit e Hages s`do i hidhte askush ne gjyq perveq shtabit te tyre!
    mundoheni ti vėni nė harresė ata tė cilėt kanė luftuar me zemėr pėr ta ēliruar Kosovėn.
    Me zemer per Kosoven kane luftuar te gjithe,edhe armiqte dhe trathtaret,por Ata kane luftuar me arme,me municion,me gjak.me uri,me lodhje,djerse...semurje dhe...

    Ish-luftėtar i Tahir Zemajt
    Ky identifikim i yti mjafton,ketu i ke tera pergjigjjet e pyetjeve tuaja ne kete shkrim zhgenjyes te njerit qe eshte zhgenjyer nga vetvehjta!

Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  2. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  3. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Hulumtim: Perėndimi i egėr i Kosovės
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •