
Postuar mė parė nga
Brari
Ne gazet shekulli ishte ky shkrimi me poshte.
po e sjell ketu sepse vura re nji shprehje te vellaut te Krasniqi qe me cuditi pak.
ja cfar thote ai diku aty ne kte interviste;
"Por ka njerėz qė dinė shumė pėr kėtė ngjarje dhe pėr tė zbardhur tė vėrtetėn duhet qė grupi i hetimit tė kontaktojė me kėto persona. Disa prej tyre janė nė prag tė vdekjes dhe nėse nuk merren tani deklaratat e tyre mbi kėtė ngjarje, nė njė kohė tjetėr do tė jetė shumė vonė."
Tash po pyes une..
Mesa un kuptoj vrasesit e perdorur jan te moshave te reja..por dhe shefat e tyre te rinj kan qen..
Kush jan keta "ne prag te vdekjes" qe thot zoteria?
dhe komisaret Demaq e Qos .. boll mir jan me shendetin..
Per ke e ka fjalen pra vellau i Kolonelit?
lexoni intervisten..
-----------
shekulli
Vėllai i ministrit kosovar:
Vrasja e Azem Hajdarit lidhet me A. Krasniqin
Lindita Ēela
| 22/09/2010
| Lajm i fundit
|
Rrėfimi i vėllait tė ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės qė u ekzekutua nė Tiranė 9 ditė pas Azem Hajdarit. Lidhja mes dy politikanėve, roli i UĒK-sė dhe misteri i ndalimit nga policia vetėm pak minuta pėrpara ekzekutimit
TIRANĖ- Njė buqetė mė lule nė pllakėn e mermertė poshtė tė cilės ndodhet varri i kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i Mbrojtjes sė Kosovės i ekzekutuar nė mėnyrė misterioze nė Tiranė vetėm pak ditė pas vrasjes sė Azem Hajdarit. Familjarėt e tij janė gjendur dje nė Tiranė pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe pėr tė dėshmuar se ende nuk kanė harruar birin e tyre, janė mbledhur tė gjithė nė varrin e tij. Por kjo pėr vėllanė e tij, Bexhet Krasniqin nuk mjafton. Ka udhėtuar nga Gjermania drejt Tiranės pėr tė kėrkuar me forcė rihapjen e hetimeve. Ndėrsa nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli", Bexhet Krasniqi hedh pak dritė mbi ngjarjet qė 12 vjet mė parė tronditėn kryeqytetit. Ekzekutimi Ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės do tė ndodhte njė javė pas atentatit tė Lideri tė Dhjetorit, Azem Hajdari. Pėr Bexhet Krasniqin ngjarjet janė tė lidhura me njėra-tjetrėn ku pėr tė lufta pėr pushtet dhe pėrfitime duket se nuk ka kursyer edhe figura kaq tė njohura si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė.
Z. Krasniqi deri mė tani hetimet pėr zbardhjen e ngjarjes sė ekzekutimit tė ish ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės nuk kanė rezultuar tė suksesshme. Dosja e kėsaj ngjarje thuajse ėshtė arkivuar. Gjatė gjithė kėsaj kohe, ju a jeni pėrpjekur sapo pak pėr tė hedhur dritė mbi kėtė ngjarje?
Sigurisht, megjithėse kemi pritur qė drejtėsia tė thotė fjalėn e saj. Pėrveēse kemi krijuar bindjen tonė se si dhe pėrse ėshtė vrarė vėllai im gjatė gjithė kėsaj kohe kemi bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė zbardhur plotėsisht kėtė ngjarje, ku 12 vjet mė parė vėlla im ėshtė ekzekutuar kėtu nė Tiranė, pranė banesės sė tij. Kemi bėrė njė farė presioni tė vazhdueshėm tek organet kompetente tė Kosovės dhe ato tė Shqipėrisė pėr tė zbardhur ngjarjen. Premtimet kanė qenė tė mėdha por deri mė tani ka vetėm fjalė sepse ende nuk ėshtė zbardhur ngjarja e vrasjes sė Ahmet Krasniqit. Por shpresoj qė tani e tutje organet kompetente tė Kosovės dhe ato tė Shqipėrisė tė bashkėpunojmė pėr tė zbardhur kėtė ngjarje. Shpresojmė qė ato do tė jenė mė seriozė nė punėn e tyre dhe tė vendosur pėr tė zbardhur kėtė ngjarje.
Z. Bexhet a mund tė mė thoni, nėse jeni nė dijeni, pėr ēfarė motivi ėshtė ekzekutuar kolonel Ahmet Krasniqi?
Sot, pas 12 vjetėsh tė kėsaj ngjarjeje ne kemi shumė dyshime. Dhe kėto dyshime janė ngritur si rrjedhojė e hulumtimit qė ne kemi bėrė pėr tė hedhur sado pak dritė mbi arsyet se pėrse u vra im vėlla ndėrkohė qė misioni i tij ishte vetėm ēlirimi i Kosovės. Njė nga dyshimet tona mbi motivin e vrasjes sė Ahmetit ishte lufta pėr pushtet nė Kosovė. Afėr mėnd qė Ahmeti me punėn dhe aktivitetin e tij ka penguar dikė tjetėr dhe pėr kėtė shkak im vėlla u shndėrrua nė njė figurė qė duhet tė eliminohej. Dyshimi jonė ėshtė se Ahmet Krasniqi u vra pėr t'i hapur rrugėn nė karrierėn politike kėtyre personave apo njė formacioni tjetėr politik nė Kosovė.
Dhe pėr kėtė bėhet fjalė?
Konkretisht unė nuk di tė them pėr kė person apo forcė politike im vėlla ishte bėrė pengesė. Ne kemi vetėm dyshime por janė organet kompetente ato qė duhet tė zbardhin ngjarje e ekzekutimi tė Ahmet Krasniqit ku pėrveē autorėve tė zbulohet dhe motivet se pėrse u vra im vėlla.
Z. Krasniqi, vrasja e kolonelit ndodhi njė javė pas ekzekutimit tė liderit tė dhjetorit Azem Hajdari. Pėr mendimin tuaj a ka ndonjė lidhje midis kėtyre dy ngjarjeve?
Po. Megjithėse mund tė duken si ngjarje tė veēuara qoftė dhe pėr shkak se viktimat janė dy persona qė nuk jetojnė nė njė shtet, ekziston njė lidhje me kėtyre dy ngjarjeve qė pritet tė zbardhet.
Dhe sipas jush lidhja ekziston tek njerėzit qė kanė marrė pjesė nė vrasjet e kėtyre dy burrave tė njohur tė skenės politike nė tė dy vendet?
Ne besojmė, nisur nga ajo qė dimė, se lidhja ndėrmjet dy ngjarjeve ėshtė tek urdhėrdhėnėsit pėr ekzekutimin e Azem Hajdarit dhe Ahmet Krasniqit. Sipas mendimit tonė kėto persona ose kanė qenė tė njėjtė ose kanė qenė shumė tė afėr me njeri-tjetrin.
Z. Bexhet, pak mė parė ju thatė se kolonel Krasniqi ėshtė vrarė pėr t'i hapur rrugėn njė lideri tjetėr politik pėr tė ardhur nė pushtet nė Kosovė, ndėrsa Hajdari nuk kishte probleme tė tilla. Atėherė si mund tė jenė tė njėjtėt persona tė interesuar pėr organizuar ekzekutimin e dy njerėzve kaq tė ndryshėm?
Mos harrojmė se kur ka ndodhur ngjarja nė Shqipėri kanė qenė disa fraksione tė cilat dilnin nė emrin e UĒK-sė apo dhe nėn emrin e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Kosovės. Ahmetit ka bėrė pėrpjeke tė vazhdueshme pėr tė bashkuar dy palėt dhe vazhdimisht ka thėnė se ishte koha pėr tė vepruar pėr bashkimin e tė dy krahėve. Por mesa duket pėr kėtė duhej tė paguhej njė ēmim dhe pėr fat tė keq rezultoi jeta e tij. Megjithatė unė mendoj se kjo ēėshtje i pėrket drejtėsisė, e cila duhet tė zbulojė tė vėrtetėn e kėtyre ngjarjeve qė aso kohe tronditėn Tiranėn.
Zyrtarisht, policia shqiptare ende nuk ka njė tė dyshuar mbi ekzekutimin e vėllait tuaj...
Organet e asaj kohe nė Shqipėri jo vetėm qė nuk kanė hetuar pėr zbardhjen e ngjarjes por edhe u kanė mundėsuar autorėve tė gjitha lehtėsirat pėr vrasjen e tim vėllai.
Jeni i bindur pėr kėtė? Mbi ē'fakte e ngrini kėtė akuzė?
Jam shumė i bindur. Unė nuk di tė them se nė ēfarė niveli ka qenė pėrfshirja e organeve drejtuese nė kėtė ngjarje por nuk ėshtė e rastėsishme qė natėn e atentatit tė organizuar ndaj tim vėllai, njė patrullė policie e qarkullimit rrugor ka ndaluar eskortėn e Ahmet Krasniqit dhe pse ai ishte emėruar nga qeveria e pėrkohshme Ministėr i Mbrojtjes sė Kosovės. Pėr tė vijuar rrugėn ėshtė lejuar vetėm makina e tim vėllai ku nė prag tė shtėpisė ku jetonte i ishte ngritur dhe prita pėr ta ekzekutuar. Dhe unė jam i bindur nėse bashkė me tim vėlla do tė ishte dhe makina tjetėr shoqėruese ajo ngjarje nuk do tė ndodhte atė natė.
Z. Bexhet, atė ēfarė ju keni mėsuar mbi kėtė ngjarje a e keni dėshmuar nė organet e drejtėsisė shqiptare?
Unė kam kontaktuar organet qė janė marrė me hetimin e kėsaj ngjarje dhe kam biseduar gjerė e gjatė. Ato qė kemi ditur ne si familje kemi dhėnė tė gjithė informacionet e duhura.
Z. Bexhet a keni ndonjė koment pėr faktin qė ende kjo ngjarje vazhdon tė mbetet e pa zbardhur?
Policia ka premtuar se do tė bėjė gjithēka qė ėshtė nė dorėn e tyre pėr tė zbuluar se kush janė vrasėsit e tim vėllai. Kanė premtuar se do tė bėjnė gjithēka qė ėshtė nė dorėn e tyre. Por hetimet e tyre nuk janė pėrqendruar jashtė Shqipėrisė sepse qė atje duhet nisur pėr tė zbardhur kėtė ngjarje. Sot njerėzit qė kanė marrė pjesė ose janė nė dijeni tė ekzekutimit tė tim vėllai kanė mbėrritur nė diasporė, ndaj qė kėtu duhet nisur.
Kjo do tė thotė se ju i njihni autorėt e vrasjes sė colonel Ahmet Krasniqi?
Jo nuk i njoh autorėt apo urdhėruesit e kėtij atentati. Por ka njerėz qė dinė shumė pėr kėtė ngjarje dhe pėr tė zbardhur tė vėrtetėn duhet qė grupi i hetimit tė kontaktojė me kėto persona. Disa prej tyre janė nė prag tė vdekjes dhe nėse nuk merren tani deklaratat e tyre mbi kėtė ngjarje, nė njė kohė tjetėr do tė jetė shumė vonė. Ndaj ne kemi insistuar nė hapjen e hetimeve tė kėsaj ngjarje sepse besojmė se ekzistojnė jo vetėm provat por dhe persona tė gjallė qė kanė dijeni tė plotė se pėrse u vra Ahmet Krasniqi,
Pra ju po thoni se deri mė tani kjo ngjarje ka mbetur pa u zbardhur qėllimisht?
Nuk e di. Por ne kemi dyshimet tona. Mė thėnė mė saktė, jo se nuk kanė dashur por nuk janė angazhuar pėr tė zbardhur kėtė ngjarje pėr tė qenė nė nivelin e lartėsisė sė tyre pėr tė kryer kėtė detyrė.
Ceremonia pėrkujtimore u organizuar dje nė varrezat e Sharrės. Ushtarakėt e FARK betohen nėn Flamurin e Dardanisė
Ish ushtarakėt e FARK-ut, tė afėrt tė tė ndjerit Ahmet Krasniqi janė mbledhur dje pėr tė pėrkujtuar 12 vjetorin e ekzekutimit tė ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės. Mė shumė se sa njė ceremoni pėrkujtimore e pėrmortshme, ajo qė ngjau nė varrezat e Sharrės ishte me njė ceremoni solemne ushtarake ku njė kolonel u nderua siē e duan rregullat. Nuk kishte tė shtėna topi por djelmosha tė fuqishėm nė hap ushtarak iu drejtuan vendit ku prehen eshtrat e Ahmet Krasniqit. Nė duar mbanin flamurin e Dardanisė. E tė rreshtuar pas tyre vinin tė afėrm tė tė ndjerit ku dhimbja i kishte zėnė vendin nderit ushtarak. Ende dhe sot, pas 12 vjetėsh ata kėrkojnė tė dinė autorėt e vrasjes mafioze tė 21 shtatorit 1998. E ndėrsa tė afėr tė kolonelit tė ekzekutuar tė Tiranė i kanė kthyer sytė nga drejtėsia, ish ushtarėt e tij betohen se kurrė nuk do tė gėzojnė ditė paqeje pa zbardhur tė vėrtetėn e ekzekutimit tė Ahmet Krasniqit.
Ceremonia
Tė ardhur nga vise tė ndryshme tė Kosovės, Gjermanisė apo dhe shtete fqinjė, ish- ushtarakė, oficerė e tė afėrm tė Ahmet Krasniqit janė mbledhur dje nė Tiranė. Ceremonia mortore ka filluar nė orėn 13:00 ku nėn ritmin ushtarak rreth 100 burra tė mbledhur kanė nderuar komandantin e tyre, i cili u vra ende pa nisur lufta nė Kosovė. Flamuri i Dardanisė, i njėjtė me atė qė mbante Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rrugova, dhe buqetat me lule mbi varrin e tė ndjerit ishte ajo ēka i parapriu betimit tė ish- ushtarakėve, tashmė civilė. Ndėrsa Ismet Ibishti, njė bashkėluftėtar i Ahmet Krasniqit, do tė rikujtonte pėr tė pranishmit nė ceremoni jo vetėm punėn heroike tė kolonelit pėr ēlirimin e Kosovės por edhe qarqet e errėta tė cilat ekzekutuan ish-ministrin e Kosovės. Kaq ka mjaftuar qė djemtė tė betohen e ndėrsa gratė tė vajtonin fatin e zi tė kolonelit.
Familjarėt e Krasniqit kanė kėrkuar dje zyrtarisht rihapjen e hetimeve ndaj bashkėpuntorėt e tij janė betuar se do tė bėjnė gjithēka pėr tė zbardhur tė vėrtetėn se kush dhe pėrse u ekzekutua nė mbrėmjen e 21 shtatorit Ahmet Krasniqi. Ky ishte misioni i atyre burrave tė mbledhur nė varrezat e Sharrės. Ish- ushtarakėt e Brigadės "Mėrgimi" e kanė "riorganizuar" FARK-un, dhe kanė themeluar Shoqatėn e Veteranėve tė Luftės tė cilėt kanė qenė pjesėtarė tė FARK-ut, nė tė cilėn ushtri sipas tė dhėnave bėnin pjesė mė se 3000 ish-ushtarė, qė nė mėnyrė aktive kanė marrė pjesė nė luftėn e Kosovės 1998-1999. Shoqata e Veteranėve tė Luftės sė Pjesėtarėve tė FARK-ut respekton institucionet dhe i mbėshtet ato, dhe se pėr komandant nderi do tė vazhdojė tė respektohet ish- presidenti i ndjerė i Kosovės, Dr.Ibrahim Rugova, tė cilin bazuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės nė vitet 1998-1999 FARK-u e njihte pėr komandant suprem. Ndaj dhe dje mbi varrin e heroit tė Kosovės kanė hedhur Flamurin e Dardanisė, i cili rrethonte edhe qafėn e Presidentit Rugova.
Vrasja enigmė e Ministrit tė Mbrojtjes tė Kosovės, Ahmet Krasniqi nė vitin 1998, akoma pa autorė
Dosja Krasniqi rikthehet nė duart e policisė
Kanė kaluar 12 vjet nga dita e vrasjes sė ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės, Ahmet Krasniqi, dhe ende asnjė autor apo i dyshuar pėr kėtė vrasje misterioze. Burimet zyrtare pranė Ministrisė sė Brendshme bėjnė tė ditur pėr gazetėn, se "edhe pas 12 viteve ende nuk ka njė tė dyshuar pėr kėtė vrasje". Duke shtuar se "dosja ndodhet nė polici pėr hetime tė mėtejshme, por, ėshtė shumė e vėshtirė tė zbulohet ndonjė detaj i ri pėr kėtė vrasje, pasi, si prova tė vetme materiale janė vetėm disa gėzhoja tė pistoletės sė prodhimit Jugosllav "Zastava" tė gjetura nė vendngjarje natėn e vrasjes"-thanė burimet. Ndėrkohė, burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme konfirmojnė se dosja "Krasniqi" ėshtė pezulluar dhe i ėshtė deleguar pėr gjetjen e provave policisė.
"Kjo dosje asnjėherė nuk ėshtė mbyllur dhe se vazhdon tė jetė ende nė pritje tė fakteve apo provave tė reja qė mund tė ndihmojnė nė zbardhjen e saj"-thanė burimet nga akuza. Mėsohet se pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit prokuroria nuk ka mundur tė gjejė nė dosje asnjė provė bindėse pėr tė identifikuar autorėt e dyshuar. "Gjatė kėtyre tetė viteve janė kryer shumė veprime procedurale, hetimore dhe operative,por, nė asnjė rast nuk ėshtė arritur qė kjo vrasje tė zbardhej". Sipas hetuesve tė kohės, kjo vrasje ėshtė cilėsuar si njė krim i mirorganizuar dhe i kryer nga profesionistė, tė cilėt kanė ditur tė mos lėnė asnjė gjurmė qė mund tė sillte identifikimin e mundshėm tė tyre nė vendin e ngjarjes. Ndėr procesverbalet e pakta qė ndodhen brenda dosjes, ėshtė edhe e vetmja provė e gjetur nė vendngjarje, qė janė disa gėzhoja, tė cilėt kanė rezultuar se janė qitur nga njė pistoletė e llojit "Zastava". Vrasja e mbrėmjes sė 21-shtatorit tė vitit 1998, ka mbetur ende pa tė dyshuar edhe pėrkundėr alibive tė shumta qė nė kėtė vrasje janė tė pėrfshirė si urdhėrdhėnės disa personalitete tė jetės politike tė asaj kohe qė vazhdojnė edhe sot aktivitetin e tyre politik. Por, gjatė atyre ditėve tė vrasjes shtypi i kohės pėrmendi disa motive tė vrasjes, duke pėrfshirė edhe implikimin e Shėrbimit Informativ Kombėtar tė asaj kohe e deri te konkurrenca pėr trafikun e armėve nėpėrmjet Shqipėrisė me Kosovėn. Atentati i vrasjes sė ish-ministrit Krasniqi ka ndodhur vetėm njė javė pas vrasjes sė ish-deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari dhe sulmit ndaj Kryeministrisė. Por, pavarėsisht versioneve tė shumta, ekzekutimi i Ahmet Krasniqit mbeti dhe vazhdon tė jetė njė vrasje pa autor dhe pa motive zyrtare.
Lidhja misterioze mes dy vrasjeve nė Tiranė, konflikti UĒK-FARK si dhe trafiku i armėve i Haklajve
Hajdari-Krasniqi dhe trafiku i armėve me Kosovėn
Njė vit pėrpara se NATO- tė zbarkonte zyrtarisht nė Kosovė, tensioni ishte rritur ndjeshėm. Njė pjesė e madhe e banorėve tė Kosovės ishin lodhur nga politika e avashtė e presidentit Rugova dhe qeverisė sė tij nė mėrgim dhe po i bashkoheshin njė grupimi tė ri tė quajtur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK). Paralel me tė ishte edhe grupi ushtarak i qeverisė nė mėrgim, i quajtur FARK. Edhe pse asnjė herė nuk ėshtė pranuar zyrtarisht, pjesa mė e madhe e armėve shqiptare tė rrėmbyera nga depot nė vitin 1997 po shkonin nė mėnyrė tė organizuar drejt Kosovės pėr tė armatosur UĒK-nė. Dhe kjo pjesė e trafikut nė Shqipėri drejtohej kryesisht nga familja Haklaj. Bėhet fjalė pėr tė njėjtėt persona qė drejtonin gjithēka nė zonėn e Tropojės dhe qė organizuan dhe kryen vrasjen e Azem Hajdarit.
Nga ana tjetėr, Ahmet Krasniqi dhe pėrkrahėsit e tij tė FARK, ndodheshin nė Tiranė pikėrisht pėr tė mbledhur sa mė shumė armė dhe pėr tė stėrvitur disa nga njerėzit qė nė tė ardhmen do tė bėheshin kuadrot drejtuese tė ushtrisė. Midis FARK dhe UĒK, jo vetėm qė nuk kishte marrėdhėnie tė mira, por deri diku ato mund tė quheshin edhe nė luftė me njėri-tjetrin.
Pista e parė hetimore e policisė pėr vrasjen e Krasniqit ishte pikėrisht trafiku i armėve dhe UĒK-ja. Ishte po i njėjti trafik armėsh qė nė njė farė mėnyre shfaqej edhe tek vrasja e Azem Hajdarit. Ishte po i njėjti trafik qė solli burgosjen e vėllait tė Fatmir hakljave dhe sekuestrimin e njė kamioni plot me armė. Nė mėnyrė jo zyrtare, hetuesit e kohės kanė pohuar se pikėrisht ky trafik armėsh ishte arsyeja e vrasjes sė Krasniqit por qė kishte ndikuar edhe tek vrasja e Azem Hajdarit. Ministri kosovar furnizonte me Armė FARK-un, Haklajt UĒK-nė, ndėrsa Azem Hajdari, nė atė kohė kryetar i komisionit parlamentar tė rendit dhe zigurisė, kishte nisur tė fliste shpesh pėr kėto trafiqe. Njė nga pjesėmarrėsit nė vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia, ka pohuar: Njė nga motivet e dy vrasjeve ishte frika e humbjes sė statusit lider nė trafikun e armėve me Kosovėn, trafik qė organizohej e kontrollohej nga kreu i Shėrbimit Informativ Kombėtar dhe klani i tij kriminal, pas sė cilės vjen vrasja e Ahmet Krasniqit dhe e Azem Hajdarit, i cili denoncoi publikisht kėtė krim dhe organizatorėt e tij, kriminelė tė veshur me pushtet".
Kush ishte Ahmet Krasniqi
Ishte bir i familjes sė njohur patriotike Zhilivoda, nga babai i tij Hajrizi i cili vdes nga torturat e burgut serbosllav. Vitet 1964-1969 e gjejnė atė si nxėnės tė shkollės sė mesme teknike nė Prishtinė, ku meqė i interesonte shumė arti i mirėfilltė ushtarak e luftarak, Ahmet Krasniqi pėrcaktohet pėr Akademinė Ushtarake, tė cilin e dėrgojnė pėr studime nė Beograd. Jeta e tij profesionale prej udhėheqėsit ushtarak nėpėr kazermat e Kroacisė.
Pėrkundėr viteve tė shumta tė kaluara me shėrbim profesional jashtė Kosovės, Ahmet Krasniqi nuk i harroi pėr asnjė ēast vuajtjet e familjes sė tij dhe tė popullit shqiptar nga regjimi komunisto-diktatorial serbosllav. Me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, sidomos gjatė luftės serbo-kroate, Ahmet Krasniqi shfrytėzon lidhjet e tij me eprorėt shqiptarė qė ishin nė Kroaci, duke i koordinuar aktivitetet politiko-ushtarake nė kuadėr tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Kėtu edhe fillon karriera e tij ushtarake nėn emblemėn e Republikės sė Kosovės, ndėrsa kulminacionin e veprimtarisė sė tij e arrin nė kohėn kur dhuna dhe terrori serb mbi popullatėn shqiptare filloi tė marrė pėrmasa tė padurueshme. Ai merret me krijimin e strategjisė sė luftės kundėr forcave serbosllave. Nė bazė tė njė marrėveshje ndėrmjet faktorėve tė ndryshėm shqiptar, e quajtur, Oslo, Ahmet Krasniqit formoi Pjesėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FARK-ut nė Tiranė. Ajo Marrėveshje mundėsoi hapjen e Qendrave Stėrvitore nė Babinė, Viēidol, Papaj, qė lidheshin me rrugėn Durrės-Tiranė-Tropojė, dhe nė Kolsh dhe Kalimash qė lidheshin me rrugėn Durrės-Tiranė-Kukės. Vetėm nė bazė tė asaj Marrėveshje ka mundur tė bėhet trajnimi dhe pėrgatitja e kuadrit ushtarak dhe tė ushtarėve pėr hyrjen e tyre nė Kosovė, me formacione ushtarake tė gatshme pėr tė kryer detyra operative kundėr ushtrisė serbo-jugosllave. Ishin njėsitė operative tė UĒK-sė, Brigadat 134, 131 dhe 133 qė hynė nė Kosovė nėn komandėn e ushtarakut madhor Tahir Zemės vetėm njė muaj pas arritjes sė Marrėveshjes sė Oslos.
24 KOMENTE
Ahmet Krasniqi nuk ka hyre kurre ne Kosove si Ushtarak i FARK-ut.
Ai "luften" e ka bere ne Shqiperi.
Tahir Zema ka qendruar ne Kosove nga qershori gjer ne shtator 1998.
Pastaj ka dezertuar.
Ja , keta jane "heronjte" e LDK-se :-).
Mark Zeza replike per komentin nga fitore | September 22, 2010 4:38 PM | Repliko
Them se nuk kan lidhje ne mes tyre kto 2vrasje.Azemi ishte pikasur ne BC kur shau e kercenoj shum rende Haklajt.Kurse A Krasniqi ndoshta dikush i rrevoltuar se perse rrinte ne TR ne hotele lluksoze Ministri i mbrojtjes se Kosoves e nuk shkonte ne luften clirimtare te Kosoves e sulmoj dikush ne menyre ordinere te castit.
Osi | September 22, 2010 4:10 PM | Repliko
cjan kto qe lexoj sa turp sa turp vrasje interesash mes atdhetarve kur ke perball nje armik si serbi qe edhe vet djalli te ishte nuk do i bente kombit ton aq dem qe helmoi dhe drejtoi ditet tona me te zeza qe piu gjak shqiptari aq sa akoma jurrjedh nga buzet...Kush kush ka guximin akoma tju sherbej??MALLKUAR QOFT
tironsi refugjat | September 22, 2010 3:53 PM | Repliko
askujt nuk i intereson te zbardhet e verteta.Krasniqin e vrane apo kishin dijeni strukturat e shtetit shqiptar te asaj kohe dhe,vini re,shkojne e vijne partite per per interesat e tyre jetesore me rrenje mafioze askush nuk degjohet....!!nuk eshte rastesi,eshte shteti i kapur mafioz..!!
kota | September 22, 2010 2:53 PM | Repliko
NGUSHELLIME FAMILJES DHE KOSOVAREVE!
ME KOT PRISNI ZBARDHJE DHE DREJTESI NGA KY PUSHTET.
ESHTE E QARTE SE VRASJA ESHTE BERE NGA ATA QE VRANE R E M Z I H O X H E N , MU NE BURGJET E SHIKUT DHE NUK PO MUNDEMI DOT TE NXJERRIM TE URHDERUESIN, ME GJITHSE E MARRIM ME MEND.
Shefqet Cela | September 22, 2010 2:42 PM | Repliko
Grupet mafioze bejne edhe krime mafioze.Kur prishet pazari ne tregetine e armeve kjo ndodh,vrasin njeri tjetrin.Cfaj ka shteti shqiptar(policia shqiptare) dhe nga ti gjeje faktet.Fjale fliten shume poshte e perpjete por nuk ka fakte.Kjo ngjarje si edhe ajo e Azemit nuk kane per tu zbardhur kurre.
ceni | September 22, 2010 2:18 PM | Repliko
Keto jane pune te kurdisuna e te qepuna ne lidhje te qeverise ton Vucidolase me sigurimin Serb ulun kambekryq midis Tiranes qe edhe sot vashdon e ban ligjin.
Zef Kallami | September 22, 2010 1:50 PM | Repliko
Edhe ne kete shkrim del se Azemi eshte vrare per tregti armesh. Historia eshte shume e thjeshte ne te gjitha rastet.
KONRABANDEn ARMESH.
ariana replike per komentin nga tony | September 22, 2010 1:48 PM | Repliko
Nė bazź tė komenteve qe shkruan ti, jo vetėm mė lartė por tź gjitha komentet tua, aq tė pershtatėshem e paske venė edhe nickun MARK ZEZA sa s'ka ku shkon tjetėr; sytė e ty dhe mendja e jote e errėr kurrė nuk po shihte dritė dialli veē Terr e Zi, prandaj edhe nuk ia vlenė askush te merret me ty, dhe nuk le njeri pa njollosur. kaq, te rrojė mendja jote e ERRĖT.
tony replike per komentin nga Mark Zeza | September 22, 2010 1:13 PM | Repliko
Ahmet Krasniqi u vra nga keta qe sot mbajne pushtetin ne Kosove, ne bashkpunim me pushtetaret e atehershem ne Shqiperi,se enderronin ta merrnin pushtetin,e ta lexonin deklaraten e pavaresise(une dhe askush tjeter)e qe ja dolen,edhe permes shume vrasjeve.
fitore | September 22, 2010 12:46 PM | Repliko
Mos valle e keni fjalen per sekretarin e byrose,ky ...eshte dhenderr i serbve,ka shite edhe .....tek ata kriminel,kyt karakter ka komunisti i fundit i eu lindore.Faji eshte i joni qe akoma e leme ne pushtet edhe pse duart e tij jane lare me gjakun tone,partia socialiste dhe ne te tjeret zduhet ecim me prralla,ky pas ardhes i k/ryekriminelit ramiz alise duhet larguar 1 sahat e me pare nga pushteti i vjedhur,zduhet humbur kohe,duhet largohet e ti jepet drejtesise,te denohet per fajet qe ka kryer ndaj shqitarve,e kosovarve,kurre zduhet harruar furnizimin qe i beri ushtrise serbe me nafte,ne kohen e embargos.
brace | September 22, 2010 12:45 PM | Repliko
Eshte keq qe merremi me keto fjalamani te pakuptimeta. Mos prejudikoni, kur nuk dini kush e vrau e pse e vrau. Nese e dini athere pse nuk thoni ky e ky vrau kete e ate. Ndoshta secili ka pasur njefare te drejte momentale, kiur shtije me arme, apo kur mesyjne nje verpimi fatal. Nese kane pasur merita paqin uraten e popullit e bekimin e zotit. Ne te kunderten, pjesa meritore
Gege Kosova | September 22, 2010 12:08 PM | Repliko
Edhe Tahir Zema edhe Ahmet Krasniqi ishin te martuar me gra Serbosllave :-)
Pra gjakun dhe familjen e kishin te lidhur me "armikun Serbosllav".
Njesoj si Sali Berisha :-)As Tahir Zema dhe as Ahmet Krasniqi nuk shkrepen asnje plumb ne Kroaci ne lufte kunder armikut serbosllav. Kur ne Kroaci behej lufte, Ahmet Krasniqi shiste patate ne tregun e Rovinjit. Ne kete kohe Agim Ceku ishte anetar i Shtabit Suprem te Ushtrise Kroate ndersa Rrahim Ademi ishte nje nder oficeret kryesore te Ushtrise Kroate. Me qindra shqiptare luftuan me trimeri kunder Serbeve ne Kroaci por Tahir Zema dhe Ahmet Krasniqi nuk kishin si te luftonin kunder dajallareve te femijeve te tyre.Ky artikull rrefen perralla me mbret.
Mark Zeza | September 22, 2010 11:08 AM | Repliko
Krijoni Kontakt