Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: Sabit Abdyli

  1. #1
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Sabit Abdyli

    Ēaste kotėsie:

    Historia e njėrit nga ata


    Ardin e njihni edhe ju, me moshė ėshtė: edhe i ri edhe i vjetėr. Fjalėt mė tė dashura, mė tė pėrsėritura nė fjalorin e tij i ka – “Unė, me tė vėrtetė”. Herė prezentohet si Ladi herė si Ardi. Nganjėherė edhe LadiArdi ose ArdiLadi. Kudo mund ta shohish: nė kafene, zyre, kokteje, rrugė, ndeja, synetllėēe, dasma, pėrurime, simpoziume, kremtime, koncerte, spektakle, festivale, promovime tė partive... Vetėm kur duhet djersė, sakrifica, atėherė avullohet, humbet si shurra e pulės. Ka shumė fytyra: hijerėndė, serioz, gazmor... Sheh edhe pas shpine. Deri vonė ėshtė betuar “Pasha nderin e partisė”. Sipas motit e kthen gzofin. Shikimin e ka herė depėrtues herė pėrulės. Sopata kurrė nuk i pretė me njė vend. Vetėmburret, vetėlavdohet. Ėshtė rob i tė madhit e tiran i tė voglit, ziliqar, nazik, orator, grindavec, mburravec, koprrac, babėzi, dorėlir, spitullaq, zuzar... Gazetėn kurrė nuk e heq nga xhepi i jashtėm i setrės. Syzat e diellit (tė zeza) i mban edhe natėn. Kur gabon Ladi e pėrmirėson Ardi. Kėshtu bashkėjetojnė, i mbijetojnė vėshtirėsitė. Ladi ėshtė me PDK, kurse Ardi me LDK. LadiArdi ėshtė i majtė, kurse ArdiLadi i djathtė. Edhe njėri edhe tjetri mund tė lėvizin (zgjatėn si llastik) sipas nevojės anash dhe kah qendra. Kur i thonė: “O Ardi, ti i ke dhėnė shumė shqiptarizmit”! Pėrgjigjet me modesti – “Paj...unė, me tė vėrtetė...unė vetėm kam kryer detyrėn e njė qytetari tė rėndomtė ”. “O Ardi, kur nisi lufta nė Kosovė, kah ia pate therr?” Inatoset dhe me njė tė folur belbane kundėrshton, si tė them, unė... desha tė kthehem prap pėr tė luftuar po u bė si u bė... unė shokė... edhe ashtu kam kontribuar shumė nė autoshkollė, djali i djalit tė hallės sė babait tim ka qenė ushtar i UCK- ės, pastaj kamionat e parė pas lufte me zarzavate, me sheqer, kripė, kaēik t’pulave, suxhuk, teknikė tė bardhė, cigare etj. i prura nė Kosovė. Pra unė e furnizova popullsinė. Unė...Unė shokė, mė falni desha tė them zotėri, kėsaj here mė detyruat tė mos jem modest, kam kontribuar edhe atėherė kur kam punuar si ideolog e instruktor nė ish komitetet e LKJ, kurse mė vonė nė (auto)shkollė. Unė, me tė vėrtetė krejt potencialin tim intelektual e fizik e kam harxhuar pėr pėrparimin, modernizimin, emancipimin e shqiptarėve sipas standardeve tė Evropės duke punuar nė autoshkollėn “Mėrizi”. Nė kėtė autoshkollė me dhjetra shqiptarė kanė marrė lejet pėr autistė. Smirzinjt mė kanė akuzuar pėr korrupcion. Unė, me tė vėrtetė kam marrė sa pėr ta mbajt familjen, kuptohet sipas standardit evropian....fundja kėshtu unė i sfidoja shkijet duke ua bė me dije se unė dhe populli im jemi pro Evropės. Pėrshkak veprimtarisė time kam qenė vazhdimisht nėn mbikqyrjen e inspektorėve serb, prandaj nuk kam mund ta paguaj 3%, me njė fjalė nuk e vlente barra qeranė me rrezikue pa lidhje veprimtarinė patriotike. Unė, vėllezėr e motra, jam ikonografi e tė gjitha partive. Tash pėr tash jam me UNMIK-un. Saherė bėhen promovimet e cilėsdo parti, unė, me tė vėrtetė jam aty, helbete, nuk dihet, mund ta marrin pushtetin njė ditė e unė duhet tė jem kurdoherė pranė atyre qė kanė pushtet.
    Gjatė luftės shokė! Ah, lufta! (merr frymė thellė). Unė, me tė vėrtetė, me kohė i pata marrė tė gjitha masat qė tė mos zihem nė befasi. Dy-tri ditė para bombardimeve dy djemtė me nuset, mercedesin, cisternat e naftės, kamionat i largova nga Kosova. Unė, me tė vėrtetė vetė, e kisha nė plan tė kthehem, pėr tė luftuar, por shkijet, siē e dini e mbyllėn kufirin nė Han tė Elezit. Pastaj, deshta s’deshta vazhdova biznesin. Unė, me tė vėrtetė... Tash, vėllezėr e motra, pasi kufiri ėshtė i hapur...Kosova e lirė...unė jam kėtu...unė jam i gatshėm tė luftoj, tė vdes pėr Kosovėn... (ndalet, e ve dorėn pas veshit tė djathtė pėr tė dėgjuar reagimet

    “Nė Luginėn e Preshevės, nė Kumanovė, nė Tetovė, o Ardi, po luftohet, po vdiset pėr ato troje denbabaden tonat, pastaj Mitrovica e ndarė...” (Ladi zihet ngusht, lėviz kokėn sa majtas sa djathtas, bėhet sikur merakoset shumė”, dhe:

    Heu shokė, tani KFOR-i, si shkijet dikur, e ka mbyll kufirin... Nė Mitrovicė... Ibri bre, po na pengon. Nuk kalohet dot andej, kurse mali ėshtė i minuar, pastaj hė pėr hė jam i zėnė me ndėrtimin e shtėpisė pėr djalin e dytė, i cili ėshtė nė Londėr, me ndėrtimin e poligonit pėr autoshkollė, kurse i madhi me nusen, e dhanė me qera shtėpinė, dhe u kthyen pėrsėri nė Suedi. Po vėllezėr, ja, para jush po e pėrsėrisė prap se kur ėshtė nė pyetje Kosova unė jam nė gjendje tė vdes.

    Mjaft se na plase, o Ardi! Ti nuk vdiēe pėr Kosovėn, as dje, as s’ke pėr tė vdekur as sot, as nesėr, fundja i vdekuri s’ka si tė vdes.

    Sabit Abdyli
    RIPPR

  2. #2
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Nga ditari im:

    ( AUT, gusht 2000)

    Nė klasė, ne (shqiptarėt) jemi shumicė, tė tjerėt janė: somalez, etiopian, irakien, kamboxhian, boshnjakė. Sot, nė mėsimet pas orės 12.30, bėjmė bisedė (conversation), nė temėn: Familja, breznitė (paraardhėsitė), vendlindja... Tė gjithė (me pėrjashtim tė kosovarėve) kanė sjellė me vete albume fotografish tė familjeve, videokaseta me inēezime familjare, kujtime tė shkruara, dėshmi etj.

    Profesoresha, me flokėt kaēurrela, tė mbledhura prapa, me sytė ngjyrė deti, mė dukej sikur na thoshte: “Po ju kosovarėt, ē’ėshtė kjo pakujdesi, ē’ėshtė ky rebelim?!” Njė heshtje, njė ngulfatje, njė pėrhumbje nė fytyrat e studentve tė “rebeluar”. Heu...profesoresh: “Albumet me fotografi, librat, fletoret, lojrat e fėmijėve, kujtimet e shkruara, gjėsendet e rujtura me shekuj nė shenjė kujtimi pėr paraardhėsit tanė, monumentet kulturore, simbolet kombėtare, peisazhet me diell... – i sekuestroi, i dogji – ushtria e luftrave tė h-u-m-b-u-r-a.

    S.A



    Larg - afėr

    Mbrėmje. Shėtis i shoqėruar nga pulbardhat dhe shushurima e valve tė Paqėsorit. Me zemėr tė mėrgimtarit, qė ėshtė larg, shumė larg, pėrballem me vetminė, ndarjen, heshtjen, goditjet e sė kaluarės dhe stėrlargėsinė.

    Mendjen e kam Atje... Atje ku i kam tė strukura kujtimet. Kujtimet e fėminisė...

    Valet nuk ndalin pėrplasjet. Pulbardhat fluturimin. Unė duke ecur buzė oqeanit, i

    ndarė pėrgjysėm, kėtu edhe atje, vetės i them: S’u mėsove se s’mėsove me pulbardhat, me detin, me sipėrfaqen gungaēe tė qytetit-kopsht, me qetėsinė, me palmet...

    Bashkė me diellin, mes pėrmes oqeanit shalova valėt, dhe, pėrtej tij, sakaq si nė shuplakė tė dorės, pashė Itakėn - pranverė tė lulėzuar, djepat me nėnat ngadhnjimtare pranė. Pashė pranverat e nėpėrkėmbura, pranverėn e ankthit. Pashė se mbi ata, qė e mbajtėn pranverėn tė mbėrthyer me terror, mė nė fund, kish rėnė pėrgjithmonė terri i zi. Pashė Bllacėn, pėrplasjet e partive, keqbėrės qė bėjnė lojėn e armiqėve tanė, nėnat ngadhnjimtare dhe Dardanin - nuse. Pashė njerėzit e mirė duke i falur Kosovės dashuri... Para tyre u pėrkula me respekt. Fola me jugėn e bardhė, me rrjedhjen e lumenjve, me fushat, me malet, me rrugėt (rrugėt plot fėmijė), me qiellin (qiellin plot yje)...Erė e mbrėmjes m’i zhdaravitė kujtimet. Valė e trazuar e detit mė freskon, rėrė e plazhit mė djeg. Flas me palmet, s’mė kuptojnė. Ngrihem. Vazhdoj ecjen e ngadalėt timen... larg – afėr, Dardanisė.

    S.A /2001/





    LESI

    Nė orėt e vona tė asaj mbasdreke Deni u nis me njė trastė nė dorė pėr ta gjetur mikun e tij. Nė kokė i silleshin njė mijė mendime: “Lesi e ka mbijetuar luftėn. Lesi ėshtė gjallė.

    Ėshtė e mundur tė mė ketė harruar? “Po sikur…!” Deni me njė ecje tė pazakontė kaloi pėrmes katundit duke mos i vėrejtė shtėpitė e djegura e tė demoluara, muret e shkruara me grafite banale me alfabet ēirilik, as zhurmėn e fėmijėve tė kthyer nė shtėpitė gėrmadha prej kampeve pas tre muajėve. Te pėrroska, aty pėrtej varrezave tė katundit, u ndal. Hapi sytė dhe vėrejti pėrtej rrugės njė shirit tė kuq, qė vazhdimisht e luhatte era. Kėtu duhej tė ishte vendi ku e kanė parė Lesin. Nė bregun pak pėrmbi pėrroskė dalloi Lesin qė po vinte linkthi drejt tij: Ja ku ėshtė, thirri, i entuziazmuar, e hapi trastėn me bukė dhe po bėhej gati ta priste. Ashtu i shqetėsuar u nis edhe Deni drejt mikut tė tij. Lesi iu shmang zonės sė shėnuar me shirit tė kuq dhe nė largėsi 10-12 hapash u ndal para tė zotit, por pėr sa hapa i afrohej Deni, pėr aq hapa largohej Lesi dhe dukej sikur i thoshte: Jo, ty s’tė njoh. Kam rifilluar njė jetė tė re. Nė mesin e egėrsirave e kam mė mire. Nuk dua mė t’i nėnshtrohem atyre torturave, goditjeve. Njerėz tė uniformuar nė oborrin e shtėpisė, aty te arra e madhe, shtinė me armė zjarri pesė here, vetėm njė plumb mė qėlloi, kėtu, ja shihe nė kofshėn e majtė, kurse Xhekin e Semit e vranė mu te dera e oborrit. Nuk kishim asnjė faj. Dhe kurrė mė, kurrė, nuk u besoj njerėzve.

    I zoti iu mbshtet njė peme, dhe ndjeu se po djersinte trupit e fytyrės, duke u rrekur tė gjente mėnyra pėr ta rikthyer Lesin nė shtėpi. U ngrit ngadal, bėri njė hap drej Lesit, i hodhi njė vėshtrim hetues, por vėrejti se kafsha e mirė nuk do tė bindet. Vazhdoi ecjen e kujdeshshme, por Lesi skėrmiti dhėmbėt, u ngrit me rrėmbim, dhe mori vrapin drejt zonės sė minuar duke leh si i tėrbuar. Ah, thirri i zoti, kur dėgjoi plasjen e minės, u vetėvra, e vrava, e vranė….

    Duke shikuar trupin e coptuar e tė gjakosur tė Lesit, iu bė sikur po i shihte ata me uniforma, duke thėnė me cinizėm: “Edhe kur nuk jemi aty vrasim”.



    S.A Auckland, 5.2.2000





    Lule maji

    Nė oborr tė shtėpisė,

    bari i harlisur.

    Dy kumbulla, dy dardhė.

    Njė ftua, dy mollė.

    Gardhi pėrshpėriti:

    E paska thinjur malli!

    S.A tetor, 2004
    RIPPR

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Tregimi u botua nė revistėn “Ura”, nr. 11, nėntor 2004, po deshe lexoje!

    Dushkaja

    Atė paradite, Cel Bregun e rrėmbeu pėrbrenda dėshira pėr t’i dhėnė jetė peizazhit tė projektuar qė moti nė kokė. Mori me ngut penelin, ngjyrat, pėlhurėn dhe u nis te Dushkaja, njė korije, ahu e bungu, me roga tė vogla e tė mėdha, ujė tė ftohtė, natyrė tė mrekullueshme, qė ndodhej 4 km. larg nė juglindje tė katundit. Me trastėn nė krah, doli te Hani i vjetėr, ktheu nė anėn e djathtė, kaloi pėrronin dhe sakaq u gjend te Humsat. Rrugica, qė e kishte shkelur kush e di sa herė, i ngjalli kujtime tė rinisė sė hershme. Me ngrohtėsinė e kujtimeve tė sė kaluarės, kėngėn e gjinkallave, vazhdoi ecjen nė drejtim tė kundėr tė njė vije uji gurgullues, pa e ngritur kokėn fare, kur qeshje tė dalldisura tė njė ēifti ia ndėrpren kujtimet e ėmbla. Ēoi kokėn dhe me tė parėn i kapi syri, pak pėrtej Ograjės sė Mirė, njė burrė tė veshur me triko ngjyrė kafe dhe njė femėr me fund tė gjėrė e tė gjatė, kėpucė tė zeza me qafė, kėmishėn e bardh tė zgaflluar nė grykė, tė cilėt shkonin revan duke shikuar herė pas here nė drejtim tė zabelit prej nga dolėn. Kėtej s’ka as rrugė, as rrugicė, dyshoi. Mashkulli e femra azdisur zbritėn rrahut teposhtė deri te Vneshtat, hipėn nė xhipin qė i priste me dyer hapur, skaj rrugės, dhe, i pėrlau dreqi drejt qytezės duke lėnė pluhur pas. I njohu: Ai ishte roje nė zyret e Sekretariatit tė Mbrojtjes Popullore tė qytezės, kurse ajo infermiere nė ambullancėn e katundit T. Celi, qėndroi edhe pėr disa sekonda nė pozitė tė vrojtuesit pėrballė njė ledhi, kur hundėt iu zunė nga njė erė e dushkut tė djegur. Ktheu kokėn, jo larg tij, pa njė tym tė zi, qė shkonte thikė pėrpjet i patrazuar nga erėrat. Dielli rrezeartė shkėlqente nė qiellin e paskajshėm blu tė thellė. Vetėm nė jugperėndim, kreshtės sė Maleve tė Zeza, njė re stėrmadhe e bardhė si bora, lėvizte rėndė e me pėrtesė drejt maleve simotra tė Sharrit. Njė zog mali ēirrej me tė madhe dhe dukej sikur kėrkonte ndihmė. Zėri vajtues i trishtilit ia rrėqethi trupin. Shpejtoi hapin drejt vendit tė pėrfshirė nga flaka. Shkopsiti kėmishėn edhe pėr njė pullė. Shikoi anash, por s’pa njeri. Nxitimthi, me duar e kėmbė u vu nė shuarjen e zjarrit. Tamam e shuante nė njėrėn anė flakėn, ajo pėrhapej nė tjetrėn. Kacafytja me stihinė vazhdoi deri nė orėt e vona tė pasdrekės. I lodhur u mbėshtet nė trup tė njė ahu tė zgavėrt. Puhiza e lehtė e parambrėmjes ju duk sikur njė grimė e pushoi. Nėn tymin e cigarės shikonte peizazhin e buzėmbrėmjes derisa dielli ulej nė perendim duke dhėnė ngjyra magjike. Kėtė imazh e kishte pėrftyruar... “Pah, ēfarė bukurie e madhėrishme! – mendoi i ngazllyer. Dreqi ta hajė, ma dogji kohėn zjarri!” Ptu – pėshtyu drejt vendit tė shkrumbuar, pau vetėn tė pudrosur me blozė, dhe i kėputi njė sharje zjarrėvenėsve. Kur u sigurua se s’ka as njė shkėndijė, qė do ta rihapė zjarrin, u ngrit, por qė nė hapin e parė ndjeu dhembje e tė therrura nė shputat e kėmbėve. Mė tepėr zvarrisur se sa nė kėmbė u kthye nė shtėpi. Pėr tė mos shqetėsuar familjen, hajdutēe u fut nė banjo, shpėlau duart e pėrcėlluara, fytyrėn e gėrvishtuar, nxori nga sirtari fashot e sterilizuara, pastroi plagėt me alkool dhe si doli nė salon, pa ndjenja u pėrplas nė divan. Pas njė kohe gruaja e merakosur iu afrua qetė-qetė me tabak nė dorė: “Mjaft, pushove. Merre, ēaj kamomile, tė bėn mirė. - i tha me zė tė ulėt,”. Celi, mori gotėn dhe duke parė shqetėsimin e saj, pyeti ashtu kot: “I nxehtė ėshtė?” U ēua pėrgjysmė nga divani, pėrkuli qafėn djathtas e majtas, vrau fytyrėn me njė qeshje tė lehtė dhe duke rrufit ēajin i tregoi sė shoqės ndodhitė e ditės fije e pėr pe. “Ē’paska hequr” - mendoi e shoqja. U kthye te lavamani dhe derisa po i rregullonte enėt e lara nė dollap, e porositi: “Po deshe shko, shtratin e ke gati”. Me gjithė lodhjen e tepėrt gjatė ditės, Celi u pėrpėlit me orė tė tėra derisa e zuri gjumi.

    Tė nesėrmėn, mesnatė, forca tė mėdha policėsh republikan e federativ e rrethuan shtėpinė e Bregasve. Me shqelma i shqyen dyert, u futėn brenda shatazarisht. Me tė ējerra kėrcnuese, sharje shanin Zot e Diell, nisėn bastisjen, duke pėrmbysur e thyer raftet, vitrinat... sekuestruar libra, dukumente, piktura, tablo... Ndersa dy udbashė, Celin e mbshtetėn pėr muri duke ia mbajt revolėn nė kokė dhe nė kupė tė qiellit thirrėn: “Mos lėviz! Nė emėr tė popullit je i arrestuar! Hė, prapė ti – ndėrhyri me cinizėm paksa mė qetė udbashi me jakne lėkure tė zezė - s’tė mbushėn mend dy vjet burg! Tani nuk tė shpėton as Zoti. Kemi prova se e ke dhunuar te Vneshtat infermierėn N., i ke vėn zjarrin Dushkajės. Ec, pėrpara!” – ia vunė hekurat dhe e shtynė drejt xhipit. Xhipin, qė Celi e kishte parė, jo mė larg se nė pasdrekėn e njė nate mė parė.

    S.A

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Intereasnte.
    Ishte nje lexim i kendshem. Urime dhe suksese!

    Tregimi i pare me kujtoi shkrimtarin turk Aziz Nesin. Stili shume i ngjashem. Shume bukur.

  5. #5
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Kurnaci

    “Lavdin e ka rritur e ėma me shumė mundime. Lavd, kurdoherė Lavd e ka thirrur e ėma, se ai Lavdėrim e ka pasur emrin – i thoshte Ardi bashkudhėtarit tė tij bullafiq, derisa pjesėmarrėsit e funeralit kokulur tėrhiqnin kėmbėt duke ecur zymtėsisht rrugės sė shtruar me zhavorr pas arkivolit tė Lavdėrimit. Ne shokėt e tij - vazhdoi ai, emrit ia shtuam edhe epitetin Kurnaci, se vėrtet kurnac ishte. U shkollua... arriti goxha shumė, bile do tė thosha mė shumė se tė gjithė ne, shokėt e tij. Prej njė dinari i bėnte dy. Kishte zakon tė fliste me pėrbuzje tė thellė pėr njerėzit dhe pėr ēdo gjė tjetėr qė nuk i pėlqente. Me inate i ngjante sė ėmės: kokėshkėmb, kurse nga pamja babait: muskuloz, fytyrė buēkane, trup tė lartė e tė derdhur e shikim tė ftoftė. Nė ndeja, nė ambiente publike ishte i lezetshėm, me humor e elegant, por vetėm atėherė kur nuk kish nevojė ta fuste dorėn nė xhep. Punonte shumė... Mbrėmjeve mbyllej dhe sapo sigurohej se nuk e shihte njeri, Llapushin, qenushin e tij besnik e nxirrte jashtė, duke e mashtruar me njė kore buke tė mbetur nė sepet tė bukės dhe lėshohej nė dy gjunjė, me gojėn vesh mė vesh, numėronte e rinumėronte kursimet. Si frikacak e tinėzar, kursimet i ndante nė disa vende: nė bankė, firma piramindale, brenda nė shtėpi dhe jashtė saj. Kursimet nė bankė ia pėrlan firmat piramidale, ato brenda shtėpisė tė fshehura nė njė ēorape tė vjetėr, pas njė kohe ia gjejnė minjtė dhe ēorapen bashkė me kursimet i bluajnė, grimcojnė, i bartin, i fusin nė vrimat e tyre, kurse njė pjesė tjetėr tė bankėnotave tė mbetura era i shpėrndan gjithandej nėpėr tavanin e shtėpisė prej ku sorrat i kanė bartur e kanė ndėrtuar ēerdhe me to. Kam dėgjuar se ai buzaēi i mėhallės sė Rrahishtave, duke krasitur plepat te mulliri i Nezės, nė degėt e tyre gjen bankėnota tė padėmtuara dhe me ato ka bėrė qejf tėrė asaj vere nė Durrės, Sarandė e Vlorė. Ato jashtė shtėpisė i kishte futur tre tehe lopate llagėmi nė tokė. Kur deshi t’i shihte se mos ndoshta i ka kapur lagėshtia, edhe pse ishte i sigurt se i kishte izoluar mirė nė kavanoz, nuk i gjeti dot. Tre vjet rresht e rrėmihu kopshtin tre tehe lopate thellė, tre vjet gėrmoi me bel e kazmė, vende – vende edhe njė bojė njeriu thellė, por kot, nuk i gjeti dhe nuk i gjeti. Shkoi te fallxhesha me shpresė se mos po e ndihmon. Sa e pa fallxhesha, ia hapi derėn, Lavdi u pushtua nga vėshtrimi i saj i ngrohtė, nga gjinjtė e fryrė, krelat e flokėve ngjyrosur me kanė, qė ia mbulonin ballin deri te sytė dhe linjat e trupit ende tė mbajtura mirė. Shkoi pėr hall e fall e mbeti pėr darkė. Kaloi natėn gjithė qejf. Nė dalje, kah dera e prapme e shtėpisė, zonja e pėrcolli me dashamirėsi: “Kur ke mėrzi, kur nuk tė ecin punėt, kthehu te unė!”.

    Qė tė nesėrmen - vazhdoi Ardi - Lavdi filloi njė jetė ndryshe, vishej me elegancė tė tepruar, stolisej me unaza tė mėdha, embleme, medaljone, kravata flutur e shalle me ngjyra ta ndezura, qė nuk pėrputheshin me moshėn e tij. U dha pas pijes, pas qejfeve. Kthehej gjithnjė e mė shpesh te fallxhesha me qerpikė tė zi. Veturėn e ngiste shpejt. Krejt qyteza fliste se Lavdit paratė e groposura ia gjeti fallxhesha me magji, me magji e robėroi, ia ndėrroi mendjen dhe bėnte me tė ēka i tekej asaj, kurse vetė pushoi sė ushtruari zanatin. Mjaft qemė robėr tė parasė! Mjaft punuam, kursyem, numėruam, rinumėruam, groposėm para, i paska thėnė Lavdit, na ka lodhur beqaria si ty edhe mua, nė kėtė moshė qė jemi, s’na ka mbetur edhe shumė jetė pėr tė jetuar. Ja, edhe kursimet e mia, merri, t’i bėjmė rrush e kumbulla se s’kemi kujt t’ia lėmė. Kjo jetė “ndryshe” ishte ekstreme si ajo e para. Dhe, derisa po e ngiste veturėn me shpejtėsi...

    -Me atė veturėn qė e ka pas blerė nė ankand”, - ndėrhyri Bullafiqi.

    -“Jo, jo me kėtė tė renė”, u pėrgjigj Ardi dhe po bėhej gati pėr t’i vazhduar llafet, kur krejt afėr dėgjoi njė qortim tė pezmatuar tė njėrit me ēehre tė zymtė: - “ Lėreni tė ndjerin tė qetė, bile tash, kur po e varrosim!”

    Sabit Abdyli, korrik 2005
    RIPPR

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    15
    pershendetje abdyl , me te vertet jane shkrime te bukura

    desha te dij se cila eshte rruga me e mire per mua qe te vij edhe une atje mor burr ? se sdi me pelqen ai vend shummmm

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2007
    Vendndodhja
    Nė Sadovinė tė Jerlive- Viti - Kosovė
    Postime
    79
    Pėrshėndetje Sabit...Tė gjithė ta kishin theksuar mbiemrin ndėrsa unė emrin...sepse mbiemrin e kemi tė njėjtė por pak njihemi.
    Para pak kohe ua kam shkruar njė letėr, por nuk mora pėrgjigje. Tani po ua shkruaj kėtė pėrshėndetje pėrmes kėti forumi...
    Pra pėrshėndetje edhe njėherė...nga Esat Avdyli...


    Nuk tė dhash komente pėr tegimet. I kam lexuar por shpejtė, kėshtu qė nuk jam nė gjendje tani pėr tani tė komentoj asgjė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 25-09-2007 mė 23:09

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2007
    Vendndodhja
    Nė Sadovinė tė Jerlive- Viti - Kosovė
    Postime
    79
    Nė vend tė pėrshėdetjes:

    Ikja para historisė

    Merrni me vete hijet tuaja
    Emrin tuaj merreni
    Ikni nė pakthim
    Nė botėn e paskajshme kėrkuat shpėtim…
    Pjesė e krisur e popullit tim

    Fjalėn Kosovė kurrė mos e shqiptoni
    Tė fala mos na dėrgoni nga vend i huaj
    Fjalė tė fundit bėhuni
    Nė Kosovėn tonė tė djegur
    Ia falėt amanetet
    Kuēedrės shumėkrerėshe…

    Mos thuani asgjė
    Kur rrugėt e arratisė morėt
    Mos shqiptoni fjalėn Kosovė
    Tokėn arbėrore tė djegur nė mjerim po e lini
    Asaj shpinėn ia kthyet
    Nė pėrpjekjen e fundit tė qėndresės…

    Ikni, nė dreq tė mallkuar, shkoni
    Shikimin prapa mos e ktheni
    Se kuēedra mund t’iu mbėrri
    Harroni emrin tonė
    Sikur harruat emrin tuaj
    Rrugėt, fushat, malet e shkrumbuara, harruat
    Shkoni, ikni tė mjerėt e shekullit tonė…


    Krivanjevė, 15 maj 1999
    exha...(Shpėtimi)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2007
    Vendndodhja
    Nė Sadovinė tė Jerlive- Viti - Kosovė
    Postime
    79
    Sabit po tė pres tė vejm kontakt...
    exha...(Shpėtimi)

  10. #10
    Free will! Maska e WhaleRider
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    41
    Mot i leshtė

    Nė rrugė tė agut jam.
    Qullashėt barkkuq
    pėrgojojnė,
    pėshtjellin...
    Ani edhe,
    betė m’i mbledhin!

    Auckland, 2007


    Kosovė

    Tokė e lulėkuqeve.
    Me mure tė ndan.
    Tė goditėn:
    me hekur,
    me zjarr...
    Me drapėr e ēekiē:
    tė pėrēan,
    tė helmuan,
    tė ndrydhėn...
    Gjė pa bė nuk lanė.
    Krajlat me carė.
    Tokė e Hasan Prishtinės,
    Ademit,
    Agimit...
    E panėnshtruar.
    Guri e fortė.
    Shkėmb.
    Vullkan, lavė e valė.
    Veshur me diell.
    Shtegut bashkimit,
    akullnajat shkrin.

    Auckland, 2006


    Nėntori i tretė

    Mjegullnajė e stepeve t’ngrira
    dhe myk i kohėve t’errta
    Nėntorit i bėjnė pritė.
    O Zot,
    Na ruaj nga moti keq,
    nga hijet e zeza,
    mjegullnaja e ligė!

    Auckland, 2007


    Eja

    Eja pranverė,
    eja!
    Shtruar ta kem
    udhėn:
    me gurė stralli,
    me gjak tė kristaltė
    me dhembjet tona deri nė asht.

    Auckland, 2007



    Rrezon shtet Kosova

    Mbėshtetur nė breg tė Paqėsorit
    dielli mė pėrcėllon.
    Nga thellėsi e detit
    vala mė freskon!

    Jehonė e valės detit
    oshtin pėr liri.
    Tokė e lulėkuqeve
    feston Pavarėsinė.

    Do kthehem patjetėr.
    Me flakėn e mallit,
    Diellit tė vendlindjes.
    Shaluar mbi dallgė.

    Ngutu valė e detit,
    dallgės jepi valė!
    Dielli i Lirisė,
    po shndrit n’ Dardanė.

    Shekujt tė thinjen,
    shtrėngatės ballė pėr ballė.
    Gjoks i Ademit hapur
    Kosova ime e bardhė!

    Shembull qėndrese,
    Qėndrinė, Zonjė e parė.
    Rrugė e lirisė,
    njėqind vjet e gjatė.


    shkurt 2008

    Sabit Abdyli
    All I got in this world is my balls and my word and I don't break either of 'em for nobody!

  11. #11
    Free will! Maska e WhaleRider
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    41
    Komandant Larashi

    Nė studio foto “Beēa”
    Veshur nė uniformė
    Kallashin nė prehėr
    Emblemėn nė kokė

    Jam luftėtar tha Lashi
    Me emėr tė madh
    Krejt shqiptaria
    Nė gojė po mė mban

    Nė malet e Sharrit
    Armikut ballė pėr ballė
    Meraku pėr atdheun
    Mjekrėn ma ka zbardh

    Nė sokak tė fshatit
    Mėhalla e priti
    Rrofsh o Lesh Larashi
    Fytyrėn na zdrite

    2009
    All I got in this world is my balls and my word and I don't break either of 'em for nobody!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •