Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Ngjyrat e Inteligjences

    Diku kam lexuar qe ne disa njerez vendin e inteligjences e ka thjesht djallezia. Me te shumtet prej tyre funksionojne pa probleme ne shoqeri, po gjithsesi e mirefillta, me e rendesishmja mungon tek ata: shpirti i bukur! Personalisht mendoj se inteligjenca, pra forca jone perceptuese dhe vepruese, duhet te jete e shoqeruar me nje shpirt fisnik, ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje lemsh mendimesh ne me te shumten e kohes funksionale dhe eficiente por kurre te veshura nga virtyti apo nga ajo qe eshte humane.
    Sa me teper kalon koha, aq me teper bindem ne vertetesine e kesaj tek degjoj argumenta, replika, qendrime, pyetje, perceptime.
    A eshte shpirti ai qe i jep nje color human, te prekshem, te qenesishem, te paperseritshem inteligjences se njeriut?
    A eshte djallezia thjesht nje ortek mendimesh diabolike, qe midis te tjerave degradojne inteligjencen tone ne kete gjendje tjeter? A eshte ajo nje gjendje ne te cilen na duhet te pershtatemi, apo eshte thjesht nje dhurate ashtu sikurse inteligjenca qe ne momentin qe konceptohemi?! A jane te dyja keto ndjenja bija te llogjikes,a mund te konceptohen si faqe te nje medalje apo te ekzistojne ne te njejten kohe tek i njejti individ, apo eleminojne ose kundershtojne njera tjetren?
    Nuk eshte e rendesishme pergjigja e pyetjeve, vetem nje shkendije ngacmimi ne procesin e mendimit tek gjithsecili do ishte me shume se mjaft

  2. #2
    Kam degjuar nje shprehje te bukur ne nje filem qe pash pa nja dy ditesh pak a shume ishte keshtu :
    Rules are for people who have no imagination
    pra rregullat jan per njerez qe s'kane imagjinate , dhe une pak a shume i urrej edhe pse ndonjehere duhen ..
    Nese rregullat do ishin imagjinata jone , zbatimi i tyre perhere apo jo do varej nga shpirti , mgjyra e tij nese dikush i ka keto brenda vetes ai/ajo arrin te imagjinoje dhe si rrjedhim te eci ne jete nese do bazohet vetem ne disa rregulla te shkruara nga te tjere do jete si nje liber i zbraset , pra Individualismi eshte ngjyra e inteligjences dhe shpirti jone , kshu them un ..
    !!!

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Djallezia ne vetvete eshte nje stad me inteligjent nga naiviteti por eshte inteligjence se prapthi, nuk i vlen shoqerise. Preferoj me mire nje mik naiv dhe jo shume inteligjent sesa nje te djallezuar qe i punon mendja si e si te ta hedhe. Pra djallezia eshte ngjyra e zeze e inteligjences.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga greenflower111
    Diku kam lexuar qe ne disa njerez vendin e inteligjences e ka thjesht djallezia. Me te shumtet prej tyre funksionojne pa probleme ne shoqeri, po gjithsesi e mirefillta, me e rendesishmja mungon tek ata: shpirti i bukur! Personalisht mendoj se inteligjenca, pra forca jone perceptuese dhe vepruese, duhet te jete e shoqeruar me nje shpirt fisnik, ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje lemsh mendimesh ne me te shumten e kohes funksionale dhe eficiente por kurre te veshura nga virtyti apo nga ajo qe eshte humane.
    Me sakte:

    ... ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje mjet per te kenaqur nje lloj egoizmi shpirt-keq ndaj mireqenies te se tjereve. Keta jane djaj kur s'u ben gje, se te shkelin deri sa te arrijne ate qe duan, pa le me kur u ndodh ndo nje fatkeqesi e madhe ne jete. Shembull: keta jane tipat qe perhapin AIDS duke e ditur qe e kane. Qe jane inteligjente, as mos e ve ne dyshim; gjejne nje menyre per te shpjeguar/rationalize sjelljen e tyre.

    Me pelqejne tipat e tille, ndoshta edhe i admiroj ne nje fare menyre, dhe i mbaj afer. Thjesht s'i bej shoke te ngushte.

    (Te gjithe qe po postojme ketu qenkemi innocent souls, ama. )
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga greenflower111
    Diku kam lexuar qe ne disa njerez vendin e inteligjences e ka thjesht djallezia. Me te shumtet prej tyre funksionojne pa probleme ne shoqeri, po gjithsesi e mirefillta, me e rendesishmja mungon tek ata: shpirti i bukur! Personalisht mendoj se inteligjenca, pra forca jone perceptuese dhe vepruese, duhet te jete e shoqeruar me nje shpirt fisnik, ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje lemsh mendimesh ne me te shumten e kohes funksionale dhe eficiente por kurre te veshura nga virtyti apo nga ajo qe eshte humane.
    Sa me teper kalon koha, aq me teper bindem ne vertetesine e kesaj tek degjoj argumenta, replika, qendrime, pyetje, perceptime.
    A eshte shpirti ai qe i jep nje color human, te prekshem, te qenesishem, te paperseritshem inteligjences se njeriut?
    A eshte djallezia thjesht nje ortek mendimesh diabolike, qe midis te tjerave degradojne inteligjencen tone ne kete gjendje tjeter? A eshte ajo nje gjendje ne te cilen na duhet te pershtatemi, apo eshte thjesht nje dhurate ashtu sikurse inteligjenca qe ne momentin qe konceptohemi?! A jane te dyja keto ndjenja bija te llogjikes,a mund te konceptohen si faqe te nje medalje apo te ekzistojne ne te njejten kohe tek i njejti individ, apo eleminojne ose kundershtojne njera tjetren?
    Nuk eshte e rendesishme pergjigja e pyetjeve, vetem nje shkendije ngacmimi ne procesin e mendimit tek gjithsecili do ishte me shume se mjaft
    shume nga kto pyetje, mund te pergjigjen ne menyre shkencore. Sa per shpirtin e mire apo te keq, une nuk mendoj se dicka e tille ekziston. karakteri jone dhe ne nje fare itelligjenca jone jane produkt i eksperiences tone ne jete, si thoshte Hume.

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Sigurisht, shkencerisht (I'm a rapper, son!) s'besoj ne ndarje ne te mire e te keqinj, por dallimet i bej per hater te argumentit. i_pakapshem, pa filozofite, kur shpenzon kohe me persona te tille dite per dite, e kupton qe jane egoiste ne kulm, dhe kane nje lloj ligesie ne shpirt qe literally i motivon ne jete.

    P.S.: Jaded = njerez cinike, te lodhur nga jeta, etj.. Tema tjeter e Greenies sikur shkon paralel me kete teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 26-10-2004 mė 16:55
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ligesia eshte koncept relativ, thjesht se dikush nuk te vjen per shtat nuk do te thote se eshte i lig. Ne pergjithesi tipat autokrate kane prirje per te pare me shume te ligj se te tjeret, jane paranoid kur njerezit i dalin kunder dhe bejne armiq shpejt. Nese do te vrisnin pak me shume mendjen per te qene ne pozitat e tjetrit do ta kuptonin se "ligesia" me shume eshte ne koken e tyre.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Djallezia ne vetvete eshte nje stad me inteligjent nga naiviteti por eshte inteligjence se prapthi, nuk i vlen shoqerise. Preferoj me mire nje mik naiv dhe jo shume inteligjent sesa nje te djallezuar qe i punon mendja si e si te ta hedhe. Pra djallezia eshte ngjyra e zeze e inteligjences.
    Jam dakort!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,006

    Inteligjenca Dhe (intuita)

    thesari e mi madh qe i dallon njerzit nga krijesat e tjera eshte superioriteti inteligjent , nese njerzit nuk do kishin inteligjencen nuk do ishin me ndryshe se sa kafshet , kjo vetedije filozofike i con njerzit ne nje gjendje me te larte inteligjence , dhe ky progres kostant inteligjence do ta coje njeriun ne kufijte e tij te ekstremit ne ate pike ekstreme nga ku ai ka ardhur, dhe aty ku edhe ka fillimin intuita, ne mbreterine e praktikes intuitive dhe inteligjente

    keshtu pra intelekti per njeriun eshte i nje vlere dhe ndihme te pallogaritshme,rruga e rritjes dhe e rrealizimit nuk eshte e privuar nga inteligjenca apo intuita, perkundrazi bazohet mbi keto shtylla , ne inteligjence dhe intuite nuk ka hapesire per supersticion dhe dogmatizem, inteligjenca e vertete e lehteson progresin e kompletuar te njeriut , dhe i emeton te vertetat me te larta

    ne boten njerzore nuk eshte forca fizike qe triumfon , por eshte fuqia inteligjente qe dominon, p.sh. forca fizike e elefandit eshte e madhe, por nje njeri i vogel e komandon me fuqine e vet inteligjente, dhe kjo po ndodh sot ne cdo sektor te botes se sotme, keshtu pra kur njeriu te zhytet ne boten e tij te brendshme , do zbuloje pasurine e tij te vertete qe konsiston te rrisi fuqine e tij psiqike inteligjente , dhe gradualisht me rritjen e tij psiqike inteligjente ky njeri do vije ne kontakt me spiritualitetin, do zbuloje se mbas forces inteligjente qendronte edhe nje force tjeter qe eshte me e madhe se forca psiqike inteligjente, forza intuitive spirituale supreme , koshenca supreme qe eshte me e madhja nga te gjitha

    kush udhehiqet ne jete vetem nga inteligjenca e tij dhe ben eksperienca ne te ultat dhe te lartat ne jete , kupton heret a vone ne kete jete apo ne jetet e ardhshme se, inteligjenca e tij mikroskopike eshte e pa pershtatshme per te bere vepra te medha ne jete dhe ne bote , atehere ne kete pike personi inteligjent kupton se nuk ka alternative tjeter pervecse te konvertoje mendjen e tij mikroskopike inteligjente ne mendjen makrokozmike super inteligjente, kur mendja e ketij personi inteligjent kthehet ne mendje supreme atehere dhe vetem atehere cfaredo lloj pune dhe veprimi qe te beje ne jete ky person do te jete korrekte dhe e drejte , per kete arsye eshte detyre inteligjente qe te kthesh ose te zhysesh mendjen tende individuale ne mendjen supreme , vetem nje veprim i tille eshte inteligjent

    kur te vije tek ju e zhvilluar inteligjenca dhe intuita ju beheni nje me koshencen supreme , beheni te gjithe dijshem , njihni gjithshka, nuk keni nevoje as per nje trup fizik , nuk eshte e domosdoshme ne kete stad qe te lexoni shume libra sepse universi do te jete brenda jush, njihni historine e gjithshkaje pa pasur nevoje te lexoni apo te konsultoheni ne libra

    nga momenti qe ju eshte dhene nje trup fizik ne forme njeriu , behuni njerez 100% , duke perdorur plotesisht te gjithe kapacitetin tuaj fizik , psiqik, spiritual , sepse per te ditur me shume , edhe dijetare dhe filozofe , poete , dhe njerez te tjere te famshem ,(si tagore, platoni, etj) nuk kane perdorur me shume se sa 1% te kapacitetit te tyre inteligjent dhe psiqik ne jeten e tyre, pra duhet te ktheni energjine tuaj fizike ne energji inelektuale , dhe energjine tuaj intelektuale ne energji te paster spirituale qe eshte me e madhja dhe absolutja nga te gjitha, vetem kjo konsiderohet inteligjence e vertete

    sot ne bote ne te gjitha problemet e krijuara qendrojne intelektualet , qe po e devijojne shoqerine, arsyeja eshte sepse keta intelektuale nuk jane te zhvilluar nga ana spirituale , gjithe problemet e botes jane te kjijuar pikerisht nga kjo , EKSTRAVAGANCA INTELEKTUALE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 06-11-2004 mė 07:30

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,359
    Postimet nė Bllog
    20
    Nese gjeja me e rendesishme per njeriun ne kete bote eshte jeta e tij, dhe nese marrim nje njeri budalla dhe nje njeri shume te zgjuar, cili prej ketyre te dyve do te jetoje me gjate, budallai apo i zgjuari?

    A mundet i zgjuari me zgjuarsine e tij ti shtoje jetes se tij nje dite me shume se budallai?!

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Artisti qė zbuloi ngjyrat tek kulloste bagėtinė
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 09:13
  2. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03
  3. Ngjyrat
    Nga peoples nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 21:10
  4. Ekspozita Ngjyrat e Shqipėrisė
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •